Lacio: Pas Manfredinit edhe Eriberto
Pas Manfredinit te Lacio do tė mbėrrijė edhe Eriberto. Mungon zyrtarizimi, por, pas firmės sė vėnė nga lojtari mbi kontratėn qė i ėshtė ofruar nga klubi i Kranjotit gjatė muajti maj, kalimi i mesfushorit brazilian tė krahut tė djathtė, nga Kievo te bardhekaltrit, mbetet thjesht njė formalitet. Por pėrpara realizimit pėrfundimtar tė kėsaj marrėveshjeje pritet qė mė parė tė zbuten disi marrėdhėniet mes klubit kryeqytetas dhe atij veronez, qė u kompromentuan disi pas pezullimit tė bisedimeve pėr Manfredinin. Por kjo ėshtė vetėm punė orėsh, kohė qė do tė shėrbejė pėr tė vendosur qetėsinė nė vend pas akuzave pėr pakorrektėsi tė ngritura nga Kranjoti ndaj homologut Kampedeli, nė kuadrin e tri transferimeve mes tė dyja skuadrave, qė parashikonin kalimin e Manfredinit dhe Eribertos te lacio dhe atė tė Pezarezit plus 20 milionė euro te Kievo. Pra problemi kryesor, me sa duket, i ka rrėnjet te paratė, pasi Lacio synonte t'i mbushte arkat me shitjet e disa prej "xhevahirėve" tė saj, si Nesta dhe Krespo nė radhė tė parė, qė, ē'ėshtė e vėrteta, janė ende nė kryeqytet. Duke pėrmendur kėtu se nė fillim edhe vetė Eriberto kishte qenė kundėr mundėsisė pėr t'u transferuar te Lacio, pasi ndihej i joshur nga lajkat e bėra nga Juventusi. Por, pasi Juvja zgjodhi Kamoranezin, amerikanojugorit nuk ėshtė se i mbetėn shumė zgjedhje tė tjera dhe Eriberto dha menjėherė pėlqimin pėr t'u transferuar tek ekipi i drejtuar nga Manēini, duke nėnshkruar me "shqiponjat" njė kontratė deri nė vitin 2007. Tani pritet vetėm qė Cio dhe Kievo tė ngrenė flamurin e bardhė tė paqes
Krijoni Kontakt