Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Martesa
    Ne mes te tyne u duk nji plak I veshun me te bardha, me nji mjekerr te bardhe dhe nji shkop ne dore. Ne krah kishte nji strajce. Prej asaj strajce nxorri disa grushta me do kokrra dhe ua shperndau ujqve. Te gjithe u leshuen e hangren ato kokrra. Si u krye kjo pune, plaku u zhduk dhe ujqit u shperndane ne punen e tyre. Mbasi u shperndane ujqit, nuk vonoj shume e erdhi nji ujk plak e sakat sa me veshtiresi ecte. Tuej mos I gjete shoket e vet aty, nisi me hungrue. U duk perseri plaku I bardhe e me mjekerr, dhe tue ju drejtue ujkut I tha: po pse kaq vone ti? Une s’kam cka me te dhane ma se hisen tande e hangren shoket e tu. Ujku i thote: Po une po cofi unit. Plaku mbasi u mendue pak i tha: Shko ne filan katund dhe ke me i hanger nji berr filanit, por jo ma teper. Plaku shkoi e mbas tij edhe ujku. Berri qe ju caktue per me hanger ishte pi i atij bariu qe ishte ne maje te pishes. Ne mengjez ulet ky prej pishet dhe shkon ne shpi pa kerkue ma per berret. Kur shkon ne shpi i gjen berret aty, kishin shkue vete naten. I leshon perseri ne kullote por ne gjyse te dites, ujku plak i bjen ne tufe dhe i rremben nji dhi. Naten perpara, sic thame, berret i kishin shetite naten neper pyll bash aty ku u ba mledhja e ujqve dhe asnji nuk i kishte damtue, kurse diten, ujku sakat i mori dhine. Keshtu ishte urdhni i Shmertenit. Qysh ate dite e kendej, naten e festes ketij, qe bjen ne Tetuer, te gjithe barijt qe kane berre, ndezin nji qiri per nder te ketij shejti per me i pshtue nga ujku).
    “Po me bereqet si dukeni? A gjetet drithe sivjet” “Po, more buken e dimnit e kemi hudhe. Me te shndoshe o Zot”. Po keto pyetje I ban edhe Lleshi, Frrokut ndersa asht tue pregadite kafen. Ndrrojne duhan njeni me tjetrin tue i dhane kutijat. “Bane or Llesh, duhan, dhe i hjedh kutine perpara”. “Ej vallah tu rritet ndera”. Mbasi te kene pi kafen, i thone me hjeke opingat, rrypin e fyshekeve o ndonji rrobe tjeter si xhurdi etj, qe e pengon e nuk e len me ndenje lirshem.
    Zakonisht brezi nuk hiqet para buket, por mbasi te kene hanger buke se me e hjeke perpara e shajne e thone se “E hoqi brezin miku per me lirue barkun dhe me hanger ma shume” etj. Prandej brezin nuk e hekin.
    Kur miqte jane dakord njeni me tjetrin se nuk i ka marre pare shume, edhe biseda asht ma e gjalle dhe plot gaz e qejfe por ne rast se i ka marre pare shume, atehere e shikojne njeni-tjetrin si ne zgrip dhe pak muhabet bajne.
    Mbasi te ken pi kafe dhe bisedue per nji kohe, shtrohet sofra. Zakonet e sofres jane po ato qe kemi pershkrue ma pare, e prandej nuk po i perseris, por po kalojme ne zakonin e premjes fese, qe zhvillohet mbas darke.
    “ Or Llesh Ndoj, simbas fjaleve qe kemi pase, une sone kam ardh me I pre fene nuses, po ku I kemi fjalet?” “Or Frrok, ato qe asht zakoni tai i din vete e un nuk due me t’kerkue gja ma teper”. “Faqebardhe qofsh or Llesh”.(Kjo asht biseda kur miqte jane dakord njani me tjetrin se nuk I ka marre pare shume, po te ishte e kunderta, atehere do te ishin fjalet ma te ashpra dhe me kerkesa te tjera).
    “Ti or Frrok fjalet prej meje i ke kshtu: Ke me pru 9 ose 11 krushq, 2 oke raki, nji berr 9 okesh ose 9 kg peshk te thate”.(Kur krushqit shkojne me marre nuse te shtunen mbrama, asht zakon me cue nji berr, por ne rast se shkojne te prenen mrama, atehere cohet peshk i thate, per arsye se e premta asht mengjille (nuk hahet mish), dy oke djathe, 100 ose ma teper leke dajes (asht zakon qe daja vjen ate nate aty dhe merr 100 ose ma shume leke neqofte se kerkon, e keto i merr do per vedi e do ja fal nuses. Pra perpara se me i pre fene, e pyesin dajen se sa leke e ke ne mend me i marre mikut qe t’i kallxojne me i prue ate nate). Pose ketyne i kerkon edhe 50 leke per gruen qe vesh nusen, 5 lek me i shti ne opingen e nuses dhe keto i merr ai qe e zdathe te dhandrri, strengla e duvak qe i vehen nusen ne krye, nji pale openga me gjalma si dhe 500 o ma teper lek, kjo mvaret simbas deshires se anes se nuses, per konak simbas zakonit. Motit kane cue 500 grosh.
    Sasia e krushqve qe shkojne me marre nusen caktohet naten qe pritet feja nuses dhe simbas kerkeses e deshires se prindeve te nuses te cilet, ne kjofte se jane ne gjendje te mire ekonomike dhe ka shpi mjaft dhe me mikun jane da mire e nuk kane pas ndonji mosmarreveshje, i thone me cue deri ne 13 krushq dmth sderi ne nji sofer burra. Por ne kjofte se asht e kunderta atehere caktohen 5, 7 ose 9 krushq gjithmone numer tek dhe jo cift se nuk asht zakon me i cue cift. Krushqit shkojne tek dhe perseri kthejne tek.................vijon
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #12
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Martesa...

    Krushqit shkojne tek dhe perseri kthejne tek psh. shkojne 7, marrin nusen dhe krushken dhe kthehen 9, prape tek. Ne rast se miku con krushq me teper se I jane kerkue, shtepia e nuses ne kjofte se don me e shqetesue mikun, I vene gjoben ne lek, sa ta shofin te arsyeshme, dhe asht i detyruem me i pagua pa kundershtim. Pa ju shtrue denimit nuk e japin nusen. Zakonisht ne Mirdite krushqit shkojne ne mbramje te nusja dhe flejne atje e kthehen ne mengjes, e kjo ka mbete zakon per arsye te largesise se katundeve apo te bejrakeve ku nxehet nusja.
    Duke e dijte se ne katundet e aferme ose ne katundin e vet, nuk fejohen njani me tjetrin (nuk martohen) per arsye se jane te nji gjaku, fis e kushrini, ose kumari (Shengjon)prej 100 vjetesh perpara. Jo si psh. Tre bajraket orosh, Spac e Kuzhne, nuk japin as nuk marrin njeni me tjetrin cuca, se thone jemi prej tre vllaznish, pra vllazni me qindra vjet perpara. Keta tre bajrake (krshina) japin e marrin cuca me bajrakun e Fandit dhe ate te Dibrrit qe nuk i kane vllazni, pse jane, gjoja te ardhun ma vone ne Mirdite. Tre bajraket e siperthanun, kan nji largsi te madhe ne mes te Fandit e Dibrrit psh. Prej Lejthizet te Oroshit me ardhe e me marre nji nuse ne bajrakun e Dibrrit, ne katundin Vig, Korthpule, Kashnjet ose Ungrej o tjeterkund, duhet udhetue se pakut 15 ore e ma teper ne kambe e neper rruge shume te veshtira. Kjo duhet te jete arsyeja qe ka mbete zakon me shkue e me fjete ke shtepia e nuses. Ka raste qe kane mundesi edhe me shkue e me u kthye, por kjo ngjet shume rralle. Berrin ose peshkun e thate qe cojne krushqit me vedi nuk e hane ate nate qe shkojne por te nesermen, nje ore pa zbardhe drita, ose ne te zbardhun drite. Pra ne kjofte se krushqit shkojne te prenden mrama, cojne peshk te thete per ta ngrane te shtunden ne mengjez, e ne shkoshin te shtunden mrama, atehere cojne berr per me hanger mish te dielen ne mengjes. Krejt sasine e mishit ose te peshkut qe cojne krushqit nuk kane mundesi ta hane por hane edhe te tjere te ftuem qe gjinden aty ne darsem te cuces. Krushqit cojne me vedi dy oke raki, por prape ne mengjez, kur dalin me nuse I zoti I shtepise u jep dy oke raki me vedi per t’I patur per rruges. Pra ketu asht fjala per nji ndrrim rakijet e asgja tjeter. Ne asnje menyre nuk u jepet rakija qe kane pru, por duhet t’u jepet tjeter, gjithmone ma e mire se ajo. Dy oket e djathit shpenzohen ate nate aty por ne te nesermen kur te nisen, u jepen dy oke te tjera djathi: Edhe ky nji ndrrim e asgja tjeter.
    500 lekat o ma teper qe vihen per konak i merr i zoti i shtepise per te perballue shpenzimet qe ban per darzmen te cuces. Shpenzimet jane shume ma te medha se keto, porse keto merren sa per zakon.
    Duvaku, strenglat. Opingat e gjalmat ia veshin nuses dhe i con perseri ke shpia e burrit. Duvaku e strenglat zakonisht merren uha (borxh) sa per nje dite e prandej I kthehen te zotit prap. Duvaku asht nji rube e kuqe e qe ma t’shumten e herave asht nji flamur i kuq me ndonji shenj ne te si ylle, shpate ose gjyse hane, ose edhe me shqype. Ka shume vjet qe keto flamure qe perdoren si duvake kane fillue me humbe e vendin e tyne e kane xane duvaket e ri. Keta bahen tre cope bashke, nji meter rube te kuqe me nji meter rube te bardhe. Duvaku perdoret per me i mulue fytyren nuses. Mbi krye te nuses se parit vend nji ksule te kuqe qe kane kene motit, mandej mbi kete vene do faculeta o gja tjeter te pshtjellun si ne forme piramide, dhe mandej I leshojne duvakun mbi krye ne menyre qe ky t’I rrine tamam si piramide ne krye. E fundi i duvakut i bjen ne gjoks, tue i mbulue keshtu gjysmen e trupit e krejtesisht fytyren.
    Strenglat: Jane nji gjerdan i vogel, i bame me shume pare t’vogla te rrumbullakte dhe ne forme zemre (vezake), bakrit ose edhe ndonji metali tjeter i bardhe, por pa vlere te ngjituna me nji rube si ne forme te fesit. Strenglat vehen rreth krejet tuej ju derdhe paret per mbi balle per me i zbukurue fytyren. Strenglat jane shume te mocme dhe pak e kush I ka, mbasi nuk jane interesue me ba te reja te ketij lloji. Prandej zakonisht keto merren borxh dhe kur I kthehen te zotit I cojne si shperblim nji pale kollcike (corape leshit) qe I bjen nusja per te fala (dhuntina). Strenglat I napin nji hijeshi jo te vogel nuses dhe tingellimi I atyne rringxhingave asht terhjekes.
    Llesh ndoi ishte konak I mire e me Frrok Kolen kishin lane lezet tue mos i marre pare shume e prandej, edhe kur u pre feja nuses, nuk i qiti telashe, por i kerkoi vetem ato qi jane zakon. Mbasi kjene dakord me te gjitha zakonet, u caktue edhe vendi se ku do t’I delej krushqve para. Or Frrok kola po t’caktoj vendin se ku do te takohen krushqit me njeriun qe u del para. Ke suka e Qarrit, drejt mullenit t’ katundit, bash te kriqja, ate e gjen. “S’ka ma mere” pergjigjet Frroku....vijon
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #13
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Martesa...

    “S’ka ma mere”, pergjigjet Frroku. (Vendi i caktuem nuk duhet te jete shume larg shpijet). Asht zakoni qe ana e nuses u qet perpara krushqve nji njeri me I prite ne vendin e caktuem. Ky duhet nji i aferm, i fisit te nuses ose dhe ndonji tjeter I katundas dashamire e kumari me te. Ky njeri qe u del perpara do te kujdeset per krushqit me i sherbye dhe me u dale zot ne cdo rast; pra i ka ne bese e nen mbrojtje derisa te kene dale prej shtepijet me nuse. Ai rrin me ta dhe kujdeset per te gjitha nevojat e tyne, dhe te nesermen, i percjell prap deri ne vendin ku u ka dale perpara. Ky i ngarkon vedit detyre a pergjegjesi, si do e shifni ne vazhdim te ketij pershkrimi, se nga rrethanat qe krijohen, si pasoje e konfliktit qe mund te ndodhin rastesisht ate nate, e sidomos kur miqt njani me tjetrin nuk jane nda mire do te vene vedin ne rrezik per me mbrojte krushqit ne cdo drejtim.
    Naten qe pritet feja e nuses caktohet dita e darzmes, pra nata se kur do t’vin krushqit.
    Mbasi u caktuen te gjitha konditat simbas zakonit, Frrok Kola e pyet Lleshin:”A kimi ma gja or Llesh pa kput?” “Jo or Frrok, besoj se nuk kini lane gja ma por tash po paim edhe ka i kafe e mandej po biem e po fleme”. “Atehere na qofte per hajr miqesia or Llesh” thote Frroku. “Pac hair e nafake” I pergjigjet Lleshi dhe fillon me avite takamin e kafes me pjeke kafen. Nderrojne kutiat e duhanit, peshtjellin ka I cingare, pine kafet e mandej ulen e flejne. Te nesermen, heret ne mengjes, u cuen prej gjumit. Lleshi e pyet Frrokun:”Si ke njef or Frrok? A ke merdhaif naten?” “Jo qebesa, kam flet s’ka ma rehat e mere, (edhe ne qofte se ka merdhite nuk thote se “po” pse korite te zotin e shpise). Grate ndezin zjarmin ne voter dhe i cuen teneqen me uje afer Lleshit per me vue xhezen e kafes n’zjarm. Lleshi mbasi e shplan mire e mire e mbushi me uje dhe e ven ne zjarm, mandej fillon me shpla filxhanat e me i fshi me nji pece. Nji grue vjen me nji ibrik me uje dhe nji sapun ne dore e i thote Lleshit:”A po i lan syte?” “Po t’lumt se po i laj teksa”, cohet ne kambe dhe del ne oborr ose edhe mbrende ne nji qoshe t’shpis, u hjedh faqeve dy-tre grushta uje dhe mandej nxjerr nga brezi nji shami dhe fshin fytyren. Lidhe nji cingare duhani e mandej ja hedh kutine perpara Lleshit tue i thane:”Bane nji or Llesh”. “Ej vallah or Frrok”. Lleshi shpraz kafen ne filxhan dhe ja ven Frrokut para ne tef te oxhakut. Mbasi piu dy kafe rresht Frroku, mbath opingat. “Izem or Llesh se po dal!” Kur te duesh or Frrok. Lleshi thote urimet e zakonshme: Lamtumere, t’ardhshim per t’mere e zoti te dhashte bereqet, dhe del per deret t’shpise. Ne oborr kane dale granija me u fale me ta. Falet me te gjithe shterngohet e bahet gati me dale nji nga nji dhe niset. I zoti i shtepise e percjell derisa te kaloje shtegun e oborrit dhe mandej aty i dorezon pushken Frrokut e mbasi falen e perfalen ndahen. Ne mramje porsa mrrini Frroku n’shpi e pyeten robt e shpis se si ishte da me mikun e ky krejt gzim u difton se ishin da shume mire e fillon me u diftue. “Paj per qiell e per dhe asht shpi sojit Llesh Ndoji qe se ka shokun n’bajrak, s’ma ka lujte tymin e duhanit por ka lype ato cka asht zakoni dhe asnji send ma teper”. Te gjithe te gzuem thone: Paste faqen e bardhe! Frroku mandej fillon me u kshillue me t’shpise se ke me thirre krushk te pare dhe krushq te tjere, mbasi zakonisht, sa t’i pritet feja nuses, duhen lajmrue ata qe do te shkojne krushq. Feja nuses pritet nji ose dy muej perpara dites marteses. Krushk thirret ai qi I takon mbas fisit o barkut, nipat, daja e ndonji mik shpijet qe e kane per zemer dhe jo do kush do. Pose kesaj krushqit zgjidhen nder burrat ma te mire, te pashem e te veshun mire, te gojes e te muhabetit, pse keta shikohen fort. Motit I kane zgjedhe e shikue edhe per trimni, burra qi nuk e pritojshin belane qe shpash here e gjete ne keso rastesh. Krushk i pare thirret ai qe i takon, prej fisit qe i takon me pri ne fisin e atij qe e thrret. Krushk i pare nuk cohet kushdo dhe ke ka qafe i zoti i shpis por do te shkojne ai qi i takon mbas fisit. Fise qe kane prijen ne katund jane djale mbas djalit me kete pari. Fiset me fise e barqet me barqe jane te ndame dhe i kane te caktuem se ku prine ky fis apo ky bark, dhe ku prin ai tjetri. Keto zakone shikohen fort edhe sot dhe po te ndodhi qe ndonjeni shklet kete rregull, ne mes te fisit me fis hyne mosmarrveshje dhe paknaqesina dhe formojet nji dasi e perjetshme shoqnijet per ne raste darzmash.
    Frrok Kola kishte ra ngusht me nji pune. Kishte deshire me thirre krushk te pare Kol Deden, burre i mire e azgan, i veshun e i mbathun per bukuri, i fjales e i muhabetit, i njoftun dhe trim, nji qe me t’vertet nuk i gjindej per krushk i pare ma i mire. Mirepo, megjithse ishte prej fisit qe i takonte me pri tek Frrok kola, nuk ishte i atij bajraku qe i shkon prija. Prija i takonte nji tjetri (burre i papashem) qe nuk shifej me sy e Frroku nuk kishte deshire me e vue perpara krushqve... vijon
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #14
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Martesa 5
    Prija I takonte nji tjetri (burre I papashem)qe nuk shifej me sy e Frroku nuk kishte dishire me e vue para krushqve dhe me e cue te miku, te Llesh Ndoj. Prandej per me mujte me marre Kole Deden si krushk te pare, ju dasht me mledhe fisin e tij dhe, tue qite disa arsyena u kerkoi leje per Kolen me u pri krushqve te tij. Mbas shume bisedimesh e rropatjesh, jo, po, jo, po, u lejue kola prej fisit dhe barkut, me shkue krushk te Frroku. Ktu shifet se sa rendesi u jepet zakoneve. Krushku i pare duhet i njoftun e kuventar, trim e i guximshem, qe te dine e te mundet me i ba balle cdo te papriture qe mund te ngjase. Motit kane thane se krushku e ka prekoven (qefinin) ne gji kur te niset me shkue me marre nusen dhe derisa te vin ne shpi, per arsye se kane ndodhe shume here vrasa e pergjakje. Krushku ka nji autoritet ma t’madh se te tjere darzmore e prandej asht ndere me u thirr krushk.
    Ai qe thirret krushk ban te gjitha perpjekjet qi me u veshe sa ma mire e, edhe ne kjofte se nuk I ka vete teshat, I kerkon nder shoke, ne menyre qe te veshet sa ma mire. Kur veshet kush mire i thone: kenke veshe si krushk. Kur ishin armet ne krah krushkut I duhej me sigurue edhe fisheke mjaft mbasi do te qesin pushke ma shume se te ftuemit e tjere. Kur u kthehet krushku prej darzmes e pyeteshin shoket: A e dogje nji rryp fisheke?
    Frrok kol Jaku, deri ne oret e vona te nates, ndej tue bisedue me robt e shpise dhe tue I caktue emnat e krushqve qe do te thirrte. Ne nesre u nis me shkue me thirr se parit ndonji nip, dajen ose ndonji mik tjeter te larget, dhe mandej me thirre ata qe I kishte ne katund per krushk, si dhe krushkun e pare. Tue kene se Frroku ishte prej bajrakut te Dibrrit, si feste me miq lutet Shmhilli, e prandej, edhe nuset I marrin per kete feste por darzmen ja bajne nji dite mrapa festes. Keshtu ngjet edhe me festat e tjera si Shenkolli i pare ose si i thone ndryshej, e Djelja e nuseve, qe bien dy jave para Shenkollit kalendarik (6 dhetuer). Kete feste e lut bajraku i Oroshit. Per Shenkolle qe e lute Fandi e Spaci, per Shenmri qe vjen nji jave mbas shenmhillit dhe e lute bajraku i Kuzhnenit. Edhe nder keto festa merren nuse shume. Te rralle jane rastet qe merren nder kohe te tjera si te Shumash, T’lidhnash etj. Dit, por zakonisht nuset i marrin nder festat qe u permenden ma siper. Prandej mora per shembull Frrok Kolen me festen e Shenmhillit me zakone te barabarta e qe, edhe ne kjofte se ka ndonji ndryshim asht i padukshem dhe i parandesishem persa i perket zakoneve ne pergjithsi. Zakonisht festat fillojne te enjten e mbarojne te marten. Diten e enjte bijat e nipat, te shtunden mrama qi asht nata e festes vijne miqte e tjere dhe rrine deri te marten. Ai qi ka marre nuse, dergon krushqit te prenden dhe te shtunen qe asht nata e festes e qi vjen nusja n’shpi. Krushqit qi jane te vendit, sa te vijne me nuse, hane dreken dhe shperndahen e shkojne neper shpija te veta, mbasi kane me lute festen e kane me prite miqte. Te marten qi mbaron festa, vijne perseri ne darzem qi fillon ate nate. Nipat, daja dhe miqte e tjere, ne kjofte se nuk jane prej ketij bajraku, qe lute kete feste, nuk shkojne ne shpija te veta por rrine per feste e mandej per darsem. Para 15 vjeteve darsma fillonte te marten ne mbramje e vazhdonte deri te ennjten mbas dite. Keshtu e kane pasi disa katunde, por e shumta tash, i fillojne dasmat te henen ne mbramje dhe i mbarojne te merkuren mbas dite. Dhe po marr per baze ate te mocmen. Te martten ne mramje vijne krushqit e miqte deshare (te gjithe miqte vijne me dash ne darzem). Te merkuren, mesdita eshte vetem per krushq e deshare, per akshite, kafexhine e ndonji tjeter qe ka ba sherbim. Festa bashke me darzem zgjat plot 8 dite rresht. Te enjten mbasdite shperndahen te gjithe me perjashtimin e ndonji miku qe asht shume i larget dhe nuk ka ku shkon aq vone.
    E enjtja para feste quhet e enjtja e gjedheve. Ky emen i ka mbete pse ne kete dite asht zakon me u pre gjethet per me sigurue mishin e festes.
    Te premten e te shtunen hane groshe e peshk te thate. Peshkun e thate e ziejne e lengun e tij e qesin ne groshe. Ditet e tjera shpenzohet mish pa mase.
    Ne bajrakun e Oroshit nuk perdoret peshku i thate per feste.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #15
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Dasma
    Qysh nji jave perpara asht zakon qe grate e fisit e te shokeve te aferm, me shkue me punue e me I ndihmue atij qe ka me marre nuse, tue I cue dikush nji barre firi (fier, lloj bime) e cila perdoret per shtroje, ndonje barre dru zjarrmi, tue fshi e pastru oborret etj.Firin e shtrojne ne kulle (ode), kudo te rrijne miqesia, dhe kjo asht shtroje kryesore, se qylyme e shtroje te tjera nuk kane.
    Asht e enjtja e gjetheve. Te gjithe diten ka levizje te madhe ne shtepine e Frrok Koles: Gra me krah te shpervjela deri ne berryla, shifen tue la e pastrue enet e sofrat, do te tjera tue gatue buke, tue bajte e pru vegsha e kuqa, sahana e luge qe i marrin haxhet. Vegshat jane ene dheu te vogla deri ne 3-4 kilesh per me i zie gjellen, e kuqat jane si keta, por jane shume me te medhenj: zane brenda deri ne 15 kg mish dhe perdoren per darzma e morte ku mblidhen shume njerez. Grate me bulira (boliere) te mbushura me uje ngarkue, tjera me firi e dru, shifeshin tash e pare, eja e shko. Disa gra te tjera, afer furret, tue hollue petat e tue i pjeke, per me i ba gadi per laknore, kendojne kange nusesh, qeshin e bisedojne tane gaz. Kafexhia qe asht thirre me pjeke kafet deri ne mbarim te darsmes (ky asht nji njeri i katundit por qe ka zanat me i pjeke mire dhe prandej e therrasin), aty kah dreka vjen me disa xheze e jebrike te medhenj si gjyma ujit, me nxane 100 filxhana kafe dhe hyn brenda. Avitet afer votres zjarrmit dhe fillon me vue per ujdi punen e vet. I zoti i shtepise dorzon kafen, sheqerin, dollapin e mullinin e kafese e tjera rraqe kafjet qe ka. Kafexhija fillon punen e vet me kaferdise kafen e tjere. Kur vjen kafexhija grate i kendojne:
    Mirsevjen o kafexhi
    Na i piq kafet sheqerli
    Se sheqerin e kam gati
    Se na kem dugjajen n’shpai
    Mos qit nja por qit ka di (dy)
    Mbushja mere barkun bardakut
    Zbardhja faqen t’zott t’konakut.
    Ne kopsht afer shpijet tre burra kene pre nji ka dhe jane tue e rjepe kadalkadale e tue bisedue.
    Nuk vonuen edhe erdhen dy fshatare te thirrun per me zie gjedhet. Edhe keta kane ngarkue nji kazan ne krah qe ju nevojitet me zie orizin ose gjak e vjamin (kjo asht gjelle qe perdoret fort ne Mirdite. Ziejne gjakun me miell e vjame si qull i trashe).
    Tri gra kane hi ne kulle dhe jane tue shtrue firin e tue rregullue vendin ku do te rrine miqte. Shpia e shtruem me firi dhe e ndritun prej zjarmit te madh qe asht ndezun ne voter, oborri i fshim e i pastruem mire, kane marre nji hijeshi me te knaqe e qe pasqyron gezimin qe ka ajo familje. Kah gjysma e mbas drekes fillojne me ardhe bijat e martueme me djep ngarkue ose me ndonji fmi perdoret. Jane krejt shend e gazmend se kane ardh te prindja per feste e ne darzem. Ndoshta ka nji vjet e ma teper qe s’kane kene. Kane udhetue kushedi sa ore me fmi ne shpine, neper rruge te vshtira, perpjete e teposhte por tash, prej gzimit, nuk e ndjejne te lodhmen aspak.
    Akshit kane fillue punen, pregaditen per neser. Kane avite afer nji thes me nja dy babune grosh te kuqe ose te larme dhe po e pastrojne. Ma vone kane me qerue peshkun e thate.
    Mbasi kafexhija ka vue gjithshka per fije, ka kaferdis kafene dhe e ka blue i pjese, grate jane jashte tue punue, fillojne me ngallite me kange, per me i kerkue kafe.
    Kafexhi more demel
    Je ndry mren e nuk po del
    Me na pru xhezmen me kafe
    Po bajme gaz e po bajme llafe.
    Kafexhija sa t’i ndijne u vikate tue qeshe: hajt punoni sa t’u ndihmojne zoti se per at kishe n’saj t’zotit t’shpise, kafe sa t’doni po ju bie njetash, dhe nuk vonon e del me ibrik te kafes ne dore e filxhanat ne tabake. Grate pijne kafe dhe urojne. Zoti ja bafte per hajr. Kafexhia i pyet se si ishte pjeke kafja se don me dijte qe te mos koritet me te tjeret. Grate japin gjykimin e vet.
    Nipat, daja e ndonji mik tjeter i larget qe jane thirre per krushq, vijne qush sot, kurse krushqit qe jane te katundit (bashkefshataret) vine neser ne mengjez. Kah mramja, buze muzgut...vijon
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #16
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Dasma 2
    Kah mramja, buze muzgut, fillojne me ardhe desharte e thirrun krushq (si e thashe me siper). Te gjithe nipat, daja, miqte e shpise, duhet te bien ka I dash, duhet me pru pare. Tash bien 500 deri ne 1000 lek. Motit jane cue 100 deri ne 500 grosh por pak e kush ka cue pare se ne pergjithsi asht kene zakoni me cue dash e jo pare. Jo vetem miqte qe jane thirre vetem per krushk bien dash, por dash bien edhe ata qe jane thirre per darzem. Dashi asht borxh pse ja bjen e do t’ua cojne kur te kene darzem. Prandej thone se : A ndrron desh me filanin?
    Ishte tue prendue dielli; ne shtek te oborrit hyni nipi i Lleshit me nji dash lidhe per lakut. Bashke me te amen qe po grahte dashin, veshe e mbathe per bukuri. Hjek pushken prej krahit dhe shtien dy here e mandej thrret me t’madhe. A je ktu daj Lleshi?- Hajde bujrum, merse t’bjer Zoti, pergjigjet Lleshi mrena n’kulle. Turr e vrap mblidhen grate tue lane cdo pune qe kane ne dore dhe dalin ne oborr e rreshtohen dy grupesh e ja nisin kanges:
    Kush asht aj qi vjen me dash
    Vjen Gjok Marku bylykbash
    Bylykbash edhe zartari
    Paska teshat qepe n’terzi
    C’ka pruni per dhanti
    Pru nji dash dhe nji flori
    Shtoja Zot tufen e tij
    Banja Zot njeqind mije
    Kush asht ajo qe vjen mbas dashit
    Vjen e ama e bylykbashit
    Paska teshat prej mendafshit
    Prej mendafshit qepe ne terzi
    Edhe xhepat me flori
    Kur deshari nuk bjen dash te gjalle por bjen pare ne xhep atehere, ne vend qe me I thane ne kange se “pru nji dash dhe nji flori”- thone, pruni xhepat me flori, shtoje Zot gjane e tij.
    Frroku ka dale ne oborr turr e vrap me prite desharin qe po vjen. Hyn ne oborr me dash per doret dhe tue u takue me ata qe i kane dale perpara u thote: Per hajr na kjofte darzma. Pac hajr e nafake e mer se t’ka pru zoti- i pergjigjen. Nje njeri i merr dashin dhe e lidh diku aty n’gardh. Falet me te gjithe nji nga nji simbas zakonit. Ne dere ja dorzon pushken t’zotit te shpise. Grate vazhdojne kangen. E ama e desharit falet e perfalet me grate e rrin me to.
    Se si fallen, pershendeten e pyeten njeni me tjetrin, zakonet jane te njejta me ato qe kam pershkruar me pare e prandej nuk asht nevoja me I perserite ma. Te gjithe desharet qe vijne priten njisoj si ky, me kange e tjera ceremoni, qe u pershkruam. I zoti i shtepise i rreshton miqte ne ane te oxhakut, simbas zakonit, ne vendin qe i takon tue vue ne krye te vendit mikun ma te larget, o qi asht prej bajrakur e qe i takon kryet e vendit, si psh. I Oroshasi del gjithkund ne krye te vendit se asht bajrak i pare. Edhe shkodrani ose malsor i Hotit e Grudes, ne kjofte se asht atje e qesin ne krye te vendit se i takon. Bajraku i Shales dhe aj i Shoshit nuk dalin ne krye te vendit ne Mirdite per arsye se jane vllazen e prandej jane te shtepise.
    I zoti i shtepise u hjedh cigare duhanit te lidhuna, kafet u shkojne njena mbas tjetres, ne fillim te amla e mandej, simbas deshires mikut, kafe te forta (te idhta, pa sheqer). Pothuejse, ne pergjithsi, mbasi te pine dy- tri kafe me sheqer, e pine nji ose dy, mandej pa sheqer. Sidomos kafet mbas ngranies darke, i pine te forta. Vazhdojne pyetjet e bisedat e zakonshme?
    Dhandrri qysh diten heret asht largue e ka shkue te stani i bagtive ose asht struke diku ne nji qoshe se ka turp me u duke, ma teper ike edhe prej lojnave qe i bajne shoket e miqt. Dhandrri nuk stoliset me kurrgja por si cdo dite tjeter, bile disa here edhe ma keq se ditet e tjera. Mbasi te kene shkue do nate dhe hiqet dyshimi se mund te vine ma kush, i zoti i shtepise u thote miqve: Tash s’po presim ma or burra, por po ndreqim sofren, a don me dal kush me pa jashte? (A don me dale kush me krye nevojat, kete kuptim ka). Ata qe kane nevoje dalin e sa te kthehen brenda, nji burre u qet me la duert te gjitheve. Mandej ulet sofra e i zoti i shtepise......vijon
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pamje nga Mirdita
    Nga BvizioN nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 03-04-2011, 09:35
  2. At PjetĖr Meshkalla S.j
    Nga Labeati nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 12:41
  3. Imzot Rrok Mirdita - Nderi i Qytetit te Rreshenit !!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 17:43
  4. Nje veshtrim rreth personaliteteve te Mirdites ne shek XV-XX
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-04-2006, 16:47
  5. Momente nga LIIB (Debate mbi forcat pjesemarrese ne te)
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-09-2003, 11:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •