Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet nė Bllog
    22

    Solana:

    Pėrfaqėsuesi i Lartė i BE-sė pėrfundon vizitėn e tij nė Kosovė

    Solana: BE-ja, 100 milionė euro pėr Kosovėn

    Bashkimi Evropian do t'i ofrojė mbėshtetje politike dhe ekonomike Kosovės nė rrugėn e saj drejt plotėsimit tė standardeve, ka thėnė dje gjatė vizitės sė tij tė paralajmėruar prej kohėsh nė Prishtinė, pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė pėr Sigurinė dhe Politikėn e Jashtme, Havier Solana.

    Solana i ka bėrė kėto komente pas takimit tė zhvilluar me Presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova. Pėrfaqėsuesi i lartė i BE, qė nė fillim tė bisedės ka shprehur "kėnaqėsinė e veēantė qė ka njohur anėtarin e nderit tė Parlamentit Evropian nga Kosova, Ibrahim Rugovėn, dhe me tė e ka analizuar progresin, i cili vėrehet nė ēdo hap nė Kosovė". Unė kam insistuar te Presidenti Rugova qė institucionet e Kosovės tė angazhohen shumė seriozisht nė pėrmbushjen e standardeve, tha mė tej Solana, duke theksuar se BE-ja do tė jetė tėrė kohėn mbėshtetėse e procesit implementues: "Nė emėr tė Bashkimit Evropian, unė i kam treguar atij se ne do tė vazhdojmė me mbėshtetjen tonė, jo vetėm politike, por edhe mbėshtetje ekonomike, pėr ēka do t'iu ndajmė dhe 100 milionė euro pėr procesin e pėrmbushjes sė standardeve", theksoi Solana. Ndėrkohė, theksoi ai, gjatė kėtyre viteve tė fundit, Bashkimi Evropian ka shpenzuar nė Kosovė njė shumė prej rreth 900 milionė euro, si ndihmė pėr Kosovėn, tha ai. Duke pasur parasysh se sivjet nė Kosovė do tė mbahen edhe zgjedhjet e lira, unė i sugjerova zotit Rugova, qė lidershipi kosovar tė pėrqėndrojė tėrė energjinė nė plotėsimin e standardeve, tha ai mė pas, nė mėnyrė qė zgjedhjet tė mos ndikojnė nė kėtė proces. Me plotėsimin e standardeve, pohoi Solana, BE-ja nuk nėnkupton njė status tė caktuar pėr Kosovėn, por nėnkupton fillimin e definimit tė kėtij statusi, dhe cilido qė tė jetė ai, duke i pėrmbushur standardet, Kosova, sipas tij, do tė ishte pjesė e njė Evrope tė integruar. Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, nga ana tjetėr, tha se e kishte njoftuar Solanėn pėr arritjet nė Kosovė, si dhe rėndėsinė e vazhdimit tė procesit tė privatizimit. Pėr sa i pėrket ēėshtjes sė standardeve, Rugova tha se njė pjesė e tyre ėshtė plotėsuar qė tashmė, kurse tė tjerat, do tė plotėsohen nė vijim, siguroi ai.

    "Ne do tė vazhdojmė me plotėsimin, pėrmbushjen e standardeve. Njė pjesė e kemi pėrmbushur, ndėrsa ato duhet tė vlerėsohen. Dhe, gjithsesi, ne do tė punojmė sė bashku me UNMIK-un si partnerė nė kėtė plan dhe nė zhvillimin e Kosovės", tha Presidenti Rugova, i cili edhe kėtė herė pėrsėriti qėndrimin e tij, se njė Kosovė e pavarur dhe e integruar nė tė gjitha strukturat euro-atlantike, do ta qetėsonte tėrė rajonin. Ndėrsa nė lidhje me dialogun Prishtinė-Beograd dhe implikimeve tė mundshme qė rrjedhin prej tij, tashmė me pėrfshirjen e socialistėve nė qeverinė e Serbisė, Rugova tha se ky fakt gjithsesi nuk do tė ketė ndonjė efekt tė veēantė, ndėrkohė qė Solana u shpreh se dialogu, si njė prej standardeve qė duhet tė pėrmbushen, pėr Prishtinėn ėshtė i domosdoshėm qė tė mbahet. Mė pas, zoti Solana ėshtė takuar dhe me kryeparlamentarin Nexhat Daci, me liderėt e partive politike kryesore nė vend, Hashim Thaēi i Partisė Demokratike (PDK) dhe Ramush Haradinajn tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK). Solana ka pasur edhe njė takim me pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės, pas tė cilit ai ėshtė shprehur se u ka sqaruar atyre rėndėsinė e pjesėmarrjes nė procesin e standardeve, duke u ofruar dhe 12 milionė euro si ndihmė konkrete financiare, pėr kthimin e tė zhvendosurve, por nė fund, theksoi ai, serbėt vetė duhet tė vendosin pėr kėtė ēėshtje.

    Ndėrsa Oliver Ivanoviē, tha se pjesėmarrja e serbėve nė procesin e standardeve duhet tė ndėrlidhet me rolin e posaēėm tė serbėve nė grupet e punės, duke sqaruar para gazetarėve, se pavarėsisht insistimeve tė Solanės, liderėt serbė nuk kanė vendosur ende, nėse do tė jenė pjesė e kėtij procesi tė nisur.



    BE: Pėrkrahje perspektivės evropiane tė Kosovės

    Nė mbledhjen e fundit tė ministrave tė Jashtėm tė BE-sė, nė Bruksel, shefat e diplomacive evropiane i kanė dhėnė mbėshtetje tė plotė planit pėr pėrforcimin e pėrkrahjes sė BE nė zbatimin e standardeve pėr Kosovėn dhe pėr "perspektivėn e saj evropiane", pėrfshirė kėtu edhe fillimin e "partneritetit tė veēantė evropian" pėr Kosovėn. Planin e ka hartuar pėrfaqėsuesi i lartė i BE, Havier Solana. Kosova, me rastin e aprovimit tė raportit vjetor pėr procesin e stabilizimit dhe tė asociimit pėr secilin nga shtetet e Ballkanit Perėndimor, muajin e ardhshėm, pėr herė tė parė do tė pėrfshihet si tėrėsi e veēantė. Ajo do tė jetė e inkuadruar nė aksionet kryesore tė BE nė rajon, do tė marrė pjesė nė marrėveshjet rajonale multilaterale dhe nė instrumentet dhe programet e reja tė BE, ku BE e pėrfshin Ballkanin Perėndimor. BE do tė ofrojė ndihmė tė veēantė nė aftėsimin e pushteteve lokale nė Kosovė, dhe "sipas nevojės, tė sigurohet pėrfaqėsimi i Kosovės nė mbledhjet nė nivel tė lartė dhe ministror tė BE, qė organizohet pėr rajonin e Ballkanit Perėndimor". Gjithashtu thuhet se fillimi i procesit politik, lidhet ngushtė me zbatimin e standardeve".

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Solana ka propozuar njė partneritet evropian pėr Kosovėn para ministrave tė BE-sė

    Solana ka propozuar njė partneritet evropian pėr Kosovėn para ministrave tė BE-sė
    Bruksel, 24 shkurt - Nė Bruksel po i zhvillon punimet takimi dyditor i ministrave tė jashtėm tė Bashkimit Evropian. Ndėr temat qė u diskutan ditėn e parė ishte edhe Ballkani dhe kryesisht pėr zhvillimet e fundit nė Kosovė dhe Serbi. Bėhet e ditur se ministrat e jashtėm tė vendeve tė BE-sė kanė kėrkuar angazhim mė tė madh nga vendet e BE-sė pėr t'i ndihmuar institucionet e Kosovės nė ēėshtjen e standardeve.
    Shefi i Politikės sė Jashtme tė BE-sė Havier Solana nė kėtė takim ka paraqitur njė raport tė posaēėm kushtuar situatės nė Kosovė. Ministrat theksuan se politika e OKB-sė nė implementimin e standardeve dhe udhėzimin e BE-sė tė promovojė perspektivėn evropiane pėr Kosovėn dhe qė ta pėrforcojė dhe pėrfaqėsojė nė mėnyrė paralele tė njėjtin proces.
    Me kėtė rast u pėrkrah nė tėrėsi synimi i shefit tė UNMIK-ut Hari Holkeri qė tė prezentojė planin pėr implementimin e standardeve.
    Ministsrat e
    Bashkimit Evropian kanė pėrshėndetur dhe mirėpritur kėtė raport tė Havier Solanės dhe u kanė bėrė thirrje institucioneve pėrkatėse tė BE-sė qė tė shqyrtojnė propozimet e tij dhe nė bazė tė tyre tė marrin vendimet e duhura. Ministrat kanė nėnvizuar se pėrmbushja e standardeve nė Kosovė dhe pėrpjekjet pėr promovimin e perspektivės evropiane pėr Kosovėn janė elemente pėrforcuese tė njė procesi tė njėjtė. Nga ana e tij, Solana ka propozuar edhe njė partneritet evropian pėr Kosovėn, duke nėnvizuar se perspektiva e integrimit tė Kosovės nė Bashkimin Evropian sikur dhe pjesėt e tjera tė rajonit tė Ballkanit, ėshtė esenciale pėr stabilitetin afatgjatė tė rajonit. Havier Solana nesėr do tė vizitojė Kosovėn ku do tė pėrcjellė tė njėjtat porosi pėr plotėsimin e standardeve nė Kosovė.
    Ky raport u paraqit nė prag tė vizitės sė Solanės nė Kosovė, ku ai do tė zhvillojė bisedime me pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės. Zyrtarėt nga nga kabineti i tij kanė bėrė tė ditur se Solana gjatė ditės sė sotme nė Prishtinė do tė inkurajojė kosovarėt qė ata tė merren me implementimin e standardeve dhe tė kėrkojė nga ata qė tė vazhdohet me procesin e negociatave me Beogradin pėr ēėshtje praktike, pavarėsisht nga trazirat politike qė aktualisht sundojnė nė Serbi.
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Vahabistėt nė Kosovė
    Nga Traboini nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 17:43
  3. Uahabizmi i pėrhapur edhe nė Kosovė
    Nga RTP nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:08
  4. Nė Kosovė nuk ka konflikt fetar
    Nga StterollA nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-08-2004, 13:22
  5. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •