Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Njė projekt i fortė nė dy gjuhė- Edi Rama

    Njė projekt i fortė nė dy gjuhė


    Edi Rama

    …Pikėrisht falė bashkėpunimit e dialogut tė parreshtur, ajo ēka do tė shihni
    sot nuk ėshtė as njė pamje utopike qė mund tė zgjojė ėndrra tė bėra realitet
    nė Berlin apo Shangai por tė parealizueshme nė realitetin tonė ku, jo vetėm
    mundėsitė e kufizuara tė tranzicionit tonė problematik, por edhe mėsimet e
    historisė e, bashkė me to, karakteristikat fizike tė Tiranės tė mishėruara
    nė njė mozaik stilesh, na diktojnė ecjen e kujdesshme nė kėrkim tė
    origjinalitetit. Paraqitja e sotme nuk ėshtė pra as njė rendje drejt
    zgjidhjeve tė thjeshtėzuara e tė shpejta, tė cilat burojnė prej epėrsisė sė
    frikshme qė, pėr njėmijė e njė arsye, ka aktualisht e do tė ketė edhe pėr
    njė kohė jo tė shkurtėr sektori privat mbi sektorin publik nė Shqipėri -
    zgjidhje pėr tė cilat brezat e ardhshėm do tė na kryqėzonin pa mėshirė tė
    gjithėve ne kėtu me vėshtrimet e tyre kritike. Ashtu sikundėr, pikėrisht
    falė bashkėpunimit e dialogut tė parreshtur, kjo paraqitje nuk ėshtė e
    shkėputur nga nevoja ulėritėse e kohės shqiptare nė pėrgjithėsi, po edhe e
    kryeqytetit tonė nė veēanti, pėr njė zhvillim ekonomik tė qėndrueshėm si
    pasojė e trajtimit tė interesave private jo si interesa qė duhen nėpėrkėmbur
    apo mbivlerėsuar, por si interesa qė duhen orientuar e kthyer nė burime
    zhvillimi tė harmonizuara me interesat publikė.
    Nė kėtė kantier ėshtė folur qysh prej fillimit nė dy gjuhė. Jo nė frėngjisht
    dhe shqip, po nė globalisht dhe nė lokalisht nėse mund tė shprehem kėshtu
    pėr tė shpjeguar se forca e kėtij projekti qėndron tek vizioni sintetik i
    njė Tirane tė re pėr njė shekull tė ri, tė cilin mjeshtrat francezė po e pla
    zmojnė me durim pėrmes fuzionit tė arritjeve e potencialeve tė mendimit
    urbanistik bashkėkohor me tė dhėnat historike, ekonomike, sociale e
    kulturore tė terrenit tonė.
    Ky projekt ėshtė i fortė sepse ngrihet mbi themelet e vėna nė mesin e
    gjysmės sė parė tė shekullit tė shkuar nga Armando Brazini, projektin e tė
    cilit nė fakt e ristarton duke u nisur nga lajtmotivi i Aksit tė
    Pafundėsisė, siē e quajnė historianėt e urbanistikės aksin e Bulevardit
    “Dėshmorėt e Kombit”. Dhe kjo bėhet afėrmendsh jo pėr tė mbjellė nė Tiranėn
    e thashethemeve e tė ligėsisė provinciale rrokaqiej interesash abuzive, po
    pėr t’i dhėnė aksit identitar tė Tiranės Europiane tė Brazinit qoftė njė
    jehonė bashkėkohėsie nėpėrmjet rrokaqiejve dhe qoftė njė shtysė tė re pėr
    nga matanė Stacionit tė Trenit, ku nė mes tė kėtyre dy vijave tė reja
    qiellore do tė lindė Parku i Ri Kombėtar. Mespėrmes tė cilit do vejevijnė
    drejt Durrėsit e mė vonė drejt Europės trenat e shpejtė.
    Ky projekt ėshtė i fortė sepse, mu si nė njė sixhade shumėngjyrėshe figurash
    tė larmishme, nė tė gėrshetohen e mbivendosen historitė, gjurmėt, shenjat,
    objektet dhe hapėsirat e trashėguara sporadikisht pėrgjatė terrenit qė
    pėrfshin kantieri ynė me gjurmė e shenja tė shtruara rishtaz nga mjeshtrat
    francezė si pjesė e ėndrrės sė tė nesėrmes, me objekte qė po lindin prej
    dialogut tė parreshtur nė zbrazėtira tė vrazhda urbane si sheshi i sotėm
    “Skėnderbej” apo me hapėsira tė gjelbėra qė po zbulohen para syve tanė
    matanė gardhesh, shkurresh e muresh mu nė mes tė Tiranės.
    …Ajo ēka dua tė nėnvizoj ėshtė se dy vijat e rrokaqiejve nuk janė as risija
    e vetme dhe as risija mė spektakolare e kėtij projekti. Bile, pėr mė tepėr,
    duke dialoguar gjatė pėrpunimit tė kėtyre vijave sa tėrheqėse aq edhe tė
    rrezikshme nė rast mosharmonizimi me qytetin, ne u bindėm bashkarisht se
    jehona e Aksit tė Brazinit pėrmes kėtyre dy vijave duhet tė fillojė me tė
    kapėrcyer Lanėn drejt Stacionit tė Trenit e jo mė parė. Ēka do tė thotė se
    plot tetė rrokaqiej u hoqėn me guxim nė proces duke sjellė si rezultat edhe
    vendosjen nėn njė status paprekshmėrie tė mėtejshme tė zonave tė ish-Bllokut
    e tė Radiotelevizionit Shqiptar, ku fillimisht kėto ndėrtime tė larta ishin
    parafytyruar si pjesė e planit konceptual.
    Besoj se guri mė i ēmuar i kėtij mozaiku kohėrash e stilesh qė pėrmban
    brenda saj qendra e kryeqytetit tonė do tė jetė parku i madh qė zbulohet pas
    Hotel “Dajtit” dhe qė lidh, me njė vijimėsi tė gjelbėr e plot surpriza nė
    nivele, tematika e bimėsi, Parkun Rinia me Parkun e Namazgjasė. Kėtė
    hapėsirė krejt tė zbrazėt e pa cilėsi qė aktualisht i ngjan njė qilimi tė
    arrnuar dheu e ferrash mbi tė cilin ngrihen Katedralja Katolike, ish-Pallati
    i Pionierėve, Banka Kombėtare Tregtare, Shtėpia Qendrore e Ushtrisė apo
    Kalaja e Tiranės, do ta shohim tė na shfaqet si me magji para syve, e veshur
    nė tė gjelbėr dhe e gatshme qė tė mikpresė mė tė moshuarit e mė tė rinjtė e
    tė kėtij qyteti. Pra falė kėtij plani kryeqyteti do tė ketė Parkun e vet
    Qendror, tė cilin ne dėshirojmė t’ua dorėzojmė qytetarėve brenda kėtij
    mandati tė ri tė qeverisjes sė Tiranės. Me ndėrtimin e kėtij Parku Qendror,
    Tirana do tė fitojė brenda dy vjetėsh njė hapėsirė tė gjelbėr prej 130,000
    m2 mu nė zemėr tė saj dhe mė shumė se 1000 pemė tė mbjella rishtaz nė tė.
    Ndėrsa, e preka edhe mė lart, njė Park i Ri Kombėtar do tė ngrihet matanė
    Stacionit tė Trenit duke i shtuar Tiranės njė mushkėri tė dytė e tė
    shumėnevojshme prej afro 235,000 m2. Mė lejoni tė theksoj se ky park, i cili
    bėri pėr vete Jurinė Ndėrkombėtare dhe u dha arkitektėve francezė epėrsinė
    finale mbi projektin e kolegėve tė tyre gjermanė, nuk ėshtė aq utopik e i
    largėt sa na u duk tė tėrėve nė fillim. Shumatorja e metrave katrorė
    gjelbėrim qė do t’i shtohen Tiranės me kėtė plan nuk mbaron me mbledhjen
    aritmetike tė hapėsirave tė Parkut Qendror me ato tė Parkut tė Ri Kombėtar,
    pasi nė tėrė zonat e riformuluara tė banimit nė tė dy krahėt veriorė tė
    aksit tė Brazinit parashihet krijimi i ishujve tė gjelbėr pėr ēdo bllok
    banimi nė afro 9000 m2 gjithsej.
    Ndėrthurrja e tė shkuarės me tė ardhmen, qė parashihet po ashtu tė
    realizohet nė disa raste tė njė rėndėsie tė dorės sė parė pėr suksesin e
    planit pėrmes njė bashkėpunimi ligjor e transparent mes sektorit publik e
    atij privat, kulmon padyshim me sheshin “Skėnderbej”. Rikthimi i tij nė
    kornizėn braziniane pas shqyerjes perverse pėr shkak tė ndėrtimit tė
    platformės sė Monumentit tashmė tė asgjėsuar tė Enver Hoxhės dhe rimodelimi
    i kėtij sheshi duke u nisur, nga njėra anė, prej gjurmės sė kafenesė sė
    famshme “Kursal” e prej diagonales sė vėshtrimit qė ballafaqon me Kullėn e
    Sahatit ēdo vizitor qė hyn nė Tiranė nga Rruga e Durrėsit, si edhe, nga ana
    tjetėr, prej imperativit kategorik tė kohės qė ky shesh tė jetė i qytetarėve
    e jo i makinave, na e nxjerr Sheshin Skėnderbej nė njė dritė tė re. Nga njė
    shesh pa qendėr e pa fund, ku pėr vite tė tėra vetėm kemi tranzituar me
    makinė apo mė kėmbė mes zbrazėtisė kaotike, diellit ēoroditės, erės sė
    benzinės sė keqe e mungesės sė njė hijeje apo njė librarie a kafeneje pėr tė
    qenė, do tė kemi falė kėtij plani njė qendėr tipike mesdhetare plot njerėz
    qė shoqėrizohen pėrmes alternativave social-kulturore tė ofruara
    rretherrotull. Le tė shpresojmė qė, mė nė fund, pas vulosjes sė kėtij
    projekti, do tė fillojė edhe puna pėr zhdukjen e Gropės famėkeqe mbrapa
    Pallatit tė Kulturės, me tė cilėn ėshtė hapur e kėsisoj, dhėntė Zoti, edhe
    do tė mbyllet simbolikisht njė epokė e tejzgjatur zhgėnjimesh tė hidhura nė
    historinė e kėtij qyteti e nė jetėn e qytetarėve tė tij.
    Por ajo ēka do tė ishte e udhės tė mos mbetej pa u nėnvizuar nė kėtė
    parathėnie tė paraqitjes sė sotme ėshtė se ky plan u gjen vend sallės sė re
    gjysmė rrethore tė Kuvendit, Xhamisė sė shumėpritur nga Komuniteti Musliman,
    Teatrit tė ri Kombėtar, Bibliotekės sė re Kombėtare, Shtesės sė
    Universitetit tė Tiranės si edhe njė sėrė institucionesh tė tjera publike.
    …Po ashtu mė duket e udhės tė nėnvizoj se, mė nė fund, ky kryeqytet, ndoshta
    i vetmi nė botė pa njė librari pėr tė qenė, do tė mund tė ketė jo vetėm
    librarinė e tij tė madhe nė qendėr tė qytetit, po edhe disa ura tė librit
    mbi Lumin e Lanės, ndėr tė cilat njėra do tė jetė njė objekt super high-tech
    qė del si njė degė peme nga Parku Qendror e varet mbi Bulevardin “Zhan d’
    Ark”, duke pushuar nė anėn tjetėr tė lumit.
    Bashkėpunimi me Qendrėn e Studimeve Rrugore tė Transportit dhe Urbanistikės
    pranė Ministrisė franceze tė Infrastrukurės si dhe njė analizė e imėt e tė
    dhėnave nė terren, i kanė ēuar mjeshtrat francezė nė pėrfundimin se jo vetėm
    kjo zonė e Tiranės duhet tė privilegjojė kėmbėsorin mbi makinėn, por edhe se
    qarkullimi me makinė nė tė nuk duhet tė favorizojė shpejtėsinė e lėvizjes.
    Njė numėr i konsiderueshėm parkimesh nėntokėsore, afro 6000 vende parkimi
    publike dhe 12000 private parashihen si njė mundėsi e re pėr tė ēliruar
    rrugėt e kėsaj zone nga mbingarkesa me makina qė vijnė rrotull pėr njė vend
    parkimi e pėr t’i dhėnė mundėsi zhvillimit tė gjelbėrimit nė hapėsirat mes
    blloqeve tė banimit.
    Kur krahasova mė lart kėtė plan me njė sixhade tė thurrur plot fantazi e
    ngjyra nuk u nisa nga nevoja pėr tė pasuruar fjalėn time me njė efekt mė
    shumė. Sepse ky plan inteligjent nuk ėshtė thjesht njė panoramė e bukur
    dixhitale, por njė instrument i ēmuar nė duart tona pėr ta thurrur
    shkallė-shkallė edhe nė realitet, mu si njė sixhade, kėtė ėndėrr europiane.
    Duke filluar nga puna menjėherė pas aprovimit tė maketit.
    Pra vėrtet ky ėshtė njė plan qė parashihet tė jetėsohet nė pėrreth 30 vjet,
    por ky nuk ėshtė si ato plane qė presin njė tė ardhme abstrakte pėr t’u bėrė
    realitet. Njė tė ardhme qė zakonisht nuk vjen kurrė.
    .…Ky plan ėshtė sfida jonė e pėrbashkėt pėr tė lėnė pas njė vepėr madhore qė
    do tė bėjė padyshim historinė e kėtij shekulli nė qytetin tonė.
    Ju ftoj tė gjithėve tė kontribuojmė nė shkrimin e kėsaj historie qė fati e
    desh tė kalojė nga ne.
    Nė varėsi tė mėnyrės sesi do ta trajtojmė kėtė fat, ne do tė mbahemi mend si
    ata qė e jetėsuan apo si ata qė e dėshtuan Tiranėn e ėndėrrt qė pas pak
    ēastesh do tė filloni ta shikoni nė ekranin e njė parafytyrimi sa kurajoz aq
    edhe realist. Punė tė mbarė.



    22/02/2004
    KATEGORIA: Analiza
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvini thote mes tjerash :

    ------
    Besoj se guri mė i ēmuar i kėtij mozaiku kohėrash e stilesh qė pėrmban
    brenda saj qendra e kryeqytetit tonė do tė jetė parku i madh qė zbulohet pas
    Hotel “Dajtit” dhe qė lidh, me njė vijimėsi tė gjelbėr e plot surpriza nė
    nivele, tematika e bimėsi, Parkun Rinia me Parkun e Namazgjasė. Kėtė
    hapėsirė krejt tė zbrazėt e pa cilėsi qė aktualisht i ngjan njė qilimi tė
    arrnuar dheu e ferrash mbi tė cilin ngrihen Katedralja Katolike, ish-Pallati
    i Pionierėve, Banka Kombėtare Tregtare, Shtėpia Qendrore e Ushtrisė apo
    Kalaja e Tiranės, do ta shohim tė na shfaqet si me magji para syve, e veshur
    nė tė gjelbėr dhe e gatshme qė tė mikpresė mė tė moshuarit e mė tė rinjtė e
    tė kėtij qyteti. Pra falė kėtij plani kryeqyteti do tė ketė Parkun e vet
    Qendror, tė cilin ne dėshirojmė t’ua dorėzojmė qytetarėve brenda kėtij
    mandati tė ri tė qeverisjes sė Tiranės.

    -------


    Koment..

    Edvini po projekton mbi pronen e tjeter kujt..

    Gjith kjo zone qe ai permend eshte PRONA PRIVATE e FAMILJES TOPTANI..KRIjuesve te Tiranes.. dhe Edvini ska asnje te drejte te fuse aty hundet me mafien e tije..

    Nje pusht nga m-uti semes paska te drejte te ndertoj grataciela ne ish Bllokun qe duhej ruajtur si oaz gjelberimi e ne lulishten ku dikur ishte nje kend lojnash apo te ish fusha zeze tek treni ku gjithashtu jane ngritur grataciela..ose ne lulishten rreth ish ekspozites kineze qe e ben beton 20 katesh.. e Familja Toptani ku ben pjes dhe LEKA ZOGU duhet te rrijne ala si refugjate rrugve..

    Projektet e Edvin Nanos jane Vjedhje..

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  3. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  4. Histori mbi Urbanistiken dhe Arkitekturen.Qyteti Tiranes
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 18:47
  5. Tirana, si qytet i qytetareve dhe kryeqytet i pushtetareve
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2004, 04:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •