Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?
Perderisa deputeti I PDK-se Sabri Fejzullahu krenohet me te madhe se deri tash ka vizituar mbi 50 here Fatmir Limajn ne burgun e Tribunalit te Hages, kryetari I PDK-se Hashim Thaqi nuk mund ta thote kete.
Thaqi duket se me bashkeluftetarin dhe bashkepunetorin e tij me te ngushte eshte pershendetur perfundimisht para me shume se nje viti, ne momentet kur policia sllovene ia ka vene prangat ne duar Fatmirit.
Atebote, sic dihet, ne Kranj te Sllovenise kishin shkuar per "skijim," Thaqi e Limaj me miqte dhe bashkepunetoret e tyre, te cilet u kthyen ne Kosove, pervec Limajt, te cilit pergjithmone ja kthyen shpinen.
Po behet me shume se nje vit prej se Fatmir Limaj gjendet ne burgun e Tribunalit te Hages, dhe ne fillim, pa snje propagande politike dhe shqetesimi verbal dhe emocional te kreut te PDK-se, tashme duket se Limaj eshte nje emer I harruar per Thaqin.
Madje, ajo qe bie ne sy eshte fakti se kjo harrese ndaj Fatmir Limajt po verehet edhe ne forumet partiake, si dhe ne mediumet e kontrolluara nga PDK-ja.
Pak kush ja permned emrin Fatmir Limajt, nderkohe qe ne postin e deputetit dhe te udheheqesit te Grupit Parlamentar te PDK-se menjehere jane ulur njerezit e tjere.
Bile edhe ne protestat e fundit te organizuara ne Kosove, me rastin e arrestimit te kater pjesetareve te TMK-se, askund nuk duket as fotografia e Limajt, as nuk permendet emri I tij.
Edhe gazeta propaganduese e PDK-se, e cila deri vone botonte citate te deklaratave e fjalimeve te Fatmir Limajt, tashme nuk po e ben nje gje te ketille.
Pra duke I pasur parasysh te gjitha keto fakte, duket se Fatmir Limaj eshte nje emer I harruar per Hashim Thaqin, per strukturat e Partise se tij, per bashkeluftetaret e tij qe sot protestojne ne rruge, per mediumet e tij te luftes dhe te partise.
Si duket, ne njefare menyre, te gjithe jne pajtuar me fatin e Fatmir Limajt dhe tash I kane quar duart nga mbrojtja e tij publike dhe politike.
Por, perderisa te gjithe te tjeret "harresen" ndaj Fatmir Limajt mund ta kene bere pa ndonje qellim te caktuar, ose thjeshte, se kohe paskohe kane dale ne skene edhe ngjarje e arrestime te tjera, mbase me te rendesishme, "harresa" e Hashim Thaqit ndaj Fatmir Limajt duket se nuk eshte krejtesisht e rastesishme dhe krejtesisht e pa qellimte.
Burimet tona brenda PDK-se (qe per hir te sigurise se tyre deshirojne te mbeten anonime) njoftojne se Thaqi e Limaj ka nje kohe te gjate qe as nuk flasin ne telefon.
Madje, keto burime tona thone se kjo ftohje e raporteve ne mes Thaqit dhe Limjat daton prej kohes se arrestimit te Limajt ne Kranj te Sllovenise, e posaqerisht pas dergimit te Limajt ne Burgun e Tribunalit te Hages.
Keshtu, jo zyrtarisht thuhet se Limajt pas deportimit te tij ne Hage, autoritetet e Tribunalit I kane treguar nje dokument, ne te cilin eshte pare nenshkrimi I Thaqit.
Sipas ketij dokumenti, ky I fundit eshte pajtuar dhe ka nenshkruar per arrestimin e Limajt.
Kjo gje duket se ka tmerruar Limajn, dhe ai nderkohe ka njoftuar familjen dhe miqte e tij te ngushte.
Kjo mbase mund te jete vetem nje perfolje e rastit por e verteta eshte se Thaqi dhe Limaj tash e sa muaj kane nderprere plotesisht komunikimet ne mes vete.
Bile ajo qe eshte e vertete eshte fakti se edhe familja e Limajt dhe farefisi I tij I gjere jane larguar perfundimisht nga PDK-ja dhe I jane adresuar politikisht AAK-se.
Ata qe nuk pajtohen me kete konstatim, pra te ftohjes se marredhenjeve ne mes Thaqit dhe Limajt, mund te aresyetohen me faktin se "nuk mund te shkoj cjapi tek kasapi" ose se Thaqi nuk guxon ta vizitoj Limajn ne Hage, sepse "edhe ai vete e ka mizen nen kapuc."
Por, ky aresyetim nuk eshte I qendrueshem, Tribunali I Hages nese ka nisur hetimet, jo vetem ndaj Thaqit, por edhe ndaj te gjithe atyre qe I kane ne "listen e zeze" mund te jap urdher per arrestim ne cdo kohe e ne cdo vend: Ne Prishtine, ne Kranj ose ne Hage?
Tjeter eshte fakti se a deshiron Limaj te takoj Thaqin, qofte edhe ne celite e Burgut te Tribunalit te Hages.
Sido qofte, me gjithe kete perfolje ka nje te vertete. Thaqi dhe Limaj tashme nuk jane miqe e bashkepunetor te ngushte, por, kjo ndarje e tyre nuk eshte bere per shkak te largesise gjeografike (Thaqi ne Prishtine e Limaj ne Hage) aresyet e kesaj ndarja I dine me se mire ata, Thaqi e Limaj.
Burimi: Bajrush Morina. Gazeta Kombetare "Bota Sot"
Krijoni Kontakt