Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2004
    Vendndodhja
    BE
    Postime
    14
    Tani per tani nuk besoj qe mund te kete njeri te afte per te udhehequr vendin tone
    Mendoj qe vendit tone i duhen figura te reja politike qe te mos kene te bejne me kete elite pushtetare por do te na duhet te pakten nje dhjet vjecar
    Na duhet nje shqiperi me nivel me te larte arsimor pasi ne vendin tone kemi nivel te ulet arsimimi
    SI DO QE TE NDODHI, KUSHDO QE TE VIJE DO GJEJE NJE VEND TE PRAPAMBETUR EKONOMIKISHT GJE QE I VESHTIRESON PUNEN CDO LIDERI SADO I AFTE TE JETE AI

    CDO GJE E KEMI NE NE DORE, ME VOTEN DHE DHE ME DESHIREN PER TE PASUR NJE SHQIPERI DEMOKRATIKE, DUKE NDIHMUAR ME AQ SA TE KEMI MUNDESI NE SENSIBILIZIMIN E POPULLIT MBI GJENDJEN E VESHTIRE POLITIKE QE PO NA MBYT

    KY FORUM ESHTE NJE NGA KETO MUNDESI
    pershendetje popull
    hani pini edhe....

  2. #22
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ketu me poshte po sjell dy shkrime (nga Andrea Stefani dhe Eduard Zaloshnja) qe mendoj se jane plotesues te njeri tjetrit dhe qe tregojne mentalitetin e shqiptarit, si ne jeten politike ashtu dhe ne ate shoqerore.

    MARSI I LUFTES NANO-BERISHA

    Nga Andrea Stefani

    Të gjithë kanë hyrë në “luftë” për marsin e luftës. Politikanë, telvizione, gazeta, qytetarë. Të gjithë ofrojnë versionin e tyre për atë çka ndodhi por nuk thonë se pse e bëjnë këtë. Aq më tepër nuk rreken të shpjegojnë se përse e gjithë ajo tollovi e dikurshme, ai kaos rikthehet befas në qendër të politikës dhe debatit? E pra përse pas 8 vjetësh, kur me të drejtë shpreson që marsi ‘97 është tashmë një çështje e historisë, ai bëhet çështje e politike? Ka vetëm një shkak kryesor: Armiqësia që polli Marsin ’97 nuk ka vdekur. Ka dhe një shkak të dytë produkt i të parit: Krimet e Marsit ’97 nuk kaluan në purgatorin e drejtësisë.

    Pas një rrënimi si ai i vitit 97, gjëja e parë që do të bënte një shoqëri në mos e emancipuar, të paktën e frikësuar nga hataja që e gjeti, do të qe ndërrimi i klasës politike që udhëhoqi tragjedinë. Eshtë një veprim i natyrshmë, i ngjashëm me atë të ndërrmit të trarëve të një shtëpie të djegur. Vitet pas marsit të zi duhet të ishin vitet e lamtumirës së një klase politike – e në radhë të parë e “udhëheqësve të shquar” - që me kolapsin e shtetit, dha një dëshmi sa të dhimshme aq edhe spektakolare të dështimit të saj. Por në përvjetorin e 8 të tragjedisë ne shohim rishfaqjen e siptomave të nënshtrimit në sjelljen e njerëzve tanë “të lirë”. Shohim skllavërimin tonë që reklamohet si liri, frikën nga kultet e individëve të fuqishëm që shitet si dashuri, përulësinë që shitet si respekt, verbërinë që shitet si bindje, fanatizimin si liberalizëm, intolerancën si tolerancë. Pluralizmi shqiptar ka rritur në minimumin e tij. Qielli i nënshtrimit të ri të shqiptarëve ka vetëm dy yje: Fatos Nano dhe Sali Berisha. Edhe një hap më tej dhe rikthehemi te prijësi në bronx.

    Në të gjithë vendet e lindjes, emrat e liderëve të parë të tranzicionit kanë ndryshuar. Por jo në Shqipëri. Jelcini ikën por Nano e Berisha mbeten. Ikën Haveli por Nano dhe Berisha mbeten. Ikin edhe shumë të tjerë por në Shqipëri liderët thyejnë rekordet e qëndresës. Mos duhet të pranojmë se “Shqipëria nuk është lindje” slogan ky I përdorur nga Ramiz Alia për të zgjatur jetën e pushtetit të tij? Edhe sikur të jetë kështu Perëndimi nuk na mbështet. Sespe edhe në Perëndim janë larguar gjatë kësaj kohe shumë lidera madje, të mëdhenj. Në Gjermani nuk është më Koli ndërsa në SHBA nuk është më Klinton. Nuk kanë pësuar disfata në shtetet e tyre, nuk kanë udhëhequr tragjedira por megjithatë, I ka larguar forca e kohës, dora e padukshme e konkurrencës politike. Vetëm përballë liderëve shqiptarë si Nano dhe Berisha perëndia e kohës Kronosi është mposhtur. Përballë tyre koha ngrin. Gjithçka vjetërohet, ndryshket, degjeneron dhe prandaj ndërrohet por Nano jo, ai mbetet gjithmon I ri. E njejta gjë edhe me armikun e tij siamez Berisha. Gjithkush mund të ndërrohet, të ikë por Berisha jo. Ai mbetet atje shkëmb graniti në krye të partisë dhe po të pyetësh Berishën, edhe të popullit. Interesante është se pasi nuk i ka thënë kurrë ik(!) vetes, pasi i ka thënë ik(!) mjaft ish bashkluftëtarëve të tij në PD, Berisha po i thotë me këmbëngulje ik(!) Nanos. Për shumë sot një kërkesë e drejtë. Por edhe për shumë njerëz të tjerë, një ik(!) Berishës do të ishte po aq e përligjur.

    Nëse politika shqiptare do të kish patur liri, konkurrencë, energji për të larguar me kohë – siç e meritojnë – Nanon dhe Berishën, sot marsi I vitit të tmershëm ’97 do të ishte një kujtim, vërtet i keq, por ama vetëm një kujtim. Por janë pikërisht Nano, Berisha dhe klanet e tyre politike që e marsin ‘97 e kthejnë nga një fakt historik në një çështje politike të ditës. Në sajë të armiqësisë së tyre të pafund, marsi i vitit ‘97 nuk është vetëm marsi i vitit ‘97 por edhe i vitit 98, i vitit 2004. Në sajë të kësaj armiqësie marsi ‘97 nga e shkuar mund të bëhet edhe e ardhme. Për shkak të kësaj armiqësie Marsi, hyu e luftës, mund të shfaqet në muajt, stinët apo dhe vitet që vijnë. Për shkak të konfliktit Nano-Berisha marsi i vitit ‘97 ka bllokuar horizontet e Shqipërisë duke e ndarë frikshëm nga Europa. Në sajë të armiqësisë Nano-Berisha shqiptarët kanë mbetur skllevër të Marsit ’97. Të dy janë fajtorë për atë vit të mbrapshtë. Por secili “këndon” vetëm fajin e tjetrit. Rjedhimisht, diskutimi mbi Marsin ’97 në vend të të qartësojë turbullon, në vend që ta shuajë e ndez armiqësinë. Për PD marsi ’97 është revolucioni i dhunshëm socialist kundër pushtetit të ligjshëm demokratik. Për PS marsi ‘97 është reagimi i ligjshëm i sovranit popull ndaj një rregjimi shtypës dhe mashtrues. Kështu revokimi në ekrane i skenave të dhunës së marsit ’97 rikthen mllefet e asaj kohe duke mposhtur arsyetimin. Pushteti I sotëm shpreson se ribotimi I marsit ‘97 do të risjellë në kujtesë frikën nga pushteti I Berishës, urrejtjen për të. Një taktikë kjo për të kompnesuar disi pakënaqësinë që ka krijuar sot ndaj pushtetit socialist sot korrupsioni, varfëria, papërgjegjshmëria. Dhe është e vërtetë që ky mekanizëm mund të funksionojë por sa? Kush mund të thotë se çripërtëritje ka mllefi I të përmbysurve nga pushteti, I masave besnike të opozitës? Marsi i vitit ’97 është një fakt e vërteta e të cilit është shtrembëruar nga lloj-lloj interesash politike, mafioze dhe agjenturore që mpleksen.
    Nisur nga pozitat Nano-Berisha debati nuk zbulon nën lëkurën e fakteve të manipulueshme logjikën e tragjedisë. Rihapja e këtij debati sot, në prani të armiqësisë dhe mungesës së drejtësisë së pavarur, do të thotë që nën maskën e pajtimit ti përçash, ti ndash shqiptarët.

    Në Greqinë fqinje u bënë zgjedhjet. Ende pa dalë rezultati përfundimtar, Papandreu nxitoi ti uronte fitoren rivalit Karamanlis. Klasa politike greke ja ka ndjerë mirë shijen respektimit të standarteve politike europiane. Politikanët grekë e dinë fort mirë koston që ka për Greqinë – pra dhe për ata vetë- mosnjohja e rezultatit të zgjedhjeve nga humbësi. E dinë koston që do të kish Greqia po të mos demostronin sjellje perëndimore në pranimin e relultatit të zgjedhjeve. Në të kundërt, klasa politike shqiptare nuk është e lidhur organikisht në interesa me shtetin por vetëm me pushtetin, me përdorimin e këtij të fundit për përfitime të paligjshme. Këtë hapësirë ja krijon asaj mungesa e një sistemi drejtësie të pavarur. Prandaj lufta për pushtet po zhvillohet edhe në kurriz të shtetit. Asnjë përpjekie serioze nuk kanë bërë politikanët shqiptarë në mënyrë që mekanizmi i votimit të çlirohet nga dhuna e fanatikëve të tyre, të fitojë pavarësi dhe imunitet nga epshet e tyre për pushtet. Si kur janë në pushtet, ashtu edhe kur janë në opozitë, ata tolerojnë të çara në infrastrukturën zgjedhore, sipas rastit dhe interesit, herë për të arritur fitore me manipulime dhe herë për të justifikuar humbjen me alibira. Shqiptarët i kanë parë edhe Berishën edhe Nanon të luajnë lojën e armiqësisë në të dy rolet, edhe atë të humbësit që qahet për padrejtësinë, edhe atë të manipulatorit të votave. Të dy këta sabotatorë të fshehtë të votës, kanë arritur të mbjellin mosbesim te vota që është themeli i demokracisë. Vullneti i zgjedhësve ose grabitet, ose nuk respektohet ose të dyja së bashku. Dhe kur nuk ka besim të vota nuk mund të ketë besim te demokracia. Në horizont shfaqet e rishfaqet mamia e dhunës. Gjithë këtë kaos në themelet e demokracisë, të shtetit, Nano e justifikon duke bërë faktor Berishën dhe ky i fundit, duke bërë fajtor Nanon. Triumfon hileja dhe loja e armiqësisë i ka nxjerrë jashtë loje rregullat e lojës demokratike.

    Duhma e armiqësisë Nano Berisha kuntërbon aq fort sa ka mbërritur deri në Bruksel. Si një duhmë që i paraprin kërmës. Pak ditë më parë ishte përsëri Prodi që paralajmëroi Presidentin Shqiptar Moisiu për katastrofën që mund ti sjellë vendin konflikti politik. Prodi këshilloi Moisiun që politika të ruajë “unitetin e vendit”. Ndihet në këto këshilla jo fort diplomatike për nga sinqeriteti, frika e një përplasjeje të re. Dhe është e kuptueshme. E kundërta e unitetit të vendit është përçarja e cila, nga ana e saj, politikisht do të thotë konflikt, deri në luftë civile. Ajo që e shtyn një vend drejt konfliktit është armiqësia. Dhe kokat e këtij konflikti janë vetëm dy emra: Sali Berisha dhe Fatos Nano. Eshtë interesant të dëgjosh zëra që kultin Nan-Berisha e përligjin në një mënyrë të çuditëshme duke fajësuar shqiptarët. Për ta kulti Nano-Berisha është rrjedhojë e vetnënshtrimit të masave. Kjo është e vërtetë por jo e gjithë e vërteta. Sespe me këtë logjikë mund të arrijmë në një pikë që masaët ti shpallim fajtore dhe sunduesit e tyre të rinj viktima. Të shpallësh pa faj uzurpatorët dhe shfrytëzuesoit e dobësive historike të një populli, të shpallësh fatalitetin, pamundësinë e demokracisë. Këta zëra harrojnë që demokracinë nuk e bëjnë njerëz të përsosur por rregulla loje që përsosen duke u respektuar. Një nga këto rregulla – veçanërisht jetik për demokraci të reja - është rotacioni I pushteteve dhe I prijsave. Duke zbatuar këto rregulla, njerëzit përsosin lojën e demokracisë, mekanizmin e lirisë dhe njëherazi, edhe veten. Nano dhe Berisha janë liderë të tipit të vjetër që e kanë bllokuar këtë mekanizëm duke bllokuar edhe procesin e çlirimit të mëndjes së njerëzve nga vargojtë e nënshtrimeve. Ata po arrijnë në kufijtë e paranojës që e sheh fatin e Shqipërisë të lidhur pasgjithshmërisht me pushtetin e tyre. Por sot po ngrihen kritika që kritikojnë pikërisht përvojat e dhimbshme që e bazojnë ardhmërine e një vendi tek një njeri I vetëm. Diktatura dhe jo demokracia është produkt I një personi.

    Fjalët e Prodit nuk patën asnjë efekt te Berisha dhe Nano. Njerëz të Nanos thanë se Prodi e ishte kritikën për Saliun. Ndërkaq Berisha vetë tha se Prodi e kishte me Nanon madje, theksoi se protesta e 21 shkurtit “Nano ik!” kishte qenë një shembull i paparë i unitetit. Nuk ka mënyrë më totalitariste të menduari, më enveriste si kjo që e paraqet unitetin si një bashkim rreth liderit, rreth partisë. Uniteti vetëm rreth një lideri, vetëm rreth një partie është unitet pa liri. Fakti që Berisha e propagandon protestën e PD si shkallën më të lartë të unitetit, tregon se sa pak e ka kuptuar ai përmbysjen e komunizmit që në dukje udhëhoqi: Këtu mund të pyesim: Berisha ishte dhe është I interesuar vetëm për përmbysjen e një pushteti apo edhe të një mënyre të vjetër të menduari? Dhe këtu nuk është fjala për Nanon dhe Berishën si persona por, për Nanon dhe Brishën si kulte që grupojnë energji dhe mentalitete sundimi. Liria politike mbetet bastioni I fundit që mbron demokracinë në Shqipëri. Por
    si për paradoks, është kjo “liri” politike që po gjeneron armiqësi, një armiqësi që mund të na shpjerë shumë shpejt në fundin e lirisë politike. Në fakt nuk është liri e vërtetë. Edhe në politikë ka ngulur kthetrat monopoli Nano-Berisha. Për mjaft analistë të huaj dhe vëzhgues ndërkombëtarë destabilizimi I vendit mbetet një rrezik I përhershëm. Muaj më parë kur një raport I OSBE guxoi të parashohë trazira sociale në Shqipëri, shumë zëra u ngritën kundër këtij “sakrilegji”. Dhe ja tani është edhe Prodi që na paralajëmrojmë të ruhemi nga përçarja. Po si mund ta bëjmë këtë pa hequr qafe armiqësinë?

    Janë rreth 14 vjet që provuan se Nano dhe Berisha nuk mundën të bëhen sjellës të një rryme të re në politikën shqiptare. Nano dhe Berisha nuk emancipojnë. Ata po ju kthejnë shqiptarëve kultet e vjetra të skllavërisë. Me ta politika shqiptare mbeti për turp po aq konfliktuale sa në fillim të shekullit të XX. Dialektika e armiqësisë mes tyre, i shtyn që sapo të marrin pushtetin të bëhen armiq të lirisë. Ndërsa lufton Berishën, nevojat e kësaj lufte për pushtet duket e detyrojnë Nanon ta imitojë gjitnjë e më shumë kundërshtarin e tij. Deri dje Nano u vetëshpall partizan e lirisë në luftë kundër shtypjes së Berishës. Sot nën pushtetin e Nanos liria po merr goditje të rrezikshme e tinzare nga të gjitha anët. Monopolet, shpesh me lidhje të fshehta me pushtetin kanë zëvendësuar gjithnjë e më fort konkurrencën në ekonomi. E ashtuquajtura demokraci e brendshme në PS ka prodhuar një pushtet të Nanos gjitnjë e më absolut. Tani e ka radhën media që të pushtohet. Klanet e pushtetit socialist të mpleksura me grupe të errëta fianciare, po venë nën kontroll në forma “të qeta” (ky është i vetmi ndryshim nga i zhurmshmi Berisha) gazeta dhe stacione televizive, për ti përdorur ato si gjuhë të propagandës së pushtetit. Shumë njerëz, te mbyllja e një numuri programesh televizive ku deri dje debatohej politika e ditës, shohin dorën e fshehtë, por jo të padukshme, arrogancën në rritje të një pushteti që nuk duron dot më mendimin ndryshe, nuk duron dot kritikën. Ngjyrat po reduktohen me shpejtësi dhe ekranet kanë filluar të jenë ose rozë ose blu. Por më shumë janë rozë. Kufizimi pa zhurmë dhe kërbaç por me monopol I lirisë së fjalës në media, është parathënës I kufizimit të lirisë politike. Largimi sot i Nanos nga pushteti është bërë po aq i domosdoshëm për ruajtjen e demokracisë sa çishte dje, largimi i Berishës nga pushteti. Por një pushtet personal nuk duhet të zëvëndësohet me një tjetër pushtet personal. Pushteti I Nanos nuk duhet të zëvendësohet nga pushteti I Berishës. Nuk duhet të gënjejmë veten. Nën Berishën Shqipëria ishte një “demokraci presidenciale” e maskuar me parlament dhe kryeministër. Nën Nanon Shqipëria është një “demokraci kryeministrore” e maskuar me parlament dhe president. Shqipëria ose do të dalë nga rrethi I armiqësisë dhe I pushteteve personale Nano-Berisha, ose do të mbetet në batakun e pseudodemokracisë. Nëse nuk ikin Nano dhe Berisha atëhere ndërrimi apo edhe mos ndërrmi i pushtetit politik, do të shërbejë për të maskuar me “demokraci” dhe votë, atë që është kanceri i demokracisë, konsolidimin e pushteteve personale të Nanos apo Berishës.

    Aparati i madh i propagandës Nano-Berisha e bën edhe Prodin të flasë me gjuhën e tyre. Por uniteti që rekomandon Prodi nuk është një unitet rreth Nanos kundër Berishës apo rreth Berishës kundër Nanos. Prodi rekomandon një unitet në diversitet, një unitet në pluralizëm, një unitet në konkurrencë. Prodi rekomandon një unitet që mund të bëhet e mundur vetëm duke spastruar politikën nga kultet dhe armiqësia që pjellin ato. Por tashmë është provuar se ne nuk mund të shpëtojmë nga një politikë konfliktuale nëse konkurrenca politike nuk mposht monopolin sa shqetësues aq edhe poshtëronjës, të Nanos dhe Berishës. Deri më sot monopolet e Nanos dhe Berishës kanë mposhtur konkurrencën politike. Skllevërit e parë të Nanos dhe Berishës janë bërë krerët e partive më të vogla. Vetëm llogari meskine për të marrë ca poste ministrore apo drejtorish i mban ato të lidhura pse qerres së PS apo PD. Eshtë ky lloj servilizmi që i mban ata gjithmonë të vegjël, lypësa pa dinjitet të Berishës apo Nanos, që nuk i lë të rriten. Satelitët e Nanos dhe Berishës janë po aq fajtorë për varfërimin e pluralizmit shqiptar. Me burracakërinë e tyre politike ata janë rojtësit kryesorë të monolit të PS dhe PD në politikë. Mbi 40 përqind e elektoratit shqiptar është në kërkim të një rruge të tretë, të një force të tretë apo të katërt që do të konkurronte dy dinosaurët e politikës. Por një mozaik i tërë partish përfaqson asgjë për këtë shumice jetime që e neveritur nga armiqësia Nano-Berisha nuk di ku ti votojë “aksionet” e veta. Në vend që të bashkohen në një koalicion për lirinë e konkurrencës politike kundër monopolit mbytës Nano-Berisha, të vegjëlit e politikës preferojnë ti bashkohen herë Nanos dhe herë Berishës duke shpresuar se do të mund të rriten nën obmrellat e tyre. Nuk kanë guxim të kuptojnë se pikërisht duke u futur në sqetullën e Nanos apo Berishës, janë të dënuar të vuajnë gjithë jetën e tyre nga nanizmi. Në vend të shpëtimit të lirisë politike që është një ndërmarrje e vështirë, te lidershipi i partive të vogla mbizotëron ambicja për një post të vogël ministri apo zëvendësministri.

    Debati në Parlament për integrimin e Shqipërisë në Europë degjeneroi në një grindje shterpë mes Nanos dhe Berishës të pasuar nga të tjerë deputetë që mjerisht edhe në Parlament, nuk bëjnë punën e përfaqsuesit të popullit por të shërbëtorit të Nanos apo Berishës. Debati në Parlament nxori në sipërfaqe edhe njëherë konfliktualitetin e klasës politike shqiptare. Armiqësia e shfaqur përsëri edhe në Parlament; është pengesa kryesore për integrimin e shqipërisë në BE. Asnjë tregues tjetër – as varfëria esktreme apo prapambetja e reformave - nuk e rrënon më shumë emrin e shtetit shqiptar, stabilitetin dhe ardhmërinë e tij, se sa armiqësia politike që ka për strumbullarë Nanon dhe Berishën. Nëse ka një shkak i cili justifikon thënien “shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet” është kjo armiqësi gërryese që nuk shterron. Rezistenca e pathyeshme e virusit të armiqësisë është fataliteti i tranzicionit të përçudnuar shqiptar. Dhe pjesa dërrmuese e shqiptarëve rrinë e vështrojnë se si politika po I bën varrin ardhmërisë së tyre. Çfarë jemi ne që nuk e patëm kurrë më në dorë fatin tonë? Përgjigjen e këtij ngërçi e dha pak netë më parë një intuitë e panjohur, e cila, në intervalin e detyruar nga sherri në parlament, vendosi të trasmetojë nga ekrani i TVSH “korin e skllevërve”. Nuk ishte thjesht muzika e njohur e Verdit. Ishte kori i shqiptarëve.

    Andrea Stefani

    KORRUPSIONI PAS NANOS

    Nga Eduard Zaloshnja

    Po të bëhej një anketim rreth mendimit që kanë shqiptarët për Fatos Nanon, nuk do të ishte çudi që 80% e të anketuarve të shprehte opinionin se ai është një politikan i korruptuar. Dhe për të mbështetur këtë opinion, ata ndoshta do të përmendnin faktin që Nano shpenzon për udhëtimet turistike dhe qejfet e tjera të tij SHUMË më tepër se ç'i lejon buxheti i deklaruar familjar. Gjithashu, ata ndoshta do të përmendnin edhe faktin që shqiptaro-amerikani Gary Kokalari ka deklaruar se ka informacione të besueshme rreth një llogarie të majme të Nanos në një bankë perëndimore, dhe se ai është gati ta provojë egzistencën e saj në qoftë se qeveria shqiptare e autorizon të bëjë verifikimet përkatëse.

    Ndërsa po të anketoheshin politikanët, ekspertët, dhe specialistët e huaj që merren me Shqipërinë rreth pengesës kryesore për zhvillimin e saj, përgjigja ndoshta do të ishte unanime: korrupsioni. Dhe për të mbështetur këtë opinion, ata do të përmendin faktin se prezenca e korrupsionit bën që një pjesë e madhe e taksave dhe doganave të mos shkojë në arkën e shtetit por në xhepat e nëpunësve të korruptuar dhe korruptuesve të tyre. Gjithashtu, ata do të përmendnin faktin se, edhe nga ato para që grumbullohen në arkën e shtetit, vetëm një pjesë shkon për të ofruar rrugë, shkolla, ujë, drita, dhe shërbime të tjera publike, ndërsa një pjesë tjetër shkon në xhepat e tenderbërësve dhe tenderfituesve.

    Duke i analizuar rezultatet e këtyre anketave hipotetike si pjesë e një të tëre, rrjedha llogjike e analizës do të çonte vetvetiu tek thënia e moçme shqiptare "peshku qelbet nga koka", dhe zgjidhja e problemit do të gjëndej tek heqja e kokës së peshkut për të shpëtuar kështu trupin e tij. Por a është zgjidhja vërtet kaq e thjeshtë?

    Po t'i referohesh studimit të Robert Putnam "Çfarë e bën demokracinë të funksionojë", i cili ka në fokus krahasimin e qeverisjes rajonale në zona të ndryshme të Italisë, përgjigjia është "Jo". Sipas Putnam, diferencat në zhvillim midis Veriut dhe Jugut të Italisë, nuk mund të shpiegohen vetëm me faktin se kush është në krye të qeverive rajonale në këto dy zona. Ato, sugjeron ai, i kanë rrënjët në ndryshimin rrënjësor të traditave të civilizimit midis tyre.

    Ndërsa në Veri, vëren Putnam, ka shekuj që janë krijuar fibra sociale me shtrirje horizontale, të bazuara në norma reciprociteti dhe një përgjegjësie sociale që balancon interesat personale me ato të komunitetit, në Jug kanë sunduar fibra sociale me shtrirje vertikale, të cilat janë bazuar në lidhjet klienteliste midis individit dhe zyrtarit që është sipër tij. Dhe është kjo arsyeja, konkludon ai, që historikisht, një zyrtar verior e ka parë të qënit në post si një përgjegjësi ndaj komunitetit të cilit i shërben, ndërsa një zyrtar jugor, si një shans për t'iu shpërndarë favore atyre që i ofrojnë përfitime personale.

    Gjithashtu, Putnam vëren se mbizotërimi i kulturës klienteliste në Mezzigiorno, shpiegon edhe fenomenin interesant të tjetërsimit që pësojnë zyrtarët që rikthehen në Jug pasi kanë punuar relativisht gjatë në Veri. Këta zyrtarë, sipas tij, për aq kohë sa jetojnë në Veri, adoptojnë kulturën mbizotëruese të komunitetit të atjeshëm dhe funksionojnë në shoqëri pakashumë si gjithë qytetarët e tjerë. Me të ardhur në Jug, vëren Putnam, nën presionin e kulturës që i rrethon, ata riadoptojnë identitetin e vjetër, dhe pas një farë kohe, ndryshojnë fare pak nga zyrtarët e tjerë jugorë.

    Duke u kthyer në Shqipëri, nuk është vështirë për çdo sociolog të konstatojë se kultura e klientelizmit ka qënë dominuese në trevat shqiptare që nga koha që ato ishin pjesë e Perandorisë Osmane, e cila mekanizmin e mardhënieve klienteliste e kishte në themel të ndërtesës shtetërore, dhe që, eventualisht, u bë një nga varrmihësit e saj. Për këtë arsye, po të ndiqet llogjika që ofron Putnam, do të konkludohej se zëvendësimi i një Fatos Nanoje të korruptuar me një udhëheqës tjetër të pakorruptuar, nuk do të ishte ilaçi çudibërës që do të shëronte administratën e sëmurë shtetërore.

    Dhe për të ekzaminuar saktësinë e këtij konkluzioni vlen të hidhet një vështrim në kohën kur Berisha qeveriste Shqipërinë. Ndërkohë që Berisha konsiderohej nga shumica e shqiptarëve si një politikan i pakorruptuar, e njëjta gjë nuk mund të thuhej për administratën poshtë tij. Çdo biznesmen e mban mend se si në atë kohë, duke paguar një rryshfet të arsyeshëm, mund të kaloheshin mallra pa doganë ndoshta më shumë se sot.
    Gjithashtu, çdo qytetar e mban mend se si atëhere, duke paguar një rryshfet të arsyeshëm, mund të reduktohej ndjeshëm fatura e elektrikut, apo mund të mbarohej punë në zyra e gjykata ndoshta më kollaj se sot.

    Kuptohet që në qoftë se Berisha, përveç të qënit i pakorruptuar, do të kishte patur edhe vulletin politik ta luftonte korrupsionin e mbështetësve të tij të bindur, magnituda e problemit do të ishte zvogëluar. Por duke iu kthyer metaforës së kokës së qelbur të peshkut, studimi i Putnam, si dhe shembuj të shumtë nga vende me kulturë shoqërore të ngjashme me të Shqipërisë, tregojnë se ndryshime rrënjësore në funksionimin e administratës publike mund të ndodhin vetëm kur vetë trupi i peshkut të pastrohet nga bakteret e kulturës së klientelizmit, dhe vendin e tyre ta zënë ndjenjat e komunitetit, reciprocitetit, dhe integritetit moral.

    Më shqip, kjo do të thotë se duhet të ndryshojë psikologjia dritëshkurtër që mbizotëron sot në Shqipëri, sipas së cilës, çdo veprim që sjell përfitime personale të menjëhershme është i justifikueshëm, pavarsisht se mund të dëmtohet interesi i komunitetit, dhe ndoshta edhe ai personal afatgjatë. Që kjo të realizohet, i takon organizatave joqeveritare dhe sponsorizuesve të tyre ndërkombëtarë që t'i thonë një mjaft të madh e të vazhdueshëm kësaj psikologjie. Dhe po e bënë këtë, me kohë dhe pak fat, ndoshta edhe Shqipëria do të arrijë të dalë një ditë nga tuneli i pafund i korrupsionit.
    .

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Shoh me kenaqesi ndryshimet qe ka bere Tirana vitet e fundit.
    Dhe Edi Rama i ka dhene shume Tiranes.
    Ndoshta eshte i ri dhe jo me shume pervoje politike,por e shoh si nje lider inteligjent dhe me kulture.
    Pse te mos marri ne dore te ardhmen e vendit tone..
    Shpresoj qe Nano te iki po edhe nga Berisha nuk pres ndonje gje te madhe.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  4. #24
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Cuditem, akoma ekziston Berisha??
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #25
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Bokerrima , te falenderoj per postim qe ke bere .
    ...Uroj qe te gjithe te harxhojne pak kohe dhe ta lexojne !

    Kisha ndermend te vecoja disa citime me vlere nga ato dy shkrimet me lart , por ishte e kote . Cdo fjali shprehte te njejtin shqetesim , te njejtin problem , te njejtin mjerim qe ka pushtuar Shqiperine nga shqiponja vrasese qe fluturon drejt kaosit duke valvitur dy krahet e saj ( Nano-Berishe )

    Pershendetje !

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Mos u merzit plako se dite te bukura na presin.
    Po krijome te ardhmen per krijesat tona.
    Te gjithe mundimet,lotet,vuajtjet nuk mund te humbin kot.
    Diku kam lexuar qe çdo popull ka liderin qe meriton.
    Nuk i besoj sepse midis nsh ka njerez te shkelqyer per te cilet Nano dhe Berisha duhet te jene krenar qe i udheheqin.
    Meditim te mbare plako.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Citim Postuar më parë nga Taulant-Dardani
    Une i nevojitem Shqiperise...Dicka s'kuptoj..pse nuk thuani Udheheqesi por thuani Lideri,

    Tuki
    ESHTE GJITH AJO "USA" DHE NUK KA "LI-DE-RRA" DHE AS "UDH-HEQESA".

    PO NE PSE NA NEVOJITEN? S'MJAFTON EKSPERIENCA PREJ 10-tra DEKADASH TE DESHTUARA PER TE NDRYSHUAR MENTALITET. A KENI VENE RE SE VETEM VENDET E PRAPAMBETURA KANE NEVOJE PER "LI-DERRA" APO "UDH-HEQES,UDH-RREFYES".
    VENDET E CIVILIZUARA OPEROJNE ME EKIPE.

    TJETRA QE DO SHTOJA ESHTE : DUHET QE GJITHE POPULLI TE BJERE DAKORT DHE TE KERKOJE TE SANKSIONOHET ME LIGJ QE ASNJE POLITIKAN NUK DUHET TE QENDROJE NE POLITIKE AKTIVE ME SHUME SE 10 VJET DHE NE POSTE TE LARTA ME SHUME SE 2 MANDATE.
    NESE ARRIHET KJO, KY POPULL DO TE BEJE NJE HAP SHUME TE MADH DREJT CIVILIZIMIT DHE NDRYSHIMEVE PIZITIVE AQ SHUME TE DESHIRUESHME POR QE DERI SOT KANE MBETUR VETEM ENDRRA NE "SUNDUK".

  8. #28
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nese mendoni se vetem duke ndryshuar njeriun do te ndryshoni te sotmen apo te ardhmen ushqeni iluzione. Menyra e vetme per te arritur ate qe deshironi eshte te merrni pergjegjesite per te garantuar funksionimin e sistemit.

    Sot teorikisht Shqiperia eshte nje vend demokratik me pushtete te ndara ku drejtesia eshte e pavarur, ku pushteti ndryshon paqesisht me ane te votes se lire, ku qeveritaret jane te detyruar te zbatojne ligjet etj etj etj.

    Praktikisht te gjithe e dini se si eshte gjendja ....

    Ne te gjithe historine mijeravjecare te Perandorise Romake mes qindra perandoreve vetem njeri qelloi te ishte i drejte. Te tjeret abuzuan dhe qeverisen si diktatore.

    Gjendja do te ndryshoje vetem atehere kur te kete reagim ndaj asaj qe nuk eshte e drejte.. do te ndryshoje atehere kur te mos dilni ne rruge vetem kur humbni parate por edhe atehere kur u vidhen votat edhe atehere kur vidhet thesari i shtetit edhe atehere kur vrasesit nuk procedohen edhe kur misitrat vjedhin edhe kur krimi gjen mbeshtetje tek shteti, edhe kur qeveritaret ju genjejne ......

    Nese nuk e beni mos ushqeni iluzione se do te dale nje lider dhe do t'iu marre per dore per t'iu ndryshuar jeten. Perkundrazi degradimi do te vije ne rritje pasi ata qe vuajne pasojat e tij (dmth populli) nuk i kundervihen por qendrojne ne pasivitet.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Plotesisht dakord me parafolesin.
    Vetem per nje gje do kundershtoja.
    Njeriu eshte baza e sistemit keshtu qe...
    Demokracia ne Shqiperi eshte e rreme.
    Po nuk eshte faji i liderit,eshte i popullit qe deri tani ka pranuar nje sistem te tille.
    Ne ngrihemi vetem kur preken interesat personale.
    Te jesh i ndershem ne Shqiperine e sotme eshte nje privilegj qe askush nuk mund ta gezoje.
    Dhe kulmi..çfare pret nga njerezit kur i kane ngritur monumente trafikanteve te droges,vrasesve,atyre qe hehin ne rruge femijet e mitur per nje grusht leke.
    Ndertohen hotele,pallate,ristorante.. thuaj se jemi ne Rome.Jane te zotet sepse kane shitur droge,apo sepse kane nxjerre nje femije 14 vjeçare ne mes te rruges!!!!!
    Komenti i degjuar..hallall i qofte sepse eshte i zoti.
    Ne te tjeret jemi kot,njerez me limite qe humbim kohe me vogelsira.
    Po,po na e kane fajin te tjeret...te shkretet ne,viktima te evolucionit kapitalist.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Edi Rama !!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  4. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •