Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69
  1. #1
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Calcio Mercato

    Te rejat me te fundit shit-blerjet me te bujshme gjithcka reth Blerjve
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 30-08-2002 mė 10:58
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  2. #2
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Sulmuesi i Uest Hemit ndodhet ende nė planet e Manēesterit


    Paolo di Kanio te Kievo? Personi nė fjalė falėnderon, por refuzon: "E njoh shumė mirė presidentin Kampedeli, qė ėshtė mik i ngushtė i agjentit tim, - deklaroi Di Kanio nė adresėn e tij elektronike nė Internet, - dhe interesimi i tij pėr mua mė gėzon shumė, ashtu sikurse mė gėzon shumė edhe fakti qė trajneri i Manēester Junajtit, Sėr Aleks Fergusoni, mė ka ende nė planet e tij. Fakti qė nė Itali mė kujtojnė ende, ėshtė njė arsye mė shumė pėr t'u kėnaqur, por gjithashtu edhe lavdėrimet e trajnerit tė njė skuadre qė luan futboll tė shkėlqyeshėm, si Manēesteri, mė bėjnė tė ndihem krenar. Por, gjithsesi, - pėrfundoi ish-lojtari i Lacios, - mund tė shtoj se hėpėrhė nuk mė leverdis tė kthehem nė Itali, megjithėse mė bėhet qejfi qė Kampedelit, njė tė pasionuari tė madh pas futbollit anglez, i kam shkuar nė mendje unė. Pėr sa i pėrket Manēesterit, nuk e kam fshehur kurrė faktin se e adhuroj lojėn e tij. Gjithsesi, ndihem shumė mirė te Uest Hemi dhe nuk do tė kishte asnjė problem pėr mua sikur t'i mbyllja tė dyja sezonet e fundit tė karrierės sime si profesionist nė "Apton Park", ku kam marrėdhėnie tė shkėlqyera me klubin dhe tifozėt.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  3. #3
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Guidolin: Vetėm unė kam pasur dyshime te vetja

    Njė ditė pasi ėshtė konfirmuar nė krye tė stolit nga kėshilli administrativ i klubit kuqeblu, trajneri i Bolonjės, Franēesko Guidolin, deklaroi: "Nėse ndokush kishte dyshime, ai isha vetėm unė, qė pandeha se ky do tė kish qenė sezoni im i fundit me bolonjezėt. Po tė mos e kisha vėnė unė, askush tjetėr nuk do ta vinte nė diskutim drejtimin teknik tė skuadrės." Trajneri mė pas saktėsoi: "Unė vetė e futa veten nė diskutim, sepse ashtu ishte e drejtė qė tė bėja. Vetėm mė pas klubi e bėri njė gjė tė tillė." Kėshtu qė klubi kuqeblu nuk ka pasur asnjė paqartėsi dhe, siē konfirmon edhe vetė trajneri Guidolin, ai ka nisur tė bisedojė me trajnerė tė tjerė vetėm nė ēastin kur mori sinjale paqartėsie nga ana e trajnerit, qė e ka drejtuar Bolonjėn nė dy sezonet e fundit. "Di qė klubi ka biseduar edhe me dikė tjetėr. Por kjo ėshtė mė se e pranueshme, pasi nė ato ēaste edhe mund tė mė kishte humbur. Mund tė kisha thėnė mjaft." Emri mė i lakuar pėr zėvendėsimin e trajnerit venet qe ai i Karleto Macones, i cili do tė kishte marrė me vete edhe Roberto Baxhion, duke shėnuar kėshtu njė rikthim tė dyfishtė nė "Dal Ara". Megjithatė, duket se nė kėshillin e administratės ka peshuar edhe paga e Guidolinit, 2 milionė euro neto nė sezon. Nė rast shkarkimi tė mundshėm, klubi do t'ia paguante njėlloj ato para, qė nė kuadėr tė shkurtimit tė rrogave, do tė ishte njė lėvizje paksa e rrezikshme.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  4. #4
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Question

    Juvja "i vjedh" edhe Nestėn Interit


    Pas titullit edhe Nestėn. Interi po lė (ose ndofta ka lėnė) qė Juventusi t'i marrė nga duart edhe qendėrmbrojtėsin e Lacios dhe tė kombėtares italiane, Alesandro Nestėn, pasi la qė t'i vidhej nėn hundė, mė datė 5 maj, titulli kampion i Italisė, pikėrisht nga ekipi i Lipit, titull qė deri nė ato ēaste, skuadra e Kuperit u duk sikur e kishte futur nė xhep. Njė pushtet bardhezi...
    Me sa duket, "kolovarėsja" e mbrojtėsit mė tė mirė nė Itali dhe ndofta edhe nė botė ka ndalur nė krahėt e bardhezinjve. Transferimi i Alesandro Nestės te Juventusi (nga Sendai ka pohuar se gjatė kėtyre ditėve do tė bėjė tė ditur emrin e ekipit tė tij tė ri) duket pothuajse punė e mbaruar, ose nė mbarim e sipėr. Burime shumė tė sigurta pohuan se pėr tė zyrtarizuar gjithēka, tashmė mungon vetėm firma e lojtarit. Lacio (as presidenti Kranjoti nuk e fsheh mė) e ka tė domosdoshme t'i shesė lojtarėt e saj mė tė ēmuar dhe, nė fakt, pėrveē Nestės, do tė largohet dhe Hernan Krespo. Madje ka gjasa qė kontrata mes Juves dhe lacios tė jetė sigluar dhe tashmė tė mungojė vetėm firma e lojtarit, qė ndodhet nė Japoni pėr tė luajtur nė Botėror me kombėtaren "axurre". Shitja e Nestės te Juvja mund tė sillte nė arkat e Lacios 30 milionė euro, aq sa do tė paguante dhe Interi, duke i shtuar kėsaj oferte edhe Marko Materacin e duke e ēuar nė 60 milionė euro vleftėn. Po kaq kushton edhe Nesta, plus kartonin blu tė njė lojtari si Davids, i cili vazhdon tė "pėrplasė kėmbėt", pasi ka dėshirė tė shkojė te Roma, por edhe Zambrota ose Takinardi, ose, tekefundit, lojtari i Kievos, Eriberto, qė Juvja sapo e ka blerė nga veronezėt dhe i pėlqen shumė trajnerit Manēini.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 30-08-2002 mė 10:58

  5. #5
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Metzelder, nėse s'vjen Nesta


    Reali i Madridit ishte pėrpjekur tė blente mbrojtėsin e Lacios Alesandro Nesta pėr tė fuqizuar repartin mbrojtės. Por konkurrenca ėshtė e madhe dhe kėshtu klubi iberik ka preferuar ta lėrė mėnjanė italianin dhe nė vend tė tij kėrkon tė bėjė tė tijin Kristof Metzelderin e Borusias sė Dortmundit, i cili para njė jave u shpall nėnkampion bote. Mbrojtėsi, i cili do tė mbushė 22 vjeē nė nėntor, bėn pjesė nė kombėtaren gjermane tė drejtuar nga Rudi Fėler, dhe duket se do tė jetė njė nga lojtarėt mė kryesorė tė mbrojtjes gjermane.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  6. #6
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Niki Bat, i pashitshėm


    Trajneri i Manēester Junajtid, Aleks Ferguson, ka bėrė tė qartė se nuk i shkon nė mendje tė shesė mefushorin Niki Bat. Ishte folur se lojtari i Anglisė do tė kalonte tek Interi, por "Fergi" i ka siguruar tifozėt e Manēesterit se "kokėkuqi" nuk do tė largohet. "Kam marrė shumė telefonata pėr Batin, - tha Sėr Aleksi. - Por ne nuk kemi kėrkuar kurrė ta shesim. E njėjta gjė vlen edhe sot. Ai nuk ėshtė ankuar kurrė nė rastet kur nuk ka qenė nė formacion dhe ka qenė gjithmonė gati kur e kam thirrur. Kjo tregon karakterin e tij. Niki ishte ylli i Anglisė nė Botėror dhe luajti shumė mirė."
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198
    2 lojtare te Ac Milanit u blen nga Atletico Madritit ne ditet e fundeshe.Njeri nga keto te 2 ishte nje nga legjendat e Milanit Demetrio ALbertini dhe tjetri ishte Jose Mari.Mesa duket Demetrio Albertini do te mbaroj karieren e tij si futbollist me eekipin e Atletico Madrit.

  8. #8
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Roma: Shnaideri, alternativa pėr Davidsin

    Zėra qė kanė mbėrritur nga Gjermania kanė bėrė tė ditur se Roma ka ndėr mend tė blejė Bernard Shnaiderin nga Bajeri i Leverkusenit. Klubi verdhekuq do ta zhvendosė tė gjithė vėmendjen te mesfushori i kombėtares gjermane vetėm nė rast se nuk do tė arrijė tė blejė Edgar Davidsin deri nė ditėt e para tė javės sė ardhshme. Jo rastėsisht, drejtori sportiv Baldini pritet nė Leverkusen pėr t'i parashtruar ofertėn presidentit Reiner Klamund, qė do tė jetė prej 17 milionė eurosh. Marrėveshja ka shumė gjasa qė tė arrihet.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  9. #9
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Reali nė Romė pėr Nestėn dhe Krespon

    Presidenti i Realit tė Madridit, Florentino Perez, javėn e ardhshme do tė vijė nė Itali pėr tė folur me Kranjotin pėr Nestėn dhe Krespon. Gjithsesi, zor se do tė arrijė ta blejė tė parin, por, pėr sa i pėrket sulmuesit, gjithēka duket e mundshme. Krespo mund t'u sillte arkave tė klubit roman ato 25 milionė euro tė nevojshme, qė lacialėt mund t'i pėrdornin pėr tė blerė Rivaldon nga Barcelona. E vėshtirė, por jo e pamundur qė tė vijė Rikelme hua, pasi nuk i pėlqen Manēinit. Para disa ditėsh, presidenti i Barcelonės i kishte bėrė tė ditur Rivaldos sė nuk kishte ndėr mend tė kishte nė skuadrėn e tij njė lojtar tė pamotivuar dhe me pretendime tė mėdha ekonomike, pas fitimit tė Kupės sė Botės me pėrfaqėsuesen e "Selesaos". Duke konsideruar faktin se Krespo ka kohė qė ėshtė nė planet e Realit dhe se shitja e tij do tė sillte 40 milionė euro nė arkat e klubit bardhekaltėr, ėshtė e lehtė tė mendosh se me ato para Kranjoti mund ta fuqizonte nė mėnyrė tė ndjeshme Lacion. Madje, duke pasur edhe njė mundėsi tė hapur qė pėrkrah Rivaldos tė vinin edhe Rikelmen, qė nuk ėshtė pritur me shumė entuziazėm nė Barcelonė, sidomos nga trajneri Van Gal. Presidenti Gaspart vazhdon ta mohojė se asi argjentinas mund tė shkojė hua nė ndonjė skuadėr tjetėr. Por zėrat po bėhen gjithnjė e mė kėmbėngulės dhe pėrgėnjeshtrimet nuk mjaftojnė pėr tė kthjelltėsuar qiellin e zymtė qė ėshtė krijuar mbi tė ardhmen e Rikelmes. Megjithėse po merret mė shumė me ēėshtjen "Nesta", klubi bardhekaltėr nuk e ka lėnė pas dore pistėn spanjolle.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  10. #10
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Juve, rikthim i fuqishėm pėr Nestėn

    Kur e ardhmja e Alesandro Nestės u duk se thuajse kishte marrė njė kuptim, pra kur mbrojtėsi qe fare pranė transferimit tek Interi, befas Juvja ndėrhyri sėrish, duke u prishur punė milanezėve. Nė fakt, nė mbrėmjen e ditės sė enjte, drejtuesit bardhezinj u takuan me pėrfaqėsuesit e Lacios dhe agjentin e lojtarit. Gjatė kėtij takimi u parashtrua edhe oferta mė e fundit nga ana e torinezėve: 25 milionė euro, plus kartonin blu tė Takinardit, si dhe bashkėpronėsinė e Kamoranezit. Por Kranjoti nuk ėshtė luhatur aspak nga pozicioni i tij: kėrkesa e tij mbetet 30 milionė euro, plus Edgar Davidsin. E gjithė kjo ka ndodhur vetėm pak minuta pasi drejtori i pėrgjithshėm i Juves kishte bėrė njė "ese" tė pėrgjithsme mbi merkaton: "Nuk pėrbėn asnjė sekret fakti qė Interi ėshtė i favorizuar pėr lojtarin bardhekaltėr dhe mund ta blejė shumė shpejt." Por, ndėrkohė qė Moxhi fliste, Kranjoti po merrte nė konsideratė ofertėn e re tė klubit torinez. Njė ofertė qė mbėrriti fill pasi Interi kishte bėrė njė hap mjaft domethėnės pėrpara, duke mos e konsideruar mė tė pashitshėm Kristiano Zanetin. Kuperi, qė mė parė i kishte dal krah lojtarit tė tij, tashmė e ka kuptuar se tekefundit do tė ishte mė mirė qė ta humbiste mesfushorin nė kėmbim tė mbrojtėsit. Ndėrkaq, pasditen e ditės sė enjte, Masimo Morati ishte takuar me Serxhio Kranjotin, pėr t'i parashtruar kėtij ofertėn e fundit tė Interit, qė do tė ishte 27 milionė euro, plus kartonin blu tė Nikola Ventolės dhe bashkėpronėsinė e Stefan Dalmatit. Por, ndėrkohė, Reali i Madridit, mund tė dalė nė skenė dhe t'i befasojė tė tėrė. Drejtuesi madrilen Horge Valdano ka bėrė tė ditur se skuadra e "merenguesave" ka disa boshllėqe, sidomos nė mbrojtje, qė vetėm njė lojtar i madh mund t'i mbulojė. Nė faqen zyrtare elektronike nė internet, tifozėt patėn mundėsinė tė shprehnin preferencat e tyre dhe lojtari mė i votuar ka qenė, pa qenė nevoja ta zbulojmė ne, pikėrisht Alesandro Nesta.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Juventus, kampion nė Lega Calcio!
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-05-2005, 08:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •