-
kerkuesi
Subvencione tė harxhuara kot
Norman Myers - 03/03/2004
Subvencione tė harxhuara kot
Ēdo qeveri ka krijuar, pa e kuptuar as vetė, njė aparat subvencionesh tashmė tė ndryshkur, i cili qė nga koha qė ėshtė krijuar, ėshtė i pandreqshėm
Ėshtė tepėr e vėshtirė tė llogarisėsh vlerėn e subvencioneve nė gjithė botėn, por me pėrafėrsi ato kapin shumėn e 2.000 bilionė dollarėve nė vit, shumė e cila ėshtė 3.5 herė mė e madhe se buxheti i propozuar pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm nė Samitin Botėror nė Rio
Ekonomistėt dhe ambientalistėt nuk janė gjithmonė shokė tė mirė. Por pėr njė qėllim tė pėrbashkėt ata mund dhe duhet tė bashkohen. Dhe kjo pėr tė kundėrshtuar tendencėn e qeverisė pėr tė keqpėrdorur instrumentet fiskale. Disa kundėrshtojnė duke thėnė se instrumente tė tilla, tė ēfarėdo lloj forme qofshin, duhet tė programohen nė mėnyrė tė tillė qė tė ndihmojnė politikat e mira dhe tė dekurajojnė ato tė kėqijat. Po nė vend tė kėsaj, pothuaj ēdo qeveri ka krijuar, pa e kuptuar as vetė, njė aparat subvencionesh tashmė tė ndryshkur, i cili qė nga koha qė ėshtė krijuar, ėshtė i pandreqshėm. Ca mė keq, shumica e kėtyre subvencioneve janė tė dėmshme pėr ekonominė dhe mjedisin tonė rrethues. Nė mėnyra tė ndryshme tė tilla subvencione tė pandreqshme ndėrlikojnė ekonominė e ēdo vendi nė pėrgjithėsi.
Interesi i publikut, i cili ishte dhe justifikimi i vetėm i tyre, tashmė rezulton i humbur. Le tė marrin disa shembuj. Minierat gjermane janė kaq tė rrėnuara, saqė do tė ishte mė eficente pėr qeverinė ti mbyllte ato dhe ti dėrgontė punėtorėt e tyre nė shtėpi me pagesė tė plotė pėr pjesėn e mbetur tė jetės. Tė paktėn me kėtė rast do tė kishim dhe reduktim tė ndotjes sė ajrit nga qymyri nė formėn e shiut acid, smogu urban dhe nxehja globale. Nga gjithė kjo, ekonomia dhe mjedisi janė tė vetmit humbės dhe peshkatarėt gjithashtu. Vlera vjetore globale kap vlerėn e rreth 100 bilionė dollarėve nė porte, ku ėshtė shitur pėr afėrsisht 80 bilionė dollarė, dhe pjesa tjetėr plotėsohet nga subvencionet e qeverisė. Pėrfundimi ėshtė se pothuaj gjithnjė e mė shumė peshkatarė gjuajnė gjithmonė e mė pak peshk derisa peshku tė mbarojė pėrfundimisht. Nė 1992, njė nga kompanitė e peshkimit mė tė mėdha nė botė, ajo e Grand Bank e ndodhur nė verilindje tė Amerikės sė Veriut, u mbyll pasi mungonte peshku nė dete. Shumė biznese falimentuan. Diku tjetėr nė Amerikė, njė agjenci shtetėrore ndihmonte vaditjen e tė korrave qė njė agjenci tjetėr kishte paguar fermerėt tė mos tė bėnin njė gjė tė tillė. Sipas ekonomistit Paul Hawken, qeveria subvencionon shpenzimet e energjisė nė mėnyrė tė tillė qė fermerėt tė vadisin jonxhėn, qė tė ushqehen lopėt qė prodhojnė qumėsht, qė ruhet nė depo si djathė tepricė dhe qė nuk pėrdoret si ushqim pėr tė uriturit. Nė Angli qeveria ndihmon industrinė e lėndėve djegėse, nė vend qė tė pakėsojė rezervat e gazit dhe naftės nė Detin e Veriut, dhe po ashtu politikat e vetė qeverisė qė do tė mbyllė burimet e rinovueshme tė energjisė. Shifrat janė mahnitėse. Ēdo vit qeveria jep afėrsisht 6 deri nė 8 paundė (10-13 dollar) subvencion nė lėndė djegėse pėr tė mdihmuar nė pastrimin e energjisė sė rinovueshme. Nė mbarė botėn subvencionet e kėqija janė tė dukshme nė gjashtė sektorėt mė kryesorė: agrikulturė, lėndė djegėse fosile, transporti rrugor, ujitja, pyjet dhe peshkimi. Nė tė gjitha rastet kėto subvencione vetėm shkatėrrojnė ekonominė kombėtare dhe mjedisin. Subvencionet nė agrikulturė ushqejnė mbingopjen e tė korrave, e cila ēon nė erozion tė tokės, ndotje nga plehėrimi dhe pesticidet, dhe ēlirim tė gazrave tė serrave. Subvencionet pėr lėndėt djegėse fosile janė burimi kryesor i ndotjes sė ambientit. Subvencionet pėr transportin rrugor gjithashtu nxisin ndotjen. Subvecionet pėr keqpėrdorim tė ujit dhe mbipėrdorim tė rezervave. Subvencione inkurajimi pėr prerjen e pyjeve dhe forma tė tjera shpyllėzimi. Subvencione pėr ushqimin e peshqėve dhe pėrdorimin e tepruar tė rezervave. Ėshtė tepėr e vėshtirė tė llogarisėsh vlerėn e gjitha kėtyre subvencioneve nė gjithė botėn, por me pėrafėrsi ato kapin shumėn e 2.000 bilionė dollarėve nė vit. Shuma e 2.000 bilionė dollarėve ėshtė 3.5 herė mė e madhe se buxheti i propozuar pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm nė Samitin e Botės nė Rio. Organizata pėr Bashkėpunim Ekonomik dhe Vendeve tė Zhvilluara llogarisin rreth 2/3 e subvencioneve tė pastudiuara, dhe Amerika me mbi 1/5. Njė taksapagues tipik anglez paguan tė paktėn 1.000 paund nė vit pėr tė kontribuar pėr subvencione, pastaj paguan 500 paundė nga rritja e ēmimeve pėr tė mirat e konsumatorit dhe nga degradimi i mjedisit.
Akoma, subvencionet e pastudiuara mirė vazhdojnė tė jenė praktikisht tė paprekura. Dhe kjo ndodh ngaqė subvencionet tentojnė tė krijojnė grupe tė fuqishme interesash dhe lobe politike. Po tė mbylleshin vetėm gjysma e kėtyre subvencioneve tė pastudiuara, fondet qė do tė liroheshin do tė ndihmonin shumė qeveri qė tė pakėsonin deficitin e tyre buxhetor, tė rirendisnin prioritetet e tyre fiskale nė bazė tė interesave publike reale dhe gjithashtu tė riparonin shkatėrrimet nė mjedis.
Ekzistojnė disa histori suksesi. Zelanda e Re ka eliminuar subvencionet e veta agrikulturore dhe megjithėse ekonomia e vet bazohet nė agrikulturė. Nė ditėt e sotme vendi ka mė shumė fermerė, bagėti dhe njė ambient mė tė shėndetshėm. Pak a shumė nė tė njėjtėn mėnyrė kanė vepruar dhe Kina dhe India, duke pakėsuar subvencionet nė lėndėt djegėsė fosile. Australia, Meksika dhe Afrika e Jugut po ndjekin njė politikė tė matur pėr sa i pėrket furnizimit me ujė pėr tė reflektuar shpenzimet reale tė tij. Mėnyra jonė pėr eksplorimin e botės dhe burimeve tė saj mjedisore sugjeron qė ne ta shohim planetin si njė biznes qė likuidon kapitalet e veta, sesa si njė qė pėrfiton nga interesat e veta. A nuk duhet qė ne tė jetojmė nė planetin tonė me idenė se ne do tė qėndrojmė pėrjetėsisht atje, nė vend tė idesė se ne jemi kėtu vetėm pėr kaluar njė fundjavė?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt