Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    a kane shqipetaret pike referimi?

    tema s'ben fjale per aspekte politike, apo historike por duhet pare me shume ne aspektin psikologjik-kolektiv.

    ...duke qene se populli shqip gjate shekullit 20 kishte pika te ndryshme referimi, sic ishin heronjte kryesore te luftes, rilindasit, etj... ne vitet 40' pika e referimit ishte partia me pas udheheqesi i saj qe mund te quhet nje pike referimi autoritare-diktatoriale. mos te harrojme qe jane plot 50 vjet qe jane nga ana tjeter 50 vjet shtypje impulsesh, mbiuni te sforcuar dhe nenshtrim kolektiv.

    po ne vitet 90? a mos ndoshta shqiptaret pavetedijshmerisht kerkojne te njeten pike referimi, ate diktatoriale (nje njeri qe udheheq dhe te tjeret qe nenshtrohen) apo kerkojne te clirohen nga kjo pike referimi e rrenjosur pergjate 50 vjeteve. si dhe pse?

    mirepres mendimet tuaja...
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Trazirat e viteve 90' ne Shqiperi ndodhen pikerisht nga pikat e ndryshme te refererimit. Brezat e vjeter qe ishin rritur gjate 50 vjeteve te diktatures ishin ne kundershtim me brezat e rinj te studenteve qe i kishin syte tek perendimi dhe demokracia.

    Qeveria mbahet akoma nga brezat e vjeter por Shqiptaret nuk jane te detyruar te kene ate si pike refererimi. Ne 13 vitet e fundit nuk ka ngelur familje ne Shqiperi qe nuk eshte njohur me emigrimin. Rinia ka jetuar dhe studjuar ne cdo vend te Evropes dhe Amerikes Veriore dhe ndryshe nga prinderit e tyre, pika e referimit per ta eshte fituar nga eksperienca e jetes dhe nuk eshte detyruar nga qeveria. Ne emigrim jane ekspozuar te demokracia, liria, individualizmi, kapitalizmi, biznesi, sporti, kultura, si dhe droga, prostitucioni, krimi, trafikimi, etj.

    Nje tjeter pike referimi ka qene edhe besimi fetar. Shqiptaret u kthyen tek Zoti per ngrohtesi shpirterore ne koherat e veshtira te tranzicionit. Organizata te ndryshme Islamike dhe Kristiane shfrytezuan gjendjen e veshtire te Shqiptareve per te treguar bamiresi dhe ne te njejten kohe per te perhapur besimet e ndryshme fetare.

    Per mire a per keq Shqiperia tani po i afrohet gjithnje e me shume shoqerise perendimore. Fatkeqesisht gjendja ekonimike dhe sociale ne Shqiperi nuk reflekton nje vend Evropian sepse brezi i vjeter refuzon te leshoje qeverine ndersa te rinjte vazhdojne te largohen per nje jete me te mire.
    Edi

  3. #3
    Kane qe c'ke me te, shqiptarine.
    "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria" nuk eshte nje sllogan siperfaqsor qe shtyn bujqit te flakin tutje plugjet e parmendat per te rrembyer armet sa here qe te kete nevoje ceshtja kombetare. Merr lexo shkrimet e Edith Durhamit, Margaret Hasluckut dhe krahasoji me ato te studiuesve te tjere pak me te vonshem apo edhe te sotem si Plasari psh.. Te gjitha prihen ne nje pike: "Shqiptari ka per borxh te perqafoje gjithcka qe te mbese shqiptar".

    Ke raste te permendura nga studiues te huaj kur fshatra te tere jane kthyer pernjeheresh ne muslimane vetem sepse kishin kontradikta me priftin.

    Kjo eshte pike referimi!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 25-02-2004 mė 17:23

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ka vetem nje pike referimi te perbashket te shqiptareve qe une e kam kuptuar rreth 6 vjet me pare fale nje meditimi te gjate mbi te shkuaren, te tashmen dhe te ardhmen e popullit shqiptar.

    Pika e perbashket e referimit te shqiptareve eshte Shpirti i Shqiptarit.

    Shpirtin e Shqiptarit e kane te gjithe ata shqiptare qe kane ne arteriet e tyre gjak shqiptari. Eshte ky gjak qe percillet nga brezi ne brez, nga shekulli ne shekul, nga mijevjecari ne mijevjecar dhe mbart karakterin e ngritur mbi forcen e shpirtit, virtytet me te larta dhe veset me te uleta te tij.

    Te jesh shqiptar do te thote te kesh gjak shqiptari. Ky eshte burimi i asaj qe me lart quhet "Shqiptarizem", apo "Atdhedashuri", apo "Patriotizem", apo "Nacionalizem". Eshte ky gjak qe ben te mundur qe shqiptaret qe i ndan historia, i ndajne fete, i ndajne bindjet politike, perseri nuk e humbasin asnjehere dashurine per njeri-tjetrin si vellezer te nje gjaku.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    [QUOTE]Postuar mė parė nga Albo
    [B]Ka vetem nje pike referimi te perbashket te shqiptareve qe une e kam kuptuar rreth 6 vjet me pare fale nje meditimi te gjate mbi te shkuaren, te tashmen dhe te ardhmen e popullit shqiptar.

    mire e paske bere qe ke medituar per te shkuaren dhe nje pjese te se tashmes po per te ardhmen ku i more informacionet e sigurta................

    Pika e perbashket e referimit te shqiptareve eshte Shpirti i Shqiptarit.

    Radha e pare ne jeten time qe degjoj nje gje te tille....ti mund te thuash karakteri por jo shpirti sepse shpirtin nuk e ka te qarte asgje pervec krijuesit se si eshte,pervecse nje dije e pakte na eshte dhene neve mbi shpirtin...............

Tema tė Ngjashme

  1. Ismail Bardhoshi dhe gabimet e zeza ne librin per Emrat e Allahut
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-02-2008, 06:54
  2. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  3. Shteti pėrballė mafies
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 03:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •