Tema
---------
EDITORIALI
Marrėveshja e pakėrkuar
Nga Mero Baze
Muajt e fundit ishin njė betejė reale e shoqėrisė me arrogancėn. Tė gjitha krizat nė Shqipėri kanė nisur nga mbingopja e pushtetit me pushtet dhe jo nga margjinalizimi i opozitės. PPSH ra mė 1991 kur fitoi dy tė tretat, Berisha ra kur mori katėr tė pestat, Ilir Meta kur kishte nė dorė qeverinė, parlamentin dhe KPD, edhe Fatos Nano filloi tė bjerė kur i fitoi tė gjitha. Nė Shqipėri mbetet e paprekur frika nga tė plotpushtetshmit, ndėrsa arroganca e pushtetit ėshtė bėrė aleatja mė e madhe e kundėrshtarėve tė tij. Fatos Nano filloi tė bjerė nga arroganca. Ai shpėrfilli opozitėn brenda partisė, u pėrpoq tė injorojė dhe denigrojė opozitėn reale politike, u pėrpoq tė injorojė problemet e varfėrisė dhe ekonomisė nė vend, duke i parė ato nga helikopteri i gruas sė vet dhe jo duke u ulur seriozisht, dhe kjo mendoj se i krijoi premisat e krizės.
Mė tej akoma ai ngjalli frikė me kontrollin qė vendosi mbi institucionin e presidentit. Kjo frikė buronte nga fakti se ai ishte e vetmja pikė ku opozita bashkohej me institucionet dhe mund tė shėrbente pėr iniciativė nė rang mė tė gjerė politik. Mėnyra se si e keqpėrdori ai Presidentin dhe si e ktheu nė njė ushtar pa dinjitet, nuk ngjalli mėshirė pėr Moisiun, por frikė nga Nano. Dhe kjo ka ēmim. Moisiu u bashkua nė ēdo gjest pro tij, si nė eleminimin e opozitės sė brendshme, edhe nė eleminimin e opozitės politike duke falsifikuar zgjedhjet. Ai u pėrfshi deri dhe nė debate bajate politike nėse jemi apo nuk jemi neve Gjeorgji!
Tashmė kryeministri ka ndier se ka humbur pikėrisht prej arrogancės. I pezmatuar nga zhvillimet e fundit dhe sidomos nga paralajmėrimi i rreptė pėr maratonėn e protestave pas datės 20 mars, ai ka artikuluar pardje pas mbledhjes sė Kryesisė, kėrkesėn pėr njė Marrėveshje tė re me opozitėn. Shumė zėra afėr qeverisė u frynė menjėherė borive tė festės, ku nuk ishte ftuar dhe nuk kishte kėrkuar tė ishte prezent askush. Askush nga opozita nuk ka kėrkuar marrėveshje me pozitėn. Askush nga opozita nuk ka kėrkuar qė tė ulet nė tavolinė me Fatos Nanon. Askush nga ata mijėra qė janė nė rrugė nuk presin mė ndonjė gjė mė pėrēudnuese prej marrėveshjeve pozitė-opozitė se krijesa qė lindi nė vitin 2002. Dhe shikoni se si kėrkon Fatos Nano njė Marrėveshje tė re... pa zemėr, pa fuqi, pa siguri, pa ngritur sytė lart tė shikojė nė sy ata qė ka pėrballė. Thjesht si njė pėrdhunues i frikėsuar.
------------
Krijoni Kontakt