Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 98
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188

    E përbashkëta midis Islamit dhe Krishtërimit

    Tani per shume gjera ne muslimanet kemi ndryshime nga ju kristianet psh jezusi per ne eshte profet per ju eshte Zoti ose biri i Tij .

    Tani doja te dija se cfare te perbashketa kemi ne muslimanet me ju nese keni mundesi ti sjellim per te qene kjo si teme normalizuese e konflikteve tona dhe bashkepunimit ne ato pika qe i kemi te njejta.



    Po e bi une nje shembull konkret.

    Kamata interesi fajdja


    Psalmi 15:5
    5 nuk i jep paratë e tij me kamatë dhe nuk pranon dhurata kundër të pafajshmit. Ai që bën këto gjëra nuk do të hiqet kurrë.


    -2:275.
    Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj edhe kamata!" e All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa ka ndaluar kamatën. Atij që i ka aritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës) atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.
    2:278.
    O ju që besuat, keni frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fjala e drejte : 28-02-2004 më 13:31
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Ndalimi i berjes se skulpturave per tu adhuruar por protestantet bijne ne kundershtim me ortodokset dhe katoliket per kete gje duke mos i lejuar ikonat dhe skulpturat.

    Idhull do te thote dicka qe adhurohet bashke me Zotin ose adhurohet si Zot kur ajo eshte krijese qofte njeri profet gur kukull natyra toke yje etj .Pra ajo nuk e emriton te adhurohet se eshte krijese.

    ne bibel

    Exodus 20:4-6
    4 Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.
    5 Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t'i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,
    6 dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.


    ne kuran

    105. Dhe (jam i urdhëruar): Përqëndrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë, e mos u bë nga idhujtarët!
    106. Dhe mos lut tjetër kë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjell as dobi as dëm, e nëse bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes.

    2:163.
    Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshrëplotë, gjithnjë mëshiron

    14:35.
    (përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! bëne këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).

    2:170.
    E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli!" Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!" Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fjala e drejte : 01-03-2004 më 19:08
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Ne bibel

    Jeremiah 10:2-5
    2 Kështu thotë Zoti: "Mos mësoni të ndiqni rrugën e kombeve dhe mos kini frikë nga shenjat e qiellit, sepse janë kombet që kanë frikë prej tyre.
    3 Sepse zakonet e popujve janë kotësi: sepse është si dikush që pret një dru në pyll, puna e duarve të një punëtori me sëpatë.
    4 E zbukurojnë me argjend dhe me ar, e fiksojnë me gozhda dhe çekiçë që të mos lëvizë nga vendi.
    5 Idhujt qëndrojnë drejt si një palmë dhe nuk mund të flasin; duhet t'i mbartësh, sepse nuk mund të ecin. Mos kini frikë prej tyre, sepse nuk mund të bëjnë asnjë të keqe dhe as që kanë mundësinë të bëjnë të mirë"
    .



    ne kuran


    10:18.
    Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!" Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç'ka në qiej dhe në tokë?" I pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!



    10:106.
    Dhe mos lut tjetër kë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjell as dobi as dëm, e nëse bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes.

    39:8.
    E kur e godit njeriun ndonjë e keqe (ndonjë dëm), ai e lut Zotin e vet duke kërkuar ndihmë vetëm prej Tij, e kur nga ana e TIj i jep ndonjë të mirë (ia largon të keqen), ai e harron atë që më parë është lutur Atij, dhe i përshkruan shokë All-llahut për të larguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tënd, se ti pa dyshim je nga banuesit e zjarrit!"

    5:76.
    Thuaju: A adhuroni pos All-llahut atë që nuk mund t'ju sjellë as dëm as dobi? All-llahu është që dëgjon (ç'thoni) që di (ç'veproni).
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Rreth prerja ose synetlluku eshte detyre per muslimanet po keshtu ajo njihet si nje ligj dhe per profetet e hershem si jezusi zakarija .Ne kete e verset thuhet qe jezusi u rrethpre dhe emri iu vu nga engjelli qe tregon se ishte profet dhe jo Zot sepse si ka mundesi engjelli ti ve emer Zotit.

    ne bibel


    Luka
    Tabela e Librave të Biblës

    Kapitulli 1
    59 Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t`ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij;
    Luka
    Tabela e Librave të Biblës

    Kapitulli 2
    21 Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, ia vunë emrin Jezus, emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark.


    ne islam

    profeti a.s thote kur te behet femija shtate ditesh te behet sunet ti prehen floket dhe ne baze te peshes se tyre ne flori te jepet sadak po keshtu te behet kurban si falenderim ndaj Zotit.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188


    berja armik djallit
    -
    ne bibel

    Matthew 4:10
    10 Atëherë Jezusi i tha: ''Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij"''.



    -ne Kuran-



    14:22.
    E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehenemit në të, xhehenemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: "Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, po qortonie veten. Unë nuk mund t'ju shpëtojë juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.

    17:53.
    E ti robve të Mi thuaju: "Le ta thon ata që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut".

    35:6.
    Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsideronie armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t'i bërë banues të zjarrit.

    59:16.
    Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: "Refuzo besimin!", e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: "Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!"
    81:25.
    Dhe ai (Kur'ani) nuk është thënie e djallit të mallkuar!

    31:33.
    O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t'i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t'i bëjë dobi asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është e sigurt, pra të mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndajë All-llahut djalli mashtrues.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  6. #6
    kUjTiM #23
    Anëtarësuar
    02-11-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    28
    Mu duk e arsyeshme ta postoj kete shkrim ketu pasi e pashe qe pershtatet me kete teme megjithese diku ka qene ne nje teme tjeter.

    Mbulesa ne bible dhe ne kuran


    NE KURAN

    “Thuaju edhe besimtareve t’i ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që jane të dukshme, dhe le t’i vënë shamitë mbi krahërorin e tyre.” (En-Nur 31)

    NE BIBEL

    28 Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.
    29 Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt;[Mateu 5 28-29]


    NE KURAN

    “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe por besimtare) e të mos ofendohen (nga meshkujt ne rruge). All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues”. [el-Ahzab:59]

    NE BIBEL



    1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:.....
    4 Do të zbatoni dekretet e mia dhe do të respektoni statutet e mia, duke iu përmbajtur atyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
    5 Do të respektoni statutet dhe dekretet e mia, me anën e të cilave, kushdo që i zbaton në praktikë, ka për të jetuar. Unë jam Zoti.
    6 Asnjë nga ju nuk do t`i afrohet ndonjë të afërmi nga gjaku për të zbuluar lakuriqësinë e tij. Unë jam Zoti.
    7 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e atit tënd apo lakuriqësinë e nënës sate; ajo është nëna jote; nuk do të zbulosh lakuriqësinë e saj.
    8 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e gruas së atit tënd; ajo është lakuriqësia e atit tënd.
    9 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës sate, bijë e atit tënd ose bijë e nënës sate, qoftë e lindur në shtëpi ose jashtë saj.
    10 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së birit tënd apo të bijës së bijës sate, sepse lakuriqësia e tyre është vetë lakuriqësia jote.
    11 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së gruas të atit tënd, e lindur nga ati yt; është motra jote; mos zbulo lakuriqësinë e saj.(Levitiku 18)





    Po keshtu per grate e moshuara Kurani thote

    “Nuk është mëkat për gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë më martesë, që ta heqin mbulesën e tyre, por duke mos i zbuluar bukuritë, megjithatë, më së miri për to është që të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon dhe di.” (En-Nur 60)


    NE BIBEL

    5 Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar.
    6 Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.
    7 Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit,
    8 sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri,
    9 edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin.
    10 Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet. (Letra e korintesave 1)




    Pra nese do te shikosh renditjen e bibles per punen e mbulese e ka ne tre shkalle.

    1) Mos shiko femer te huaj.[Mateu 5/28-29]
    2) Mos shfaq lakuriqesine (Levitiku 18/10, 11 ...)
    3)Te vendosi shami ose ti rruhet koka .((Letra e korintesave 1 11/5-10)
    I kthyer ne forum...

  7. #7
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Air Mj ai ishte shkrimi im, po nejse dituria nuk ka pronar njerzor.

    oiseau en vol sipas teje duhet te gjithe meshkujt te rruhen edhe atij qe i shkon psh,Pse ke nje ndjesi feministi ose homoseksuali brenda vetes do ti shikosh te gjitha gjerat si "kembet e femres" ose si fytyra e saj.Larg qofte mos jesh qose .

    Ne bibel

    27 Nuk do t`i prisni rrumbullak flokët anëve të kokës, as do të shkurtosh fundin e mjekrës sate.Levitiku 19
    5 Priftërinjtë nuk do të bëjnë tonsurën mbi kokën e tyre, nuk do të rruajnë mjekrën e tyre dhe nuk do të bëjnë prerje mbi mishin e tyre.(Lutviku21)

    Ne islam

    Ne Islam mjekrra eshte permendur ne kuran si nje cilesi e Profetit harun te vellait te Musait.

    20:94.
    Ai (Haruni) tha: "O bir i nënës sime, mos më kap as për mjekrre as për flokë
    Thote se prej ketij ajeti kuptojme se leshuarja e mjekrres është prej tradites se pejgambereve .

    Ne bibel

    Derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.
    Nuk do të hani nga mishi i tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë; për ju janë të papastër.( Levitiku 11)


    Ne islam
    6:145.
    Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur'an) nuk po gjej diçka të ndaluar nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t'i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar; Zoti yt është që falë e mëshiron shumë.

    Fjala e nenvizuar me vije tregon se nese nje musliman detyrohet nga kushtet e natyres psh eshte ne shkretetire dhe ska cte haje atehere i jeper perparesi jetes perpara mosngrenies .Ose kur detyrohet me force.Prej ketij ajeti del si rregull se nese nje njeri detyrohet me zor te mohoje Zotin ose ne rast se vihet ne rrezik jeta e tij pasuria e tij sidomos ne kete kohe lejohet qe ai te beje dicka te ndaluar por njekohesisht duke e kundershtuar dhe urryer me zemer.

    16:106.
    Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një dënim të madh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ~Geri~ : 31-07-2005 më 17:11
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  8. #8
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Ne krishterim



    17 Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë, (Ephesians 5)

    6 Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.
    7 Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij. Proverbs 31: 6-7

    20 Prifti do t'i tundë si oferta para Zotit; është një gjë e shenjtë që i përket priftit, bashkë me gjoksin e ofertës së tundur dhe me kofshën e ofertës së ngritur. Pas kësaj nazireu do të mund të pijë verë. Numbers 6:20


    7 Libacioni i tij do të jetë një çerek hini për çdo qengj; do t'ia derdhësh libacionin e pijeve dehëse Zotit në vendin e shenjtë. (Numbers 28)


    21 Éshtë mirë të mos hajë mish njeriu, as të mos pijë verë, as të mos bëjë gjë që mund ta çojë vëllanë tënd të pengohet, ose të skandalizohet ose të dobëson.(Romans 14)





    Ne Islam

    5:90.
    O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  9. #9
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Ne krishterim



    8 edhe derri, që e ka thundrën të ndarë por nuk përtypet, është i papastër për ju. Nuk do të hani mishin e tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të vdekur. Deuteronomy 14


    3 një popull që vazhdimisht provokon zemërimin tim me pafytyrësi, që ofron flijime në kopshte dhe djeg temjan mbi altarë prej tullash,
    4 që rri midis varreve dhe kalon netët në vende sekrete, që ha mish derri dhe ka në enët e tij supa gjërash të neveritshme,(Isaiah 65:3-4,)

    17 "Ata që shenjtërohen dhe pastrohen për të vajtur në kopshtet, prapa një idhulli që gjendet në mes, ata që hanë mish derri, gjëra të neveritshme dhe minj, do të konsumohen të gjithë", thotë Zoti. Isaiah 66

    7 derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.
    8 Nuk do të hani nga mishi i tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë; për ju janë të papastër. Leviticus 11



    Ne Islam

    2:173.
    (All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngritet zëri me te) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijën dhe duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë All-llahu falë, është mëshirues.
    5:3.
    Juve u janë ndaluar (t'i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që therret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
    6:145.
    Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur'an) nuk po gjej diçka të ndaluar nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t'i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar; Zoti yt është që falë e[B] mëshiron shumë.
    16:115.
    Ai ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t'i hajë) duke mos qenë dhunues dhe duke mos e teruar (në ngrënie), All-llahu fal dhe është mëshirues.


    5:68.
    Thuaj: "O ithtarë të librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë(Kuranin) që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t'u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti, mos u keqëso për popullin që nuk beson.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ~Geri~ : 11-08-2005 më 15:45
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  10. #10
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Imoraliteti dhe perdhunimi ne bibel



    13 Në qoftë se një burrë martohet me një grua, hyn tek ajo dhe pastaj fillon ta urrejë,
    14 dhe e padit për gjëra të turpshme dhe i nxjerr një nam të keq, duke thënë: "Mora këtë grua, por kur iu afrova nuk gjeta tek ajo shenjat e virgjërisë",
    15 babai dhe nëna e së resë do të marrin shenjat e virgjërisë së saj dhe do t'ua tregojnë pleqve të qytetit, te porta;
    16 dhe babai i së resë do t'u thotë pleqve: "Unë ia dhashë time bijë për grua këtij burri, por ai filloi ta urrejë,
    17 dhe tani e akuzon për gjëra të turpshme, duke thënë: Nuk gjeta tek jote bijë shenjat e virgjërisë; por këto janë shenjat e virgjërisë të bijës sime". Dhe do të shpalosin çarçafin përpara pleqve të qytetit.
    18 Atëherë pleqtë e atij qyteti do të marrin bashkëshortin dhe do ta dënojnë me rrahje;
    19 dhe duke qenë se i ka hapur një nam të keq një virgjëreshe të Izraelit, do t'i vënë një gjobë prej njëqind siklash argjendi, që do t'ia japin të atit të së resë; kështu ajo do të mbetet bashkëshorte e tij dhe ai nuk do të mund ta përzërë deri sa të rrojë.
    20 Por në qoftë se vërtetohet fakti dhe tek e reja nuk janë gjetur shenjat e virgjërisë,
    21 atëherë do ta nxjerrin të renë te pragu i shtëpisë së babait të saj dhe njerëzit e qytetit të saj do ta vrasin me gurë, dhe ajo ka për të vdekur, sepse ka kryer një vepër të turpshme në Izrael, duke u bërë kurvë në shtëpinë e atit të saj. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri juaj
    22 Në rast se një burrë gjendet në shtrat me një grua të martuar, do të vriten që të dy, si burri që ka rënë me gruan dhe gruaja. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri i Izraelit.
    23 Kur një vajzë e virgjër është e fejuar, dhe një burrë e gjen në qytet dhe bie në shtrat me të,
    24 që të dy do t'i çoni në portën e atij qyteti dhe do t'i vritni me gurë, dhe ata do të vdesin: vajza sepse, ndonëse ishte në qytet, nuk bërtiti, dhe burri sepse ka çnderuar gruan e të afërmit të tij. Kështu do ta shkulësh të keqen nga gjiri yt.



    Nese dikush perdhunon sipas bibles

    25 Por në rast se burri gjen një vajzë të fejuar, në arë, e dhunon dhe shtrihet me të, atëherë do të vritet vetëm burri që është shtrirë me të;
    26 por nuk do t'i bësh asgjë vajzës; kjo nuk ka asnjë mëkat që meriton vdekjen, sepse ky rast është si ai kur një njeri ngrihet kundër të afërmit të tij dhe e vret;
    27 në fakt ai e gjeti në arë; vajza e fejuar ka bërtitur, por nuk kishte njeri që ta shpëtonte.
    28 Në rast se një burrë gjen një vajzë të virgjër që nuk është e fejuar, e merr dhe bie në shtrat me të, dhe kapen në flagrancë,
    29 burri që është shtrirë me të do t'i japë atit të vajzës pesëdhjetë sikla argjendi dhe ajo do të bëhet bashkëshortja e tij, sepse e ka çnderuar dhe nuk mund ta përzërë sa të jetë gjallë.(Deuteronomy 22)
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 15:02
  3. Feja e vertete
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •