Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Rrefimi I Nje Lolite Te Vonuar Virtuale

    RRĖFIMI I NJĖ LOLITE TĖ VONUAR

    Prej disa vitesh kam harruar emrin tim tė vėrtetė .Qarkulloj vetėm si nickname.Pėr mbiemėr kam passėord-in tim .Pra kam shumė mbiemra .
    Password . mjaftojnė 6 gėrma qė tė lumturohem . Njė klik aty , njė klik kėtu dhe….unė shkoj atje …nė sigurinė time tė pasigurtė . Nė mbretėrinė time ku mbretėroj si skllave .Atje , nga ana tjetėr e klikut presin ata .Sa mirė ! Msn . Dritare chati . Asl-ja juaj ju lutem? Ohhhhh kėndshėm ! Mė pėlqen . Wet ? Ummmmmmm si tė tė them…tani u laga pak.
    Po shpirt. Kur tė mė njohėsh mė mirė do mė duash mė shumė . Po ti si je ? Unė jam mė i miri nė botė .Jam kėshtu e jam ashtu . Po ti pse je e dėshpėruar? Ahhhh , e kuptova ,your ex…Dukuri e rėndomtė kjo zemėr ,por…harroje atė ,harroje…
    Papritur hapet njė dritare tjetėr dhe pėrsėri asl , pėrsėri pyetje , pėrgjigje dhe adrenalinė . Msn ? Chat ? E mail ? (Hot)mail ?
    O Zot sa kėnaqėsi ! Tashmė nė ekran janė shfaqur katėr “miq “ qė unė i quaj miq .Janė miq tė mirė tė mitė .Kam vetėm njė javė qė i njoh online dhe e ndjej qė i kam vėrtetė miq . Ata mė duan shumė dhe unė ngrohem e tėra nga dashuria e tyre . Fillimisht mė zbaviste ,por mė pas e ndjeva qė mė pėlqente shumė kjo lloj miqėsie . Sa keq qė nuk kam nja dhjetė kompjutera e tė chatoja me dhjetra “miq’ njėkohėsisht !Qindra mesazhe ….qindra e mail-e…Oh Zot , sa mė duan ata edhe pa mė parė asnjėherė ! E ndjej dashurinė e tyre . E ndjej brenda meje .Ndonjėherė qesh me veten time kur them kėtė fjalė . E ndjej . Ndjeshmėri e lartė mesa duket . I ndjej tė gjithė brenda meje sic nuk kam guxuar kurrė t’i ndjej nė jetėn time reale .Po pėrse vallė bėhem aq fatkeqe dhe e palumtur sapo “miqtė” e mi e humbasin virtualitetin e tyre teksa mė presin nė ndonjė hyrje aeroporti…?
    Para ca kohėsh njoha dikė .Si gjithmonė online . Unė i trembem njohjes reale . Vetėm kur ndonjė nga “miqtė” e mi e kalon sprovėn e online-it mund ta realizoj atė takim tė shumėdėshiruar , por kjo ėshtė njė histori mė vete .
    Fakti qė unė vazhdoj ta jetoj jetėn time online dėshmon pėr atė qė realiteti shpesh mė dhunon e mė shpesh mė zhgėnjen .Ndėrsa zhgėnjimet online zhduken aq lehtė me njė klik tjetėr . Dora mbi mausin dhe…hopa zhgėnjimi zhduket duke ia lėnė aq shpejt vendin njė “ miku” tė ri ,pasionant e shpesh edhe seksi ,inteligjentė dhe robėrues nė ato qė mė thonė e mė shkruajnė …
    Vetėm me Billi Gejtsin nuk kam chat-uar akoma . Por kurrė nuk ėshtė vonė . Ku i dihet ?
    Sa lumturi dhe siguri qė ndjej e fshehur pas nick-ut tim!
    T’ju them njė sekret ? Kam dhjetė nick-e dhe password-et e tyre mė bėhen lėmsh . Edhe emrat e “miqve” i pėrdor tashmė pėr password-e . Nick-et e tyre janė orgazma ime virtuale . As nė Bibėl ,as nė Kuran ,as nė enciklopeditė britanike tė astrologjisė , biologjisė,meteorologjisė ,mjekėsisė apo arkitektures nuk mund tė gjėnden emra aq turbullues e dehės. Po ato fjalėt e tyre aq tė ėmbėla qė mė dehin e mė cojnė nė qiellin e shtatė . Sa tė mirė ,sa tė ndjeshėm , sa xhentilė . Po fotot e tyre tė mrekullueshme…Aq shumė mė dėrgojnė saqė do ta lė me shkrim nė testamentin tim qė me to tė tė hapet njė ekspozitė fotografike pėrreth varrit tim . ( vetėm varrin nuk do ta kem online ).
    Ata mė duan shumė dhe ah ta dinė se sa mė mungojnė kur mesazhet e tyre vonohen . Bėhem si e tėrbuar nga “harresa” e tyre e pėrkohshme . Ata zakonisht nuk harrojnė .
    Pra kam njohur dikė qė hiqet ndryshe nga ata tė tjerėt .Ndoshta vėrteė ėshtė ndryshe . Mė tėheq shumė .Ndonjėherė mė duket se kam rėnė nė dashuri me tė ,por pastaj e kuptoj qė kjo simptomė mė shfaqet edhe nė raste tė tjera…I ka online-i kėto simptoma. E kam tė vėshtirė tia shpreh dashurinė time me fjalė pa u ndjerė pėrsėritėse e dhjetra fjalėve tė thėna edhe mė parė online.
    Ah…magjia e online-it. Kam njohur me dhjetra njerėz inteligjentė aty . Aq inteligjentė sa nuk m’a kėrkonin qė natėn e parė tė chat-it . Ishin vėrtetė tė zgjuar .Ishin tė durueshėm dhe unė qeshja me durimin e tyre . Ndonjė durimmadh edhe mė nervozonte. Por durimi i tyre zgjaste vecse pak ditė . Mė pas fillonin…tė puth…tė pėrqafoj…mė ka munguar…
    Njė ditė kam postuar fjalinė “ oh sa mė mungon ! “ nė dhjetė adresa tė ndryshme. Dhe zemrat e tyre m’u pėrgjigjėn me tė njėjtėn ėmbėlsi dhe pasion brenda tė njėjtės ditė. E kuptoni c’do tė thotė tė merrni nė njė ditė tė vetme dhjetė “ shpirti im “ ,kur nė jetėn reale vetėm nja tre herė e kam dėgjuar kėtė fjalė ….?
    Nganjėherė ata janė tė rinj ,tė njomė , aq naivė dhe tė ciltėr sa mė vjen t’i ha me gjithė nick .Qėllon tė jenė edhe moshė e pjekur . kėta fillimisht hiqen si tė vetėpėrmbajtur ,por pas disa seancave spiritizmi online me mua squllen dhe bėhen mė keq se fėmijėt nė atė kėrkesėn e tyre universale mashkullore.
    Po kur kėrcet xhelozia nė online….Hahahahahaha.Jam lojtare ,ndonėse e vonuar e kėtij lloj sporti . Jam mjeshtre .Mjeshtria ime i zbėrthen tė gjithė ,megjithėse tė gjithė ata i imagjinoj tė zbėrthyer . Tė vetėzbėrthyer genetikisht .
    Po pėrse jam kaq e palumtur edhe pse kam gjithė kėta miq online ?
    Ka njė secret kjo puna e online-it . E jeton mrekullinė pėr aq orė sa e do ,pėr aq orė sa ajo ekziston . Kur ajo tretet paffffff njė klik dhe …jeta vazhdon . nė jetė fatkeqėsisht ky klik ekziston vetėm pėr castin e parė tė njohjes dhe jo pėr atė tė ndarjes .
    Pra kam njohur dikė . Njė outsider .
    Kur miqtė e mi mė pyesin unė iu pėrgjigjem dinakėrisht “jam e dashuruar ! “ ,por pa iu thėnė me cilin . kjo gjė I intrigon ata dhe I bėjnė tė mendojnė se secili prej tyre ėshtė princi I kaltėr I ėndėrrave tė mia online .
    Ndėrsa outside-rit I thashė ‘ Jam e dashuruar me ty !”.
    Kjo s’ka ndodhur kurrė mė parė apo …ka ndodhur dhe unė thjeshtė e kam harruar ?
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #2
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    hahahah... Shume origjinale ..

    meqe ra fjala COB ---------->>> A/S/L .. pls
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    crazy old baby,

    sa mire qe e keni shkruar k'te, shpresoj ta vendosin te portali i forumit, shpresoj ta lexojn te gjithe

    E kuptoni c’do tė thotė tė merrni nė njė ditė tė vetme dhjetė “ shpirti im “ ,kur nė jetėn reale vetėm nja tre herė e kam dėgjuar kėtė fjalė ….?
    (para ca kohe pash qe ishte hapur nje teme ne lidhje me te "ardhmen e marteses) ... S'ka faj mileti sot qe thot se nuk do te martohet.... na kan gjetur dashuri ne chat...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    Lolita e Vetmuar si e pate adresen, te behem dhe une dashnori yt

  5. #5
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar mė parė nga crazy old baby
    Po pėrse jam kaq e palumtur edhe pse kam gjithė kėta miq online ?
    Ka njė sekret kjo puna e online-it. E jeton mrekullinė pėr aq orė sa e do, pėr aq orė sa ajo ekziston. Kur ajo tretet paffffff njė klik dhe… jeta vazhdon. Nė jetė fatkeqėsisht ky klik ekziston vetėm pėr ēastin e parė tė njohjes dhe jo pėr atė tė ndarjes.
    COB,

    Siē pat thėnė njėherė njė mik i imi: "Nuk po tė jap komplimente, por po tė falėnderoj pėr kėnaqėsinė qė ma dhe me kėtė shkrim".


    Shiu
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Pershendetje COB!

    Nuk eshte mire te perseriten te njejtat gjera, po edhe fjale ka pak shqipja.
    Falemnderit qe e ke sjelle ketu.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    hej


    kjo eshte teper origjinale;


    shpresoj qe disa te mund te mesojne dhe te korigjohen duke zberthyer kete teme ose realitet me te tyren realitet ;


    urime per temen ;

    i shkalloi nga trute e kokes pjuteri ;

  8. #8
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Shume domethenes shkrimi yt. Mendoj se duhet te jete nje mesim per "xhelozet" e online-it. Gjithashtu te uroj te vazhdosh te ndjesh te njejten kenaqesi online, pasi disave ju kalon, venitet apo zbehet .
    What goes around---comes around

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    7
    Te lumte wisper,
    une te keshilloj te shkruash me gjere per rrefimin e lolites se vetmuar dhe te shkruash nje liber. Diku kam lexur nje liber nga nje shkrimtare amerikane qe fliste per te tilla perjetime, jane shume te verteta ato qe thua, duam apo nuk duam te gjithe qe jemi ketu jemi pjese e asaj qe thua ti.
    Kam vene re qe "online dating" jane bere si nje lloj droge, ka shume persona qe hyjne sa me nje nick a me nje tjeter dhe jane perdorues te rregullt te internetit.
    Kjo do te thoja qe po zevendeson ndonjehere seancat me psikologun, por mund te jene te demshme per shume persona qe kane nje familje, grua apo femije, mashtrojne dhe sigurisht qe mashtrohen.
    Uroj qe te mos jesh per gjate e vetmuar ne rete e internetit.
    Fight to win

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Mendoja se nuk me kishte shpetuar asgje pa lexuar nga ty,por ja qe kisha gabuar.
    Loliten,kete lolite te vonuar nga e kishe fshehur whisper!?
    Je aq origjinal se shpesh realiteti mund te duket ndryshe.Me pelqen se si shkruan,jashtezakonisht.

    p.s.mos humb whisper,te presim me poezi te tjera

Tema tė Ngjashme

  1. Shoqėria virtuale...
    Nga ALBA nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 27-01-2008, 03:08
  2. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00
  3. Dashurija Virtuale!.....
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-01-2003, 11:28
  4. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •