Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 98
  1. #31
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Largimi nga mbreteria e Zotit e atij qe eshte idhujtar , politeist, etj.

    Markut 12/ 28-34: "28. atëherë një nga skribët që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se si iu ishte përgjigjur mirë iu afrua dhe e pyeti: Cili është I pari I të gjitë urdhërimeve? 29. Dhe Jezusi iu përgjigj: -Urdhërimi I parë I të gjithëve është: Dëgjo, o Izrael! Zoti, Perëndia ynë është I vetmi Zot. 30. Dhe, duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me të gjithë mëndien tënde e me të gjithë forcën tënde! Ky është I pari urdhërim. 31. Dhe I dyti I ngjan këtij: Duaje të afërmin tëndi porsi vetveten. Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta. 32. Atëherë skribi I tha: Mirë mësues, the sipas të vërtetës se ka vetëm një Perëndi dhe s'ka asnjë përve> Tij, 33. dhe ta duash me gjithë zemër, me të gjithë mëndien, me gjithë shpirti e me gjithë forcë dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa të gjithë olokaustet dh fllijimet. 34. Dhe Jezusi duke e parë se ai ishte përgjigjur me mend, I tha: Ti je nuk larg nga mbretëria e Perëndisë.
    Mateut 22/ 34-40: "Dhe tha Mesihu në fund: Nga këto dy urdhërime varet I tërë ligji dhe profetët."




    9 Ju kam shkruar në letër, të mos përziheni me kurvarë,

    10 dhe aspak me kurvarët e kësaj bote, ose me lakmuesit ose me cubat, ose me idhujtarët, sepse atëherë duhet të dilni nga bota.

    11 Por tani ju shkrova të mos përziheni me atë, të ashtuquajturin vëlla, që është kurvar, ose lakmues ose idhujtar, o shpi-fës, o pijanec ose cub; me një të tillë bile as të mos hani bashkë.

    12 Sepse a më takon mua të gjykoj edhe ata që janë jashtë? A nuk i gjykoni ju të brendshmit?
    13 Por ata të jashtmit Perëndia i gjykon. Prandaj nxirreni të ligun nga vetja juaj.(1 e Korintasve 65 )




    9 A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët,
    10 as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
    11 Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Jezusit dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.(1 e Korintasve 6)



    8 Dhe ne e dimë se ligji është i mirë, në qoftë se njeriu e përdor si duhet;
    9 duke ditur këtë, që ligji nuk është vënë për të drejtin, po për të pabesët dhe të rebelët, për të ligët dhe mëkatarët, për të pamëshirshmit dhe të ndyrët, për ata që vrasin babë e nënë, për vrasësit,
    10 për kurvarët, për homoseksualët, për grabitësit, për rremët, për ata që shkelin betimin, për çdo gjë tjetër që bie në kundërshtim me doktrinën e shëndoshë,(1 e Timoteut 1)


    13 Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit``.

    14 Lum ata që i kryejnë urdhërimet e tij, që të kenë të drejtën për drurin e jetës dhe për të hyrë në portat e qytetit.

    15 Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën.(Zbulesa 22 )
    Ndryshuar për herë të fundit nga ORIONI : 08-03-2006 më 16:06

  2. #32
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Xhizja BIBLIKE


    Ligji i Përtërirë, kapitulli 20 dhe na e komentoni sipas llogjikës tuaj njerzore:

    “ Kur t’i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t’i ofrosh së pari Paqen. Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t’i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin(xhizen) dhe do të shërbejë. Por në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh. Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij; por gratë, fëmijët, bagëtin dhe të gjitha ato që ndodhen në qytet, tërë prenë e tij, do t’i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë. Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve.

  3. #33
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga ORIONI
    Eshte shkatarrim per ato qe me duart e veta shkruajten libren dhe thane ky eshte prej Zotit.(Kuran)



    20 Por ka pasur edhe profetë të rremë midis popullit, ashtu si do të ketë midis jush mësues të rremë, të cilët do të fusin fshehurazi herezi shkatërruese dhe, duke mohuar Zotërinë që i bleu ata, do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë.
    21 Dhe shumë vetë do të ndjekin doktrina shkatërruese të tyre dhe për shkak të tyre udha e së vërtetës do të shahet.( letra e dyte Pjeter 1 :-19)


    ( Jeremia 8-8)Si mund te thoni, 'ne jemi te mencur, dhe ligjet e Zotit jane me ne'? Por, kujdes, penda e shkruesve (te bibles) e ka kthyer ne Genjeshter.


    30 Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër.[gjoni20]

    6 Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër,7 i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit.(Galatasve 1/6-7)


    Ne në fakt nuk falsifikojmë fjalën e Perëndisë, si shumë të tjerë, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perëndisë, përpara Perëndisë në Krishtin.(2 korintasave 2/ 17)


    15 O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu, askush nuk e zhvleftëson as nuk i shton gjë.( Galatasve 3/15)


    6 i cili na bëri të aftë të jemi shërbëtorë të besëlidhjes së re, jo të shkronjës, por të Frymës, sepse shkronja vret, por Fryma jep jetë.
    7 Dhe, në qoftë se shërbimi i vdekjes, që ishte gdhendur me shkronja mbi gurë, qe i lavdishëm aq sa bijtë e Izraelit nuk mund të vështronin me sy fytyrën e Moisiut, për shkak të lavdisë së pamjes së tij, që duhet të anullohej, .(2 korintasave 3)


    (Romaket 7:6)Por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç`ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës.



    6 Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira,

    7 sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një tjetër
    ................
    ....13 Duke thënë "një besëlidhje e re", ai e vjetëroi të parën; edhe ajo që vjetrohet dhe plaket është afër prishjes.(Hebrenjve 8)
    (Shiko Isaia 37 dhe krahasoje me Librin e II Te mbreterve 19 jane te dyja njesoj)

    30 Prandaj ja", thotë Zoti, "unë jam kundër profetëve që i vjedhin njëri-tjetrit fjalët e mia.
    31 Ja", thotë Zoti, "unë jam kundër profetëve që përdorin gjuhën e tyre dhe thonë: "Ai thotë".
    36 Por orakullin e Zotit nuk do ta përmendni më, sepse fjala e secilit do të jetë orakulli i tij, sepse keni shtrembëruar fjalët e Perëndisë të gjallë, Zoti i ushtrive, Perëndia ynë.( Jeremia 23)

    Toka është përdhosur nga banorët e saj, sepse këta kanë shkelur ligjet, kanë ndryshuar statutin, kanë marrë nëpër këmbë besëlidhjen e përjetshme.(isaia 24/5)
    Ndryshimi i dhiates se vjeter dhe perkufizimi i idhujtarise.

    24 Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre,


    25 që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen.(Romaket 1)

  4. #34
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga ~Geri~
    Emri i fese hyjnore

    Ne Bibel

    Dhiata e Vjeter


    (Jeremia 28-9) Profeti qe profetizon Paqen kur fjala e tij te behet realitet do te njihet si profet i vertete i derguar prej Zotit


    10 Unë do t`i zhduk qerret nga Efraimi dhe kuajt nga Jeruzalemi; harqet e luftës do të asgjësohen. Ai do t`u flasë për Paqe kombeve; sundimi i tij do të shtrihet nga deti në det, dhe nga Lumi deri në skaj të dheut.(Zekeria 9/10)


    10 Skeptri nuk do t`i hiqet Judës(Israelit), as bastuni i komandimit nga këmbët e tij, deri sa të vijë Paqa dhe atij do t`i binden popujt.(Zanafilla 49)



    15 Ja mbi male këmbët e atij që njofton lajme të mira dhe që shpall Paqen..(Nahum 1)

    Nga Dhiata e Re


    36 sipas fjalës që ai u ka dhënë bijve të Izraelit, duke u shpallur Paqen me anë të Jezu Krishtit, .....(veprat e apostujve 10-36)


    ``Sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin Paqen, që shpallin lajme të mira!``.(Romaket 10/15)



    17 Dhe ai(Jezusi) erdhi për t`ju shpallur Paqen, juve që ishit larg dhe atyre që ishin afër,(Efesianëve 2)



    Dhe Paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie,.(Filipianeve 4)



    2 me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri,
    3 duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës (shpirtit) në lidhjen e Paqes.(Efesianëve 4)





    10 Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet.(I Korintesave 13)



    Ne Islam


    "Dhe sot persosa per ju dhuntite e mija dhe Zgjodha per ju Islamin fe" (Maide 3)

    "Feja e pranueshme tek Zoti eshte Islami"(Ali Imran 19).

    "E kush kerkon fe tjeter pervec fese islame atij kurrsesi nuk i pranohet (prej Zotit ) dhe ai ne boten tjeter eshte prej te deshperuarve"(Ali Imran 85)


    Ai ju percaktoi juve qarte ate fe (Islame) qe ia percaktoje Nuhut dhe ate qe Ne ta shpallem ty dhe me ate me te cilen e patem porositur Ibrahimin ,Musain,dhe Isait(Jezusin) {..esh-shuara 13}


    2:213.
    Njerëzit ishin te një fejel (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan ndërmjet veti.Në atë (libër)kundështuan vetëm ata që kishin libër (ithtarët e librit). E përpos atyre që iu kishte dhënë ai (libri) dhe u kishin ardhur argumente të qarta, nuk kundërshtoi kush në te (në librin), po edhe atë (kundërshtim e bënë), nga zilia ndërmjet tyre, mirëpo All-llahu me mëshirën e Tij i udhëzoi ata që besuan tek e vërteta e asaj për çka ishin kundërshtuar. All-llahu e vënë në rrugë të drejtë atë që dëshiron.


    3:19.
    Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që është dhënë libri (Kristianet dhe hebrejte), pasi mësuam për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejt do t'I jape llogarinë.
    Ja dhe keto

    1 I drejti vdes, por askush nuk kujdeset për të; njerëzit e devotshëm çohen tutje, dhe askush nuk mendon që i drejti është çuar larg përpara së keqes.
    2 Ai hyn në Paqe; ata që kanë ecur në ndershmëri pushojnë në shtretërit e tyre.(Isaia 57)

    Do të ishte më mirë që dikush të mbështetej te forca ime për të bërë Paqe me mua(Zotin), po, për të bërë Paqe me mua".( Isaia 27/5)

  5. #35
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Mos krijimi i Busteve te gdhendura


    47 Mjerë ju! Sepse ju ndërtuat varret e profetëve dhe etërit tuaj i patën vrarë ata.


    48 Duke vepruar në këtë mënyrë, ju dëshmoni se i miratoni veprat e etërve tuaj; në fakt ata vranë profetët dhe ju ndërtoni varret e tyre.


    49 Për këtë arsye edhe urtësia e Perëndisë tha: "Unë do t`u dërgoj profetë dhe apostuj, dhe ata do të vrasin disa prej tyre kurse të tjerët do t`i përndjekin",


    50 me qëllim që këtij brezi t`i kërkohet llogari për gjakun e të gjithë profetëve, i cili u derdh që nga krijimi i botës:(Luka 11)


    27 Mjerë ju, skribë e farizenj, ju hipokritë! Sepse ju ngjani me varret e lyera me gëlqere, që nga jashtë duken vërtet të bukura, por nga brenda janë plot eshtra të vdekurish e gjithë papastërti.

    28 Po kështu edhe ju, nga jashtë dukeni vërtet njerëz të drejtë, por nga brenda jeni plot hipokrizi dhe paudhësi.
    29 Mjerë ju, skribë e farizenj, ju hipokritë! Sepse ju ndërtoni varret e profetëve dhe stolisni përmendoret e të drejtëve(Mateu 23)




    Levitiku - Kapitulli 26
    1 "Nuk do të bëni idhuj, nuk do të ngrini figura të gdhendura ose ndonjë kolonë dhe nuk do të vendosni në vendin tuaj asnjë gur të stolisur me figura, me qëllim që të përuleni para tij; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.


    9 Ata që prodhojnë shëmbëlltyra të gdhendura janë krejt kotësi; gjërat e tyre më të çmuara nuk hyjnë fare në punë; dëshmitarët e tyre nuk shohin dhe as nuk kuptojnë gjë, prandaj do të mbulohen me turp.
    10 Kush prodhon një zot apo shkrin një shëmbëlltyrë të gdhendur pa patur fare dobi?
    11 Ja, të gjithë shokët e këtij personi do të shushaten; vetë artizanët nuk janë veçse njerëz. Le të mblidhen të gjithë dhe le të paraqiten. Do të tremben dhe do të turpërohen njëkohësisht.(Isaia 44)

    8 Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t`i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura.(Isaia 42)



    3 Do të rrënoni altarët e tyre, do të copëtoni kolonat e tyre të shenjta, do t`u vini flakën Asherimëve të tyre, do të rrëzoni shëmbëlltyrat e gdhendura të perëndive të tyre, do të zhdukni emrin e tyre nga këto vende.(Ligji i Përtërirë 12)


    5 Por me ta do të silleni kështu: do të shkatërroni altarët e tyre, do të copëtoni kolonat e tyre të shenjta, do të rrëzoni Asherimet e tyre dhe do t`u vini flakën shëmbëlltyrave të tyre të gdhendura.(Ligji i Përtërirë 7)


    23 Ruhuni se harroni besëlidhjen që Zoti, Perëndia juaj, ka lidhur me ju, dhe bëni ndonjë shëmbëlltyrë të gdhendur në trajtën e çfarëdo gjëje që Zoti, Perëndia yt, e ka ndaluar.(Isaia 4)


    17 Çdo njeri atëherë bëhet budalla, pa njohuri, çdo argjendar ka turp për shëmbëlltyrën e tij të gdhendur, sepse shëmbëlltyra e tij e derdhur është një gënjeshtër, dhe nuk ka frymë jetësore në to.
    18 Janë kotësi, vepra mashtrimi; në kohën e ndëshkimit të tyre do të zhduken(Jeremia 51)


    2 Kështu thotë Zoti: "Mos mësoni të ndiqni rrugën e kombeve dhe mos kini frikë nga shenjat e qiellit, sepse janë kombet që kanë frikë prej tyre.
    3 Sepse zakonet e popujve janë kotësi: sepse është si dikush që pret një dru në pyll, puna e duarve të një punëtori me sëpatë.
    4 E zbukurojnë me argjend dhe me ar, e fiksojnë me gozhda dhe çekiçë që të mos lëvizë nga vendi.
    5 Idhujt qëndrojnë drejt si një palmë dhe nuk mund të flasin; duhet t`i mbartësh, sepse nuk mund të ecin. Mos kini frikë prej tyre, sepse nuk mund të bëjnë asnjë të keqe dhe as që kanë mundësinë të bëjnë të mirë".(Jeremia 10)
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 20-03-2006 më 14:57

  6. #36
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga ORIONI
    Citim Postuar më parë nga geri
    Ne bibel ndeshkimi per ate qe nuk beson dhe largimi nga vendi i te keqit.

    sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat, që të hedhim poshtë mendimet dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë dhe t`ia nënshtrojmë çdo mendim dëgjesës së Krishtit, dhe jemi gati të ndëshkojmë çdo mosbindje, kur të bëhet e përkryer bindja juaj.(2 e Korintasve 10/4-6)


    Dhe u tha: "Dilni në mbarë botën e predikoni Ungjillin të gjithë popujve. Kush do të besojë do të pagëzohet, do të shëlbohet, ndërsa kush s'do të besojë, do të dënohet". (Marku, 16:15-16).


    9 Ju kam shkruar në letër, të mos përziheni me kurvarë,
    10 dhe aspak me kurvarët e kësaj bote, ose me lakmuesit ose me cubat, ose me idhujtarët, sepse atëherë duhet të dilni nga bota.
    11 Por tani ju shkrova të mos përziheni me atë, të ashtuquajturin vëlla, që është kurvar, ose lakmues ose idhujtar, o shpi-fës, o pijanec ose cub; me një të tillë bile as të mos hani bashkë.
    12 Sepse a më takon mua të gjykoj edhe ata që janë jashtë? A nuk i gjykoni ju të brendshmit?
    13 Por ata të jashtmit Perëndia i gjykon. Prandaj nxirreni të ligun nga vetja juaj.(I Korintesave 5)
    Renegimi dhe denimi per te eshte me i qarte ne kete verset biblik


    6 Në rast se vëllai yt, bir i nënës sate, biri yt ose bija jote, gruaja që prehet mbi gjirin tënd apo shoku që ti e do si shpirtin tënd të nxit fshehtazi, duke thënë: "Shkojmë t`u shërbejmë perëndive


    7 hyjnive të popujve që ju rrethojnë, që janë pranë apo larg teje, nga një skaj i tokës deri në skajin tjetër të tokës,



    8 mos iu nënshtro atij dhe mos e dëgjo; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për të; mos e kurse, mos e fsheh.


    9 Por ti duhet ta vrasësh; dora jote të jetë e para që të ngrihet kundër tij, për ta vrarë; pastaj le të vijë dora e gjithë popullit.


    10 Ti do ta vrasësh me gurë dhe ai do të vdesë, sepse ka kërkuar të të largojë nga Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë.


    11 Kështu tërë Izraeli do ta dëgjojë këtë ngjarje dhe do të ketë frikë, e nuk ka për të kryer më asnjë veprim të keq si ky në gjirin tënd.


    12 Në qoftë se një ndër qytetet e tua që Zoti, Perëndia yt, të jep për të banuar, dëgjon të thuhet


    13 që njerëz të çoroditur kanë dalë nga gjiri juaj dhe kanë mashtruar banorët e qytetit të tyre duke thënë: "Shkojmë t`u shërbejmë perëndive të tjera", që ju nuk i keni njohur kurrë,


    14 ti do të bësh hetime, kërkime dhe do të marrësh me kujdes në pyetje; dhe në qoftë se është e vërtetë dhe e sigurt që ky veprim i neveritshëm është kryer me të vërtetë në gjirin tënd,


    15 atëherë do të vrasësh me shpatën tënde banorët e atij qyteti, duke vendosur shfarosjen e tij dhe gjithçka që ndodhet në të; do të vrasësh edhe bagëtinë e tij.


    16 Pastaj do të mbledhësh tërë plaçkën e tij në mes të sheshit dhe do ta djegësh me zjarr qytetin dhe tërë plaçkën e tij përpara Zotit, Perëndisë tuaj; ajo do të mbetet një grumbull gërmadhash për gjithnjë dhe nuk do të rindërtohet më kurrë.(Ligji i Përtërirë 13)
    “ Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, po për t’i plotësuar.” (Mateu 5:17)

    28 Kushdo që shkel ligjin e Moisiut vritet pa mëshirë me deponimet e dy ose tre dëshmitarëve. Hebrenjve - Kapitulli 10
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 20-03-2006 më 15:31

  7. #37
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    4 Mjerë ata që rrinë shtrirë mbi shtretër prej fildishi, që shtrihen mbi divanet e tyre dhe hanë qengjat e kopesë dhe viçat që merren nga stalla.
    5 Këndojnë me tingullin e harpës dhe ashtu si Davidi shpikin për vete vegla muzikore;
    6 pinë verë në kupa të gjëra dhe lyhen me vajrat më të mira, por nuk trishtohen për shkatërrimin e Jozefit.
    7 Prandaj do të shkojnë në robëri në krye të të internuarve dhe ata që shtrihen mbi divanet në banketet do të hiqen.( Amosi 6)

    11 Mjerë ata që ngrihen herët në mëngjes për t'u turrur pas pijeve dehëse dhe vonohen deri në mbrëmje sa të flakërohen nga vera!
    12 Në banketet e tyre ka qeste, harpa, dajre, fyell dhe verë, por ata nuk i kushtojnë kujdes veprës së Zotit dhe nuk marrin parasysh atë që ai ka bërë me duart e tij. (isaia 5)

  8. #38
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Kurani

    3:45.
    Përkujto kur engjujt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në dynja e ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit).


    Sure 3:47: "Ajo (Merjemja) tha: Zoti im, si mund te kem unë djalë e mua s'më ka prekur njeriu. Ai (Allahu) tha: Ja, kështu Allahu krijon çka te doje. Kur Ai vendos për një çeshtje, vetëm i thotë "Bëhu" Ajo menjehere bëhet."

    3:59.
    Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) te All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha "Bëhu!" ai u bë.


    Bibla

    Gjoni - Kapitulli 1

    1 Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.
    2 Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë.
    3 Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.

    Kush eshte Fjala qe u Krijua Jezusi sipas bibles?


    Zanafilla1
    “Zoti tha u befte drita e drita u be “
    “Pastaj Përëndia tha: "Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave, që t`i ndajë ujërat nga ujërat".
    Pastaj Përëndia tha: "Të mbushen ujërat nga një numër i madh qeniesh të gjalla dhe të fluturojnë zogjtë lart mbi tokë nëpër hapësirën e madhe të kupës qiellore
    Pastaj Përëndia tha: "Të prodhojë toka qenie të gjalla sipas llojit të tyre: kafshë, rrëshqanorë dhe bisha të tokës, simbas llojit të tyre".




    3 Me anë të besimit ne kuptojmë se bota është ndërtuar me fjalën e Perëndisë, sa që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen. Hebrenjve - Kapitulli 11

    55 Por ju ende s'e keni njohur, kurse unë e njoh dhe, po të thoja se nuk e njoh, do të isha një gënjeshtar si ju; por unë e njoh dhe e zbatoj fjalën e Tij.(Gjoni 8)

    12 sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore............

    17 Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë,Efesianëve - 6



    12 Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.

    13 Dhe nuk ka asnjë krijesë që të jetë e fshehur para tij, por të gjitha janë lakuriq dhe të zbuluara para syve të Atij, të cilit ne do t'i japim llogari.Hebrenjve - Kapitulli 4



    4 Por ai, duke iu përgjigjur, tha: "Wshtë shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"".(Mateu 4)

    Muhamedi a.s

    ' Vërtetë çdo njeri nga ju formohet ne brendesine e nenes se tij 40 ditë si pikë ( nutfetun ), pastaj bëhet e varur ( alekatun ) ngjashem me këtë periode,pastaj, bëhet cope mishi ngjashem me këtë periode, pastaj i dergohet meleku dhe e fut ne te shpirtin ( ruh ), dhe këtij meleku i urdherohen dy gjëra: ta shkruaje nafken ( rizkun ) ( e femijes ), exhelin ( sa do të jetoje ), .... .



    4 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke më thënë:
    5 "Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur; para se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjtëruar dhe të kam caktuar profet të kombeve".(Jeremia 1)

    Proverbs 8:23-27
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arrnubi : 05-04-2006 më 14:25
    Sa budalla eshte "Odisea"

  9. #39
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Kurani bashkimi i mesimeve te Profeteve.

    Kurani madheshtor per Monotezimin

    4:36.
    Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.

    2:83.
    (përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkë, përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmëve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; falnie namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit.

    112. Ihlas
    1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
    2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
    3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
    4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.


    Bibla


    Isaia per Monoteizmin

    5 Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje nuk ka Perëndi. Të kam rrethuar, ndonëse ti nuk më njihje,Isaia 45/5 dhe po tek

    9 Kujtoni gjërat e kaluara të kohëve shumë të vjetra, sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam Perëndia dhe askush nuk më ngjet mua,Isaia 46/9

    Mosiu per Monoteizmin


    (Eksodi 20)


    1. "Nuk do të kesh perëndi të tjerë para Meje".
    2. "Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje.... Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t'i shërbesh".
    3. "Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot".
    4. "Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar".

    Gjashtë të fundit janë rreth dashurisë për njeriun

    5. "Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde".
    6. "Nuk do të vrasësh".
    7. "Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore".
    8. "Nuk do të vjedhësh".
    9. "Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd".
    10. "Nuk do të dëshirosh...asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".


    Jezusi per Monoteizmin

    Markut 12/ 28-34: "28. atëherë një nga skribët që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se si iu ishte përgjigjur mirë iu afrua dhe e pyeti: Cili është I pari I të gjitë urdhërimeve? 29. Dhe Jezusi iu përgjigj: -Urdhërimi I parë I të gjithëve është: Dëgjo, o Izrael! Zoti, Perëndia ynë është I vetmi Zot. 30. Dhe, duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me të gjithë mëndien tënde e me të gjithë forcën tënde! Ky është I pari urdhërim. 31. Dhe I dyti I ngjan këtij: Duaje të afërmin tëndi porsi vetveten. Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta. 32. Atëherë skribi I tha: Mirë mësues, the sipas të vërtetës se ka vetëm një Perëndi dhe s'ka asnjë përve> Tij, 33. dhe ta duash me gjithë zemër, me të gjithë mëndien, me gjithë shpirti e me gjithë forcë dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa të gjithë olokaustet dh fllijimet. 34. Dhe Jezusi duke e parë se ai ishte përgjigjur me mend, I tha: Ti je nuk larg nga mbretëria e Perëndisë. Dhe më askush nuk guxoi më ta pyesë."



    35 Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë:
    36 “Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?”.
    37 Dhe Jezusi i tha: “"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".
    38 Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.
    39 Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".
    40 Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët”.Mateu 22:35-40:

    Kurani madheshtor

    Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka është mëkatfalës. 35:28

    Bibla

    28 dhe i tha njeriut: "Ja, të kesh frikë nga Zoti, kjo është dituri, dhe t'i largohesh së keqes është zgjuarsi (Jobi - Kapitulli 28)

    Kurani madheshtor

    23. Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: "Unë do të bëj këtë nesër!"
    24. Vetëm (nëse i shton): "Në dashtë All-llahu!" E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)". (Kehf)

    Bibla

    14 ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç'është jeta? Eshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet
    15 Në vend që të thoni: "Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë".Jakobi - Kapitulli 4


    Kurani Madheshtor


    2:185.
    (ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni.

    Bibla

    2 Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.
    4 Por ai, duke iu përgjigjur, tha: "Eshtë shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"".Mateu - Kapitulli 4



    Kurani Madheshtor


    74:38.
    Secili njeri është pengë i veprës së vet.

    40:17.
    Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.

    Bibla


    11 Sepse ai ia kthen njeriut sipas veprave të tij dhe secilin e bën të gjejë shpërblimin për sjelljen e tij.(Jobi 34)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arrnubi : 07-04-2006 më 13:08
    Sa budalla eshte "Odisea"

  10. #40
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Kurani Madheshtor


    67. Thuaj: "Ky (Kur'ani) është një kumtesë e madhe!"
    68. Të cilës ju ia ktheni shpinën.
    69. Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për eliten e lartë (melaike) kur ata bën polemikë (rreth Ademit).
    70. Mua nuk më shpallet tjetër vetëm se, unë nuk jam tjetër pos një tërheqës i hapët i vërejtjes!
    71. Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoi një njeri nga balta,
    72. dhe kur ta kem përsosur atë dhe t'i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljunju atij (në sexhde)".
    73. Engjëjt, të gjithë së bashku iu përulën,
    74. përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve.
    75. (Zoti) Tha: "O Iblis, çka të pengoi ty t'i përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?"
    76. Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i miri prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!"
    77. (Zoti) Tha: "dil pra prej tij (prej Xhennetit), ti je i mallkuar.
    78. Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit!"
    79. Ai tha: "Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!"
    80. (Zoti) Tha: "Po, je prej atyre të afatizuarëve,
    81. deri në kohën e ditës së caktuar!"
    82. Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t'i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë,
    83. përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!"
    84. (Zoti) Tha: "Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën:
    85. Unë do ta mbushi Xhehennemin me ty dhe të gjithë ata që vijnë pas teje!"
    86. Thuaj (Muhammed): "Unë nuk kërkoj pre jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime".
    87. Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët.
    88. E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij. 38. Sad








    19:68.
    Pasha Zotin tënd, Ne do t'i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë më djajtë dhe do t'i afrojmë ata rreth Xhehennemit të gjunjësuar.

    72. Xhinn

    1. Thuaj: "Mua më shpalllet se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit,
    2. që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t'ia shoqërojmë më askë"
    3. Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua, as fëmijë.
    4. S'ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut.
    5. Ndërsa, ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahu,
    6. Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.
    7. Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për të ringjallur askë.
    8. Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijnë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),
    9. Dhe ne më parë hulumtonim në vendëvështrim për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.
    10. Ne nuk e dimë se me këtë (përgaditje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t'i udhëzojë.
    11. Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.
    12. Dhe ne kemi qenë të bindur se All-llahut nuk mund t'i shmangemi në tokë e as nuk mund t'i shpëtojmë Atij duke ikur.
    13. Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur'anin), i besuam atij, e kush e beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dënimi e as ndonjë padrejtësie.
    14. Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (myslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit.
    15. Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e Xhehennemit!


    Bibla

    Jakobi - Kapitulli 2 17 Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s'ka vepra, është i vdekur në vetvete. 19 Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen.
    Sa budalla eshte "Odisea"

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 15:02
  3. Feja e vertete
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •