Postuar mė parė nga Cyclotomic
Aha prap ne siperfaqe ti. Pa mi thuj pak si i keni arritur te gjitha keto fitore, si i keni zhbollukuar keto rezultate, si ju ka rene shorti ne champions ne rrespekt me skuadrat e tjera, ne cfare forme kane qene kundershtaret e tjere e keshtu me rradhe.
Kjo i dashur quhet analize.... ajo qe shkruni ju prap siperfaqe eshte dhe nqs do vazhdojm keshtu ju thashe cdo ndodhi gjithmone do zihena per budalleqe dhe jo per lojen tamam e luajtur ne fushe. Un tu shpreha siper, ne Spanje Reali barazon me zarat e Zaragoses se nuk e ndihmon njeri, ne gjermani Bayerni barazon me nje ekip plere se nuk e ndihmon njeri e keshtu me rradhe.
Sa per ndeshjen Juve - Milan dihet ajo si do shkoj, ose me sakte si tju teket dirigjenteve ka per te shkuar. Kot nuk thone se Derby i Italise eshte Juve-Inter dhe jo Milan-Juve... Milan-Juve behet tek trofeu "Berlusconi Cup" qe te celebroj politiken ne krye te shtetit dhe federates.
Milani ka humbur vetem nje here me Udinesen ne Milano dhe ka barazuar 4 here. Ka 20 Fitore dhe po thyen cdo rekord te mundshem.
Milani apo cdo skuader tjeter mund te diskutohet ne rast se ka ndonje avantazh te vogel, me skuadrat e tjera, por kur ka arritur keto shifra eshte budallallek qe te diskutohet.
Italia nuk eshte Shqiperi qe te behet cdo gje me rryshfet apo pushtet. Sado qe te ndikojne ato nuk mund te te ndihmojne dot qe te arrish keto rezultate qe ka arritur Milani.
Nuk ishte pushteti qe rrahu Juven 3-1, Interi 3-2, Romen 2-1, Lazion 1-0 etj etj me rradhe.
Nuk del dot Kampione e Europes me Pushtet, por me Merite, pasi ne Europe Berlusconit as ja varin. (Interi ne Eurpe kur nuk behen favorizime arbitrale nuk kualifikohet dot as nga grupi)
Kundershtaret direkte Milani i ka zgerlaqur keshtu qe nuk mund te behet fjale per te diskutuar legjitimitetin e lidershipit.
Ajo qe me vjen cudi nga interistet e forumit eshte se behen me fanatike se Papa.
Juvja pranon me gojen plot qe Milani eshte me superior kete sezon.
Interi pranon qe fajin kryeson e ka shoqeria dhe lojtaret.
Ndersa ju interistet e forumit thoni qe fajin e kane arbitrat qe favorizojne Milanin.
Ec e merre vesh kete gje. Sipa jush 20 pike diference Milani i ka me Interin si pasoje e arbitrave dhe jo si pasoje e lojes se vete te kalbur ku ha 3 gola per ndeshje. Po ne Europe ku eshte shpallur Kampione per 6 here???
Megjithate ju kuptoj pasi karakteri i shqiptarit e ka kete gje.
Mundohet te gjej gjithmone fajin tek tjetri perpara se ta gjeje tek vetja. Vetja eshte gjithmone Perfekt dhe te tjeret e kane gabim.
Kush di italisht le te lexoje keto lajm: Milan, numeri da capogiro .
Dhe ata qe nuk e kane kuptuar akoma se ku qendron arsyeja e zgerlaqjes se Interit le te lexojne kete artikull: Seedorf ha fatto il botto.
PS.Behet fjale per Seedorf dhe jo Ronaldo apo Roberto Carlos.
Dhe dicka tjeter: Hiqeni Vierin se eshte plehre dhe ju ka humbur Kampionatin. Jo per gje por e merr ndonje skuader tjeter dhe del Kampion.
Krijoni Kontakt