Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1

    Menyra e te qenit ne opinionin e te tjereve

    Ju te gjithe e dini se paragjykimi i vleresimit te tepert te opinionit te te tjereve mbizoteron ngado. Ne cdo gje qe bejme marrim ne shqyurtim, mbi te gjitha, opininon e te tjereve. Ju e dini se ne shoqeri vlen vetem ajo c'ka te tjeret mendojne per ty dhe jo ajo c'ka ti je ne te vertete. Ju e dini se ajo qe vlen realisht nuk vleresohet ne kete bote, nga ana tjeter, ajo qe vleresohet, nuk vlen.

    Sa e vleresoni ju opinionin e te tjereve qe kane per ty?

    Te them te drejten, mua opinionet e te tjereve as me ngrohin dhe as me ftohin, sepse mendoj se ajo c'ka kemi ne vetvete, ajo qe na shoqeron ne vetmi, qe askush nuk mund te na e marre ose te ne e jape, eshte padyshim me e rendesishtme per mua sesa opinioni i te tjereve.
    o me dy molle moj te godita
    o me vrave o te vrafte pika
    E nuk te rashe per te vrare

  2. #2
    Korcare Forever Maska e serenata
    Anėtarėsuar
    16-11-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia,USA.
    Postime
    41
    Pershendetje per temen Klajdi.
    Te them te drejten, kete teme doja ta filloja une e para por me qe je ti nismetari i saj, po jap dhe une mendimin tim per kete teme interesante dhe shume shtytese ne lidhje me kohen dhe shoqerine qe jetojme sot.
    Menyra e te qenit ne opinionin e te tjereve mua me ben pershtypje vetem kur i marr nga njerez qe i njoh, me njohin dhe me duan te miren. Kurse kur kam te bej me opinionin e te panjohurve, nuk i ve shume rendesi sepse e di qe nuk ka vlere te harxhoj kohet te merrem duke mbushur mendjen e te tjereve kot se koti kur e di qe nuk me hyn fare ne pune.
    My WaY oR tHe HiGhWay :)))

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Mendimet e te tjereve per ju nuk kane asnje vlere per aq kohe sa ju e keni vene veten ne vendin e te tjereve, per te kuptuar se pse mendojne ashtu si mendojne, perse veprojne ashtu si veprojne, pse reagojne ashtu si reagojne.

    Njerezit qe kujtojne se bota rrotullohet rreth tyre, jane ata qe paragjykojne. Ne fakt, jemi ne qe rrotullohemi rreth botes.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Njeriu e ka shume te veshtire te pranoje opinionet e te tjereve sepse nga natyra eshte egoist.
    Mbaj mend qe kur isha paksa me e vogel ne moshe mezi pranoja kritikat e te tjereve te cilat ishin mjaft dashamirese. Ne momentin qe kritikat leshoheshin drejt meje isha gati t'ia plasja te qarit dhe ndjeja nje lloj urrejtjeje te pajustifikuar per personin ne fjale. Me pas e kuptoja se kisha nevoje dhe te shikohesha ne pasqyren e te tjereve, dhe me syte e te tjereve per te deduktuar me pas nje lloj te vertete, te verteten e vetvetes.

    Nuk e di por mendoj se marredheniet me njerezit dhe vendosja e nje komunikimi me ta per mua perben dramen e shekullit qe sapo kaluam dhe te ketij te riut. Eshte kaq e lehte te keqkuptohesh, gjykojme kaq lehte sa veshtire ta kemi ndergjegjen te qete.

    Pak me veshtire akoma ne Shqiperi ku me duket se te gjithe jetojme ne nje kamp te madh perqendrimi dhe ku i bejme injeksione pa mase njeri - tjetrit me lloj e lloj diagnozash te shperfytyruara.
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  5. #5
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Kur isha adoleshent thoja qe as me intereson fare se c'mendojne te tjeret. Tani jo se ngel me veshe hapur se cdo thone 24/7 , por do thoja qe me interesojne ne proporcion me vleresimin qe kam per ata njerez dhe mardheniet me ta.
    Gjithsesi, mendoj te gjitheve na intereson te pakten minimalisht opinioni i te tjereve; eshte normale pasi jemi qenie sociale.

  6. #6
    Po per yjet e Hollivudit (qe i adhuroni aq shume), politikanet dhe biznesmenet qe opinioni i te tjereve eshte gjithcka si i behet halli?

  7. #7
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Nuk po merremi me ata qe quhen delirxhinj Sokol, ne popull jemi dhe nuk kemi ndermend te trajtojme psikopatine delirante te ca njerezve qe kane mbire kot ne kete bote.

    Po qe eshte e veshtire te behesh njeri !
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  8. #8
    Nje sekonde:
    Personat qe permenda me siper drejtojne shoqerine ku jetojme.
    Nese ti ke te drejte qe ata jane psikopate, delirante e rrojne kot po shoqeria maje e te ciles jane ata cfare eshte? Po pjestaret e asaj shoqerie?

  9. #9
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Nuk marr persiper te flas per te tjeret po kjo shoqeri ku une jetoj sot, shoqeria shqiptare dmth eshte nje TURME dhe kete turme e ka marre lumi me kohe.
    Hajde njehere ketu ne TR te shohesh se sa pafundesisht kohe harxhojne shqiptaret duke u marre me politikanet. Na eshte varferuar jeta vetem duke degjuar per ata.. Eshte bere gangrena e dites dhe lajtmotivi i te gjitheve.
    Une refuzoj te permend qofte dhe emrin e tyre, njesoj sic bejne besimtaret me emrin e Djallit.
    Ta dish sa keqardhje ndjej per shqiptaret dhe per fatin tone. Nuk dua te behem pesimiste por ky realitet i ndyre kete me ofron...
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  10. #10
    Postuar mė parė nga Puhiza
    Une refuzoj te permend qofte dhe emrin e tyre, njesoj sic bejne besimtaret me emrin e Djallit.
    Nuk e mbaj mend kush e ka thene por mbaj mend se cfare ka thene ne fakt: "Dredhia me e madhe e djallit eshte qe i mbushi mendjen njeriut qe ai nuk egziston".

    Gjithsesi une e kisha fjalen per mbare shoqerine njerzore.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 19-07-2007, 16:37
  2. Progresi i nje vendi shikohet nga menyra si trajtojne kafshet
    Nga terranovesca nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-08-2004, 13:11
  3. cila esht menyra definitive per te drejtuar flokun
    Nga _CAPKENE_ nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-08-2004, 10:00
  4. Menyra e komunikimit te Shqiptareve
    Nga une jam Z... nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 17-11-2002, 22:41
  5. Menyra e komunikimit ne nje ekonomi Globale.
    Nga Estella nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2002, 10:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •