Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Diaspora shqiptare dhe roli i saj

    Me rritjen e fluksit te emigrimit te shqiptareve nga trojet e tyre ne drejtim kryesisht te Perendimit, rritet edhe numri i shqiptareve qe sot punojne, mesojne e jetojne ne diaspore. E hapa kete teme per te diskutuar mbi rolin qe diaspora ka luajtur ne avancimin e interesave tona kombetare:

    - rolin qe diaspora ka luajtur ne te shkuaren
    - rolin qe diaspora po luan aktualisht
    - rolin qe diaspores i takon te luaje ne te ardhmen

    Dhe meqe jemi duke diskutuar mbi diasporen, desha tu shtroj edhe disa pyetje te pergjithshme:

    1. Cfare perfaqeson Diaspora?
    2. Cilat jane qendrat kryesore te diaspores shqiptare ne bote
    3. Sa e organizuar eshte diaspora shqiptare ne qendrimet e saj dhe a flet ajo me nje ze te perbashket per problemet kombetare?
    4. Cilat jane vlerat e diaspores shqiptare?
    5. Cilat jane problemet qe has diaspora shqiptare?


    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Ne te kaluaren diaspora shqipfolese krijoi Shqiptaret.

    Ne te tashmen diaspora sherben per mbajten lart Frymen e Shqiptarit.

    Problemet: Krahinorizmi, mungesa e statusit te emigrantit ('letrat' e famshme)

    shendet

    Qafo Arnauti
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #3
    patjeter qe diaspora perben nje element shume te rendesishem te kombit shqipetar.kjo per shume arsye ,ekonomike ,sociale, kulturore
    sikur shqipetaret te mos kishin emigruar ,mbase shume gjera do te ishin komplet ndryshe.
    diaspora perfaqeson per mua nje patriotizem te shqipetareve ne mergim , sepse nuk do te ekzistonte diaspore nqs shqipetaret nuk do te mbanin syte dhe zemren nga atdheu i tyre ..
    diaspora shqipetare ka luajtur nje rol te rendesishem dhe shpesh here vendimtare per te ardhmen e kombit
    mos te harrojme se nga diaspora erdhi she Skenderbeu,po ashtu dhe Ismail Qemalie shume te tjere.
    por sot shume gjera kane ndryshuar dhe diaspora shqipetare ,ku qendrat me te forta me sa di une jane ne amerike gjermani zvicerr dhe greqi dhe angli, mund te themi se eshte ne nje kaos per mbijetese , shume nga arsyet jane te njohura si deshira per t'u bere si amerikan apo si gjerman etj.
    por perseri eshte nje ndihme e madhe per shqiperine qe njerez me pervoje perendimore te sjellin ne shqiperi ato qe ka me shume nevoje shqiperia , si kulture perendimore dhe pse jo dhe para <ndonje investim>
    naten !
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Mendoj se diaspora e tanishme shqiptare ka mungesa organizimi; te pakten ne usa. Ketu jane me dhjetra e qindra mijera shqiptare mbase, por ka shume pak organizim dhe dashamiresi per organizim dhe njohje me bashkatdhetaret.

  5. #5
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    DIASPORA NUK ESHTE E NJERKĖS

    Historia jonė gjithėkombėtare zgjidhjet dhe fatet e saj nė momentet kyēe tė historisė i ka patur tek
    intelektualė tė zotė qė mė shumė kanė qenė tė detyruar tė jetojnė nė dhe tė huaj kjo diktuar nga faktorėt politikė brenda vetė Shqipėrisė. Tė mos harrojmė se vėllezėrit Frashėri. Jeronin de Rada, Luigj Gurakuqi e plot pinjollė tė tjerė tė Rilindjes sone Kombėtare si dhe Ismail Qemali, Fan Noli apo Faik Konica, Gjergj Fishta, Martin Camaj e shumė tė tjerė qė s’po i pėrmendim kanė bėrė pėr ēėshtjen tonė kombėtare mė shumė se vetė politika dhe politikanėt tanė brenda kufijve tė Shqipėrisė etnike. Nė kėtė shkrim nuk po ndalemi thjesht nė kėto fakte historike qė tashmė njihen nga tė gjithė por duam tė prekim sadopak plagėt qė dhembin nė shpirtin e diasporės sonė vlerėn e tė cilave e ka injoruar edhe vetė shteti ynė.

    Sė pari diaspora e vjetėr dhe ajo e re si bartėsja me e mirė e frymės patriotike, me trup jeton e shpėrndarė nė katėr anėt e globit e ngulur me rrėnjė diku thellė e diku sipėrfaqėsor, diku me njė numėr mė tė madh e diku mė pak nė numėr, diku mė gjuhėn e saj origjinale dhe diku mė gjuhė tė tjetėrsuar, shpirtėrisht jeton me afshin e tokės mėmė dhe tė njerėzve tė saj. Dihet se me dėshirė askush nuk e lėshon dheun e vet e tė marrė udhėt e botės por janė njė sėrė kushtesh objektive e subjektive qė i kanė detyruar gjithė kėta intelektualė tė zotė dhe tėrė atė pjesė tė menēur tė trurit Shqiptar tė rrjedhė duke kapėrcyer tashmė edhe oqeane. Por edhe pse larg kjo diaporė, e kėta intelektualė kurrė nuk heshtėn duke punuar qė fryma patriotike dhe ndjenja e atdhedashurisė kurrė tė mos shuhej ndėr breza shqiptarėsh.

    Sė dyti diaspora jonė ėshtė bartėsja mė e madhe e trurit intelektual shqiptar qė qėllimisht ėshtė harruar apo pėrbuzur nga vetė administrata e shtetit tonė. Nuk janė tė paktė profesorėt, doktorėt, shkrimtarėt, artistėt, filozofėt, ekonomistėt, inxhinierėt qė shėrbejnė nė dhe tė huaj dhe janė mjaft tė respektuar pėr vlerėn qė kanė dhe punėn qė bėjnė. Por si ėshtė e mundur qė sot nė Shqipėri bėhet reformė dhe nuk kėrkohen apo thirren nė konsulta njerėz tė tillė qė jo vetėm njohin ekonominė e tregut apo strukturat e shtetit demokratik por ata janė tė zhveshur edhe mė shumė nga interesat private? Qeveritarėt shqiptarė udhėtojnė e shohin se si shkojnė gjėrat nė Perėndim por ata harrojne qe nė kėto administrata gjenden edhe shqiptarė tė zotė qė fare mirė mund tė shėrbenin si njė kontigjent konsultues pėr administratėn shqiptare nė kėtė periudhė tė stėrgjatur tranzicioni.

    Me sa duket injoranca nė administratat tona nuk ka dėshirė qė dikush tjetėr t’u pėrzihet, e aq mė tepėr intelektualė tė diasporės pasi ua mėsojnė tė fshehtat “vjedhjet e korrupsionin” nė punėn e tyre. Sė treti ka njė koncept tė gabuar pėr diasporėn kur ajo trajtohet vetėm si burim financiar dhe i mohohet roli i saj aktiv nė reformat. Kjo ėshtė disi e habitshme dhe jo pa qėllim qė politikanė dhe individė tė caktuar tė veshur me pushtet i bėjnė vetėm thirrje diasporės: ejani tė investoni pa marrė as tė voglėn iniciativė t’u shpjegojnė apo edhe ta mbėshtesin diasporėn kur ėshtė fjala pėr organizim, transparencė apo gjithėpėrfshirje. Diaspora ka vėrtet resurse ekonomike por ajo ka edhe
    resurse intelektualo-njerėzore qė tė ngrejė njė akademi tė sajėn qė do tė kishte qenė mė mė interes pėr vetė qeverinė se ekzistenca e njė akademie tė tillė do t’i shėrbente si njė konsulencė e hapur transparente dhe mjaft dobiprurėse pėr reformat dhe tėrė problemet qė e preukupojnė ēėshtjen shqiptare sot. Fodullizmi i klasės politike shqiptare nuk ka dėshirė tė marrė parasysh njė fakt tė tillė pasi shumė shpejt njė pjesė tė mirė tė kėtyre politikanėve u bie vlera dhe humbin pozicionin qe kanė.

    Sė katėrti ėshtė thėnė disa herė qė tė ngrihet njė ministri e cila do tė merrej me problemet e diasporės por kjo ka qenė mė shumė njė thashethemnaje sesa njė propozim qė mund tė bėhej realitet. Diaspora ka kapacitete intelektuale-financiare qė mund tė ndihmojnė por ajo njėkohėsisht ka nevojė edhe pėr ndihmė. Po tė hedhim sytė tek numri kaq i madh i shqiptarėve nė Itali, apo Greqi pėr tė mos shkuar shumė larg problemi mė madhor ėshtė ai i shkollimit tė fėmijėve nė gjuhėn amtare si njė e drejtė e sanksionuar edhe nė Kartėn e Kombeve tė Bashkuara.

    Por cila ėshtė puna qė ka bėrė shteti shqiptar nė kėtė drejtim pėr tė sensibilizuar sadopak qeveritė e kėtyre vendeve? Vitin e kaluar u mbajt edhe njė konferencė nė Bern tė Zvicrės ku u trajtua me tė madhe ēėshtja e fėmijėve qė nuk mėsonin gjuhėn amtare. Madje nga Shqipėria ishte edhe njė delegacion me z.ministėr tė Arsimit, Luan Memushi ku u hodhėn mjaft ide dhe u bėnė shumė propozime konkrete. Por gjithēka mbeti nė letėr dhe askush s’e hapi mė gojėn. Duket se tė gjithė u kėnaqėn me fjalėt e bukura qė u thanė dhe pėr mė tepėr s’ka nevojė. Mungesa e njė dikasteri qė do tė merrej me riorganizimin e diasporės dhe bashkėrendimin e punės me tėrė ato klube shqiptarėsh qė nuk janė tė pakėt sigurisht do tė kishte sjellė frytet e saja edhe nė drejtim tė mėsimit tė gjuhės amtare tek fėmijėt tanė nė botėn perėndimore. Por kjo kėrkon njė trajtim ndryshe tė ēėshtjes qė diaspora pėrfundimisht tė mos trajtohet si bijė e njerkės ku pėrgjegjėsinė tė mos e marrė kush dhe interesat e grupeve politike nė Shqipėri apo edhe nė Kosovė, Mal tė Zi apo Maqedoni tė mos ndikojnė nė pėrēarjen por bashkimin dhe forcimin e saj. Vetėm kėshtu diaspora do tė kthehej edhe nė njė urė lidhje mes trojeve tona dhe Perėndimit.

    Bujar Zhuri,
    "Shekulli"
    .

  6. #6
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Cfare perfaqesonte dhe c'perfaqeson sot diaspora?

    Per mendimin tim nuk duhet ngaterruar roli dhe trajtat dalluese te diaspores se hershme, me karakteristikat e emigracionit shqiptar te pasviteve '90.

    Diaspora e athershme, qofte pra emigrantet e periudhes se rilindjes e me pas te pavaresise kombetare, qofte te larguarit gjate, apo pas luftes se dyte boterore benin, pervec te tjerash edhe politike, ne emer te Shqiperise dhe Shqiptareve. Kjo pasi rregjimet qe qeverisnin trojet dhe popullin tone ne keto periudha konsideroheshin prej tyre si te jashteligjshme.

    Mendimi opozitar, apo kundershtar me keto rregjime mundi te gjente shprehje kryesisht ne diaspore, jo per arsye se te emigruarit ishin me te mire, me te zgjuar apo me patriote se ata qe jetonin ne Shqiperi, por sepse rregjimet ne fjale nuk lejonin dhe shtypnin ne gjirin e vet cdo mendim ndryshe.

    Emigracioni shqiptar i pas '90-es nuk ka arsye te "zeri ndryshe" i politikes shqiptare. Ai vazhdon te luaje nje rol madhor ne jeten e vendit kryesisht pasi mjetet financiare te prura nga emigrantet perbejne burimin kryesor te te ardhurave kombetare.

    Qendrat e Diaspores dhe mendimi i saj perbashket.

    Diaspora e sotme shqiptare nuk ka dhe nuk ka arsye te kete nje taban te perbashket ideologjik, apo cfaredolloj amalgami tjeter qe do te ndihmonte ne klasifikimin, analizimin dhe shpjegimin e karakteristikave te saj si te nje trupi te vetem. Per kete arsye une mendoj se eshte e pamundur dhe mbi te gjitha e kote te flasesh per "qendra" te diaspores, apo mendim te saj te perbashket rreth ceshtjesh te caktuara.

    Personalisht do ta konsideroja te kote organizimin e shqiptareve - te nenkuptuar ketu si teresia e shqiptareve - ne diaspore me synim promovimin e politikave te caktuara. Mendoj ama se mund te sjelle rezultat organizimi i shqiptareve ne nivel bashkesish lokale per te koordinuar mes tyre perpjekjet per integrim dhe permiresimin e kushteve te tyre te jeteses.

    Problemet e diaspores.

    Per mendimin tim problemet kardinale sot kane te gjitha trajta individuale dhe jo te te gjithe bashkesise. Shqiptaret pas '90-es kane emigruar dhe vazhdojne te emigrojne ne mase, jo me sepse ne shtetin e tyre ju mungojne liria e demokracia, por sepse atje, ata dhe familjet e tyre nuk realizojne dot te ardhura te mjaftueshme per te jetuar ( apo per te jetuar mire ).

    Nder problemet qe shkaktojne kokecarje mes shqiptareve te diaspores se sotme une do permendja: sigurimin e dokumentave te qendrimit, ate te baneses dhe te vendit te punes, integrimin ne strukturat sociale ku kane emigruar etj. Pra te gjitha probleme individuale dhe praktike.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Per mendimin tim diaspora nuk ka qene e nuk eshte ne lartesine qe kerkon koha dhe Atdheu. Dhe vertet nuk e di se si do jete ne te ardhmen. Po te kishim diasporen si duhet shume gjera do ishin ndryshe dhe me mire per te gjithe ne. Shpresoj qe Shqiptaret kudo qe jane ti vene gishtin kokes, te organizohen dhe te lene menjane ndasite qe i ndajne edhe atje larg ne dhe te huaj.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50

    Re: Diaspora shqiptare dhe roli i saj

    Postuar mė parė nga Albo

    - rolin qe diaspora ka luajtur ne te shkuaren
    - rolin qe diaspora po luan aktualisht
    - rolin qe diaspores i takon te luaje ne te ardhmen

    -Diaspora ka luajtur te vetmin rol opozitar gjate periudhes totalitare.
    -Aktualisht Diaspordha luan vetem rol publicitaro-dordolecor ne planin diplomatik dhe fluks te ardhurash te rendesise relative (qe i thith "vrima e zeze") ne planin ekonomik.
    -Diaspores ne te ardhmen i takon t'u pergjigjet kerkesave aktuale qe ka vendi mbase duke tentuar te ndjeke modelin e ndonje lobi me te suksesshem.


    Diaspora Shqiptare ne Amerike arriti peshen e saj maksimale ne kohen e arratisjeve dhe perndjekjeve masive te Hoxhes. Ai brez tashme eshte shuar plotesisht pa arritur te mbjelle asnje fare sinjifikative pas vetes. Aktualisht ajo eshte zevendesuar prej masash qe e sigurojne jetesen me pune krahu, te perqendruara keto kryesisht ne qendrat me te industrializuara te ha-merr-ik-es.
    Diaspordha gjendet totalisht e infektuar me baktere te mbjella nga regjimi totalitar, baktere te cilat jo vetem qe kane vegjetuar qyshkur ne organizmin e Diaspores reale por dhe qe gradualisht kane arritur dhe te udheheqin metabolizmin e organizmit ne fjale.
    Intelektualet e vertete qe konsiderohen si pjese e saj jane bere menjane pasi jane ndergjegjesuar deri ne palce per kushtet aktuale. Legjenda diaspordhike tashme mbijeton vec ne paditurine e disa te rinjve qe vazhdojne te jene ende te magjepsur nga legjendat kreshnike si dhe ne shtypin e shtypur. Konkretisht diaspordha eshte nen ndikim te plote te kushteve atmosferike kurse imazhi i saj s'eshte vec se nje tollombace qe fryhet e cfryhet ne funksion te fushatave politike ne Shqiperi nga te gjitha "palet".

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-02-2004
    Postime
    22
    se pari me lejoni qe ta pergezoj z. Albo per hapjen e kesaj teme te thelle dhe qe ne nje fare menyre, ne te ardhmen mund te kete edhe kuptim. Me postimet e tij ai duket djale ambicioz qe ne te ardhmen ndoshta do te mesoje te jete i mencur dhe ta qeverise popullin e Shqiperise.

    Ti bie shkurt:
    Fjalen diaspore mund ta zevendesojme me nje fjale qe te nenkuptoje emigracionin e perhershem jashte Shqiperie. Ky emigracion ka hallet e veta, dokumentat, vendet e punes stabilizimin e tj.
    Por kjo diaspore ka nje mision te madh nese do qe ta ndihmoje vendin: ka misonin qe aty ku ndodhet, ne USA, Kanada, Itali, Evrope e tj, ti beje te qarte mjediseve shteterore se pse eshte larguar nga Shqiperia, ti beje te qarte se eshte larguar nga Shqiperia ne pamje te pare per shkak te kushteve ekonomike, por kryesisht per shkak te klases politike qe krijon pamundesine ekonomike. Ne te gjithe duhet te bejme te qarte se ne jemi prova e gjalle se ne Shqiperi nuk jetohet, pra Perendimi dhe USA te mos harxhojne kot energji duke mbeshtetur qeverite shqiptare me financime qe shkojne ne xhepat e qeveritareve, por te punoje qe te largohet ajo klike politike, qe Shqiperia te behet e banueshme, dhe ne kete menyre ne kthehemi ne vendin tone, dhe nuk i biem ne qafe shteteve te tjera. Kaq, pra vetem kete lloj propogande mund te bejne emigrantet shqiptare.

    Falemideres juve

  10. #10
    kot fare

    Diaspora verteton faktin se ne shqiperi nuk ka njerez te afte t'a cojne perpara dhe ata qe jane tille largohen


    (cdo diaspore ka kete efekt)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •