Pas 16 vjetesh demokraci, pak jane gjerat me te cilat mund te krenohemi ne evrope.
Pas 16 vjet perpjekje implementimi te kapitalizmit ne vend, jemi ende vendi i dyte me i varfer ne evrope.
Duke lene menjane historine e kombit tone, histori e cila do te ‘dritheroje mishte’ e shume brezave pas nesh, Shqiperia ka bere shume pak hapa perpara, ende shume larg nga familja e madhe EVROPIANE.
• Vendi vazhdon te ndodhet ne nje terr energjitik.
• Shqiptaret ende sot nuk kane uje 24 ore ne shtepite e tyre.
• Rrjeti automobilistik, edhe pse me disa perpararime te dukshme, ende le shume per te deshiruar.
• Transporti urban dhe nderurban, linjat hekurudhore ndermjet qyteteve ose nuk ekzistojne ose jane tejet te amortizuara.
• Shqiperia cilesohet ende si nje vend i pasigurte per investimet qe aq shume i nevojitet vendit, si nje vend ku ka lulezuar krimi i organizuar, trafiku nderkombetar i narkotikeve apo qenijeve njerezore, korrupsionit ne te gjitha shkallat e shoqerise dhe te tjera fenomene negative te calat na shnderrojne ne syte e perendimoreve ne delen e zeze te Evropes.
Jemi mesuar t’ia hedhim fajin klases politike shqiptare, por nga ana tjeter si ne cdo vend, klasa politike zgjidhet nga vete njerezit. Lind pyetja, a eshte kjo klase politike qe shqiptaret meritojne?
Deshiroj qe me kete teme te hap nje nga plaget me te renda te shqiptareve, e cila e le menjane patriotizmin, fjalet boshe apo politiken militantiste dhe te verber. Dua qe gjithsecili prej nesh te preke realitetin e lene pas dore shqiptar dhe te mundohet te jape nje mendim konstruktiv rreth atyre vlerave qe ne kemi dhe qe mund te transformojne kete realitet.
CFARE MUND TE BEHET ME MIRE PER KETE SHQIPERI?CILAT JANE POTENCIALET EKONOMIKE DHE NJEReZORE QE MUND TA NDRYSHOJNE PER ME MIRE KETE REALITET?
Krijoni Kontakt