Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 98
  1. #61
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Es selamu alejkum wr wb

    Ka fjale ne bibel te cilat vertet i ka then goja e Isait a.s andaj dhe disa prej gjerave jan te perbashketa, por ka edhe me shum fjal qe i kan shpik njerezit e flliqut nen ndikim te Djallit, dhe pikerisht ato fjal e krijojn edhe dallimin me te madh midis ketyre dy religjioneve.

    Njera prej dallimeve me te medha eshte se Islami shpien ne Xhennet ndersa Krishterimi ne Xhennem (Pse keshtu duhet te shkruhet nje liber i tere, kishte qen me mir qe logjika juaj per pak sekonda ta lexonte ate liber sepse e keni mbrena dhe rreth juve!).

  2. #62
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    KUSHTET E ISLAMIT NË KUR’AN DHE BIBËL

    Senad Makoviq

    Në çdo etapë të formësimit të fesë së vërtet, e cila nis me Ademin a.s. (Adamin) si njeriu dhe pejgamberi i parë dhe vazhdon më tej, përmbajtja është e njëjtë. Ndryshime duken vetëm në konkluzionet shoqërore në përputhje me zhvillimet e jetës njerëzore.
    Sipas kësaj, përmbajtja e insititucionit si produkt i njoftimit hyjnorë nga Ademi a.s. e gjerë te pejgamberi i kohës së fundit dhe e quajtur “fe” është gjithmon po ajo dhe emri i kësaj përmbajtje është “Islam”.
    Kështu Muhamedi a.s. ka hënë:
    “Të gjithë profetët janë mes tyre vëllezër prej të njëjtit baba dhe feja e tyre është një!”. (Buhariu)
    Nisur nga kjo, islami nuk i përket posaçërisht dhe vetëm përmbajtjes së Kur’anit ashtu siç pandehet përgjithësisht. Të gjitha fet qiellore, me formën e tyre para korrigjimeve njerëzore, janë e njëjta gjë, domethënë, Islam. Kur’ani e përshkruan këtë të vërtetë:
    “Feja e pranueshme te All-llahu është Islami”. (Ali Imran 19)
    Po të thellohemi pak dhe të studiojmë do të vërejmë se; si në Kur’an poashtu edhe në Bibël, do të gjejmë kushtet që përmban feja Islame, të cilat janë: Dëshmia(shehadeti); Falja e Namazit, Dhënia e Zeqatit, Agjerimi i Ramazanit dhe Vizita e shtëpisë së shenjtë-Qabes.
    Le të shohim në vijim rreth këtyre pesë kushteve të Islamit:


    1. Dëshmia (Shehadeti)
    Shehadeti do të thotë të dëshmosh, të pohosh ekzistimin e Allahut Një dhe të vërtetuarit se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Kjo dëshmi është kështu:
    “Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut Një dhe se me të vërtet Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij”.
    Zoti në Kur’an thotë:
    “Thuaj: Ai, All-llahu është Një!” (Ihlas 1)
    “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!” (Ali Imran 64)
    “Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës)”. (Nisa 116)

    Një ngjajshmëri me shehadetin është paraqitur në Bibël, ku tregohet për besimin e pastër në një Zot, citoj: “Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm”. (Ligji i Përtërirë 6:4) “Dhe Jezusi u përgjigj: ''Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot". (Marku 12:29) “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar”. (Gjoni 17:3)
    Këtu tregohet qartë Njëshmëria në Allahun xh.sh., dhe Jezusi është i dërguar prej Tij, ashtu siç është dërguar edhe Muhamedi pas Jezusit, ashtu edhe bibla tregon qartë shenjat e ardhjes së Muhamedit, ku në të cilën do të flasim njëher tjetër rreth Muhamedit në Bibël.


    2. Namazi
    Namazi është edukim shpirtërorë, lutje e krijesës ndaj Krijuesit, falënderim ndaj allahut xh.sh. duke i kryer obligimet ndaj Tij. Pastrim nga mëkatet, është rruga e ngadhnjimit dhe shpëtimit, pastrim shpirtërorë nga anomalit e ndyta. Namazi është shërim zemërorë dhe ilaç shpirtërorë, këto i vërteton Allahu në Kur’anin Famëlartë ku thotë:
    “Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe janë të kujdesshëm gjatë faljes së namazit”. (Muminun 1-2)
    “Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se vepra e mira i shlyejnë ato të këqiat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat”. (Hud 114)

    Mënyren e të falurit e hasim edhe në disa vende në bibël, duke pasur parasysh sepse këtë lutje e kan praktikuar edhe profetët tjerë. Le të bëjm një krahasim në mes dy teksteve Biblës dhe Kur’anit.

    a) Abdesi:
    Abdes do të thotë larja e disa pjesëve të trupit të caktuara me qëllim të falurit namaz ose të lexuarit kur’an, etj.. Allahu në Kur’an thotë:
    “O ju që besuat! Kur doni të ngriteni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjt. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)!” (EL-Maide 6)

    Edhe në Bibël tregohet se para se të hynin në tempull, alltar, vend adhurimi, njerëzit i pastronin disa pjesë të trupit, apo u pastronin në tërësi. Edhe pse të krishterët modern nuk e praktikojnë këtë, këto kan qenë obligim edhe tek profetët e tjerë. Pali edhe pse ka ba ndryshime në predikimin e Jezusit, por prap se prap e ka praktiku abdesin me besim dhe rrespekt. Citoj nga bibla ku thotë për këto gjëra: “Pastaj vuri legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe e mbushi me ujë për t'u larë. Dhe me këtë ujë, Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij lanë duart dhe këmbët; kur hynin në çadrën e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun”. (Exodi 40:30-32) “Atëherë Pali i mori me vete ata burra dhe, të nesërmen, pasi u pastrua bashkë me ta, hyri në tempull dhe deklaroi plotësimin e ditëve të pastrimit, dhe kur do të paraqitej oferta për secilin nga ata”. (Veprat 21:26)

    b) Thirrja për lutje:
    Kur’ani thotë: “O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e zhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini”. (Xhuma 9)
    Bibla thotë: “Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë "Bëj dy bori prej argjendi; do t'i bësh me argjend të rrahur; do t'i përdorësh për të thirrur asamblenë dhe për të lëvizur fushimet”. (Numrat 10:1-2)

    c) Për të hyrë në vend adhurim duhet të zbathemi
    Një ndër kushtet që duhet të bëjmë para se të falemi, në vendin e adhurimit apo në xhami, së pari duhet të zbathemi sepse është një urdhër hyjnorë të cilët e praktikojnë besimtarët, sepse kemi urdhër nga i Madhi Zot, që të zbathemi, sepse për këtë është urdhëruar edhe Musaja a.s. sic tregohet në Kur’an poashtu edhe në Bibel.
    Kur’ani thotë: “E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirrë: O Musa! Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva”. (Ta Ha 11-12)
    Bibla thotë: “Perëndia tha: "Mos u afro këtu: hiq sandalet nga këmbët, sepse vendi në të cilin ndodhesh është vend i shenjtë". (Exodi 3:5) “Atëherë Perëndia i tha: "Hiqi sandalet nga këmbët e tua, sepse vendi ku ti po qëndron është tokë e shenjtë”. (Veprat 7:33)

    Poashtu tregohet, është dëshmi edhe në bibël, përveç veprimeve të namazit tek muslimanët meshkuj, por edhe për femra tregohet mënyra e adhurimit, sidomos duke mbuluar kokën: “Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar. Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t'ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet”. “Gjykoni ndër veten tuaj. A i ka hije gruas t'i lutet Perëndisë pa u mbuluar?”. (1 Korintasve 11:5,6,13)

    d) Kibla:
    Vendi kah i cili kthehemi me rastin e hyrjes në namaz është kibla. Përpara njerëzit kur fillonin të luteshin drejtoheshin nga Jerusalemi, por në kohën e Muhamedit a.s. Allahu xh.sh. urdhëron që të kthehemi nga shtëpia e shenjtë Qabja e cila gjindet në Meke. Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre që u është dhuruar libri, ata e dinë sigurisht se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. E All-llahut nuk mund t’i fshihet ajo që veprojnë ata”. (Bekare 144)
    Bibla thotë: “Kur Danieli..., hyri në shtëpinë e vet. Pastaj në dhomën e tij të sipërme, me dritaret e saj të hapura në drejtim të Jeruzalemit, tri herë në ditë gjunjëzohej, lutej dhe falenderonte Perëndinë e tij, siç e bënte zakonisht më pare”. (Danieli 6:10)

    e) Adhurimi:
    Si Kur’ani ashtu edhe Bibla tregojnë se duhet ta adhurojmë vetëm Allahun, ti mos i bëjmë shok Atij. Të mos adhurojmë dikënd tjetër në vend të Tij. Kur’ani thotë: “Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës)”. (Nisa 116)
    Bibla thotë: “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje. Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t'i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë...”. (Exodi 20:2-5)

    f) Besimi i vërtetë:
    Kur’ani thotë: “Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All-llah është ai, Mesihu, bir i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai) tha: “O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës. Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: “ All-llahu është i treti i treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre”. (Maide 72-73)
    Bibla thotë: “Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha: ''Mësues i mirë, çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?''. Dhe ai tha: ''Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi: Perëndia. Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet''. (Mateu 19:16-17)


    g) Përkulja (rukuja) dhe rënia në sexhde:
    Kur’ani thotë: “O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhuronie. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim”. (Haxhxh 77) “...ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë mëshir dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil”. (Fet’h 29) “Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen!” (Ali Imran 43)

    Ndër pjesët përbërëse të namazit është edhe përkulja (rukuja) dhe vënia e fëtyrës në tokë (sexhdeja) ashtu siç përmendet në Kur’an përmendet edhe në Bibël ku gjithë profetët e kan kryer këtë adhurim, më poshtë po i përmendim disa nga profetët:
    Bibla tregon: 1) Abrahami: “Atëherë Abrami përuli fytyrën në tokë dhe Perëndia i foli...”. (Zanafilla 17:3) “Kur shërbëtori i Abrahamit dëgjoi fjalët e tyre u përul për tokë përpara Zotit”. (Zanafilla 24:52)
    2) Moisiu dhe Aaroni: “Atëherë Moisiu dhe Aaroni u larguan nga asambleja për të vajtur në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe ranë përmbys me fytyrën për tokë; dhe lavdia e Zotit iu shfaq atyre”. (Numrat 20:6) “Atëherë Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë: "Ndahuni nga kjo asamble dhe unë do t'i zhduk në një çast". Por ata ranë përmbys me fytyrën për tokë dhe thanë: "O Perëndi, Perëndia i frymëve të çdo mishi! Sepse një njeri i vetëm ka mëkatuar, a duhet të zemërohesh ti me të gjithë asamblenë?". (Numrat 16:20-22) “Dhe Moisiu nxitoi të përkulet deri në tokë, dhe adhuroi”. (Exodi 34:8)
    3) Elija: “...por Elia u ngjit në majë të Karmelt, u përkul deri në tokë dhe vuri fytyrën midis gjunjëve...” (1 Mbretërve 18:42)

    4) Jozeu: “...Atëherë Jozueu ra përmbys para tij” (Jozeu 5:14)
    5) Ezra: “Ezdra bekoi Zotin, Perëndinë i madh, dhe tërë populli u përgjigj: "Amen, amen", duke ngritur duart; pastaj u përkulën dhe ranë përmbys me fytyrë për tokë përpara Zotit”. (Nehemia 8:6)
    6) Solomoni: “Kur Salomoni mbaroi së drejtuari Zotit tërë këtë lutje dhe kërkesë, ai u ngrit para altarit të Zotit ku ishte gjunjëzuar me duart e shtrira në drejtim të qiellit”. (1 Mbretërve 8:54)
    7) Davidi: “Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë”. (Psalmet 95:6)
    8) Jezusi: “Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej”, ” Jezusi po lutej në vetmi”, “dhe ra në gjunj dhe lutej”, “shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë” (Lluka 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), “Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej” (Mateu 26:39) “Dhe, si shkoi pak përpara, ra përmbys përtokë dhe lutej”. (Marku 14:35)


    3. Dhënia e Zeqatit (Lëmosha)
    Kushti i tretë i Islamit është Zekati. Me dhënien e Zekatit obligohet personi i cili posedon pasuri, që është pronarë i asaj pasurie, si në të holla, të mbjellura, bagëti etj., dhe që obligohet tua shpërndaj të varfërve dhe të nevojshmëve, një pjesë nga pasuria e tij.
    Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin Famëlartë:
    “All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj. ) t’ju takojnë vetëm: të varfëre (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare, punonjësve që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borgje, (luftëtarëve) në rrugën e All-llahut dhe atij që ka ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet”. (Teube 60) “Falni namazin dhe jepni zeqatin.” (Bekare 43)
    “Ai (All-llahu) është që krijoi kopshtie (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepne atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit”. (En Am 141)
    “O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevojë për ju, ngase është i Madhëruar”. (Bekare 267)

    Këtë sinjalizim e hasim edhe në bibël në shumë vende; p.sh.: “Madje kur jep lëmoshë, e majta jote të mos dijë ç'bën e djathta, që lëmosha jote të jepet fshehurazi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas”. (Mateu 6:3-4) Pagesa e kësaj lëmoshe ka qenë e përcaktuar nga Allahu si për Jehudit dhe të Krishterët. Edhe tek Ligji i Përtërirë dhe Levetiku tregohet; citoj: “Do të zotohesh të japësh të dhjetën e asaj që mbjell dhe që të prodhon ara çdo vit. Do të hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur si vendbanim për emrin e tij, të dhjetën e grurit tënd, të mushtit tënd, të vajit tënd, dhe pjelljen e parë të tufave të bagëtive të trasha dhe të imta, në mënyrë që ti të mësosh të kesh gjithnjë frikë nga Zoti, Perëndia yt”. (Ligji i përtërirë 14:22-23) “Çdo e dhjetë e tokës, qoftë nga prodhimet e tokës, qoftë nga pemët e drurëve, i takon Zotit; është një gjë e shenjtëruar Zotit. Në se dikush do të shpengojë një pjesë të së dhjetës së vet, do t'i shtojë një të pestën. Dhe për të dhjetën e bagëtive të trasha dhe të imta, koka e dhjetë e të gjitha kafshëve që kalojnë nën shufrën do t'i shenjtërohet Zotit. Nuk do të bëjë dallim midis së mirës dhe të keqes, as do të bëjë këmbime; dhe po të këmbejë njërën me tjetrën, të dyja do të jenë gjë e shenjtë; nuk do të mund të shpengohen. Këto janë urdhërimet që Zoti i dha Moisiut për bijtë e Izraelit në malin Sinai”. (Levetiku 27:30-34)

    4. Agjerimi i Ramazanit
    Kushti tjetër më radhë është Agjerimi. Në lidhje me agjerimin Allahu xh.sh. thotë:
    “O ju që besuat, agjërimi (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (Bekare 183)

    Gjithashtu agjerimi ka qenë i obliguar për Jehudit dhe të Krishterët, ku vetë Jezusi i ka urdhëruar, që tregohet në bibël: “Dhe kur të agjëroni, mos u tregoni të pikëlluar si hipokritët; sepse ata shfytyrohen për t'u treguar njerëzve se agjërojnë; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre. Kurse ti, kur të agjërosh, vajose kokën dhe laje fytyrën, me qëllim që të mos u tregosh njerëzve se ti agjëron, por Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, i cili shikon në fshehtësi, do ta japë shpërblimin publikisht”. (Mateu 6:16-18)
    Poashtu edhe profetët e tjerë kan agjëruar si: Moisiu, Davidi, Jezusi etj., e cila bibla vet e tregon ku thotë: “Kështu Moisiu mbeti aty me Zotin dyzet ditë dhe dyzet net; nuk hëngri bukë as piu ujë. Dhe Zoti shkroi mbi pllakat fjalët e besëlidhjes, dhjetë urdhërimet”. (Exodi 34:28) “Atëherë Davidi iu lut Perëndisë për fëmijën dhe agjëroi...”. (2 Samueli 12:16) “Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte. Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria”. (Mateu 4:1-2)
    Në citatet tjera tregohet se:
    “Atëherë ata i thanë: ''Përse dishepujt e Gjonit si dhe ata të farisenjve agjërojnë shpesh dhe luten, kurse të tutë hanë dhe pinë?''. Ai u përgjigj atyre: ''A mund t'i bëni dasmorët të agjërojnë, derisa dhëndri është me ta? Por do të vijnë ditët kur do t'ua heqin dhëndrin dhe atëherë, në ato ditë, ata do të agjërojnë''. (Luka 5:33-35) “Prandaj tani", thotë Zoti, "kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime". I bini borisë në Sion, shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn”. (Joeli 2:12-15) “Por ky lloji demoni nuk del veçse me anë të lutjes dhe të agjërimit''. (Mateu 17:21) “Ky lloj frymërash nuk mund të dëbohet ndryshe, përveç, se me lutje dhe agjërim''. (Marku 9:29)


    5. Haxhi
    Kushti i pestë dhe i fundit ëshët Haxhi. Haxh do të thotë të vizitosh shtëpinë e shenjtë-Qaben në Mekke në ditë të caktuar, ku Allahu xh.sh. thotë:
    “Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. (vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin”. (Haxhxh 27-28)
    “Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai i sigurt, Për hirë të All-llahut, vizita eshtëpisë (Qabes) ësht obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit”. (Ali Imran 97)
    Emri tjetër i Mekes është edhe Beka (Bacca), ku edhe në Kur’an përmendet:
    “Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin”. (Ali Imran 96)

    Ndjekësit e profetit Ibrahim, duke përfshirë edhe shumë profet të tjerë, kajn bërë shumë vjet para Muhamedit a.s. ritualin e Haxhit gjë që kjo është e paraqitur te profeti David në Psalmin 84:4-6: “Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde dhe të lëvdojnë vazhdimisht. (Sela) Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua! Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh, dhe shiu i parë e mbulon me bekime”. Këtu fjala burim e ka kuptimin e ujit ZemZem i cili vërshon shpejt qysh në kohën e bebes Ismail djalit të Ibrahimit, paraardhësit të Muhamedit a.s..
    Poashtu lexo edhe tek zanafilla 28:18 dhe 28:22, ku bibla e përshkrun qabën si Shtëpi e Zotit; citoj: “Kështu Jakobi u ngrit herët në mëngjes, mori gurin që kishte vënë nën krye të vet, e ngriti si një përmendore dhe derdhi vaj mbi majën e saj”. “..dhe ky gur që kam ngritur si përmendore, do të jetë shtëpia e Perëndisë; dhe nga të gjitha ato që do të më japësh, unë do të japë të dhjetën”.


    Cdo njeri me arsye e kupton lehtë se gjithësia nuk është krijuar pa qëllim dhe se jeta nukë shtë lënë në një rrjedhë të vetvetishme e të pakuptimtë. Prandaj njerëzimit i janë dërguar vazhdimisht njoftime hyjnore nga ana e Zotit me anë të Profetëve:
    “O njerëz! Ja cila është rruga e drejtë ku duhet të ecni!”.
    Këto njoftime hyjnore të emërtuara si “feja e shquar dhe e sqaruar, feja që dallon dhe e ndan të mirën nga e keqja” ose të emërtuara me fjalën që e përdorim shpesh “ISLAM”, janë pa dyshim, një favor që, në rrugën për të merituar orientimin e përhershëm, mëshirën dhe bujarinë hyjnore, i zgjon të gjithë njerëzit nga indiferentizmi, i shpie nga vdekshmëria në pavdekshmëri dhe i bën të arrijnë lumturinë e përjetshme. Islami është më e madhja ndër dhuntit e Zotit për njeriun.
    Për fund po e përfundoj me fjalët e allahut xh.sh. ku thotë:
    “Feja e pranueshme te All-llahu është Islami”. (Ali Imran 19)
    “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!” , “O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kur’anin) e All-llahut, e duke e ditur të vertetën?”, “O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetën e ngatërroni me gënjeshtën dhe fshihni realitetin?”. (Ali Imran 64,70,71)

  3. #63
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Ne bibel

    Elohim - Fjale per fjale perkthehet 'perendite' por folja qe e ndjek eshte gjithmone ne numrin njejes, psh: "Elohim Krijoi" dhe jo "Krijuan". Elohin vjen nga rrenja ÊL qe do te thote force, fuqi, plotfuqishmeri dhe nga fjala ALAH qe do te thote betoj, bej beslidhje, besnikeri. Pra me Elohim vihet theksi ne gjithefuqishmerine e Perendise dhe ne besen e TIJ per te mos braktisur kurre krijesat dhe krijimin e Tij.

    EL - Ky eshte shkurtimi i Elohim dhe ka kuptim te njejte. Kjo fjale eshte dhe ne gjuhe te tjera semite dhe ne shume raste i referohej edhe idhujve dhe zotave te rreme.

    Elôah - Kjo eshte forma ne numrin e njejes e Elohim dhe po ashtu ka kuptim te njejte.

    Elâhh-Alah - Perendia, Zoti. Kjo eshte aramisht dhe perkthehet si me siper.

    Jehôvâh - Zoti. Ne origjinal, ne hebraishten e vjeter ky emer shkruhej me tetragramin YHWH , pra vetem bashketingellore, pasi ne hebraishten e vjeter nuk ekzistonin zanoret. Kjo fjale konsiderohej teper e shenjte dhe nuk shqiptohej fare, keshtu me kohe i humbi shqiptimi i vertete dhe sot askush nuk e di si shqiptohet ne origjinal. Kur hebrenjte ndesheshin me kete fjale (YHWH) e lexonin duke e zevendesuar me emrin tjeter te Zotit - me Adonai. Keshtu me kohe tetragramit YHWH iu shtuan zanoret e emrit 'Adonai' dhe perfundoi duke u lexuar ashtu si e kemi sot, pra Jehovah. Kuptimi i Jehovah del tek Eksodi 3.14, kur Zoti i shfaqet Moisiut, ku i thote Une jam ai qe jam!. Pra me kete tregohet idea e vetemjaftueshmerise se Zotit, burimi qe eshte ai vete. Shkaku i qenies dhe gjithckaje, ai vete.

    Adônâi - Zot, fjale per fjale 'Zoti im'. Adonai eshte shumesi i Adôn dhe perkthehet, sovran, Zot, pronar.

    Kannâ - Xheloz

    Êl Elohej Izrael - Perendia i fuqishem i Izraelit

    Êl Elyôn - Perendia shume i larte

    Êl Olâm - Zoti i perjetshem, Zoti i perjetsise

    Êl Rôi - Zoti qe shikon, Shikuesi i gjithckaje

    Êl Shaddai - Zoti i plotfuqishem

    Jehôvâh Âsah - Zoti qe na ka bere

    Jehôvâh Êlyôn - Zoti shume i larte

    Jehôvâh Jireh - Zoti kujdeses

    Jehôvâh Mkadishkim - Zoti qe shenjteron, Shenjteruesi

    Jehôvâh Nissi - "Zoti eshte flamuri im"(emer i dhene nga Moisiu)

    Jehôvâh Râ'âh - Zoti Bariu im

    Jehôvâh Rafah - Zoti Sheruesi

    Jehôvâh Shâlom - Zoti Paqe, Zoti i paqes

    Jehôvâh Tsabaoth - Zoti i ushtrive

    Jehôvâh Tsedâkâh - Zoti drejtesia jone

    Ne Dhiaten e re:

    Theos - Perendia, Zoti

    Kyrios - Zot, padron





    Ne Islam

    KOMENT I SHKURTËR I EMRAVE TË BUKUR E TË NDRITUR TË ALLAHUT XH.SH.



    1. ALL-LLAH- I ADHURUARI. Është emri më i madh i Krijuesit që dëfton për Qenien Absolute, emër me të cilin përfshihen të gjitha cilësitë dhe atributet e tjera hyjnore. Është emër i përveçëm dhe nuk është i prejardhur, do të thotë nuk rrjedh prej ndonjë fjale tjetër. Si term i tillë përdoret vetëm për të dëshmuar Ekzistencën e Domosdoshme dhe Absolute. Çdo emër tjetër i bukur i Allahut vjen si shtesë me të, kur janë së bashku. p.sh. “Huvallahu ledhi la ilahe il-la huve”- “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij…” (El-Hashr,23) ose “Allahu la ilahe il-la huve rabbul Arshil adhim”-“Allahu është një, nuk ka Zot tjetër përveç Tij, Zot i Arshit të madh”, (En-Neml, 26)etj.

    Në Kur’an ky emër është përdorur 2690 herë, ndërsa nëse ia shtojmë edhe emërtimin që rrjedh po prej këtij emri “Lil-lah”, ose “ilah” ose “lehu” ose “huve”, atëherë ai del se është përmendur mbi 2700 herë.

    Me këtë emër hyjnor nuk është emërtuar dhe as që mund të emërtohet dikush tjetër. Madje ky është edhe një sfidim hyjnor për mbarë njerëzimin, sepse Allahu xh.sh. thotë : “A di ti për Të (Allahun) emërtues tjetër” ?! (Merjem, 65)

    Me fjalën Allah, janë hapur mbi tridhjetë e pesë ajete kuranore të shpërndamë nëpër kaptina të ndryshme të Kur’anit.

    Emri Allah, do të thotë se nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij.

    Pa dyshim është emri më i madh dhe më i ndritur i Krijuesit, për të cilin ka dhënë shenjë edhe Pejgamberi ynë, se, po t’i lutet dikush Zotit me emrin e Tij më të madh, njeriut ia jep atë që kërkon.

    Duhet ditur se vetëm me emrin Allah plotësohet dëshmia islame e cila është “La ilahe il-la Allah, Muhammedun resulullah”.

    Me këtë emër të lartë hyjnor, fillojmë çdo punë, dhe me këtë emër hapen të gjitha kaptinat e Kur’anit, do të thotë me

    (Bismil-lahi Rrahmani Rrahim).



    2. ER-RRAHMAN - i Gjithëmëshirëshmi,

    Është Ai që shtrin mëshirën e Tij mbi të gjitha krijesat, pa dallim në mes besimtarëve dhe pabesimtarëve.

    3. ER-RRAHIM – Mëshirëploti. Ai i Cili shpërblen besimtarët me mëshirën e Vet, sidomos në botën e ardhshme.

    4. EL-MELIK – Sunduesi. Ai i cili sundon këtë gjithësi ashtu siç dëshiron Vetë.

    5. EL-KUDDUS - i Pastri , i Shenjti, i Shndritshmi – Allahu është i pastër dhe i zhveshur nga çdo e metë a mangësi që mund t’i mvishet.

    6. ES-SELAM – Paqedhënësi – Ai jep paqe dhe qetësi, vetëm tek Ai është shpëtimi.

    7. EL-MU’MIN – Siguruesi dhe Mbajtësi i premtimit. Allahu i madhërishëm nuk e thyen premtimin e Vet, do të thotë se në Ditën e Gjykimit, Ai do t’i mbrojë robërit e Vet të sinqertë nga ndëshkimi i zjarrit.

    8. EL-MUHEJMIN – Mbizotëruesi, Mbikëqyrësi. Kuptim tjetër i këtij emri hyjnor është edhe se Allahu është Mbrojtës dhe Mbikëqyrës i çdo gjëje që ndodh në këtë ekzistencë.

    9. EL-AZIZ – Fuqiploti, Madhështori. Fuqia e Tij mbulon këtë gjithësi; askush nuk është i barabartë me Fuqinë e Tij.

    10. EL-XHEBBAR - i Gjithëfuqishmi. Mbizotëruesi ndaj çdo gjëje. Ai me vullnetin e Tij ka nënshtruar çdo krijesë për respektimin e Madhërisë së Tij.

    11. EL-MUTEKEBBIR - i Madhërishmi. Madhështia e Tij nuk mund të krahasohet me të përceptuarit e mendjes njerëzore.

    12. EL-HALIK – Krijuesi, i Cili ka krijuar tërë këtë ekzistencë, që e shohim dhe nuk e shohim. Krijues i vetëm dhe i Pashoq.

    13. EL-BARIU – Filluesi, i Cili krijoi krijesat pa ndonjë model paraprak, dhe Vullneti i Tij është zbatuar dhe zbatohet nëpërmjet urdhrit hyjnor: “Bëhu”!

    14. EL-MUSAVVIR – Formëdhënësi. Ai i Cili u dha formë të gjitha krijesave, e ndër këto krijesa e dalloi njeriun, të cilin e krijoi në formën më të bukur.

    15. EL-GAFFAR – Gjithëfalësi. Ai i Cili fal robërit e Tij, sa herë që ata i drejtohen për falje. Emri Gaffar ka edhe domethënien se Allahu i mbulon të këqijat e njerëzve-robërve të Tij, dhe i fal ato në Ahiret.

    16. EL-KAHHAR – Mposhtësi, i Cili mposht çdo kriminel dhe e shkatërron si në këtë jetë, ashtu edhe në Ahiret.

    17. EL-VEHHAB – Dhuruesi. Ai i Cili krijesave të Tij u dhuron mirëqenie dhe mirësi të panumërta.

    18. ER-RREZAK – Furnizuesi. Ai i Cili furnizon çdo krijesë me nevojat jetësore, pa marrë parasysh nëse është besimtar apo pabesimtar.

    19. EL-FETTAH – Zgjidhjedhënësi. Është Ai i Cili hap depot e mëshirës së Tij për robërit e sinqertë, por edhe Që gjykon me drejtësi në çdo çështje.

    20. EL-’ALIM - i Gjithëdituri. Dijes së Tij nuk mund t’i shmanget asnjë veprim në këtë gjithësi. Ai di çdo gjë, të fshehtat tona dhe veprimet e hapura. Dija e Tij përfshin tërë këtë ekzistencë.

    21. EL-KABID – Shtrënguesi. Në Kur’an ka ardhur me disa kuptime. Ndër të tjera, marrja e shpirtrave. Pastaj vjen në kuptim të ndaljes së mëshirës së Tij në Ditën e Gjykimit për pabesimtarët, etj.

    22. EL-BASIT – Dhënësi. Ai që shtrin mëshirën dhe rrëskun-furnizimin për robërit e devotshëm.

    23. EL-HAFIDU – Përulësi. Ai që përul dhe nënçmon çdo mendjemadh e tiran.

    24. ER-RAFIU – Lartësuesi. Është Ai që ngre dhe lartëson të dashurit e Tij.

    25. EL-MUIZZU – Ngritësi. Ai që përkrah dhe fuqizon robërit e Tij të devotshëm, të cilët synim e kanë përfitimin e dashurisë dhe të mëshirës së Tij, dhe atë që Allahu e ngre dhe fuqizon, s’ka forcë që mund t’i thyejë shpirtin dhe moralin e tij.

    26. EL-MUDHIL-L – Nënshtruesi. Është Ai që nënshtron dhe poshtëron pabesimtarët për shkak të kufrit-mosbesimit të tyre

    27. ES-SEMI’U – Dëgjuesi, që dëgjon çdo gjë, madje edhe pëshpëritjen më të vogël. Atij nuk mund t’i shmanget asnjë zë e të mos e dëgjojë. Ai dëgjon lutjen e nevojtarit, dhe të atij që i është bërë e padrejtë, dhe atë lutje nuk e kthen prapa pa e pranuar.

    28. EL-BESIR – Vështruesi. Ai që sheh çdo gjë, dhe që mbikëqyr çdo gjë në këtë ekzistencë. Atë nuk e merr as gjumi e as kotja. Në Dorën (kujdesin) dhe vigjëlimin e Tij është tërë ekzistenca.

    29. EL-HAKEM – Gjykuesi. Është gjykuesi më i drejtë që nuk i bën askujt të padrejtë në gjykimin e Tij.

    30. EL-’ADL - i Drejti. Ai nuk ndikohet nga ndjenjat dhe emocionet që dikujt t’i bëjë padrejtësi. Drejtësia e Tij është absolute.

    31. EL-LETIF - i Buti. Bëmirës ndaj robërve të Tij.

    32. EL-HABIR - i Gjithinformuari, i Cili është i njohur dhe i dijshëm për çdo gjë që ka ndodhur dhe do të ndodhë. Është Ai i Cili i di të fshehtat dhe të hapurat, dhe është i informuar për çdo imtësi në këtë gjithësi.

    33. EL-HALIM – Përdëllimtari. Ai që nuk ngutet për hakmarrje, është i dhimbshëm për robërit e Vet.

    34. EL-ADHIM – Madhështori, Madhështia e të Cilit nuk mund të perceptohet kurrsesi nëpërmjet shqisave njerëzore. Askush nuk është i ngjashëm dhe i barabartë me madhështinë e Tij.

    35. EL-GAFUR – Falësi. Ai që fal robërit e Tij dhe pranon pendimin e tyre.

    36. ESH-SHEKUR – Mirënjohësi. Ai i Cili i shpërblen pa masë robërit e Vet të devotshëm me shpërblime, për hir të veprave të tyre të kryera në emër të Tij. Allahu është mirënjohës ndaj robërve të Tij, ani pse nuk ka nevojë për falënderimin e tyre.

    37. EL-ALIJJ - i Larti. Allahu është i përsosur në madhështinë e Tij. I lartësuar me cilësitë e përhershme hyjnore që tregojnë mbizotërimin dhe madhështinë ndaj krijesave.

    38. EL-KEBIR - i Madhi. Allahu është i përsosur në cilësitë e Tij. Kjo madhështi nënkupton se ai nuk ka nevojë për asnjë nga krijesat e Tij, por krijesat janë ato që i drejtohen Atij për çdo nevojë a kërkesë. Madhështia e Tij është e zhveshur nga çdo shëmbëllim me krijesat.

    39. EL-HAFIDH – Ruajtësi. Allahu është Ai që ruan këtë gjithësi nga çrregullimet. Ruan të gjitha shënimet në dijen e Tij, e cila nuk mund të pësojë kurrë ndryshim e as shkatërrim. Dija e tij përfshin çdo gjë në këtë ekzistencë, sepse Ai ruan qiejt dhe Tokën të mos shkatërrohen deri në momentin që Ai e ka përcaktuar.

    40. EL-MUKIT – Ushqyesi. Allahu është krijuesi i ushqimit, qoftë fizik, qoftë shpirtëror. Është Ai Qëi çdo krijese i ka caktuar ushqimin dhe furnizimin, pa dallim.

    41. EL-HASIB – Llogarimarrësi. Ai i Cili do t’i marrë të gjitha krijesat për llogarinë. Mund të ketë edhe kuptimin se Ai ua plotëson krijesave të Tij të gjitha nevojat, dhe secilës krijesë i mjafton Allahu si Llogarimarrësi më i përsosur.

    42. EL-XHELIL – Fisniku. Madhështori dhe i përsosuri në cilësitë e Tij. Dallimi ndërmjet emrit El-Xhelil dhe El-Kebir, është se El-Xhelil do të thotë i përsosur në cilësitë e Tij, kurse El-Kebir - i përsosur në Qenësinë e Tij, ndërsa emri El-Adhim përfshin që të dyja këto kuptime.

    43. EL-KERIM – Bujari. Mirësitë e Tij nuk kanë të sosur, fisnikëria e Tij është e pashembullt. Ai, kur përcakton diçka, fal; kur të premton, e mban premtimin; kur të lutet, përgjigjet, jep dhe secilës krijesë i mjafton ajo që Allahu i dhuron nga bujaria e Tij.

    44. ER-RREKIB – Vigjëluesi. Allahu është Ai i Cili mbikëqyr çdo proces në këtë ekzistencë. Vigjëlon pa ndërprerë në ligjet e kësaj gjithësie që Ai e krijoi. Në këtë vigjëlim nënkuptohet mbrojtja dhe kujdesi i Tij ndaj krijesave.

    45. EL-MUXHIB – Lutjepranuesi. Mëshira e Tij i ka paraprirë hidhërimit të Tij, prandaj Ai i përgjigjet lutjes së atij që e thërret duke iu lutur me përultësi dhe devotshmëri.

    46. EL-VASIU – Gjithëpërfshirësi. Dija dhe sundimi i Tij janë gjithëpërfshirës. Ato përshijnë Tokë e qiell dhe ç’ka në mes tyre. Po ashtu gjithëpërfshirëse është edhe mëshira e Tij.

    47. EL-HAKIIM - i Urti. I zhveshur nga çdo veprim që nuk përkon me madhështinë dhe përsosmërinë e Tij. Me urtësinë e Tij hyjnore mbikëqyr dhe udhëzon krijesat.

    48. EL-VEDUD - i Dashuri. Allahu i do krijesat e Tij, të cilat njohin madhështinë e Tij. Dashuria këtu nënkupton dy gjëra: Njëra prej tyre është se Allahu i do besimtarët dhe është i kënaqur ndaj tyre, kurse tjetra se edhe besimtarët e duan Allahun me zemrat e tyre, dhe kjo dashuri hyjnore i bën zemrat e tyre të mbushen me ekstazën e dashurisë hyjnore, gradë që mund ta arrijnë vetëm më të devotshmit.

    49. EL-MEXHID - i Lavdishmi. Lavdia e Tij është e përjetshme. Ai është Fisnik dhe i Ndershëm. Ai nuk i bën askujt të padrejtë.

    50. EL-BAITH – Ringjallësi. Në dorën e Tij është ringjallaja e të gjitha krijesave pas vdekjes, për të dhënë pastaj llogarinë për veprat e tyre para Tij, në Ditën e Ringjalljes (Gjykimit).

    51. ESH-SHEHID – Dëshmuesi. Të cilit nuk mund t’i shmanget asnjë vepër e krijesave, pa qenë dëshmues dhe dëshmitar, dhe kjo nënkupton se Ai është i Gjithëdijshëm në madhërinë e Tij.

    52. EL-HAKK - I Vërteti. Ai i Cili ka krijuar çdo gjë me Urtësinë e Tij të përsosur. Çdo gjë në këtë gjithësi, dëshmon për ekzistencën e Tij të vërtetë e të pamohueshme.

    53. EL-VEKIL – Përkujdesësi. Ai i Cili përkujdeset për rrëskun dhe furnizimin e krijesave të Tij. Çdo krijesë mbështetet tek Ai për kujdesje dhe strehim pranë mëshirës së Tij.

    54. EL-KAVIJJ - i Forti. Është Ai, për të Cilin nuk ka ndonjë pengesë, që të realizojë Vullnetin dhe përcaktimin e Vet. Është Ai që ka mundësi dhe forcë të plotë për të nënshtruar çdo gjë në këtë ekzistencë.

    55. EL-METIN - i Pathyeshmi. Ai që nuk mund të mposhtet. Është i Gjithëfuqishëm i Cili në veprimet e Tij nuk ndien lodhje.

    56. EL-VELIJJU – Mbrojtësi, Përkujdesësi, Ngadhënjimtari i Cili i do dhe i bën të ngadhënjejnë të dashurit e Tij ndaj çdo armiku. Atë që Allahu e merr në mbrojtje dhe përkujdesje, ai nuk mund të mposhtet kurrë.

    57. EL-HAMID - i Falënderuari. I vetmi i Cili meriton falënderimin dhe lavdërimin nga çdo krijesë.

    58. EL-MUHSI – Gjithënjohësi. Gjithpërfshirësi dhe i Gjithëdijshmi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë pa evidencuar asnjë proces, sado i vogël, në këtë gjithësi.

    59. EL-MUBDI – Nismëtari. Është Allahu i Cili e krijoi këtë gjithësi nga mosekzitenca.

    60. EL-MU’ID – Rikrijuesi. Është Ai Që rikrijon (ringjall) së dyti krijesat pas vdekjes. Me një fjalë, Allahu është Ai i Cili i rikthen krijesat pas jetës në vdekje dhe pas vdekjes në jetë.

    61. EL-MUHJI – Jetëdhënësi. Ai i Cili i ringjall të gjitha krijesat dhe u jep jetë, pasi ato të jenë bërë hi e pluhur.

    62. EL-MUMIT – Jetëmarrësi. Ai i Cili i vdes të gjitha krijesat, duke i ndarë shpirtrat nga trupat.

    63. EL-HAJJ - i Gjalli. Ky është Allahu, i Gjallë në gjallërinë e Tij të përhershme, pa fillim dhe të përjetshme, pa mbarim.

    64. EL-KAJJUM - i Përjetshmi. Të Cilit nuk i ka paraprirë mosekzistenca dhe është i përjetshëm e i Gjithmonshëm në sundimin e Tij.

    65. EL-VAXHID – Kreatori i këtij Universi. Në dorën e Tij është sundimi, është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Ai mbikëqyr çdo proces. Tek Ai nuk humb asnjë shënim.

    66. EL-MAXHID - i Nderuari. Ai i Cili është i Ndershëm, Bujar e Fisnik. Ai i Cili shtrin mirësinë dhe bujarinë e Tij kudo.

    67. EL-VAHID - i Vetmi. Allahu nuk ka shok në sundim. Ai nuk ka fëmijë, bashkëshorte e as rival në sundim. I Vetmi Sundues Absolut, të Cilit nuk mund t’i mvishet ndonjë mangësi.

    68. ES-SAMED - Strehimtari. Është Ai, tek mëshira e të Cilit gjen strehim besimtari i përulur para madhështisë së Tij. Është Ai për të Cilin ka nevojë çdo krijesë, kurse Ai nuk ka nevojë për asnjë prej krijesave. Ai është Zotëria dhe Sunduesi i vetëm i Universit.

    69. EL-KADIR - i Fuqishmi. I Vetmi Ngadhënjimtar, Fuqia e të Cilit nuk mund të krahasohet. Me fuqinë e Tij ka krijuar të gjitha krijesat.

    70. EL-MUKTEDIR - i Gjithëmundshmi. I Cili realizon tërë atë që ka përcaktuar.

    71. EL-MUKADDIM – Nismëtari, Përparësidhënësi. Është Allahu Ai Që sjell çdo send në vendin e vet të duhur. Përshpejton një gjë, kurse vonon një tjetër. I jep përparësi një gjëje ndaj tjetrës. P.sh. ka krijuar së pari Tokën dhe qiellin e pastaj ka përcaktuar rrëskun e krijesave në to. Ka zgjedhur e dalluar disa pejgamberë nga disa të tjerë, do të thotë u ka dhënë përparësi disave ndaj disa të tjerëve.

    72. EL-MUEHHIR – Paslënësi. Ai i Cili vonon ndonjë dënim ose ndëshkim.

    73. EL-EVVELU - i Pari. Atij nuk i ka paraprirë ekzistenca.

    74. EL-AHIRU - i Fundit. Ai është i përjetshëm edhe pas shkatërrimit të gjithësisë dhe të krijesave të cilat i shpërndau në të.

    75. EDH-DHAHIRU - i Dukshmi, me argumentet dhe Shenjat e Fuqisë së Tij mbi çdo gjë.

    76. EL-BATINU - i Padukshmi. Atë nuk mund ta arrijnë shikimet e krijesave.

    77. EL-VALI– Udhëheqësi. Ai Që kontrollon dhe mbikëqyr çdo gjë.

    78. EL-MUTEALI - i Gjithëlartësuari. Është Ai i Cili është i zhveshur nga çdo përgjasim me krijesat. I Lartësuar është në Madhërinë e Tij. Madhështia e Tij nuk mund të krahasohet me asgjë.

    79. EL-BERR – Mirëbërësi. Ai i Cili shtrin mirësinë dhe bereqetin ndaj robërve të Vet.

    80. ET-TEVVAB – Pendimpranuesi. Allahu është Ai i Cili pranon pendimin e sinqertë nga robërit e Vet dhe i shlyen gabimet.

    81. EL-MUNTEKIM – Ndëshkuesi. I Vetmi Që mund të ndëshkojë krijesat për mëkatet e bëra. I frikësohemi hidhërimit dhe ndëshkimit të Tij, për shkak të ashpërsisë dhe Madhështisë hyjnore të Tij. Ai është tek i Cili nga droja dhe lakmia shpresojmë mëshirën.

    82. EL-AFUVVU – Mëkatfalësi. Ai që fshin gabimet dhe mëkatet. Ai që fal robërit e Tij pas pendimit.

    83. ER-RREUF - i Dhembshuri. Mëshira dhe dhembshuria e Tij ndaj krijesave është gjithherë e pranishme. Ai kurrë nuk ka dëshirë të ndëshkojë dikë, përveç nëse mohuesit insistojnë në mëkate, atëherë dënimi i Tij nuk vonon.

    84. MALIKUL-MULK – Pushtetmbajtësi. Ka fuqi dhe kontroll absolute mbi çdo gjë që krijoi. Vullneti i Tij realizohet në tërë atë që krijoi, ashtu siç dëshiron Ai. Nuk ka shmangie nga ajo që ka përcaktuar Ai.

    85. DHUL-XHELALI VEL IKRAM - Atij i takon madhështia dhe nderi. I Vetmi absolut, i përsosur në cilësitë e Tij. Vetëm Atij i takon madhështia dhe nderi. Madhështia është në vetë Qenien e Tij. Është fisnik dhe i ndershëm ndaj krijesave të Tij.

    86. EL-MUKSIT – Drejtësidhënësi. Është i drejtë në gjykimin e Tij. Ai nuk i bën të padrejtë askujt.

    87. EL-XHAMIU – Tubuesi. Është Ai që i tubon të gjitha krijesat për të dhënë llogari para Madhërisë së Tij. Është Ai tek i Cili janë të tubuara dhe gjenden të gjitha cilësitë e përkryera.

    88. EL-GANIJ - i Pasuri. Ai i Cili nuk ka nevojë për asgjë në Qenien e Tij, as në cilësitë e Tij e as në veprimet e Tij.

    89. EL-MUGNI – Pasuridhënësi. Ai Që i jep mirësi e pasuri atij që do prej krijesave.

    90. EL-MANI’U – Privuesi. Është Ai Që ndalon të këqijat dhe sprovimet duke e mbrojtur dhe ruajtur atë që do. Po ashtu është Ai Që privon dikë nga diçka me qëllim të ruajtjes së tij nga sprovat.

    91. ED-DARRU – Dëmsjellësi. Me dëmin e Tij godet atë që do prej krijesave nëse ato janë mosmirënjohëse ndaj dhuntive të Tij.

    92. EN-NAFI’U – Dobiprurësi. Në kompetenca të Tij është dobia, dhe i sjell të mira e dobi atij që do nga robërit e Vet.

    93. EN-NUR – Drita. Allahu është dritë e qiejve dhe e Tokës. Ai i ndriçon zemrat e të sinqertëve me dritën e Tevhidit – Besimit. Me dritën dhe udhëzimin e Tij udhëzohen të udhëzuarit dhe të shpëtuarit.

    94. EL-HADI – Udhëzuesi. Ai Që krijoi çdo gjë e pastaj i udhëzoi. Ai që udhëzohet nga udhëzimi i Tij, nuk mund të humbë, ndërsa ai që e humb Ai, nuk mund të gjejë udhëzues tjetër përveç Tij.

    95. EL-BEDIU – Shpikësi. Krijuesi i ekzistencës nga mosqenia.

    96. EL-BAKI - i Përhershmi. I Gjithmonshmi pa fillim dhe pa mbarim. Çdo gjë në këtë gjithësi do të zhduket e do të mbesë vetëm Allahu, i Përhershmi dhe i vetmi Mposhtës e Ngadhënjimtar.

    97. EL-VARITH – Trashëguesi. I Përhershmi pas shkatërrimit të krijesave. Të Tij janë ç’ka në qiej e në Tokë. Zot i çdo gjëje.

    98. ER-RESHID – Frymëzuesi. Udhëzuesi, I Urti. Është Ai i Cili frymëzon dhe me urtësi udhëzon krijesat tek ajo që u sjell dobi, e në veçanti robërit e Tij të devotshëm, të cilët udhëzohen me udhëzimin e Tij.

    99. ES-SABUR – Durimtari. Është Ai Që nuk shpejton me dënim, por shikon, pret dhe vonon, e megjithatë ndëshkimit të Tij nuk mund t’i shmanget askush që e ka mohuar dritën e Tij dhe udhëzimin hyjnor.





    Disa nga emrat e bukur të Allahut që nuk janë përmendur në Kur’an, por janë të përmendur në hadithet e Muhammedit a.s.



    Mukal-libul kulub

    Transmetohet nga Abdullah bin Omeri r.a. të ketë thënë: “Betimi i Pejgamberit a.s. ishte: “Jo, pasha Atë që i ndryshon zemrat” (Buhariu



    El-Xhemil

    Transmeton Abdullah ibn Mes’udi të ketë thënë:”Ka thënë i Dërguari i Allahut: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai që në zemrën e tij ka edhe një grimcë mendjemadhësie” Atëherë një prej të pranishmëve tha: Njeriu ka dëshirë që rrobat dhe mbathjet e tij të jenë të bukura, për se Resulullahu tha: “Allahu është I Bukur dhe e do të bukurën, kurse mendjemadhësia është mosmirënjohja ndaj Allahut dhe nënçmimi i njerëzve” (Muslimi)



    Subbuhun Kuddusun,

    Transmetohet nga Aishja r.a. të ketë thënë: I Dërguari i Allahut në ruku thoshte: “Subbuhun Kuddusun, rabbul melaiketi verr-rruh” – “I Lartësuar në Madhëri dhe i Pastër (nga çdo e metë) është Allahu, Zot i melaikeve dhe i Xhibrilit” (Nesaiu)



    Musarrriful kulub

    Në Musnedin e Imam Ahmedit, transmetohet se i Dërguari i Allahut shpeshherë përsëriste: “Ja musarrifel kulub sarrif kulubena ala ta-atike”-“O ndryshues i zemrave, ndryshoji, ktheji zemrat tona në respektin dhe nënshtrimin ndaj Teje”.



    El-Vitr

    Transmetohet nga Ebu Hurejra të ketë thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.: “Allahu i ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një, Ai është Tek dhe e do tekun. Ai që i numëron (mëson) këta emra të Tij, do të hyjë në Xhennet. Allahu është Ai, pos të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër, Ai është…”
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 29-07-2006 më 11:44

  4. #64
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    KUSH ESHTE SHPIRTI I SHENJTE?

    Letra 2Pjetrit 1:20-21 ngre pyetjen e rëndësishme



    KUSH ESHTE SHPIRTI I SHENJTE?

    [Letra 2Pjetrit 1:20-21 ngre pyetjen e rëndësishme.]




    Kush dhe çfarë është ky apo kjo ruah kadosh (frymë e shenjtë/shpirt i shenjtë) që shtyn njerëz të shenjtë të Perëndisë (profetët) të flasin dhe të interpretojnë profecitë e Shkrimit (hebraik)?
    Të krishterët e hershëm dhe të vonshëm paraqesin koncepte divergjente për të: dikush e identifikon me djalin ‘njeri-frymë’ të Zotit, të vdekur e të ringjallur, që ndërmjetëson në të djathtën e Zotit (Pali, shek.I)[1]; dikush si vajzën dhe bashkëpuntoren e Zotit në krijim (Ireneus, shek.II)[2]; dikush si një ëngjëll serafim-hyjni (Origjeni, shek.III)[3], dhe disa si anëtar i një tresheje hyjnore të pandashme në ‘substancë’ por rrënjësisht të ndarë në personalitet - me fjalë të tjera, njëri personalitet i një perëndie me personalitet të trefishtë (Koncili i Kalcedonit, shek.IV); dhe disa të tjerë si një fuqi pa personalitet të poseduar nga Zoti.

    Evidenca biblike

    Për të dhënë një përgjigje vendimtare, përgjigja jonë duhet bazuar kryesisht në Shkrimin hebraik dhe kryesisht në ato fragmente që quhen ‘profeci’ dhe ‘interpretime profecish’, duke shpresuar në një sqarim të çështjes nga vetë tekstet dhe konteksti i tyre, si dhe nga lidhja ndërmjet tyre. Njëkohësisht argumentimi do të shoqërohet dhe me paralele nga shkrimet e krishtera, të cilat do vendosen si shënime nën tekst. Pra burimi i autoritetit të kësaj përgjigje mbetet metoda ‘shkrimi qartëson shkrimin’.
    Le të shqyrtojmë tre grup-tekste që përmbajnë fragmente të ‘profecisë’ dhe ‘interpretimit profetik’. Kemi të bëjmë me vizione së të ardhmes së afërt apo të largët që ‘shohin’ disa profetë dhe me interpretimet të cilët ata, i shkruajnë si profeci. Personi i cili, sipas 2Pjetrit, duhet të shfaqet në skenë, është Fryma e/Shpirti i Shenjtë që qëndron pas ‘vegimeve’ dhe ‘interpretimit’ të profecive.

    1. Vegimet dhe profecitë e profetit Ezekiel

    (a) 1:28; 2:1-2, 9; 3:3
    …u rrëzova me fytyrë për tokë
    dhe dëgjova zërin e dikujt që fliste
    dhe më tha: ‘O bir njeriu, çohu më këmbë
    dhe unë do të të flas’.

    Ndërsa ai më fliste,
    Fryma (Shpirti) hyri (ndikoi) tek unë dhe më bëri të
    çohem në këmbë,
    dhe unë dëgjova atë që më fliste…
    Unë shikova dhe ja një dorë e shtrirë drejt meje;
    dhe ja, në të ishte rrotulla e një libri…
    kështu unë e hëngra dhe u bë në gojën time
    i ëmbël si mjaltë…[4]

    (c) 8:2-3
    Unë shikova dhe ja
    një figurë njeriu me pamje zjarri;
    nga sa i përngjanin ijët e tij nga poshtë
    dukeshin prej zjarri
    dhe nga sa i përngjanin ijët e tij lart
    dukeshin të shkëlqyera si ngjyra e bronzit inkadeshent

    Ai shtriu një formë dore
    dhe më kapi nga një tufë e flokëve të mi
    dhe Fryma (Shpirti) më ngriti midis qiellit dhe tokës
    dhe më çoi në vegime të Perëndisë në Jeruzalem…[5]

    2. Vegimet dhe profecitë e profetit Zakaria

    (a) 1: 8-9, 13
    Natën pata një vegim…
    Unë pyeta: ‘Imzot, çfarë kuptimi kanë këto gjëra?’
    ثngjëlli që fliste me mua m’u përgjigj:
    ‘Unë do të të bëj të shohësh (interpretoj)
    çfarë kuptimi kanë ato’…
    Pastaj Zoti i dha disa fjalë të mira, fjalë inkurajimi
    ثngjëllit që fliste me mua.

    (c) 4:1-6
    Pastaj ëngjëlli që fliste me mua u kthye
    dhe më zgjoi ashtu si zgjojnë dikë nga gjumi
    dhe më pyeti: ‘çfarë po shikon?’
    U përgjigja: ‘Ja, po shikoj…’

    Kështu nisa t’i them ëngjëllit që fliste me mua:
    ‘Imzot, ç’kuptim kanë këto gjëra?’
    ثngjëlli që fliste me mua u përgjigj dhe më tha:
    ‘Nuk e kupton se ç’duan të thonë këto gjëra?’
    Unë i thashë: ‘Jo, imzot’.
    Atëherë ai, duke u përgjigjur, më tha…

    3. Vegimet dhe profecitë e profetit Daniel

    (a) 8:15-19
    Tani ndërsa unë, Danieli,
    e kisha parasysh vegimin dhe
    përpiqesha ta kuptoja,
    ja ku po rri para meje dikush
    që ka pamjen e një burri.

    ‘Gabriel, shpjegoja këtij vegimin’.
    Ai u afrua…
    unë pata frikë dhe rashë me fytyrë (në tokë).
    Por ai më tha: ‘Kuptoje mirë, o bir njeriu,
    sepse ky vegim ka të bëjë me kohët e fundit.’
    Ndërsa ai fliste me mua,
    unë rashë në një gjumë të rëndë me fytyrë për tokë,
    por ai më preku dhe më bëri të ngrihem…
    dhe tha: ‘Ja, unë do të të tregoj atë që ka për të
    ndodhur…’

    (b) 9:21-23
    …ndërsa unë po flisja akoma në lutje,
    ai njeri, Gabrieli që e kisha parë në vegim në fillim,
    i dërguar…

    Ai më mësoi dhe më foli:
    ‘Unë kam ardhur tani, o Daniel,
    që të të vë në gjendje të kuptosh…
    Trego kujdes pra, për fjalën dhe kupto vegimin…

    (c) 10:5-7, 9-12
    Ngrita sytë dhe shikova, ja një njeri…
    Trupi i tij ishte i ngjashëm me topazin,
    fytyra e tij kishte pamjen e rrufesë,
    sytë e tij ishin si pishtarë flakërues,
    krahët dhe këmbët e tij dukeshin si prej bronzi të
    llustruar
    dhe tingulli i fljalëve të tij ishte si zhurma e një turme.
    Vetëm unë Danieli pashë vegimin…
    … duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij,
    rashë në një gjumë të thellë me fytyrë përtokë.

    Por ja një dorë më preku
    dhe bëri që unë të rri duke u dridhur…

    Pastaj më tha: ‘Daniel, njeri shumë i dashur,
    kupto fjalët që po të them
    dhe çohu në këmbë,
    sepse tani më kanë dërguar tek ti’.

    Nga këto fragmente të cilat paraqisin të njëjtën situatë - shpalljen apo zbulesën e Zotit ndaj njerëzve të zgjedhur prej Tij si profetë me anë të Frymës (Shpirtit) - ne gradualisht, nga shkrimi në shkrim, arrijmë të identifikojmë personin misterioz, i cili quhet Fryma (apo Shpirti) nga Ezekieli; më pas ثngjëlli (pa emër) që merr fjalët direkt nga Zoti, tek Zakaria; dhe më pas Gabriel (interpretuesi i dërguar) tek Danieli.
    Pra shpirti i shenjtë nuk është veçse ثngjëlli i shenjtë i zbulesës, shpalljes i cili transmeton fjalët dhe të fshehtat e Zotit tek njerëzit e zgjedhur si profetë.[6] Emri i tij është në hebraisht Gabriel, dmth. i Fuqishmi i Perëndisë. Ai flet fjalët e Zotit[7] dhe ua interpreton profecitë profetëve.
    Ndërkohë ky ëngjëll i shenjtë përveç rolit zbulues, ka edhe rol çlirues apo mbrojtës ndaj njerëzve të cilët e besojnë dhe i frikësohen Zotit. Teksti i një tjetër profeti e dëshmon këtë, Isaia 63:9-10:
    Në çdo hidhërim të tyre Ai u hidhërua
    dhe ثngjëlli i pranisë së Tij [8] i shpëtoi; …
    Por ata u rebeluan dhe e trishtuan Frymën e tij të shenjtë…
    Dhe Psalmet flasin për këtë rol të tij dhe ëngjëjve të tjerë që zbatojnë vullnetin e Zotit:[9]
    Ai (Zoti) do të dërgojë (ëngjëllin) nga qielli për të më shpëtuar…
    (Psalmet 57:3)
    ثngjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej Tij (Zotit) dhe i çliron.
    (Psalmet 34:7)
    Ai do të urdhërojë ثngjëjt e Tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.
    (Psalmet 91:11)
    Gabrieli është një prej ëngjëjve ndërmjetës i cili lutet tek Zoti në favor të besimtarëve [10] :
    Në rast se ka pranë Tij një ëngjëll, një ndërmjetës…
    që ti tregojë njeriun detyrën e tij.
    Perëndisë i vjen keq për të…
    Do t’i lutet fort Perëndisë,
    do të gjejë hir pranë Tij…
    (Jobit 33:23-24, 26)
    Gabrieli është ثngjëlli që paralajmëron, në dhjatën e vjetër [11], lindjen e profetëve:
    ثngjëlli i Zotit i tha akoma: ‘Ja ti je me barrë
    dhe do të lindësh një djalë
    dhe do ta quash Ismael,
    sepse Zoti morri parasysh hidhërimin tënd.
    (Zanafilla 16:11)
    Dhe ai tha: ‘Do të kthehem me siguri vitin e ardhshëm te ti po në këtë kohë;dhe ja Sara,
    gruaja jote do të ketë një djalë (Isakun).’ (Zanafilla 18:10)

    Evidenca Kur’anore

    Emri në hebraisht Gabriel, dmth. i Fuqishmi i Perëndisë - në gjuhën arabe, Xhebrail me të njëtin kuptim, bën të njohur të njëjtën krijesë fisnike të Allahut, Perëndisë Një të Vetëm.
    – Ai është ruhul kudus (shpirti i shenjtë) - ثngjëlli i shenjtë që solli me urdhërin e Allahut, Kur’anin në zemrën e Muhamedit, paqja e bekimi i Zotit qoftë mbi të:
    16:2 dhe 40:15, Allahu dërgon prej ëngjëjve të Tij Shpirtin me shpallje mbi profetët, për t’i udhëzuar njerëzit të adhurojnë vetëm Një Zot dhe për të kujtuar Ditën e takimit me Të (ringjalljen dhe llogarinë, shpërblimin apo ndëshkimin e përjetshëm).[Ai përmendet së bashku me ëngjëjt në disa ajete, [70:4, 78:38, 97:4]
    16:102 dhe 2:97, ky shpirt i shenjtë identifikohet më tej si Xhebraili, i cili është i dërguari i Allahut tek profetët e nderuar, dhe kushdo që e kundërshton apo mohon atë është mohues, jobesimtar, pra në armiqësi me Allahun. [Kur’ani nuk është thënie e djallit të mallkuar, 81:19-27; ata që pohojnë këtë blasfemojnë kundër shpirtit të shenjtë dhe ndaj Atij që e dërgoi atë mbi Muhamedin, paqja e bekimi i Zotit qoftë mbi të]
    – Ai është Shpirti i fuqishëm, inteligjent dhe besnik në transmetimin e Fjalëve të Zotit:
    26:192-194; 53:4-10, ai ka një personalitet dhe cilësi, pra s’është fuqi abstrakte, ndonjëherë është i dukshëm për sytë e njerëzve të zgjedhur, ose në formën e vet origjinale ose kur shfaqet tërësisht në formë njeriu (p.sh. 19:17, ku lajmëron lindjen e Isait, paqja e bekimi i Zotit qoftë mbi të).
    – Ai ka pozitë të lartë, është i nderuar, por nuk adhurohet nga muslimanët:
    81:19-21; 3:80, ai është një krijesë fisnike e shenjtë, që meriton respekt dhe nderim nga muslimanët, pasi zbaton plotësisht vullnetin e Allahut, Zotit të botëve; por ai kurrsesi nuk duhet konsideruar si perëndi apo të adhurohet përkrah Allahut, pasi ai është dhe vetë adhurues i Tij.[12]

    Referenca

    1 - Romakëve 8:26,34 dhe 1Timoteut 2:5; Galatasve 4:5 dhe 1Korintasve 15:45. Konceptimi i Jezusit si ‘frymë’ në letrat e Palit bie ndesh me konceptimin e Jezusit në Ungjillin e Lukës, 24:37-39, vetëm si njeri e jo frymë..,br> 2 - Adversus Haereses, IV, 20.
    3 - De Principiis, I, 3
    4 - Një paralel interesant është ai tek Zbulesa 10, ku tregohet sesi një ëngjëll i lavdishëm është personi i cili i jep librin profetik me dorën e tij profetit që ‘ta hajë’. Përshkrimi i tij si figurë ‘i shndritshëm’ dhe ‘zjarr’ na kujton figurën e përshkruar nga Ezekieli 8:2.
    5 - Tek Zbulesa 20:9-10, është njëri nga shtatë ëngjëjt (frymërat) personi që “çon në Frymë” dhe tregon në vizion Jeruzalemin (qiellor).
    6 - Shiko shkrimet e krishtera, Zbulesa 22:6.
    7 - Gjoni, autori i Zbulesës së krishterë, flet për ‘ëngjëllin që e çon në Frymë’ dhe vegime dhe është ëngjëlli që ia interpreton ato (Zbulesa.17:1,3,7,9). ثshtë e habitshme ngjashmëria e përshkrimit të ëngjëllit (1:12-17) me ato të përshkrimeve të profetëve të përmendur; por shihet qartë dhe tendenca e tij si i krishterë që këtë ‘folës’ ta identifikojë me Jezusin e vdekur e të ringjallur (1:18). Gabimisht (ose qëllimisht) Gjoni e ngatërron më tej ثngjëllin e Zbulesës hebraike me Jezusin (Zbulesa.22:6-13). Ai shfaq në këtë mënyrë pa dyshim, influencën pauline në mendimin e vet.
    8 - Judejtë besonin se ka 7 ëngjëj (apo frymëra) që qëndrojnë para Perëndisë, të cilët quhen ndryshe dhe ثngjëjt e pranisë së Tij (shih dhe Tobisë 10:14 dhe Zbulesa 4:5) Gabrieli është njëri prej tyre. Ky ëngjëll i shoqëroi izraelitët (Eksodi 23:20-21) edhe atëherë kur Zoti vendosi të distancohet nga ata (Eksodi 33:2-5).
    9 - Psalmet 103:20-21
    10 - Fryma, në tekstet greke të krishtera, është ثngjëlli, një prej ëngjëve (frymërave) që ndihmojnë e fuqizojnë besimtarët (Veprat 2:2-4 dhe Hebrenjve 1:7, 14). Nga tekstet kuptohet me lehtësi se Fryma e shenjtë që shfaqet tek Veprat si ‘erë dhe zjarr’ nuk është veçse ثngjëlli apo ëngjëjt e Zotit që ndihmojnë besimtarët, të përshkruar tek Letra Hebrenjve si ‘erë dhe zjarr’. Ato nuk mund të identifikohen me Zotin (shih 1Mbretërve 19:11-12). Ndërkohë identifikimi i Frymës si ‘ëngjëll i shenjtë’ i dërguar nga Perëndia, mund të shihet akoma më qartë në historinë e centurionit Kornel (Veprat 10:3-5, 19-20, 22).
    11 - Ndërkohë që ky ëngjëll ‘lajmëtar’ identifikohet në dhjatën e re qartësisht si ‘Gabrieli që rri në prani të Perëndisë’, kur paralajmëron lindjen e dy profetëve të nderuar, respektivisht Gjon Pagëzorit dhe Jezusit (Luka 1:11-13 dhe 1:19, 26-30).
    12 - Lexo dhe Zbulesa 22:8-9.

  5. #65
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Malik apo Molech: Një lojë fjalësh e misionarëve














    Nga moria e mërzitshme e krimeve për të cilat të krishterët akuzojnë muslimanët, adhurimi i hyjnive, të ashtuquajtura “pagane”, është ndër akuzat më të rënda. Jemi mësuar tashmë me shpifje të tilla si: Allahu është “perëndi e hënës”, që er-Rahman ka të bëjë me Rimmon-in sirian, i cili parodizohet në Bibël dhe lista vazhdon. Tani, një tjetër emër i Zotit ka pushtuar vëmendjen e polemistëve të krishterë virtualë dhe ky është Maliku ( ).
    Sipas misionarëvë të krishterë, Maliku është një variant i hyjnisë Molek [1], që përmendet disa herë në Bibël si hyjni e zjarrit dhe sakrifikimit të fëmijëve. Ky artikull ka për qëllim të bëjë të qartë dallimin mes Molekut dhe Malikut.

    Loja e emrave: Molek apo Malik

    Së pari, duhet theksuar se kushdo që pretendon se Malik vjen nga Molek, tregon se nuk i njeh mirë gjuhët semite, që kanë të bëjnë me këtë studim. Cilësimi i Zotit si Sunduesi, Mbreti i të gjitha krijesave është i pranishëm në të gjitha gjuhët semite. Fjala Malik ka kuptimin “zot”, “sundues” ose “mbret” [2] dhe vjen nga e njëjta rrënjë M-L-K si dhe fjala hebraishte melekh ( ).
    Ndërsa, përsa i përket fjalës Molek, në hebraisht ajo gërmëzohet pikërisht në të njëjtën mënyrë si dhe fjala hebraishte që do të thotë “mbret”, mem-lamed-kaf ( ). Për cilëndo hyjni të bëhet fjalë në Bibël, aty ku përmendet “Molek”, gërmëzimi është i njëjtë. Kështu që, nëse t’i lutesh Zotit si mbretit (MLK) të universit do të thotë t’i lutesh Molekut, atëherë do të duhet të mohonim Biblën. Teksti në hebraisht i Librit të Mbretërve duhet të rishkruhet si "Molekim", domethënë "ithtarët e Molekut". Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm ndaj versionit kristian të Jezusit, “Molekut” (MLK) të hebrejve dhe “Molekut” (MLK) të qiellit. Kur në Bibël gjejmë emra si “Elimelek”, që do të thotë “Zoti im është Mbret”, duhet të rishqyrtojmë zanoret dhe të dyshojmë që kuptimi i saj nuk është në të vërtetë “Zoti im është Molek”. Menjëherë bie në sy absurditeti i diçkaje të tillë.
    E vërteta është se emërtimi i Zotit si mbreti dhe sunduesi (MLK) është diçka plotësisht e arsyeshme në kuadrin monoteist. Duhet theksuar se pjesa më e madhe e lutjeve hebraike fillojnë me këtë shprehje:



    Baruch Atah YHVH, Eloheinu, Melekh ha-Olam
    I Bekuar je Ti o Zot, Zoti ynë, Sunduesi i Universit


    Në pjesën më të madhe të literaturës rabinike, Zoti njihet si Mbreti. Duke patur parasysh këtë, jemi në gjendje të kuptojmë më mirë kontekstin islam brenda një mjedisi të pacënueshëm monoteist. Për shembull, për herë të parë, në Kur’an, fjala Malik gjendet në Suren el-Fatiha, ajeti 4:



    Maliki jeumi d-Din
    Sunduesi i Ditës së Gjykimit[3]


    Po ta përkthenim këtë varg kur’anor në hebraisht, në mënyrë që t’i afrohet arabishtes sa më shumë që të jetë e mundur, do të merrnim një shprehje pothuajse identike:



    melekh jom ha-din
    Sunduesi i Ditës së Gjykimit


    Dhe vërtet, melekh jom ha-din është një përshkrim i Zotit që mund të gjendet në një siddur (libër lutjesh) të zakonshëm në hebraisht.
    Megjithatë, ironia e vërtetë nuk qendron në faktin se përdorimi i rrënjës MLK është plotësisht i vlefshëm në kontekstin monoteist; por, pjesa ironike e gjithë këtij debati është fakti se Molek nuk ka të bëjë fare me Islamin dhe ka të bëjë plotësisht me JHVH. Ata që sollën kultin e Molech-ut ishin një grup që e pranonin rolin e JHVH si këshillues/sundues/mbret, por shkuan edhe më larg. Dhe ishin talljet e hebrejve me këtë formë adhurimi të JHVH që ndryshuan zanoret për të njollosur këtë praktikë. Siç mund të shihet edhe në Enciklopedinë Hebraike:
    Nga Jeremia. vii. 31 dhe Ezekieli. xx. 25,26, është e qartë se të dy profetët i konsideronin këto sakrifica njerëzore si dhurata jo normale ndaj JHVH. […] Prandaj, fakti, që sot pranohet njëzëri nga studiuesit kritikë, është se në ditët e fundit të mbretërisë, JHVH-së iu ofruan sakrifica njerëzore, si Mbretit ose Këshilluesit të kombit dhe se profetët nuk e miratuan një gjë të tillë dhe e dënuan këtë, sepse kjo praktikë ishte sjellë nga jashtë si imitim i një kulti pagan, si dhe për shkak të barbarisë së saj. Me kalimin e kohës, fjala “Melek” ndryshoi në “Molek” për të stigmatizuar më tej këtë rit. [4]
    Tani disa mund të pyesin se përse ishte aq i rëndësishëm ndryshimi i zanoreve. Këtë e shpjegon një teori që mbështetet nga disa studiues të njohur të fesë hebraike:
    Që prej A. Geiger, pikëpamja më e pranuar është se Molek është një ndryshim i qëllimshëm i zanoreve të fjalës melekh, "mbret" dhe zanoret origjinale janë ndryshuar dhe modeluar sipas shqiptimit të fjalës boshet, "turp".[5]
    Pra, e vetmja arsye pse emri Molek del në plan të parë është sepse autoritetet hebreje bëjnë një tjetër lojë fjalësh, duke e keqshqiptuar haptazi këtë fjalë, në mënyrë që të rimojë me boshet ( ).
    Kjo ngatërresë theksohet edhe më tepër kur sjellim ndër mend faktin se nuk është e qartë nëse ka ose jo ndonjë varg të veçantë në Torah që t’i referohet Molekut. Kjo është një pikë plus në favor të faktit se sa relativisht i ri është koncepti i Molekut:
    Fakti që teksti i Pesëlibërshit tek Septuaginta (i pari që është përkthyer nga përkthyesit grekë) e përkthen fjalën molekh "mbret" (arkon) është një tregues që në kohën e përkthimit të Torës, leximi i fjalës molekh në vend të melekh ishte ende i panjohur.[6]
    Ky paragraph i referohet një pjese interesante të Bibles. Shihni Levitiku 18:21 në hebraisht:




    Domethënë, vendi i zanoreve mund të ndryshojë krejtësisht kuptimin e fjalës. Nëse e shqiptojmë vargun në atë mënyrë që shqiptohet sot, marrim këtë shprehje: umizzarakha lo titen lehabir lamolekh, që do të thotë: "ju nuk do të ofroni farën tuaj për t’i shërbyer Molekut". Dhe, natyrisht, nëse e shqiptojmë fjalën si "melekh", marrim një fjali krejtësisht të ndryshme. Kjo merr kuptim nëse marrim parasysh faktin se si e paraqet Septuaginti (përkthimi grek i para erës sonë) vargun:



    Kai apo tu spermatios su ou doseis latreuein arkonti
    Dhe ju nuk do të jepni farën tuaj për t’i shpërbyer një sundimtari




    Ebed-Melekutut: Shërbëtor i "Mbretit" apo Molek?

    Ndeshja mes idesë së një “shërbëtori të MLK” ndaj asaj të një “shërbëtori të Molekut” bëhet më interesante po të kemi parasysh historinë e skllavit etiopian Ebed-Melekut në librin e Jeremisë. Në kapitullin e 37-të, profetin e hedhin në një gropë të thellë. Në kapitullin e 38-të, Ebed-Melekutu (një jo-hebre) e ndihmon Jereminë. Kjo histori nënkupton edhe një kthim në një fe tjetër, meqenëse profetit i zbret shpallja sipas së cilës Ebed-Melekutun do ta mbrojë Zoti, sepse ai ka besuar tek Ai (Jeremia 39:16-18).
    Emri Ebed-Melekut, në përkthimin më të fjalëpërfjalshëm, do të thotë “shërbëtor i MLK." Por mund të ketë edhe kuptimin “shërbëtor i Molekut”, por asnjeriu nuk i shkon në mend se mund ta ketë këtë kuptim. Rabinët e mëdhenj kanë pranuar se ky emër ka kuptim të dyfishtë. Nga njëra anë, Ebed-Melekut është skllavi i mbretit dhe thjesht një eunuk etiopian që jeton në robëri të plotë; megjithatë, nga ana tjetër ai është një shërbëtor i Mbretit të universit (melekh ha-olam), sunduesit të Ditës së Gjykimit. (melekh jom ha-din).
    Tani do të shqyrtojmë mënyrën se si është përkthyer Ebed-Melekut në Targum Onqelos, përkthimi aramaikisht i tekstit, që gjendet me ndryshime të lehta në shumë tradita. Kur Ebed-Melekut u paraqit për herë të parë në Bibël, tek Jeremia 38:7, ai përshkruhet thjesht në këtë mënyrë:



    Ebed Melekh ha-Kushi

    Etiopiani Ebed-Melekut



    Targum e trajton me shumë mjeshtëri këtë varg, duke përdorur me mençuri kuptimet e dyfishta. Në këtë tekst, përkatësia etnike e Ebed-Melekutut është përjashtuar, janë përdorur nyje shquese, ndërsa emri i Mbretit është përdorur në një mënyrë të çuditshme. Dhe rezultati është ky:



    Abdaa D'Malkaa Tsidikijah



    اfarë do të thotë kjo? Së pari, me futjen e nyjeve shquese, nuk ësht më “shërbëtori i MLK”, por “shërbëtori i MLK-së”, pra në trajtën e shquar. Fjala e fundit, tsidikijah është një lojë me fjalën e Mbretit të caktuar që përmendet në histori, Zedekiah. Megjithatë, e rëndësishmja është që kjo fjalë rrjedh nga rrënja tsadek-dalet-kof ( ). Kjo është e njëjta rrënjë në arabisht ( ) nga e cila rrjedhin emra si sadik ( ), që do të thotë “I vërtetë”, “I sinqertë”, “I besueshëm” etj. [7] dhe siddik ( ), që do të thotë “I ndershëm”, “I drejtë” dhe "I pastër”.[8]
    Pra, duke punuar me natyrën tre-dimensionale të hebraishtes, targumisti e merr etiopianin Ebed-Melek dhe bën ndryshime të lehta që flasin për vendin e tij të vërtetë në një stil të hollë. Ai nuk është thjesht skllavi etiopian i një mbreti, por shërbëtori i Mbretit dhe është edhe i drejtë dhe i pastër para Zotit. Kështu që, nëse do përpiqeshim ta kuptonim këtë në kontekstin islam, ky jo-hebre i konvertuar në monoteizmin e propaganduar nga Jeremia mund të riemërtohet:



    Abdul-Maalik es-Siddik



    Ironia këtu është e qartë! Qëllimi i kësaj qasjeje hermeneutike ndaj librit të Jeremias ishte, thjesht, për të treguar se përdorimi islam i “Malik” nuk ka të bëjë aspak me “Molekun”, por është në përputhje të plotë me monoteizmin e profetëve biblikë.

    Përfundim

    Pamë pra se si kjo lojë emrash e misionarëve të krishterë me fjalët Malik dhe Molek është krejtësisht e pakuptimtë, kryesisht sepse në kontekstin semitik, Malik është një fjalë që përdoret gjerësisht, qoftë për Zotin e hebrejve, apo për hyjnitë pagane përkatëse. Me një fjalë, akuza se muslimanët e quajnë hyjninë pagane “Molek”, vetëm sepse muslimanët e quajnë Zotin el-Malik është një boomerang që kthehet dhe u bie në kokë vetë misionarëve, meqenëse në literaturën hebraike, Zoti përmendet me emrin ha-Melekh, që i korrespondon fjalës el-Malik në arabisht.

    Dhe vetëm Allahu e di më mirë.

    Referenca

    [1] Shih Lev. 1821; 20:2-5; 1 Mbretër 11:7; 2 Mbretër 23:10 dhe Jer. 32:35
    [2] J. M. Cowan (Ed.), The Hans Wehr Dictionary of Modern Written Arabic, p. 922
    [3] A. Jusuf Ali, The Holy Qur'ân: Text, Translation and Commentary
    [4] Tek fjala "Moloch (Molech)", The Jewish Encyclopedia, (KTAV, 1905), Vol. viii, p. 653
    [5] Tek fjala "Moloch, Cult of", Encyclopaedia Judaica, (Keter, 1971), Vol. 12, p. 230
    [6] Encyclopaedia Judaica, Op. Cit., p. 231
    [7] The Hans Wehr Dictionary of Modern Written Arabic, Op. Cit., p. 509
    [8] Ibid.

  6. #66
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    28 Kushdo që shkel ligjin e Moisiut vritet pa mëshirë me deponimet e dy ose tre dëshmitarëve.( Hebrenjve - Kapitulli 10)


    Dhiata e vjeter

    26 "Mallkuar qoftë ai që nuk u përmbahet fjalëve të këtij ligji për t'i zbatuar në praktikë!". Tërë populli do të thotë: "Amen".(Ligji i perterire 27)

    26 Shikoni, unë vë sot para jush bekimin dhe mallkimin;

    27 bekimin në rast se u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, që sot ju përcaktoj;

    28 mallkimin, në rast se nuk u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe largoheni nga rruga që ju përcaktoj sot, për të ndjekur perëndi të tjerë që nuk i keni njohur kurrë.Ligji i Përtërirë - Kapitulli 11



    Dhiata e Re

    10 Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: "I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t'i praktikuar".(Galatsve 3)



    Nuk lejohen Ikonat


    14 Dhe mua, në atë kohë, Zoti më urdhëroi t'ju mësoj statutet dhe dekretet, që t'i zbatoni në vendin ku jeni duke hyrë për t'u bërë zotër të tij.

    15 Me qenë, pra se nuk patë asnjë figurë ditën që Zoti ju foli në Horeb nga mesi i zjarrit, tregoni kujdes të veçantë për shpirtërat tuaja,

    16 me qëllim që të mos shthureni dhe të mos gdhendni ndonjë shëmbëlltyrë, në trajtën e ndonjë figure: paraqitjen e një burri apo të një gruaje,(Jezusit apo Marise)

    17 paraqitjen e një kafshe që është mbi tokë, paraqitjen e një zogu që fluturon në qiell,

    18 paraqitjen e çdo gjëje që zvarritet mbi dhe, paraqitjen e një peshku që noton në ujërat poshtë tokës;

    19 sepse duke ngritur sytë në qiell dhe duke parë diellin, hënën, yjet, të tëra, domethënë tërë ushtrinë qiellore, ti të mos nxitesh të biesh përmbys përpara këtyre gjërave dhe t'u shërbesh, gjërave që Zoti, Perëndia yt, u ka dhënë tërë popujve që ndodhen nën të gjithë qiejtë;


    23 Ruhuni se harroni besëlidhjen që Zoti, Perëndia juaj, ka lidhur me ju, dhe bëni ndonjë shëmbëlltyrë të gdhendur në trajtën e çfarëdo gjëje që Zoti, Perëndia yt, e ka ndaluar.

    24 Sepse Zoti, Perëndia yt, është një zjarr që të konsumon, një Zot ziliqar.

    25 Kur të kesh pjellë bij dhe bij të bijve të tu, dhe të keni banuar për një kohë të gjatë në atë vend, në rast se shthureni dhe sajoni shëmbëlltyra të gdhendura në trajtën e çfarëdo gjëje, dhe bëni të keqen në sytë e Zotit, Perëndisë tuaj, për ta ngacmuar,
    (Ligj perterire 4)

    7 Nuk do të kesh perëndi të tjera përpara meje.(Ligji i Përtërirë - Kapitulli 5)

    8 Nuk do të bësh asnjë skulpturë apo shëmbëlltyrë të gjërave që janë atje lart në qiell, këtu poshtë në tokë apo në ujërat poshtë tokës.

    9 Nuk do të biesh përmbys para tyre dhe nuk do t'u shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xhelos që dënon paudhësinë e etërve ndaj bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,(Ligji i Përtërirë - Kapitulli 5)

    Duhen djegur

    4 sepse do t'i largonin bijtë e tu nga unë për t'u shërbyer perëndive të tjera, dhe zemërimi i Zotit do të ndizej kundër jush dhe do t'ju shkatërronte menjëherë.

    5 Por me ta do të silleni kështu: do të shkatërroni altarët e tyre, do të copëtoni kolonat e tyre të shenjta, do të rrëzoni Asherimet e tyre dhe do t'u vini flakën shëmbëlltyrave të tyre të gdhendura.

    25 Do t'u vësh flakën shëmbëlltyrave të gdhendura të perëndive të tyre; nuk do të dëshirosh arin dhe argjendin që ndodhet mbi to dhe nuk do ta marrësh për vete, përndryshe do të biesh në kurth, sepse kjo është një gjë e neveritshme për Zotin, Perëndinë tënd;(Ligji i Përtërirë - Kapitulli 7)




    Duhen te shemben dhe te prishen

    3 Do të rrënoni altarët e tyre, do të copëtoni kolonat e tyre të shenjta, do t'u vini flakën Asherimëve të tyre, do të rrëzoni shëmbëlltyrat e gdhendura të perëndive të tyre, do të zhdukni emrin e tyre nga këto vende.Ligji i Përtërirë - Kapitulli 12


    Sduhet degjuar profetet te cilet formuan ikonografine dhe trinitetin

    1 "Në rasat se midis jush del një profet apo një ëndërrimtar dhe ju propozon një shenjë apo një mrekulli,

    2 dhe shenja apo mrekullia për të cilën ju foli realizohet dhe ai thotë: "Le të shkojmë pas perëndive të tjera që ti nuk i ke njohur kurrë dhe le t'u shërbejmë",

    3 ti nuk do të dëgjosh fjalët e këtij profeti apo të këtij ëndërrimtari, sepse Zoti, Perëndia juaj, ju vë në provë për të ditur në se e doni Zotin, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.Ligji i Përtërirë - Kapitulli 13

    Vera eshte simbol paganeve

    37 Atëherë ai do të thotë: "Ku janë perënditë e tyre, shkëmbi në të cilin gjenin strehë,

    38 që hanin yndyrën e flijimeve të tyre dhe pinin verën e libacioneve të tyre? Le të ngrihen për t'i ndihmuar dhe për të qenë strehimi juaj!".

    39 Tani e shikoni që unë jam Ai dhe që nuk ka Perëndi tjetër përbri meje. Unë të bëj që të vdesësh dhe të jetosh, unë të plagos dhe të shëroj, dhe nuk ka njeri që mund të të lirojë nga dora ime.Ligji i Përtërirë - Kapitulli 32


    Mospirja e pijeve dehese argument per lindjen e njerzve te mire


    2 Ishte një njeri nga Tsorahu, prej familjes së Danitëve, që quhej Manoah; gruaja e tij ishte shterpë dhe nuk kishte fëmijë.

    3 Engjëlli i Zotit iu shfaq kësaj gruaje dhe i tha: "Ja, ti je shterpë dhe nuk ke fëmijë, por ke për të mbetur me barrë dhe do të pjellësh një fëmijë.

    4 Prandaj ruhu se pi verë o pije dehëse, dhe mos ha asnjë gjë të papastër.

    5 Sepse ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë, mbi kokën e të cilit nuk do të kalojë brisku, sepse fëmija do të jetë një Nazireo kushtuar Perëndisë që në barkun e nënes së tij; ai do të fillojë ta çlirojë Izraelin nga duart e Filistejve".

    6 Atëherë gruaja shkoi t'i thotë bashkëshortit të saj: "Një njeri i Perëndisë erdhi tek unë; pamja e tij ishte si ajo e Engjëllit të Perëndisë, me të vërtetë e frikshme. Unë nuk e pyeta se nga vinte, dhe ai nuk më tha emrin e tij;

    7 por më tha: "Ja, ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë; prandaj tani mos pi verë as pije dehëse, dhe mos ha asgjë të papastër, sepse fëmija do të jetë një Nazireo i kushtuar Perëndisë që në barkun e nënës së tij deri në ditën e vdekjes së tij"".


    13 Engjëlli i Zotit iu përgjegj Manoahut: "Gruaja duhet të ketë kujdes për të gjitha ato që i thashë.

    14 Të mos hajë asnjë nga prodhimet e rrushit, të mos pijë verë a pije dehëse, dhe të mos hajë asnjë gjë të papastër; të ketë parasysh të gjitha porositë që i kam urdhëruar".

    24 Pastaj gruaja lindi një djalë të cilit ia vunë emrin Sanson. Fëmija u rrit dhe Zoti e bekoi.(Gjyqtarët - Kapitulli 13)

    13 Por engjëlli i tha: ``Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t`ia vësh emrin Gjon.

    14 Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.

    15 Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s`ëmës.(Luka 1)


    9 "Mos pini verë as pije dehëse as ti as bijtë e tu, kur do të hyni në çadrën e mbledhjes, që të mos vdisni; do të jetë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj,
    10 me qëllim që të mundni të dalloni midis të shenjtit dhe profanit, midis të papastrit dhe të pastrit,
    11 dhe të mundni t`u mësoni bijve të Izraelit të gjitha ligjet, që Zoti u ka dhënë atyre me anë të Moisiut".(Leviticu 10)

    Mos ngrenia e mishit te derrit

    nuk do të hani devenë, lepurin dhe baldosën, që përtypen por nuk e kanë thundrën të ndarë; për ju janë të papastra;

    8 edhe derri, që e ka thundrën të ndarë por nuk përtypet, është i papastër për ju. Nuk do të hani mishin e tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të vdekur.Ligji i Përtërirë - Kapitulli 14

    7 derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.

    8 Nuk do të hani nga mishi i tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë; për ju janë të papastër.(Levitiku - Kapitulli 11)


    Monoteizmi kunder trinitetit

    35 Të tëra këto të janë treguar, në mënyrë që të pranosh se Zoti është Perëndi dhe që nuk ka asnjë tjetër veç tij.(Ligji i Përtërirë - Kapitulli 4)

    39 Mëso, pra, sonte dhe mbaje në zemrën tënde që Zoti është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë, dhe se nuk ka asnjë tjetër (Ligji i Përtërirë - Kapitulli 4)

    7 Nuk do të kesh perëndi të tjera përpara meje.(Ligji i Përtërirë - Kapitulli 5)

    39 Tani e shikoni që unë jam Ai dhe që nuk ka Perëndi tjetër përbri meje. Unë të bëj që të vdesësh dhe të jetosh, unë të plagos dhe të shëroj, dhe nuk ka njeri që mund të të lirojë nga dora ime.Ligji i Përtërirë - Kapitulli 32


    Kush e shkroi biblen?

    6 Dhe Zoti e varrosi në luginën e vendit të Moabit, përballë Beth-Peorit; dhe askush nuk e ka mësuar deri më sot vendin e varrit të tij.


    Cifutet populli rebel

    4 Kur Zoti, Perëndia yt, do t'i ketë dëbuar para teje, mos thuaj në zemrën tënde: "ɳhtë për shkak të drejtësisë sime që Zoti më dha në zotërim këtë vend". Eshtë përkundrazi ligësia e këtyre kombeve që e shtyu Zotin t'i dëbojë para teje.

    5 Jo, nuk është as nga drejtësia jote as nga ndershmëria e zemrës sate, që ti hyn për të pushtuar vendin e tyre, por nga ligësia e këtyre kombeve që Zoti, Perëndia yt, po i dëbon para teje, dhe për të mbajtur fjalën e dhënë etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.

    6 Dije, pra, që nuk është për shkak të drejtësisë sate që Zoti, Perëndia yt, të jep në zotërim këtë vend të mirë, sepse ti je një popull kokëfortë.

    7 Kujtohu dhe mos harro si e ke provokuar zemërimin e Zotit, Perëndisë tënd, në shkretëtirë. Prej ditës që keni dalë nga vendi i Egjiptit, deri në arritjen në këtë vend, keni mbajtur një qëndrim prej rebeli, ndaj Zotit.

    8 Edhe në Horeb provokuat zemërimin e Zotit; dhe Zoti u zemërua kundër jush aq sa donte t'ju shkatërronte.

    13 Zoti më foli akoma, duke thënë: "Unë e pashë këtë popull; ja ai është një popull kokëfortë;

    14 lë që ta shkatërroj dhe të fshij emrin e tij nën qiejt, dhe do të të bëj ty një komb më të fuqishëm dhe më të madh se ai".

    15 Kështu u ktheva dhe zbrita nga mali, ndërsa mali digjej nga zjarri; dhe dy pllakat e besëlidhjes ishin në duart e mia.

    16 Shikova, dhe ja, ju kishit mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tuaj, dhe kishit bërë një viç prej metali të shkrirë. Kishit lënë shumë shpejt rrugën që Zoti ju kishte urdhëruar të ndiqnit.



    22 Edhe në Taberah, në Masa dhe në Kibroth-Atavah ju provokuat zemërimin e Zotit.

    23 Kur pastaj Zoti ju nisi jashtë Kadesh-Barneas duke thënë: "Ngjituni dhe shtini në dorë vendin që ju dhashë", ju ngritët krye kundër Zotit, Perëndisë tuaj, nuk i besuat dhe nuk iu bindët zërit të tij.

    24 U bëtë rebelë kundër Zotit, qysh nga dita që ju kam njohur.

    25 Kështu mbeta përmbys para Zotit dyzet ditë dhe dyzet net; dhe e bëra këtë sepse Zoti kishte thënë se donte t'ju shkatërronte.Ligji i Përtërirë - Kapitulli 9



    34 "Kështu Zoti dëgjoi fjalët tuaja, u zemërua dhe u betua duke thënë:

    35 Me siguri, asnjë nga njerëzit e këtij brezi të keq nuk do ta shohë vendin e mirë që jam betuar t'u jap etërve tuaj,

    36 me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut. Ai do ta shohë; atij dhe bijve të tij do t'u jap tokën që ai ka shkelur, sepse i ka shkuar pas Zotit plotësisht".

    Fakti


    14 Koha e nevojshme për të arritur nga Kadesh-Barnea deri në kalimin e përroit të Zeredit, ishte tridhjetë e tetë vjet, deri sa tërë brezi i luftëtarëve të zhdukej plotësisht nga kampi, ashtu si u qe betuar atyre Zoti.
    15 Në fakt dora e Zotit qe kundër tyre për t'i asgjësuar nga kampi, deri sa të zhdukeshin.16 Kështu, kur luftëtari i fundit vdiq në mes të popullit,(Ligj perterire)


    26 "Por ju nuk deshët të ngjiteni dhe ngritët krye kundër urdhërit të Zotit, Perëndisë tuaj;
    27 dhe murmuritët në çadrat tuaja dhe thatë: "Zoti na urren, për këtë arsye na nxori nga vendi i Egjiptit për të na dorëzuar në duart e Amorejve dhe për të na shkatërruar.Ligji i Përtërirë - Kapitulli 1


    Popull frikacak

    28 Ku mund të shkojmë? Vëllezërit tonë na pezmatuan zemrën duke na thënë: ɳhtë një popull më i madh dhe më shtatlartë se ne; qytetet janë të mëdha dhe të fortifikuara deri në qiell; pamë bile edhe bijtë e Anakimit".


    Mosiu pushtori shume vende dhe izhduki banoret e tyre per shkak se ata ishin idhujtare.Mirepo idhujtaret e sotem krishtere qe besojne dhe adhurojne ikonat dhe shembelltyrat dhe trinine jane te lire dhe askush nuk i ben keq perkundrazi ato i maltrajtojne besimtaret monoteiste muslimane,

    28 Kushdo që shkel ligjin e Moisiut vritet pa mëshirë me deponimet e dy ose tre dëshmitarëve.( Hebrenjve - Kapitulli 10)
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 31-08-2006 më 14:38

  7. #67
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Të dashur lexues ky shkrim nuk ka qëllim përcarje ose ofendim.Tematika e tij është informimi dhe afrimi i njerëzve tek e vërteta.
    Shpesh herë juve ju lind pyetja, pse ka shumë fe në botë ose ju vjen mendimi se fetë janë si partitë.Në realitet këto pyetje dhe mendime nuk lindin pa shkak.E ndërsa partitë formohen dhe ideohen nga njerzit, e njëjta gjë ndodh dhe me shumicën e feve.Pothuajse të gjitha fetë, përvec fesë hyjnore, janë emërtuar dhe ideuar nga njerzit.Këtë e vërtëton dhe fakti se meqenëse Zoti është një dhe feja e vërtetë duhet të jetë një.Ndërsa sot bota ndodhet përballë sfidave të përplasjes së qytetërimeve dhe feve, ne populli paqedashës shqiptar kemi rënë pre e intrigave manipuliste.Megjithëse fetë në shqipëri kanë bashkëjetuar në harmoni dhe tolerancë dhe formula e tyre me dy baza dhë katër kënde nuk i ka evindetuar ndonjëherë shqiptarët si intolerantë. Cuditshëm vjen pyetja pse kjo thirrje sataniste për konvertimin masiv të shqiptarëve nga muslimanë në krishterë nga qarqet politike dhe intelektuale.Nuk mjafton besdisja derë më derë dhe sasia e misionarëve të krishterë të cilët kundërshtojnë vetë biblën.

    Tregoni kujdes se mos ndokush ju bën prenë e tij me anë të filozofisë dhe me mashtrime të kota, sipas traditës së njerëzve, sipas elementeve të botës dhe jo sipas mësimeve të Jezusit". (Kolosianëve 2/8)

    E quajta thirrje sataniste duke iu referuar biblës në historinë midis Jezusit dhe djallit ku ky i fundit e thërret Jezusin për adhurim e "krijesës" në këmbim të pasurive dhe mbretërive të kësaj bote .

    Djalli e coi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre. 9. Dhe i tha: Unë do të ti japë të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron. 10. Atëherë Jezusi i tha: "Shporru Satan", sepse është shkruar: Adhuro Zotin, Perëndinë tënde dhe shërbeji vetëm Atij. 11. Atëherë djalli e la dhe ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin." (Mateu 4/ 8-11)
    Po kështu bibla e hudh poshtë teorinë tradita mbi fenë.

    "Kështu ju e keni bërë të pavleshme Fjalën e Perëndisë për shkak të traditës suaj" !.(Mateu 15/6)

    Kështu përgjigjuni atyre që thonë ndërroni fenë për materien, traditën,$ & Є, për hyrjen në Europë apo për ndonjë nder për fitimin e ndonjë çmimi nobël në letërsi ose për ndonjë kthim mbrapa në kohën e ateizmit laik ose krishtërimit të përzier me mitologjinë greke-romake.

    Zoti kur e krijoi njeriun i mësoi dhe mynyrën e të jetuarit në të gjithë aspektet e jetës.I mësoi normat , moralin, ligjet me të cilat duhet të udhëhiqet në jetë.Të gjitha këto ia mësoi njerzimit më anë të pejgamberëve dhe librave hyjnorë.I emëroi dhe emrin e fesë për të gjithë pejgamberët.U quajtën të nështruar ndaj Zotit (muslimanë) dhe lidhja e tyre me Zotin, rregullat, ligjet,normat e moralit u përmblodhën nën emrin e fesë, "Paqe me Zotin"(Islam) duke iu bindur dhe nënshtruar Atij. Ndërsa njerzit filluan të devijojnë nga shpalljet hyjnore dhe u treguan arrogantë ndaj urdhërave të Zotit, filluan të krijojnë idhuj dhe hyjni të cilat nuk e meritojnë të adhurohen dhe i emërtuan besimet dhe rregullat e tyre me emra fesh të ndryshme.Ndërkohë që disa ishin të devijuar që në origjinë, disa të tjerë devijuan në parimet e besimit.Krishtërimi si fe u krijua dhe u emërtua nga njerzit të cilët me shumë pasion e deshën Jezusin. Dashuria e tepërt ndaj tij dhe konceptimi i tyre për Zotin sipas diturive të tyre të mëparshme pagane, u bënë shkak për hyjnizimin e Jezusit dhe e quajtën atë Zot, bir të Zotit ose pjesë të trinitetit, të cilat bien në kundërshtim me llogjikën e shëndoshë dhe biblën. (Luken 4:41)
    Kjo ndodhi jo për shkak të mësimeve që la Jezusi por për shkak të devijimeve dhe moszbatimeve të veprimeve dhe urdhëresave të tij dhe ndryshimeve të nocioneve, koncepteve dhe parimeve të cilat i kryen Pali dhe më vonë Konstandini në këshillin e Nikesë.

    E ndërsa vetë Jezusi adhuronte Zotin në sexhde (me fytyrë në tokë) dhe i lutej Atij (Mateu26/39), krishterët sot bëjnë të kundërtën, adhurojnë Jezusin dhe i luten atij duke e kundërshtuar biblën.

    (Shih (Romaket 1/25) {Ata e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen.}

    Po kështu në asnjë vend në bibël Jezusi nuk e përmend emrin e fesë krishtere, ndërsa ajo merret si emërtim shumë kohë më vonë nga njerzit të cilët me vullnetin e tyre ia vendosën këtë emër në kundërshtim me mësimet e Zotit për të cilat thuhet në bibël.

    "Dhe me kot më adhurojne duke mësuar doktrina qe janë urdherime nga njerzit(Mateu 15/9)"

    Emri Krishterë asnjëherë nuk u përmend nga Jezusi megjithëse ju e dini që edhe emri Jezus dhe bibël janë emërtime greke të vendosura shumë kohë më vonë.

    Emri i krishter përmendet në bibël shumë vite më vonë mbas largimit të Jezusit

    Këtu ne antioki nxenesit për herë të parë u quajtën te krishtere"( Veprat e apostujve) 11-26 );(Veprat e Apostujve 26:28);(Letra e I e Pjetrit 4:16)

    Faktikisht njerzit e shpikën këtë emër në kundërshtim me fenë që la Jezusi.Të njëjta shpikje janë bërë tek të gjithë fetë të cilat emrat e tyre i kanë marrë nga predikuesit përveç fesë Islame.
    Budizmi e mori emrin nga Buda, Konficizmi nga Konfucio, Bektashizmi nga Haxhi Bektashi,dhe Krishtërimi nga fjala Krisht (greqisht) Mesia (hebraisht) i Vajosur (shqip).
    Megjithëse Islamin dëshirojnë ndonjëherë ta quajnë feja Muhamedane kjo nuk është e vleshme për arsye se emri Islam u emërua nga Zoti si fe për të gjithë profetët (Esh-shuara 13}.

    Jezusi nuk e quajti fenë e Tij Krishtërim por e quajti "Paqe me Zotin" që në kuptimin teologjik do të ishte Islam.Pra Islami, Paqa me Zotin duke iu nënshtruar Atij ishte feja e gjithë profetëve për të cilën gjejmë shumë citime në dhiatën e vjetër dhe të re.

    Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd, dhe nuk ka asgjë që mund t'i rrëzojë.O Zot, unë shpresoj në shpëtimin tënd dhe i zbatoj në praktikë urdhërimet e tua.(Psalmet 119/120;165-166)

    Do të ishte më mirë që dikush të mbështetej te forca ime për të bërë Paqe me Mua, po, për të bërë Paqe me Mua(Zotin)".(Isai 27/5)

    Do të lidh me ta një besëlidhje Paqeje; do të jetë një besëlidhje e përjetshme me ta; do t`i bëj të qëndrueshëm, do t`i shumoj dhe do të vë shenjtëroren time në mes tyre përjetë.( Ezekieli 37/26) ose (Ezeikel 34/25)

    Edhe sikur malet të zhvendoseshin dhe kodrat të luanin nga vendi, dashuria ime nuk do të largohet prej teje as besëlidhja e Paqes nuk do të hiqet, thotë Zoti, që ka dhëmbshuri për ty.(Isaia 54/10)

    ..dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të Paqes, (Efesianëve - 6/15)

    Sa të bukura janë mbi malet këmbët e lajmëtarit që sjell lajme të mira që njofton Paqen (Isai 52/7) .(Nahum 1/15). (Romaket 10/15)

    Feja e Jezusit ishte "Islami = Paqa me Zotin".


    Unë(Jezusi) po ju lë Paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.(↓Gjoni 14/27)

    Sipas fjalës që ai u ka dhënë bijve të Izraelit, duke u shpallur Paqen me anë të Jezu Krishtit, (Veprat e apostujve 10-36)

    Dhe ai (Jezusi) erdhi për t`ju shpallur Paqen, juve që ishit larg dhe atyre që ishin afër,(Efesianëve 2/17)

    Pra Islami,feja e Paqes me Zotin do të triumfojë mbi thirrjen sataniste.
    Tani Perëndia e Paqes do ta dërmojë së shpejti Satananë nën këmbët tuaja.(Romaket 16/20)

    Të gjitha kuptimet e fjalës Paqe në citimet e mësipërme janë për emrin e fesë dhe jo për atë që quhet paqe midis njerzve në gjendje mos lufte.Pikërisht argumenti që kjo fjalë do të thotë për fenë islame është verseti biblik (↑Gjoni 14/27).

    Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet,sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht.Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet. I Korintesave 13/8-10)

    Bibla kishte te meta dhe duhej të shfuqizohej.

    sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një të dytë.13 Ajo që vjetërohet dhe plaket është afër zhdukjes(Hebrejnjve 8/7,13)

    Pra Përsosmëria vjen për të shfuqizuar.Dhe Jezusi nuk erdhi për të përsosur dhe shfuqizuar ai erdhi për të plotësuar sipas biblës.
    (Mateu 5:17)" Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, po për t’i plotësuar."
    Përsosmëria Islame erdhi për shfuqizmin e besimeve të shpikura si thotë Zoti në kuran.

    "Dhe sot Përsosa per ju dhuntitë e Mija dhe zgjodha per ju Islamin fe" (Maide 3)

    Prandaj dhe bibla e profetizon Mekën e madhështore dhe ardhjen e profetit Muhamed a.s

    Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira....Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari.Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme (Mekës)...(Galatsve 4/22-25)

    E për profetin Muhamed a.s thotë Jezusi.

    7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj. Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim. (Gjoni15/7-9)

    Ngushulluesi në Shqip, Ahmadi në hebraisht.

    E ky ngushullues që do të vinte mbas ikjes së Jezusit është pikërisht profeti Muhamed a.s me fenë Islame sipas biblës .(Shiko dhe Maide 19)

    (Jeremia 28-9) Profeti qe profetizon Paqen kur fjala e tij te behet realitet do te njihet si profet i vertete i derguar prej Zotit

    E Allahui madhëruar thotë në kuran famëlartë.

    "Feja e pranueshme tek Zoti është Islami"(Ali Imran 19).
    "E kush kerkon fe tjetër përvec fesë islame atij kurrsesi nuk i pranohet (prej Zotit ) dhe ai ne boten tjeter eshte prej te deshperuarve"(Ali Imran 85)


    Ai ju percaktoi juve qarte ate fe (Islame) qe ia përcaktojë Nuhut dhe ate qe Ne ta shpallëm ty dhe me atë me të cilën e patëm porositur Ibrahimin ,Musain,dhe Isain(Jezusin)(Esh-Shuara 13}

  8. #68
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Kush quhet Mbreteria e Zotit ne toke?(Permbledhje)

    Jezusi deklaron se mbreteria e Zotit, zbatimi i ligjeve dhe urdherave te tij do te largohej prej juruzalemit dhe do ti jepej nje populli tjeter.



    Tani kur të vijë i Zoti i vreshtit, çfarë do tu bëjë këtyre vreshtarëve?
    Ata i thanë do ti vrasë keqas ata faqezinj dhe do tua besojë vreshtin vreshtarëve të tjerë, të cilët do të japin prodhime në kohën e vet.
    Jezusi u tha atyre: “A nuk e keni lexuar kurrë në shkrimet: “Guri që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes.Kjo është vepër e Zotit dhe është e mrekullueshme në sytë tonë”?
    Prandaj po ju them se juve do tu hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do ti jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.
    Dhe ai që do të bierë në këtë gurë do të bëhet copë copë; dhe ai mbi të cilin do të bierë ai do të jetë i thërmuar.
    Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur dëgjuan shëmbëlltyrën e tij, e kuptuan se po fliste për ata.
    Dhe kërkonin ta kapnin po kishin frikë nga turma, sepse ato e konsideronin profet”(Mateu 21/33-46) ose (Marku 12/1-13) ose (Luka 20/9-19)-



    Ai gjithashtu deklaron se Mbreteriae tij nuk do te ishte e kesaj bote sepsenuk kishte njerez me te cilet do luftonte dhe do ta ngrinte ate.Plus qe nuk kishte njerez qe te luftonte porse megjithe mrekullite e tij njerzit zgjodhen baraben kundrejt tij.

    36 Jezusi u përgjigj: ``Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej``(Gjoni 18).



    Kjo mbreteri eshte mbreteriua Islame e cila zbaton me perpikmeri ligjet e Zotit dhe ka per baze kushteteten islame.

    19 Por ne e dimë se gjithçka që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t`i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë,.(Romakëve 3)

    33 të cilët, me anë të fesë nënshtruan mbretërira, realizuan drejtësinë, arritën ato që u premtuan, ua zunë grykën luanëve, Hebrenjve - Kapitulli 11

    Ja cilesite e kesaj mbreterie.

    Monoteizmi


    Markut 12/ 28-34: "28. atëherë një nga skribët që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se si iu ishte përgjigjur mirë iu afrua dhe e pyeti: Cili është I pari I të gjitë urdhërimeve? 29. Dhe Jezusi iu përgjigj: -Urdhërimi I parë I të gjithëve është: Dëgjo, o Izrael! Zoti, Perëndia ynë është I vetmi Zot. 30. Dhe, duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me të gjithë mëndien tënde e me të gjithë forcën tënde! Ky është I pari urdhërim. 31. Dhe I dyti I ngjan këtij: Duaje të afërmin tëndi porsi vetveten. Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta. 32. Atëherë skribi I tha: Mirë mësues, the sipas të vërtetës se ka vetëm një Perëndi dhe s'ka asnjë përve> Tij, 33. dhe ta duash me gjithë zemër, me të gjithë mëndien, me gjithë shpirti e me gjithë forcë dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa të gjithë olokaustet dh fllijimet. 34. Dhe Jezusi duke e parë se ai ishte përgjigjur me mend, I tha: Ti je nuk larg nga mbretëria e Perëndisë.
    Mateut 22/ 34-40: "Dhe tha Mesihu në fund: Nga këto dy urdhërime varet I tërë ligji dhe profetët."


    Largimi i veseve te cilat shkatarrrojne njerzimin

    9 Ju kam shkruar në letër, të mos përziheni me kurvarë,
    10 dhe aspak me kurvarët e kësaj bote, ose me lakmuesit ose me cubat, ose me idhujtarët, sepse atëherë duhet të dilni nga bota.
    11 Por tani ju shkrova të mos përziheni me atë, të ashtuquajturin vëlla, që është kurvar, ose lakmues ose idhujtar, o shpi-fës, o pijanec ose cub; me një të tillë bile as të mos hani bashkë.
    12 Sepse a më takon mua të gjykoj edhe ata që janë jashtë? A nuk i gjykoni ju të brendshmit?
    13 Por ata të jashtmit Perëndia i gjykon. Prandaj nxirreni të ligun nga vetja juaj.(1 e Korintasve 65 )


    Gjithashtu bibla tregon se keta nuk do trashegojne mbreterine e Zotit megjithese kristianet justifikohen vetem ne besim duke harruar thyerjen e ligjeve te cilen e shpiku Pali.

    9 A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët,
    10 as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
    11 Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Jezusit dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.(1 e Korintasve 6)


    14 Lum ata që i kryejnë urdhërimet e tij, që të kenë të drejtën për drurin e jetës dhe për të hyrë në portat e qytetit.

    15 Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën.(Zbulesa 22 )


    Sipas bibles thyerja e ligjeve te Zotit dhe mos pranimi i mbreterise se Zotit eshte ka me denim te rende.


    28 Kushdo që shkel ligjin e Moisiut vritet pa mëshirë me deponimet e dy ose tre dëshmitarëve. Hebrenjve - Kapitulli 10

    27 Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritini përpara meje!"`(Luka 19/27)`.


    I mallkuar eshte ai qenuk i bindet ligjeve te Zotit sipas bibles

    26 "Mallkuar qoftë ai që nuk u përmbahet fjalëve të këtij ligji për t'i zbatuar në praktikë!". Tërë populli do të thotë: "Amen".(Ligji i perterire 27)

    26 Shikoni, unë vë sot para jush bekimin dhe mallkimin;

    27 bekimin në rast se u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, që sot ju përcaktoj;

    28 mallkimin, në rast se nuk u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe largoheni nga rruga që ju përcaktoj sot, për të ndjekur perëndi të tjerë që nuk i keni njohur kurrë.Ligji i Përtërirë - Kapitulli 11

    10 Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: "I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t'i praktikuar".(Galatsve 3)




    Cmund te thoni per Palin tani qe shfuqizoi ligjet ?

    Jezusi nuk erdhi per ti shfuqizuar keto ligje


    “ Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, po për t’i plotësuar.” (Mateu 5:17)

    Prandaj i mallkoi ato qe nuk zbatojne dhe nuk njohin ligjet e Zotit

    Gjoni 7:49 Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar''.


    Kjo Mbreteri e Zotit nuk pranon veren dhe pijet dehese

    9 "Mos pini verë as pije dehëse as ti as bijtë e tu, kur do të hyni në çadrën e mbledhjes, që të mos vdisni; do të jetë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj,

    10 me qëllim që të mundni të dalloni midis të shenjtit dhe profanit, midis të papastrit dhe të pastrit,
    11 dhe të mundni t`u mësoni bijve të Izraelit të gjitha ligjet, që Zoti u ka dhënë atyre me anë të Moisiut".(Leviticu 10)


    Kjo perandori nuk do kete Ikona dhe figura te cilat adhurohen ne faltore.


    14 Dhe mua, në atë kohë, Zoti më urdhëroi t'ju mësoj statutet dhe dekretet, që t'i zbatoni në vendin ku jeni duke hyrë për t'u bërë zotër të tij.

    15 Me qenë, pra se nuk patë asnjë figurë ditën që Zoti ju foli në Horeb nga mesi i zjarrit, tregoni kujdes të veçantë për shpirtërat tuaja,

    16 me qëllim që të mos shthureni dhe të mos gdhendni ndonjë shëmbëlltyrë, në trajtën e ndonjë figure: paraqitjen e një burri apo të një gruaje,(Jezusit apo Marise)

    17 paraqitjen e një kafshe që është mbi tokë, paraqitjen e një zogu që fluturon në qiell,

    18 paraqitjen e çdo gjëje që zvarritet mbi dhe, paraqitjen e një peshku që noton në ujërat poshtë tokës;

    19 sepse duke ngritur sytë në qiell dhe duke parë diellin, hënën, yjet, të tëra, domethënë tërë ushtrinë qiellore, ti të mos nxitesh të biesh përmbys përpara këtyre gjërave dhe t'u shërbesh, gjërave që Zoti, Perëndia yt, u ka dhënë tërë popujve që ndodhen nën të gjithë qiejtë;


    23 Ruhuni se harroni besëlidhjen që Zoti, Perëndia juaj, ka lidhur me ju, dhe bëni ndonjë shëmbëlltyrë të gdhendur në trajtën e çfarëdo gjëje që Zoti, Perëndia yt, e ka ndaluar.

    24 Sepse Zoti, Perëndia yt, është një zjarr që të konsumon, një Zot ziliqar.

    25 Kur të kesh pjellë bij dhe bij të bijve të tu, dhe të keni banuar për një kohë të gjatë në atë vend, në rast se shthureni dhe sajoni shëmbëlltyra të gdhendura në trajtën e çfarëdo gjëje, dhe bëni të keqen në sytë e Zotit, Perëndisë tuaj, për ta ngacmuar,
    (Ligj perterire 4)


    Kjo Mbreteri nuk i pranin profetet qe i ofrojne njerzve besimin ne shume zotera qofshin tre apo me shume.Kjo Mbreteri e anullon trinitetin.Mos harroni Palin dhe Konstandinin.

    1 "Në rasat se midis jush del një profet apo një ëndërrimtar dhe ju propozon një shenjë apo një mrekulli,

    2 dhe shenja apo mrekullia për të cilën ju foli realizohet dhe ai thotë: "Le të shkojmë pas perëndive të tjera që ti nuk i ke njohur kurrë dhe le t'u shërbejmë",

    3 ti nuk do të dëgjosh fjalët e këtij profeti apo të këtij ëndërrimtari, sepse Zoti, Perëndia juaj, ju vë në provë për të ditur në se e doni Zotin, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.Ligji i Përtërirë - Kapitulli 13

    Sepse Zoti eshte nje dhe jo tre

    Monoteizmi kunder trinitetit


    35 Të tëra këto të janë treguar, në mënyrë që të pranosh se Zoti është Perëndi dhe që nuk ka asnjë tjetër veç tij.(Ligji i Përtërirë - Kapitulli 4)

    39 Mëso, pra, sonte dhe mbaje në zemrën tënde që Zoti është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë, dhe se nuk ka asnjë tjetër (Ligji i Përtërirë - Kapitulli 4)

    7 Nuk do të kesh perëndi të tjera përpara meje.(Ligji i Përtërirë - Kapitulli 5)

    39 Tani e shikoni që unë jam Ai dhe që nuk ka Perëndi tjetër përbri meje. Unë të bëj që të vdesësh dhe të jetosh, unë të plagos dhe të shëroj, dhe nuk ka njeri që mund të të lirojë nga dora ime.Ligji i Përtërirë - Kapitulli 32

    Isaia per Monoteizmin

    5 Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje nuk ka Perëndi. Të kam rrethuar, ndonëse ti nuk më njihje,Isaia 45/5 dhe po tek

    9 Kujtoni gjërat e kaluara të kohëve shumë të vjetra, sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam Perëndia dhe askush nuk më ngjet mua,Isaia 46/9

    Moisiu per Monoteizmin


    (Eksodi 20)


    1. "Nuk do të kesh perëndi të tjerë para Meje".
    2. "Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje.... Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t'i shërbesh".
    3. "Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot".
    4. "Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar".

    Gjashtë të fundit janë rreth dashurisë për njeriun

    5. "Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde".
    6. "Nuk do të vrasësh".
    7. "Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore".
    8. "Nuk do të vjedhësh".
    9. "Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd".
    10. "Nuk do të dëshirosh...asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".


    Jezusi per Monoteizmin kunder trinitetit

    Markut 12/ 28-34: "28. atëherë një nga skribët që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se si iu ishte përgjigjur mirë iu afrua dhe e pyeti: Cili është I pari I të gjitë urdhërimeve? 29. Dhe Jezusi iu përgjigj: -Urdhërimi I parë I të gjithëve është: Dëgjo, o Izrael! Zoti, Perëndia ynë është I vetmi Zot. 30. Dhe, duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me të gjithë mëndien tënde e me të gjithë forcën tënde! Ky është I pari urdhërim. 31. Dhe I dyti I ngjan këtij: Duaje të afërmin tëndi porsi vetveten. Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta. 32. Atëherë skribi I tha: Mirë mësues, the sipas të vërtetës se ka vetëm një Perëndi dhe s'ka asnjë përve> Tij, 33. dhe ta duash me gjithë zemër, me të gjithë mëndien, me gjithë shpirti e me gjithë forcë dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa të gjithë olokaustet dh fllijimet. 34. Dhe Jezusi duke e parë se ai ishte përgjigjur me mend, I tha: Ti je nuk larg nga mbretëria e Perëndisë. Dhe më askush nuk guxoi më ta pyesë."



    Ne te nuk hahet mish derri

    7 derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.
    8 Nuk do të hani nga mishi i tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë; për ju janë të papastër.(Levitiku - Kapitulli 11)


    Nuk perdoret Kamate

    21 Mos keqtrajto të huajin dhe mos e mundo, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit.
    22 Nuk do të mundosh asnjë grua të ve, as asnjë jetim.

    23 Në rast se i mundon ata në një farë mënyre dhe ata bërtasin në drejtimin tim, unë do ta dëgjoj pa tjetër britmën e tyre;(Palestinezet)

    24 do të zemërohem dhe do t'ju vras me shpatë; gratë tuaja do të mbeten të veja dhe bijtë tuaj jetimë.

    25 Në rast se ti i jep para hua dikujt nga populli yt, të varfrin që është me ty, nuk do ta trajtosh si fajdexhi; nuk do t'i imponosh asnjë kamatë.
    (EKsodi 22)


    Psalmi 15:5
    5 nuk i jep paratë e tij me kamatë dhe nuk pranon dhurata kundër të pafajshmit. Ai që bën këto gjëra nuk do të hiqet kurrë.


    Do kete gra me shamia

    5 Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar.
    6 Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.
    7 Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit,
    8 sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri,
    9 edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin.
    10 Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet. (Letra e korintesave 1)


    Do kete burra me mjekra

    27 Nuk do t`i prisni rrumbullak flokët anëve të kokës, as do të shkurtosh fundin e mjekrës sate.Levitiku 19
    5 Priftërinjtë nuk do të bëjnë tonsurën mbi kokën e tyre, nuk do të rruajnë mjekrën e tyre dhe nuk do të bëjnë prerje mbi mishin e tyre.(Lutviku21)


    Denimi i imoralitetit

    23 Kur një vajzë e virgjër është e fejuar, dhe një burrë e gjen në qytet dhe bie në shtrat me të,
    24 që të dy do t'i çoni në portën e atij qyteti dhe do t'i vritni me gurë, dhe ata do të vdesin: vajza sepse, ndonëse ishte në qytet, nuk bërtiti, dhe burri sepse ka çnderuar gruan e të afërmit të tij. Kështu do ta shkulësh të keqen nga gjiri yt. .(Deuteronomy 22)

    Mos lidhje martesore me idhujtare dhe politeiste

    3 Nuk do të lidhësh martesë me ta. Nuk do t`u japësh bijat e tua bijve të tyre dhe nuk do të marrësh bijat e tyre për bijtë e tu,
    4 sepse do t`i largonin bijtë e tu nga unë për t`u shërbyer perëndive të tjera, dhe zemërimi i Zotit do të ndizej kundër jush dhe do t`ju shkatërronte menjëherë.(Ligji i Përtërirë 7)


    Sdo kete homoseksualizem

    26 Prandaj Zoti i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës.
    27 Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.
    28 Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme,
    29 duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi, kurvërim, mbrapshtësi, lakmi, ligësi; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi,
    30 mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve,
    31 të paarsyeshëm, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm.
    32 Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë.(Romakeve 1)

    Renegimi dhe denimi

    Dhe u tha: "Dilni në mbarë botën e predikoni Ungjillin të gjithë popujve. Kush do të besojë do të pagëzohet, do të shëlbohet, ndërsa kush s'do të besojë, do të dënohet". (Marku, 16:15-16).

    13 që njerëz të çoroditur kanë dalë nga gjiri juaj dhe kanë mashtruar banorët e qytetit të tyre duke thënë: "Shkojmë t`u shërbejmë perëndive të tjera", që ju nuk i keni njohur kurrë,
    14 ti do të bësh hetime, kërkime dhe do të marrësh me kujdes në pyetje; dhe në qoftë se është e vërtetë dhe e sigurt që ky veprim i neveritshëm është kryer me të vërtetë në gjirin tënd,
    15 atëherë do të vrasësh me shpatën tënde banorët e atij qyteti, duke vendosur shfarosjen e tij dhe gjithçka që ndodhet në të; do të vrasësh edhe bagëtinë e tij
    .(Ligji i Përtërirë 13)

    Konsiderimi i Hebrejve te mallkuar dhe qe nuk i do Zoti dhe armiq te gjithe njerzimit

    50 me qëllim që këtij brezi t`i kërkohet llogari për gjakun e të gjithë profetëve, i cili u derdh që nga krijimi i botësLuka 11)


    sepse edhe ju keni vuajtur nga ana e bashkëkombasve tuaj të njëjtat gjëra, sikurse edhe ata kanë vuajtur nga Judenjtë, të cilët e vranë Jezus dhe profetët e tyre, dhe na përndoqën edhe ne. Ata nuk i pëlqen Perëndia, dhe janë armiq me të gjithë njerëzit,(1 e Thesalonikasve Kapitulli 2 /14-15)


    Besues se librat e meparshem jane ndryshuar dhe nuk adhurojne krijesen (jezus) ne ved te Zotit.25

    që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit
    , që është i bekuar përjetë. Amen.(Romaket 1)


    Mos shenjterimi i njerzve te vdekur


    28 Po kështu edhe ju, nga jashtë dukeni vërtet njerëz të drejtë, por nga brenda jeni plot hipokrizi dhe paudhësi.
    29 Mjerë ju, skribë e farizenj, ju hipokritë! Sepse ju ndërtoni varret e profetëve dhe stolisni përmendoret e të drejtëve(Mateu 23)


    Mos festimi i festave pagane

    3 Sepse zakonet e popujve janë kotësi: sepse është si dikush që pret një dru në pyll, puna e duarve të një punëtori me sëpatë.
    4 E zbukurojnë me argjend dhe me ar, e fiksojnë me gozhda dhe çekiçë që të mos lëvizë nga vendi.
    5 Idhujt qëndrojnë drejt si një palmë dhe nuk mund të flasin; duhet t`i mbartësh, sepse nuk mund të ecin. Mos kini frikë prej tyre, sepse nuk mund të bëjnë asnjë të keqe dhe as që kanë mundësinë të bëjnë të mirë".(Jeremia 10)

    Nuk degjojne muzike sataniste

    11 Mjerë ata që ngrihen herët në mëngjes për t'u turrur pas pijeve dehëse dhe vonohen deri në mbrëmje sa të flakërohen nga vera!
    12 Në banketet e tyre ka qeste, harpa, dajre, fyell dhe verë, por ata nuk i kushtojnë kujdes veprës së Zotit dhe nuk marrin parasysh atë që ai ka bërë me duart e tij. (isaia 5)


    Agjerojne

    2 Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.
    4 Por ai, duke iu përgjigjur, tha: "Eshtë shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"".Mateu - Kapitulli 4


    Mbreteria e Zotit nuk eshte sipas pasurise por sipas besimit dhe veprave te mira



    15 Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Ne qoftë se ndokush do botën, dashuria e Zotit nuk është në të, 1 e Gjonit - Kapitulli 2

    Vjedhesi dhe mekati

    43 Tani nëse dora jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh dorëcung në jetë, sesa të kesh dy duar dhe të shkosh në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,(Marku 9)



    24 Dhe po jua përsëris: Eshtë më lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, se sa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë".(Mateu 19)



    RRobat e tyre


    5 Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t`u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre.(Mateu23)

    Nuk kane Pape

    9 Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.[ E ka fjalen per Papen qe i thojne ati i shenjte).(Mateu23)


    E pra beni dallimin tani midis krishterimit laik dhe islamit fetar dhe do te shikoni se vullneti i Zotit ne toke zbatohet vetem nga muslimanet.


    9 Ju, pra, lutuni kështu: "Zoti ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.
    10 Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.(Mateu 6)
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 28-09-2006 më 07:12

  9. #69
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Per ata pacifiste qe mendojne se lufta eshte kriter kunder nje feje per tu quajtur hyjnore e kane gabim.Megjithese kete si fakt e perdorin kristianet doja tu beja me dije se te gjithe profetet kane pasur armiqesi ne kete toke disa prej tyre kane luftuar dhe kane triumfuar e disa jane vrare.Shembulli i Mosiut qe ne fillim ishte i shtypur nga nje besimtar eshte si shembulli i profetit Muhamed a.s.Me pas te dy keta profete te Zotit perhapen shpalljen dhe urdherin e Zotit ne kohen e tyre duke qene fuqi ushtarake ne toke.Ndersa Jezusi ne fillim ishte i shtypur kjo nuk do te thote se ai nuk deshironte te luftonte te keqen.Pikerisht ai ndodhej ne pjesen e pare te historise se ndodhise se nje profeti.Ne pjesen e shtypjes e ndersa do te rikthehet ne toke per te permbushur pjesen e dyte ate te pushtetit ushtarak dhe politik por kete here thjesht sinje besimtar i thjeshte dhe rob i Zotit per te cilen flet dhe zbulesa ne bibel.

    Xhihadi i Abrahamit ne bibel.


    14 Kur Abrami mësoi se vëllai i tij ishte zënë rob, ai armatosi njerëzit e stërvitur, shërbyes të lindur në shtëpinë e tij, gjithsej treqind e tetëmbëdhjetë veta dhe i ndoqi mbretërit deri në Dan.

    15 Ai i ndau forcat e tij kundër tyre natën, dhe me shërbyesit e tij i sulmoi dhe i ndoqi deri në Hobah, që ndodhet në të majtë të Damaskut.

    16 Kështu ai rimori tërë pasurinë dhe solli me vete edhe Lotin, të vëllanë, dhe tërë pasurinë e tij, si edhe gratë dhe popullin.(Zanafilla 14)


    Tjeter Xhihad Biblik


    25 Por ndodhi që ditën e tretë, ndërsa ata vuanin, dy nga bijtë e Jakobit, Simeoni dhe Levi, vëllezër të Dinës, morën secili shpatën e vet, u vërsulën mbi qytetin që rrinte në siguri dhe vranë tërë meshkujt.


    26 Vranë me shpatë edhe Hamorin dhe birin e tij Sikem, pastaj muarrën Dinën nga shtëpia e Sikemit dhe ikën.


    27 Bijtë e Jakobit u vërsulën mbi të vrarët dhe plaçkitën qytetin; sepse motrën e tyre e kishin çnderuar.


    28 Kështu ata morën kopetë me bagëti të imët dhe të trashë, gomarët e tyre, gjithçka që ishte në qytet dhe gjithçka që ishte nëpër fushat,


    29 dhe morën me vete si plaçkë tërë pasuritë e tyre, tërë fëmijët e tyre të vegjël, gratë e tyre dhe gjithçka ndodhej në shtëpitë.


    30 Atëherë Jakobi i tha Simeonit dhe Levit: "Ju më keni futur në telashe duke më bërë të urryer nga banorët e vendit, Kanaanët dhe Perezejtë. Me qenë se ne jemi pakicë, ata do të grumbullohen kundër meje dhe do të më sulmojnë, dhe unë ashtu si shtëpia ime do të shfarosemi".


    31 Por ata u përgjigjën: "A duhet ta trajtonte ai motrën tonë si një prostitutë?".Zanafilla 34

    Mos u qani tani per aktet e muslimaneve sepse bibla e ligjeron vrasjen e nje qyteti te tere vetem per nje perdhunim.



    Xhihadi i Mosiut


    Xhizja BIBLIKE


    Ligji i Përtërirë, kapitulli 20 dhe na e komentoni sipas llogjikës tuaj njerzore:

    “ Kur t’i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t’i ofrosh së pari Paqen. Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t’i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin(xhizen) dhe do të shërbejë. Por në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh. Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij; por gratë, fëmijët, bagëtin dhe të gjitha ato që ndodhen në qytet, tërë prenë e tij, do t’i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë. Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve.



    Xhihadi i Jezusit ne Dhiaten e re





    Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve. (Mateu 5:19)

    “ Por është më e lehtë që të mbarojnë qielli dhe toka, se sa të bjerë poshtëë qoftë edhe një pikë nga ligji.” (Lluka 16:17)

    “ Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, po për t’i plotësuar.” (Mateu 5:17)





    34 ``Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën.
    35 Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra,
    36 dhe armiqt e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet.
    37 Ai që e do të atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua.(Mateu 10)

    49 ``Unë erdha të hedh zjarr mbi tokë dhe sa dëshiroj që ai të ishte tashmë i ndezur.
    51 A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë? Jo, po ju them, por më shumë përçarjen;
    52 sepse, tash e tutje, pesë veta në një shtëpi do të jenë të ndarë: tre kundër dyve dhe dy kundër treve.
    53 Babai do të ndahet kundër të birit, dhe i biri kundër babait; nëna kundër së bijës dhe e bija kundër nënës; vjehrra kundër nuses së saj dhe nusja kundër vjehrrës së vet``. (Luka 12)

    sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat, që të hedhim poshtë mendimet dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë dhe t`ia nënshtrojmë çdo mendim dëgjesës së Krishtit, dhe jemi gati të ndëshkojmë çdo mosbindje, kur të bëhet e përkryer bindja juaj.(2 e Korintasve 10/4-6)



    Dhe u tha: "Dilni në mbarë botën e predikoni Ungjillin të gjithë popujve. Kush do të besojë do të pagëzohet, do të shëlbohet, ndërsa kush s'do të besojë, do të dënohet". (Marku, 16:15-16).

    27 Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!"`(Luka 19/27)`.


    Shpata e Jezusit

    Mateu 10:34 ''Mos mendoni se une erdha te sjell paqen mbi toke; nuk erdha te sjell paqen, por shpaten"



    36 U tha, pra, atyre: ``Po tani, kush ka një trastë le ta marrë me vete, dhe po kështu thesin; dhe kush nuk ka shpatë, le të shesë rrobën e vet e ta blejë një.

    37 Sepse unë po ju them se çfarë është shkruar duhet të plotësohet ende në mua: "Dhe ai është radhitur ndër keqbërësit". Sepse ato gjëra që janë shkruar për mua do të kenë kryerjen e tyre``.

    38 Atëherë ata thanë: ``Jezus, ja këtu dy shpata``. Por ai u tha atyre ``Mjaft!``.


    49 Atëherë ata që ishin përreth tij, duke parë çfarë do të ndodhte, i thanë: ``Jezus, a t`u biem me shpatë?``.

    50 Dhe një nga ata i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtë.
    51 Por Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ``Lëreni, mjaft kështu(Luka 22)

    51 Dhe ja, një nga ata që ishte me Jezusin, zgjati dorën, nxori shpatën e vet, iu hodh shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin(Mateu 26)




    Pse nuk luftoi Jezusi?

    50 Atëherë dishepujt e lanë dhe ikën të gjithë.(Marku 14)

    Jezusi donte qe te luftonin por ai iu nenshtrua fatit.

    36 Jezusi u përgjigj: ``Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej``(Gjoni 18).


    E mos flasim per luften e Salomonit , Davidit, Joshuas etj.A nuk ishin keta profete dhe a luftuan per parime te drejta?

  10. #70
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Jezusi përmes syve të Islamit

    Disa shekuj konfrontimi me perëndimin kristian, të ndjekur nga një periudhë aktivitetesh misionare të mëdha, që vazhdojnë akoma në rajone të caktuara të botës islamike në forma më të reja, kanë krijuar mes disa myslimanëve bashkëkohorë një mospëlqim jo vetëm për kristianizmin por në rastin e klasave të modernizuara edhe për konceptimin islamik të Krishtit dhe Maries. Në përgjigje të sulmit agresiv kundër Islamit nga kaq shumë burime kristiane gjatë të shkuarës, disa myslimanë të modernizuar janë përpjekur të harrojnë apo të lënë në harresë mësimet e qarta të Islamit lidhur me kristianizmin. Nga myslimanët e nënkontinentit të Indisë ka pasur reagime edhe më ekstreme. Si rezultat ata kanë krijuar një Kristiologji që është krejtësisht larg nga mësimet tradicionale islame për këtë temë.
    Në këtë shpjegim ne nuk do të trajtojmë këto reagime por mësimet tradicionale islame lidhur me Jezusin. Për disa kristianë mund të duket jobindës fakti që Islami e thekson mjaft rolin e Jezusit, por për ta kuptuar perspektivën e plotë të Islamit ky theksim ka një rëndësi të madhe. Për më tepër në botën e sotme të laicizuar mund të jetë një komfort shpirtëror për kristianët, të rrethuar nga një atmosferë dëmtuese, që kërkon të fshijë forcën dhe bazën e fesë, që të kuptojnë që miliarda myslimanë në tokë dëshmojnë për origjinën hyjnore të kristanizmit dhe e nderojnë themeluesin e tij , megjithëse natyrisht në një perspektivë tjetër.
    Islami nuk e pranon idenë e mishërimit apo lidhjes birnore. Në perspektivën e tij, Jezusi djali i Maries, ‘Isai djali i Merjemes’, ishte një profet madh dhe shtylla shpirtërore e gjithë traditës së Abrahamit, por jo një zot-njeri apo Biri i Zotit. Sidoqoftë në Kuran përmendet qartë lindja e tij nga një nënë e virgjër, të cilës i referohet në Kuran si gruaja e zgjedhur mbi gratë e tjera të botës. Gjithashtu përmendet dhe fakti se ai ishte ‘shpirti i Zotit’ (ruhullah). Funksioni i tij i veçantë si sjellësi i një rruge shpirtërore më shumë se një ligj fetar, është gjithashtu pjesë themelore në mësimet e Islamit. Sidoqoftë Kurani nuk e pranon se ai u kryqëzua por deklaron se u ngrit në qiell. Ky është një fakt i pakalueshëm që ndan kristianizmin me islamin, një fakt që është vendosur për të mos përzier dy fetë. Të gjitha doktrinat e tjera si çështja e natyrës së Krishtit apo triniteti, mund të kuptohen metafizikisht në një mënyrë të tillë për të harmonizuar dy perspektivat. اështja e vdekjes së Jezusit është sidoqoftë fakti që u reziston interpretimeve që do të ishin të zakonshme për këndvështrimet kristiane dhe islamike lidhur me ngjarjen. Mund të thuhet se kjo ngjarje ishte më e madhe se çdo përshkrim i saj. Sidoqoftë kryqëzimi dhe ideja e çlirimit nga mëkatet dhe e keqja që përfaqëson, janë ndoshta aspektet më të vështira të kristianizmit që të kuptohen nga një mysliman i zakonshëm.
    Profeti i Islamit theksoi funksionin e Krishtit brenda Islamit duke iu referuar ardhjes së dytë të Krishtit në fund të botës. Eskatologjia islamike, megjithëse jo identike me atë kristiane është e lidhur me figurën e njëjtë kryesore të Jezusit. Me anë të rolit eskatologjik që i është dhënë Jezusit në Islam si dhe shumë përmendje të tij dhe të virgjëreshës Marie në Kuran, Jezusi ka një rol të njëjtë në vetëdijen e myslimanëve ashtu si Abrahami dhe vijuesit, sigurisht ky rol është roli i profetit. Për më tepër në ezoterizmin islam ai ka një funksion të rëndësishëm për të cilin dëshmojnë Sufistët si Ibn Arabi, Rumi dhe Hafiz.
    Nëse analizohet nga afër përshkrimi kuranor i Jezusit, do të rezultojë se Jezusi posedon tre aspekte të lidhura me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen dhe që i korrespondojnë respektivisht funksionit të tij të ruajtjes së Teuratit, kremtimit dhe përjetësimit të kungimit dhe deklarimit për ardhjen e profetit të Islamit. Myslimanët e interpretojnë parakletos si i Lavdëruari që korrespondon me njërin nga emrat e profetit të Islamit, Ahmed (nga rrënja h-m-d që do të thotë “lavdërim”). Në Kuran shpallet:
    Dhe kur Isai biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jami dërguari i Allahut te ju, jam vërtetues i Teuratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed (I Lavdëruari)!”. E kur u erdhi atyre me argumente të qarta ata thanë: “Kjo është magji e hapët”. (61:6)
    Për myslimanët është e pabesueshme që një manifestim i tillë fetar si Islami të anashkalohet nga Krishti dhe në deklarimin e tij për mbretërimin e Paraklitit (shpirti i shenjtë) ata shohin një referim për ardhjen e Islamit. Funksioni i tij në të ardhmen është në fakt, ashtu siç u deklarua në ajetin e mësipërm kuranor, për të shpallur ardhjen e profetit të Islamit dhe sigurisht për t’i dhënë fund ciklit njerëzor ekzistues.
    Në vetëdijën tradicionale fetare islame, Jezusi bashkohet me Musain dhe Abrahamin për të përfaqësuar aspektin tresh të traditës monoteiste, përmbledhja e të cilit gjendet tek profeti i Islamit. Në këtë perspektivë, Abrahami përfaqëson besimin, Musai ligjin dhe Krishti rrugën shpirtërore. Profeti i Islamit si profeti i fundit ‘vula e profecisë’ është sinteza e gjithë këtyre aspekteve. Ashtu si Profeti Muhamed është ‘vula e profecisë’ Krishti konsiderohet nga shumë sufistë si ‘vula e shenjtërisë’ në traditën abrahamike. Në fakt brenda Islamit gjendet një lloj i veçantë i “urtësisë krishtërore” (hikmah 'isaëiyyah), që përbëhet nga elementët e ekzistencës/anës së brendshme (Batin), dhe një lloj eliksiri hyjnor ose nektari që mund të shihet në forma të caktuara të sufizmit. Për më tepër urtësia si edhe personaliteti shpirtëror i Jezusit lidhen ngushtë me Virgjëreshën dhe Kurani u referohet të dyve si një realitet i vetëm. Për shembull në Kuran shpallet:
    Dhe Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij një shenjë (mrekulli).
    Pavarësisht nga ndryshimet që ekzistojnë dhe që në fakt duhet të ekzistojnë nëse çdo fe duhet të ruajë vërtetësinë dhe gjenialitetin shpirtëror, konceptimi islamik për Jezusin siguron një bazë të qëndrueshme për një kuptim të kristianizmit nga myslimanët nëse shmangen nga reagimi ndaj kërcënimeve të shkaktuara nga sulmet e kohës kundër Islamit dhe t’i kthehen një studimi të burimeve të tyre tradicionale. Por ky konceptim mund t’i ndihmojë kristianët për të kuptuar më mirë se çfarë do të thotë Islam. Mbase konceptimi islamik i Krishtit mund të shërbejë si bazë për një kuptim më të mirë të Islamit në emër të kristianizmit. Kjo mund t’u mundësojë kristianëve të kuptojnë se dielli i botës së tyre shpirtërore që ata e duan kaq shumë, është gjithashtu një yll ndriçues në qiellin e një botë tjetër dhe luan një rol të rëndësishëm në ekonominë fetare dhe shpirtërore të një kolektiviteti tjetër njerëzor.




    Jezusi në Islam












    Marrë nga libri, i Raffaelo Russo-s: Islam storie e dottrine, f. 115-22

    Lexuesi perëndimorë shpesh habitet kur njihet me faktin se muslimanët e njohin Jezusin si një profet të tyre, por kjo nuk duhet të na bëjë habi nëse marrim parasysh faktin se Muhamedi nuk e konsideronte veten themeluesi i një “religjoni të ri”, por përkundrazi një përsosës dhe përmbushës i asaj që profetët kishin përgatitur para tij.
    ثshtë e natyrshme që rrëfimi për Jezusin ashtu siç shfaqet në Kuran dhe në traditën profetike, të jetë pjesërisht i ndryshëm nga ajo që gjejmë të shkruar në ungjij.
    Para së gjithash Jezusi nuk është biri i Zotit, ide gati e pakonceptueshme kjo për monoteizmin e rreptë Islam, e nga ky këndvështrim qartësisht e pavërtetë duke qenë se cënon rëndë trashendencën e Zotit.
    Nuk ekziston as teologjia e kryqit, asnjë akt shpëtimtarë i kryer përmes vdekjes në kryq, që për muslimanët nuk ka ndodhur kurrë: Jezusi u shpëtua nga vdekja përmes një ndërhyrje të mrekullueshme nga ana e Zotit, e kjo mrekulli është një nga shenjat më të mëdha që garanton vërtëtësinë e misionit profetik të tij, siç ndodhi për Moisiun (gjatë kalimit të detit) dhe për vetë Muhamedin ( i shpëtuar nga Zoti shumë herë nga sulmet e mekasve).
    Ne fakt, janë të shumta detajet e jetës Islame të Jezusit të cilat të sjellin ndërmend edhe histori të profetëve të tjerë.
    Së pari, konteksti: tekstet islame e paraqesin Perandorinë Romake si perandorinë pagane të rradhës, e cila dominohej nga nga një ideologji religjioze që i shpinte njerëzit të adhuronin statuja prej guri sikur ata me të vërtetë të ishin në gjëndje që ti bënin keq ose mirë njerëzve.
    Perandori shihet si një lloj Faraoni dhe vartësit e tij (Governatori i Judesë në kohën e Jezusit, ose Herodi mbret i Sirisë dhe i Izraelit në momentin e lindjes së Jezusit), si njerëz që përsërisin të njejtat veprime si të lashtët, që gjatë atyre kohëvë, në kohën e Noeut, Hudit, Moisiut, kanë shkatuar zemërimin ndëshkues të Zotit. Jo pa qëllim që nga lindja e tij, në tekstet islame, Jezusi paraqitet si një luftues i madh i idhujtarisë: “Kur Jezusi, paqja qoftë me të, erdhi në këtë botë, të gjithë idhujt në tokë u rrëzuan kokëposhtë” Sipas traditave Islame ky ishte një moment kthimi në historinë e njerëzimit, në fakt nuk kishte asgjë më efikase për humbjen e njerëzimit sesa këto idhuj, xhindët futeshin brenda tyre e u flisnin njerëzve duke ndikuar në jetën e tyre e këto të fundit besonin se ishin idhujt që flisnin. Po kur ndodhi ky fakt idhujt humbën respektin në sytë e njerëzve. (Vita di Gesu secondo le tradizioni islamiche, Palermo 2000; f. 60-61).
    Elementë të tjerë të historisë së mrekullueshme të lindjes së Jezusit të sjellin ndërmend episode të ngjashme të jetës së profetëve të tjerë, përfshi këtu edhe Muhamedin.Për shembull ngjarja e takimit të parë midis Maries dhe Kryeengjëllit Gabriel (Anuncimi i të krishterëve: momenti kur virgjëresha Mari, mëson se do të lind një djalë) është shumë e ngjashme me takimin e parë ndërmjet Muhamedit dhe Gabrielit. Sharjet dhe fyerjet që ka kalur Maria, për faktin se mendohej se kishte lindur një djalë “pa baba”, janë të ngjashme me sharjet dhe fyerjet e pësuara nga shumë profetë të tjerë. Si shumë profetë të tjerë edhe Maria u largua për një farë kohe nga vendi i saj (Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët (Sure Merjem 22), e shoqëruar nga Jozefi, zdrukthtari, i cili sipas disa haditheve thuhet se ka qenë kushëriri dhe jo burri i saj. Ata u larguan për arsye se jeta e fëmijës ishte në rrezik dhe jo vetëm nderi i Maries. Më tej në biografitë tradicionale për Jezusin është tezja e Maries ajo që i tërheq vemendjen me këto fjalë: “Nëse ti do të lindësh fëmijën tënd duke qëndruar në mes të njerëzve ato do të ofendojnë, do të shpifin dhe së fundmi do të vrasin ty së bashku me fëmijën tënd” (Vita di Gesu secondo le tradizioni islamiche, Palermo 2000; f. 57)
    Gjatë arratisë Maria, u pushtua për një çast nga lodhja dhe humbja e shpresës: E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: “Ah sa mire ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!” E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)”. E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.” (Sure Merjem 23-25). Në atë vend Maria lindi Jezusin, dhe uji dhe hurma ishin ushqimi i parë i saj. Traditat islame saktësojnë “se nuk ka asgjë më të mirë për nënat që po lindin se uji dhe hurma” dhe se ajo përrockë uji e mrekullueshme ishte e ftohtë nëse e pije dhe e vakët nëse e përdorje për larje” dhe thuhet se Muhamedi, Zoti e bekoftë dhe i dhëntë shpëtim, e kishte zakon të përtypte hurma dhe t’ia vente në gojë fëmijëve të shokëve të tij kur ato vinin në këtë botë. (Vita di Gesu secondo le tradizioni islamiche, Palermo 2000; f. 59-60)
    Udhëtimi i Maries nuk kishte për të përfunduar në Betlehem. Edhe në librat e muslimanëve rimerret historia biblike e masakrës së fëmijëvë të pafajshëm dhe ikjes në Egjipt, ngjarje kjo që përbën precedentin e fundit të hixhretit të profetit Muhamed.
    Maria dhe biri i tij ndenjtën në egjipt për 12 vjet deri në vdekjen e Herodit…
    Mrekullitë do ta shoqërojnë Jezusin gjatë gjithë kohës e do të shumfishohen sidomos gjatë viteve të fundit të “jetës publike të” tij, që për islamin korespondon me shpalljen nga ana e Jezusit të fesë së Allahut, d.m.th. besimit në ekzistencën e një Zoti të vetëm, krijues të qiellit dhe të tokës, dhe të bindjes që duhet treguar ndaj urdhërave të tij për të fituar shpëtimin. Edhe Jezusi, ngjashëm si profetët e tjerë iu desh të përballej me sulmin dhe përqeshjet e popullit të tij, i cili nuk e pranonte mesazhin e tij.
    Shumfishimi i mrekullive i detyrohet pikërisht nevojës për të dhënë shenja të profetësisë, të afta që të shkundin skeptikët e ti tregojnë atyre provat se Jezusi ishte i dërguari i Zotit.
    I këtij lloji është edhe një nga mrekullitë që i atribuohen Jezusit në kuran, por jo në ungjijtë kanonikë.
    Ai, ndërsa po predikonte një ditë përballë një grupi të madh njerëzish, tha: “Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend…” (Ali Imran 49). Sipas disa biografive mbi jetën e Jezusit të bëra nga dijetarë musliman pohohet se “zogu i bërë nga jezusi fluturonte për sa kohë njerëzit e shihnin, e kur ato e hiqnin shikimin prej tij, ai binte në tokë i vdekur. Kjo ndodhte për të bërë një dallim ndërmjet asaj që bëhej nga Jezusi dhe asaj që bëhej nga Zoti i lartmadhëruar, si vërtetim i faktit se vetëm ajo që është e krijuar nga Zoti i Gjithfuqishëm është e përsosur” (Vita di Gesu secondo le tradizioni islamiche, Palermo 2000; f. 88)
    Mrekulli të tjera që i atribuohen Jezusit si në kuran ashtu edhe në hadithet profetike, gjenden edhe në bibël, me dallime shumë të vogla në rrëfimin e ngjarjes. Midis tyre më të njohurat janë shërimi i të verbërit dhe ngjallja e Lazarit.
    Dallime të mëdha ekzistojnë përsa i përket kryqëzimit dhe vdekjes së Jezusit, një element thelbësor ky në religjionin e krishterë. Sipas shumë biografive të hershme Jezusi dënohet nga autoritetet hebraike me ndihmën e romakëve por në moment të fundit shpëtohet në mënyrë të mrekullueshme nga Zoti. Në kuran pohohet se hebrenjtë dhe romakët kishin bindjen e gabuar se e kishin kryqëzuar dhe vrarë Jezusin, birin e Marisë të dërguarin e Zotit, por Zoti e kishte zëvëndësuar atë me një tjetër “Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau” (Nisa 157). Ngjashëm si në rrëfimin biblikë, por këtë herë pa elementin e ringjalljes, Jezusi u ngrit në qiell sipas vullnetit të Zotit, duke i shpëtuar përfundimisht armiqve të tij, jo pa përfunduar më parë edhe misionin e tij.
    Së fundmi, dallimet themelore ndërmjet Krishterimit dhe Islamit lidhur me Jezusin mund të përmblidhen si më poshtë:


    1. “Doktrina e trinitetit: sipas muslimanëve është një triteizëm i panevojshëm brenda religjionit të krishterë.
    2. Ideja që Jezusi mund të jetë “Biri i Zotit” në kuptimin strikt dhe literal të termit.
    3. Ideja e shëlbimit, fakti që Jezusi i mori mbi vete të gjitha mëkatet e njerëzimit, përmes vdekjes së tij në kryq.
    4. Ideja që Zoti është mishëruar në një njeri, është e papërputhshme me idenë e trashendencës hyjnore në Islam.


    Doktrina e Jezusit, është e ngjashme në të dy versionet e historisë, të ngjashme janë mrekullit që i atribuohen atij, domethënia e tyre dhe e mesazhit të fjalëve të tij, ndonëse ka një dallueshmëri të madhe në rolin që i mvishet këtyre të fundit në planin shpëtues të Zotit. Sepse Jezusi, sipas muslimanëve është i ngjashëm në rolin e tij me Gjon Pagëzorin siç njihet në teologjinë e të krishterë. Misioni i tij konsistonte në anuncimin e ardhjes së ardhjes së profetit të fundit të Zotit, Muhamedit.
    Në shumë biografi të Jezusit të shkruar nga Muslimanët lexojmë: Në fillim të misionit të tij para se dishepujt ta ndiqnin atë i thanë: “A do të ketë një profet tjetër përvec teje”? Dhe përgjigja ishte: “Sigurisht, do të jetë profeti Arab”

    (Vita di Gesu secondo le tradizioni islamiche, Palermo 2000; f. 83)

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 15:02
  3. Feja e vertete
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •