Qėkurse edhe nė Shqipėrinė postkomuniste ka filluar tė ketė
njerėz qė mendojnė, ndėr ta do tė gjesh shumė sosh me shije
tė rafinuar, mendje-esėllt, qė e ndjejnė mprehtė pėrēikjen tin-zare
e ngjitėse tė banalitetit. Le tė jetė ky shkrim njė skicė
hyrėse pėr ta kundruar qoftė dhe pėrshkitazi banalitetin e tip-it
shqiptar si kategori e pėrlyeme estetike, mentale e botėper-ceptuese
dhe le tė na ndjejnė ata qė sjanė tė njė mendjeje me
ne. Kėtyre tė fundit ne po u ofrojmė njė shans pėr ti parė
gjėrat nė atė sens papajtueshmėrie konfrontuese me realitetin
banal, pėrkundėr shklėqimit tė rremė e joshės, pse banaliteti
e ka pėr thelb hamngjitjen, pėrthithjen drejt njė duke fiktive:
banalja si kategori, ėshtė koncentrati mė parazitar i shpirtėnve
pėrtacė.
Pėr nga dendėsia dhe trashėsia e tij, banaliteti nė Shqipėri
ėshtė mbytės e atrofizues. Ai tė kap pėr sysh sapo tė kapėrcesh
pragun; peisazhi qė shtjellet para teje ta pėrplas nė fytyrė:
fasadat e ndėrtesave monstruoze tė lyera me njė tė verdhė
veremlie, lėvizja si nė makth e makinave nėn tingujt ējerrės tė
borive, me tė cilat shoferėt tanė karagjozė imitojnė ndonjė
motiv muzikor, plehra qė digjen me shtėllunga marrafrymėse
ndanė bulevardesh, tė shoqėruara gjithandej nga pikat e shitjes
sė kasetave: kėsisoj, tėrė ditėn e Zotit tė shoqėron kjo vikmė
tingujsh, kėngėsh brengaxhesha, kėngė gabelėsh, imitime
kėngėsh orientale, muzikė greke. Kjo e fundit stė shqitet as
nė kafene e bare. Meqė ra fjala, nė kafet tona do tė pėrballesh
dhe me familjaritetin e kamarierėve. Se ka zėnė vend ndėr ne
edhe imazhi i atij kamarieri, i cili jo vetėm i jep tė drejtė
vetes tė tė ngacmojė ase habisė, por edhe tė ulet e tia nisė njė
flirtimi aty ndėr sy me damėn tėnde nė tavolinė.
Natyrisht, kjo ėshtė njė katastrofė. Mungesa e njė pathosi
etik tė distancės duket se po i pėrmbys tė gjitha nocionet e
mirėsjelljes. Tė kuptohemi: nuk ėshtė fjala pėr ti imponuar
dikujt tjetėr diktatin tonė moral se si tė sillet, sikundėr ia
jepte vetes kėtė tė drejtė nė komunizėm, ēdo bir kurve me
post. Por deviza liberale qė shprehet sot gjithkah me idiomat:
Ec mo, varja, Vari trapin, Vari hejbet, tė ēon (dhe tash-mė
ky ėshtė bėrė fakt), drejt njė moskokėēarjeje dhe pranimi
total tė banalitetit, i cili ėshtė kthyer nė natyrė pėr homosapi-ensin
shqiptar.
Se si njė herė, njė miku im hyn nė njė farmaci, kėrkon ilaēet
qė i duheshin, ndėrkaq, nė vend tė tyre, farmacistja (qė do
medoemos tė shesė mallin), i servir njė pirg ilaēesh tė tjera.
Blerėsi kundėrshton i mėrzitur se nuk porositi ato lloj ilaēesh,
kurse farmacistja, me njė zhgėnjim tė dukshėm nė zė, i thotė
:Po merri pra, se nuk tė bėjnė dėm!. Si kėshtu, i thotė
blerėsi, unė nuk erdha tė blej ilaēe qė tė mė bėjnė dėm. Kjo
smė ka shkuar ndėrmend. Unė dua tė blej ato ilaēe qė tė mė
shėrojnė.
Apo njė rast i kėtillė: Hyn autori i kėtij shkrimi nė njė nga
libraritė tona. Kėrkon tė pėrqėndrohet nė vitrinėn e librave,
por e shpėrqėndron zėri i librashitėsit, i cili me njė periodic-itet
tė shpifur, i ofron njėri pas tjetrit botime tė ndryshme,
duke ia reklamuar si kryevepra. Autori i thotė librashitėsit se
sėshtė nevoja, pasi e di vetė ēi duhet, por librashitėsi ngulm-on:
i ofron paprį tituj tė ndryshėm, duke ia vėshtirėsuar
kėrkimin dhe i thotė: Meqė qenke mik i librit, merri kėto
tre libra me zbritje nga 500 lekė (tė vjetra). Ndėrkaq nė
librari ka hyrė njė grua rreth tė 45-ave, me gjasė, amvisė, qė
duket qartė se e ka tė vėshtirė tė orientohet. Librashitėsi i
qepet kėsaj, i paraqet pėr ēdo botim, kah drejtohen sytė e
gruas, njė si farė paraqitjeje tė shkurtėr tė fabulės, e cila nuk
ka tė bėjė thuajse fare me subjektin real tė librit nė fjalė.
Dikur-dikur, sytė e amvisės i janė qepur hipnotizueshėm njė
botimi tė trashė: Idioti, F.M.Dostojevski. Ēasti i shumėpri-tur
i librashitėsit ka ardhur. Ai e rrėmben librin nga vitrina, i
heq pluhurin dhe ia vė pėrpara amvisės.
A ėshtė i bukur ky Idioti? - pyet ajo naivisht.
Merre, merre!, - i thotė librashitėsi dhe, duke tundur gish-tin
para fytyrės sė ngjallme tė gruas, i pėshpėrit me njė zė
mistik:
Eshtė libėr sovjetik!
Krijoni Kontakt