Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 69 prej 69
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198
    Georgatos tek Aek i Athinės

    Kėtė herė nuk do tė kthehem mė tek Interi. Grigorios Georgatos ka firmosur njė kontratė 3-vjeēare me mundėsi pėr edhe njė tjetėr, me Aek tė Athinės, ku do tė marrė 350 mijė euro nė sezon. I lėnė i lirė nga klubi i Interit, lojtari ka qenė i destinuar tė kthehet pėrsėri nė athe. Klubi qė u interesua menjėherė pėr tė, ishte Aek. Nė 28 ndeshje nė kampionat, me dy gola nė sezonin 1999-2000, ka qenė dhe aventura e grekut Georgatos

  2. #62
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Milan Blen Rivaldon
    Ka njė kampion tjetėr bote nė ekipin e Milanit. Rivaldo, 30 vjecc, brazilian i lindur nė Reēife, ka shėnuar pesė gola nė botėrorin e fundit tė fituar nga kombėtarja e tij. Shtatė orė bisedime dhe mė pas vjen lajmi pozitiv: menaxherėt e Rivaldos kanė rėnė dakord me kuqezinjtė dhe tashmė pritet vetėm firma e futbollistit, qė nuk do tė vonojė. Ariedo Braida, drejtuesi kuqezi, Ernesto Bonzeti, i dėrguar i Milanit, Perdro de Filipe, menaxher i FIFA-s dhe mik i ngushtė i lojtarit, dhe avokati i Rivaldos, Karlos Arini, kanė diskutuar deri nė orėn 23.15 tė sė mėrkurės. Tė gjitha vėshtirėsitė pėr sa i pėrket transferimit tė Rivaldos te Milani pas lėnies jashtė skuadre nga Barcelona kishin pėrfunduar me kohė dhe ėshtė diskutuar gjatė vetėm pėr disa detaje tė vogla.
    Vėshtirėsia e fundit ishte ajo e kontratės. Arini, nė emėr tė futbollistit tė tij, kėrkonte 6 milionė euro pėr tre vjet. Ndėrsa Milani ishte dakord me shifrėn, por kėrkonte njė kontratė dyvjeēare. Mė pas u gjet njė rrugė e mesme, ndaj Rivaldo do tė luajė te Milani pėr tre vjet, por do tė pėrfitojė 4.5 milionė euro nė sezon, shifėr qė mund tė rritet pėr shkak tė sponsorėve tė ndryshėm qė u afrohen kuqezinjve pas ardhjes sė Rivaldos. Arini, gjatė bisedės pėr tė shtuar sasinė e parave nė kontratė, ka pėrmendur edhe interesimin e Manēesterit pėr brazilian, por mė pas, gjatė bisedės, ėshtė marrė vesh se Aleks Fergusoni ėshtė mė shumė i tėrhequar nga Hernan Krespo. Pas mbledhjes u vendos qė Rivaldo tė vinte nė San Paolo vetėm pėr tė firmosur. Kėtė e ka bėrė tė ditur vetė avokati i tij, Arini. Vetėm ky formalitet ėshtė akti i fundit i transferimit tė bujshėm tė Rivaldos te kuqezinjtė. Nuk ka shėrbyer as ndėrhyrja e Zinedin Zidanes pėr marrjen e Rivaldos nga Reali i Madridit. Zidane kishte thėnė: "Jam gati ta ul rrogėn po mori Reali njė lojtar tė tillė." Por me sa duket, Florentino Perezi nuk ka qenė dakord me kėtė transferim. Presidenti i Realit e mbajti fjalėn dhe e la Milanin tė vepronte i qetė, duke mos e pėrsėritur rastin e bujshmė tė blerjes sė Luis Figos nga Barcelona. Me Realin jashtė lojem pėr Milanin qe mė e lehtė ta mbyllte njė tratativė tė tillė, sepse konkurrentėt e tjerė ishin shumė poshtė emrit tė kuqezinjve.
    Rivaldo kishte vite qė kėrkonte tė vinte nė Itali. Milani e kishte kėrkuar qė nė qershor tė vitit 2000, kur dukej se ai do tė largohej nga Barcelona. Rivaldo, mė pas, kėrkoi tė qėndronte te Barēa dhe rinovoi kontratėn me ekipin katalonjas. Por Milani nuk u dorėzua dhe vetėm katėr ditė pas largimit tė Rivaldos nga Van Gali, Berluskoni ndėrhyu, duke bėrė tė tijin brazilianin.
    Tashmė derbi Milan-Inter do tė jetė edhe derbi i dyshes Rivaldo-Ronaldo. Rivaldo kuqezi dhe Ronaldo zikatėr. "San Siro" ėndėrron qė tani. Detyrėn e vėshtirė tani e ka Anēeloti. Vėrtet qė Rivaldo ėshtė njė kampion i madh, por Milanit nuk i mungojnė kampionėt nė atė rol. Shevēenko, Inzagi e Tomasoni i kanė bllokuar rolet e sulmit dhe Rui Kosta, Sedorf dhe Pirlo janė tre emrat qė mund tė luajnė rolin e fantazistit. Por vendi pėr Rivaldon nuk mungon dhe kjo ėshtė ėndrra mė e madhe e tifozėve kuqezinj, qė Rivaldo tė luajė nė krah tė Rui Kostės, pasi vetė Galiani e ka siguruar portugezin se te Milani ka vend pėr tė dy.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  3. #63
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Guidoliniua pėrqendrim
    Tekniku kuqeblu Franēesko Guidolin nuk ka besim te rezultati 2-0 i arritur nė ndeshjen e parė nė Dall Ara dhe u kėrkon djemve tė tij pėrqendrimin maksimal edhe nė ndeshjen e Bjellorusisė, kundėr Bate Barisovit nė turnin e tretė tė Intertotos: "Historia e futbollit ėshtė e mbushur me surpriza tė tilla dhe kthesa rezultatesh nė kupat e Evropės. Shkojmė tė luajmė me njė skuadėr qė e njohim pak dhe nė njė vend qė nuk e njohim aspak. Nė rast se mendojmė pėr kundėrshtarin tjetėr, do tė pėsojmė njė disfatė tė rėndė." Bolonja shkon nė Bjellorusi me njė tė dėmtuar, pikėrisht pa kapitenin Xhuzepe Sinjori.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  4. #64
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Lacio, mjaft afer shitja e Lopezit
    Fakti qė Lacio do tė luante pa disa nga kampionėt e saj vitin e ardhshėm pėr tė pėrmirėsuar bilancin dhe pėr tė mbushuar arkėn e boshatisur, ishte njė diēka qė dihej. Masimo Kranjoti vazhdon tė mbajė tė mbėrthyer nė kryeqytet Nestėn dhe po mendon pėr shitjen e lojtarėve tė tjerė. Pas tratativave pėr Sorinin dhe Kraspon, duket se njė tjetėr argjentinas do t'i lėrė bardhekaltrit. Bėhet fjalė pėr Klaudio Lopezin. Pėr tė ka ardhur njė ofertė nga Ēelsi dhe klubi i Londrės ėshtė gati tė shpenzojė 25 milionė euro pėr tė dėrguar Lopezin nėn urdhrat e Ranierit. Por pėr tė ulur sasinė e milionave, nė tratativė mund tė futet islandezi Gudjonsen, qė ka kėrkuar tė largohet nga Londra. Njė tjetėr lojtar qė kėrkohet nga Ēelsi ėshtė Dino Baxho, por anglezėt nuk japin para, por kėrkojnė vetėm njė ndėrrim me Ambrozetin. Lacio mbetet e tėrhequr nga paratė nė dorė dhe mund tė shesė Baxhon te Totenhemi, i cili ka bėrė njė ofertė zyrtare pak ditė mė parė.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  5. #65
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Ronaldo-Real vendoset brenda dy ditėsh

    Bisedimet qė do ta ēonin Ronaldon drejt Realit tė Madridit janė nė prag tė pėrfundimit. Nė fakt, sipas disa burimeve tė marra nga shtypi brazilian dhe tė konfirmuara nga agjenti i "Fenomenit", Martins, "merenguesat" dhe zikaltrit, gjatė kėtyre ditėve, do tė nėnshkruajnė marrėveshjen e shumėpėrfolur. Vetė Martinsi konfirmoi edhe se dy klubet janė takuar me njėri-tjetrin pėr tė diskutuar pėr tė ardhmen e brazilianit edhe pėrpara disa ditėsh, ndofta nė Majorka. Strategjia ėshtė gjithnjė e njėjta: Reali pėrgėnjeshtron pėrmes Valdanos qė t'i ketė parashtruar ndonjė ofertė Moratit pėr Ronaldon, por ndėrkohė drejtuesit e Interit dhe Realit vazhdojnė matrapazllėqet rreth tryezės sė rrumbullakėt. Interi nuk ka aspak ndėr mend t'i japė duart Ronaldos, por mosmarrėveshjet e numrit 9 me Kuperin dhe kriza e marrėdhėnieve tė brazilianit me klubin duhet t'ia kenė mbushur mendjen pėrfundimisht Moratit se, tekefundit, shitja e tij nuk do tė pėrbėnte ndonjė dramė. Ndaj pengesa e fundit, me sa duket, mbetet vetėm koha. Reali, nėse ka seriozisht ndėr mend ta blejė Ronaldon, duhet ta bėjė njė gjė tė tillė medoemos brenda 31 gushtit, ēka shkon nė pėrputhje me afatin e fundit tė caktuar nga UEFA pėr federimet e lojtarėve nė Ligėn e Kampioneve. Dhe, duke pėrfituar nga kjo domosdoshmėri e "kėmishave tė bardha", Interi ėshtė duke e zvarritur enkas marrėveshjen, nė mėnyrė qė tė pėrfitojė sa mė shumė euro. Hėpėrhė, oferta ėshtė 50 milionė euro, plus Makelelen. Ndėrkohė, nuk pėrbėn mė asnjė sekret fakti se zikaltrit kanė piketuar si pasardhės tė Ronaldos tek Interi sulmuesin e Parmės, Marko di Vaio. Po vetė Ronaldo, ēfarė thotė? Ai as qė do t'ia dijė. S'i bėhet vonė pėr asgjė, por do vetėm qė kjo ēėshtje tė mbyllet sa mė parė. Por qė synon tė largohet nga Milano, kjo ėshtė e sigurt. Roni e konsideron tė mbaruar "martesėn" me Interin dhe tashmė mezi pret tė transferohet nė Spanjė. Pikėrisht pėr kėtė arsye, u ka lėnė liri tė plotė veprimi agjentėve tė tij, sidomos Martinsit, i cili, siē e pėrmendėm edhe mė lart, ėshtė i gatshėm qė pas pak ditėsh tė pozojė pėrkrah klientit tė tij me fanellėn e kampionėve tė Evropės. Ndaj dhe ekziston pėrshtypja se java e ardhshme do tė pėrcaktojė shumė gjėra. Ndofta nuk do tė mjaftojnė dy ditė qė marrėveshja tė nėnshkruhet, por kjo tashmė ėshtė punė e mbaruar. Kėsisoj, pėrvoja e "Fenomenit" te zikaltrit do tė ketė njė fund tė hidhur.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  6. #66
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Mesfushori francez shpalos ambiciet dhe flet pėr sezonin e tij tė tretė me Interin
    Dalmat: Tė fitojmė pėr presidentin dhe tifozėt
    Megjithėse ėshtė vetėm 23 vjeē, Dalmati ka ndėrruar shumė skuadra pėrpara se tė mbėrrinte nė Itali, nė gjirin e ekipit tė Hektor Kuperit. Gjatė verės u pėrfol shumė pėr njė transferim tė tij te Lacio, nė kuadėr tė bisedimeve qė do tė sillnin Nestėn nė "San Siro", por pas ndėrhyrjes sė presidentit Morati, futbollisti "u blindua", duke u cilėsuar i pashitshėm. Dalmati ėshtė njė mesfushor mjaft i shpejtė dhe teknik, me tipare sulmuese. Nga dinamika e driblimeve tė tij, nga zotėrimi dhe shumė veprime tė tjera me topin, specialistėt e kanė krahasuar me Ronaldon. Por nė Francė ka edhe nga ata qė i varin te Dalmati shpresat pėr tė parė pas disa vjetėsh njė Zidane tė dytė. Gjatė njė interviste qė u transmetua dje nė televizor gjatė emisionit sportiv italian "La Domenica Sportiva", Stefan Dalmati foli pėr sezonin e tij tė tretė me fanellėn zikaltėr.
    - E keni nisur sezonin si mesfushor i qendrės. Si ndiheni nė kėtė rol?
    - Mirė, ėshtė roli ku mund ta ndihmoj mė shumė skuadrėn. Gjatė sezonit tė kaluar, luajta disa ndeshje si anėsor, por kėtė vit trajneri mė tha se donte qė unė tė luaja nė qendėr.
    - Nė Francė thuhet se mund tė jeni pasardhės i Zidanes. Ju ēfarė mendoni?
    - Mendoj se kemi karakteristika tė ngjashme, por unė jam Dalmat, kurse ai ėshtė Zidane. Mė duhet tė punoj dhe tė bėj shumė sakrifica qė tė arrij nivelin e tij. Gjithsesi, shpresoj qė tė paktėn brenda dy-tre vjetėsh tė jem po aq i zoti sa dhe ai.
    - Pas zhgėnjimit tė Francės nė Botėror, shpresoni te thirrja nė kombėtare?
    - Shpresoj shumė qė tė luaj nė kombėtare dhe mezi e pres thirrjen e Santinisė. Disa prej ndeshjeve tė mia tė mėparshme janė ndjekur nga njė vėzhgues i posaēėm i kombėtares franceze. Tashmė gjithēka varet nga unė dhe nga ajo qė do tė bėj me Interin.
    - Flitej pėr njė ndryshim tė mundshėm tė numrit tė fanellės suaj, por nė fund mbajtėt 18-ėn?
    - Mė pyetėn nėse doja 10-ėn, por gjatė kėtyre viteve mė ka ecur mirė me 18-ėn, ndaj parapėlqeva ta mbaj.
    - Sivjet do tė luani kampionatin e tretė me fanellėn e Interit. Cilat janė synimet tuaja?
    - Skuadra qė kemi ėshtė mjaft konkurruese. Dėshira jonė e pėrbashkėt ėshtė qė tė fitojmė kampionatin, pasi ndihemi borxhlinj ndaj vetvetes, ndaj publikut dhe ndaj presidentit, pas asaj qė ndodhi vjet.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  7. #67
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Gjermani flet pėr aventurėn e re italiane me Kievon
    Bierhof: Erdha pėr t'u zbavitur
    Njė nėnkampioni bote te Kievo. Oliver Bierhof, 34 vjeē, ka zgjedhur Veronėn pėr aventurėn e tij tė katėrt nė Itali, pas atyre nė Askoli, Udine dhe Milano, nė radhėt e kuqezinjve. Shtatlarti qė sezonin e kaluar luajti nė Francė me Monakon, ka nėnshkruar njė kontratė njėvjeēare me klubin e presidentit Kampedeli. "Nė radhė tė parė, gėzohem shumė qė ndodhem kėtu, - deklaroi ai. - Mendoj se me pėrvojėn time mund t'i jap diēka mė shumė kėsaj skuadre. Pėr sa i pėrket kontratė sime, nėnshkrova vetėm pėr njė vit, sepse, duke pasur parasysh edhe moshėn qė kam, mendova se ėshtė mė e drejtė kėshtu." Mė pas, Bierhofi e falėnderoi publikisht trajnerin Del Neri. "E falėnderoj sepse qe ai qė e kėrkoi me kėmbėngulje ardhjen time nė "Bentegodi". Ai mė shpjegoi lojėn e skuadrės dhe metodat e punės, tė cilat mė kanė pėlqyer shumė. Dua qė karrierėn time ta mbyll sa mė mirė dhe mendoj se kėtu ekzistojnė tė gjitha kushtet pėr njė gjė tė tillė. Nuk ėshtė e lehtė pėr njė ekip qė njė vit mė parė mbėrriti nga kategoria e dytė, qė sivjet tė konkurrojė si nė kampionat ashtu edhe nė kupat e Evropės. Gjithsesi, unė ndihem i gatshėm pėr tė dhėnė kontributin tim dhe mendoj se do tė zbavitem pa masė. Dua ta ndihmoj sa mė shumė Kievon. Kush mė njeh mirė, e di se jam njė lojtar shumė punėtor. Vjet ekipi u rendit i pesti, sivjet mund tė bėjė edhe diēka mė shumė," - pėrfundoi gjermani.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  8. #68
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Fenomeni" shtyn Mutunė drejt Parmės
    Arritja e mundshme e marrėveshjes mes Ronaldos dhe Realit tė Madridit do t'i hapte dritėn jeshile "valsit" tė njė vargu sulmuesish, qė do tė fillonte me transferimin e pykės sė Parmės, Marko di Vaio tek Interi. Ndėrkohė, verdheblutė, qė tashmė e kanė fjetur mendjen pėr largimin e sulmuesit tė tyre kryesor, kanė filluar bisedimet pėr tė gjetur pasardhėsin e golashėnuesit tė rritur nė radhėt e Lacios, qė ka gjasa tė jetė rumuni Adrian Mutu, i cili me zor po e kapėrdin "ferrin" e kategorisė sė dytė me skuadrėn "mike" tė Veronės, qė edhe sezonin e kaluar u tregua shumė bujare ndaj parmensėve.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  9. #69
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Roberto Baxhios i sekuestrohet topi
    "Roberto Baxhio dhe Luēiano Spaleti janė dy ēamarrokė." Kanė qenė kėto fjalėt e rojes sė njė plazhi, i cili ėshtė detyruar t'iu sekuestrojė topin, ndėrsa ata po luanin futboll-tenis nė Tealro, nė rrethinat e Ēinkue Terres. Trajneri i Udinezes dhe fantazisti i Breshias po dhuronin spektakėl pėr plazhistėt e tjerė, por pėrgjegjėsi i plazhit ėshtė afruar, i ka thėnė diēka futbollistit dhe i ka sekuestruar topin. Gjithēka sipas rregullores. Megjithėse gjyqtari nuk kishte "bluzė tė zezė", Spaleti dhe Baxhio janė njohur qysh tani me rregullat e reja dhe tė rrepta qė do tė aplikohen edhe nė kampionatin e ardhshėm italian, nė kėtė rast nga Kolina me shokė
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Juventus, kampion nė Lega Calcio!
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-05-2005, 08:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •