Close

Rezultati i Sondazhit: A do te shikosh filmin "The Passion Of The Christ" ?

Votues
25. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po, do ta shikoj filmin.

    20 80.00%
  • Nuk e di.

    1 4.00%
  • Akoma nuk di aq shume per filmin.

    1 4.00%
  • Jo, nuk do te shikoj filmin.

    3 12.00%
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 62
  1. #31
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Fjala e drejte
    Nuk jam kunderta per sa i perket vleres artistike te filmit por doja te theksoja dicka ndoshta shume pak njerez do me kuptojne.

    Imazhi ose figurat jane pjese e kesaj jete dhe ne fillim njerzit ishin te prirur te merreshin me shume me shkronjat(librat) sesa me imaxhet ose figurat.Diku larg kohes tone nje prej klerikeve kristiane filloi qe biblen ta shfaqi me figura sepse jo shume veta mund ta lexonin biblen per shkak te mos njohjes se leximit te popullsise dhe per vete faktin se atehere nuk kishte shume bibla te shkruara ose shumfishuara dhe per te qene pushteti ne dore te kishes biblen duheshin ta dinin vetem prifterinjte populli i thjeshte vetem se duhet te degjonte prifetrinjte dhe tiu bindeshin atyre prandaj ne krishterim kisha ka nje vlere stermadhe ose mynyra se si jane ndertuar shkallet hiarkike te papatit ose peshkopatit.
    Mire qe po na fliske per historine tani sikur ti ke qene prezent nga epoka e kryqezimit te Krishtit e deri tek epoka qe ne jetojm sot. Po ajatollahet car bejn ditet e sotme ? apo ato japin librat dhe bejn moralin e shoqerise?
    Dmth nqs para disa shekujsh Kisha kishte gjith fuqine se kishte librin, ne ditet tona te japin librin dhe mbajn fuqine dhe te drejten per te bere gjithshka. Pra po flasim per ditet tona.. dhe shif ku jemi.


    Atehere dikush ne ate kohe shpiku nje mynyre vizive ose figurative te shprehjes se ngjarjeve biblike sepse ndryshe nga kurani bibla eshte me shume treguese ose historike .Kete karakter ka, ku dikush tregon per ngjarjet qe kane ndodhur ne kohen e jezusit.Kurse kurani eshte ideologji me ligje rregulla parime baza tregime shkence etj, pra eshte kushtetute jete.Pra duke qene dhiata e re si tregim dikush qe s'ia mbaj emrin tani u perpoq qe njerzve te thjeshte tua mesonte biblen me ane te figurave ose shprehjes se ngjarjeve me ane te figurave dhe pikturave ndryshe nga kurani qe iu eshte dhene perparesi mesimit permendesh se tij nga hafizet.Pra me pak fjale krishterimi i dha perparesi mesimit te fese me figura sic shikohet per krishtlindje qe behet ai kendi me figura dhe kukulla per te treguar jeten e jezusit kurse mesimi i fese me ane te librave ose shkronjave qe eshte proces mesimi shume me i larte u la menjeane per shume shekujsh.Pra nese njeriut do ti jepje sot dy alternativa qe te lexonte nje liber ose te shikonte nje film shumica e njerzve do te zgjdhnin filmin para nje libri duke mos ditur dobite e leximit perpara shikimit te filmit.
    Kete shume pak njerez do te arrijne ta kuptojne.
    E shof qe ose nuk e paske pare filmin hic, ose nuk e di cfar kopje ka ardhur nga Shqiperia, por kshu sic flet ti, dmth jo per filmin por per historine spaske pare gje hic. Nesje pak rendesi ka me keto qe ke shkruajtur, dhe shume rendesi ka fakti qe nuk i perket temes hic po nesje. Nga i gjete keto shpikjet me figura? Arti eshte dicka qe ka ekzistuar me shekuj me millenia, nuk erdhen te Krishteret dhe e shpiken. Por eshte sic te kam thene dhe here te tjere, feja Krishtere eshte fe me simbole te panumerta, me aplikime te panumerta ne jeten reale ku jetojm ne sot. Te shkosh ne meshe, prifti flet me librin ne dore duke e aplkikuar ne ditet tona, dhe jo ne ditet e atehershme. Ty te duken si perralla qe i lexojn gjyshet niperve te tyre, por vlerat e tyre simbolike nuk vdesin kurre, prandaj dhe gjejn aplikim dhe ne ditet e sotme, madje dhe ne NJE FILM si ky i fundit. Nderkohe shume fe te tjera nuk gjejn aplikime te tilla, nuk kane nje dinamizem te tille. Fjala dinamizem ketu duhet kuptuar jo si dicka qe ndryshon, por si dicka elastike qe pershtatet. Feja e Krishter pershtatet me individin me gjithshkah, gjen vend pra. Prandaj lere artin, se ajo eshte simbolike e jo art, eshte perseri rapresentimi interpretimi, dhe jo llogjika mediokre tokesore qe do te arrij hyjnoren.

    Shekulli jone
    Shekulli ku arti ,kinetomagrafia, televizioni, mediat, konsiderohen si magjistaret e mendjes se njerzve.Me nje media sot behen shume abuzime duke u perpjekur qe me ane te figures, artit psikologjik te zerit, terheqja emocionale, me ane te pamjeve qe njeriun e fusin ne boten e hipnozitizimit dhe jane me shume ndikuese per ndjenjat e tij sesa nje liber ose bisede.Vete arti i aktrimit ka ne themel te tij prekje ndjenjash Ne shume filma sot njerzit qajne me lot ne shume prej tyre qeshin sepse ndikimi i imazheve eshte shume i ndikueshem tek njeriu sesa nje liber.Po ta shikoni sot se shumica e njerzve jane me shume te dashuruar mbas aktoreve hollivudjane sesa ndaj njerzve te shkences dhe diturise.pse i keni bere ndonjher pyetje vetes.Shume prej rinise jane te dhene mbas kengetareve dhe aktoreve dhe me shume njohin ato sesa njohin profetet, keto formues te civilizimeve dhe parimeve .Fatkeqesi e njerzimit sot qe njeriu i jep perparesi vizionit ose aktualitetit te jashtem perpara formimit te tij intelktual ose diturise se tij .Pra magjia qe ka pushtuar njerzit sot me ane te kinemase i ka bere njerzit thjesht papagaj dhe majmune te aktoreve duke i ndjekur ato verberisht duke i bere ato idhuj ne zemrat e tyre duke u bere maniake te fotove dhe filmave te tyre vetem sepse ato paraqesin "fame" e "pushtet" pavarsisht se cfare parimesh, idesh ,morale, virtyte zoterojne keto aktore ndoshta shumica e tyre jane homoseksuale, perverse, imorale dhe nuk gjejne prehje ne jeten e tyre te perditshme .Rinia larg te provuarit te gjendjes se tyre dita dites i ndjek ato ne veshje ne sjellje femije qe deshirojne ti ngjajne aktoreve(Van damit Arnoldin etj)Pra shikoni se si njerzit po i ndjekin ato pa e ditur se kush jane ato ndoshta shume prej tyre shfaqin sjellje tjeter ne filma nga jeta e perditshme.Jeta e tyre qe ne filma shprehte shume here si jete imorale behet shembull instiktivisht per brezat e sotem ne praktiken e tyre te perditshme pa e kuptuar njerzit kete.Imitimi i verber ka arritur kulmin deri tek floket, vathet e djemve, veshjet e zhulsit ose ekstravaganca pa pike estetike, moda e te shijuarit te jetes me gjithcka qe ofron ajo, te mire apo te keqe ,pasionet dhe aventurat imorale te dashurise jane bere sot vizioni i jetes se rinise.
    Po flet per filmin apo po na jep leksione morali? nderkohe qe filmi ne vetvete eshte nje leksion i tille.
    Edhe dicka mire televizori pornografia a ku di une cke mllef ti, po armet, terrorizmi ne bote? apo ato jane ne plan te dyte... marrja e jeteve eshte ne plan te dyte, ndersa indoktrinimi, nqs biem dakort se eshte 100 % indoktrinim eshte ne plan te pare. Dmth propaganda eshte para jetes se njeriut.
    Kur flet per dashuine, per cfar e ke fjalen? Dashuria eshte forca me e madhe qe ekziston eshte ajo qe na ben njerez dhe jo kafshe. Dashuria nuk eshte imorale, eshte nje ideal i larte eshte nje ndjenje qe pak njerez kan fatin ta shijojn ne jete, dhe me pak akoma ta kultivojn ate, ta ruajn ate dhe te kulminojne ne martese me te.

    Pra njeriu duke mos e ditur qe kinemaja eshte magji ne vetvete qe te miren dikujt mund tia bej te keqe dhe te keqen mund tia bej te mire me ane te skenimeve prekese ,te ndjenjave njerzore me ane te veshjes se llogjikes duke ia ngritur emocionin mbi llogjiken dhe njeriu hutohet nga keto skenime dhe zemra e tij e dobet e pa mbeshtetur ne parime, ide ,virtyte dhe baza te forta diturie bie pre e ketyre magjive duke mos llogjikuar si qendron e verteta.
    Censura qenka me sa cduket e vetmja rrugdalje?
    Atehere le te kthehemi tek epoka e prifterinjve qe e kritikove ne fillim.
    Njeriu eshte i lire, i lire te shofi i lire te veproj brenda kufijeve te caktuara nga cfardolloj principi komandon jeten e tyre.

    Mbas ketij pershkrimi qe shume pak kane per ta kuptuar dalim tek filmi i Mel Gibsonit.Skena e ketij filmi rrenqethese emocionet e njerzve ngrihen ne kulm sikur me te fol i dashuri ne veshin e vajzes "te dua shpirt" Zeri i embel i te dashurit mynyra e shprehjes me ton te ulet prane veshit zgjon ndjenjat e vajzes dhe ne keto caste ajo harron se ka gjellen ne zjarr ose femine duke u lare .Shpirti i saj ndjenjat e saj kane hyre ne boten e enderres se dashurise ,llogjika e saj u vesh nga intonacioni, timbri ,toni, embelsia e zerit te njeriut qe ajo ka prane.Ndjenjat e saj filluan te valviten ne hapesiren e imagjinates dhe tani ajo ka harruar cdo pune tjeter dhe cdo pergjegjesi mendja e saj eshte vetem tek zeri i tij tek pamja e bukur e tij tek parfumi i tij.Zjarri i zemres e ka perfshire llogjiken e saj eshte gati te vdesi ne ato caste vetem per kete cast te lumtur.Sa vajza sot ne internet bihen ne dashuri vetem me ane te fjaleve pa e ditur se me ke kane te bejne ose dikush qan se lexon nje poezi te bukur/.Sa vajza sot largohen nga prinderit per shkak te dashurit te tyre i cili mund te jete rrugac njeri qe nuk i pershtatet asaj sipas familjes.Sa njerez i tradhetojne burrat dhe grate tyre vetem sepse emocioni i tyre eshte mbi llogjiken vetem se aktoret reale te jetes i ngacmojne ato dhe ua zgjojne emocionet atyre dhe ata nuk jane ne gjendje te ekulibrojne ose te mbajne ne nivel lidhjen llogjike-emocion.

    Pra kur me ane te internetit qe ska as ze, as figure por vetem fjale ndodhin keto.Por kinemaja cfare i ben njeriut.
    Pamja madheshtore, zeri qe te pushton trupin, skenat, muzika ,erresira ,perkushtimi yt per te pare filmin te gjitha keto te vejne ne gjume llogjiken tende je bere njeri qe emocioni eshte ngritur mbi llogjiken, mendja jote nuk arsyeton se vepra qe behen aty eshte mire apo e keqe mjafton qe ti po ndjen qe adrelanina po te ngrihet.Njeriu me ane te ketyre skenimeve te behet Zot, te behet idhull ,fillon ta adhurosh vetem sepse ai te solli nje kenaqesi emocionale te castit ose sepse ti pate kohe qe s'pate qare dhe ai te rrenqethi trupin ta beri mishin kokrriza-kokrriza dhe lotet filluan te dalin nga syte e tu per te lagur faqet e etura .Pra te gjithe imazhet, skenimet ,sfondi muzikor, erresira ose ambienti ,zeri dhe figuara te gjitha keto kane ndikuar ne qenien tende qe te marresh nje mesazh ndoshta dhe te gabuar ndoshta dhe te mire.Ndohsta ti se kupton se mesazhi qe ke marre eshte i gabuar.Por mbas kesaj skene qe te ka futur ne boten e materies dhe te ka bere rob shpirtin tend te ofroj nje zgjidhje.

    Shko ne maje te malit dhe shiko qiellin ,shiko miliona yje, shiko malet ,token, detet ,shiko njerzit qe duken si milingona nga maja e malit shiko keto bukuri te natyres ,shiko diellin ,shiko shtepite e ndertuara si kutia shkrepse .Pra dil nga bota materiliste dhe artificilae qe ka krijuar njeri gabimtar dhe mashtrues, interesaxhi dhe studioja pak me qenien tende natyren ,shikoji keto mrekulli qe ka krijuar Zoti madheshtor .Dil prej realitetit te gradacelave ,te imaxheve njerzore jeto pak me shpirtin tend me Krijuesin tend dil pra nga krijimet e njerzve dhe cliroje shpirtin nga emocionet cliroje llogjiken tende nga ndjenjat qe te kane kapur dhe veshtro qiellin qe te fton ne parajse te fton ne besimin e atij Zoti Nje madheshtor qe nuk eshte njeri(jezusi) ose nuk kryqezohet nga njeriu qe eshte si milingone para syve te tu Shikoje diellin, henen yjet ,galaktikat ,token, malet ,detet ato nuk jane skenime kinamaje ato nuk jane vepra te njeriut mashtrues per te erresuar mendjen ty.A nuk e shikon pemet qe kane ngjyre te gjelber qe kur syte e tu lodhen nga aritificiliteti i krijimeve njerzore dhe i shikon ato ndjene clodhje, qetesim nervor.Pse keshtu pra Zoti e ka krijuar njeriun qe me natyren Njeriu te arrije te indetifikoje Zotin e tij madheshtor dhe mos behet pre e magjive kinotomagrafike qe mos behet pre e genjeshtrave njerzore Pra kjo eshte realiteti ose skena ose filmi me i bukur qe te kesh pare ndonjehere, ne jeten tende .Shko dhe medito me token ,detin yjet ,planetet ,malet dhe do te arrish nje kenaqesi shpirterore qe jo vetem filmit qe ke pare do ia kaloje por cdo e mire materiale qe ke pas ne kete bote do te duket roberesha jote dhe ty do te duket vetja poseduesi pronari i kesaj natyre kaq te madhe do te kuptosh qe kete posedim ta ka dhene Madhshtori Absoluti dhe do ta kuptosh qe llogjika jote nuk eshte roberesha e krijimeve njerzore atehere lotet do te rrjedhin si uje i burimit, si uji i ujevares dhe pastaj do ta kuptosh se je robi i Zotit dhe pronari i materies.Shpirti do te lartesohet dhe llogjika do te ndricohet dhe emocioni do te jete robi yt qe ta komandosh vetem tek e mira dhe te keqen ke per ta shkelur me kembe.Shko pra dhe dil nga realiteti i krijesave dil nga roberia e gradacelave te larta qe ste len te shikosh qiellin e kalter dhe te vertete Ai nuk eshte artificial eshte natyral .Shiko krijimet e Zotit dil nga jeta monotone shtepi shkolle gjume ngrenie pirje.Dil nga trafiku i makinave dhe i njerzve shkeputu pak nga krijesat per te njohur veten tende per te njohur Zotin tend.E pra shpejto se jeta eshte e shkurter per ta shijuar me kenaqesi materiale.
    Me kete shkrim qe ke bere ketu, me kujton per rrolin e tragjedise ne kohen e Greqise se Lashte sidomos ajo Dionisiane. Pra flasim jo vetem para Islamit por edhe Krishterimit. Shume interesante, si koncept qenka mbi 2000 vjet i vjeter, madje me ato meditimet me ngjan shume sikur ka elementa nga teologjia lindore. Sidomos per materializmin... nuk di kujt po i referohesh ketu... Islamit apo Buddhismit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #32
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    ee Fjala Drejte ketu me zhgenjeve, prisja ndonje citat ose kapitull me sakte, me pikepamjen fetare mbi vetevrasjen....
    aman mo Fjala Drejte ngele duke bere deklarata islamike kudo qe shkruan, sipas vendit bej kuvendin trim.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    CYCLOTO E KA QA KRITIKEN POR KUJDES ME SHPREHJEN MEDIOKRITET QE KE PERDORUR TE KA MBESHTETUR DHE KALTERSIA QE PER INAT TE VJERRES DO SHKOI ME KOMSHIUN..
    KALTERSI E VERTETA ESHTE ZH-GENJIMI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fjala e drejte : 23-03-2004 mė 18:52
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

  4. #34
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    e jo jo lere vjerren time rehat aty ky eshte se nuk po te ben gje, ti thuaj qe per kenaqesine tende po kaloj ne pasivitet se kam hall mo me je prekur nga postimi im dhe atehere do jete filmi yt qe do shohim e jo i Anabeles....
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  5. #35
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Llogjika tokesore nuk ka si te jete e barabarte ose nuk ka si te arrij ate tokesoren. Kur ajo aplikohet per ta zgjidhur hyjnoren atehere nxjerr ne pah mediokritetin e saj dhe paplotesine qe ka, kur ajo aplikohet per te interpretuar hyjnoren per tu bashkuar me te, atehere ajo shpeton bashke me njeriun.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #36
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Me ato qe kam degjuar deri tani besoj se eshte nje film shume trondites dhe vuajtjet e Krishtit i tregojne ne menyre shume grafike.

    Nese s'e kam pare deri tani, arsyeja ka qene ngurimi nga arsyeja qe thashe me lart.

    Kushedi, edhe mund ta shikoj, por eshte pak i frikshem.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #37
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Eshte posti im i pare qe bej ne faqet e forumeve fetare,dhe shpresoj te jete i fundit.Kjo per shkakun se me te shumtit qe shkruajne ketu,e duan me fjale Zotin,por ne debatet tuaja ,plot cinizem,plot sharje,plot brockulla,tregoni qe nuk e respektoni e jo me ta doni.
    Ajo qe me shtyu te hedh dy fjale eshte se jam adhurues i artit,dhe sherbyes i tij.Te pakten jam krenar per ate qe u shkollova.

    "Pasioni i Krishtit"
    Nje histori krej e njohur ,e hedhur ne dritaret kinematografike shume here.
    Nje film,i ndertuar thjeshte nga Gipson,me aktore,krejt ta panjohur.
    Nuk mendoj se eshte nga filmat me te bukur,eshte thjesht nje film qe duhet pare.
    Ka ritem si film,te mban ne tension,te ben te ecesh me rrjedhen e tij ndonese dime mire c'do te ndodhe nga fillimi deri ne fund.
    Mel Gipson eshte munduar ,te preki,ndoshta me shume se c'duhet,pasionet tona,shume gjak,shume rraskapitje per te treguar pasionet e Jezusit,flijimin e tij.
    Detajet nuk mungojne.Mes dhembjes se torturave ,ai shpeshere e ballancon me netet hyjnore plot shprese dhe paqe ne kujtimet e nxenesve ,te nenes ,te miqve te tij.
    Nje film qe ne dy -tre ditet e para nxorri leket e harxhuara,duke u futur ne garen e dhembjes dhe loteve te shikuesve.

    Eshte absurde qe nje kariere brilante si kjo e Mel Gipson ,te perkundet ne djepin e dyshimeve te ca cifuterve medioker qofte dhe te atyre qe drejtojne Holliwoodin.

    PS Si adhurues i artit ,do ju isha mirnjohes o njerez te "perendise',ta lini rehat te madhin Mel Gipson,te na magjepse ashtu si gjithmone.
    Te na tregoni se biri i kujt eshte dhe c'fare ka thene i ati i tij ,nuk na beni te humbasim respektin per te .JO.Vec ne qeshim ,sepse na kujtoni vitet e Bac Enverit,ku te behej biografia kornize.
    Pershendetje,dhe qete e shtruar se kemi jetuar mijera vjet ne vllazeri,qofte dhe me besime te ndryshme fetare.
    Se mbi fete e predikuara ne shqiptaret kishim nje me te madhe SHQIPTARINE.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Citim Postuar mė parė nga Fjala e drejte
    aman te keqen mos vrit veten.()

    Se kush rri shikon filmin duke vra ti veten pastaj.lolllllllllllll
    Ta dije qe ishte "ish burri" im as nervin me te vogel nuk do lija te me ngacmonte.

    Kolombi me pelqeu shume postimi yt. Para nje jave lexova intervisten e Reader's Digest me Gibsonin, dhe ai shprehu te afro te njejtat ide dhe mendime si ju.

    Thash ne fillim nuk mund ta shikoja me kete film se me preku sa nuk gjej dot as fjale ta shpreh, por se di pse tani ndryshova mendjen dhe dua ta shikoj prape dhe shume here te tjera.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  9. #39
    *MaēokjaVogel*
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Postime
    111
    e pash kte filem para nja dy javesh-nuk me pelqeu edhe aq shum sepse ishte e njejta hisotri e vjeter...nje pjes e shkurter e historise...ku kryqezohet jezusi, vetem se e kan zgjatur ne dy ore!!!! ishte shum visual dhe grafik...po prisja me shum nga Mel Gibson!!
    me pelqeu pjesa e Monica Beluci, eshte aktore e mire..

    I'm like a bottle of wine..... I keep getting better with age!!!!

    ..................... **Smooches**....................

  10. #40
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar mė parė nga Tironsja_PHILLY
    e pash kte filem para nja dy javesh-nuk me pelqeu edhe aq shum sepse ishte e njejta hisotri e vjeter...nje pjes e shkurter e historise...ku kryqezohet jezusi, vetem se e kan zgjatur ne dy ore!!!! ishte shum visual dhe grafik...po prisja me shum nga Mel Gibson!!
    me pelqeu pjesa e Monica Beluci, eshte aktore e mire..
    Tironse,nuk do futem ne gustot e tua personale nese te pelqeu apo jo filmi.Secili ne kete bote ka preferencat e veta.
    Na thua se ishte e njejta histori e vjeter,.................mos duhet pra te krijojme nje histori te re?
    Nga vete titulli"Pasioni i Jezus Krishtit"duhet ta kuptoje se fillmi na dhuron ,vuajtjet ,rraskapitjet,flijimin e tij.
    Sa per Monica Beluci,eshte nje aktore mjaft e bukur ,sa per aktore e mire .............,ehhhhhhhhh me mire po e mbyll gojen.Ne te tilla raste heshtja eshte flori dhe thote me shume sa fjala.
    Gjithe te mirat.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kino-ditari - Filma tė rinj nė 2007 !
    Nga autori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 347
    Postimi i Fundit: 05-01-2008, 09:11
  2. Ne Liban
    Nga D@mian nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 670
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 15:33
  3. "The Passion of the Christ"
    Nga Drilona nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 26-04-2004, 07:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •