Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    SIGAL .. nje Tjeter Hajdut i Ri..

    KJ

    ----------

    E Merkure, 25 Shkurt 2004


    SIGAL SIGURON NE TOKE, DET DHE AJER

    Flet per "KJ", presidenti i shoqerise se sigurimeve SIGAL, Avni Ponari

    Teuta Shamku

    Siguracioni Shqiptar SIGAL. Eshte ky emri i kompanise private te sigurimeve, e cila sapo ka mbushur pese vjet nga krijimi i tij. E krijuar qe me 22 shkurt 1999, SIGAL eshte shoqeria me e madhe e sigurimeve ne tregun shqiptar te sigurimeve. Kjo kompani ka arritur te zoteroje nje pjese te rendesishme te tregut shqiptar te sigurimeve. Presidenti i kesaj kompanie, Avni Ponari, tregon per "KJ" sherbimet qe ofron kjo kompani. SIGAL ka sot 31 % te tregut dhe eshte ne krye te ketij tregu me nje portofol te diversuar 60 deri 65 % sigurime motorike dhe 30 deri 35 % sigurime vullnetare. SIGAL i ka shitur 12 % te aksioneve Fondit Amerikan te Ndermarrjeve. Per here te pare ne historine e industrise se sigurimeve ka hyre kapitali i huaj dhe kjo ndodhi me SIGAL. Shitja e aksioneve FSHAN beri te mundur trefishimin e kapitalit te SIGAL. Fondi Amerikan eshte aksioneri i vetem i Bankes Amerikane te Shqiperise, nje banke e suksesshme ne vendin tone.

    Cila eshte gjendja e tregut te sigurimeve sot ne Shqiperi

    -Tregu i sigurimeve ne Shqiperi, krahasuar me pervojat e vendeve perendimore por edhe atyre lindore, eshte ende ne fazat fillestare te zhvillimit. Kjo per shkak te mungeses se kultures se sigurimit per shkak te tradites, nivelit te zhvillimit ekonomik, gjendjes ekonomike te popullsise, ekzistences se gjendjes monopol per nje kohe relativisht te gjate, ne kushtet e nje tranzicioni pa kufij etj. S'mund te pretendohet te ndikohet drejtperdrejt mbi faktoret ekonomike, perpjekjet e pjesemarresve ne treg (shoqerive te sigurimit) per zhvillimin e tregut synojne te ndikojne ne rritjen e shkalles se njohurive mbi veprimtarine siguruese dhe ndergjegjesimin e publikut per domosdoshmerine e sigurimit te cdo aspekti te veprimtarise se perditshme. Kjo sepse ne te gjithe territorin e vendit humbjet njerezore dhe demet materiale te shkaktuara nga rreziqe te sigurueshme llogariten ne miliona leke. Ketyre u bashkengjiten humbjet vijuese si rrjedhoje e nderprerjes se veprimtarive ekonomike te demtuara dhe dhimbjet njerezore per pamundesine e perballimit financiar te fatkeqesive e plot raste te tjera. Ne nje aspekt me te gjere, cdo dem individual eshte demtim i pasurise kombetare te krijuar me punen e shume brezave. Askujt nuk i lejohet te mendoje se cdo brez duhet te nise jeten nga fillimi vetem per shkak te mungeses se mbrojtjes financiare te jetes dhe pasurise se trasheguar. Jane shoqerite e sigurimit, permes sherbimeve te tyre, qe mundesojne rivendosjen ne gjendjen e meparshme financiare te subjekteve te demtuara per vijim normal te veprimtarise ne nje kohe te shkurter, dhe ndihmesen financiare per qytetaret dhe familjet e prekura nga fatkeqesite. Fakti qe vetem rreth 10 % e pasurise eshte e siguruar, flet per shkallen e ulet te mbrojtjes se biznesve dhe individeve ndaj rreziqeve.

    A mendoni se qytetari e ka te qarte c'do te thote te sigurohesh?

    -Marredheniet siguruese jane marredhenie kontraktuale midis siguruesit dhe te siguruarit. Pra shoqeria e sigurimeve e licensuar nga shteti shqiptar blen tek klientet e tij rreziqe kundrejt nje primi te paguar. Ne momentin qe eshte leshuar kontrata e sigurimit dhe eshte paguar primi, atehere midis te siguruarit dhe siguruesit lindin marredheniet kontraktuale per rrezikun e mbuluar ne sigurim.

    Cfare siguron SIGAL?

    -Kompania jone e sigurimeve qe tashme ka bere 5 vjet qe operon ne tregun e sigurimeve, ofron nje sere produktesh. Disa prej tyre ofrohen si ne Shqiperi ashtu edhe jashte vendit. Ofrohet mbulimi ne sigurim i personave per aksidentet personale qe mund te pesojne, si edhe sigurimi i shendetit. Te dyja keto sigurime mund te ofrohen si brenda Shqiperise, ashtu edhe jashte vendit. Ofrohet sigurimi i automjeteve, krahas mbulimit te pergjegjesise se detyrueshme ndaj paleve te treta, edhe mbulimin e demeve ne vete mjetet si rrjedhoje e perplasjeve, zjarrit, vjedhjes, etj. Demshperblimi qe eshte edhe pjesa me e rendesishme e punes dhe veprimtarise se SIGAL behet per nje kohe te shkurter me cash ose duke derguar mjetin ne nje nga serviset e specializuar. Sigurimi i Kreditit dhe Garancise. Keto sigurime lehtesojne mjaft bizneset shqiptare, te cilat, ne vend qe te ngurtesojne fonde te konsiderueshme ne depozita bankare per llogari te partnerit tregtar, mund te paraqesin nje police sigurimi qe garanton veprimtarine e tyre kundrejt nje primi sigurimi shume me te ulet se kostoja e ngurtesimit te fondit.SIGAL ishte kompania e pare qe futi ne treg Garancine e Ofertes dhe Garancin e Kontrates. Dhe se fundi edhe Garancite e Importit.

    Po keshtu nga Sigal behet edhe sigurimi i marines dhe transportit. Pra per mjetet detare ofrohet sigurimi i vete mjetit (anijes) per demtime te ndryshme qe mund te pesoje gjate lundrimit ose qendrimit ne porte, si edhe mbulimi i pergjegjesise civile te anijeve. Per transportin, ofrohet sigurimi i mallrave gjate transportit (perfshire makineri e pajisje, linja teknologjike, etj.) si edhe i pergjegjesise se transportuesit te mallrave (CMR). Permes shoqerive partnere te brokerimit, SIGAL ofron edhe organizimin e transportit nga/ne Shqiperi me transport detar, tokesor e ajror. SIGAL eshte perfaqsuesi i P&I klubeve me ne ze ne Londer per sigurimin e pergjegjesise se anijeve. Tashme eshte detyre e organeve shteterore, ligjvenese e kontrolluese te ndjejne pergjegjesine per kontrollin dhe administrimin e drejte te hapesirave detare, per mbrojtjen financiare te pasurive e pergjegjesive te te gjitha llojeve ne dete, miratimin e kodit detar, rritjen e rolit te kapitenerive ne porte, kontrollin e sakte te pergjegjesive te anijeve, licensimin e tyre dhe mbi te gjitha mbrojtjen e jetes se njerezve, pasagjereve dhe ekuipazheve te anijeve, ndotjeve dhe gjithckaje qe ka te beje me detin e pergjegjesite per to.

    Sa eshte numri i anijeve qe mbrohen prej jush?

    -Numri i anijeve tregtare sot ne pronesi te shqiptareve eshte mbi 70, mbi 400 jane anije peshkimi dhe mbi 1 000 anije te vogla e motoskafe. Nga ana tjeter prekin portet shqiptare mbi 20 anije te huaja e tragete dhe me vete mbartin me mijera pergjegjesi, te cilat jane te zbuluara nga ana financiare dhe jashte te gjitha kontrolleve. Pikerisht, jane klubet P&I qe mbulojne keto pergjegjesi dhe mbrojne pasurite detare nga te gjitha llojet e pergjegjesive.

    Demtimet publike cfare vendi zene ne kompanine tuaj?

    -Nje vend te rendesishem sigurisht. Ketu perfshihen sigurimet e pasurise publike e private nga zjarri e rreziqet natyrore (termet, stuhi, permbytje, etj.). Ne nje mbulim me kompleks ofrohet mbulimi i pergjegjesise publike (deme materiale e demtime trupore) te subjekteve te siguruara ndaj personave te trete. Mbulimi ne sigurim nga zjarri e rreziqet natyrore mund te plotesohet edhe me sigurimin e nderprerjes se veprimtarise ekonomike (biznesit) qe demshperblen humbjet vijuese per shkak te mosfunksionimit te njesise se siguruar (njesi prodhimi, tregtimi, sherbimi, etj.). Nese shperthen nje bombul gazi, nese digjet nje karburant nese helmohen qytetaret ne nje restorant apo hotel, nese dy anije perplasen, nese nje shtepi digjet per faj te familjes dhe per shkakun e saj digjet dhe shtepia e klienti, nese harron ujin e lag komshiun, kush duhet duhet te paguaj? Te gjitha keto jane produkte sigurimi dhe si te tilla duhen trajtuar me baze ligjore.



    -------------------------------


    Koment..

    Kohet e fundit kam degjuar se Shum hallexhinj albanez qe marrin rruget per jasht shteti jan te detyruar me dhune qe krahas biletes me cmime stratosferike te Avionit ose Tragetit te paguajne dhe nje shume Paresh qe shkon nga 20 deri 40 e me shume dollare per nje fare Hajduti te ri qe ka dale me emrin SIGAL...

    Kjo gjoja se Albanezi duhet te sigurohet kur shkon jashte dhe prandaj duhet pa terci verci ti paguaje axhensise se biletave dhe Taksen e SIGALI-t... pra kte 20-40 dollaresh qe shkon ne xhepat e MAFIES..

    PD duhet ti mari ne Shqyrtim te gjitha Shpikjet qe te Shkolluarit tone kane mesuar per te VJEDHUR Albanezin e mjere nga te kater anet..


    qashtu..

    lafe te

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Shoqeria Sigal eshte nje shoqeri ne rritje dhe kohet e fundit eshte zgjeruar shume.

    Psh para 4 vjetesh Sigal te jepte nje leter te cilen e bleje per te marre vizen . Kartoni kushtonte 210 dollare dhe shrbente per te siguruar personin gjat qendrimit ne shtetin e huaj, vecse ai karton nuk te siguronte asnje gje. Nqs se personi qe ishte "siguruar" semurej apo i ndodhte ndonje aksident atehere te gjitha shpenzimet i kish mbi koke dhe nje operacion i thjeshte ne nje vend lindor kushton jo pak por 1000dollare (imagjinoni ne vendet e tjera).

    Ndersa sot Sigal mbulon jo vetem ne leter por edhe me fakte.
    Kjo eshte nje zhvillim shume i mire, pasi shqipetareve ju jepet nje mundesi e vertet sigurimi.

    Pjesa me e madhe e shteteve te botes e kerkon te qenit i siguruar. Pra sigurimi eshte nje nevoj. Problemi eshte se nuk ka konkurrent dhe keshtu Sigal e ka rrugen te lire per te bere cfar te doje me cmimet.

    Shteti duhet te privatizoje Sigmen sa me shpejt te jete e mundur ose te pakten te leshoje dominimin e saj, pasi po behet nje pengese e madhe ne evbolucionin e shoqerive te sigurimit.
    PAUCA SED MATURA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •