Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 69
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198

    Santini-trajneri i ri i Francės

    Jaque Santini u caktua dje trajneri i ri i skuadrės kombėtare tė Francės, duke pasuar Rogere Lemerre, qė u shkarkua, pas eliminimit tė kampiones sė botės, qysh nė turin e parė tė Botėrorit aziatik. Detyra kryesore e Santinisė, qė udhėhoqi sezonin e kaluar Lionin nė tė parin titull kampion nė Francė nė historinė e kėtij klubi, ėshtė tė drejtojė Francėn titullmbajtėse nė finalet e kampionatit europian, qė do tė zhvillohen nė Portugali nė vitin 2004

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198

    Hungaria thėrret Matthaeus

    Lothar Matthaeus mund tė jetė trajneri i ardhshėm i kombėtares hungareze. "Eshtė e vėrtetė, jemi takuar tri herė, ka shpjeguar gjermani pėr 'Bild', por akoma nuk ėshtė marrė ndonjė vendim". Matthaeus, 41 vjeē, sezonin e kaluar ka drejtuar Rapidin e Vjenės, qė e shkarkoi nė maj pėr shkak tė rezultateve jo tė mira. Edhe vetė gjermani ėshtė shprehur se ka dėshirė tė provojė njė eksperiencė si trajner.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198

    Geremi nga Reali te Midėllsbou

    Skuadra e Premier League, Midėllsbrou synon qė tė nėnshkruajė me mbrojtėsin kamerunas tė Realit tė Madridit, Geremi. "Ne jemi tė interesuar qė tė sjellim Gereminė nė Midėsllbrou, bėri tė ditur zėdhėnėsi i klubit nė Premiership, Dav Allan. Ne kemi zhvilluar bisedimet e para me skuadrėn e Realit tė Madridit dhe shpresojmė qė tė flasim sė shpejti dhe me vetė mbrojtėsin Geremi".

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198

    Interi kėmbėngul pėr Kily Gonzalez

    Interi po kėmbėngul pėr pėrfshirjen nė kontingjentin e skuadrės tė mesfushorit-sulmues argjentinas tė Valencias, Kily Gonzalez. Presidenti Masimo Moratti dhe bashkėpunėtorėt e tij kanė paraqitur njė ofertė shumė serioze pėr marrjen e argjentinasit nga spanjollėt: 20 milionė euro dhe sulmuesin nga Sierra Leone, Mohamed Kallon, qė ėshtė nė favor tė largimit nga Italia.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198

    Rio Ferdinand: "Dua tė largohem"

    Rio Ferdinand dėshiron qė tė largohet nga Leeds, pėr hir tė karrierės sė tij. Kėtė e pohoi sot vetė mbrojtėsi i Anglisė. Rio Ferdinand qė pėlqehet nga Manchester United, qė dje nė mbrėmje ka shėnuar njė pėrpjekje tjetėr pėr tė bėrė ta tijin shėrbimin e mbrojtėsit 23-vjeēar. "E ndiej se kam nevojė pėr Champions League, qė do tė mė ndihmojė nė karrierėn time", deklaroi Rio Ferdinand.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198

    Mendieta pranė Barcelonės

    Barcelonės iu hap drita jeshile pėr tė rifilluar pėrpjekjet pėr ta bėrė tė sajin mesfushorin Gaizka Mendieta. Dhe kjo pėr shkak se Valencia ka reduktuar shumėn ndėshkuese nė klauzolėn qė pėrmbante marrėveshja e transferimit tė Mendietės. Basku iu afrua shumė lėvizjes drejt Barcelonės nė qershor, por ēdo gjė u prish pėr shkak tė klauzolės nė marrėveshjen e transferimit.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198

    Thuram s'lėviz nga Juventusi

    Mbrojtėsi francez, Lilian Thuram, do tė qėndrojė dhe pėr sezonin e ardhshėm te Juventusi. Kėtė e konfirmoi dje drejtori i pėrgjithshėm i klubit torinez, Luciano Moggi, nė njė intervistė. "Juventusi ėshtė komplet, Thuram dhe Davids do tė qėndrojnė me ne deri nė fund tė sezonit tė ardhshėm. Mbi kėtė bazė ne kemi njė skuadėr qė do tė arrijė te titulli kampion", pohoi Moggi

  8. #28
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Parma, Dusher nė shėnjestėr

    Aldo Dusher, ėshtė ky emri i lojtarit qė Parma nuk do tė donte t'i rrėshqiste nga duart. Argjentinasi i Deportivo La Korunjės, qė shquhet pėr faullin e shkaktuar ndaj "Djallit tė Kuq", David Bekham dhe tė cilit kjo i kushtoi njė periudhė tė gjatė ndalese pėrpara fillimit tė Botėrorit, momentalisht ėshtė objektivi kryesor milianėve nė merkato. Pasi dėshtuan pėrpjekjet pėr tė marrė Masimo Donatin, qė Milani dhe Karlo Anēeloti nuk duan tė humbasin, doli nė skenė emri i argjentinasit, pėr tė kompletuar pjesėn qendrore tė prapavijės sė ekipit tė Ēezare Prandelit. Dusher-i ėshtė mė tepėr njė tip mesfushori shkatėrrues me tipare mbrojtėse, qė te Parma do tė plotėsonte boshllėkun e lėnė nga largimi i Matias Almeidas. Ndėr tė tjera, Dusher zotėron njė pasaportė austriake dhe kjo do t'i bėnte tė mundur Parmės ta kalonte pa probleme limitin e vendosur mbi jokomunitarėt. Mbėrritja e "Demit" Akunja nė "Riazor" ia ka mbylluar dyert e 11-shes titullare Dusherit dhe Deportivo ėshtė gati ta pranojė zgjidhjen pėr ta dhėnė hua me tė drejtė rimarrjeje.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  9. #29
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Mendieta: Unė, te Barēa? Pse jo!

    Mesfushori spanjoll i Lacios, Gaizka Mendieta, ndodhet vetėm njė hap larg Barcelonės. Lojtari bask, blerja e tė cilit i ėshtė kėshilluar trajnerit holandez, Luis Van Gal, drejtpėrsėdrejti nga presidenti Gaspart, nuk i ka pėrgėnjeshtruar bisedimet me katalanasit, madje ai bėri tė ditur se, po tė ishte pėr tė, do t'i pėrshpejtonte. "Kalimi im te Barcelona do t'i ngrohte tė gjithė, si mua ashtu edhe Lacion e Barcelonėn. Te bardhekaltrit ndihem mirė, por nė Katalonjė mund tė ndihesha akoma edhe mė mirė. Nė njė moment kaq tė vėshtirė pėr futbollin nė tėrėsi dhe pėr mua nė veēanti, rikthimi nė Atdhe mund tė ishte zjgidhja mė e volitshme, gjithnjė nė aspektin personal." Nyje pėr kėtė transferim ėshtė bėrė klauzola qė parashikon pagesėn e njė dėmshpėrblimi ndaj Valencias, nė rast se lojtari blihet nga njė tjetėr klub spanjoll brenda 30 qershorit 2003. Sipas disa burimesh iberike, vetė presidenti Kranjoti do tė kishte kontaktuar me kreun e kampionėve tė Spanjės, Haime Ortin, pėr tė arritur njė marrėveshje qė do ta linte lojtarin tė lirė.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  10. #30
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Pasarella: S'kam faj pėr Parmėn

    Gjatė njė interviste tė gjatė, Daniel Pasarela bėri tė ditur pėr tė pėrditshmen argjentinase "Clarin" se nuk mban pėrgjegjėsi pėr dėshtimin nė Parmė. Ish-lojtari i Fiorentinės dhe Interit, qė u thirr nga kryesia verdheblu pėr tė zėvėndėsuar Renco Ulivierin, u dėbua vetėm njė muaj e gjysmė mė vonė, pėr shkak tė arritjes sė rezultateve tė dobėta. Ja cilat qenė tekstualisht fjalėt e tij: "Nuk mbaj pėrgjegjėsi. Mbėrrita nė zhvillim e sipėr tė sezonit, nuk ėshtė se e kisha ndėrtuar unė atė skuadėr sipas dėshirės sime. Pėrkundrazi, Parma ishte ndėrtuar nga dikush tjetėr dhe mua m'u desh ta drejtoja nė fazėn mė tė vėshtrirė tė sezonit, kur ekipi pėrballoi takimet mė delikate. Natyrisht, mundėsia pėr tė drejtuar nė Evropė mė joshte shumė, por nė brendėsi klubi kishte disa probleme qė prekėn edhe skuadrėn dhe qė nuk mė lejuan tė punoja ashtu siē doja unė". Ėndrra pėr tė drejtuar nė Evropė ka zgjatur sa hap e mbyll sytė pėr Pasarelėn, megjithatė ai pėrfundoi me njė batutė: "Por ama, arrita tė drejtoj njė skuadėr tė kampionatit italian".
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Juventus, kampion nė Lega Calcio!
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-05-2005, 08:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •