Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50

    Re: ...

    O trim! Te kam neglizhuar gjithe keto dite sepse keto qe thua nuk meritojne pergjigje. Meqe nuk iu gjendka deshira njeriu te diskutoje per ato qe pyes, hajt se po merrem me ty (me sa duket, te tjereve u interesojne me shume qente e vrare nga presidenti).

    A s'te duket se ne kemi ikur nga Shqiperia mu per te njejten arsye per te cilen edhe zonjusha Mjellma u ankua?

    Jo, hic fare! As qe me duket se jemi larguar per te njetat arsye (kujdes se nuk me dukesh nga ata qe u kerkon thelbin gjerave e une s'po merrem me thelbin).

    A nuk e di se ne kemi ikur se mbi koke e kemi pasur dike qe me shpate na ka treguar se si te frymojme e cka te mendojme e per se te enderrojme

    Jo vallai as e kam idene per cfare e ke fjalen:P.

    mu sikurse ti qe rri me shkop ne dore ketu e tregon se cili "territor" paska vuajtur me shume e e ditka se nga kush paska vuajtur, e se kush paska ikur me vize e kush pa te?!

    Ku e pe ti qe une tregokam se kush vend paska vuajtur me shume. Or trimosh! DI TE LEXOSH TI APO JO?
    Po me Enverin nga e gjete te me krahasosh xhanem?


    i][O burre, s'te duket palidhje kjo qe e ben? [/i]
    Jo nuk me duket pa lidhje, bile me duket me shume lidhje. Po c'ti besh cunakerve si puna jote qe kujtohen vetem diten e flamurit se ku kane lindur e marrin zjarr si pushka e jevgut?
    Me shume pa lidhje ne fakt me duket kjo qe ben ti! Pse ne dore tende mbeten te lidhen gjerat?
    Nese te duket vetja patriot mundohu te besh patriotizma jo te kritikosh ata qe s'te duken patriote sot. Po ti do rritesh o trim, e neser mbase i sheh gjerat me nga larg.
    .

    Me vuri ne mendime ky trimi o forumsa. Vertet te jene pa lidhje ato qe kam dashur te them andej nga fillimi? Si thoni?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kalemi : 08-09-2002 mė 02:55

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e TRIMI
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Postime
    22

    Re: Re: ...

    Me duket interesante te pergjigjem pak ne keto thenie tua fantastike...

    Postuar mė parė nga kalemi



    [b]Jo, hic fare! As qe me duket se jemi larguar per te njetat arsye (kujdes se nuk me dukesh nga ata qe u kerkon thelbin gjerave e une s'po merrem me thelbin).
    Une se di se per cilen arsye ke ikur ti. Te ka shtyer shterngesa ekonomike, ndoshta gjendja politike apo frustrimi me ate qe quhej Shteti i Bunkereve apo edhe periudha e Shtetit te Piramidave. Arsyet mund te jene nga me te ndryshmet. Por, nje gje po e verej gati si gjithmone: Cila do qe te jete arsyeja, sigurisht se ka qene me e shendoshe se enderra e jote...


    Jo vallai as e kam idene per cfare e ke fjalen:P.
    Idene se ke sepse te mungon aftesia e gjykimit te drejte te kultures se nje periudhe, dhe pershkrimit te se drejtes njerezore te nje periudhe tjeter. Nese sadopak ke jetuar (si i rritur) ne Shqiperi, e di se e kam fjalen per "Ideatoret e Partise" te cilet na kane ndaluar te mendojme, dashurojme e madje te shohim enderra! Apo mos je ti njeri nga ta e cuditesh pse mendokam keshtu? Se di...

    Ku e pe ti qe une tregokam se kush vend paska vuajtur me shume. Or trimosh! DI TE LEXOSH TI APO JO?
    Po me Enverin nga e gjete te me krahasosh xhanem?
    Mu aty ku ti ia ndale hovin zonjushes Mjellma duke i thene se ketu flitet vetem per Shqiperine...(te duket Shqiperi vetem ai territor ku shtrihen kufinjte administrative te shtetit shqiptar?!)



    Jo nuk me duket pa lidhje, bile me duket me shume lidhje. Po c'ti besh cunakerve si puna jote qe kujtohen vetem diten e flamurit se ku kane lindur e marrin zjarr si pushka e jevgut?
    Me shume pa lidhje ne fakt me duket kjo qe ben ti! Pse ne dore tende mbeten te lidhen gjerat?
    Nese te duket vetja patriot mundohu te besh patriotizma jo te kritikosh ata qe s'te duken patriote sot. Po ti do rritesh o trim, e neser mbase i sheh gjerat me nga larg.
    .
    Mbase do flasesh me lidhje por sic duket kuptimi i yt i lidhjeve qenka dicka krejt ndryshe. Patriotizmi nuk eshte ideja e jote e vockel qe shfaqet ne nje Forum ku ne dite hyjne hic me shume se 100 veta , dhe ku se ke as nje emer tendin me te cilin identifikohesh. Nuk besoj se eshte patriotizem qe ketej te shkruash fraza "atdhedashese" e atej te mendosh se si do ti ikesh taksave kur ta hapesh dyqanin e garderobes italiane...


    Trimi
    Je fajtor para tė gjithėve me faktin se ke mujtė me qenė i vetmi fanar n’errsķn, e ti nuk ishe.

  3. #23
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Politika.

    Arsyet qe ikin njerezit nga shqiperia jane:

    1-Ceshtja Ekonomike
    2-Ceshteja e Siguris se jetes
    3-Frika e kthimit te KOMUNIZMIT
    4-Politik e eger percarese e ndjekur ne vend.
    5-Papunesia
    6-Ska Drita
    7-Ska Uje
    8-Ne kerkim te nje jete me te mire

    Do te me duheshin dite te tera te shkruaja arsyet, por dua tju them se kthehem ne memedhe se shpejti, ata persona qe kane ikur nga shqiperia familjarish si zorr te kthehen, dhe me vjen keq se jane nga familjet me model dhe jane shumica krahu i djatht i politikes shqiptare.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869

    PERSE IKEM NGA SHQIPERIA ...

    Ikem qe te shohim boten perendimore..

    Te mesojme ne universitetet me te mira te botes..

    Te behemi me te vlefshem profesionalisht..

    Te kemi me shume mall per atdheun tone...

    e...

    Nje dite te kthehemi e te ndertojme "Shqiperine" (kudo ku gjendet), duke sjelle me vete vlerat me te mira e me te medha te e me te bukura te te gjithe botes...

    P.S. Kete harrojne ndonjehere shqiptaret.. por nejse durim, te gjithe do ta kuptojne nje dite se guri eshte i rende vetem ne vend te vet...

    pershendetje,
    huggos

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    Pse ikem nga Shqiperia?

    Te mos na rrjepi Qeveria,

    te mos na vrasin kojshia,

    te mos na mbloj padituria,

    e te mos na shkoj kot rinia.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armando2001 : 14-09-2002 mė 14:07
    Live and let live!

  6. #26
    alvi
    i/e ftuar
    Pse ikem nga Shqiperia?
    Se na doli llotaria!

    Edhe poet jom bo kto kohet e funit, papapapa. (lol)

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    Une nuk jame per ngjyra partishe ose feshe por jam per nje realitet te cilin besoj se e shpjegon shume mire Kallmeti,alvi,dhe THe Dardha, dhe gjithashtu po shtoj diēka nga vetja te gjithe ata qe jane jashte Shqiperise duan te kthehen dhe te gjithe ata qe jane brenda duan te largohen. Pse?! Te gjithe poetet dhe atdhetaret e kohes se Rilindjes Perpiqeshin per te miren e Shqiperise nga jashte, ndersa te gjithe armiqte e Shqiperise ishin shtruar kembekryq ne sofren tone qe quhet Shqiperi e Madhe. Ky term tremb armiqte qe jane shtruar dhe sote kembekryq ne Shqiperi! A i di ndonjeri se ēfare partie kane?!
    instruktori

  8. #28
    alvi
    i/e ftuar
    Pse ikem nga Shqiperia?
    Se na i mori ment rakia.
    lol

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    france
    Postime
    1
    Pershendetje Kalem.
    Ne rradhe te pare deshiroj te te pergezoj per temen shume me vlere qe ke hapur dhe qe shpresoj se do te terheqe shume njerez ne debat.
    Jam absolutisht dakord me ty kur thua se para se te bejme pyetjen se a do te kthehemi ne shqeperi duhet te analizojme shkaqet e largimit. Por kam pershtupjen(mbase gabohem) se ti(ju) e trajton problemin duke u influencuar nga pikepamjet politike(te djathta ne rastin tend). Tema eshte me te vertete interesante por mos harro se ikja masive e Shiptareve nuk ka filluar nje vit me pare as 5 vjet me pare kur ne pushtet erdhen socialistet (jo komunistet) por ku fenomen tragjik filloi para renies se rregjimit ne 1990-1991. Shume arsye i shtyn njerezit te ikin arsye te cilat jane te ndryshme per kategori te ndryshme njerezish.Se pari eshte varferia ,shpresa per te jetuar sa me mire qe eshte nje nga te drejtat themelore te njerezve.Arsye tjeter eshte kurreshtja per te pare boten qe u ishte mbajtur e fshehur shqiptareve per mese 50 vjetesh nga diktatura.Keto ishin dy nga arsyet me themelore te emigracjonit shqiptar Ne fillim te viteve 90. Me pas ka arsye te tjera qe ju shtuan shkaqeve ekonomike si pasiguria e jetes, humbja e shpreses ne te ardhmen, por keto te fundit preferoj qe te shpehem nje here tjeter. Te pergezoj per temen por te lutem mos u influenco nga bindjet tende politike, sepse intelektualet nuk jane vetem te djathte por edhe te majte edhe pa bindje politike ose ndrushe nga shoqeria civile.

    Ndersa persa i perket ELIAS nuk besoj se ajo shfaq ndienja kombetare kur ne 13 fjale qe shkruan 7 jane ne anglisht.
    Se shpejti

  10. #30
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Historiku i ikjeve masive te Shqiptareve keshtu si eshte ndertuar ne kete debat eshte i pasakte. Harroni se emigracioni filloi para levizjes studentore te dhjetorit ( ne korrik te po atij viti ). Pastaj vijoi me eksodet nga porti i Durresit dhe kapercimin ilegal te kufirit Shqiptaro-Grek. Pse filloi ky emigracion? Per nje arsye te thjeshte: VARFERINE!

    Kalimi nga ekonomia e centralizuar ne ate te tregut pati dy konseguenca te paevitueshme: terheqjen e shtetit nga sektori prodhues, e cila e kombinuar me gjendjen mjerane te industrise se te gjitha niveleve solli kolapsin e ketij sektori dhe per rrjedhoje PAPUNESINE MASIVE, dhe rritjen pa tavan te cmimeve te mallrave te konsumit, te diktuar nga ligjet e sistemit te ri ekonomik. Edhe buxhetoret "fatlume", ata pra qe paten "fatin" te mos shkurtohen, perftonin te ardhura minimale te pamjaftueshme per te perballuar jeten ne situaten e re te krijuar.

    Une mendoj se keta mesiper jane faktoret kryesore qe determinuan konsolidimin e tradites se hidhur te emigracionit mes Shqiptareve.

    Nuk mendoj se qendron faktori politik, pasi realiteti tregon se, pas nderrimit te pushteteve lirite themelore pergjithesisht jane rrespektuar. Madje, ne kete pike eshte mire t'ju kujtosh atyre qe quhen te djathte se gjate qeverisjes se PD-se, shkeljet e dokumentuara te nje sere te drejtave politike kane qene shume me te shpeshta se ato te verifikuara gjate qeverisjes socialiste.

    Nuk jam aspak dakord me ata qe i hedhin benzine zjarrit ( si Antoni psh. ) dhe tentojne te identifikojne realitetin e pergjithshem Shqiptar me episode, te cilat jane vertet fatkeqe e te denueshme, por fatmiresisht te rralle perseritura.

    Per mendimin tim ky diskutim duhej shtruar jo lidhur me te kaluaren, pra ne planin historik, por lidhur me te tashmen e te ardhmen dhe pyetjet do te ishin: Perse vazhdojme te ikim?? dhe Kur do te ndalim se ikuri??

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •