Lideri i lobit grek ėshtė pritur nga ambasadori i SHBA, Xhefri
Nikolas Gejxh shfaqet sėrish nė Tiranė
TIRANE
Nikolas Gejxh ndodhet nė Tiranė. Publicisti greko-amerikan, i njohur edhe si njė nga liderėt e lobit helen nė SHBA mbėriti dje nė Shqipėri. Ai ėshtė pritur nė areoportin "Nėnė Tereza" nga ambasadori amerikan Xhejms Xhefri dhe mė pas ka drekuar bashkė me tė nė njė lokal luksoz nė Tiranė. Nuk dihet nėse nė kėtė vizitė tė beftė, greko-amerikani Nikolas Gejxh do takohet sėrish me Kryeministrin Nano e kryetarin e PD Sali Berisha. Deri dje nė mbrėmje nuk ėshtė konfirmuar asnjė vizitė e Gejxh nė selinė e Kryeministrisė apo nė selinė e Partisė Demokratike. Nikolas Gejxh ka qenė disa herė nė Shqipėri. Herėn e fundit para disa muajsh, prania e tij bėri shumė bujė. Gejxh gjatė vizitės sė tij e cila i ngjante njė vizite zyrtare ėshtė takuar me kryeministrin Nano. Ajo qė shkaktoi habinė mė tė madhe ishte takimi shumė miqėsor mes Gejxh dhe kryetarit tė PD Sali Berisha. Lideri demokrat e kishte akuzuar gjithmonė Gejxh por duket se ndryshoi mendim pėr publicistin greko-amerikan.
Krijoni Kontakt