Kuper: Morati e di se ēfarė dua
Nė pėrfundim tė takimit miqėsor me Morbenjon, trajneri i Interit, Hektor Kuper, foli pėr ēėshtjen "Nesta". "Merkaton nuk e bėj unė. Mund tė them vetėm se Kristiano Zaneti ėshtė njė lojtar shumė i rėndėsishėm pėr kėtė skuadėr, ndaj mė duhet tė vlerėsoj me kujdes nėse ėshtė e mundur tė mbetemi pa tė. Megjithatė, presidenti e di mirė se ēfarė i kam thėnė. Kėsaj here i dhashė opinionin tim." Ndėrsa pėr sa i pėrket brazilianit Eriberto, ai u shpreh shkurt: "Ėshtė njė lojtar i vlefshėm". Nuk e ka thėnė nė mėnyrė shumė tė qartė, megjithatė, me fjalėt e cituara mė sipėr, Hektor Kuperi la tė nėnkuptohet se nuk e cilėson mė lojtar tė pashitshėm Kristiano Zanetin. Mesfushori i kombėtares italiane ėshtė i vetmi lojtar qė kreu lacial ka kėrkuar nė kėmbim tė Nestės. Kishte qenė pikėrisht vendosmėria e trajnerit argjentinas pėr ta mbajtuar atė te zikaltrit, pasi e konsideronte njė nga pikat mė tė forta tė 11-shes bazė, qė e ka ngadalėsuar shumė ēėshtjen "Nesta". Juvja, qė pėr pak sa s'u duk e humbur, ėshtė kthyer fuqimisht nė hapat e saj pėr qendėrmbrojtėsin e fortė tė bardhekaltėrve. Pas takimit Xhiraudo-Kranjoti, letrat nė tryezė janė pėrzier sėrish, duke e shtyrė kėshtu ekipin zikaltėr qė t'i rishikojė strategjitė e veta. Tani ēėshtja "Nesta" mund tė zhbllokohet pėrfundimisht edhe sepse presidenti i Interit, Masimo Morati, ėshtė gati t'i afrojė Lacios, pėrveē parave, edhe bashkėpronėsinė e mesfushorit francez Stefan Dalmat, qė pėlqehet shumė si nga trajneri Manēini ashtu edhe nga presidenti Kranjoti. Nė pritje qė kjo ēėshtje tė zhbllokohet, Interi po punon pėr tė fuqizuar krahėt e skuadrės. Blerja e Kamoranezit nga ana e Juves u ka hapur rrugėn zikaltėrve pėr tė blerė Eriberton, anėsor i krahut tė djathtė i Kievos. Ndėrkaq, kanė vazhduar bisedimet edhe me Kili Gonzalesin. Valencia ėshtė duke e marrė seriozisht mundėsinė pėr ta ulur ēmimin e argjentinasit, ndaj mund tė arrihet shpejt njė marrėveshje mbi bazėn e 14 milionė eurove, plus njė lojtar interist qė do tė zgjidhet nga klubi spanjoll. Pasi mė parė ishte shumė pranė Juves dhe mė pas pranė Lacios, "xhevahiri" i Kievos tashmė mund tė "zbarkojė" nė Milano, pėr tė veshur fanellėn e Interit. Megjithatė, peripecitė qė paraqet kjo ēėshtje nuk janė tė pakta. Nė radhė tė parė, zikaltrit, nė krahun e djathtė tė mesfushės kanė njė lojtar tepėr tė vlefshėm, Serxhio Konseisaon, i cili hėpėrhė nuk ka shprehur ndonjė dėshirė pėr t'u larguar. Sė dyti, edhe ēmimi i brazilianit pėrbėn njė tjetėr problem. Kievo nuk ka ndėr mend tė bėjė asnjė zbritje nga 12 milionė eurot qė ka kėrkuar, ndėrkohė qė Interi bėn sikur nuk dėgjon nga ai vesh. Ky pazar mund tė zhbllokohej me hyrjen e Nikola Ventolės nė skenė, i cili do tė shkonte nė "Bentegodi" pėr tė plotėsuar boshllėkun e lėnė nga Korradi, qė ka kaluar tek Interi. Ndėrkohė, Interi nuk i ka humbur shpresat pėr tė marrė argjentinasin Kili Gonzales. Morati dhe Kuperi e duan me ēdo kusht. Ata kanė kohė qė e kanė marrė miratimin e lojtarit, por presin qė Valencia t'i ulė pretendimet ekonomike, qė aktualisht janė fiksuar te 20 milionė eurot. Dje amerikanojugori ndodhej nė Valencia, ku iu bashkua ekipit tė saj nė grumbullimin e parė nė kuadėr tė sezonit tė ardhshėm. Megjithatė, brenda kėtyre ditėve, priten zhvillime tė mėtejshme.
Krijoni Kontakt