Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Gazeta "Albania" UK

    Kam marre vesh qe nje gazete e cila mund te quhet "Albania" ka dale qe para nje jave ne Londer. Por, kam pare ne te gjitha dyqanet e shtypit nderkombetar por se kam pare.
    Apo mos shitet ne zonen e Westminsterit prane parlamentit anglez qe ende nuk kontrolluar?.
    Nese dini dicka jeni te lutur te na informoni, sepse nga nje email qe me ra ne dore rreth platformes se gazetesh derguar ne Akedemine Shiptare UK dukesh se organizatoret kishin marre nje mision goxha te madh mbi vete.
    Flm

  2. #2
    fly with me... Maska e POMPACIU
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Postime
    10

    Post

    firme piramidale

    gjithsesi njoftimi ne e-mail ishte shume premtues dhe inkurajiv meriton te vleresohet
    Sido qė mund tė mendoj pėr jetėn
    Ajo mbetet vetėm njė kėshtjelle rėre
    Dhe kurorat e guaskave janė gėzimet e saj.

  3. #3
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    O pompaci

    Mire qe ne shqiperi nuk a u ndane keto skemat piramide, po dreqi e mori edhe ketu ne angli po te njejten gje duan te bejne? Jo per ndonje gje,, por vecse organizatoret ne ate "traktin" e tyre te shkruar me stil komunist premtonin shume gjera.
    Ja ku jemi, tre jave qe nga ai email na u dergua dhe ende gazeten "Albanian" nuk po e shikojme.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Mos u merzit shijakes. Forcoje veten.
    TE premtoje se do ti hap veshet mire ne digjim te ndonje lajmi dhe po rashe ne gjurme do te lajmeroj, me keqardhje do te shtoja se qeni ka kohe qe me ka ngordhur do te na ndihmonte shume ne kerkime.
    Pacim fate!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e El_Dorado
    Anėtarėsuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    London,UK
    Postime
    35
    Me shume kenaqesi mund te them qe gazeta "ALBANIA" ka dalur ne shitje me sa di une dhe mund ta gjeni ne zonen e Wood Green , North London nuk jam i sigurt se ne sa dyqane eshte shperndare por ball-per-balle me stacionin e trenit ka nje dyqan qe e shet gazeten dhe mund t'ju them gjithastu qe eshte mjaft interesante

    Tung!!
    The only words regretted are the words never said!

  6. #6
    fly with me... Maska e POMPACIU
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Postime
    10

    Exclamation

    Meto shif ēa gjeta:


    Shoqata artistiko-kulturore
    “Edit Durham”
    70 Wakefield Street
    London
    N18 2AQ
    editdurham@hotmail.com
    Tel: (+44) 07778574636
    Tel: (+44) 07830180731

    Thirrje


    Tė dashur Bashkombas!

    Siē edhe mund ta shihni kjo nuk ėshtė ndonjė ftesė apo ndonjė njoftim pėr ndonjė promovim libri apo pėr ndonjė aktivitet tjetėr, qė organizohet nga Shoqata “Edit Durham”. Nuk ishim tė sigurtė nėse duhet ta titullonim thirrje apo lutje kėtė e-mail qė po ju dėrgojmė. Gjithsesi menduam qė thirrje do tė ishte mė e pėrshtatshme.


    Tė dashur vėllezėr dhe motra!

    Menduam qė tė ju drejtohem nėpėrmjet kėtij e-maili qė sė paku tė ju njoftojmė se me tw shtunwn mė 24 prill do tė dalė numri i parė i gazetės “ALBANIA”. (Gazetė e shqiptarėve nė Mbretėrinė e Bashkuar).

    Besojmė se ky do tė jetė sė paku njė lajm i gėzuar pėr tė gjithė ju tė dashur bashkombas qė jetoni nė Mbretėrinė e Bashkuar. Kjo pasi jemi i vetmi komunitet qė nuk kemi gazeten tonė, i vetmi komunitet qė kemi njė mungesė tė theksuar organizimi, i vetmi komunitet qė komunikimi ynė arrin deri nė biseda kafenesh apo qė njoftimet vazhdojnė tė bėhen me fletushka.....

    Ishin njė mijė e njė arsye qė na shtynė qė tė marrim njė vendim tė tillė, ndonėse tė vetėdijshėm pėr vėshtirėsitė e shumta dhe pėr problemet e panumėrta me tė cilat do tė pėrballemi.

    Ndėrsa mendon pėr domosdoshmėrinė e hapjes sė njė gazete shqiptare nė Mbretėrinė e Bashkuar, tė bie ndėrmend njeri prej kollosėve tė letrave shqipe, i madhi Konica qė para njė shekulli botoi gazetėn “Albania”(1903) kėtu nė Londėr. Beson se pakkush ka menduar pėr arsyet e verteta qė e shtynė Konicėn tė botonte njė gazetė tė tillė, kur kihet parasysh numri i shqiptareve nė Angli nė atė kohė. Por ata qė mund tė kenė lexuar diēka nga botimet e asaj kohe, mund tė konstatojė lehtėsisht se nė atė periudhė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt dihej shumė pak. Ky realitet konfirmohet qartė edhe nga publicisti i asaj kohe Frances Delez qė nė veprėn e tij “Aspiratat e Evropės” thuhet shprehimisht se “Mė mirė e njohim shkretirėn e Saharasė apo Tibetin sesa Shqipėrinė”. Por njė shekull mė vonė duket se realiteti “i njohjes” sė shqiptarėve ka ndryshuar shumė pak, pra pėrsėri “dihet” pak pėr shqiptarėt. Duke marrė parasysh shumė rrethana historike nė tė cilat u gjendėm ne si komb, ne si shqiptarė mund tė arrijmė tė gjykojmė arsyet e kėsaj “mosnjohje”. Por kjo mbetet gjysma e sė keqes. “Njohja” jonė si shqiptarė ka marrė njė dimension tė pazakontė pėrēudnimi. Janė tashmė tė njohura politikat e suksesshme anti-shqiptare, por jo gjithēka mbaron kėtu. Mjerisht (qė tė jemi realistė) nuk ėshtė i vogėl numri i mėrgimtarėve shqiptarėve qė krejt tė pafuqishėm pėr tė ndryshuar diēka nga ky pėrēudnim dhe, tė gjendur nė situata tė tilla, arrijnė deri aty sa tė mohojnė kombėsisė, tė mohojnė tė qenurit shqiptar, duke paguar kėshtu taksėn mė tė lartė morale, pėr tė mbetur i huaj i pėrjetshėm. Pėr hir tė sė vėrtetės ka edhe nga ata vėllezėr mėrgimtarėt qė nė shumicėn e rasteve tė pavetėdijshėm, pranojnė tė pėrfshihen nė zhargonin e pėrēudnimit shqiptar, madje bėhen edhe promotorė (duke mohuar dhe fyer vetėveten) duke pretenduar kėshtu se tashmė ėshtė koha e integrimeve dhe se janė “bėrė” anglez, francez, italian, etj etj. Duket se njė pėrēudnim i tillė nuk sheh tė ndalur kur mėson se njė brez i ri po edukohet me kėtė mohim. Ėshtė folur shpesh nė masmedia se nuk janė tė pakta nėnat shqiptare qė porosisin fėmijėn e tyre kur e pėrcjellin nė shkollė, tė mos thonė se janė shqiptarė, sepse kėshtu e gjykojnė se ėshtė mė mirė, apo tė paktėn fėmija i tyre nuk do tė jetė i pėrbuzur, pra nuk do tė jetė i keq pasi mohon se ėshtė shqiptarė. (Nuk besohet se sociologėt e kanė tė vėshtirė tė pėrcaktojnė arsyet apo tė gjejnė pse-nė). Pėrgjithėsisht ky ėshtė njė realitet qė e pėrjetojmė tė gjithė qė e prekim ēdo ditė. Pra harrohen vlerat, krenaria, harrohet gjithēka qė e kemi tė mirė dhe babėzitemi duke shpresuar se e ardhmja do tė jetė ndryshe. Por “njohja” jonė nuk mbetet vetėm kėtu. Tė gjithė jemi dėshmitarė tė atij opinioni qė egziston sot pėr ne jo vetėm nė Mbretrinė e Bashkuar por edhe mė gjerė. Opinioni ėshtė i prirur tė gjykojė sipas njė kronike apo njė lajmi dhe qė mjerisht nuk kanė qenė tė pakta dhe mbetet detyrė e jonė qė tė dėshmojmė vlerat tona, dhe jo tė hidhėrohemi nga paragjykimet. Por ēfarė ndodhi me ne shqiptarėt?

    Nėse mendojmė se duhet qė dikush tė na mbrojė, njė strukturė juridike qė quhet shtet, me dhimbje konstatojmė se mbetėm jetimė. Kėshtu sot ne shqiptarėt, si jetimė tė mėdhenj, po pėrsonifikohen me njerėzit e shkallės mė tė ulėt. Tė gjithė e ndjejmė se mbetėm jetimė tė mėdhenj, kur kemi parasysh detyrimin kushtetues sipas sė cilit shteti shqiptar mbron tė drejtat e shtetasve tė tij, me banim tė pėrkohshėm apo tė pėrhershėm jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Ndjehemi jetimė kur kemi parasysh parimin kushtetues tė garantimit te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, te cilat perbejnė bazėn e shtetit. Duke qenė dėshmitarė tė trajtimeve jo dinjitoze dhe hera-herės nė kufijtė e ēnjerėzores qė u bėhen shtetasve shqiptarė nė disa nga vendet fqinjė, shpesh harrojmė faktin se kjo arrati e shtetasve shqiptarė po rrėmben jo vetėm jetė tė shtrenjta njerėzish, por po bren edhe trurin dhe tė ardhmen e kombit. Dhe zhgėnjehemi nga mungesa e pėrpjekjeve politike, diplomatike, ligjore, ekonomike dhe sociale tė shtetit pėr mbrojtjen e kėtyre tė drejtave. E pėrsėri Konica tė vjen ndėrmend por tė paktėn nė atė kohė me pasaportė shqiptare mund tė shkoje nė ēdo cep tė globit, ndėrsa sot njė vizė ėshtė e barabartė me njė jetė, ėshtė e barabartė me tragjedi qė nuk shohin tė ndalur. Sot shqiptarėt e Anglisė janė ndoshta tė vetmit qė duhet tė kalojnė nėpėr porte dhe aroporte tė shteteve tė tjera pėr tė arritur nė mėmėdhe, sepse aeroporti i Rinasit nuk ėshtė i sigurtė. Por nėse na mungon mbrojtja e shtetit amė, nuk na mungojnė njerėzit virtytet dhe vlerat tona. Nėse na mungon njė institucion kulturor, qė ēdo shtet e ka, qė do tė nxiste dhe do tė promovonte vlerat tona si mėrgimtarė, nuk na kanė munguar as nuk na mungojnė ambasadorėt e shumtė nė tė gjitha fushat e jetės me tė cilėt krenohemi dhe qė pasqyrojnė mė sė miri vlerat tona tė mrekullueshme, vlerat e njė trualli nga ku lindi qytetėrimi, vlera me tė cilat nuk krenohemi vetėm ne por edhe shumė shtete qė jo rrallė i pėrfaqėsojmė.

    Dhe tė vetėdijshėm se duhet bėrė diēka mė shumė qė kėto vlera tė mos mbesin thjesht fraza qė vazhdojnė tė harrohen, me njė staf profesionist dhe tė mrekullueshėm vendosėm tė hapim gazetėn Albania, si njė shėrbim qė mund t’i bėjmė komunitetit tonė, tė sigurtė qė gjithsecili prej nesh tė dashur lexues, tė ndjehet pjesė e kėsaj gazete, pjesė e misionit tė madh pėr tė ruajtur dhhe transmetuar vlerat tona tė mrekullueshme.

    Ėshtė shumė pak qė tė thuhet se ishte obligim pėr ne, tė paktėn pėr ne gazetarėt qė tė vendosemi nė shėrbim shqiptarėve qė jetojnė nė Angli.

    Ndoshta pėr shumė nga ju tė dashur lexues do tė jenė tė paimagjinueshme kushtet nė tė cilat vendosėm publikimin e kėsaj gazete, por nuk mund tė prisnin mė as premtime dhe as lėmosha, pasi jemi i vetmi komunitet nė Mbretėrinė e Bashkuar, qė nuk kemi njė medium ku tė dėgjohet zėri ynė, dhe nuk mund tė vajtonim mė historinė e gazetarisė shqiptare nė Britaninė e Madhe. Prandaj dhe vendosėm qė tė hapim kėtė gazetė duke premtuar se kjo do tė jetė gazeta juaj, gazeta qė tė gjithė sė bashku e kemi pritur. Si fillim duam tė ju sigurojmė qė Gazeta Albania si gazetė informative artistiko-kulturore nuk do tė jetė mekanizėm apo levė nė dorė tė poltikave apo caqeve tė caktuara politike, por jehonė e zėrit tė mėrgimtarėve shqiptarė nga tė gjjitha trojet shqiptare qė jetojnė nė Mbretėrinė e Bashkuar dhe qė do tė jetė nė shėrbim tė interesave dhe tė drejtave tona si mėrgimtarė. Gazeta Albania e bazuar nė nga tre redaksi Tiranė, Prishtinė, Tetovė do tė ju sjellė informacionet, lajmet, kronikat, reportazhet, intervistat ekskluzive, dosjerėt qė na kanė munguar dhe gjithēka do tė pasqyrohet me korrektėsi dhe profesionalizėm. Gjithashtu nė kėtė gazetė do tė pasqyrojmė gjithcka qė ndodh me komunitetet shqiptare nėpėr botė. Gazeta Albania do t’i ketė dyert e hapura pėr tė gjithė intelektualėt, mėrgimtarėt shqiptarė tė cilėt do tė jenė tė mirėseardhur me shkrimet e tyre. Njė faqe e veēantė ėshtė parashikuar pėr ambasadorėt tanė mė tė mirė, me tė cilėt krenohemi dhe qė fatmirėsisht nuk janė tė paktė, qė nga avokatė, biznesmenė etj etj, dhe deri tek pedagogėt shqiptarė qė ligjėrojnė nė universitet angleze.

    Nė njė rubrikė tė veēantė nė faqet e kėsaj gazete do tė gjejnė vend tė gjithė letrat me vėrejtjet, sygjerimet, por edhe problemet tė cilat ju shqetėsojmė. Kėshtu ēdonjėri nga mėrgimtarėt tė thotė fjalėn e tij, mesazhin e tij. Nė bazė tė platformės do tė pėrpiqemi qė gjithsecili nga ne, nga ēdo trevė shqiptare, nga ēdo moshė, tė gjejė veten e tij nė kėtė gazetė. Njė kujdes tė veēantė do tė tregohet edhe pėr fėmijėt shqiptarė qė nga ata qė besojmė se fjalėt e para qė do tė mėsojė tė shkruajė nė shqip do tė jenė “Jam krenar se jam shqiptar”, tek ata qė ngatėrrojnė fjalėt shqipe dhe deri tek ata qė “nuk u pėlqen tė flasin shqip”. Shqiptaria ėshtė gur themeli mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar platforma e kėsaj gazete. Njė vend tė rėndėsishėm do tė zėnė edhe marrėdhėniet shqiptaro-angleze. Ėshtė parashikuar qė njė faqe tė jetė nė anglisht ku do t’u jepet mundėsia tė gjithė miqve tanė anglezė, qė nga ata qė na pritėn dhe na u gjendėn shumė pranė kur kishin nevojė pėr ta, deri tek pedagogėt e Oxfordit apo universiteteve tė tjera angleze dhe deri tek misionarėt anti-komunistė qė shėrbyen nė Shqipėri. Ėshtė fatmirėsi pėr ne qė kemi shumė miq anglezė dhe besojmė se me anė tė kėsaj gazete do tė arrijmė sadopak qė tė forcojmė dhe konsolidojmė lidhjet shqiptaro-angleze. Nuk do tė mungojnė edhe faqet argėtuese dhe sporti. Le tė ndjejmė tė gjithė sė bashku se ka filluar njė epokė tjetėr pėr ne dhe se integrimi ynė po merr pėrmasa dhe dimensione tė tjera. Premtimi ynė ėshtė “Gjithmonė me JU, gjithmonė pėr JU”.
    Ksaj i thone me more kot si pushka jevgut, kujtojn se hapja e nje gazete eshte gje normale qe mund ta beje c'dokush te cilit i pelqe te hape nje gazete sepse eshte nacionalist. NCNCNCNncncncn psssss


    JENI TE LUTUR TĖ GJITHĖ JU TĖ DASHUR BASHKOMBAS QĖ MENDONI SE MUND TĖ KONTRIBONI PĖR GAZETĖN TONĖ TĖ PĖRBASHKĖT MOS HEZITONI TĖ NA KONTAKTONI.

    JU INTELEKTUALĖ KUDO QĖ TĖ NDODHENI NĖPĖR ANGLI DO TĖ JENI TĖ MIRĖSEARDHUR ME SHKRIMET TUAJA, ME MENDIMET TUAJA.

    JU TĖ DASHUR STUDENTĖ DHE TĖ RINJ SHQIPTARĖ! JENI TĖ MIRĖSEARDHUR NĖ FAQET E GAZETĖS ALBANIA.

    JU TĖ DASHUR PRINDĖR TANI DO TĖ KENI NJĖ MUNDĖSI MĖ SHUMĖ PĖR TĖ EDUKUAR FĖMIJĖT TUAJ ME VLERAT E MĖDHA SHQIPTARE.

    JU TĖ DASHUR BIZNESMENĖ! GAZETA ALBANIA DO TĖ JETĖ NĖ DISPOZICIONIN TUAJ PĖR RREKLAMIMIN E BIZNESIT TUAJ.

    LE TĖ DĖSHMOJMĖ TĖ GJITHĖ SĖ BASHKU SE NE SHQIPTARĖT DIMĖ EDHE TĖ ORGANIZOHEMI, SE NE DIMĖ TĖ MBROJMĖ DHE TĖ TEJĒOJMĖ VLERAT TONA AQ TĖ ĒMUARA DHE TĖ LAKMUESHME QĖ NA KARAKTERIZOJNĖ SI KOMB.

    PER ME TEPER RRETH GAZETES MUND TE KONTAKTONI ME KRYEREDAKTORIN E GAZETES PETRIT KUCANEN NE :
    70 Wakefield Street
    London
    N18 2AQ
    editdurham@hotmail.com
    Tel: (+44) 07778574636
    Tel: (+44) 07830180731

    DHE PER TE VENDOSUR RREKLAMEN E BIZNESIT TUAJ NE KETE GAZETE MUND TE KONTAKTONI DRITAN BAJRAMIN NE:
    80 WILLESDEN LANE
    KILBURN
    LONDON
    NW6 7TA
    TEL/FAX: (+44) 02076044526
    MOB: (+44) 07971463085
    E-MAIL : dbajrami@aol.com

    LONDER
    19 Prill 2004

    Sapo doli kopja e pare e gazetes Albania, dhe nje nder pikat ku mund ta gjeni Gazeten Albania eshte:

    ALSAT Satellite
    80 WILLESDEN LANE
    KILBURN
    LONDON
    NW6 7TA
    TEL/FAX: (+44) 02076044526
    MOB: (+44) 07971463085
    E-MAIL : dbajrami@aol.com
    Sido qė mund tė mendoj pėr jetėn
    Ajo mbetet vetėm njė kėshtjelle rėre
    Dhe kurorat e guaskave janė gėzimet e saj.

  7. #7
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Pershendetje!

    Po Shqiptaret qe ndodhen ne South East London si do kene mundesine ta lexojne kete gazete? Dhe ketej ka nje popullsi te madhe Shqiptaresh qe me siguri do kene deshire te lexojne por ma merr mendja qe e shumta nuk e dine fare qe eshte hapur nje gazete Shqiptare.

    Website online ka gazeta?
    Jam JETUS jo TREGUS!.

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •