Njė projekt i fortė nė dy gjuhė
Edi Rama
Pikėrisht falė bashkėpunimit e dialogut tė parreshtur, ajo ēka do tė shihni
sot nuk ėshtė as njė pamje utopike qė mund tė zgjojė ėndrra tė bėra realitet
nė Berlin apo Shangai por tė parealizueshme nė realitetin tonė ku, jo vetėm
mundėsitė e kufizuara tė tranzicionit tonė problematik, por edhe mėsimet e
historisė e, bashkė me to, karakteristikat fizike tė Tiranės tė mishėruara
nė njė mozaik stilesh, na diktojnė ecjen e kujdesshme nė kėrkim tė
origjinalitetit. Paraqitja e sotme nuk ėshtė pra as njė rendje drejt
zgjidhjeve tė thjeshtėzuara e tė shpejta, tė cilat burojnė prej epėrsisė sė
frikshme qė, pėr njėmijė e njė arsye, ka aktualisht e do tė ketė edhe pėr
njė kohė jo tė shkurtėr sektori privat mbi sektorin publik nė Shqipėri -
zgjidhje pėr tė cilat brezat e ardhshėm do tė na kryqėzonin pa mėshirė tė
gjithėve ne kėtu me vėshtrimet e tyre kritike. Ashtu sikundėr, pikėrisht
falė bashkėpunimit e dialogut tė parreshtur, kjo paraqitje nuk ėshtė e
shkėputur nga nevoja ulėritėse e kohės shqiptare nė pėrgjithėsi, po edhe e
kryeqytetit tonė nė veēanti, pėr njė zhvillim ekonomik tė qėndrueshėm si
pasojė e trajtimit tė interesave private jo si interesa qė duhen nėpėrkėmbur
apo mbivlerėsuar, por si interesa qė duhen orientuar e kthyer nė burime
zhvillimi tė harmonizuara me interesat publikė.
Nė kėtė kantier ėshtė folur qysh prej fillimit nė dy gjuhė. Jo nė frėngjisht
dhe shqip, po nė globalisht dhe nė lokalisht nėse mund tė shprehem kėshtu
pėr tė shpjeguar se forca e kėtij projekti qėndron tek vizioni sintetik i
njė Tirane tė re pėr njė shekull tė ri, tė cilin mjeshtrat francezė po e pla
zmojnė me durim pėrmes fuzionit tė arritjeve e potencialeve tė mendimit
urbanistik bashkėkohor me tė dhėnat historike, ekonomike, sociale e
kulturore tė terrenit tonė.
Ky projekt ėshtė i fortė sepse ngrihet mbi themelet e vėna nė mesin e
gjysmės sė parė tė shekullit tė shkuar nga Armando Brazini, projektin e tė
cilit nė fakt e ristarton duke u nisur nga lajtmotivi i Aksit tė
Pafundėsisė, siē e quajnė historianėt e urbanistikės aksin e Bulevardit
Dėshmorėt e Kombit. Dhe kjo bėhet afėrmendsh jo pėr tė mbjellė nė Tiranėn
e thashethemeve e tė ligėsisė provinciale rrokaqiej interesash abuzive, po
pėr ti dhėnė aksit identitar tė Tiranės Europiane tė Brazinit qoftė njė
jehonė bashkėkohėsie nėpėrmjet rrokaqiejve dhe qoftė njė shtysė tė re pėr
nga matanė Stacionit tė Trenit, ku nė mes tė kėtyre dy vijave tė reja
qiellore do tė lindė Parku i Ri Kombėtar. Mespėrmes tė cilit do vejevijnė
drejt Durrėsit e mė vonė drejt Europės trenat e shpejtė.
Ky projekt ėshtė i fortė sepse, mu si nė njė sixhade shumėngjyrėshe figurash
tė larmishme, nė tė gėrshetohen e mbivendosen historitė, gjurmėt, shenjat,
objektet dhe hapėsirat e trashėguara sporadikisht pėrgjatė terrenit qė
pėrfshin kantieri ynė me gjurmė e shenja tė shtruara rishtaz nga mjeshtrat
francezė si pjesė e ėndrrės sė tė nesėrmes, me objekte qė po lindin prej
dialogut tė parreshtur nė zbrazėtira tė vrazhda urbane si sheshi i sotėm
Skėnderbej apo me hapėsira tė gjelbėra qė po zbulohen para syve tanė
matanė gardhesh, shkurresh e muresh mu nė mes tė Tiranės.
Ajo ēka dua tė nėnvizoj ėshtė se dy vijat e rrokaqiejve nuk janė as risija
e vetme dhe as risija mė spektakolare e kėtij projekti. Bile, pėr mė tepėr,
duke dialoguar gjatė pėrpunimit tė kėtyre vijave sa tėrheqėse aq edhe tė
rrezikshme nė rast mosharmonizimi me qytetin, ne u bindėm bashkarisht se
jehona e Aksit tė Brazinit pėrmes kėtyre dy vijave duhet tė fillojė me tė
kapėrcyer Lanėn drejt Stacionit tė Trenit e jo mė parė. Ēka do tė thotė se
plot tetė rrokaqiej u hoqėn me guxim nė proces duke sjellė si rezultat edhe
vendosjen nėn njė status paprekshmėrie tė mėtejshme tė zonave tė ish-Bllokut
e tė Radiotelevizionit Shqiptar, ku fillimisht kėto ndėrtime tė larta ishin
parafytyruar si pjesė e planit konceptual.
Besoj se guri mė i ēmuar i kėtij mozaiku kohėrash e stilesh qė pėrmban
brenda saj qendra e kryeqytetit tonė do tė jetė parku i madh qė zbulohet pas
Hotel Dajtit dhe qė lidh, me njė vijimėsi tė gjelbėr e plot surpriza nė
nivele, tematika e bimėsi, Parkun Rinia me Parkun e Namazgjasė. Kėtė
hapėsirė krejt tė zbrazėt e pa cilėsi qė aktualisht i ngjan njė qilimi tė
arrnuar dheu e ferrash mbi tė cilin ngrihen Katedralja Katolike, ish-Pallati
i Pionierėve, Banka Kombėtare Tregtare, Shtėpia Qendrore e Ushtrisė apo
Kalaja e Tiranės, do ta shohim tė na shfaqet si me magji para syve, e veshur
nė tė gjelbėr dhe e gatshme qė tė mikpresė mė tė moshuarit e mė tė rinjtė e
tė kėtij qyteti. Pra falė kėtij plani kryeqyteti do tė ketė Parkun e vet
Qendror, tė cilin ne dėshirojmė tua dorėzojmė qytetarėve brenda kėtij
mandati tė ri tė qeverisjes sė Tiranės. Me ndėrtimin e kėtij Parku Qendror,
Tirana do tė fitojė brenda dy vjetėsh njė hapėsirė tė gjelbėr prej 130,000
m2 mu nė zemėr tė saj dhe mė shumė se 1000 pemė tė mbjella rishtaz nė tė.
Ndėrsa, e preka edhe mė lart, njė Park i Ri Kombėtar do tė ngrihet matanė
Stacionit tė Trenit duke i shtuar Tiranės njė mushkėri tė dytė e tė
shumėnevojshme prej afro 235,000 m2. Mė lejoni tė theksoj se ky park, i cili
bėri pėr vete Jurinė Ndėrkombėtare dhe u dha arkitektėve francezė epėrsinė
finale mbi projektin e kolegėve tė tyre gjermanė, nuk ėshtė aq utopik e i
largėt sa na u duk tė tėrėve nė fillim. Shumatorja e metrave katrorė
gjelbėrim qė do ti shtohen Tiranės me kėtė plan nuk mbaron me mbledhjen
aritmetike tė hapėsirave tė Parkut Qendror me ato tė Parkut tė Ri Kombėtar,
pasi nė tėrė zonat e riformuluara tė banimit nė tė dy krahėt veriorė tė
aksit tė Brazinit parashihet krijimi i ishujve tė gjelbėr pėr ēdo bllok
banimi nė afro 9000 m2 gjithsej.
Ndėrthurrja e tė shkuarės me tė ardhmen, qė parashihet po ashtu tė
realizohet nė disa raste tė njė rėndėsie tė dorės sė parė pėr suksesin e
planit pėrmes njė bashkėpunimi ligjor e transparent mes sektorit publik e
atij privat, kulmon padyshim me sheshin Skėnderbej. Rikthimi i tij nė
kornizėn braziniane pas shqyerjes perverse pėr shkak tė ndėrtimit tė
platformės sė Monumentit tashmė tė asgjėsuar tė Enver Hoxhės dhe rimodelimi
i kėtij sheshi duke u nisur, nga njėra anė, prej gjurmės sė kafenesė sė
famshme Kursal e prej diagonales sė vėshtrimit qė ballafaqon me Kullėn e
Sahatit ēdo vizitor qė hyn nė Tiranė nga Rruga e Durrėsit, si edhe, nga ana
tjetėr, prej imperativit kategorik tė kohės qė ky shesh tė jetė i qytetarėve
e jo i makinave, na e nxjerr Sheshin Skėnderbej nė njė dritė tė re. Nga njė
shesh pa qendėr e pa fund, ku pėr vite tė tėra vetėm kemi tranzituar me
makinė apo mė kėmbė mes zbrazėtisė kaotike, diellit ēoroditės, erės sė
benzinės sė keqe e mungesės sė njė hijeje apo njė librarie a kafeneje pėr tė
qenė, do tė kemi falė kėtij plani njė qendėr tipike mesdhetare plot njerėz
qė shoqėrizohen pėrmes alternativave social-kulturore tė ofruara
rretherrotull. Le tė shpresojmė qė, mė nė fund, pas vulosjes sė kėtij
projekti, do tė fillojė edhe puna pėr zhdukjen e Gropės famėkeqe mbrapa
Pallatit tė Kulturės, me tė cilėn ėshtė hapur e kėsisoj, dhėntė Zoti, edhe
do tė mbyllet simbolikisht njė epokė e tejzgjatur zhgėnjimesh tė hidhura nė
historinė e kėtij qyteti e nė jetėn e qytetarėve tė tij.
Por ajo ēka do tė ishte e udhės tė mos mbetej pa u nėnvizuar nė kėtė
parathėnie tė paraqitjes sė sotme ėshtė se ky plan u gjen vend sallės sė re
gjysmė rrethore tė Kuvendit, Xhamisė sė shumėpritur nga Komuniteti Musliman,
Teatrit tė ri Kombėtar, Bibliotekės sė re Kombėtare, Shtesės sė
Universitetit tė Tiranės si edhe njė sėrė institucionesh tė tjera publike.
Po ashtu mė duket e udhės tė nėnvizoj se, mė nė fund, ky kryeqytet, ndoshta
i vetmi nė botė pa njė librari pėr tė qenė, do tė mund tė ketė jo vetėm
librarinė e tij tė madhe nė qendėr tė qytetit, po edhe disa ura tė librit
mbi Lumin e Lanės, ndėr tė cilat njėra do tė jetė njė objekt super high-tech
qė del si njė degė peme nga Parku Qendror e varet mbi Bulevardin Zhan d
Ark, duke pushuar nė anėn tjetėr tė lumit.
Bashkėpunimi me Qendrėn e Studimeve Rrugore tė Transportit dhe Urbanistikės
pranė Ministrisė franceze tė Infrastrukurės si dhe njė analizė e imėt e tė
dhėnave nė terren, i kanė ēuar mjeshtrat francezė nė pėrfundimin se jo vetėm
kjo zonė e Tiranės duhet tė privilegjojė kėmbėsorin mbi makinėn, por edhe se
qarkullimi me makinė nė tė nuk duhet tė favorizojė shpejtėsinė e lėvizjes.
Njė numėr i konsiderueshėm parkimesh nėntokėsore, afro 6000 vende parkimi
publike dhe 12000 private parashihen si njė mundėsi e re pėr tė ēliruar
rrugėt e kėsaj zone nga mbingarkesa me makina qė vijnė rrotull pėr njė vend
parkimi e pėr ti dhėnė mundėsi zhvillimit tė gjelbėrimit nė hapėsirat mes
blloqeve tė banimit.
Kur krahasova mė lart kėtė plan me njė sixhade tė thurrur plot fantazi e
ngjyra nuk u nisa nga nevoja pėr tė pasuruar fjalėn time me njė efekt mė
shumė. Sepse ky plan inteligjent nuk ėshtė thjesht njė panoramė e bukur
dixhitale, por njė instrument i ēmuar nė duart tona pėr ta thurrur
shkallė-shkallė edhe nė realitet, mu si njė sixhade, kėtė ėndėrr europiane.
Duke filluar nga puna menjėherė pas aprovimit tė maketit.
Pra vėrtet ky ėshtė njė plan qė parashihet tė jetėsohet nė pėrreth 30 vjet,
por ky nuk ėshtė si ato plane qė presin njė tė ardhme abstrakte pėr tu bėrė
realitet. Njė tė ardhme qė zakonisht nuk vjen kurrė.
. Ky plan ėshtė sfida jonė e pėrbashkėt pėr tė lėnė pas njė vepėr madhore qė
do tė bėjė padyshim historinė e kėtij shekulli nė qytetin tonė.
Ju ftoj tė gjithėve tė kontribuojmė nė shkrimin e kėsaj historie qė fati e
desh tė kalojė nga ne.
Nė varėsi tė mėnyrės sesi do ta trajtojmė kėtė fat, ne do tė mbahemi mend si
ata qė e jetėsuan apo si ata qė e dėshtuan Tiranėn e ėndėrrt qė pas pak
ēastesh do tė filloni ta shikoni nė ekranin e njė parafytyrimi sa kurajoz aq
edhe realist. Punė tė mbarė.
22/02/2004
KATEGORIA: Analiza
Krijoni Kontakt