Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 40
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    Vështirësitë e parimit të shumicës
    Demokracia bazohet mbi vendimet e shumicës. Ato paraqesin instrumentin më të rëndësishëm për zgjidhjen paqësore të konflikteve. Mirëpo siç do ta bëjnë të qartë edhe tekstet në vijim, parimi i shumicës nuk mund të pretendoj vlefshmëri absolute. Ai është i varur nga plotësimi i parakushteve dhe tregon edhe anët problematike të tij







    Vështirësitë e parimit të shumicës

    "Vullneti i shumicës pranohet vazhdimisht si vullnet i përbashkët vetëm atje ku për pakicën e mundur nuk rrezikohet shumçka, dhe ku të mundur nuk janë gjithnjё të njejtit.


    (...) Shumica në asnjë mënyrë nuk guxon të vendosë mbi gjithçka dhe në mënyrë të çfarëdoshme. Konsensusi i procesit kërkon pëlqimin për atë, se në cilat fusha të vendimit mund të aplikohet parimi i shumicës e në cilat jo.

    (...) Para së gjithash shumicat aktuale nuk guxojnë ta konsiderojnë si të përhershme epërsinë politike të arritur njëherë, duke suspenduar psh. në të ardhmen parimin e shumicës apo duke manipuluar dhe vështirësuar gjasat e konkurrimit për pakicën.
    I lidhur ngushtё me nevojën e hapjes strukturore të procedurës është parakushti themelor i konkurrencës resp. i revidimit të vendimeve përmes shumicave të reja.

    (...) Mirëpo në shumë fusha të bashkëvendosjes politike si psh. në fushën e energjisë bërthamore, të manipulimit të gjeneve, (...) teknologjisë së armëve, sot ne gjendemi para vendimeve politike të një tipi të ri historik. Vendimet që duhet marrë këtu, për shkak të përmasave të tyre historikisht të pakrahasueshme, që nga fillimi janë të ngarkuara në anën e të mundurve me vetëdijen e irreverzibilitetit. Gjithkush e din se kundër centraleve bërthamore, pas ndërtimit të tyre, 'shumicat e reja' nuk sjellin më asgjë.

    (...) Parimi i shumicës punon me një 'fiksion', me fiksionin e barazisë apstrakte juridike: ‚one man, one vote‘. Votat numërohen, ato nuk maten. Parakusht ideal do të ishte në rast se prapa çdo vote do të qëndronte e njejta njohuri, i njejti angazhim, e njejta përgjegjësi. Faktin se kjo mbetet vetëm një dëshirë e parealizueshme e dëshmon në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe kompleksiteti në rritje e sipër dhe interdependenca e lartë ekzistuese.

    Sa më shumë që shteti dhe politika të marrin kompetenca për çdo gjë, aq më shpesh hasim ndërthurjen, prekshmërinë apatike të shumicës së informuar jo mirë dhe për shkak të mungesës së prekshmërisë së dukshme personale edhe plotësisht të painteresuar përballë pakicës kompetente dhe tejet të prekur.

    [Nxjerrë nga: Bernd Guggenberger/Claus Offe: An den Grenzen der Mehrheitsdemokratie, Opladen 1984]





    Parakushtet e parimit të shumicës

    Pushteti demokratik nuk bazohet në nënshtrim, por në dhënien e porosisë. Qeveritarët vihen në detyrë përmes të qeverisurve, ata janë të obliguar të japin llogari dhe kanë për detyrë ta dëshmojnë autoritetin e tyre përmes angazhimit të tyre të matur me porosinë dhe në kuadër të normave të obligueshme të përgjithshme. Karakteristike për procedurën demokratike janë kompromisi dhe premisat që bazohen në të - kompromisi, i cili vetvetiu nxit paqen, sepse ai shpie deri tek korrigjimi i pozicioneve antagoniste dhe të papajtueshme. Dhënia e porosisë në zgjedhjen e përgjithshme përmes vendimit të shumicës do të thotë se pakica integrohet vetëm për shkak të faktit dhe me kusht që shumica përkatëse nuk është e autorizuar t'ia mohoj pakicës gjasën për t'u shndërruar vetë në shumicë. Përveç kësaj, formimi i vullnetit duhet të bazohet mbi shumëllojshmërinë legjitime dhe jodiskriminuese të konkurrencës; ai duhet t'u sigurojё gjasa konkurrimi dhe bashkëndikimi edhe mendimeve të ndryshme opozitare, gjë e cila e gjen shprehjen në vazhdimësinë e kritikës publike dhe lirisë së të menduarit, si dhe në garantimin e fushave të rëndësishme politike të të drejtave të njeriut. Legjitimimi i vendimeve të shumicës nuk rezulton pra nga vetvetiu, por nga barazia e kushtëzuar politike e të gjithë pjestarëve të shtetit.

    [Nxjerrë nga: Heinrich Oberreuter: Wahrheit statt Mehrheit? An den Grenzen der parlamentarischen Demokratie, München 1986]

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    Demokracia

    Teksti nё vijim diskuton perspektivat e demokracisё nё shek. XXI, duke u nisur nga
    tezat e Tocqueville dhe Bryce. Me kёtё rast do tё flitet për problematikёn e demokracisё
    sё mediave dhe tё demokracisё "pa konkurrencё" pas rёnies sё alternativёs socialiste.

    Vёshtrimi:

    Perspektivat e demokratizimit
    Alexis de Tocqueville Demokracia pa konkurrencё?
    James Bryce Demokracia vetёkritike
    Demokracia e mediave Domosdoshmёria e debatimit mbi demokracinё





    Perspektivat e demokratizimit

    Hyrje

    Shpekulimet rreth perspektivёs sё shtetit demokratik kushtetues mund tё shёrbejnё pёr njohjen mё tё mirё tё gjendjes sё saj tё tanishme. Ato mund tё hapin shtegun e mundёsive qё gjenden para çdo zhvillimi tё mёtejshёm tё historisё. Ato ofrojnё njёkohёsisht njё pikё referimi pёr hyrje nё tё ardhmen, njё lloj parmaku, nё tё cilin mund tё oientohen tё gjithё ata, tё cilёt merren me parashikimin e tё ardhmes (...).

    Alexis de Tocqueville

    Kriterin e parё tё trajtimit spekulativ tё idesё sё madhe dhe tё komplikuar tё kohёs sё re e ka vendosur nё shek. XIX Alexis de Tocqueville. Vepra e tij mbi demokracinё nё Amerikё paraqet mё shumё se njё analizё e botёs sё re. Ajo fascinoi dhe bёn skeptik njёkohёsisht evropianёt konservativ gjatё rrugёs pёr atje nё vitet e 30-ta tё shek. XIX. Tocqueville mendonte se kishte parё nё Amerikё njё figurё tё re tё demokracisё sё pastёr, figurё kjo, e cila nё periudhёn nё vijim, sipas tij, do tё pёrhapej edhe nё shtetet e Evropёs. Ai kishte paraparё tё ardhmen e demokracisё disa shekuj mё parё, e nё to ambivalencat, tё cilat edhe u shёndёrruan nё relitet.

    De Tocqueville nuk e pёrshkroi natyrёn e demokracisё duke u nisur nga strukturat e rendit kushtetues apo procedurat nё institucionet politike, por duke u nisur nga premisat e tij antropologjike. Figura, tё cilёn njeriu e bёn pёr vetveten, sipas Tocqueville ёshtё bazё konstitutive e epokёs demokratike. Nё kёtё epokё, njeriu i vihet me pasion lirisё dhe kёrkon njёkohёsisht njohjen pёrmes barazisё me tё tjerёt. Normat, tё cilat nё antikё pёrshkruheshin si "mores", sipas tij pёrbёjnё frymёn e demokracisё: Fryma e demokracisё ёshto po aq e mirё apo e keqe, sa edhe normat e qytetarёve nё tё dhe nё raport me parimet demokratike. Aty ku çdonjёri do tё ndjehet njёlloj i lirё, e nё kёtё liri edhe i veçantё dhe egalitar, sipas Tocqueville, njё mekanizёm i veçantё kaplon individin dhe çdo popull tё demokratizuar. Mosbesimi rritet dhe njёkohёsisht rritet tendenca pёr t'ju nёnshtruar mendimit publik, apo asaj qё paraqitet si i tillё. Nё kёtё mёnyrё pёrhapet njё lloj konformiteti, i cili i kundёrvihet gjithnjё e mё tepёr idealit tё njerёzimit tё lirё. Nga shtytja pёr liri, sipas Tocqueville, lind nёnshtrimi para ligjeve tё barazisё me njё "presion tё jashtёzakonshёm tё frymёs sё masёs mbi mendjen e individit".



    Sipas tij, kuptimi mbi virtytin qytetar dhe detyrёn e institucioneve politike bie, ndёrsa njёkohёsisht rritet "animi pёr mbarёvajtje", tё cilat sё bashku shpiejnё qartё nё drejtim tё ndjenjёs sё arritjes sё plotёsimit tё tё gjitha nevojave. Derisa pararendёsit njihnin vetёm egoizmin, nё demokracinё egalitare pёrhapet njё fenomen i ri: individualizmi (...).

    Njerёzit, sipas Tocqueville, nё pёrgjithёsi nuk janё mё egoistё se sa pararendёsit e tyre. Mirёpo, ndikimet e mentalitetit demokratik shkaktojnё njё pёrshtatje tё madhe ndaj kushteve tё tij dhe formave tё tij tё shprehjes: Shoqёria lёvizё gjithnjё e mё tepёr, pёr tё pёrparuar nё tё vёrtetё gjithnjё e mё pak. Nocioni i virtyteve republikane qytetare zhduket nё dobi tё njё pretendimi individual tё fatit.

    Retrospektiva e fundit tё shek. XX tregon se çfarё rreziku politik i parashikoi de Tocqueville demokracisё egalitare tё masёs: njё diktaturё tё tipit tё ri, tё cilёn pёr shkak tё mungesёs sё njё definicioni tё pёrshtatshёm e quajti despotizёm dhe e cila sot mund tё krahasohet me totalitarizmin. Predispozita e shoqёrisё sё individualizuar dhe tё çrrёnjosur tё masёs pёr njё diktaturё tё sё vёrtetёs, e cila mundohet tё transformohet nё mekanizmat e detyrimit kolektiv tё konformitetit egalitar nё kontroll botёkuptimor, sot ёshtё e njohur dhe vujtjet e sё cilёs duhet t`i kenё pёrjetuar shumё njerёz gjatё shek. XX (...).



    James Bryce

    Tri gjenerata pas Alexis de Tocqueville dhe me ndikimin e Luftёs sё Parё Botёrore morri James Bryce pendёn nё dorё, pёr ta reflektuar mbi tё ardhmen e demokracisё nga thesarёt e pёrvojёs sё njё jete tё gjatё shkencore dhe politike. Presidenti amerikan Wilson synoi ta bёjё botёn e pasluftёs "tё sigurtё pёr demokracinё". Pas pёrfundimit tё garёs shumёvjeçare luftarake ishin rrёzuar imperitё monarkiste tё Gjermanisё, Austrohungarisё, Rusisё dhe, faktikisht, tё perandorisё osmane. Demokracia u duk se filloi njё fitore tё pandalshme. Nё kёtё situatё shkruan Bryce mendimet e tij mbi kampet e shteteve demokratike kushtetutare dhe mbi perspektivёn e demokracisё (...).

    Bryce nuk kishte iluzione mbi idetё e demokracive tё sotme participatorike tё modёs. Parimin e sovranitetit tё popullit nё kuptimin klasik tё pikёpamjeve angleze mbi reprezentimin dhe kontrollin e pushtetit ai nuk e nxorri nga trajtimi i drejtёpёrdrejtё i politikёs sё njё bashkёsie shoqёrore. Pёr mё tepёr ai diti me arsye tё mira tё mbajё distancёn nga iluzioni i mundёsisё sё arritjes sё njё demokracie tё pastёr: Demokracia, sipas Bryce, nuk paraqet "pushtet pёrmes popullit por pёr popullin. Populli shprehё si qёllim tё pushtetit mirёqenien e tёrё shoqёrisё e jo tё njё pjese tё privilegjuar. Ai ia lё mjetet pёr arritjen e kёtij qёllimi bashkёqytetarёve, tё cilёt janё tё pёrshtatshёm pёr kёtё detyrё. Populli i kontrollon kёta qytetarё tё zgjedhur, me qёllim qё kёta tё mos e keqёpёrdorin autoritetin e besuar." Bryce, ngjashёm si de Tocqueville, pёrmendi rёndёsinё vendimtare tё lirisё sё shtypit, tё mendimit tё publikuar. Empiriku i demokracisё bazoi shpresat e tij mbi fuqinё kontrolluese tё mediave.



    Demokracia e mediave

    Mediat, qё prej kohёsh janё shndёrruar nё forcё plotёsisht tё etabluar nё shtetet demokratike kushtetutare, pa u tematizuar aspak, sё paku nёpёr kushtetuta. Ato nuk kontrollojnё vetёm qeveritё si zё tё popullit, por ndikojnё rendin e ditёs tё politikёs dhe marrin pjesё nё proceset e gjetjes sё mendimit, tё cilat shkaktojnё vendimet politike. Me kёtё parashtrohet nё demokracitё e viteve tё fundit tё shek. XX — ndryshe nga fakti se sa de Tocqueville dhe Bryce do tё kishin qenё nё dijeni pёr kёtё — pyetja, se kush i kontrollon kontrolluesit, dmt. pyetja pёr pozitёn e kushtetutaro-juridike dhe kushtetutaro-politike tё mediave, tё drejtat dhe detyrat e tyre, porosinё dhe pёrgjegjёsinё e tyre. Tematika e mediave sot ёshtё bёrё njёra nga problematikat qendrore tё demokracisё sё sotme; ajo niset psh. nga etika e mbrendshme e mediave, mirёpo edhe nё efektet e mediave nё aspektin kursit tё diskusioneve politike dhe aftёsinё e veprimit tё institucioneve politike nёn presionin e kohёs, tё inscinuar nga mediat.

    Duke pasur parasysh rёndёsinё e mediave tё lira gjatё pёrcjelljes dhe forcimit tё studimeve tё vitit 1989 atyre u ёshtё shprehur gjithkah njё admirim dhe respekt i madh. Viti revolucionar i sulmit dhe i epokёs 1989 ishte njёherit edhe vit i mediave, e parasёgjithash i mediave elektronike. Kёto pёrvoja nuk fshehin kritikёn e pёrhapur, shpesh difuze mbi rolin, ndikimin dhe arrogancёn e mediave nё shtetet kushtetutare perёndimore, e cila u pёrhap me tё madhe nё pjesёn e dytё tё shek. XX, me zhvillimin e masmediave, parasёgjithash radios dhe televizionit (...).



    Perspektivat e demokratizimit

    Me kёtё kemi arritur nё pyetjen rreth perspektivёs sё demokratizimit. Pika tё saj referimi janё nё njёrёn anё rrethanat dhe raportet nё demokracitё realekzistuese perёndimore. Nё anёn tjetёr janё shpresat dhe drojtjet, atmosfera e largimit dhe pёrvojat e kufijve, tё cilat gjetёn shprehjen e tyre nё revolucionin paqёsor tё vitit 1989 nё ato vende, tё cilat me dekada tё tёra ishin tё detyruara tё ekzistojnё nёn qeveritё totalitare dhe tё vonshme totalitare.

    Mirёpo a u zёvendёsua njё herё e pёrgjithmonё me konsensusin demokratik, gjithnjё nё zhvillim dhe universal totalitarizmi, i cili, fytyrёn politike tё shek. XX e mbushi me dhunё dhe me ndikim dhe e bёri tё depёrtueshёm dhe tё çoroditur nё variacionet e tij majtiste dhe djathtiste? Duke pasur parasysh vendet e ndryshme posttotalitare gjendet akoma, apo paraqitet prapё pak vjet pas vitit "1989" njё dozё dyshimi. Edhe nё botёn e perёndimit tё vjetёr, nё fund tё shek. XX ёshtё mё pak i qartё se sa nё kohёn e kёrcёnimeve nga totalitarizmi ajo qё mundёson ekzistencёn e demokracisё dhe si tё sillet ajo me deficitet e saja tё brendshme, me qёllim qё akoma tё mbetet e aftё nё tё ardhmen.

    Nё njё vёshtrim tjetёr, Nё demokracitё stabile tё perёndimit janё tejkaluar nga fenomenet dhe mentaliteti, tё cilat Alexis de Tocqueville i kishte parashikuar si tё pashmangshme. A s`kishte edhe James Bryce tё drejtё me prognozen, se demokracisё i mungon "oksigjeni shpirtёror", nga i cili jetojnё, kur dihet fakti se gjithnjё e mё shumё qytetarё tёrhiqen nga bashkёpёrgjegjёsia politike dhe i lёjnё politikanёve profesionist fushёn e Res Publica (...)?



    Qё nga ditёt e teorisё demokratike antike kanё mbetur tё papёrgjigjura dy pyetje rreth ardhmёrisё sё demokracisё nё kontekstet dinamike kohore dhe objektive:

    A ёshtё demokracia nё rёnie e sipёr — nёse po: nё ç`mёnyrё? A ёshtё ajo shprehje e linjes sё ngritjes shoqёrore dhe politike, pёr tё ndryshuar nё vazhdim aq shumё karakterin e saj si rezultat i shterimit tё brendshёm dhe shndёrrimit nё formё dhe pёrmbajtje, sa qё pёrshkrimi si "demokraci" tё mos jetё me aq i lehtё? A do t`i duhet t`u lёshojё vendin koncepteve tjera, me sa duket mё tepёr oligarkike tё organizimit tё politikёs dhe pushtetit tё njё shoqёrie?

    Nga plotёsimi i cilave parakushte shoqёrore jetojnё institucionet dhe procedurat e demokracisё sё zbutur nga shteti juridik? Çfarё kontributi jep shoqёria qytetare pluraliste pёr ruajtjen e konsensusit themelor shpirtёror dhe moral, i cili pandёrprerё duhet ripёrtrirё dhe aktivizuar, nё mёnyrё qё pluralizmi tё mos shndёrrohet nё njё relativizёm vetёshkatёrrues?



    Demokracia pa konkurrencё?

    Kёto pyetje nuk e kanё humbur rёndёsinё as nё fund tё shek. XX. Ato nё tё kundёrtёn janё paraqitur prapё, dhe atё nё formё mё tё ashpёr, qё nga shkatёrrimi i alternativave totalitare. Nё demokraci duhet mёsuar rishtas ideja e diktimit e Aristotelit, sipas sё cilёs e mira duhet tё definohet nga vetvetja. Siç e dimё, kjo ёshtё tejet e vёshtirё.

    Perspektivat optimiste nё lidhje me tё ardhmen e demokratizimit nuk janë shuar. Pёr "revolucionin botёror demokratik", Martin Kriele ka folur qysh para rёnies sё murit tё Berlinit dhe burove politike nё pjesё tё ndryshme tё botёs dhe e ka argumentuar atё duke u nisur nga idealizmi kategorik iluminist i Immanuel Kant-it dhe vrulli moral i idesё sё tё drejtave tё njeriut. Pas rёnies sё alternativave socialiste, Francis Fukuyama paralajmёroi madje edhe "fundin e historisё", dhe atё duke nisur nga Hegel-i dhe teoria e tij spekulative historike tё pёrparimit tё pandalshёm dhe permanent nё vetёdijen e lirisё. Tanimё ёshtё i njohur fakti, se pёrkundёr thirrjeve tё mendimtarёve tё mёdhenj gjerman, zhvillimi botёror po merr njё rrjedhё mё komplekse dhe tё veçantё.

    Ndёrkohё janё ftohur kokat e nxehta. Janё pёrhapur dyshime tё reja nё varganin triumfues tё demokracisё. Teorikisht janё bёrё mё tё qarta kundёrthёniet e saja tё brendshme, praktikisht nuk duket se realizimi i saj ёshtё mbarёbotёror dhe i pashmangshёm. Nё prag tё she. XXI, nga kjo situatё lind para sё gjithash nevoja e njё kuptim i kulluar dhe realist tё kushteve tё realizimit dhe tё ruajtjes sё demokracisё (...).


    Demokracia vetёkritike

    E ardhmja e demokratizimit, shikuar nga sfondi i kёtyre kushteve dhe raporteve, do tё varet nga gёrshetimi pёrkatёs, i cili nga vendi nё vend, nga rajoni nё rajon, nga kultura nё kulturё ndryshojnё njёra prej tjetrёs. Shumёllojshmёria e zhvillimeve reflekton shumёllojshmёrinё e pozicioneve nisёse. Pas njё shekulli joshjeje totalitare dhe rёniesh barbare, ky pёrfundim i njё tё ardhme parimisht tё hapur dhe disashtrasash duket tё jetё gjёja mё pozitive qё mund tё thuhet nё prag tё shek. XXI. Gjasat qёndrojnё gjithkund pёrballё pasigurive. Nё pernёndim ndёrkaç, nё djepin e demokracisё moderne, ёshtё pёrhapur njё kuptim i ri pёr refleksionin e arsyeshёm dhe vetёkritik tё idesё sё demokracisё. Kёtu bёjnё pjesё para sё gjithash pyetjet:

    a ёshtё demokracia aq pa kontradikta siç thuhet dhe a do tё mbetet nё vendet e perёndimit gjithnjё e aftё pёr t`u ripёrtrirё;

    a janё tё forta sa duhet parakushtet shoqёrore dhe politike tё vendeve tё transformuara postkomuniste — para sё gjithash nё Rusi — pёr njё zhvillim tё qёndrueshёm dhe stabil, i cili do ta mundёsonte demokracinё shtetёrore-juridike, pa drojen e rёnies nё regjime neoautoritare;

    a ёshtё i mundshёm balancimi nё konfliktet nё mes pikёpamjeve vendore tradicionale tё llojeve tё ndryshme dhe pikёpamjes perёndimore mbi njerёzit, shoqёrinё dhe shtetin, balancim ky i cili do tё siguronte, se nё rajonet jashtёperёndimore tё botёs do tё realizohen sё paku elementet kryesore tё demokracisё, ndёrsa nё vendet si Japonia dhe India, nё tё cilat ёshtё arritur ky realizim, do tё mund tё ruhet edhe mё tej?




    Domosdoshmёria e debatimit mbi demokracinё

    Nё vendet perёndimore ёshtё bёrё e nevojshme njё debatim i ri i gjerё mbi demokracinё, bazat e saj themelore dhe parakushtet, mundёsitё dhe kufijtё e saj. E ardhmja e demokratizimit varet para sё gjithash nga fakti se çfarё konsensusi rreth çfarё koncepti tё demokracisё mund tё arrihet sot. Teoritё e shumta tё demokracisё lёvizin nё mes idesё klasike tё demokracisё pёrfaqёsuese, nё tё koncepti i aftёsisё sё veprimit politik luan rol qendror, dhe idesё ideale tё demokracisё participore, nё tё cilёn sundon koncepti i zgjerimit, mundёsisht nё shumё fusha tё bashkёjetesёs shoqёrore tё bashkёndikimit egalitar mbi radiusin e institucioneve politike. Duke pasur parasysh kёto opcione, nё kushtet e konkurrencёs pluraliste, do tё jetё i nevojshёm kёrkimi i vazhdueshёm i konsensusit. Mirёpo gjatё çdo kёrkimi tё konsensusit demokratik ёshtё e pashmangshme pёrgjigja e dy pyetjeve elementare:

    Nё çfarё botёkuptimi mbi njeriun bazohen pёrpjekjet politike nё demokraci, kjo dmth. mbi çka bazohen tё drejtat dhe detyrat e individit nё bashkёjetesёn politike dhe shoqёrore?

    Cilat qёllime duhet synuar nё rendin demokratik, dmth. kujt i shёrben bashkёjetesa politike dhe shoqёrore, cilat qёllime synon t i arrijё?




    Nё shtetet e sotme demokratike ekziston njё konsensus me kufijё tё ngushtё rreth tё dyja pyetjeve tё lartёpёrmendura. Mirёpo ai duhet tё ridefinohet dhe pёrhapet, nёse ёshtё e nevojshme edhe nё formё tё zgjidhjes sё konflikteve tё interesave dhe mendimeve. Nё tё kundёrtёn, demokracia do tё zhvillohet nё mёnyrё tё pashmangshme nё njё demokratizim pa kontura. Kjo do tё ishte rrjedha mё e keqe, e cila mund tё dalё nga triumfi i demokracisё mbi sistemet totalitare tё shek. XX. Demokracia mё sё shumti ёshtё zhvilluar nё perёndim. Atje ajo ёshtё bёrё aq e vetёkuptueshme, saqё pyetja rreth kushteve tё ruajtjes sё saj nuk dёgjohet me dёshirё. Mirёpo pikёrisht nё perёndim duhet tё koncentrohet diskutimi mbi tё ardhmen e demokracisё. Nё tё kundёrtёn paraqitet rreziku, qё ekzagjёrimet ta dёmtojnё idenё e demokracisё perёndimore. Nё konfliktin rreth kёtyre pyetjeve duhet tё rritet njё konsensus i ri demokratik. Rajonet e tjera tё botёs, gjatё diskutimeve tё tyre rreth ardhmёrisё sё demokratizimit do tё orientohen nё mёnyrёn e realizimit dhe arsyetimit tё demokracisё sё perёndimit. Nё fillim tё shek. XXI duhet konstatuar, se shumё prognoza skeptike mbi tё ardhmen tё James Bryce und Alexis de Tocqueville e kanё tejkaluar qё prej kohёsh tё tashmen e demokracisё.

    [Nxjerrё nga: Ludger Kühnhardt, Die Zukunft der Demokratisierung, in: Karl Kaiser/Hans-Peter Schwarz (Hrsg.), Weltpolitik im neuen Jahrhundert (Bundeszentrale für politische Bildung 364) Bonn 2000, 233-242]

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Nje shprehje e "hipokrizise" politike.

  4. #14
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga bicjani
    Denokraci=Sali Berisha




    Hahhahahahhahahahahhahahha

    Sa kam qesh............................


    O zot cfare do na shikojne me syte ne kete forum....................

    E po mire te pakten....qe Sali Berisha="Denokraci"...sheqyr se nuk ishte Sali Berisha=DeMokraci

  5. #15
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Demokracia eshte nje berthame e vogel e nje mareveshje te perbashket ,
    e rrethuar nga lloje te panumerta ndryshimesh individuale.
    -Konant

  6. #16
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    te drejta te barabarta per te gjithe...privilegje per asnjerin

    (vetem ne teori per mendimin tim; nuk aplikohet asnjeher keshtu)

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    miki rrroja..

    do sdo ti demokracine Sali Berisha e solli..

    megjithse ju miki rrojat e elbasanit keni votuar per deputete hajduten valentina leckaj dhe kriminelin taulant dedja..


    Arun..

    pergezimet e mija per mendimet e tua me vlere dhe shkrimet teper interesante qe ke sjelle..

  8. #18
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Demokraci,ajo per te cilen cdohere do folim e asnjehere nuk do ta arrijme.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #19
    zbriti berisha nga hena dhe solli demokracine me shkopin magjik

    po te mos kish qene berisha aty studentet nuk do te benin grevat, populli nuk do te ngrihej ne kembe, ramizi nuk do te gjente asnje tjeter si gjeti salinin, komunizmi do te kthehej ne te gjithe europen lindore, muri i berlinit do te ndertohej perseri.

    rrofte salini se sa solli demokracine

    Une mendoj se kontributin e tij ato dite e kemi pagaur shume shtrenjte ne vitet me pas

  10. #20
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga Brari
    miki rrroja..

    do sdo ti demokracine Sali Berisha e solli..

    megjithse ju miki rrojat e elbasanit keni votuar per deputete hajduten valentina leckaj dhe kriminelin taulant dedja..


    Arun..

    pergezimet e mija per mendimet e tua me vlere dhe shkrimet teper interesante qe ke sjelle..






    Brarrrrrrrrooooo nuk po ta komentoj shkrimin sepse sic duket ti jo vetem qe i "rrafshon" te gjitha.........por edhe fatkeqesisht ja leshon ndonjehere kot fare........

    Sa per cilen apo cilen kam votuar une nuk ka pse te te interesoje...........


    Hajt shnet edhe mos u "shkrep" kot si ajo pushka e jevgut........

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Komunizmi Dhe Demokracia
    Nga biligoa në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 16:41
  2. Kush e di ç'do të thotë: 'Demokraci'?
    Nga RSHP në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-12-2006, 19:56
  3. Shqipëria, më pak demokraci se Palestina
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 18:27
  4. Eduard Selami: Në demokraci nuk ka të humbur.
    Nga honzik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 12:25
  5. Shtegu i nje udhetimi te gjate!
    Nga INDRITI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 20:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •