Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Mall qensh

  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    mall qensh

    qyfyri
    Anetar i respektuar
    Posts: 64
    (6/18/01 3:09 pm)
    Reply Dite qensh
    --------------------------------------------------------------------------------
    Te ulur ne stol, tre qente kishin marre pozen e atij qe eshte me te vertete I zene me pune te veshtira qe kerkojne perqendrimin dhe aftesi mendore te jashtezakonshme. Te tre kishin ndezur nga nje cigare dhe shihnin me perhumbje ne largesi…. Eh- psheretiu I pari qe quhej Toli, t’a dija qe qendresa e breshkave do te ishte kaq e forte, do ta kisha filluar kete lufte me nje deklarate te fuqishme, dicka qe I binte me grusht marrezive qendrore te ketyre debilave provinciale! Pusho idiot – u pergjigj I treti qe quhej Veri – pusho se me keto cmendurite e tua dramatike do na kishin shqyer keta buburrece. Thuaj si t’ia bejme tani qe kerkojne te tredhin dhe mbretin, ti e di qe atij I pelqen te beje cic-mic – dhe leshoi nje shtellunge tymi qe e beri te ndihej me te vertete si ndonje nga ata personazhet babaxhane te Dikensit qe flasin vetem kur eshte per te folur. Po une, c’dua me keta te dy – mendonte heshtur I dyti qe quhej Tarosh – keta jane te rrezikshem si tipa, kerkojne te mbeshtjellin lemshin e t’a bejne top gjyle per te goditur armiqte qe une ende nuk I shoh. C’paranoje!!!!
    Nderkohe dy te tjeret u drejtuan per nga Taroshi dhe uleriten me te madhe – Deficent!!!! Te kane rrethuar dhe ti ende nuk I sheh. Te mos ishte per ne ti do te kishe perfunduar milioner! Thuaj I’u mbush mendja atij lart (ketu po flitej per Arushin mbret) qe nuk te la te hidheshe nga ura kur t’u mbush ajo qe ti gabimisht e quan mendje!
    Dhe perseri ata rane ne heshtje te plote, te zene me procesin e tyre te te menduarit ne kend saktesish 45 grade,gje qe u ishte dashur ta praktikonin per perfeksionim gjate kohes kur ishin mendimtare ne stervitje dhe akoma nuk kishin arritur shkallen e qurravitjes qe kishin sot. T’I shihje te vinte per t’u kruajtur, aq e cuditshme ishte pamja e tyre sa kurioziteti te kthehej ne nje alergji te fuqishme qe te pushtonte kudo ne trup, deri tek ajo hapesira midis gishtave te kembeve qe nuk eshte gje tjeter pervecse nje lugine felliqesirash mbi te cilen ngrihen ngadale pallate gjigande mikrobesh te cdo lloji.
    Ah, po kush po kalon keshtu!!!! Ishte Modera, dora vete! Ajo femer e gjate plot kembe, dhe me nje te ecur plot naze qe te lodhte gjendrat e loteve te cilat shtereshin nga masturbimi moral! O ters – bertiti Toli – o ters femer, pa me thuaj moterzo, ku e gjen ti te drejten te me torturosh keshtu? Ah, zemrosh – ia ktheu Modera – une per ty e pi detin dhe behem sirene, o mjeshter pallavrash- dhe u largua ajo bukuri e marre, si te mos kish qene kurre!!!
    Dhe ata kthyen koken plot 45 grade…………………………

    Eh c’kolose qe jemi – tha Veri i kenaqur ne ate dite fantastike. Kemi tre ore qe vervitemi dhe nuk i gjejme fundin ketij diskutimi, me te vertete jemi mjeshtra – dhe ktheu koken nga Toli per mbeshtetje. Megjithate Taroshi iu pergjigj: Ej, o Vero, si i behet qe nuk e kemi pare ate plakushin qe vjen e merr pensionin here pas here ketej nga zyrat? Me ka marre malli te shoh rrudhat e tij se ma peshtiros aq shume sa ju te dy me dukeni yll! Si i behet te vemi njehere t’a takojme ate rob vicioz?
    Ketu Toli e ndjeu veten ngushte. E kishte vdekje ate plak qeros po nuk kishte c’ti bente ketyre te dyve, u kishte hyre kersheria dhe donin te dinin se c’pislleqe fshihte ai njeri. Le qe nuk dihej nga e kishte prejardhjen ajo mase mishi qe ne pamje te pare te jepte pershtypjen e nje llokume pa arra, aq fleksibel ishte ai. Tolit Qerimi apo Qaniu i kujtonte nje profesor qe kish patur diku ne shkolle, ashtu i varfer, plot dogma mbi marredheniet e njerezve dhe tak, kerkonte t’i jepte udhe plakut. Do ta coj ne hale ***** se me cingerisi nervat – shtrengoi dhembet ai – me sillet rreth e rrotull perdite si qyqe ogurzeze, me ka nemur ditet ky shaka makabre e zotit.
    He he he – qeshi me vete Taroshi – filloi prape ky hundederri, e zune ethet dhe ia nisi kenges se frikevetepersekutimit! Ekzemplar i rralle eshte, ta kisha ta ballsamosja dhe ta vija ne ndonje muze do ishte objekt adhurimi per persekutimologet moderne. Mund te kisha nxjerre dhe ndonje lek te blija kerpudha, kisha ikur ca nga keta tipa pizevenge. Keshtu mendoi Taroshi me vete dhe uli goten e ujit duke pare majtas per nga Toli, ne pritje te shperthimit te tij te rradhes.

    O qelbanik i qelbur
    Qelbesire qelqesore
    Qaraman i qyrravitur
    Qen bir qeni
    Edhe ti o *** apo BRUT
    Njeri harbut
    Kerkon doemos te besh sallate me mua?
    Mize dheu, brumbull, nuse lale
    Fluturo, se te zuri burri……
    LEGEN

    Keshtu foli Toli duke shkumezuar dhe u ngrit te germonte. Ej, hajde o rob se s’ta ka njeri me te keq – i foli Veri nderkohe qe mendonte me vete: “Po ky Taroshi c’dreqin pati qe na ngaterron me komplekset e ketij robi, ky eshte shporte me ilace te demshme, Taroshi ben gallate! Hej pike gri pike gri!
    Toli u afrua i nxire ne fytyre. Kur po germoja gjeta Qerimin, tha ai me ze te ngjirur. Ti do te thuash Qaniun, foli Taroshi. Jo po ate te sateme, iu gjegj Toli me inat. OK, OK, qetesohu o njeri se mbaroi byreku me presh, nuk kemi me kohe per te bluar grure- foli Taroshi tashme i gezuar qe konflikti i kishte kthyer thundrat drejt diellit.
    Dhe keshtu ata u nisen drejt shtepise se Qaniut (Qerimit) me planin qe rruges te ndalonin te ajo akullorja ne cep te rruges ku shiste akullore Modera dhe te pinin nje kafe ke “Tek mali B”, kafja e tyre e preferuar ku banakier ishte nje tip babaxhani me prejardhje enigmatike. Ky tipi njihej nga te gjithe dhe asnje. Shume veta kerkonin ta dinin nga vinte ky elektromagnet i fuqishem por te gjithe ngrinin supet ngadale te turbulluar. Rreshkiste ai njeri, rreshkiste dhe nuk te jepte hic arsye edhe po ta kerkoje.
    Ata arriten pa folur tek akulloreria “Moda – Freski – Akull – Ore e di cke ha nje akullore dhe shohim e bejme”. Modera ishte ulur dhe po pinte nje duhan te lehte dhe ky dialog u zhvillua ne mes tyre:
    Toli: Dy kupa akullore ne kaush te lutem. Mundesisht me pjeshke.
    Modera: Te pelqen pjeshka ty babam?
    Toli: Vdes!
    Modera: Kur qe hera e fundit qe hengre pjeshke?
    Toli: Para dy ditesh po ishte pjeshke e kalbur dhe e hodha gjysmen.
    Modera: Si e hodhe?
    Toli: Po ja, i thashe te dilte perjashta e te mos ja shihja me fytyren.
    Modera: Po per mua te ka marre malli?
    Toli: Shume.
    Modera: Pse nuk ha akullore atehere?
    Toli: Me ftohet fyti dhe me behen bajamet!
    Modera: Per kete je i sigurte?
    Toli: Jo
    Modera: Pse nuk e ben bam atehere!
    Toli: Prit!
    Modera: Te fala banakut!
    Toli: Shihemi, te fala pac!



    Edited by: qyfyri at: 7/27/01 1:03:25 pm

    VeTrIoLi
    Deputet
    Posts: 165
    (6/19/01 10:55 am)
    Reply Re: Dite qensh
    --------------------------------------------------------------------------------
    E LARTE KJO QYFO SHKRIMTARI.
    ME PELQEN KJO MENYRE SE SHKRUARI
    E BUKUR
    SHENDET

    brari
    Deputet
    Posts: 679
    (6/19/01 10:28 pm)
    Reply Re: Dite qensh
    --------------------------------------------------------------------------------

    Qyfo,bukur shkruan vlla i dashur por me kte vape leri qent dhe na bej ndonji pershkrim mbi Shqiperine.
    Psh ndonji dhermi ose golem ose Dajt. Dicka me natyren ose ndonji cfar ke qef ti.
    Heneza ka propozuar nji teme interesante..

    qyfyri
    Anetar i respektuar
    Posts: 67
    (6/20/01 7:59 am)
    Reply Re: Dite qensh
    --------------------------------------------------------------------------------
    Per natyren shkruajne te tere Bra vella!
    Kemi plot nga ata qe u ngrihen mishte kur fershellejne gjethet!
    Une.......i lexoj dhe mbushem me aromen e jetes!!!!!!!!!!!!!!
    Nderkohe kerkoj qe te gjej fillin e mendimit tim tashme te humbur.
    Keshtu qe nuk blej dot sy per te pare ngjyrat....megjithese per ate qe ka propozuar Heneza do shkruaj se e kam nje vend te preferuar................
    Vetro, je zbutur vellai, me shaj nje cike se nuk me shtyhet!

    Qyfo nga shteti "Ik ore pirdhu...."

    VeTrIoLi
    Deputet
    Posts: 167
    (6/20/01 10:33 am)
    Reply qen...
    --------------------------------------------------------------------------------
    BIR QENI
    UNE TE SHAJ TI ME MBRON UNE TE FAL TI ME MBURR UNE TE DUA TI ME....
    HEHEHE QYFYR DJALI TE NJEJTEN GJE SAPO MENDOJA TE TA THOJA DHE UNE.
    DHE TI PO SHNDERROHESH NE QEN TE ZBUTUR NUK JE ME AI ZAGARI I DIKURSHEM
    HAHAHAHA NGA ADOLESHENTI I VJETER

    qyfyri
    Anetar i respektuar
    Posts: 68
    (6/20/01 10:55 am)
    Reply Re: qen...
    --------------------------------------------------------------------------------
    une jam!!!

    Thua te jem zbutur? Nuk i vure re emrat e pjeses???

    Veri......kush mund te jete ky?
    Toli.......lufte dhe paqe?
    Taroshi.....ose nitro
    Modera......tore?

    Une ngelem ZAGAR i perjetshem,

    I juaji QYFO



    VeTrIoLi
    Deputet
    Posts: 169
    (6/20/01 11:04 am)
    Reply Re: qen...
    --------------------------------------------------------------------------------
    HAHAHAHA E PRISJA KETE SUPRIZE PREJ TEJE
    POR GJITHSESI SHUUUME IRONIKE SHUUUME FINE SHUUME E ZBUTUR
    HAHAHAHA HALLALL

    warren pearce
    Deputet
    Posts: 268
    (6/20/01 11:38 am)
    Reply Re: qen...
    --------------------------------------------------------------------------------
    rrofsh per ndricimin qyfo! tashi po e lexokam me sy tjeter... me pelqen me shume keshtu!

    brari
    Deputet
    Posts: 682
    (6/20/01 12:52 pm)
    Reply Re: qen...
    --------------------------------------------------------------------------------

    Ore Qyfo Tani e mora vesh sa esht Sahati.... E bukur kjo...hahahahaaaaaaaaaaaaaa

    Ajo kembe bukura paska qen Modera... jon simpatike ahaaaa e fort kjo.

    Mylinda
    Poetesha moderatore
    Posts: 575
    (6/21/01 3:15 am)
    Reply Re: qen...
    --------------------------------------------------------------------------------
    Qyfo, je shume i madh. Po nje pyetje kisha une: Ke Modere kishe ne mendje ti, se ne jemi nja 3 ne kete forum?

    Moder.... ne pritje te pergjigjes

    brari
    Deputet
    Posts: 684
    (6/21/01 8:26 am)
    Reply mylindes
    --------------------------------------------------------------------------------

    Meqe zoti Qyfo esht i zene pak dhe me qe eshte dhe pak tip i turpshem me la porosi tju them se ajo Modera jeni ju Mylinda..
    apo jo qyfo?

    miqesisht sekretari qyfos, Brari.
    .lol.

    qyfyri
    Anetar i respektuar
    Posts: 72
    (6/21/01 10:54 am)
    Reply Re: mylindes
    --------------------------------------------------------------------------------
    Moderes

    Ti e di shume mire qe Modera nuk mund te jete tjeter njeri pervec teje; pse me ben te them gjera qe nuk kam deshire t’i them drejt dhe shkurt? Eeee! Pse? Nejse, Modera, ti je femer, ke te drejtat e tua si e tille!

    Brar vellai, raportin mbi gjendjen ne Gjirin Persik e dua mbi tavoline ne oren 5 fiks. Pa llafe.

    Qyfo arroganti


    Mylinda
    Poetesha moderatore
    Posts: 581
    (6/24/01 2:57 am)
    Reply Re: mylindes
    --------------------------------------------------------------------------------
    O qyfo, po femrat kane nje cike qejf te llastohen!!!!... Pastaj ti kishe thene gjithe ato fjale te bukura per moderen, prandaj dhe une doja te isha sure qe e kishe llafin per mua, dhe njekohesisht te merrej vesh publikisht qe gjithe ajo femer isha .... une... Besoj se i kuptoni llastimet vete...

    Modera - e kenaqur.

    VeTrIoLi
    Deputet
    Posts: 173
    (6/25/01 8:37 am)
    Reply QYFOS
    --------------------------------------------------------------------------------
    SHIKO PAK ATE TE KULLAQIT (TOLSTOI)

    qyfyri
    Anetar i respektuar
    Posts: 84
    (6/26/01 10:37 am)
    Reply Re: hajde akullore.......
    --------------------------------------------------------------------------------



    Edited by: qyfyri at: 6/27/01 12:40:02 pm

    warren pearce
    Deputet
    Posts: 315
    (6/26/01 4:13 pm)
    Reply qyyyyyyfoooooo
    --------------------------------------------------------------------------------
    c'pate mor i uruar? me te bukuren hoqe? shume gabim qyfo e kam seriozisht. nuk behet keshtu o vlla. folini mor ketij se i paska ngel hatri. na sqaro te pakten se s'jemi drunj. po sikur te hiqen te gjitha ato qe jane shkruar, c'u pa. ti heq edhe une te gjitha te mijat?

    Edited by: warren pearce at: 6/27/01 12:45:50 pm

    qyfyri
    Anetar i respektuar
    Posts: 89
    (6/27/01 4:07 pm)
    Reply Re: Cudi
    --------------------------------------------------------------------------------
    Shih pergjigjen time ke ish-odisea....
    Do e ve prape, thjesht desha t'a organizoja ne nje post te vetem.
    Bobo s'guxon robi te rishihet ne pasqyre se thone u lendua ky Esenini. Lali do e ruaj pak dhe do e ve prape...... Ja tani....

    Qyfo lekure sholle.....

    warren pearce
    Deputet
    Posts: 326
    (6/27/01 4:11 pm)
    Reply Re: Cudi
    --------------------------------------------------------------------------------
    s'marr vesh nga kompiutri une qyfo vellai. une di vetem ti bie tastieres dhe te shtyp "send".

    VeTrIoLi
    Deputet
    Posts: 195
    (6/28/01 11:39 am)
    Reply Re: Cudi
    --------------------------------------------------------------------------------
    ore BYRAZER ca benet ketej na merzitet eee.
    lerini ore shkrimet rehat aty e mjaft na bete xhibla
    ja keshtu
    se spo marim vesh ku jemi

    kullaqi
    Deputet
    Posts: 154
    (7/13/01 7:04 pm)
    Reply Re: Cudi
    --------------------------------------------------------------------------------
    qente jane pjerdhur te tere. P.J.E.R.D.H.U.R. (spellimi mund te jete gabim). histori te perseritura, te shtirura, hipokrite ju lundrojne neper dallget e trurit. qente jane shartuar me pula. kooooo kokokoko, koooooooo kokokoko. pula dhe qen. race e ndyre. me vjen per te vjelle nga ky realitet shke***ate. me mblidhet nje, nje, nje guxhuli ne mes te diafragmes qe leshon gazra acidike drejt grykes. nje neveri, nje shpifje e keqe, nje si kancer po qe nuk dhemb, i ndyre ama, i huaj, nje peshtirosje aq monotone sa qe me dhemb koka me eshte peshtjelluar rreth gjithe qenies. qente! i ndjeni te rrahurat e temthit? veshi, a ju kendon? bezhzhzhzh, bezhzhzhzh, gjithe diten e dites, nuk pushoi qe nuk pushoi.
    qepulene fantastiko-shkencor, me kater kembe pule, dy krahe e nje bisht, ne nje trup qeni me dy koke, nje koke qeni e nje koke pule. qenie te ndyra qe dhjesin andej nga shurrojne, e shurrojne andej nga dhjesin, me organe gjenitale te padukshme. yyyyyhhhh. mizerje. imagjinate e felliqur njerezore. ushtrohu qen, ushtrohu. ke me shume se kaq? s'ke? hesht pra, plere. boll kakalehet gjithe diten si te cmendur. beni veze dhe i ha koka e qenit. thua nje stomak keni? bezhzhzhzhzh, bezhzhzhzhzh. po koka e pules c'ha? morrat?
    mos u ngopshi me duhan, te felliqur. u nxifshi! boll i rate me dore filmave vizatimore, se s'do ju zere gjumi pastaj. (deja vu!!!???). monstra te neveritshem kopshtesh zoologjike. pionere idealesh te vdekur. ringjalles leshterikesh plot me qelb. (perseri deja vu!!!???). boll i shtrengova duart. c'rendesi ka, se i bej grusht ne kerkim te fjaleve (jo ty "fjalet"), apo si revolte kunder kesaj (perseri shtrengim duarsh), kesaj, kesaj... gjeje, si mase mbrojtese ndaj saj. e gjeta! kesaj migrene. ose, kesaj semundje miu. e keni parasysh semundjen e miut? mbase nuk eshte e vertete qe te bie mishi copa copa kur ke semundje miu, por mua ashtu ma kane treguar kur kam qene i vogel, dhe tani ashtu dua ta imagjinoj. tak-tak-tak-tak-tak pa pushim tak-tak-tak-tak. eshte ora nje e nates dhe dua te bertas. theva edhe te gjitha CD e prodigy. te bertas? te berTAS? te BERTAS? EEEEEEE, TE BERTAAAAASSSSS? gjeni. kerkoj per nje fjale me vend, edhe pllup nje fjale qe s'ka lidhje fare del. gjeni. ndoshta e ka nje lidhje te padukshme. "mbreterine per nje kale". e cfare nuk do jepja te merrja vesh kete lidhje. edhe mendjen. shendetin e mendjes do ta shisja.

    bezhzhzhzhzh, bezhzhzhzhzhzhzh. me duket se vjen nga kompiutri. naten e mire.

    p.s. kjo me dedikohet mua, dhe gjithe pulaqenve te tjere.

    qyfyri
    Deputet
    Posts: 147
    (7/16/01 3:45 pm)
    Reply Re: Toli
    --------------------------------------------------------------------------------
    Afrohu pak nga monitori...........
    edhe pak.........he mo afrohu dhe nje cike mos ki frike...
    he aty me rri....degjo se dua te t'a them vetem ty...
    DRU!!!!!!!!!!!!!!!!


    Qyfo violent
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Lulka
    Deputet
    Posts: 302
    (7/16/01 8:03 pm)
    Reply Kulla
    --------------------------------------------------------------------------------
    I.m readyyyyyyyyyy
    To loooveee youuuu

    Lulka Bloody Crazy?

    kullaqi
    Deputet
    Posts: 167
    (7/16/01 8:16 pm)
    Reply lulka
    --------------------------------------------------------------------------------
    not now! I'm tired.

    apo ke qef te hysh ne shoqaten e kerricave te pikelluar?

    love bloody sucks, doesn't it?
    how about sax?

    Edited by: kullaqi at: 7/16/01 5:47:28 pm

    Lulka
    Deputet
    Posts: 305
    (7/17/01 12:39 pm)
    Reply Re: lulka
    --------------------------------------------------------------------------------
    O s'mbush, ajo ishte kenga qe me kishin vene (ne vesh) while on hold, edhe une e shkruajta ketu qe mos te me ngjitej ne koke per gjithe diten. Ja keshtu...

    kullaqi
    Deputet
    Posts: 175
    (7/17/01 8:20 pm)
    Reply Re: lulka
    --------------------------------------------------------------------------------
    ah c'me qelloi pjeshke e hidhur!

    qyfyri
    Deputet
    Posts: 169
    (7/27/01 2:26 pm)
    Reply Re: Vazhdimi pra
    --------------------------------------------------------------------------------
    ************************************


    Te tre hyne ne kafen “Tek Mali B” me nje nenqeshje qe te cingeriste nervat. Toli kishte si nje alergji te brendshme dhe nuk i rrihej ne nje vend. Taroshi po, si gjithmone pak i larguar nga paranoja e ketyre tipave plot telashe ndersa Veri ishte i bere nga tymosja e shkurter gjate rruges per tek kafja. Megjithate “frika” nuk e kish zene akoma, ajo frika qe ia bente njerezit kucedra me qellime te ndyra. Biles edhe Tolin, po…. po…. ate Tolin, qe Veri e konsideronte si sfyngjer te pademshem. E pra, kjo frike e kishte lene te qete kesaj rradhe Verin tone plot huqe labi. Ai ndihej i kenaqur tashme, njerezit ishin mbledhur ne kafe dhe te qete diskutonin idiotlleqet me te lezetshme te dites.
    Diku majtas ishte ulur nje femer bionde qe quhej Pallavra. E shkurter, sy te zinj si thengjinj te lagur, buze mishtore me nje pamje te lemuar dhe pak plastike sikur te ishte poster, ajo ishte perkulur ne tavoline dhe duke treguar pak gjoksin me nje pamje tejet joshese po i tregonte nje miku te vet (kete mik do t’a njohim me vone) se si ishte perleshur dikur me nje pseudo-poet per pune censure ne art. Diskutimi ishte shume i zjarrte, me kembe e me duar ajo fliste ndersa miku i saj tundte koken me nje pamje qe thoshte: “Eh motra, te mos kishe kete pamje qe ke…..te me therrnin me mire se te degjoja brockullat e tua mbi limitet e artit te shkruar qe konkludon ne perversitetin e riprodhimit te paqellimte tek njerezit…..Pa c’gjoks qe ka dreqi…” Toli qeshi me ze. E njhte ate bjonden me tipare te bukura. Se ku ishin pare diku. I ishte fiksuar qe ajo njihte mire pronarin e lokalit qe te gjithe e njihnin si “Presi”. Bile, ai ishte i bindur qe e kish njohur ate femer nepermjet “Presit”.
    Ne cepin me te larget te lokalit ishte ulur nje zeshkane me nje pamje tejet te eger, me floke te shkurter gjembake…sy te vegjel jashtezakonisht te levizshem dhe me nje cigare te dredhur qe i vertitej ne buze. Ajo ishte fare vetem, njerezit e lokalit e therrisnin Tersi po ajo ne te vertete quhej thjesht Lule. Ishte tip i hidhur, vetem Taroshi ia njihte telat atij orteku fjalesh dhe mistreclleku. Zihej per hicgje, nuk pranonte qerasjen e askujt dhe vetem ne ate kafe mund te rrinte ai njeri. “Te gjithe e njohin dreqin, dhe prape nuk ruhen prej saj, sidomos ai felliqesira vetkenaqes, Qaniu.” – mendoi me vete Taroshi. Atij i kujtohej ajo historia e famshme me Lulen….historia qe eh…

    Kujtimet e Taroshit……………………….

    Ne hyrje te kafes rridhte nje ujevare natyrore. Mali dukej sikur kishte shtrire kembet ne ate lugine te bekuar. Ujevareza ishte epiqendra e asaj lugine pafund. Po te ngjiteshe ne maje mund te shihje ku ajo bashkohej me detin ne nje perleshje paqesore qe kthehej ne nje det ngjyrash dhe drite. “Heh, - u shkeput Taroshi per nje moment – fillova te perzihem me budallallekun alla Qani, ndyresire e keqe!” Ajo ujevare e kishte marre emrin nga nje ndodhi e kaluar e Lulkes. Nje nate ata te dy kishin pire shume, Taroshi kishte perkthyer dicka dhe Lulka kishte filluar si kamariere ne nje restorant ne hyrje te qytetit. Merloti ishte derdhur vuuuuu ate nate, rakia kishte ngrohur gurmazet e ftohte te te dyve dhe u kishte hapur shpirtin ketyre zogjve te nates. Lulka kishte thene: “Zemer, po sikur te bej nje dush te shpejte se me ka zene nje vape gushti qe me morri frymen.” “Dakort – kishte thene Taroshi pa e ditur se c’kishte ne mend te bente ajo pizevenge gjoks-arre.
    Pas gjysem ore Taroshi degjoi nje gjullurdi jashte lokalit. Tashme ishte ora 11:45 e nates dhe kafja ishte mbushur me klientet e perhershem dhe ata mysafire. Ai u ngrit nga karrigja me shume per te shplodhur kembet se kishte 2 ore ulur ne te njejten tavoline. Iu afrua deres dhe gati sa nuk u perplas me banakierin qe i skuqur vraponte per nga banaku…ja se i coj une….. nje rrobdeshamber…thoshte ai neper dhembe dhe me koken ulur sikur t’i kish bere gje Taroshit vazhdoi rrugen. “Po ky c’pati? – tha me vete Taroshi por nuk e vrau shume mendjen. Kur doli perjashta e morri vesh per c’rrobdeshamber e kishte llafin ai banakieri babaxhan (le t’ia veme emrin Brarka). Lulka me te vertete po bente dush…NE UJEVAREN E KAFES….FARE LAKURIQ!!!!!!!!!!!! Eh c’vinte. Qaniu i vinte verdalle si hiene prane mishit te vdekur. Jargavitej ai qurravec shpifarak. Toli kishte filluar te merrte leke majtas e djathtas duke thene se kjo ishte shfaqje e organizuar prej tij. Veri kishte marre nje karrige nga brenda dhe ulur shikonte me endje trupin fare te bardhe te Lulkes. Mund t’a shihje se si dhjetera sy perplaseshin ne te dhe ajo kendonte a s’kendonte……..

    M’a kishe shtepine ne rruge,
    Kur kaloj qelloj me gure…
    S’jam e vetme por kam burre..
    Sot a derezezaaaaaaaa!


    “Kjo eshte tragjike – bertiste Vani i Dales, kritiku paqesor (terma kontradiktore keto) – kjo eshte absurde…Kjo femer nuk ka te drejte t’a beje kete, per me teper qe nga ana etiko-artistike nuk ajo nuk ka……”Pusho – i foli Taroshi plot inat – pusho se te hyra ne dru” I kishte ardhur ne maje te hundes me keta njerez te felliqur. I vinte ndot qe aq sy po e shihnin ate trup te brishte, u dukej sikur do ta thyenin me paturpesine e tyre. Nderkohe Brarka kishte dale me nje peshqir te porsalare dhe ia zgjati Taroshit. Ai vrapoi per tek Lulka dhe ky dialog vijoi:

    Taroshi: -Pse?
    L –Se kisha vape…
    T – Leri lojrat..
    L – Te betohem. Per koken tende…
    T – Po ata?
    L – Nuk me behet shume vone. Pastaj le te masturbohen djemte, me mire une se ca vajza revistash pa emer.
    T – Ikim?
    L – Lahesh dhe ti?
    T – Nuk kam vape…
    L – Hajde bejme nje dush..
    T – Dil!
    L – OK.


    Taroshi e mblodhi me peshqir dhe i thau fytyren. Ajo qeshi lehte. “Sot naten do bejme qejf…per kete te premtoj” tha Taroshi dhe shtypi stop tek videoja.


    ……………………………….



    Edited by: qyfyri at: 7/27/01 1:03:55 pm

    Lulka
    Deputet
    Posts: 326
    (7/27/01 3:13 pm)
    Reply Re: lulka
    --------------------------------------------------------------------------------

    Lulka e shkeputur pak kronologjikisht

    Edited by: Lulka at: 7/31/01 10:57:53 am

    brari
    Deputet
    Posts: 908
    (7/28/01 3:27 pm)
    Reply Re: lulka
    --------------------------------------------------------------------------------

    Qyfo mendon ti se Ai banakieri babaxhan i con robdeshembrin ASaj dhe le ti afrohet ndonje qe kundermon konjak?
    meazalla..

    anaoneil
    Anetar i respektuar
    Posts: 95
    (7/29/01 12:58 pm)
    Reply Re:
    --------------------------------------------------------------------------------
    ...

    Edited by: anaoneil at: 7/29/01 10:00:37 am

    brari
    Deputet
    Posts: 910
    (7/29/01 2:07 pm)
    Reply Re:
    --------------------------------------------------------------------------------

    zojush Ana cfare jane ato tre pika ??

    " ... "

    Mos lini enigma.

    transparenc ka thene Zoti nano.lol.


    kullaqi
    Deputet
    Posts: 218
    (7/29/01 6:27 pm)
    Reply qyfo me fal
    --------------------------------------------------------------------------------
    pastaj toli i ra me dore, taroshi vrau lulken, veri u martua me qaniun, pallavra me moderen fingerfucked njera-tjetren, brarka i shiti dyqanin vanit te dalit dhe iku me pushime ne ishujt e karaibeve ku e zuri nje semundje qe nuk i eshte gjetur ilaci dhe vdiq, ndersa vani i dalit vazhdon te menaxhoje dyqanin dhe e ka nderruar komplet klientelen.

    qyfyri
    Deputet
    Posts: 174
    (7/30/01 2:16 pm)
    Reply Re: Hic o mos kerko falje
    --------------------------------------------------------------------------------
    Shaj...shaj se te ben mire....mos e humb toruan...sh*****atat do te t'a nxijne buzen po ti mos u merr me ta...nxirre koken nga m***i se do fillosh te mbash ere dhe vete...

    Qyfo dogmatiku

    anaoneil
    Anetar i respektuar
    Posts: 99
    (7/30/01 8:15 pm)
    Reply Re: qyfos genjeshtarit dhe kullakis tradhetarit
    --------------------------------------------------------------------------------
    ...

    Lulka
    Deputet
    Posts: 329
    (7/30/01 8:32 pm)
    Reply Re: qyfos genjeshtarit dhe kullakis tradhetarit
    --------------------------------------------------------------------------------
    ana, mos kij merak se t'i le une zemer qe te dy, sidomos Qyfon e embel qe po i behet truri rrema rrema si limon i shtrydhur. Qyfo o i lige, po u ule dhe e bere tere kete si e si te pershtatje ate komentin tim mbi telepatine... Arritje, jo keq. pallavra hehehe!

    si ishte ajo beja qe zura une huh?

    Mylinda
    Poetesha moderatore
    Posts: 646
    (7/31/01 1:50 am)
    Reply Re: qyfos genjeshtarit dhe kullakis tradhetarit
    --------------------------------------------------------------------------------
    Tani nuk eshte nevoja te zgjateni me llafe kot me kot. Fjalet e teprta jane fukarallek thote populli...

    Mylinda
    Poetesha moderatore
    Posts: 647
    (7/31/01 1:50 am)
    Reply Re: qyfos genjeshtarit dhe kullakis tradhetarit
    --------------------------------------------------------------------------------
    Tani nuk eshte nevoja te zgjateni me llafe kot me kot. Fjalet e teperta jane fukarallek thote populli...

    qyfyri
    Deputet
    Posts: 175
    (7/31/01 7:56 am)
    Reply Re: qyfos genjeshtarit dhe kullakis tradhetarit
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ana....rri se te futa ne thes dhe ty...dhe pastaj jam i hidhur une..pyet Lulken..

    Lulka....nuk me pelqeu hic kesaj rradhe..sesi doli..pa leng....

    Modera....kesaj rradhe ishe diku tjeter....

    Qyfo i bezdisur



    anaoneil
    Deputet
    Posts: 103
    (7/31/01 1:45 pm)
    Reply Re: qyfos se hidhur
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndonjehere me pelqen me shume grapefruit juice sesa orange juice.



    Mylinda
    Poetesha moderatore
    Posts: 654
    (8/1/01 2:17 am)
    Reply Re: qyfos se hidhur
    --------------------------------------------------------------------------------
    Qyfo, po pres te marr vesh se ku isha une, dhe cfare po beja.............................................. .....

    Modera qe i shkoi jeta ne pritje.

    qyfyri
    Deputet
    Posts: 183
    (8/1/01 9:14 am)
    Reply Re: Qyfo embelsire
    --------------------------------------------------------------------------------
    Modera
    Ti ishe nisur per ne kafe….gjate rruges kishe takuar nje mik te vjeter…rob fantastik qe nuk e kishe pare prej vitesh. Nje muhabet solli tjetrin dhe ky djali na dolli qe e kishte qejf Moderen…….Dhe ketu fillon lufta e brendshme midis Tolit dhe ketij robit tjeter, pra midis platonikes (jo forumistes) dhe konkretes. Kush do fitoje?????? Nje dreq e di…..

    Evgjeni……une e kom inate ate lengun e hidhur….nuk e di pse…me pelqejne me shume gjerat e embla…


    Qyfo i turbullt…..


    Lulka
    Deputet
    Posts: 340
    (8/1/01 3:37 pm)
    Reply Qyfo embelsire
    --------------------------------------------------------------------------------
    O vika detiiii miii goceeee,
    O tallaz-tallaz eeee,

    Braja dukej qe ishte ne qejf sot, nje buzeqeshje i avitej tek cepat e buzeve dhe ai ulte koken me lezet si i turperuar. Ne sy i endej akoma vegimi i dritave te thyera mbi trupin e Lulkes tek zhytej e sperkatej me ujin e ngrohte te ujevares. Shume nga te zakonshmit qe kishin qene aty vetem kishin ēapelyer syte, shoqeruar kjo me ndonje fershellime te lehte per mishin e njome te Lulkes, kurse ai, Bra-ja (sic e therriste Lulka shpesh) teksa afrohej per ta mbuluar me peshqir, kishte pare nje ujevare shume me te rrembyer ne syte e Lulkes, dicka blu si kristal qe rridhte tatepjete me ujin, nja dy si lote qe avullonin pa dale ne siperfaqe. Keto sillte Bra-ja ne mendje, teksa pastronte per here te dyte a te trete tavolinat perjashta. Ai ia kishte ngjitur vete ate emrin Tersi Lulkes nje dite, ashtu per ta mbrojtur nga gjithe ata kulisha e qener qe prisnin per ndonje kocke cdo dite ne kafene. Boll kishin lepire Pallavren e Mylady-n ata, Lulken ai nuk linte njeri ta thante me jarge. Braja e kish pyetur nje dite pse ajo ia kish shkurtuar emrin ne Bra- Lulka kishte qeshur e thene se Brari u rrinte femrave tamam si Bra-te gjoksit, i mbronte nga te ftohtet, i perkedhelte lehte e i bente zap me lezet kur ato ngrinin koken kryenece. eh,

    Taroshi po lekundej sa majtas djathtas dhe pyetja e pare qe beri sa hyri brenda ishte- Kush e ka pare Verin?
    Brari tundi koken dhe me vete mendoi- po ky i paudhe, s'pret as sa t'i thahen djerset e tjetres mbi gjoks, po do te leje edhe qente e tjere te nuhasin. Brase i dukej pervers ky rit i te nuhaturit qe ndodhte sa here qe njeri nga kopeja flinte me ndonje vajze. E kishte sjelle Gallata si zakon, se nga e kishte vjedhur andej nga Belgjika dhe e kishte modifikuar pak, por shkonte pak a shume keshtu: Ai qe kishte fjetur vinte ne mengjes, zberthente kemishen dhe te tjeret fillonin e nuhasnin qe te gjenin gjurmet e mekatit, pastaj fillonin dhe lepinin me zell, duke mermeritur disa vargje neper dhembe. Ashtu duke u kaperdire, ajo cka lepinin fillonte e merte forme, rritej e zmadhohej si embrion me konture femre, dhe ne varesi te imagjinates se secilit ishte here bjonde, here zeshkane, ndonjehere me floke jeshile (ky ishte pa dyshim fyti i Tolit) Kleēka ishte se kur kjo rritje arrinte nje madhesi te caktuar duhej ta vrisje ndryshe te ngecte ne fyt. Per kete Gallata e kishte ilacin: Nje gote konjak nga ai i luftetarit dhe aq, cdo gje digjej e behej jashteqitje. Grupi "Langojte" (huazim edhe ky) shpesh benin gara me njeri tjetrin se kush do pinte goten e konjakut i fundit-keshtu e kishte ngrene Ngaresi i shkrete, alamet djali, me nje filozofi te fituar burgjeve te Evropes. Gjithe te tjeret e kishin pare sesi ajo mase qe po i rritej ne fyt, po i pushtonte ngadale tere qiellzen e po i dilte si makarona nga hundet e syte i kishin kercyer si domate te verdha. Toli kishte peshtyre me neveri, kurse Taroshi po villte nga ana tjeter.

    Brari i hodhi edhe nje here syte nga Taroshi i heshtur. Ne mend iu perplasen peshperimat qe i zuri veshi nje nate me pare. Tarosh, o kellire-belbezoi prape me vete-po me rri si qen i shkelmuar sot. Ah sikur te ta kete prere ajo Lulka mbreme.
    Nuk e pertypte dot faktin qe Lulka binte per keta tipa deshtakesh qe vetem filozofonin diten dhe naten gromesinin te gezuar ne gjume. Pastaj se mos dukeshin keta se kush ishin qe ne fillim. Ja, psh per Gallaten ai i kishte thene Lulkes se ishte alamet djali, por me vone i nisi Lulkes nje email ku thoshte:

    Brari: Kur shkruajta ate Udhetimin imagjinar (Ti qyfo kulla mylnda ) Ky Qyfo nuk kish cfaq ala kto anet pak "Mocaloro-alkoholore"..lol. por dukej goxha xhentelmen.. prandaj dhe te grica pak..lol.

    Brari nuk ishte i vetmi qe acarohej kur mendonte Gallaten; Modera, ah ajo vajze, e kishte hale (me ė) ne sy, pasi qekur Toli njohu Gallaten, se ca pesoi dhe u mbyll krejt ne vetvete.

    Dielli po ngrihej lart e me lart dhe Brari, duke pare Taroshin e zhytur kushedi ne c'dimension, tundi koken prape gjithe pishmanllek.-S'duhet ta kisha hapur dyqanin, me mire te kisha vajtur ne plazh me Mesin (Anen)-mermeriti,-Nga keta koke-xhep-shpuar s'ka per te me dale gje as sot...

    qyfyri
    Deputet
    Posts: 187
    (8/1/01 3:57 pm)
    Reply Re: Qyfo embelsire
    --------------------------------------------------------------------------------
    O Perendi!!!!

    Edhe ti o Brar?

    Qyfo qe kerkon te heqe thiken e Brarit nga kurrizi

    Lulka
    Deputet
    Posts: 342
    (8/1/01 4:29 pm)
    Reply Re: Qyfo embelsire
    --------------------------------------------------------------------------------
    Qyfo, te lutem kam nje kerkese qe po ma plotesove, le paqe qe do kete mes nesh, po edhe harmoni. Afrohu pak, ulu ne gjunje, e shikon ate mizen qe po vertitet tek kemba ime? Eshte bere xheloze ajo se s'ia kemi permendur emrin dhe s'po le faqe te fjaleve pa dogane pa gumezhire, he te keqen, shkruaj ndonje gje dhe per te, se mua me kushtohet shume vemendje edhe ne jeten e perditshme (jo se kete te forumit nuk e perfill; qejfi ujevare me behet) plus qe mua me vjen doresh t'i kushtoj vemendje vetes ne maksimum (eee, ashtu)


    He te keqen, zhgarravit dhe per te ndonje fjale, se lemoshe ben. Po deshe te fal edhe Cufi-n (me gjithe password)

    Lulka humanitare




    brari
    Deputet
    Posts: 935
    (8/1/01 6:09 pm)
    Reply Re: Qyfo embelsire
    --------------------------------------------------------------------------------

    Lulka bukur.
    tani lexova kete.
    E shikon si di gjera te bukura ti..
    Do e lexoj prap.me pelqeu.

    Qyfo per cfar thika flet??
    thik plastike esht mo u tremb nga une.

    qyfyri
    Deputet
    Posts: 194
    (8/2/01 12:54 pm)
    Reply Re: Lulkes
    --------------------------------------------------------------------------------
    Mos m'u shit mua per humanitare....Kete e shkruajte qe ta lexoje platonici...jo qe me te vertete t'e shkruaj une dicka. Bamiresia eshte e shpifur kur ka qellim vetelartesimin!

    Qyfo i thelle

    Lulka
    Deputet
    Posts: 352
    (8/2/01 1:12 pm)
    Reply Re: Lulkes
    --------------------------------------------------------------------------------
    O Qyfo, po leri te thellat, o njeri i mire! Nuk mesove nga Toci i Tolit ti? Ohhh, sa i ngrohte eshte uji ketu ne siperfaqeeee, hajde Qyfo dhe lere Mesin te lundroje paqesisht me Bra-Luanin tone. S'te pelqen te jesh tiger????

    kullaqi
    Deputet
    Posts: 270
    (8/2/01 10:01 pm)
    Reply lulka
    --------------------------------------------------------------------------------
    ke marre nje pozicion qe po me cmend keto kohet e fundit. ka nja dy dite qe ke dale per te marre (dhene) rreze, e mua me duket sikur ke dale per mua. (belldum). apo mos ndoshta tani qe e kuptova qe nuk je me e vogel se une, fillon dhe punon truri im. kur them punon kam parasysh ato perversitetet qe vetem kur i mendoj behem paranoid dhe kerkoj divorce tremujore. "na mo ti, na. direkt aty i shkoi mendja ketij. cfaredo qe te jesh duke menduar, nxirr gomen dhe fshije". he pra lulka, te kam thene qe koincidecat jane romantike. (ROMANTIKE!!!!!!!?) dhe bejme c'bejme ja veme emrin fat pastaj. "ua mi mami ca kismeti i doli tjetres", ose "pac fatin e kurves". vetem me thuaj, cfare mundesie ka, qe ne gjithe keto pseudonime, emrat tane te jene njesoj, por njekohesisht te ndryshem. e njejta perberje, dy kuptime. cfare simbolizon emri jot (lulja)? cfare simbolizon emri im (kulla)? njera e bukur, e njome, delikate, me nje arome te kendeshme. e mbyllur, e fresket ne rini, e hapur, drejt vyshkjes kur rritet. tjetri i gjate, i larte, i forte, i pamposhtur, me nje arome baruti (po si ti ndrrosh breket nje here ne dy jave ti o kullaq, nga mos qelbet era barut aty brenda). ne s'besojme tek fati, lulka, apo jo? ne besojme tek koincidencat kaotike. ne besojme tek matematika kaotike, tek unifikimi i materies ne nje, tek mbarsja e shqisave, e imagjinates, tek vazhdimi i koincidencave deri sa te arrihet perfeksioni, tek djalli... tek zoti... vetem po qe se edhe zoti edhe djalli te jemi vete ama.

    qeka gjithe ky belldum ky! ta dergoj apo jo? po e dergoj.

    NITroshi969
    Deputet
    Posts: 201
    (8/3/01 12:01 pm)
    Reply Re: lulka
    --------------------------------------------------------------------------------
    Po nuk na e the e beme apo nuk e beme ne te dy?

    Mos me thuaj qe une ta kerkova po ti nuk doje.
    Mos me thuaj qe e beme po une isha kot fare.
    Pra tani e di se cfare dua qe te degjoj. Dhe thuaje me ze te larte qe ta marrin vesh te gjithe se kush jam.

    Lulka
    Deputet
    Posts: 366
    (8/3/01 12:54 pm)
    Reply (Kulla)Si qe ai
    --------------------------------------------------------------------------------
    urimi i fatit te K***es?

    Kulla, te te them qe me behet qejfi mal nga gezimi qe e paske kapur, do me thuash se po e ben thjesht per te me kushtuar vemendje, meqe e kerkova vete pak me lart. Jo per gje, po ke bere aq ti sa te mos te te ze bese.

    I vetmi vend i lire ne ate ekuacionin e mesiperm eshte ai i zotit, you wanna settle for that? It's a variation though, so sometimes you might find yourself taking over the Devil's functions, I don't mind being God once in a while

    ok, this is getting out of hand. Email me!

    Suspicious Lulka!


    PS: Editimi eshte se tani sa pashe Nitin te shkruaje. Po ti pse me pyet mua????Ti si thua?


    Edited by: Lulka at: 8/3/01 9:56:09 am

    kullaqi
    Deputet
    Posts: 272
    (8/3/01 8:32 pm)
    Reply qyfooooooooooo
    --------------------------------------------------------------------------------
    do you understand now what the **** I'm talking about. e degjove si tha? "i vetmi ekuacion qe qendron eshte ai i zotit". te gjtha te tjerat i hodhi poshte.

    oh zot, kjo gjendje masturbimi shekullor,
    valle kur do te kaloje, kur do vdese?
    e shkriva vetveten, e shuajta ne dore!
    ajo s'mi hedh syte as kur thote 'gjes.

    do ti lutem te fshatit, xhaxhi bejtexhi,
    heren tjeter te lokali, ta beje per mua,
    se une per te jam bere, tani e di,
    si syte, si gishtat, si guinnessin e dua.



    pasthenie popullore: tafmaja e madhe te le pa gje.

    kunderpergjigje popullit: eshte nje rrezik qe ja vlen ti futesh.

    pergjigje lulkes: e ndjen? suspicious are those who don't understand. I believe you know what universe we float, don't you? kaq shume e ndjeke!?

    Lulka
    Deputet
    Posts: 370
    (8/3/01 8:56 pm)
    Reply Re: qyfooooooooooo
    --------------------------------------------------------------------------------
    Kulla, te lutem mos me shqetesoni me. Une nuk jam vajze e tille, qe te kthej koken majtas e djathtas. Nuk e di se me ke je mesuar ti me pare, po une nuk jam nga ato. Une kam shkollen dhe do mbaroj nje here ate, pastaj do shikoj per gjerat e tjera...

    Pfff, vazhdojeni ju te tjerat, se une i kam si mjergull vitet e virgjerise Mbase kjo ma rregullon pakez biografine me Moderen (shpirtin) se kushedi sa po zien ajo keto kohet e fundit. O myla te rente tėnja/ E ke te keqen nga brenda...

    E keqia=...i

    Zoti nuk eshte ekuacioni, vetem njera rrenje e tij

    Lulka qe kthehet te henen

    Mylinda
    Poetesha moderatore
    Posts: 661
    (8/5/01 4:31 am)
    Reply Re: Lulkaaaaaaaaaaaaaa
    --------------------------------------------------------------------------------
    O shpirt, po une te keqen kam kohe qe e kam brenda, po s'di pse me shijon kaq shume, sa vazhdoj akoma ta le brenda.... Temperaturat ketej jane rritur ne shkalle shume te larte

    Modera qe jeton me te keqen...

    Lulka
    lule me ere
    Posts: 554
    (10/6/01 9:49 am)
    Reply Re: Lulkaaaaaaaaaaaaaa
    --------------------------------------------------------------------------------
    Eh si behej (letersiA) Njehere e nje kohe ne kete bote

    Sokoli
    Moderator
    Posts: 219
    (4/8/02 5:05 pm)
    Reply Re: qyfooooooooooo
    --------------------------------------------------------------------------------
    O kam qesh me ate tėnjėn o s'kam qesh me gje tjeter ne kete forum.

    Edited by: Sokoli at: 4/8/02 5:05:54 pm

    qyfyri
    Deputet
    Posts: 379
    (4/9/02 9:02 pm)
    Reply E
    --------------------------------------------------------------------------------
    Kisha harruar per koken tende....
    C'behen ata qen? Taroshin e hengren cepat qiellore, Tolin e rrahen paq dhe pastaj i dhane doren ne forme falje.....Veri vazhdon te kerkoje te verteten nder shtepi publike...Qaniu vetekenaqet me jarget qe nuk i lene rruge...Modera u rrit....Lulja qau per veten.....Brarka u merzit me veten.....Pallavra triumfoi dhe kuptoi fuqine qe na paskesh nje gjoks i beshem.....

    Mire e tha Toli...qente jane pjerdhur....une c'pata qe desha ta rrihja?

    Qyfo fytyrengrysuri

    Lulka
    Moderatore
    Posts: 990
    (4/10/02 7:10 pm)
    Reply Re: E
    --------------------------------------------------------------------------------
    Qyfo, se me shteruan lotet mua, si ishte ai muhabeti i te rrahurit?
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po Henri ku eshte zhdukur?

    Mos u martua kjo cupe e se le burri me ne Forum?

    Po me ate Mylinden cu be?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •