Fitimi i ndėrtuesve ėshtė rritur me 3.38 % brenda 3 muajve, tė njėjtėn rrugė kanė ndjekur edhe ēmimet
INSTAT: Rriten sėrish ēmimet e apartamenteve
Kėrkesa pėr apartamente ėshtė mė e madhe se oferta, duke detyruar ndėrtuesit qė tė rrisin ēmimet
Bledjana Beqiri
Banesat
Ēmimet e banesave nė zona tė ndryshme tė kryeqytetit
Zona Ēmimi euro/m2
Blloku 800-1000 euro/m2
Tirana e Re 600-700 euro/m2
Rreth Unazės 500-600 euro/m2
Periferi 400-450 euro/m2
Ndėrtimet
Ndėrtimet e reja kushtojnė mė shtrenjtė se gjashtė muaj apo njė vit mė parė. Ky ėshtė rezultati mė i fundit i njė studimi tė kryer nga Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT). Ēmimet e ndėrtimeve tė reja janė rritur ndjeshėm dhe paralelisht me to janė rritur edhe fitimet e ndėrtuesve. Sipas Institutit tė Statistikave nė krahasim me njė vit mė parė, indeksi i kushtimit nė ndėrtim (ēmimet) janė rritur me 2.75 pėr qind, ndėrsa fitimi i ndėrtuesve vetėm gjatė tremujorit tė fundit tė vitit 2003 ėshtė rritur me 3.38 pėr qind. Edhe pėr shumė kohė ēmimet e apartamenteve tė reja apo edhe tė atyre tė ndėrtuara para viteve 90 do tė rriten, -pohon pėr gazetėn Shekulli njė prej drejtuesve tė njė agjencie imobiliare. Ai sqaron se kėrkesa pėr apartamente ėshtė shumė e lartė, ndėrkohė qė oferta ėshtė nė nivele tepėr tė ulėta. Pritet qė pėr njė periudhė 10 -vjeēare ēmimet e apartamenteve tė qėndrojnė nė nivele tepėr tė larta, sqarojnė pranė agjencive imobiliare, derisa edhe kėrkesa e tyre tė pėsojė rėnie. Sipas agjencive, Tirana dhe Durrėsi janė dy qytetet qė kanė nivelin mė tė lartė tė shitjes sė apartamenteve tė reja apo tė vjetra qofshin. Ndėrkohė qė tendenca e ēmimeve tė apartamenteve ėshtė qė ato tė rriten edhe mė shumė. Edhe sipas statistikave dhe tė dhėnave tė Institutit tė Statistikave, ēmimet e apartamenteve gjatė dy viteve tė fundit kanė pėsuar njė rritje tė ndjeshme. Ndėrkohė qė tė njėjtėn gjė pohojnė edhe pranė agjencive, duke sqaruar se tashmė nė Tiranė ėshtė tepėr e vėshtirė qė tė gjesh sheshe tė lira pėr tė ndėrtuar banesa tė reja, ndėrkohė qė kėrkesa e tregut pėr apartamente sa vjen edhe shtohet. Sipas tyre, gjatė viteve tė fundit nė Tirana janė transferuar banorė nga shumė rrethe tė tjera, tė cilat kėrkojnė qė tashmė tė kenė njė shtėpi tė tyren. Ndėrkohė qė edhe qytetarėt e Tiranės kėrkojnė qė tė kenė njė shtėpi mė tė madhe, duke preferuar qė tė blejnė apartamente tė reja. Por, qė tė blesh sot njė shtėpi tė re duhen shumė mė tepėr para se sa njė vit mė parė. Ēmimet e banesave tė reja, por edhe tė banesave tė vjetra janė rritur deri nė 30 pėr qind nė krahasim me fillimin e vitit tė kaluar, -pohojnė pranė agjencive imobiliare. Rėnia e vlerės sė monedhės amerikane, rritja e kostos sė materialeve tė ndėrtimit, si dhe konvertimi i shitjes sė ēmimit tė metrit katror nga dollarė nė euro ka ndikuar nė rritjen e ēmimit tė banesave gjatė vitit tė kaluar, tendencė kjo qė reflektohet edhe kėtė vit.
25/02/2004
Krijoni Kontakt