Cudia e nje njeriu
Nese nje dite thyhesh nga fjalet,
diten tjeter sherohesh nga nje fjale.
Nese nje dite mundesh nga vigane,
diten tjeter mundesh nga nje femije.
Nese nje dite ringjallesh nga nje mjek,
diten tjeter ringjallesh nga nje ledhatim.
Sa i dobet, aq edhe i forte je o njeri,
por me teper arrin kur une kam besim tek ti.
Kur te dhemb shpirti gjithshka mund te duket e zymte dhe e pashprese, ashtu sikur te merret fryma nga tymi dhe era e squfurit ne nje zone industriale me oxhaqe e shtellunga tymi te erreta qe mbulojne gjithshka. Por midis hapjeve te vogla qe krijohen ne kete re tymi, mund te shihet edhe ndonje copez qiell blu, ndonje rreze dielli qe shpon, dhe te cel e te ngjyros irisin e syrit, si dhe ndonje zog qe fluturon lirshem lart ne qiell atje ku ndotja e ajrit nuk e arrin dot.
Tek kjo teme jini te gjithe te ftuar te kerkoni brenda vetes e te shprehni ndjenja pozitive, jo vetem kur jini te lumtur, por edhe atehere kur duket se jeta nuk eshte fort bujare me ju. Gjithshka eshte nje ceshtje perceptimi.
Kujtuat se jeta deri tani ishte sfide?
Atehere ja ku po ju hedh perseri dorashkat ne toke dhe provoni kete:
"Te kerkosh mendime pozitive atje ku eshte veshtire per t'i gjetur"
![]()
Krijoni Kontakt