Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 98
  1. #41
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Kurani Madheshtor

    Mbretwria e kesaj bote eshte Islami

    2:193.
    Luftoni ata (idhujtarët) derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe deri sa të aplikohet feja vetëm për All-llahun

    8:39.
    Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë.


    Bibla

    36 Jezusi u përgjigj: ``Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej``(Gjoni 18).


    19 Por ne e dimë se gjithçka që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t`i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë,.(Romakëve 3)

    33 të cilët, me anë të fesë nënshtruan mbretërira, realizuan drejtësinë, arritën ato që u premtuan, ua zunë grykën luanëve, Hebrenjve - Kapitulli 11





    8 E përse të mos themi si disa që, duke shpifur, pohojnë se ne themi: ``Të bëjmë të keqen që të vijë e mira``? Dënimi i këtyre është i drejtë.(Romakëve 3)
    Sa budalla eshte "Odisea"

  2. #42
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Pasuria nuk eshte kriter vleresimi tek Zoti.

    Pa besim monoteist pasuria nuk vlen


    64:15.
    S'ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu, është shpërblim i madh

    65:7.
    Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati).

    9:55.
    Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, All-llahu do vetëm t'i dënojë me to në jetën e kësaj bote e t'ju nxjerrë shpirtërat duke qenë ashtu qafira.

    9:85.
    Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre. All-llahu deshi t'i mundojë me të në këtë botë dhe t'u dalë shpirti duke qenë mohues.
    3:116.
    S'ka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do t'u bëjnë dobi ndaj (dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre.Ata janë banues të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë.


    Mosiu per pasurine

    10:88.
    Musai tha: "Zoti ynë, Ti i ke dhënë faraonit dhe parisë së tij mjete të përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zot ynë, po i largojnë njerëzit prej rrugës tënde. Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e tyre, e të mos besojnë derisa të shijojnë dënimin e idhët.

    Sulejmani per pasurine

    27:36.
    E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: "A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu më ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!"

    34:37.
    Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar.

    57:20.
    Ju njerëz dinie se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.

    58:17.
    Atyre nuk do t'u bëjë kurrfarë dobie pasuria e tyre e as fëmijët e tyre para All-llahut. Ata janë banorë të zjarrit, aty janë përgjithmonë.

    Bibla

    15 Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Ne qoftë se ndokush do botën, dashuria e Zotit nuk është në të, 1 e Gjonit - Kapitulli 2




    24 Dhe po jua përsëris: Eshtë më lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, se sa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë".(Mateu 19)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arrnubi : 07-04-2006 më 13:56
    Sa budalla eshte "Odisea"

  3. #43
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga ~Geri~
    Ne krishterim



    17 Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë, (Ephesians 5)

    6 Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.
    7 Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij. Proverbs 31: 6-7

    20 Prifti do t'i tundë si oferta para Zotit; është një gjë e shenjtë që i përket priftit, bashkë me gjoksin e ofertës së tundur dhe me kofshën e ofertës së ngritur. Pas kësaj nazireu do të mund të pijë verë. Numbers 6:20


    7 Libacioni i tij do të jetë një çerek hini për çdo qengj; do t'ia derdhësh libacionin e pijeve dehëse Zotit në vendin e shenjtë. (Numbers 28)


    21 Éshtë mirë të mos hajë mish njeriu, as të mos pijë verë, as të mos bëjë gjë që mund ta çojë vëllanë tënd të pengohet, ose të skandalizohet ose të dobëson.(Romans 14)





    Ne Islam

    5:90.
    O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.


    Citim Postuar më parë nga ino89
    Si e shpjegoni kete?

    Jezusi deklaron nw dhiaten e Re

    (Mateu 5:17)“ Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, po për t’i plotësuar.”


    Zoti i thote Aronit ne Dhiaten e vjeter

    8 Zoti i foli akoma Aaronit, duke thënë:


    9 "Mos pini verë as pije dehëse as ti as bijtë e tu, kur do të hyni në çadrën e mbledhjes, që të mos vdisni; do të jetë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj,


    10 me qëllim që të mundni të dalloni midis të shenjtit dhe profanit, midis të papastrit dhe të pastrit,


    11 dhe të mundni t`u mësoni bijve të Izraelit të gjitha ligjet, që Zoti u ka dhënë atyre me anë të Moisiut".(Leviticu 10)


    Dhiata e Re thote

    28 Kushdo që shkel ligjin e Moisiut vritet pa mëshirë me deponimet e dy ose tre dëshmitarëve. (Hebrenjve 10)




    Sipas ketij ligji a duhen vrare prifterinjte qe pine vere apo jo?



    Nese e gervishim biblen brenda saj do gjejme Islamin.


    Problemi biblik i veres dhe pijet dehese eshte shume konfuz dhe kontradiktor.Aty ku thuhet mos pi vere .


    18 Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë,{Efesianëve 5}

    21 Éshtë mirë të mos hajë mish njeriu, as të mos pijë verë, as të mos bëjë gjë që mund ta çojë vëllanë tënd të pengohet, ose të skandalizohet ose të dobëson.{Romans 14}



    Ne vend tjeter thuhet pi vere te shpetosh nga vuajtjet (Motivi pijanecit)

    6 Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.
    7 Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij. Proverbs 31: 6-7

    Nderkohe qe ne nje vend tjete thuhet qe kush eshte pijanec nuk eshte ne mbreterine e Zotit.

    .... o pijanec ose cub; me një të tillë bile as të mos hani bashkë.
    Sepse a më takon mua të gjykoj edhe ata që janë jashtë? A nuk i gjykoni ju të brendshmit? 13 Por ata të jashtmit Perëndia i gjykon. Prandaj nxirreni të ligun nga vetja juaj.(1 e Korintasve 65 /11)

    Po ashtu flitet dhe per shpangimin e rreme qe pretendojne krishteret.

    9 A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët,
    10 as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
    11 Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Jezusit dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.(1 e Korintasve 6)



    Nderkohe qe kur flitet per Jezusin Marku perdor veren .

    22 Pastaj e çuan Jezusin në vendin të quajtur Golgota, që do të thotë: "Vendi i Kafkës".
    23 I dhanë të pijë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori.(Marku15)

    Kurse Luka dhe Mateu flasin per uthullen.

    36 Edhe ushtarët e tallnin, duke iu afruar dhe duke i ofruar uthull,
    37 dhe duke thënë: ``Nëse ti je mbreti i Judenjve, shpëto veten``.{luka 23}


    33 Dhe, kur arritën në vendin që quhej Golgota, domethënë "Vendi i kafkës",
    34 i dhanë të pijë uthull të përzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte. (Mateu 27)


    Ndoshta ne ate kohe ishte nje pije qe ne sot i themi Musht e cila nuk eshte dehese dhe nuk eshte alkolike.Nuk mund te themi kurre qe Profeti i madh i Zotit Jezusi pinte vere dhe thyente ligjin e Mosiut.Gjithashtu kjo gje thuhet dhe per Gjon Pagezorin dhe Ligji i Mosiut duhet te jete i njejte per te gjithe Prifterinjte dhe besimtaret .

    13 Por engjëlli i tha: ``Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t`ia vësh emrin Gjon.

    14 Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.

    15 Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s`ëmës.(Luka 1)


    Une kam nje pyetje. Kush e quajti Veren Gjak te krishtit duke qene ne kundershtim me Dhiaten e re dhe te Vjetren.Duke qene ne kundershtim me Moisiun, Gjon Pagezorin dhe gjithe Profetet e Zotit?

  4. #44
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Përkulja (rukuja) dhe rënia në sexhde:


    Kur’ani thotë: “O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhuronie. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim”. (Haxhxh 77) “...ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë mëshir dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil”. (Fet’h 29) “Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen!” (Ali Imran 43)

    Ndër pjesët përbërëse të namazit është edhe përkulja (rukuja) dhe vënia e fëtyrës në tokë (sexhdeja) ashtu siç përmendet në Kur’an përmendet edhe në Bibël ku gjithë profetët e kan kryer këtë adhurim, më poshtë po i përmendim disa nga profetët:

    Bibla tregon: 1) Abrahami: “Atëherë Abrami përuli fytyrën në tokë dhe Perëndia i foli...”. (Zanafilla 17:3) “Kur shërbëtori i Abrahamit dëgjoi fjalët e tyre u përul për tokë përpara Zotit”. (Zanafilla 24:52)

    2) Moisiu dhe Aaroni: “Atëherë Moisiu dhe Aaroni u larguan nga asambleja për të vajtur në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe ranë përmbys me fytyrën për tokë; dhe lavdia e Zotit iu shfaq atyre”. (Numrat 20:6) “Atëherë Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë: "Ndahuni nga kjo asamble dhe unë do t'i zhduk në një çast". Por ata ranë përmbys me fytyrën për tokë dhe thanë: "O Perëndi, Perëndia i frymëve të çdo mishi! Sepse një njeri i vetëm ka mëkatuar, a duhet të zemërohesh ti me të gjithë asamblenë?". (Numrat 16:20-22) “Dhe Moisiu nxitoi të përkulet deri në tokë, dhe adhuroi”. (Exodi 34:8)

    3) Elija: “...por Elia u ngjit në majë të Karmelt, u përkul deri në tokë dhe vuri fytyrën midis gjunjëve...” (1 Mbretërve 18:42)

    4) Jozeu: “...Atëherë Jozueu ra përmbys para tij” (Jozeu 5:14)

    5) Ezra: “Ezdra bekoi Zotin, Perëndinë i madh, dhe tërë populli u përgjigj: "Amen, amen", duke ngritur duart; pastaj u përkulën dhe ranë përmbys me fytyrë për tokë përpara Zotit”. (Nehemia 8:6)

    6) Solomoni: “Kur Salomoni mbaroi së drejtuari Zotit tërë këtë lutje dhe kërkesë, ai u ngrit para altarit të Zotit ku ishte gjunjëzuar me duart e shtrira në drejtim të qiellit”. (1 Mbretërve 8:54)

    7) Davidi: “Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë”. (Psalmet 95:6)

    8) Jezusi: “Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej”, ” Jezusi po lutej në vetmi”, “dhe ra në gjunj dhe lutej”, “shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë” (Lluka 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), “Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej” (Mateu 26:39) “Dhe, si shkoi pak përpara, ra përmbys përtokë dhe lutej”. (Marku 14:35)

  5. #45
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    11 Dhe turmat thonin: ``Ky është Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesë.
    12 Pastaj Jezusi hyri në tempullin e Perëndisë, i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.*Mateu 21(



    43 Tani nëse dora jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh dorëcung në jetë, sesa të kesh dy duar dhe të shkosh në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,(Marku 9)




    38. Vjedhësit dhe vjedhëses preniu duart, si shpagim i veprës që bën, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.
    39. E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s'ka dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.

  6. #46
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Papati dhe hipokrizia


    5 Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t`u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre.

    6 Duan kryet e vendit në gostira dhe vendet e para në sinagoga,


    7 si edhe përshëndetjet në sheshe dhe të quhen rabbi, rabbi nga njerëzit.


    8 Por ju mos lejoni që t`ju quajnë rabbi, sepse vetëm një është mësuesi juaj: Krishti, dhe ju të gjithë jeni vëllezër.


    9 Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.[ E ka fjalen per Papen)

    10 As mos lejoni që t`ju quajnë udhëheqës, sepse vetëm një është udhëheqësi juaj: Krishti.


    11 Dhe më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj.(e ka fjalen per puthjen e dores)

    12 Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet.


    13 Por mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse mbyllni mbretërinë e qiejve para njerëzve; sepse as ju nuk hyni, as nuk i lini të hyjnë ata që janë për të hyrë.


    14 Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse gllabëroni shtëpitë e të vejave dhe për sy e faqe bëni lutje të gjata; për këtë arsye ju do të pësoni një dënim më të rreptë.


    15 Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse përshkoni detin dhe dheun për të bërë prozelitë, dhe kur ndokush bëhet i tillë, e bëni bir të Gehenas dhe dy herë më të keq se ju!

    23 Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ju llogaritni të dhjetën e mëndrës, të koprës dhe të barit të gjumit, dhe lini pas dore gjërat më të rëndësishme të ligjit: gjyqin, mëshirën dhe besimin; këto gjëra duhet t`i praktikoni pa i lënë pas dore të tjerat.

    24 Udhëheqës të verbër, që sitni mushkonjën dhe kapërdini devenë!


    25 Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse pastroni anën e jashtme të kupës dhe të pjatës, ndërsa përbrenda janë plot me grabitje dhe teprime.


    26 Farise i verbër! Pastro më parë përbrenda kupën dhe pjatën, që edhe përjashta të jetë e pastër.


    27 Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse u ngjani varreve të zbardhuara (me gëlqere), që nga jashtë duken të bukur, por brenda janë plot eshtra të vdekurish dhe gjithfarë papastërtish.


    28 Kështu edhe ju nga jashtë u paraqiteni njerëzve si të drejtë; por përbrenda jeni plot hipokrizi dhe paudhësi.


    29 Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ndërtoni varrezat e profetëve dhe zbukuroni monumentet e të drejtëve,


    30 dhe thoni: "Po të kishim jetuar në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim bashkëpunuar me ta në vrasjen e profetëve".


    31 Duke folur kështu, ju dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bijtë e atyre që vranë profetët.


    32 Ju e kaloni masën e etërve tuaj!


    33 O gjarpërinj, o pjellë nëpërkash! Si do t`i shpëtoni gjykimit të Gehenas?


    34 Prandaj, ja unë po ju dërgoj profetë, dijetarë dhe skribë; ju disa prej tyre do t`i vritni dhe do t`i kryqëzoni, disa të tjerë do t`i fshikulloni në sinagogat tuaja dhe do t`i persekutoni nga një qytet në tjetrin,


    35 që të bjerë mbi ju gjithë gjaku i drejtë i derdhur mbi dhe, nga gjaku i të drejtit Abel, deri te gjaku i Zaharias, birit të Barakias, që ju e vratë ndërmjet tempullit dhe altarit.


    36 Në të vërtetë po ju them se të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brez.


    37 Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t`i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!


    38 Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë.


    39 Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!"``.(Mateu23)

  7. #47
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Bibla

    11 Engjëlli i Zotit i tha akoma: "Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd;(Zanafilla 16)


    20 Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: ``Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç`është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.

    21 Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t`i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre``.(Mateu1)


    13 Por engjëlli i tha: ``Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t`ia vësh emrin Gjon.(Luka 1)

    Kuran

    3:39.
    E duke u falur ai në faltore, engjëjt e thërrasin: "All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit!"


    3:45.
    Përkujto kur engjujt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në dynja e ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit).

  8. #48
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Shtremebrimi biblik ne lidhje me ate qe Ibrahimi do bente kurban.Ai ishte djali i tij i pare Ismaili parardhesi i profetit Muhamed .a.s

    18 Po atë ditë Zoti bëri një besëlidhje me Abramin duke i thënë: "Unë u jap pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit:(Zanafilla 15)

    Me ke do ta lidhte Zoti kete beselidhje?


    10 Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: "Unë do t`i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh".
    11 Engjëlli i Zotit i tha akoma: "Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd;(Zanafilla 16)

    Premtimi i Zotit u realizua.

    17 Por këto janë vitet e jetës së Ismaelit, gjithsej njëqind e tridhjetë e shtatë vjet; pastaj ai dha frymë dhe vdiq, dhe u bashkua me popullin e tij.
    18 (Dhe bijtë e tij banuan nga Havilahu deri në Shur, [B]që është në lindje të Egjiptit, në drejtim të Asirisë[/B]). Ai u vendos në prani të të gjithë vëllezërve të tij.(Zanafilla 25)


    Ismaeli ishte biri i sproves se Ibrahimit.Pavarsisht se cifutet e nderruan emrin e tij mirepo nuk e nderruan fjalen "Te vetmin bir".




    2 Dhe Perëndia tha: "Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e Moriahve dhe sakrifikoje në një nga malet që do të të tregoj".


    12 Engjëlli i tha: "Mos e zgjat dorën kundër djalit dhe mos i bëj asnjë të keqe. Tani e di mirë që ti i trembesh Perëndisë, se nuk më ke refuzuar birin tënd, të vetmin bir që ke".


    16 "Unë betohem për veten time, thotë Zoti, se ti e bëre këtë dhe nuk kurseve tët bir, të vetmin bir që ke,(zanafilla 22)


    Sipas Kuranit edhe Isaku eshte djale i bekuar i Ibrahimit pavarisht se bibla pasardhesin e tij Jakobin nga i cili e kane prejardhjen hebrejte e jep si nje njeri qe ia vjedh bekimin Esaut.Edhe hebrejte te ndikuar nga keto mesime biblike e nderruan dhe emrin e Ismailit me ate te Isakut prej te cilit kane prejardhjen hebrejte mbas djalit te tij Jakobit i cili u quajt Israil=(Rob i Zotit)




    37:102.
    Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: "O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?" Ai tha: "O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!"
    103. E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë).
    104. Ne e thirrëm atë: "O Ibrahim!"
    105. Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!
    106. Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.
    107. Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm.
    108. Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.
    109. Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!
    110. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
    111. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.






    Per profecine e beselidhjes se Ibrahimit dhe pasardhsve te tij flet dhe Dhiata e re

    22 Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira.
    23 Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga e lira lindi për hir të premtimit.
    24 Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari.
    25 Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme ...(Galatsve 4)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arrnubi : 18-05-2006 më 15:33
    Sa budalla eshte "Odisea"

  9. #49
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Xhihadi i Abrahamit ne bibel.


    14 Kur Abrami mësoi se vëllai i tij ishte zënë rob, ai armatosi njerëzit e stërvitur, shërbyes të lindur në shtëpinë e tij, gjithsej treqind e tetëmbëdhjetë veta dhe i ndoqi mbretërit deri në Dan.

    15 Ai i ndau forcat e tij kundër tyre natën, dhe me shërbyesit e tij i sulmoi dhe i ndoqi deri në Hobah, që ndodhet në të majtë të Damaskut.

    16 Kështu ai rimori tërë pasurinë dhe solli me vete edhe Lotin, të vëllanë, dhe tërë pasurinë e tij, si edhe gratë dhe popullin.(Zanafilla 14)

  10. #50
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Tjeter Xhihad Biblik


    25 Por ndodhi që ditën e tretë, ndërsa ata vuanin, dy nga bijtë e Jakobit, Simeoni dhe Levi, vëllezër të Dinës, morën secili shpatën e vet, u vërsulën mbi qytetin që rrinte në siguri dhe vranë tërë meshkujt.


    26 Vranë me shpatë edhe Hamorin dhe birin e tij Sikem, pastaj muarrën Dinën nga shtëpia e Sikemit dhe ikën.


    27 Bijtë e Jakobit u vërsulën mbi të vrarët dhe plaçkitën qytetin; sepse motrën e tyre e kishin çnderuar.


    28 Kështu ata morën kopetë me bagëti të imët dhe të trashë, gomarët e tyre, gjithçka që ishte në qytet dhe gjithçka që ishte nëpër fushat,


    29 dhe morën me vete si plaçkë tërë pasuritë e tyre, tërë fëmijët e tyre të vegjël, gratë e tyre dhe gjithçka ndodhej në shtëpitë.


    30 Atëherë Jakobi i tha Simeonit dhe Levit: "Ju më keni futur në telashe duke më bërë të urryer nga banorët e vendit, Kanaanët dhe Perezejtë. Me qenë se ne jemi pakicë, ata do të grumbullohen kundër meje dhe do të më sulmojnë, dhe unë ashtu si shtëpia ime do të shfarosemi".


    31 Por ata u përgjigjën: "A duhet ta trajtonte ai motrën tonë si një prostitutë?".Zanafilla 34

    Mos u qani tani per aktet e muslimaneve sepse bibla e ligjeron vrasjen e nje qyteti te tere vetem per nje perdhunim.Tekbiri le ta mbushe qiellin dhe gjaku token.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ORIONI : 26-05-2006 më 15:19

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 15:02
  3. Feja e vertete
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •