Ky artikull mu duk shume interesant dhe se kuptova pse u hoq nga forumi!! Prandaj po e postoj dhe nje here ketu..

Njė revolucion ėshtė duke ndodhur nė marrėdhėniet ndėrshqiptare dhe ky revolucion nuk ka as komandantė, as liderė politikė dhe as epope legjendare. Pėr kėtė, fėmijėt tanė, gjatė pesėdhjetė viteve tė ardhshme, nuk do tė lexojnė nė librat shkollorė duke u detyruar tė mbajnė nė mend me saktėsi datėn dhe vendin e ngjarjes si edhe tė gjithė tė pranishmit. Edhe ashtu do tė ishte vėshtirė, sepse ky revolucion nuk ka datė, vendi ėshtė pothuajse i papėrcaktuar, ndėrsa tė pranishmit vėshtirė se mund tė identifikohen.

Fjala ėshtė pėr faktin se, pėr herė tė parė nė historinė shqiptare, ndodh njė dyndje e vullnetshme e kosovarėve nė Shqipėri dhe, pėr herė tė parė, ata kthehen duke folur mirė pėr tė. Fjala ėshtė pėr revolucionin e plazhit.

Nė fund tė kėtij sezoni turistik do tė jenė qindra mijė kosovarė qė do tė kenė kaluar disa ditė nė pjesėn e Shqipėrisė, tė Adriatikut apo tė Jonit. Njė akt i tillė ėshtė i paprecedentė nė marrėdhėniet Kosovė-Shqipėri.

Mė parė, gjatė shekullit tė kaluar, prania e kosovarėve nė Shqipėri nuk ishte shenjė e mirė. Gjatė qeverisjes sė Zogut, kosovarėt atje ishin vetėm njėra prej shenjave tė pėrndjekjes nga regjimi mbretėror serb i Jugosllavisė ruajaliste. Tė pamėsuar me moēalet e Fushė- Krujės, do tė vazhdonin deri mė kėtė ditė tė ndaheshin nė "ne" dhe "ata" , ndonėse do tė kishin harruar ndėrkohė theksin e rėndė hundor prej drenicaku a llapjani. Ndėrkohė, do tė shoqėroheshin me njė valė tė re njerėzish qė i zuri ndarja e komunizmit nė dy taborre. Pas rėnies sė komunizmit, kosovari nė Shqipėri do tė ishte ai i kėrshėrisė pėr Mėmėdhenė, duke u shndėrruar automatikisht nė kritikues tė varfėrisė, mungesės sė moralit patriarkal dhe ēdo gjėje tjetėr, qė nuk hynte nė kornizėn e idealizuar tė Kopshtit tė Enver Hoxhės. Dhe, natyrisht, pėr tė gjithė ata qė nuk patėn rast ta shohin Shqipėrinė, ishte angazhimi i Milosheviēit, para dhe gjatė fushatės sė bombardimeve, ai qė bėri qė edhe njeriu me kushte mė tė kufizuara tė kalojė andej kufirit dhe tė shohė sesi ėshtė nė tė vėrtetė Shqipėria.

Nė asnjėrin prej rasteve tė shekullit tė kaluar, pos njė here kur shkuan njė grup profesorėsh tė Universitetit tė Prishtinės dhe e mbushėn Prishtinėn me pėrralla pėr Parajsėn andej Bjeshkėve tė Nemuna, nuk ėshtė kthyer kosovari me fjalė tė mira pėr Shqipėrinė. Madje, as kur pati mikpritjen nė ditėt e vėshtira tė luftės, nuk la gjė tė mirė pa e thėnė pėr familjet qė i morėn nė strehim , e gjė tė keqe pėr vendin i cili ėshtė sinonim i ērregullimit. Pos, kėsaj vere.

Shqipėria, nė funksionimin e saj si shtet nuk ka ndryshuar aq shumė, sa tė ndryshojė menjėherė mendimi i cilitdo, pra edhe i kosovarėve. Ka vite qė po kalon nėpėr njė krizė tė thellė politike, e cila, mė 1997-ėn, shkriu shtetin nė brendėsi dhe ruajti vetėm kufijtė e jashtėm. Madje, po qe se i pėrcjellim 12 muajt e fundit, nuk ėshtė vetėm krizė konceptesh mes partive tė ndryshme: socialistėt treguan se, brenda ideologjisė sė tyre, mbretėron edhe nocioni i vjetėr i interesit personal a grupor, shumė mė meskin se ēdo tė ishte ai i ndonjė projekti politik.

Shqipėria ėshtė po aq e qeverisur sot sa ishte ndonjė vit mė parė, por, brenda kėsaj Shqipėrie, po ndodh njė dukuri pak e shėnuar: kriza politike ėshtė njė binar i jetės, ndėrsa binar krejt tjetėr ėshtė ai qė e kanė krijuar vite tė tėra tė ekonomisė gri dhe mjeteve tė emigrantėve. Nė tė vėrtetė, efektet e shpėrthimit emigrativ shqiptar shihen sot me tė tėra objektet e ndėrtuara, me begatimin e pasurive familjare dhe me, fundja, mungesėn e varėsisė nga shteti. Atė qė kanė parė kosovarėt sivjet ėshtė diēka qė po ndodh ka kohė nė Shqipėri: konfliktet politike nuk rrjedhin nga jeta e pėrditshme e qytetarėve dhe tashmė as qė po reflektohen nė to.

Efekti i kėtij sezoni turistik do tė jetė imediat. Pėr shumėkė, nė Shqipėri do tė zbulohet se turizmi mund tė shndėrrohet nė degėn kyēe tė ekonomisė. Pėr shumėkė do tė jetė zbulim, gjithashtu, se peshėn mė tė madhe turistike nuk do ta kenė gjermanėt a anglezėt, e posaēėrisht i ashtuquajturi turizėm i lartė, por ai i kosovarėve dhe i shqiptarėve tė Maqedonisė si dhe i diasporave tė tyre, me atė fuqi blerėse qė e kanė.

Ndėrkaq, pėr tė gjithė ata qė kanė dyshuar nė arsyeshmėrinė e rrugės mė tė mirė me Kosovėn, do tė kenė kuptuar se kjo rrugė duhej tė ekzistonte jo nesėr, por pardje. Dhe se do ta shpaguante veten.

Shqipėria dhe Kosova nuk do tė shkėmbejnė uranium mes tyre, pėrkundėr ndonjė premtimi parazgjedhor tė ndonjė partie, por njerėz e mallra tė rėndomta.

Por, mė duket se disa prej efekteve do tė vijnė mė vonė. Pėr dallim prej enklavės shqiptare tė Ulqinit, ku efekti i turizmit i kosovarėve ishte pak a shumė ai i iluminizmit shqiptar tė njė popullate qė shkonte drejt asimilimit, shndėrrimi i Shqipėrisė nė pikėn e fortė turistike tė sė ardhmes do tė ketė tjetėr ndikim nė marrėdhėniet mes nesh. Hiq lehtėsinė e tė komunikuarit nė njė gjuhė, ky vit ka qenė nė tė vėrtetė anashkalim i faktorit etnik: hotelet private tė Durrėsit e tė Sarandės nuk i kanė pritur kosovarėt pse janė "vėllezėr kosovarė", por se kanė pasur mjaft euro pėr tė paguar. Anasjelltas, kosovarėt nuk janė drejtuar nėpėr dhiaret e Veriut tė Shqipėrisė pėr tė arritur nė Durrės pėr shkak tė tė pushuarit nė "plazhe etnike", por sepse ēdo variant tjetėr ishte edhe mė i shtrenjtė, edhe mė i pasigurt.

Fjala interes, e cila ka munguar nė marrėdhėniet mes Kosovės dhe Shqipėrisė, ka dalė menjėherė nė sipėrfaqe. Dhe kėtė e bėnė qytetarėt e dy vendeve, jo ndonjė ideologji a sistem qeverisjeje. Dhe ky ėshtė vetėm fillimi i definimit tė konceptit tė interesave mes dy vendeve