Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Kur "te mer Koka ere".

    sipas koha jone





    Paraja lume per dhendrrin Nano
    Dhurata me e shtrenjte ka arritur ne 100 mije dollare cash. Te tjerat poshte ketij niveli. U martua dhe Nano. Mes mishrave te pjekur qe kundermonin deri tek dera e kasolleve pa drita te fshatareve, mes muzikes live qe guduliste enderrat e femijeve te Durresit qe kishin rene pa buke, mes ujit te ngrohte te pishines qe disa banore te pallateve afer vendit ku dasmerohej e shikonin ujin sikur do tu shkonte ne cezmat e tyre ,pasi u mungonte prej javesh, mes atyre qe drejtonin kete vend te lodhur nga duartrokitjet, Ai, pra Fatos Nano u be cift. Ne nje moshe rinore te dyte e me nje shpirt qe kerkonte te shperthente qe ne pragun e Kishes Ortodokse dhendrri i ri, por kryetar i vjeter i PS-se dhe kryeminister per pesten here i selise roze, mori udhen per ne muajin e mjaltit. Por sipas shefit te kabinetit te tij, Emin Barci ai ka vendosur qe te mos largohet nga Memedheu as edhe nje dite, pasi nuk "mund te lere popullin pa udheheqje e pa drita sic jane keto dite", ndaj qe sot ne ora 10.00, pas nje gjumi perrallor nga ku ngrihet nje dhenderrush i ri, ai do te mesyje ne zyren e tij kryeministrore. Megjithate, duhet pranuar se ideja e nje dasme te tille perrallore ka qene e se shoqes Xhoanes, e cila ka nje gusto princerore dhe mbetet ne thelb me aristokrate se tradicionali bashkeshort. Ajo edhe ne nje prononcim te paradisa diteve, kur mori pjese ne nje kopesht femijesh sebashku me djalin e saj te madh tha se: "kam ardhur tek keta qe kane nevoje per nje karakter te ri, pasi te medhenjte kane deformim karakteri". I madhi qe asaj i rri afer eshte kryeministri Nano, ndaj do i duhet shume pune, jo vetem bashkeshortore, por edhe per te kontribuar ne rregullimin e karakterit dramatikisht te deformuar te te shoqit. Edhe mbreme ajo i rrinte afer Nanos, pasi e dinte se ai harron dhe kthehet here pas here ne deformacione karakteri.

    Megjithate, ne ceremonine e djeshme nje miniser i kabinetit ka qene me ekselentet ne xhestikulacione, aq sa harroi edhe kollaren pas mbarimit te dasmes. Ndersa momenti me pikant ka qene dorezimi i dhuratave. Biznesmene te rreshtuar kush te jete me dhuraten me te cmuar, politikane qe kishin kursimet e tyre te javes dhe qe dorezonin ne zarfa, sipas nje burimi dasmor, me mbi 5 mije dollare. Te tjere qe kishin blere sende te shtrenjta floriri. Tregtare e miqe t` vjeter te Kryeministrit qe kishin sjelle cash (ne dore) shuma marramendese per nje familje te varfer shqiptare, me mbi 20 mije euro. Kurse me i vecanti ishte nje tregtar, nga bregdeti, qe turbulloi ate qe mbante listen e emrave dhe dhuratave. 100 mije euro kishte te paketuar, sikur sapo kishte kaluar ndonje anije kontrabande. Megjithate, keto jane pune private dhe, natyrisht po private jane edhe parate e tyre, porse me i kursyeri duket se ka qene vetem Gramoz Ruci, i cili pervec tufes se luleve kishte edhe nje dhurate simbolike ne pakon e tij qe e kishte sjelle nga Saranda pas nje takimi me simpatizantet e PS-se se qytetit. Ka pasur edhe nga ata deputete e politikane qe nuk kane sjelle me shume se 3 mije euro sejcili, porse dy te besuarit e kryeministrit per dhuratat kane dale te shokuar nga dera e pasme e vendit ku behej dasma, te ndjekur nga pas prej Emin Barcit e Dritan Kabes, te cilet dyshuan per nje moment se mos u kishin ndaluar ndonje tufe me dollare dy te besuarit. Eshte degjuar nje shkembim replikash mes Eminit dhe dy rojeve personale te zotit Nano.

    - E ku kam besim une tek parate !- bertiste Barci

    - Nuk prekin asgje nga pakot- nderhynte njeri nga rojet e kryeministrit.

    - Cfare thua, more ?!- ulerinte shefi i kabinetit te kryeministrit- Une nuk i besoj Dritan Kabes e Agim Isakut e jo me ti besoj atyre te dyve. A i pe se si harboheshin kur numeruan 20 mije eurot e atij mikut nga Korca?

    -Na lere rehat, te lutem !- ka nderhyre Nano ne nje moment.

    -Jane mashtrues keto tregtaret- mundohej ta bindte Emini- Ja, zoti kryeminister, ai biznesmeni i Kakavijes tha se ka sjelle 10 mije euro dhurate dhe kur i numeruam kishte 200 euro mangut!

    Dhe keshtu kane vazhduar mbreme "dy dasmat", njera e hapur para te gjitheve ku kercehej e pihej, dhe tjetra pas kuintave, atje ku numeroheshin shumat e dhuratave, ku dergjej Emini me shtate pale xhepa neper pantollona.

    -Degjo, mua - i thoshte cakerqejf Emini, dhendrrit- Ti je dhenderr i ri e nuk e di se shtypi do te thote me vone se ku i ke gjetur parate qe bleve shtepine 250 mije dollareshe, veturen private me targa shteterore prej 300 markash se nuk kishte dale atehere euro, etj. Na i trego burimet do te akuzoj ndonje deputet ne parlament. E ti i thua- buzeqeshi Emini - Jane burime nga dhuratat e dasmes. Keshtu, mbulohen edhe burimet e parave te tjera qe te dha Anastasi para fushates elektorale prej 300 mije dollaresh, edhe ato te tjerat...

    Ky ishte dialogu qe ka degjuar nje prej bashkepunetoreve te gazetes, i cili ishte ne dasem dhe eshte shokuar nga moria e dhuratave qe ne vlere floriri as Aleksandrit te Maqedonise nuk i kane rene ne dore. Me pas me te dehurit nga pija e nga dashuria per kryeministrin kane nxituar te kercejne nen ritmin e muzikes qe sillte ne pune edhe veshet e nje shurdhi.

    Nga mesnata te gjithe i jane drejtuar dritareve per te pare nese kishte dale drita, por kane veshtruar nje erresire perreth ne te cilen shkelqente vetem parajsa e tyre. Jashte nuk kishte drita. Ndersa ne dasem ishin angazhuar police qe nuk kishin marre pagen prej nje muaji, gardiste qe me kot presin tu rritet rroga, civile te shikut qe nu dine nese do ti mbaje kryetari i ri qe do te firmose Presidenti Moisiu, inxhiniere elektrike qe njerezit i prisnin tu rregullonin dritat ne pallatet e varfera, tregtare qe iu kishte ikur nje nate dem pa futur ndonje anije kontrabande, kuzhiniere qe nuk kishin rastisur te gatuanin ndonjehere gjellera kaq te shtrenjta,...

    Me ne fund Nano u martua. Tashme Shqiperia ka nje First Lady.

    Ndersa populli mbetet po ai, po me ato halle si deri pardje.

    A.N.




    .......


    Urime ciftit dhe ishallah nga mbetjet e ushqimeve hane dhe te uriturit pak.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Te trashegohet!!!
    Discover me like emptiness.......

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Angry Fshati digjet kur** krihet i thone kesaj

    Kur "te mer Koka ere".
    futja nje gote vere

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Eh populli i shkrete..........dhe na pyesin ne njerzit pse largoheni nga atdheu...........

  5. #5
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ketij diskutimi i shkonte tema: Stambolli digjet dhe ..... krihet! a nuk do te ishte me mire qe ato para de shkonin ne ndihme te te vobekteve apo te femijeve jetime, qe nuk kane asnjerin prej prinderve?! Gjithkush ka te drejte te rimartohet por ceremonite me buje po i thone popullit...ate qe kam thene tek fjalia e pare! Duron ky popull!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Tema tė Ngjashme

  1. "Tė dua" njė sms nė celularin e sė dashurės/it......
    Nga ClaY_MorE nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 10-09-2008, 18:50
  2. Trend i ri nga rinia shqiptare: "Tė ndryshohet gjuha shqipe!"
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 18:17
  3. Berisha: "Tė mos preken kufijtė e Kosovės"
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 10:10
  4. "Te krishteret kurre nuk jane vetem"
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-08-2006, 06:41
  5. "Te kishim ndejtur ne Shqiperi..."
    Nga Leila nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 30-10-2004, 17:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •