Presidenti-dy ideologji tė abstenuara
Nga Arian Galdini*
Filozofi i madh gjerman Fridrih Niēe, ndėrsa shkruante
librin e tij tė parė kushtuar Rikard Vagnerit, nė
paqen e peizazhit alpin tė Bazileas, larg turmės
zemėrake, dikur mori vesh lajmin se plasi lufta midis
Francės dhe Gjermanisė. Ai hezitoi, muzat e poezise,
dramės, filozofisė, muzikės e kishin pėrfshirė. Por
nuk mundi t'i rezistonte atdheut. "Kėtu, - shkruante
Niēja, - keni shtetin me origjinė tė turpshme, pėr
shumicėn e njerėzve, njė burim vuajtjesh qė s'mbarojnė
kurrė, njė e keqe qė i tret ata me krizat e tija tė
shpeshta. Megjithatė, kur thėrret atdheu, shpirtrat
tona harrojnė vetveten; me thirrjen e tij tė
pėrgjakshme turma ėshtė yshtur drejt guximit dhe
heroizmit..." Ja, pra, kjo filozofi e gjermanit, atė
tė Zarathustrės, ėshtė pėrqasja nėpėrmjet sė cilės unė
doja tė vizatoja atdheun. Pėr mua, Atdheu ėshtė poezi.
Atdheu ėshtė ndėr ato tė pakta, shumė tė pakta
koncepte qė, tė vendosura pėrballė njeriut, i japin
kėtij tė fundit shansin tė mos e ēmojė jetėn ose, mė e
pakta, tė bjerė nė dilemė pėr tė. Grishja Hamletiane:
"Tė jesh a tė mos jesh", nuk mund tė pėrqaset asesi
me filozofitė ekzistencialiste, moraliste, sociale,
politike apo cfarėdo pėrsiatje tė kėsollojshme, kur
nė ēėshtje ėshtė Atdheu. Atdheu sendėrtohet pikėrisht
nė atė pėrmasė cerebrale ku, nė rast se beson, rruga
qė tė ēon e s'tė kthen ėshtė pikėrisht rruga e
mosmėdyshjeve, rruga e dashurisė sė thjeshtė, pa
pasur nevojėn e justifikimeve. Ėshtė rasti ky, kur
lėnda ėshtė ide dhe ideja lėndė. Po pėrpiqem tė bėhem
mė i qartė dhe, sigurisht, mė konkret, duke puqur nė
kėtė guxim timin, kohėn, hapėsiren dhe idetė ku
jetojmė. Nėse une vendos tė hipotekoj jetėn time pėr
atdheun tim, kjo ndodh pse une nuk e besoj atdheun,
si politikė. Shpeshhere rievokojmė jetėn tonė, si
vlerėn mė tė shtrenjtė qė posedojmė, nė shkėmbim tė
disa sendeve tė cilat i klasifikojmė dhe i ēmojmė tė
shenjta, si p.sh. : Jetėn pėr besimin, jetėn pėr
dashurinė, jetėn pėr mikun, jetėn pėr nderin etj.,
megjithėse ka shumė pak etj... Atdheu, nė kėtė
klasifikim, zė njė vend mjaft tė denjė, pasi atdheu,
nė konceptin tim, ėshtė: besim - (por jo mbi Zotin),
dashuri, mik, nder...etj. Pėr tė mos e mbajtur
diskutimin nė kėta terma radikalė jetėdhėnieje, mė
lejoni tė zbutem duke ju sqaruar se dilema e sotme e
ēdo Shqiptari nuk ėshtė jeta dhe vdekja pėr Atdheun,
por, qartėsisht, shpenzimi apo jo i jetės nė Atdhe.
Kanė ndryshuar kohėt e, natyrisht, kanė ndryshuar edhe
pėrmasat nėpėr tė cilat pėshtjellohet dilema e princit
danez: "Tė jesh a tė mos jesh"... Shqiptarėve u ka
humbur Atdheu. Shqiptarėve po bėjnė tė pamundurėn t'u
humbasin edhe kohėn. Pakkush nė kėta 28 mijė km2 sheh
tek Shqipėria besimin, dashurinė, mikun, nderin etj.
Mėnyra mė e mirė qė shohin shqiptarėt pėr tė dashur
Atdheun ėshtė ikja. Vetėm kėshtu, nė mendjet e tyre me
kujtesa tė fshira do tė mundin nga larg tė rigjejnė
tek vendi i braktisur, Atdheun. Duket qesharake,
por, nėse e sheh tė abstraguar kėtė realitet, kupton
se shqiptarėt parapėlqejnė tė hyjnė nė Evropė, pa Shqipėrinė.
Shqipėria endet e rraskapitur nė kėtė cep tė
Ballkanit, e keqpėrdorur nė mėnyrėn mė barbare tė
mundshme nga shteti dhe politikanėt qė vetėmandatohen,
sipas rastit. Kėtu ka vetėm njerėz qė duan tė ikin dhe
njerėz qė duan tė qeverisin, pavarėsisht nga kostot.
Le tė pranojmė, ata qė e braktisin apo dėshirojnė ta
braktisin Shqipėrinė, me ėndrrėn pėr ta rigjetur,
dallojnė thelbėsisht nga ata qė duan ta qeverisin me
babėzinė pėr ta vjedhur. Ne qė qėndrojmė dhe besojmė
se ky vend ende prodhon shpresė, presim ditėn kur
Shqipėria do tė bėhet Evropė, me patosin e
figurantėve optimistė, qė fati u ka shkruar tė luajnė
nė skenėn e teatrit absurd ballkanik... Ne qėndrojmė
stoikė nė kėtė vend ku "tirania e shperfilljes" ėshtė
moral mbi moralin, ligj mbi ligjin, e drejtė mbi tė
drejtat. Qėndrojmė duke e ditur se ne kemi tė drejtė
tė flasim, por kurrsesi nuk kemi tė drejtė tė
dėgjohemi... Shqipėria ėshtė bėrė pengu i paēmueshėm i
njė klase politike, e cila dhunėn e diktaturės sė
Enver Hoxhės e ka zėvendėsuar me dhunėn e interesave
personalė meskinė tė individėve dhe grup-individėve te
caktuar. Pėr zoterinjtė e politikės shqiptare nuk
funksionojnė me rregullat e lojės demokratike.
Shqipėria ėshtė bėrė Bronzi apo Harlemi i tyre, ku
ligji i mė tė fortit pėrcakton fatet e lojės. Jane tė
dyja palėt nė njė kompromis tė qartė... Pozita me
opozitėn funksionojnė si dy familje mafioze, tė cilat,
pasi kanė ndarė zonat e influencės, bazuar nė njė
marrėveshje tė fshehtė, vazhdojnė njėkohėsisht edhe
luftėn e egėr pėr mė shumė ekspansion dhe dominim.
Nė mendjen time, kėto dy familje politike janė
pėrvijuar si strukura nė dy ideologji jo tė
njėllojta dhe, sigurisht, aspak tė permasave tė
njejta, por, sidoqoftė, famėkeqe dhe ogurzeza. E majta
nė pushtet e sheh veten tė mbeshtjellė prej 60 vjetėsh
me qyrkun e socialdemokracise, ideologji kjo qė u ka
kushtuar shqiptarėve ndėshkimin mė tė madh historik.
Ndėrsa, opozita demokratike, ēuditėrisht, endet brenda
njė perimetri shumė tė gjerė problematikash dhe
ideologjish, brenda dhe jashtė strukturave tė saja,
megjithėse unė do tė pėrqendrohem vetėm nė
konfigurimin publik tė tyre. E kemi vėnė re opoziten e
sotme, tė shfaqet gjatė kėtyre 10 viteve, si
mbrojtėsja dhe promovuesja mė e flaktė e filozofisė sė
djathtė, konservatore, herė tė tjera e kemi parė tė
deklarohet, si pjesė integrale e qendrės sė djathtė,
ndėrkohė qė, kohėt e fundit, e shohim tė pozicionuar,
si pėrfaqėsuese tė denjė tė idealeve
liberal-demokrate. Opozita e sotme ndryshon ngjyrė dhe
qyrk sipas interesave dhe nevojave qė ka lidershipi i
saj, pa pyetur fare pėr votėn dhe besimin e
elektoratit qė e ndjek... Ideologjia politike ku ėshtė
strukur opozita e sotme ėshtė njė ideologji hibride,
pa parime, pa pretendime parimore, tė cilėn unė
parapėlqej ta pagėzoj me emėrtimin Sali-demokraci,
duke pėrfituar nga rasti dhe pėrkimi estetik, qė mė
jep pikėrisht emri i liderit historik tė PD-sė, i cili
ėshtė, pa dyshim, fytyra dhe stigmatizimi i vėrtetė
dhe i vetėm i kėsaj partie.
Social-demokracia dhe Sali-demokracia janė dy
ideologjitė me tė cilat mbėshtillen dy "familjet e
mėdha politike shqiptare" qė, ndonėse kanė vite qė
votohen vetėm nga 40 % e elektoratit shqiptar dhe
abstenohen me ndėrgjegje nga 60%, vazhdojnė tė bėjnė
lojėn dhe luftėn e tyre tė ndyrė me synim tė vetėm
dominimin dhe pasurimin nė kurriz tė shqiptarėve tė
sfilitur. 24 qershori i manipuluar, ashtu si edhe
zgjedhje tė tjera tė zhvilluara nė Shqipėri vitet e
fundit, nuk janė ndonjė ēudi e madhe nė kėtė vend tė
zotėruar nga njė oligarki e pushtetit politik, nė
bashkėpunim me pushtetin okult ekonomik. Zgjedhjet e
manipuluara jane thjesht dhe vetėm produkt i lojės dhe
logjikės sė fėlligsht politike tė njė klase drejtuese
kolaboracioniste me antivlerėn.
Edhe pak ditė na ndajnė nga zgjedhja e presidentit tė
Republikės dhe ende nuk po kuptojmė parimet dhe
kriteret bazė tė kėsaj zgjedhjeje. Familja e madhe nė
pushtet e socialdemokracisė kėlthet pėr
kushtetueshmėri nė zgjedhjen e presidentit dhe galdon
me pretendimin se, gjithsesi, 84 votat e nevojshme do
t'i garantojė me ēdo kusht dhe rrethanė.
Aspak ndryshe nė mėnyrė, por me tjetėrsoj pozicioni,
familja e madhe opozitare e Sali-demokracise, po i
shkarkon tė gjitha bateritė pėr t'u argumentuar
shqiptarėve dhe komunitetit ndėrkombėtar, se
maxhoranca ėshtė e vjedhur, ndaj edhe nuk mund tė
zgjedhė njė president legjitim. Opozitarėt besojnė,
siē duket, tek presidenti konsensual, madje edhe nė
kurriz tė zgjedhjeve tė parakohshme tė aq
shumėdėshiruara prej tyre...
Por opozitaret harrojnė se ata, mė parė se tė
humbisnin me PS-nė dhe me manipulimin nė 24 qershor,
kanė humbur me abestenimin. Kėsisoj, presidenti,
qoftė ky "konsensual", qoftė "kushtetues", e ka tė
vėshtirė tė jetė presidenti i shqiptarėve tė papyetur
dhe tė pashprehur. Qesharake ėshtė se, edhe 40% e
shqiptarėve qė morėn mundimin tė shkonin para kutive
tė votimit, nuk dinė mė se ku dhe si shkoi vota e
tyre... Ndaj jam i ndezur nga dėshira tė pohoj se
presidenti qė do tė pėrftojnė shqiptarėt nė mėnyrė
ironike, ekzaktėėėėsisht 1 vit pas 24 qershorit tė
"trukuar", nuk do tė sjellė asgjė tė re, asgjė tė
ndryshme nga sa kanė sjellė socialdemokracia me
Sali-demokracine. Ai do tė jetė pinjoll i denjė i
kėtyre dy ideologjive tė abstenuara nga shqiptarėt.
Presidenti i pas 24 qershorit do tė jetė: as mė shumė
dhe as mė pak, por PRESIDENTI SD. Miqtė e mi, na
takoi, qė tė rinj, njė fat i ashpėr. Kemi vuajtur nga
rinia jonė, si nga njė sėmundje e rėndė. Kjo qe
pasojė e kohės nė tė cilėn u lindėm, kohė e dekadencės
sė madhe tė brendshme, e dekompozimit qė, me gjithė
paaftėsinė dhe forcat e saja, vepron kundėr shpirtit
tė rinisė. Shkatėrrimi dhe pasiguria janė
karakteristikat e kėsaj kohe: asgjė nuk bazohet nė
baza e besim tė shėndoshė. Jetohet pėr tė nesėrmen,
sepse e pasnesėrmja ėshtė e dyshimtė...
* Ekonomist. Diplomuar nė filozofi. Ndėr 10 studentėt
mė tė mirė tė Universitetit tė Milanos pėr vitet 93-94-95
Gazeta Shekulli
rubrika Koment
Krijoni Kontakt