Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Jeta dhe Dashuria

    "Une dashuroj sepse jetoj ,por nuk jetoj per dashurine"

    sa e vertete apo fallso eshte kjo shprehja ime per juve.........

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,268
    Postimet nė Bllog
    22
    Te dashurosh nuk do te thote te jetosh, por te vleresosh jeten.
    Te jetosh do te thote te kerkosh dashurine.
    Zoti eshte dashuri pasi Ai e dhuron jeten.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    kjo qeka si ajo shprehja jetoj per te ngrene apo ha per te jetuar.Me duket se eshte e dyta.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

  4. #4
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Kete shprehjen me duket se e ka thene ndonje nga te mencurit e kesaj dynjaje.

    Pastaj cdo shprehje eshte relative dhe jo te gjithe mund te biem dakord me to pasi te gjithe ne kemi pervoja qe nuk i ngjajne aspak atyre te te tjereve.

    E jo me kur behet fjale per dashurine qe eshte nje teme jashtezakonisht e perjetuar ndryshe nga cdo qenie njerezore ne kete planet.

    Te jetosh do te thote te ndjesh, te prekesh, te qash, te gezohesh, te trishtohesh, te enderrosh dhe te zhgenjehesh. Tek te gjitha ato qe ndjen njeriu ka dashuri. Aty ku mungon dashuria jeta eshte e zymte dhe e cdo gje perjeteohet si pas nje perdeje te mjegullt e shikimi dobesohet..e ngjyrat treten...
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  5. #5
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Postuar mė parė nga Albo
    Te dashurosh nuk do te thote te jetosh, por te vleresosh jeten.
    Te jetosh do te thote te kerkosh dashurine.
    Zoti eshte dashuri pasi Ai e dhuron jeten.
    kjo po eshte shprehje qe nuk kundershtohet as nga filozofia dhe as nga feja, jam i mendimit qe nje pergjigje e tille do te ishte me mire te ishte nje pyetje e cila do te krijonte hapesire per diskutime te vlefshme si per filozofine ashtu edhe per teologjine.Dhe me e vecanta eshte qe kjo nenkupton dhe e kalon pyetjen time ne nje kendveshtrim me te gjere filozofik qe do te ishte e nevojshme pak durim per ta kuptuar ne hollesi.

  6. #6
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417

    Re: Jeta dhe Dashuria

    Postuar mė parė nga FLORIRI
    "Une dashuroj sepse jetoj ,por nuk jetoj per dashurine"

    sa e vertete apo fallso eshte kjo shprehja ime per juve.........
    Love is Life and Life is Love!!! Dashuria te jep Jete dhe Jeta te jep dashuri!!!
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Ne bishtin e kometes
    Postime
    20
    Jeta eshte nje lule qe kerkon here shi e here diell...
    Dashuria beson dhe dyshon me te njejten force,- kete e kishte thene nje njeri i letrave

  8. #8
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Dashuria eshte dicka reciproke e cila fitohet dhe rikthehet
    Per mua dashuria eshte per jeten si vaji per motorin. Motori eshte shume i fuqishem, shume i komplkuar dhe i sofistikuar po ama pa vajin ai prishet shpejt dhe gjithe ai mund per ta ndertuar ka shkuar kot

  9. #9
    Comes With Attitude
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Leeds
    Postime
    94
    Love doesn't make the world go round, love is what makes the ride worthwhile.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,053
    Njeriu qė mbetet pa dashurinė e tė tjerėve ėshtė qenia mė fatkeqe nėn dritėn e diellit...






    Pikėrisht sikur shenjat e trafikut, qė vihen buzė rrugės pėr ta orientuar shoferin tė arrijė nė cak lehtė, shėndoshė e mirė, edhe nė rrugėn tonė tė suksesit nė jetė duhet t'i vėmė shenjat orientuese qė na e lehtėsojnė ecjen e shėndetshme dhe arritjen e shpejtė e tė mirė deri te qėllimi.
    Shenja e parė ėshtė njė mendim shumė i hershėm, ėshtė thėnė shtatė shekuj mė parė dhe tė menēurit e mbajnė si vetullėn mbi sy. E ka thėnė poeti i famshėm persian Saadi, i cili ka vdekur mė 1291 nė moshėn 107-vjeēare. Nė "Gjylistanin" e tij, ose kopshtin e trėndafilave, thotė: - "Nė qoftė se dėshiron tė tė buzėqeshė jeta, buzėqeshi ti i pari jetės".
    E dyta ėshtė thėnė nga autori amerikan H.Boks, tashmė i njohur: "Nuk ka asgjė tjetėr nė botė qė tė ēarmatosė mė shumė e mė fort sesa mirėsia. Ēfarėdo lloj arme shkatėrrohet pėrpara saj".
    Secili njeri ka nevojė ta duan tė tjerėt nė atė masė, siē ka nevojė organike pėr ushqimin e trupit. Nėse do tė tė duan, tė tė respektojnė e tė nderojnė tė tjerėt, ta bėsh kėtė ti i pari. Sepse ēdo gjė qė bėn njeriu, bėn pėr vete. Tė tjerėt mund t'i lėndosh me urrejtjen tėnde, por lėndimin mė tė rėndė do t'ia sjellėsh vetvetes, sepse urrejtja ka lindur nė ty, nė kokėn tėnde. Nėse i do tė tjerėt, sidomos tė afėrmit qė nga rrethi familjar, ata do t'i shėrosh me rrezatimin e gėzimit e tė dashurisė sate, por do ta shėrosh shumė mė shumė vetveten, sepse dashuria e gėzimi po lindin nė shpirtin tėnd.
    Pėr kėtė Xh.Marfi do tė thotė: "Ndėrdija me pėrpikėri shėnon ēdo imtėsi qė ia pėrēoni pėr ta nxjerrė pastaj ēdo shėnim me besnikėri nė realitetin e sė pėrditshmes. Mu pėr kėtė shkak, nė marrėdhėniet ndėrmjet njerėzve do tė duhej pėrdorur rregulla e artė: "Gjithēka dėshironi t'ju bėjnė juve njerėzit, t'u bėni edhe ju atyre"!
    Atė qė dėshironi ta ndiejnė tė tjerėt pėr ju, ndieni edhe ju pėr ta. Ashtu siē doni tė sillen tė tjerėt ndaj jush, silluni edhe ju ndaj tyre.
    Mendimet janė krijuese, prandaj ēdo gjė qė e mendoni a ndieni pėr tė tjerėt, bėhet pjesė e pėrvojės suaj vetjake, sepse pėrmes veprimit tė ndėrdijes, mendimet tuaja materializohen nė realitetin tuaj. Veē kėsaj, ēdo sugjestion qė ia jepni ndokujt, nė tė vėrtetė e bėni pėr vetveten, sepse mendja si medium krijues e pranon atė dhe aty pėr aty fillon tė veprojė sipas tij.
    Nėse ndokujt do t'i bėni njė tė mirė, e mira do t'ju kthehet; nėse ndokujt i bėni keq, poashtu edhe e keqja do t'ju gjejė. Nėse ndokush i mashtron dhe i gėnjen tė tjerėt, nė tė vėrtetė ai mashtron dhe gėnjen vetveten. Ndjenja e fajshmėrisė, pas njė kohe tė caktuar, edhe atij do t'i sjellė humbje. Ndėrdija me kujdes shėnon aktin mendor tė mashtrimit dhe reagon nė pajtim me motivacionin mendor.
    Ndėrdija ėshtė pavetore dhe e pandryshueshme, nuk dallon religjion, racė, institucion. Nuk ndien mėshirė dhe as ėshtė hakmarrėse. Mėnyra se si mendoni e silleni, nė fund do t'ju kthehet edhe juve.
    Ata qė e njohin ligjin e tillė dhe mėnyrėn e veprimit tė ndėrdijes, gjithnjė do tė kenė kujdes tė mendojnė, tė ndiejnė dhe tė sillen mirė e drejt ndaj tė afėrmve tė vet.
    Sa e madhe ėshtė nevoja e njeriut qė ta duan tė tjerėt, do tė shohim nė shembullin e vjehrrės dhe tė qenit. Nė fillim, kėta dy shembuj, vjehrra dhe qeni, dikujt do t'i duken qesharakė dhe joseriozė, por t'i shohim njėherė se ēfarė materiali ilustrues ofrojnė dhe pastaj tė gjykojmė pėr seriozitetin e kėtij krahasimi.
    Nė pėrvojėn e popullit tonė ekziston njė thėnie, qė ėshtė bartur brez pas brezi, e cila nė mėnyrė tė mrekullueshme ilustron nevojėn shpirtėrore tė njeriut pėr tė qenė i dashur prej tė tjerėve. Keni dėgjuar kėtė fjalė tė urtė: "Pėr inat tė resė teme, mė dektė djali", ose nė jug: "Pėr inat tim re, tė mė vdesė im bir". Kush e e thotė kėtė? Nėna e djalit. Vjehrra e nuses.
    Djali nė popullin tonė ėshtė simbol i trashėgimisė, i ardhmėrisė, i jetės. Nėna qė ka djalė mund tė shpresojė ta martojė, tė ketė krah pune tė dyfishuar dhe tė ketė nipa e mbesa, do tė thotė ta sigurojė trashėgiminė.
    Instinkti prindor, ėshtė thėnė sa herė, ėshtė mė i fortė te nėna sesa te babai. Ėshtė qartėsuar me tė njohurat qė dihen: babai mund tė jetė edhe i panjohur, edhe kushdo, por nėna ėshtė ajo qė nga trupi i saj e sjell nė jetė fėmijėn.
    Prandaj cili ėshtė motivi, ai motiv aq i fortė, aq i tmerrshėm do tė thosha, qė e detyron njė zemėr qė nėna t'ia dėshirojė vdekjen djalit tė saj, bimės sė shpirtit dhe pėrmes kėsaj vdekjeje tė tė birit, t'ia dėshirojė vetes dhembjen mė tė thellė qė njeh njerėzimi dhe zhdukjen e ēdo gjėje tė bukur qė e lidh me jetėn e me ardhmėrinė?
    Pėrgjigjja ėshtė e shkurtėr: frika nga humbja e dashurisė! Dashuria e fėmijės sė saj, bimės sė shpirtit, qė ėshtė gjėja mė e shtrenjtė nė jetėn e nėnės, tash ėshtė kthyer nė drejtim tjetėr: kah nusja! Dhe, nėna kėtė e ndien dhe e pėrjeton tepėr rėndė, duke e ndier veten se ka mbetur jetime, e vetmuar madje edhe pa dashurinė e fėmijės sė vet, bimės sė shpirtit.
    Nėna e di se edhe vetė ka qenė nuse, se edhe vetė ia ka marė dikujt dashurinė e djalit. Nėna e di poashtu se nė kėtė botė raporti ėshtė plotėsisht i drejtė: "pa e dhėnė tė dhimbshmen, nuk e merr tė kėndshmen", pa e dhėnė dashurinė e vet, nuk mund t'i ketė dhuratė nipat e mbesat, pra, trashėgiminė, por, megjithatė, "krijesa njerėzore qė mbetet pa dashurinė e tė tjerėve, ėshtė qenia mė fatkeqe nėn dritė tė diellit", thotė njė urtėsi e lashtė kineze.
    E pėrpunuam kėtė thėnie, qė shpreh njė gjendje tė skajshme tė mallkimit, sepse kėtė mallkim nuk ia bėn vetes secila nėnė, nuk e thonė as shumica e madhe e vjehrrave-nėna. Kjo thėnie sigurisht do tė ketė lindur nga gjendja e rėndė shpritėrore e nėnės, atėherė kur nusja e pakujdesshme nxjerr nė shesh tėrė brendėsinė e ndjenjave dhe sillet ndaj vjehrrės me arrogancė tė tepruar, duke i shkaktuar dhembje e pikėllim.
    Pavarėsisht se kjo gjendje ėshtė e skajshme dhe u ndodh njė pakice tepėr tė vogėl tė nėnave-vjehrra, qėndron e vėrteta e plotė se re e vjehėrr nuk duhen. Nė rastin mė tė mirė, durohen! Pra, e durojnė njėra-tjetrėn duke i ndrydhur ndjenjat e veta. Qartėsimet pėr kėtė i gjejmė edhe nė krijimtarinė tonė gojore, sidomos kur thuhet se re e vjehėrr nuk durohen ndėrmjet vete, pėr shkak se nuk pajtohet koha me kohė, pėr shkak se janė tė ambienteve (fiseve) tė ndryshme e tė tjera, e tė tjera.
    E vėrteta e plotė dhe e pamohueshme ėshtė njė dhe qenėsore: ndėrmjet tyre bėhet luftė e thellė shpirtėrore pėr ta marė dashurinė.
    Prandaj a s'shihet nga ky shembull sa e madhe ėshtė nevoja e njeriut, qė ta duan tė tjerėt? Dhe, nė pajtim me kėtė ligjshmėri, cila do tė jetė rruga mė e mirė pėr sukses nė jetė: dashuria e natyrshme ndaj tė afėrmve tanė, dashuria e sinqertė e kuptimplote, apo urrejtja, cinizmi, zilia dhe prishja e plotė e drejtpeshimit real?
    Shpejtova ta them kėtė fjali, me qėllim qė tė mos largohemi nga pika qendrore e temės.
    E, tash tė shohim filozofinė e qenit. Po, hiē pa thonjėza. filozofinė e qenit e pėrpunon nė njė libėr tė tėrė besoj nė mėnyrėn mė komplete, autori amerikan. J. Fixherald. Meqenėse ėshtė njė libėr voluminoz dhe nuk kemi mundėsi ta citojmė nė interpretim tė lirė, po e them qenėsoren e kėsaj filozofie.
    Gjithkund nė vendet perėndimore, pra, nė vendet shumė tė zhvilluara, qeni ka fituar statusin e anėtarit tė familjes. Madje ky status i qenit nė familje, ka nisur tė bėhet edhe aq i privilegjuar, sa ka marrė pėrmasa shqetėsuese.
    Me fjalė tė tjera, s'ka familje nė botėn e zhvilluar, qė nuk e mban me dashuri e kujdes tepėr tė madh, njė qen, e mė pak njė mace apo kafshė tjetėr.
    Njerėzit nė botėn e zhvilluar asnjė hap nuk e bėjnė pa interes. Por cilin interes praktik e ka njeriu qė mban qenin nė familje? A ka ndonjė pėrfitim prej qenit? A i hahet mishi? A i pėrdoret leshi, lėkura? Asnjė pėrfitim material! Asnjė!
    E, shpenzime? Shumė mė shumė se pėr njė anėtar familjeje! E kujdesi? Disa herė mė shumė se pėr njerėzit, sepse njerėzit dinė tė kujdesen pėr vete, kurse qeni s'di!
    E ushqejnė, e lajnė, e mjekojnė (madje mjekim tepėr i shtrenjtė), i bėjnė frizurė e shėtisin me orar tė caktuar: natėn, nė mėngjez, nė mbrėmje.
    Dhe: gjithė ky kujdes dhe asnjė interes! A ėshtė e mundur? Jo. Nuk ėshtė e mundur.
    Njeriu nė Perėndimin e zhvilluar pėrditė e mė thellė ndien vetminė. Fėmijėt, sapo ta arrijnė moshėn madhore, punėsohen dhe fillojnė jetėn e tyre tė pavarur. Me prindėrit, nė rastet mė tė mira, takohen njė herė nė javė.
    Shokėt, miqėt, dashamirėt, qė tė gjithė janė tė zėnė me dinamikėn e punės dhe askush nuk ka kohė pėr askėnd.
    Kush e plotėson, prandaj, atė nevojė tė thellė shpirtėrore tė njeriut qė ta duan tė tjerėt? Sidomos kush e plotėson atė nevojė aq tė theksuar kėtu, ku gjithkush i takon vetėm vetvetes dhe askujt tjetėr?
    Qeni dhe askush tjetėr. Sepse qeni e do tė zotin, e do padronin me njė dashuri tė sinqertė e tė thellė. Dhe, prandaj, ėshtė e vetmja krijesė nė botė qė ekzistencėn e siguron me dashuri! Madje do tė thosha edhe jo ekzistencė ēkado, por me standard tė lartė e me komoditet tė plotė.
    Kjo ėshtė filozofia e qenit!
    Tė dy kėta shembuj, ma merr mendja, nė mėnyrėn mė komplete, mė tė thellė dhe mė tė gjithanshme, e ilustrojnė atė qė e pėrsėritėm disa herė: nevojėn e thellė shpirtėrore tė njeriut qė ta duan tė tjerėt.
    Por, nėse nisemi nga zakoni i mirė i njerėzve tė menēur, qė asnjė ndejė, asnjė bisedė, asnjė veprim, madje dhe asnjė fjalė nuk e thonė pa njė qėllim, atėherė, sipas kėtij zakoni tė mirė, a ta pyesim veten: cili ishte qėllimi i potencimit dhe i ilustrimit tė nevojės shpirtėrore tė njeriut qė ta duan tė tjerėt?
    Pėrgjigjja ėshtė e shkurtėr, thėnia e F.Bekonit: "Dituria dhe fuqia njerėzore pėrbėjnė po tė njėjtėn gjė, sepse mosnjohja e shkaqeve pengon suksesin."
    Njeriu nė jetė nuk mund tė ekzistojė i vetmuar, prandaj qė t'ia lehtėsojė vetes rrugėn pėr arritjen e suksesit tė lartė, duhet t'i njohė njerėzit dhe tė sillet ndaj tyre nė mėnyrėn mė tė natyrshme, qė ndihmon krijimin e njė harmonie normale njerėzore.
    Prandaj, nė qoftė se do qė jeta tė tė buzėqeshė, buzėqeshi ti i pari jetės! Dije se s'ka asgjė nė botė qė tė ēarmatosė mė shumė e mė fortė sesa mirėsia, prandaj duaji tė afėrmit tuaj, nėse e do vetveten, dhe gjithēka dėshironi t'ju bėjnė juve njerėzit, bėni edhe ju atyre, nė qoftė se nė rrugėn tuaj jetėsore dėshironi tė keni hapin e sigurt, tė suksesshėm e tė ndershėm.

Tema tė Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •