Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Ndryshime ne Politiken Europiane dhe ndikimi ne marredheniet me Ameriken

    Sot ne Spanje zgjedhjet tregojn se ka nje tendence te madhe rreth partise Socialiste ne vend, sidomos mbas atentateve te fundit. Ne Gjermani Socialistet jane ne krye, ndersa ne Itali spektri i majte eshte gjithmone me ne fuqi. Ne France si te djathte e si te majte jane kundra politikes qe kryhet nga Shtetet e Bashkuara.

    Cfar mund te sjellin keto ndryshime politike ne Europe ne marredheniet me SHBA-ne duke patur parasysh qe Socialistet e Europes jane ose skeptik ndaj marredhenieve me Ameriken ose nuk i aprovojn fare politikat e saja te jashtme?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Spanjė: Socialistėt fitojnė nė zgjedhjet kombėtare
    15 mars 2004 2:35 UTC

    Nė zgjedhjet e tė dieles, vetėm tri ditė pas shpėrthimeve terroriste nė Madrid qė shkaktuan vdekjen e 200 vetave, qytetarėt spanjollė votuan kundėr partisė nė pushtet.
    Pas numėrimit tė thuajse tė tė gjitha votave, del se socialistėt fituan ndaj Partisė Popullore konservatore nė pushtet, duke siguruar 43 pėrqind tė votave. Konservatorėt u radhitėn nė vend tė dytė me 38 pėrqind.

    Kreyeministri i zgjedhur, Hoze Luis Rodriguez Zapatero, e filloi fjalimin me rastin e fitores sė partisė sė tij, duke kėrkuar mbajtjen e njė minut heshtjeje pėr viktimat e sulmeve terroriste tė javės sė kaluar.

    Ai tha se lufta kundėr terrorizmit do tė jetė pėrparėsia e tij e menjėhershme dhe premtoi se do t’i bashkojė tė gjitha partitė politike tė vendit nė kėtė luftė.

    Ndėrkohė sipas njoftimeve tė djeshme, njėri nga tre marokenėt e arrestuar nė lidhje me shpėrthimet e ditės sė enjte, kishte lidhje me njė person tė akuzar si udhėheqės i al-Kaidės nė Spanjė. I dyshuari, Xhamal Zugami, ishte pėrmendur nė aktpadi vitin e kaluar si pasues i Imad Yarkasit, i cili u akuzua vitin e kaluar pėr veprimtari terroriste.

    Po tė dielen, autoritetet gjetėn njė videokasetė pranė njė xhamie tė Madridit, nė tė cilėn njė burrė i paidentifikuar pretendon se al-Kida mban pėrgjegjėsinė pėr shpėrthimet e sė enjtes.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Shume njerez me duket se po e shikojne si "mode" kete anim tek socializmi... hapi i pare drejt komunizmit. Eshte monotonia, merzitja, zhgenjimet (prej shperthimeve terroriste) me menyren si gjerat jane drejtuar sot qe i shtyn... plus edhe idea terheqese e rebelimit ose njeriu qe qendron jashte turmes. Me qe ne kete rast shumica po ndihet keshtu, nuk quhet me rebelim.

    S'eshte edhe aq per t'u cuditur. Fundja, rrobat qe ishin ne mode ne vitet 70 po vijne serish ne qarkullim.

    Cfare ndryshimesh politike mund te sjellin ne Europe? To be continued neser ne mengjes.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Shkoj gjenrali Franko(Aznari) nga jeta poltike e Spanjes,por i poshtruar nga aktet e dhunes qe solli ne kete vend sikur Frankoja ne kohen e Republikes se Spanjes.
    Te shohim si do zhvillohen ngjarjet me pa.

  5. #5
    ABC Maska e bicjani
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    poshte gjallices
    Postime
    130
    Te mos ngaterrojme socializmin e spanjes me ate te shqiperise.
    Keta te tonet jane pjelle e komunizmit..Kurse socializmi ne spanje eshte ndryshe apo jo?
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........

  6. #6
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Faktikisht nuk pritej kjo fitore e Zapateros.
    Te gjitha sondazhet e bera e nxjirrnin Mariano Rajoin (perfaqsuesin e PP) fitues.
    Mirepo atentati ne Madrid i ndryshoi te gjitha.
    Vec te shihnit Aznarin, sa nuk qante..mire t'i behet e futi vendin ne nje lufte pa llogjike.
    Gjeja e pare qe premtoi Zapatero eshte qe trupat ushtarake spanjolle ne Irak do te kthehen para 30 qershorit..
    Qeverisja e socialisteve, spanjolleve u ka lene shije te hidhur pasi Gonzales e la Spanjen ne difiēite te medha, megjithate ky Zapatero eshte i ri dhe mendojne se do punoje mire.
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Dicka e frikshme ndodhi ne Spanje kete week-end qe lame. E frikshme nuk ishte akti terrorist i humbjes se jetes se njerezve te pafajshem pasi nuk eshte i pari, nuk do te jete as i fundit.

    Akti me i frikshem ne keto zgjedhje eshte permbysja e rezultatit te zgjedhjeve ne Spanje nga nje akt terrorist qe shume mire mund te jete nje akt terrorist i planifikuar nga Al-Qaeda. Votuesit spanjolle rane pre e naivitetit te frikshem franko-gjerman se Terrorizmit Islamik i hapet rruge dhe nuk i kundervihesh duke e shkulur me rrenje, por duke e paqetuar duke e injoruar nje kercenim te tille.

    Spanjollet kujtojne se Terroristet do ta lene spanjen rehat tani qe hoqen Aznar, nje prej zerave kryesore ne Europe ne luften kunder terrorizmit, dhe zgjodhen nje socialist qe gjeja e pare qe do te beje eshte terheqja e trupave spanjolle nga Iraku.

    Spanjollet kane per te mesuar vetem pasi ta pesojne serrisht se terrorizmi islamik nuk eshte nje kercenim vetem per amerikanet por per mbare boten e qyteteruar dhe gjarprit asnjehere nuk i hapet rruga, por i shtypet koka.

    Ky mentalitet nuk eshte nje mentalit spanjoll, eshte nje mentalitet evropian qe eshte me i frikshem se nje akt terrorist. Vetem atehere kur terroristet te hedhin Kullen e Eifel ne ere do te mesojne francezet se cdo te thote lufte kunder terrorizmit. Deri atehere le te flene duke pare enderra me sy hapur se terroristet kane ne shenjester amerikanet e britaniket dhe jo francen e gjermanine.

    Edhe pse kane kaluar gati 70 vjet nga lufta e dyte boterore, evropianet ende nuk kane bere divorc me naivitetin e tyre tradicional: "Hitleri pushtoi Polonine, por nuk ka per te pushtuar Francen! Ai do vetem te mbledhi gjithe gjermanet ne nje shtet."
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Postuar mė parė nga bicjani
    Te mos ngaterrojme socializmin e spanjes me ate te shqiperise.
    Keta te tonet jane pjelle e komunizmit..Kurse socializmi ne spanje eshte ndryshe apo jo?
    Sigurisht qe ky lloj socializmi eshte ndryshe nga ajo qe kemi njohur ne. Ata te Spanjes jane kapitaliste. Mendoj se nuk do shikojme shume ndryshime politike ne Europe ne marredheniet me SHBA-ne. Njerezit jane prekur direkt nga terrorizmi atje. S'kane per te ndaluar se mbeshteturi Ameriken komplet. Sidomos kur kane te njejtat synime (hakmarrje, barazim, ndeshkim, etj. etj.... verjani emrin si te doni!)
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Albo,
    sikur the ne shkrimin e pare qe prioritet i partise do jete lufta kunder terrorizmit. Me then te drejten u cudita pak se une dija te kunderten... megjithate me kete shkrimin e fundit e the tamam sic eshte puna... dmth nje lemsh i madh. Kaos.

    Eshte per tu ardhur keq se cfar behet me keto sulme, sepse edhe ne Itali duan qe te bejn ndryshime, kujtojn se do i lejn rehat. Ata edhe Francen qe qe kundra luftes ne Irak duan qe ta sulmojn.

    Sot ne shesh kishin dalur rreth 2 milion veta ne gjith ate shi. Manifestimi me i madh i te gjitha koherave ne Spanje. Sulmi ndodhi ne 11 Mars 2004, fiks 2 vjet e gjysem me vone se 11 Shtatori 2001 ne New York ndaj Kullave Binjake ku vdiqen rreth 3000 vete.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Postuar mė parė nga bicjani
    Te mos ngaterrojme socializmin e spanjes me ate te shqiperise.
    Keta te tonet jane pjelle e komunizmit..Kurse socializmi ne spanje eshte ndryshe apo jo?
    Tė gjitha partitė politike nė Shqipėri,pjellė e komunizmit janė.
    Cila bėn pėrjashtim nga kjo e VĖRTETĖ ,Bicjan??!!
    ADMINISTRATOR

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •