Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?

    Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?

    Perderisa deputeti I PDK-se Sabri Fejzullahu krenohet me te madhe se deri tash ka vizituar mbi 50 here Fatmir Limajn ne burgun e Tribunalit te Hages, kryetari I PDK-se Hashim Thaqi nuk mund ta thote kete.

    Thaqi duket se me bashkeluftetarin dhe bashkepunetorin e tij me te ngushte eshte pershendetur perfundimisht para me shume se nje viti, ne momentet kur policia sllovene ia ka vene prangat ne duar Fatmirit.

    Atebote, sic dihet, ne Kranj te Sllovenise kishin shkuar per "skijim," Thaqi e Limaj me miqte dhe bashkepunetoret e tyre, te cilet u kthyen ne Kosove, pervec Limajt, te cilit pergjithmone ja kthyen shpinen.

    Po behet me shume se nje vit prej se Fatmir Limaj gjendet ne burgun e Tribunalit te Hages, dhe ne fillim, pa snje propagande politike dhe shqetesimi verbal dhe emocional te kreut te PDK-se, tashme duket se Limaj eshte nje emer I harruar per Thaqin.

    Madje, ajo qe bie ne sy eshte fakti se kjo harrese ndaj Fatmir Limajt po verehet edhe ne forumet partiake, si dhe ne mediumet e kontrolluara nga PDK-ja.

    Pak kush ja permned emrin Fatmir Limajt, nderkohe qe ne postin e deputetit dhe te udheheqesit te Grupit Parlamentar te PDK-se menjehere jane ulur njerezit e tjere.

    Bile edhe ne protestat e fundit te organizuara ne Kosove, me rastin e arrestimit te kater pjesetareve te TMK-se, askund nuk duket as fotografia e Limajt, as nuk permendet emri I tij.

    Edhe gazeta propaganduese e PDK-se, e cila deri vone botonte citate te deklaratave e fjalimeve te Fatmir Limajt, tashme nuk po e ben nje gje te ketille.

    Pra duke I pasur parasysh te gjitha keto fakte, duket se Fatmir Limaj eshte nje emer I harruar per Hashim Thaqin, per strukturat e Partise se tij, per bashkeluftetaret e tij qe sot protestojne ne rruge, per mediumet e tij te luftes dhe te partise.

    Si duket, ne njefare menyre, te gjithe jne pajtuar me fatin e Fatmir Limajt dhe tash I kane quar duart nga mbrojtja e tij publike dhe politike.

    Por, perderisa te gjithe te tjeret "harresen" ndaj Fatmir Limajt mund ta kene bere pa ndonje qellim te caktuar, ose thjeshte, se kohe paskohe kane dale ne skene edhe ngjarje e arrestime te tjera, mbase me te rendesishme, "harresa" e Hashim Thaqit ndaj Fatmir Limajt duket se nuk eshte krejtesisht e rastesishme dhe krejtesisht e pa qellimte.

    Burimet tona brenda PDK-se (qe per hir te sigurise se tyre deshirojne te mbeten anonime) njoftojne se Thaqi e Limaj ka nje kohe te gjate qe as nuk flasin ne telefon.

    Madje, keto burime tona thone se kjo ftohje e raporteve ne mes Thaqit dhe Limjat daton prej kohes se arrestimit te Limajt ne Kranj te Sllovenise, e posaqerisht pas dergimit te Limajt ne Burgun e Tribunalit te Hages.

    Keshtu, jo zyrtarisht thuhet se Limajt pas deportimit te tij ne Hage, autoritetet e Tribunalit I kane treguar nje dokument, ne te cilin eshte pare nenshkrimi I Thaqit.

    Sipas ketij dokumenti, ky I fundit eshte pajtuar dhe ka nenshkruar per arrestimin e Limajt.

    Kjo gje duket se ka tmerruar Limajn, dhe ai nderkohe ka njoftuar familjen dhe miqte e tij te ngushte.

    Kjo mbase mund te jete vetem nje perfolje e rastit por e verteta eshte se Thaqi dhe Limaj tash e sa muaj kane nderprere plotesisht komunikimet ne mes vete.

    Bile ajo qe eshte e vertete eshte fakti se edhe familja e Limajt dhe farefisi I tij I gjere jane larguar perfundimisht nga PDK-ja dhe I jane adresuar politikisht AAK-se.

    Ata qe nuk pajtohen me kete konstatim, pra te ftohjes se marredhenjeve ne mes Thaqit dhe Limajt, mund te aresyetohen me faktin se "nuk mund te shkoj cjapi tek kasapi" ose se Thaqi nuk guxon ta vizitoj Limajn ne Hage, sepse "edhe ai vete e ka mizen nen kapuc."

    Por, ky aresyetim nuk eshte I qendrueshem, Tribunali I Hages nese ka nisur hetimet, jo vetem ndaj Thaqit, por edhe ndaj te gjithe atyre qe I kane ne "listen e zeze" mund te jap urdher per arrestim ne cdo kohe e ne cdo vend: Ne Prishtine, ne Kranj ose ne Hage?

    Tjeter eshte fakti se a deshiron Limaj te takoj Thaqin, qofte edhe ne celite e Burgut te Tribunalit te Hages.

    Sido qofte, me gjithe kete perfolje ka nje te vertete. Thaqi dhe Limaj tashme nuk jane miqe e bashkepunetor te ngushte, por, kjo ndarje e tyre nuk eshte bere per shkak te largesise gjeografike (Thaqi ne Prishtine e Limaj ne Hage) aresyet e kesaj ndarja I dine me se mire ata, Thaqi e Limaj.

    Burimi: Bajrush Morina. Gazeta Kombetare "Bota Sot"
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Arb pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pa pa Bajrush perkthyesi i gazetave serbe koka met me ja bajt galen Z Thaēit se kur dhe kan do te viziton haha perime koka korit Thaēi qe nuk po u konsulltoika me perkthyesin e antikombtares bota sot qe ky veq e perkthen prej shkinishtje ne shqip prej beligradi se qka i thoin bosat e ti
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Llapi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bota sot mbetet me ketėr gazetarė

    Gazeta private «Bota sot » nė Prishtinė mbetet me katėr gazetaė !

    Kėto ditė, pėr shkak tė sjelljeve tepėr perfide tė redaktorit tė gazetės nė redasinė e Prishtinės, Bajrush Morinės (ish bashkėpunėtorit tė Rrahman Morinės) dhe sjelljeve tė njėjta, por edhe mė perfide tė pėrgjegjėsit tė redaksisė Cyrih Llukman Halilit, njė grup gazetarėsh tė gazetės “Bota sot” nė Pristinė vendosi ta themeloi njė gazetė tė re ditore tė pagėzuar “PAVARĖSIA”.

    Sjelljeve sė kėtyre lakejve modernė si tė Bajrudhit dhe Llukmanit iu ka ndihmuar direkt edhe pronari i gazetės private Xhevdet Mazrekaj i cili asnjė punėtori nuk i ka lėshuar asnjė lloj kontrate apo vendimi tė punės, por i ka mbajtur nė pozitėn e robit nė kohėn e varfrisė sė thellė nė Kosovė.

    Sipas lajmeve tė pakonfirmuara gazeta duhet tė paraqitet nė tregun kosovar mė 11 mars 2004, datė qė kinēidon me fillimin e demonstratave tė 11 marsit 1981.

    Nėse do tė ketė sukses nė tregun kosovar, “PAVARESIA” di tė dale edhe nė Diasporė brėnda njė afati tė shkurtėr.

    Vendimi i gati tė gjithė gazetrėve tė braktisin gazetėn private Bota Sot dhe tė kalojnė ke PAVARĖSIA, duke konsideruar atė qė u shkruan mė lartė, nuk habit fare. Pakėnaqėsia e akumuluar e gazetarėve me pronarin Mazrekaj dhe redaktorėt perfid orina-Halili ka rezultuar nė vendimin e gazetarėve qė ta braktisin gazetėn private Bota sot. Megjithatė, nė Bota kanė mbetur vetėm 4 gazetarė.

    marr nga forumi kosova .de nese don ta di brari se menjiren me pyet
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Llapi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    agron_jozef_mjeku
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Germany/Belgium
    Postime
    26
    Te lumt o LLAP, se gjithmon keni qene trima !!!!

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Agron Jozef Mje pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #5
    Shpirt Dardani Maska e agiimi
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Vendndodhja
    Egzistoj diku!.
    Postime
    25
    Me sa po shifet ketu tek arb-i dhe ne fjalit e tije , dhe deshira e tije ndaj ketyre fjalive qe ka postuar eshte qe ky paska qellimin qe tashi te behet gazetare i Bota Sot , sepse me siguri qe paska ndegjuar qe gazeta private Bota Sot ka mbetur vetem me 4 gazetar ,e edhe ata qe kan mbetur ende paguhen prej z. Gani Gecit , i cili ijav shpaguan mire ketyre qka flasin dhe shkruajn thash e theme per Thaqin, Regjepin e shum te tjerve, ok pra zotri arb-i shko e kontakto me z.Gani Gecin se ndoshta edhe tye ta gjen ngonje vend ne gazeten Bota Sot (dhe ne fund perfundon si Besim Dajaku shoki i tinaj qe e vrau vet Ganiu) e ke rrugen e hapur , e nese ti nuk e din adresen e tije , une ta tregoj pa problem.
    shpresoj qe ke suksese ti ne te ardhmen me keso shkrimesh , vetem edhe nje Lexo me shum shtypin serb e merr keso informacione sa te dush si ne Boten Sot
    ju pershendes
    tradhetari i kombit te vet ,
    edhe qlirimtarin e therret terrorist ,
    po ashtu si diktatori.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar agiimi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Mos u tregoni shqiptareve se kush eshte gazeta Bota Sot pasi ata e lexojne dhe e vendosin vete se cfare perfaqeson kjo gazete, nuk ka nevoje te degjojne nga mua apo nga ju se cfare perfaqeson Bota Sot per ne.

    Eshte e vertete qe Thaci i ka nderprere kontaktet me Limaj?

    Kjo eshte ceshtja per diskutim. Ne kohen qe Limaj u arrestua Thaci dhe PDK organizuan tubime te medha ne Kosove ne mbrojtje te nderit te Limaj.

    Kush di te flasi per kete pyetje apo te hedhi poshte ate qe eshte shkruajtur me lart, bujrum.

    Albo

    P.S Tema u leviz tek Problematika Shqiptare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #7
    Shpirt Dardani Maska e agiimi
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Vendndodhja
    Egzistoj diku!.
    Postime
    25
    pershendetje z. Albo , une plotesisht pajtohem me mendimin tend rreth vlersimit tone per gazeten Boten sot , mirpo nga i more ti keto informacione qe pohon me kemngulesi se: z,Thaqi nuk ka kontakt mč z.Limaj qe prej dites se arrestimit te tinaj ne Slloveni dhe per te gjitha ato thashethame qe i permende deri me tani, e ne tashi edhe nuk po te kuptojmi tye rreth mendimit tend, sepse ti rreth ketyre thashethemeve e permende Boten sot si burim te informacioneve per te gjitha keto, e tashi del se thua se mos ta perdorim gazeten Bota Sot rreth kesaj teme, e ne nuk po kuptojmi se kure me e perdore kete gazet te perditshme: apo vetem athere kur ty tu novojiten informacione qe kan ne vete te gjitha keto qe ti po i pohon me kembngulesi , e ku burimi i te gjitha ketyre eshte shtypi i perditshem Serb , e qe me pastaj ekspozohen me shum vullnet te kesaj redaksie ne kete gazet te perditshme , e ashtu quajtur Bota Sot.
    E une ju kisha lutur juve personalisht qe mos te merrni edhe ju me keso ekspozimesh nga shtypi Serb, sepse po e krijoni nje sgjerim te shtypit serb edhe te Kosovaret te cilet aq mund beren qe ta largojn se paku , e ti tashi po krijon keso situatash qe edhe kushtojn.
    Pra une ju pershendes juve , dhe herave tjera me kujdes pakez.
    tradhetari i kombit te vet ,
    edhe qlirimtarin e therret terrorist ,
    po ashtu si diktatori.

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar agiimi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    agiimi, mua nuk me intereson te besoj se cfare shkruan Bota Sot apo Kosovapress, mua me intereson te mesoj te verteten. Nese Bota Sot ka publikuar nje artikull ku autori spekullon dhe mashtron sic pretendoni ju, une po pres te lexoj se cfare ka per te thene Limaj apo Thaci mbi maredheniet qe ata kane me njeri-tjetrin. Nese ata e hedhin poshte nje akuze te tille, autori i Bota Sot del genjeshtar e mashtrues. Por nese Thaci apo Limaj nuk prononcohen ne media, atehere ka dicka qe nuk shkon mes tyre.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Albo te jesh i bindur burr po qe se Thaqi mirret me shkrimet e akuzat e rrenat qe i ben fletushka e perkthyeme nga serbishtja e quajtura bota sot ndaj ti e ishe luftarve tjer ai nuk do te mundet te kryej as nji pun tjeter veq se do te mbetet tue demantue apo tue denocue ne komisionin per media qe e myten te shkreten gazet tue e denue per marifetlleqet e saj pra mus prit qe merret dikush serozisht se qfar thot bajrushi e te demantoi dikush por na trego ti kah ai burimi i yt qe i paska nderpre mardhanjet Thaqi me Limen sipas teje na trego he burr se ne nuk po e dim qe eshte ashtu.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Llapi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #10
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ne vend qe te merremi me temen e postuar, "Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage," duket se jemi duke u marrur me shume me gazeten "Bota Sot," burimin e artikullit.

    Tema nuk ka te bej me, "Pse BOTA SOT mendon Hashim Thaqi nuk viziton Fatmir Limajn ne Hage," por ka te bej me spekulimet e bera se gjoja kontaktet e "shokeve te dikurshem te luftes," jane zbehur apo kane perfunduar.

    Perderisa jeni aq shume kunder spekulimeve te "Botes Sot," pse nuk na sjellni fakte se ky shkrim I Gazetarit Bajrush Morina eshte spekulim. Apo edhe kesaj here sikur edhe herave te tjera ne pa mundesi per te mbrojtur ate qe gazetari Bajrush Morina vuri ne pah, ju merreni me Gazeten "Bota Sot" dhe vete gazetarin.

    Gazetari Morina ka pasur nje ze kombetar ne luften per zbardhjen e krimeve qe Grupacione Misterioze Shqipfolese kane bere gjate dhe pas konfliktit ne Kosove.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arb : 10-03-2004 mė 02:42
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Arb pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  3. Prishtina zyrtare: Jo planit me 6 pika te Ban Ki Moon te OKB
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 16:03
  4. Perfundoi gjykimi nė Hagė i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •