Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 92
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    O thorgal mua do te me vinte turp ta deklaroja qe kam marre pjese ne protestat e 97. Nuk jam kundra protestave ne koncept por atje u vrane njerez, u lincuan , u masakruan, u percudnuan dhe u cnderuan pas vdekjes. Kjo duhet te te beje ty te te vinte turp te thuash:... une isha atje. Une e di se ate masaker nuk e beri poulli i Vlorres, por fakti qe u manipulua ai popull nuk mund te fshihet. Asnjeri ketu nuk po hedh balte mbi popullin e Vlores, por po hidhet drite mbi nje te vertete. Une di dhe njoh njerez, vlonjate qe i kane mbrojtur, strehuar ne shtepite e tyre dhe i kane shpetuar jeten djemve te shikut dhe policeve. Dhe une mendoj se ky eshte populli i vertete i Vlores. Keto jane perfaqesuesit e vertete te atiij populli bujar. Prandaj o thorgal ben mire te mos luash me lojra fjalessh e mos u mundo te manipulosh te verteten. Ajo mund te vonoje por nuk humbet.

  2. #12
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    97 ishte turp, per ata qe e filluan, dhe per ata qe nuk ruajten dot shtetin, po i lane oficeret e SHikut ne meshire te fatit.
    Ishte fatkeqesi se si u rrezua ai shtet prej letre dhe u vrane bij nenash nga disa zhulca te armatosur.
    E bene SHqiperine si Haiti.
    Turp dhe rrebeleve dhe dezertoreve.
    Ata cunat, ju gjete shpirti rafmet, se zbatuan detyren.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #13
    Kanibalet e Vlores nuk u skandalizuan kur Presidenti dekoroi Fehmi Avdiun, gjykatesin qe dha denimin e fundit me vdekje ne Europen Komuniste.

    Vlora eshte mire qe te harroje sa me shpejt 97-en dhe ata 52 majmunet qe u futen ne greve urie qe ti harroje dhe Historia, pasi do ti mbetet vula e turpit perjete.

    Komentet e tjera me vone.

  4. #14
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    per beni67
    une shkruajta ato qe kam pare me syte e mi dhe i komentova sipas mendimit tim sinqerisht une nuk kam asnje interes te manipuloj te verteten dhe nuk kam asgje kunder teje megjithse ti po me ofendon gjithcka e kam me dike tjeter qe sa here ai permend jugun dhe vloren ne fjalet e tij ka aq perbuzje sa une skam pare te kete ne shqiperi as per jevgjit o per arixhinjte o per serbet a greket dhe me e keqja eshte se me fjalet e tij po infekton tere forumin sa per te me ardhur turp ka pasur raste qe me ka ndodhur te me vij turp por qe "une isha atje" nuk e di se pse po spo me vjen aspak turp ndoshta e vetmja gje qe ndjej eshte pak krenari ne fakt ti dhe une jemi shqiptare po kjo sdo te thote se jemi njesoj e qe ndjejme te njejtat gjera

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Krenar para kesaj skene ndjeheshe o thorgal ?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Shikoj 4 trupa tė shtrirė. Ishin tė shokėve tanė. Njė grua i binte njėrės kufomė me sopatė, duke e copėtuar nė copa tė vogla. Njė tjetėr grua, shumė e shėmtuar nė fytyrė ngjyente duart nė trupin e Lekė Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja, e shkurtėr ngjyente duart nė gjakun e Lekės dhe ia tregonte turmės duke u ngėrdheshur me histerizėm. Gjaku i pėrlyente edhe krahėt.

    Une kam pare foto te ketij momenti e kam me i pase gjithmone para sysh te pashlyeshme. Si asht ndryshe djalli?

  6. #16
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    redi
    vlora eshte mire qe te harroje sa me shpejt 97 dhe ata 52 majmuanet qe u futen ne greve urie qe ti harroj edhe historia pasi do ti mbete vula e turpit perjete
    komentet me vone

    mos more redi me te vertete e ke apo me shaka " duhet te harrojme qe te na harroj edhe historia " nga vetja e ke kete fraze apo nga ndonje liber kjo eshte njesoj sikur psh ti te me ofendosh e pastaj pasi te kam shtypur koken me kembe te me kerkosh te haroj kete se ndryshe historia sdo me harroje

  7. #17
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    ej un une kete se kam pare dhe spo flas per kete skene per kete une sjam aspak krenar kjo eshte turp per ata qe e bene ej mos i komento ato qe shkruaj tjeter per tjeter kaq dhe boll se me ngrite nervat

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    --

    Njėri prej 12 punonjėsve tė SHIK-ut rrėfen nė njė intervistė pėr “Shekullin” tmerrin e mbrėmjes sė 28 shkurtit

    Ish-shikasi: Rrėfej tmerrin e 28 Shkurtit


    Aleksandra Bogdani

    TIRANĖ - Megjithėse kanė kaluar plot 7 vjet, ai nuk e ka harruar ankthin dhe tmerrin qė ka pėrjetuar mbrėmjen e 28 shkurtit 1997, nė godinėn e SHIK-ut nė Vlorė. Fitim Mezini, njėri prej 12 punonjėsve qė Shėrbimi Informativ Kombėtar ishte dėrguar nė Vlorė pėr protestat nė shkurt tė ’97 rrėfen nė njė intervistė pėr “Shekullin” gjithēka qė i ėshtė ngulitur nė kujtesė. Informacionet qė kishin grumbulluar pėr atė qė Mezini e quan revoltė tė organizuar nga pushtetarėt e sotėm, ultimatumi qė anėtarėt e grevės u kanė dhėnė punonjėsve tė SHIK pėr t’u larguar nga Vlora, e sidomos orėt e rezistencės sė tyre brenda godinės 2-katėshe, ku humbėn jetėn dy prej informatorėve, rikthehen edhe njė herė nė kujtesė nėpėrmjet rrėfimit tė ish-shikasit.
    Zoti Mezini, mund tė na e pėrshkruani situatėn nė Vlorė para 28 shkurtit ?
    Nė Vlorė kishim grumbulluar informacione se po pėrgatitej njė revoltė dhe se qarkullonin shumė armė. Sinjalet e para ne i kemi siguruar nė terren. Por qė nga momenti qė filloi lėvizja e armatosur, ne nuk mundėm tė lėviznim nga godina e SHIK. Mė 27 shkurt na vjen njė letėr kėrcėnuese nga grupi i grevės, nėpėrmjet sė cilės na kėrkohej tė largoheshim nga Vlora ose nė tė kundėrt do tė na sulmonin.Ne kishim tė dhėna qė disa politikanė tė majtė, nė bashkėpunim edhe me shėrbimet sekrete greke, po pėrgatisnin njė revoltė tė armatosur.
    I keni vėnė nė dijeni eprorėt pėr situatėn qė mbizotėronte nė Vlorė dhe cila ishte pėrgjigja e tyre ?
    Dy drejtuesit tanė, njėri prej tė cilėve ishte edhe Besnik Hidri komunikonin shpesh me eprorėt e Shėrbimit nė Tiranė. Ne fillimisht kishim pėr t’u larguar mė 25 shkurt, datė kjo qė u shty pėr disa ditė. Nga shefat e kishim detyrė tė siguronim tė dhėna se kush po e pėrgatiste skenėn e revoltės. Natėn e fundit, mė 27 shkurt, erdhi njoftimi qė tė largoheshim njė ditė mė pas nga Vlora.
    Gjatė kėtyre ditėve ju qarkullonit nėpėr Vlorė apo qėndronit brenda nė godinėn e SHIK?
    Ditėt e para ne kemi grumbulluar informacione nė terren. Tre ditėt e fundit nuk kemi dalė fare nga godina e shėrbimit pėr tė mos u konfrontuar me turmėn.
    Mund tė na e pėrshkruani se si nisi sulmi ndaj godinės sė SHIK?
    Ishte ora 9 e 30 minuta e mbrėmjes. Ne ishim nė gatishmėri, por ishim shpėrndarė nėpėr dhomat e godinės sė SHIK-ut tė Vlorės. Papritmas dėgjojmė krisma para hyrjes sė godinės, rreth 20 metra larg. Plumbat pa asnjė lloj paralajmėrimi vėrshuan nėpėrmjet dritareve dhe dyerve. Dy drejtuesit tanė komunikuan me eprorėt dhe morėn urdhėr tė qėllonin nė ajėr pėr paralajmėrim. Eprorėt tanė urdhėruan gjithashtu qė tė rezistonim dhe tė mbronim institucionin. Pastaj kemi qėlluar nė ajėr. Grupi i personave tė armatosur, tė cilėt fillimisht ishin rreth 50 veta, por sa vinin e shtoheshin u shmangėn nė njė rrugicė. Ne lajmėruam edhe policinė e Vlorės, e cila nuk arriti tė japė ndihmėn e duhur. Ne vinim re qė disa makina i furnizonin ata persona me armatime nga mė tė ndryshmet. Ata kishin pistoleta, mitralozė deri edhe granatėhedhės apo kundratank. Besnik Hidri dhe drejtuesi tjetėr i yni komunikonin shpesh me eprorėt, tė cilėt na urdhėruan tė rezistonim sa tė vinin pėrforcimet, e mė pas na thanė tė bėnim ē’tė mundnim, pasi ishte bllokuar rruga nė Lushnje. Por ata ishin shumė herė mė tė armatosur se ne. Godina e SHIK-ut filloi tė marrė flakė.
    Si u vranė dy punonjėsit e SHIK-ut nė Vlorė?
    Besnik Hidri doli nė dritare pėr tė parė turmėn, por u plagos nė fyt. Pėr transportimin e tij erdhi njė helikopter nga Tirana, me tė cilin ikėn edhe dy vetė tė tjerė. Fatkeqėsisht ai nuk mundi tė shpėtojė dot. Ne tė tjerėt jemi munduar tė zbresim nga kati i dytė pėr nė pjesėn e pasme, pasi godina po digjej. Njė shok i yni ka thyer kėmbėn ndėrsa Kadri Llapi ėshtė plagosur me tre plumba. Kur zbritėm nga kati i dytė, turma u fut nė godinė nėpėrmjet njė kamioni me rimorkio. Ata morėn peng tre veta nga ne, Lekė Qokaj, Nikolin Nikollin dhe Bajram Bulica. Lekė Qokaj ėshtė ekzekutuar nė mes tė qytetit, ku mė pas njė ish-deputete socialiste i ka pirė gjakun. Nikolin Nikolli u plagos rėndė. Pėr shpėtimin e tij ka ndėrhyrė Kryqi i Kuq, punonjėsit e sė cilės e kanė sjellė nė Tiranė. Ndėrsa Bajram Bulica ėshtė marrė peng nga njė banor i Vlorės, i cili e ka mbyllur nė bagazhin e makinės. Me shumė mundim ai ka mundur tė shpėtojė dhe tė largohet nga bregu i detit. Ne tė tjerėt kemi ecur maleve, nga fshati Kaninė dhe kemi mbėrritur nė kėmbė deri nė Memaliaj.Aty kemi gjetur njė makinė dhe mbėrritėm nė Tiranė.Dua tė kujtoj qė shumė banorė tė Vlorės na kanė mikpritur dhe ndihmuar.
    Ē’ndodhi pasi u kthyet nė Tiranė?
    Situata e trazuar e atyre ditėve nė Vlorė u pėrhap nė tė gjithė Shqipėrinė. Ne nuk patėm kohė t’i bėnim analizėn asaj situate. Pas ‘97 ne jemi parė me njė sy diskriminues, sikur ishim ne ata qė sulmuam. Jemi ndaluar disa herė nga policia dhe na kanė kontrolluar shumė herė banesat. Pėr disa kohė unė jam larguar nga shtėpia, e pjesa mė e madhe e shokėve tė mi janė nė emigracion, ku kanė pėrfituar azil politik. Ata kanė frikė sot e kėsaj dite tė kthehen nė Shqipėri.
    Zoti Mezini, si e cilėsoni dekorimin e dy ish-shikasve tė vrarė nė Vlorė?
    Dekorimi ėshtė mėse i merituar, megjithėse shumė i vonuar. Ata qė u vranė atje ishin nė krye tė detyrės pėr mbrojtjen e rendit kushtetues. Tė gjithė ne ishim bij nėnash.



    29/02/2004

    ---

  9. #19
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Brari

    "Reagojne pra kanibalet e Vlores"

    Redi

    "Kanibalet e Vlores"

    Shprehje te tilla nuk kane vend ne kete forum prandaj duhet te denohen. Ato jane kundra rregullit te pergjithshem dhe bien ndesh me piken ku thuhet se :
    Anetari duhet ti shmanget paragjykimeve krahinore dhe i fryn percarjeve kombetare


    Brari e dime qe je ciceron nga goja por kur e hap qe heret ne mengjes te mban era.

    Redi mundohu te mos kopjosh brarin se brari edhe pse mund te kete shume vyrtyte eshte shume arrogant.

    Per temen......

    Presidenti i Shqiperise me ane te pushtetit qe i jep kolltuku dekretoi dy ishnenpunes te rene ne krye te detyres.
    Mendoj se Presidenti kur mori kete vendim nuk u ndikua nga pikpamja politike por nga detyra per te qene respektues i shtetit.

    Ky vendim po merret ne nje kohe kur ne Shqiperi po fillojne demostratat. Me kete Moisiu deshiron te tregoje se nuk ka ndermend te toleroje ose te perkrah askend qe del kundra shtetit, kundra ligjit dhe kundra stabilitetit.

    Eshte shume e qarte dhe nuk do shume komente.

    dy fjale per ata qe duan te llapaqesin per 97. Lereni 97 se nuk sjell gjera te mira.
    Fajtoret e 97 po denohen dita dites. Partite kryesore qe sollen 97 po i denon votuesi me voten e tij. Numri i votuesve ka arritur ne me pak se 50 % cka do te thote qe politika me dy polet e saj jane ne opozite.

    Edhe njehere lereni te shkuaren dhe shikoni te ardhmen pasi po te kerkohet fajtori i 97 tek te gjithe ne gjen nje copez faji.
    PAUCA SED MATURA

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-12-2003
    Postime
    104
    kjo eshte fillimi.po duhen denuar te gjithe autoret e 97 qe te mos ndodhin me gjera te njejta si 97.ne shqiptaret i harrojme shume shpejt gjerat shikoni haitin qe te mallengjeheni pak.

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 13:51
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Moisiu dekoron Poēin
    Nga dodoni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 20:42
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •