Humb jetën presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski në fatkeqësinë ajrore në Bosnjë
26 Shkurt, 2004
Ekipet e shpëtimit të Republikës serbe i kanë gjetur pjesët e aeroplanit me të cilin udhëtonte presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski në rajonin e fshatit Bitunjë, komuna e Berkoviqit. Janë gjetur kufomat e të vdekurve në aksidentin ajror që sot ndodhi në afërsi të Stolaçës, BeH, në të cilin e humbi jetën presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski dhe anatërë të delegacionit që udhëtonte me të, lajmërojnë mediat boshnjake.
Sipas njoftimeve të marra nga SFOR-i aeroplani i tipit Super Kinger B200 në të cilin ndodhej presidenti i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski u rrëzua sot afër Mostarit, bën të ditur Agjencia e Informimit. Aeroplani Kinger me të cilin udhëtonte presidenti i Maqedonisë u rrëzua herët në mëngjes në Mostar, te vendi Stolaçë. Në aeroplan gjendeshin gjithsej nëntë persona.
Sipas njoftimeve të SFOR-it, ekipet e shpëtimtarëve menjëherë janë dërguar në vendin e fatkeqësisë, por ata janë të detyruar që të veprojnë ngadalë për shkak të kushteve atmosferike të këqija që mbizotërojnë në atë terren. Ekipet e shpëtimit të Republikës serbe i kanë gjetur pjesët e aeroplanit me të cilin udhëtonte presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski në rajonin e fshatit Bitunjë, komuna e Berkoviqit. Janë gjetur kufomat e të vdekurve në aksidentin ajror që sot ndodhi në afërsi të Stolaçës, BeH, në të cilin e humbi jetën presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski dhe anatërë të delegacionit që udhëtonte me të, lajmërojnë mediat boshnjake. Sipas njoftimeve të Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë fluturimi është bërë me kërkesën e Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, për të cilin janë bërë të gjitha përgatitjet e domosdoshme. Aeroplanin e ka drejtuar kapiteni Mirko Markovski dhe kopiloti Branko Ivanovski, pilotë me përvojë të madhe, të cilët vite me radhë kanë fluturuar pandërprerë dhe bashkërisht, thuhet në Shërbimin e Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëa.
Ndërkohë në delegacionin e presidentit maqedonas kanë qenë edhe
Dimka Ilkovska-Boshkoviq - këshilltare në Kabinetin e presidentit,
Risto Bllazhevski - këshilltar në Kabinetin e presidentit;
Anita Lozanovska - këshilltare në Kabinetin e presidentit;
Mile Kërstevski - nga Ministria e Punëve të Jashtme;
Boris Velinov - i sigurimit;
Ace Bozhinovski - i sigurimit;
Marko Markovski - pilot; dhe
Branko Ivanovski - pilot.
Aeroplani është nisur në orën 6 e 48 minuta. Në aeroplan ndodheshin gjithsej shtatë udhëtarë. Sipas njoftimeve të fundit të Shërbimit, aeroplani ka humbur nga kontrolli i radarit në orën 8 e një minutë në rajonin afër Stolaçit, 30 kilometra në jug të Mostarit. Aeroplani në të cilin ndodhej presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski me anëtarët e Kabinetit të tij është pronë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Emri i aeroplanit është "Kin-ger". Ai ndodhej në përdorim qe 25 vjet.
Aeroplani është prodhim i kompanisë amerikane "Biç kraft". Ky tip i aeroplanëve diposponon dy turbo-motorë helikë dhe kryesisht është i dedikuar për relacione të shkurtra dhe të mesme. Ky tip aeroplani shfrytëzohet në botë për udhëtime diplomatike. Në Maqedoni, në Drejtorinë e Lundrimit Ajror Civil, aeroplani është regjistruar me shenjën "Z-3 AB", (zul 3 alfa brado). Aeroplani është dashur të aterojë në orën 8 sipas kohës lokale. Arsyet e fatkeqësisë tash për tash nuk dihen./I.M./Liria
lajmet
Krijoni Kontakt