Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Po qesh me reagimin e Kosovar dhe Tigrimelara!

    Ne avance une e lexova ashtu sic ishte, por me te mbaruar me duket se me per shtat i shkonte epiteti i dyte qe ka gjetur Kosovar dhe Tigrimelara.


    Anton sa per votat ata gjithmone kane me shume se 35% dhe nga kjo pike duhet te nisesh kur diskuton.

    1- ata kane pushtet ekonomike dhe kane pasuruar me mijera njerez qe i kane futur neper dogana, polici, ministri, qe u kane siguruar bursa per jashte e keshtu me radhe.

    2- jane akoma gjalle ata qe perbejne te shkuaren e Shqiperise, nga 80 vjec e siper, por gjalle jane ama. Me pas vijne bijte e tyre qe keto vite kane pasur mundesine qe nen udheheqjen e partise dhe te mafias te vene pasuri, dhe niperit e tyre ata qe sot te veshur e te qethur te gjithe njesoj, nga i pari deri tek i fundit, mbushin zyrat e institucioneve shqiptare dhe te presin e percjellin ne portet e aeroportin shqiptar.


    Nano ben sic i thote koka dhe nuk do t'ia dije se ekzistojne te tjere ne parti. E ka ndertuar nje sistem diktatorial ne miniature dhe qe nga butesia e fronit te tij te GJERE luan me Shqiperine.

    Pune te bukur shume ben ne fakt.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    reportazh.com
    Metamorfoza e politikanėve

    Si ndryshojne fjalet dhe qendrimet, si mohojne ate qe kane thene me pare

    Tė bėsh politikė nė Shqipėri duket se do tė thotė qė tė pėrdredhėsh gjuhėn apo tė hash atė qė ke thėnė disa muaj mė parė. Gjithēka nė funksion tė njė qėllimi. Nano thoshte, se po luftonte dhe demaskonte korrupsionin dhe pėr kėtė fitoi simpati, por mė pas gjuha e tij u zbut, dhe kthesa ishte 180 gradė. Berisha e cilėsonte Parlamentin si njė vend ku kurrė s'kishte pėr tė shkelur. Ditėn e parė tė punimeve tė Kuvendit, ai e damkosi atė dhe e quajti "Parlamenti i Dushkut", por mė pas u kthye dhe tani po lufton me tė gjitha forcat nė mbrojtje tė tij.

    Kundėrshtitė e deklaratave tė politikanėve shqiptare e kanė shoqėruar vazhdimisht metamorfozėn e tyre. Rasti mė flagrant qė la me gojė hapur, apo shkaktoi batuta, ishte ai nė mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, kur Fatos Nano filloi tė fliste me fjalė vlerėsuese pėr Anastas Angjelin dhe Mustafa Muēi. "Lajle-lujlet" do tė dukeshin normale nėse gjithėkush nuk do te kishte dėgjuar akuzat qė ēonin nė burg ēdo njeri, tė cilat Nano i bėri pėr Angjelin apo Muēin dhe shumė tė tjerė nė PS dhe nė qeveri. "Shkėmbi i pėllumbave", "turizimi i bananeve", "monopolet me emrin e Angjelit, qė bllokojnė zhvillimin, qė s'lėnė ēmimin e naftės tė ulet". Pas pesė muajsh, i njėjti njeri e vlerėsoi ish-Ministrin e Financave si njė profesionist tė zotin dhe kapacitet tė PS. Por, as vetė Angjeli nuk i ka shpėtuar kėsaj metamorfoze. Lumi i akuzave ndaj Nanos, tė cilat i dėgjuan tė gjithė nė transmetime direkte, u harruan.

    Ishte Nano, qė pesė muaj mė parė e akuzoi Metėn se abuzonte me fondet publike, se ishte i lidhur me krimin, se favorizonte grupime, se e ktheu Qeverinė nė njė bashkėsi shokėsh, por pas pesė muajsh tha, se ish-kryeministri Meta ishte anėtar i shquar i kryesisė sė PS.
    Kėsaj metamorfoze nuk i kanė shpėtuar as politikanė tė tjerė. Presidenti Meidani, pak muaj mė parė duke buzėqeshur thoshte se, "vendimet e Gjykatės Kushtetuese janė tė pa diskutueshme dhe duhet tė zbatohen nga tė gjithė". Pak ditė mė parė, kur kjo gjykatė dha njė vendim nė kundėrshtim me qėndrimin e Medanit, numri njė i shtetit shqiptar e sulmoi ashpėr dhe e shpėrfilli tėrėsisht Gjykatėn Kushtetuese. Pėr Meidanin, qė dikur si kursente lėvdatat pėr kėtė institucion, tani duhet qė t'i kufizohen kompetencat. Anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese e komentuan deklaratėn e Meidanit, si njė shenjė tė mosnjohjes tė mirė tė ligjeve, sepse sipas tyre, Presidenti bėri gabime tė mėdha kur deklaroi se, vendimi i Kushtetueses s'mund tė ketė efekt prapaveprues, "sepse do tė kthehej edhe Rrustem Gjata". Sipas anėtarėve tė Kushtetueses, efekti prapaveprues ėshtė deri nė momentin e miratimit tė Kushtetutės, jo mė tej. Kryetari i PD, Sali Berisha, apo edhe ndonjė nga politikanėt e opozitės duket se i haruan gjithēka, se ēfarė thanė disa kohė mė parė pėr Parlamentin shqiptar, apo edhe pėr ēėshtje tė tjera. Megjithatė, rasti mė flagrant ėshtė brenda socialistėve.

    Nė nėntor tė vitit 2001, Fatos Nano e akuzoi Ilir Metėn se po qeveriste duke pėrdorur metoda fashiste, nė mbledhjen e degėve lokale tė PS tha, se Meta vazhdon tė mbetet i lidhur nga angjelėt dhe nuk dihet se me ēfarė i bėjnė presion atij angjelėt. Gjithkujt i kujtohen batutat e Nanos nė mbledhjen e Komitetit tė Pėrgjithshėm tė PS, nė fund tė dhjetorit tė vitit 2001. Por, pak muaj mė vonė pėr Nanon, Meta doli se ishte njė anėtar i spikatur i kryesisė sė PS, tė cilit nuk i ėshtė ulur kredibiliteti edhe pas debateve tė fundit. Ky rehabilitim i Metės nga ana e Nanos e ka njė arsye tashmė tė kuptueshme, por ajo ėshtė dukur absurde dhe ēoroditėse pėr pjesėn tjetėr tė PS. Kėto rehabilitime qė Nano i bėri atyre qė pak muaj mė parė gati i varrosi politikisht dhe pėr tė cilėt paraqiti edhe padi konkrete nė prokurori, bėnė qė edhe kundėrshtarėt e tij tė mbėshtesin kryetarin e tyre. Ilir Meta, ish-kryeministri, dikur u angazhua se do tė luftonte deri nė fund, qė PS tė shpėtonte nga demagogjia e Fatos Nanos. Kėtė premtim Meta e bėri nė Berat, ku ishin tė pranishėm ai dhe kryetari i PS. Por, pak muaj mė pas Nano dhe Meta u takuan kokė mė kokė sė bashku dhe bėnė paqe. Megjithatė, Meta i ėshtė ruajtur komenteve nė publik, por edhe heshtja e tij ėshtė pothuaj njėsoj me rehabilitimin qė Nano iu bėri disa nga personave qė kohė mė parė kishte sulmuar. Pavarėsisht nga fakti se kėto luhatje, lojra politike, batuta, deklarata e kanė njė pasojė qė mbase tani ndjehet thjeshte si njė reagim spontan i publikut. Por mė vonė, kjo mund tė reflektohet nė votime.

    Rezultati i ngushtė qė PS kishte nė krahasim me partitė e djathta nė zgjedhjet e fundit tregon, se shumė pak e ndan pozitėn nga opozita. Nė zgjedhjet e fundit, pjesa mė e madhe e zonave ishte nė balotazh dhe gjithsesi kjo qė po ndodh aktualisht do e ketė njė reflektim tek votuesit. Kėtė herė, shenjat duket se do tė jenė mė tė forta, sepse shumė njerėz e pėrkrahėn lėvizjen qė nisi Fatos Nano duke akuzuar korrupsionin. Kjo ishte pika, me anė tė sė cilės njerėzit bindeshin lehtėsisht pėr t'i patur me vete, sepse janė shumė tė ndjeshėm ndaj kėtij fakti. Por, pjesa dėrrmuese e tyre, pėrfshi kėtu edhe deputetėt mbėshtetės tė Nanos, u ndjenė tė zhgėnjyer me gjithėēka qė bėri Nano mė pas. Mbase pėr faktin se u kuptuam, qė qėllimi i tij ishte tjetėr gjė dhe lidhej me postet mė tė larta tė shtetit shqiptar.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10
    mos na hapni barkun me keto epitete "gjeni" per nje njeri qe gezon popullaritet vetem per parate e vjedhura te buxhetit e jo per ndertimin e nje shteti qe ti rezistoje kohrave.... vetem athere mund te quhesh gjeni

  4. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    SHteti i Nanos me duket mua ishte me i qendrueshmi qe kemi pare ne deri me sot, mbas 1990, jo vetem kaq por ishte me i civilizuari dhe domokratiku. Libri i Miranda Vickers e konfirmoi kete, por edhe te gjitha treguesit sociale, ekonomike, kulturore - si indekse te ndryshme per lirite ekonomike, ato te mediave, bile edhe shifrat e korrupsionit. Cdo dege, institucion apo forme moderne qe ka sot shteti shqiptar u ndertua dhe konsolidua mbas 2000, dhe sidomos nga Nano. Shteti i Nanos eleminoi paqendrueshmerine me ane te konsesusit, ku shume institucione qendrore u propozuan nga opozita, Kryeprokurori, Presidenti, Shefi i KLSHse. Media e pavarur dhe media ne pergjithesi shpertheu mbas 2000, opozitaret nuk rriheshin me e as burgoseshin dhe shoqeria shqiptaret eleminoi shume ankth qe kishte nga ai sherr dhe mos-konsesus qe u pa gjate 92-97 (Berisha kurre nuk i dha doren opozites se atehershme). Korrupsioni eshte problem ashtu sic ishte, por sot ankthi ka pushtuar ate vend, sherri dhe konflikti mbreteron kudo. Ankthi i pushtimit dhe kotrollit te cdo intitucioni nga Dr Rrumpalla, Kryeprokurorin, Presidentin, pushtetin vendor, KQZ cdo gje kerkohet te kontrollohet. Zgjedhjet u deklaruan si jo me te mirat, dhe drita ka 40% me pak nga c'kishte ne kohen e Nanos. Rruge po me pak, investime te tera jane anulluar, shtyre apo shkaterruar, sic ishte Zogu i Zi. Ambienti ne pergjithesi eshte i pastabilizuar, s'ka asnje lloj sigurie nga sulmet e vazhdueshme qe Berisha i ben asaj paqeje dhe konsesusi qe vendosi dikur Nano. Dhe per tiu kthyer normalitetit Berishes i duhet mjeshtri i konsesusit, Nano, prandaj edhe e therret dhe takon kur e con vendin ne ankth.
    Nano nuk eshte figure idhulli, pasi ai eshte imoral dhe dhelperak. Ai nuk shtiret te jete njeri i thjeshte e i ndershem i popullit, por eshte nga ata qe i bie larte, pi gin e puro, dhe ben qejfe te papara. Ai la gruan dhe shkoi me ate bishteperdredhuren. Ja per keto nuk e durojme dot Nanon ne. Per qejfet e tij personale, seksuale dhe natyren e tij jo populiste. Asnje akuze zyrtare deri me sot per para te marra, asnje njeri nuk ka asnje akuze qofte edhe jo zyrtare per korruptim te Nanos. Por ai per ne eshte me i korruptuari. Por nje lideri i afte, finok dhe diplomat nuk na kenaq dot ne mentalitetin tone anadollako-proletar. Ne kerkojme nje lider qe te ulet gju me gju me ne e te vuaj si ne, te kete te haje sa ne e te bej qejf si bejme ne. Dmth te jete i barabarte me ne...... mentalitet proletaro-evgjit ky qe nuk e gjen me sot as ne stepat e Siberise.

    Nanon do ta qani, dhe sa here do vijme verdalle e do zihemi si ujqer me njeri tjetrin, do e zhysim ate vend prape ne pasiguri e konflikt, te Nano do falemi, do ti kerkojme keshille dhe ndihme nga mencuria e tij aristokrate e civilizuese, qe ne ketu poshte ne boten e sherrit xhahil, e kerkojme vetem kur shkon thika ne palce.

  5. #15
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Keshtu tha dhe Enveri para se te vdiste. Gjithsesi me duhet ta pranoj qe si politikan Nano ja fut duke i lene mijera vjet drite mbrapa gjithe politikanet shqiptare. E si jo, duke qene se ka mesuar me se miri nga Ramiz Alia, nje skile qe do ta kishin frike te gjithe politikanet me ne ze te kohes.

    Nanon e hodhi Greku, sepse u doli jashte kontrollit me fuqine e tij ekonomike qe kish krijuar. Gjithsesi ne kohen qe ndodhemi ne, nuk na duhet Nano. Ai ben per ndonje shtet si Danimarke, Suedi ku i kane te rregulluara punet. Ne na duhet nje figure qe te jete e NDERSHME ME POPULLIN, te tjereve le tja futi, por popullin e vet te mundohet ta avancoj e jo ta mbushi me budallenj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •