PERGJIGJE PER SEKULARISTET; TE PAFETE
Mbasi u kthyem pėrgjigje tė krishterve rreth kėsaj pyetje, tani po u drejtohemi laikeve tė pafe tė cilėve mund tu shkoj nė mendje njė pyetje e tillė: Lejimi qė i bėhet poligamisė nė Islam dhe ndalimi i martesės me shumė burra ėshtė vetė utėsia e lartė qė tė inponon shoqėria njerzore.
Pėrsa i pėrket poliadrisė, martesės me shumė burra ėshtė diēka qė nuk e pranon asnjė njeri qė ka llogjikė, asnjė fe hyjnore dhe asnjė ligj i mirfilltė njerzor. Kjo sepse nuk ekziston barazi ndėrmjet burrit dhe gruas pėrsa i pėrket shtatzanisė dhe lindjes, atėherė si mund tė kėrkohet qė tė dy tė jenė tė barabartė nė kėtė pikė?!
Shkaku ėshtė mjaft qartė dhe i dukshėm, njė gjė e tillė ēon drejt pėrzierjes sė gjeanologjive sepse nuk njihet babai, duke shtuar kėtu qė diēka e tillė bie ndesh me natyrėn njerzore me tė cilėn u krijua njeriu nga Zoti. Burri ėshtė ai tė cilit i pėrket admistrimi dhe parllėku nė familje, dhe dihet fort mirė se njė anije e vetme nuk mund tė drejtohet nga dy kapiten njėkohėsisht. Njė familje e tillė nėse do tė ekzistonte do tė shkonte detyrimisht drejt shkatėrrimit.
Ndėrsa poligamia ėshtė njė diēka qė i vlen shumė interesave njerzore, madje nga njė herė poligamia mund tė jetė zgjidhja mė e mirė dhe mė e pėrshtatshme pėr mjaft probleme tė shoqėrisė njerzore, prej tė cilave mund tė pėrmendim kėto qė vijojnė :
Sė pari: lejimi i poligamisė nė mėnyrė tė ligjshme, por jo mė tepėr se sa katėr gra njėkohėsisht dhe me kusht mbajtjen e drejtėsisė ndėrmjet tyre nė tė kundėrt vetėm njė, siē lejohet nga ligjet islame; ėshtė njė zgjidhje shumė herė mė mirė pėr shoqėritė kristiane dhe laike tė cilat ndalojnė nė mėnyrė zyrtare poligaminė dhe nuk kanė ēti bėjnė lidhjeve tė panumėrta jashtėmartesore, jashtė ēdo morali dhe rregullash ligjore. Lidhje tė cilat nuk obligojnė asnjė detyrim ligjor ndaj gruas dhe fėmijės dhe kėshtu pėr ditė e mė tepėr lindin fėmijė tė pa ligjshėm tė flakur poshtė urave, nė plehra apo mė e mira nė shtėpitė e fėmijve.
Nė Tetor tė vitit 1995 RAI deklaronte se ēiftet e pamartuara nė Itali bėnin mė shumė fėmij se ata ta martuarit megjithse pjelloria nė kėtė vend ėshtė nga mė tė ultat nė botė. (RAI teleteks 13.10.1995)
Kjo pėr shkak tė aborteve tė shumta ku ēdo vitė nė botė kryhen rreth 45 milion aborte pak a shumė njė nė ēdo tre lindje. Dokumentat e Organizatės Boterore tė Shėndėttėsisė (OMS) raportojnė qė 1990 ndėrprerjet vullnetare tė shatzanisė nė vėndet ku ai ėshtė i ligjshėm ka qenė 25 milion, rreth 20 milion prej tyre kanė qenė ilegale.(RAI teleteks 14.2.1996)
Kėta fėmijė edhe nėse jetojnė nė tė shumtėn e rasteve nuk i njohin prindėrit e tyre apo do tė kalojnė njė jetė ka babai nuk ka pjesė nė tė dhe as nuk ndjen asnjė pėrgjegjsi ligjore ndaj kėtyre fėmijve.
Kėto shoqėri tė cilat ndalojnė poligamin mbyllin sytė para mardhėnieve jashtė martesore. Sot nė shumė vende tė perėndimit ėshtė bėrė normale qė njė burrė megjithse i martuar tė ketė mė shumė se njė tė dashur [qė nė rastin mė ekstrem nėse ėshtė njė figurė e njohur mund tė bėhet objekt i gazetave qė duan tė mbushin faqet e tyre me histori dashurie dhe asgjė mė tepėr]. Mardhėniet seksuale jashtėmartesore shikohen si diēka normale nėse ato kryhen me pėlqimin e tė dy palėve, [pėrdhunimet nga ana e ligjit shikohen si krim ndaj individit por jo ndaj moralit]. Ky fenomen mbizotron nė shoqėritė laike apo edhe kristiane dhe janė tė paktė ata qė mund ti shpėtojnė njė fenomeni tė tillė .
Sipas psikoanalistėve italianė tradhėtia bashkėshortore ėshtė zgjidhja e vetme pėr njė raport tė qetė nė mes ēiftit. Ky opinion duket mė tepėr i pėrhapur ndėrmjet meshkujve italianė. Nga njė studim i kryer nga Federata Italiane e Psikologėve mbi 960 persona rezulton se shtatė meshkuj nga dhjetė tradhėtojnė gruan e tyre, tė bindur se tradhėtia fizike nuk sjell domosdoshmėrisht prishjen e martesave. Nga tė intervistuarit 55.1% kanė kryer vetėm njė tradhėti, 25.7% nga 5 deri nė 10 raste, 15.2% nga 10 deri nė 50 raste. Nga kėta 19.5% ua tregojnė grave tė tyre raportin jashtėmartesor ndėrsa 49.2% e mbajnė atė tė fshehtė, ndėrsa 31.3% ua lėnė grave tė tyre qė ta kuptojnė vetė atė. (RAI teleteks 21.11.1995)
Shkaku kryesor ėshtė se shumė prej burrave nuk arrijnė tė plotėsojnė apo kėnaqin kėrkesat e tyre me njė grua tė vetme, dhe pėrderisa ligji nuk e lejon marrjen e mė tepėr se njė gruaje ata orientohen drejt mardhėnive jashtė martesore tė pa kufizuara .
Ėshtė ineresant fakti se nė Afrikė pėr shembull ka ekzistuar poligamia dhe pėrzieriet seksuale kanė qenė tė rralla ndėrkohė qė edhe shumica e fiseve kishin ligje tė ashpėra nė lidhje mė tradhėtinė bashkėshortore
Mos vallė lejimi i poligamisė nė pamjen e njė imoraliteti tė lirė nga ēdo pėrgjegjsi, ėshtė mė me interes pėr shoqėrinė, se sa aprovimi i tij nė mėnyrė ligjore, i kontrolluar dhe i kufizuar ku respektohen tė drejta dhe pėrgjegjsitė bashkėshortore dhe familjare?!
Sė dyti: Mund tė ndodh qė shoqėritė njerzore tė pėsojnė rritje tė numrit tė grave pėr shkaqe luftėrash apo fatkeqsish gjė e cila do tė linte shumė gra kallogre apo vejusha tė cilat nuk do tė kenė mundėsi se me kė tė martohen, gjėra kėto qė kanė ndodhur shpesh mbas luftrave.
Sė treti: Gruaja mund tė qėlloj qė tė sėmuret dhe nuk ėshtė e aftė tė kryej disa prej funksioneve tė saj bashkėshortore dhe ajo do tė bėhet barrė pėr burrin, apo mund tė qėlloj qė burri tė humbi ndjesintė seksuale ndaj gruas sė tij. Dhe nė tė dyja rastet ai do tė vihet para dy zgjidhjeve:
-Tė divorcohet pėr tu martuar me njė tjetėr
-Tė marrė edhe njė grua tjetėr bashkė me tė parėn, kjo ėshtė edhe mė e mirė pėr gruan se sa ti kėrkojė tė shoqit divorcin dhe tė mos pranoj qė ai tė mos marrė njė grua tjetėr.
Sė katėrti: Mund qė gruaja tė mos lindė dhe burri nuk do qė ta divorcojė atė pėr tė ruajtur dashurinė ndėrmjet tyre por megjithatė ai dėshiron qė tė ketė fėmij. Kėshtu qė mė e mirė pėr gruan nė kėtė rastė do tė ishte tė pranonte qė nė jetėn e burrit tė saj tė tė hynte edhe njė grua tjetėr se sa tė divorcohej, kjo nė fakt ėshtė ajo tė cilėn preferojnė edhe shumė gra tė tilla.
[Sė pesti: Dihet qė burri dhe gruaja dallojnė nga njeri-tjetri pėrsa i pėrket gadishmėrisė sė tyre pėr kontakt seksual. Gruaja nuk ėshtė gjithmonė e gatėshme nė ēdo kohė qė ti pėrgjigjet kėtij kontakti, pėr shembull gjatė menstruacioneve mujore tė cilat mund tė shkojnė deri nė dhjetė ditė apo edhe dy javė, po ashtu kemi edhe periudhėn e lehonisė qė zakonisht shkon dyzet ditė dhe nė kėto periudha kohore u ėshtė e ndaluar nga ana e Sheriatit kontakti. Po kėshtu nė rast se gruaja ėshtė nė gjendje pune mund ti bjeri gadishmėria pėr diēka tė tillė ndėrkohė qė gadishmėria e vetme e burrit pėr njė gjė tė tillė gjatė gjithė muajit dhe vitit nė rast se nuk mund tė gjej pėrgjigje nga ana e gruas mund ta ēoj atė drejt kontakteve jashtė martesore tė pa ligjshme, ja pra edhe njė arsye tjetėr pse poligamia ėshtė e lejuar.
Sė gjashti: Aftėsitė e mashkullit pėr pjellori janė shumė mė tė larta se ato tė femrės. Mashkulli mundet qė tė jetė pjellor deri edhe mbas moshės gjashtėdhjetvjeēare ndėrsa tek femra kjo aftėsi ndėrpritet mesatarisht nė moshėn dyzetvjeēare. Kėshtu qė nėse privohet mashkulli nga marrja e mė tepėr se njė gruaje atėherė do tė kishim njė stangim tė funksionit tė pjellorisė pėr tė pėr gati njė gjysėm jete.]
Nė rast se ajo do tė divorcohet mund ta bėj kėtė duke e kėrkuar kėtė nėpėrmjet rrugėve tė pushtetit gjygjsorė nė bazė tė ligjeve tė Sheriatit. Mė pas ajo ėshtė e lirė tė kėrkoj njė burrė tjetėr i cili do ta pranonte atė si tė tillė qė ishte. Po kėshtu nėse burri ėshtė steril gruaja ka tė drejtė tė kėrkoj divorcin pėr tu martuar me njė tjetėr i cili nuk ėshtė i tillė.
Sė fundi mund tė them se nė tė shumtėn e rasteve grave nuk u pėlqen qė burrat e tyre tė marrin gra tė tjera por ato nuk i ndalon kush qė tė jenė kundra vullnetit tė tyre pėr atė qė ato shohin se ėshtė mė mirė pėr to. Kjo sepse gruaja e parė ėshtė e lirė qė ajo tė kėrkojė divorcin nėse ajo nuk e do partneritetin e njė gruaje tjetėr, por edhe mund tė mos ta kėrkoj njė gjė tė tillė kur e sheh se njė zgjidhje e tillė ėshtė mė e mirė pėr tė se sa tė mbesė nė derė tė babait gjithė jetėn pa u martuar.
Ndėrsa e dyta natyrisht qė martohet me dėshirėn e saj pasi askush nuk ka tė drejtė ta detyroj atė tė marr njė burrė tė martuar, nė mos ajo do tė kėrkonte pėr njė burrė tė pa martuar i cili do ti pėrshtatej mė tepėr asaj sesa tė pranonte ta ndante atė me njė grua tjetėr.
Siē edhe shihet nuk ka asnjė padrejtėsi apo dhunim tė vullnetit tė gruas nė ēfarė do lloj rasti qoftė. Ndėrsa dėshirat dhe kėrkesat qė njeriu i dėshiron nė kėtė botė, as burri dhe as gruaja nuk mund ti realizojnė ato tė gjitha, madje as shumicėn e tyre. Kjo sepse jeta e kėsaj bote ėshtė njė jetė sprove dhe provimi me tė mira dhe me tė kėqiat e saj, me gėzimet dhe fatkeqsitė e saj. Madje kėnaqėsitė dhe gėzimet e kėsaj jete janė tė pandara nga fatkeqsitė dhe dhimbjet trishtuese. Gjėrat e dashura janė shpesh tė pėrziera me sende tė pa dėshiruara, sepse kėtu qėndron edhe urtėsia e sprovės nė kėtė botė. Tė tilla janė situatat e sprovave dhe provimeve mė tė forta. Ajo grua e cila pėrmban xhelozinė e vetė ndaj gruas tjetėr tė burrit tė saj do tė shpėrblehet nga Allahu pėr durimin e saj me njė shpėrblim tė madh.
* * *
Ndėrsa pėrsa i pėrket tė drejtės sė kujdestarisė ndaj fėmijėve brenda familjes ajo i pėrket pėrgjegjsisė burrėrore sipas ligjeve islame dhe nena eshte edukuese .Ajo ēka thuhet nė pyetje se kujdestaria apo tutela ndaj fėmijve i takon gjithmonė babait edhe nėse ata rriten nga nėna ėshtė diēka e pa vėrtetė, pasi nuk nuk gjendet nė Sheriat njė gjė e tillė kjo pėr dy arsye: e para, nuk gjendet ndonjė tekst as nė nė Kuran e as nė thėniet profetike (hadith) ku ti jepet pėrparėsi gjithmonė vetėm ndonjėrit prej prindėrve. Dhe sė dyti, dijetarėt islam janė unanim nė mendimin se pėrparėsia nė kėtė drejtim nuk ėshtė e pėrcaktuar pėr vetėm njėrin nga prindėrit. Kėtu mund tė ekzistojnė mospėrthuje mendimesh ndėrmjet shkollave juridike islame nga aspekti se kush mund tė jetė mė i pėrshtatshėm dhe i mundshėm nga prindėrit pėr rritjen e fėmijve, por ata janė dakort se nėse njėri nga prindėrit nuk vlen pėr kėtė punė atėherė nuk i lejohet atij nė kėtė rast qė tė marrė pėrgjegjsinė dhe kujdestarinė pėr rritjen dhe edukimin e fėmijve. (Telbis Merdud Salih bin Humejd, fq.58)
Kjo i ngjan tė drejtės sė presidentit apo drejtorit ndaj atyre qė ka nėn vehte, ashtu siē veprohet nė tė gjitha ligjet hyjnore apo njerzore, gjė qė e shpjeguam edhe mė parė.
Kėtu mund tė shtojė se mėsimet fetare tė ēifutve dhe tė tė krishterve i japin burrit tė drejtėn e parėllėkut ndaj gruas dhe fėmijvė tė tij.
Nė letrėn e parė tė Pjetrit nė Bibėl ne mund tė lexojmė:
Gjithashtu dhe ju, gra, nėnshtrojuni burrave tuaj, qė, edhe nėse disa nuk i binden fjalės, tė fitohen pa fjalė, nga sjellja e grave tė tyre, kur tė shohin sjelljen tuaj tė dlirė dhe me frikė. Stolia juaj tė mos jetė e jashtme: gėrshėtimi i flokėve, stolisja me ar ose veshja me rroba tė bukura, por njeriu i fshehur i zemrės, me pastėrtinė qė nuk prishet tė njė shpirti tė butė dhe tė qetė, qė ka vlerė tė madhe pėrpara Perėndisė. Sepse kėshtu stoliseshin dikur gratė e shenjta qė shpresonin nė Perėndinė, duke iu nėnshtruar burrave tė tyre, ashtu si Sara, qė i bindej Abrahamit duke e quajtur "zot"; bija tė saj ju jeni, nė qoftė se bėni mirė dhe nuk trembeni nga ndonjė frikė. [Letra e parė drejtuar Pjetrit 3:1-6. ]
shih gjithashtu 1Korintasve 11:3: Por dua qė tė dini se kreu i ēdo njeriu ėshtė Krishti, edhe kreu i gruas ėshtė burri
A nuk ėshtė e habitshme qė kėta baballarėt e bardhė tė bėjnė pyetje tė tilla sulmuese ndaj Islamit kur gjėra tė tilla janė pjesė e fesė sė tyre?!
Gratė sipas vetė Dhjatės sė Re duhet tu nėnshtrohen burrave: Ju, gratė, nėnshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit, sepse burri ėshtė kreu i gruas, sikurse edhe Krishti ėshtė kreu i kishės, dhe ai vetė ėshtė Shpėtimtari i trupit. Ashtu si kisha i ėshtė nėnshtruar Krishtit, kėshtu gratė duhet t`i nėnshtrohen burrave tė tyre nė ēdo gjė. (Letra drejtuar Efesianėve 5:22-24) po ashtu edhe tek Kolosianėt 3:18 Ju bashkėshorte, jini tė nėnshtruara bashkėshortėve tuaj, ashtu si ka hije nė Zotin. Ajo duhet tė mėsoj nė heshtje dhe nuk duhet ti japė mend burrit : Gruaja le tė mėsojė nė heshtje dhe me ēdo nėnshtrim. Nuk e lejoj gruan qė tė mėsojė, as tė pėrdori pushtet mbi burrin, por tė rrijė nė heshtje. (1Timoteut 2:11-12) Kėshtu qė ėshtė pėr tu habitur se si kėta priftėrinj i harruan kaq shpejt mėsimet e Biblės duke rėnė nė pozitat e laikėve?!
Nėse pyetje tė tilla do tė na drejtoheshin nga njerėz laikė e tė pa fe, me ta do tė merreshim ndryshe duke u dhėnė pėrgjigje tė tjera shkencore, llogjike dhe praktike.
Pėrsa i pėrket trashėgimnisė sė gruas qė ėshtė mė e pakėt se e burrit, ne myslimanėt kemi shumė studime tė mirfillta tė cilat vėnė nė pah se kjo ėshtė diēka natyrale dhe e pranueshme. Pėrderisa burri ėshtė i ngarkuar sipas Islamit qė ti japė gruas mehrin, pra dhuratėn e martesės, pasuri kjo e cila i pėrket vetėm asaj dhe askush nuk ka tė drejtė tė fusė hundėt nė tė. Po ashtu ai ėshtė pėrgjegjės pėr ēdo nevojė finaciare tė saj dhe tė familjes, ndėrkohė qė asaj nuk i vihet njė pėrgjegjėsi e tillė edhe nėse ėshtė e pasur. Atėherė ėshtė mėse normale qė atij ti takoj mė tepėr nė trashėgimni. Kjo normė nuk ėshtė vėnė e tillė pėr tė poshtėruar femrėn por ka parasysh pėrgjegjsitė dhe obligimet materiale tė secilit prej tyre duke vendosur njė ekujlibėr tė kėtyre faktorve. Nėse u morr vesh se Islami ngarkon vetėm mashkullin me pėrgjegjsi financiare dhe e ēliron femrėn plotėsisht nga njė gjė e tillė atėherė njė pyetje e tillė ėshtė tejet e pa vėnd. A nuk veprojnė nė fakt tė gjitha instuticionet njerzore me ēėshtjet ekonomike pikėrisht kėshtu?!
Por me sa duket qėllimi atyre qė bėjnė kėto pyetje nuk ėshtė marrja e njė pėrgjigje bindėse, megjithse ato janė kaq tė shumta, por ata synojnė futjen e dyshimeve dhe dilemave nė mendjet e myslimanėve ndaj fesė dhe ligjeve tė Allahut. Prandaj do tė ishte mirė qė tė mos ripėrsėrisnin po tė njėjtat pyetje me qindra herė por tė reflektonin pozitivisht ndaj pėrgjigjeve ashtu siē u takon njerzve tė menēur.
* * *
Pyetja e katėrt: Si mund tė gjejmė njė lidhje llogjike ndėrmjet dashurisė sė Zotit ndaj njerzve qė Ai i krijoi dhe nxitjes pėr tė luftuar jomyslimanėt, siē theksohet kjo nė Kuran?
Pėrgjigja: Allahu i madhėruar i ka nderuar bijtė e Ademit me cilėsi dhe veēori qė nuk ia ka dhėnė asnjė krijese tjetėr. Nderimi ėshtė diēka dhe dashuria ėshtė diēka tjetėr, ato nuk janė dy gjėra tė njėjta.
Dashuria e Allahut pėr krijesat e Tij ėshtė e kufizuar vetėm pėr ata qė i besojnė Atij dhe asaj ēka zbriti Ai. Kjo dashuri e Zotit shtohet edhe mė tepėr ndaj njeriut kur ai shton bindjen dhe adhurimin ndaj Zotit tė t
ij.
Tė pretendosh se Zoti i do tė gjithė njerzit ėshtė njė propagonadė pėr tė cilėn nuk ka aspak argument, as nga llogjika dhe as nga shpalljet e vėrteta autentike hyjnore. Kjo ėshtė mėse e natyrshme pėrderisa njeriu nė kėtė jetė ka ardhur pėr tu provuar. Nėse Zoti i dashka tė gjithė njerzit pa pėrjashtim; tė mirė dhe tė kėqinj, tė ndershėm dhe tė pandershėm, besimtarė dhe pabesimtarė, tė udhėzuar dhe tė humbur, atėherė pse i ndėshkon Ditėn e Gjykimit pėr nė zjarr ata qė e meritojnė ?!
[Shih Letrėn e parė drejtuar Korintasve 6:9-11.]" A nuk e dini ju se tė padrejtėt nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė? Mos u gėnjeni: as kurvarėt, as idhujtarėt, as shkelėsit e kurorės, as tė zhburrėruarit, as homoseksualėt, as vjedhėsit, as lakmuesit, as pijanecėt, as pėrqeshėsit, as grabitėsit nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė. Dhe tė tillė ishit disa nga ju; por u latė, por u shenjtėruat, por u shfajėsuat nė emėr tė Zotit Jezus dhe me anė tė Frymės sė Perėndisė tonė."
Ne pėrsėri po pyesim pėrse tė krishterėt punojnė pėr ti shpėtuar njerzit nga ndėshkimi, siē besojnė ata me anė tė besimit kristianė?!
A nuk u mjafton atyre qė tė gjithė i pėrfshin dashuria e Zotit, dhe Zoti nuk i ndėshkon pėrjetėsisht ata qė i do?!
Nuk ėshtė e vėrtetė se Zoti i do tė gjithė njerzit, Allahu nuk i do pabesimtarėt, as tė padrejtėt, as tė pa ndershmit. Ai nuk i do tiranėt dhe diktatorėt, nuk i do mėndjemėdhenjtė dhe as ata qė fryhen dhe krenohen dhe tė gjithė ata qė nuk e meritojnė dashurinė e Tij.
Porse Allahu me tė madhė tė vet do qė ēdo njeri tė besoj tek Ai me besim tė drejtė e tė vėrtetė. Tė besoj tek tė gjithė profetėt e Tij dhe ēfarė ata sollėn prej Zotit. Ai do qė njerzit qė tė gjithė ti binden urdhėresave tė Tij dhe ti largohen ndalesave tė Tij dhe kėtė ata ta bėjnė me vullnetin e tyre tė lirė, pa u detyruar dhe pa u dhunuar pėr njė gjė tė tillė. Allahu do vėrtet qė ēdo njeri tė besoj tek Ai dhe ti dorėzohet Atij me bindje dhe dėshirė qė Ai ti shpėtoj ata nga ndėshkimi i Tij. Dhe ti fusė ata nė Xhennetin e Tij Ditėn e Gjykimit, nė atė vend tė cilin Ai e ka pėrgatitur pėr tė gjithė besimtarėt e Tij, tė cilėt ecėn nė udhėn e jetės nė besimin e vėrtetė dhe bėn vepra tė mira gjatė provimit tė kėsaj bote.
Ata tė cilėt nuk besojnė por kundėrshtojnė dhe mohojn, Allahu zemėrohet ndaj tyre. A nuk ishte Allahu Ai qė u zemėrua ndaj faraonit dhe ushtrisė sė tij derisa i mbyti ata nė det? Kjo tregohet mjaft mirė nė Kuran [ Shih Suren Bekare:49-50, Sure Kasas: 39-42.] dhe nė Bibėl [Shih Librin e Daljes 14:15-31.].
A nuk u zemėrua Allahu ndaj bijve tė Israelit kur ata adhuruan viēin e artė nė kohėn e Musait dhe i urdhėroi ata qė tė vrisnin vetveten pėr tiu pranuar pendimin, siē pėrmendet kjo nė Kuran[ Shih Suren Bekare : 51-54.] dhe nė Bibėl [Shih Librin e Daljes kapitullin 32, veēse kėtu mund tė pėrmedim dy elementė qė nuk pėrputhen me Kuranin: e para se ai qė e bėri viēin e artė ishte Haruni, diēka tejet e pa pranueshme pasi ai vetė ishte profet si i vėllai i tij dhe e dyta se : Zoti ndryshoi mendim lidhur me tė keqen qė kishte thėnė se do t`i bėnte popullit tė tij. Fjalė tė tilla nuk mund tė jenė vetėm se vepėr e fallsifikatorve tė Biblės gjė gjithsesi nuk dinė ti japin Zotit vendin e merituar!]?
A nuk u zemėrua Allahu ndaj paganve dhe i urdhėroi bijtė e Israelit qė ti mallkonin ata dhe ti luftonin ata nė vendin e tyre nė Palestinė, duke i vrarė burrat e tyre me shpatė, siē na tregohet njė gjė e tillė nė Bibėl ?
[Shih 1Samuel 15:3, 27:8-9, Levitiku 27:1, 9.Numrat 15:33-35, 25:4, 33:55-56, etj]
Njė mėsim tė tillė tė vetė Ungjillit qė i zbriti Isait e jo atij tė deformuarit qė kanė sot kristianėt nėpėr duar ,
Megjithse fjalė tė tilla si : Mos mendoni se unė erdha tė sjell paqen mbi tokė; nuk erdha tė sjell paqen, por shpatėn. (Mateu 10:34) Unė erdha tė hedh zjarr mbi tokė dhe sa dėshiroj qė ai tė ishte tashmė i ndezur. (Luka 12:49) sado qė mund tė interpretohen me kuptim figurativė ato nuk nuk pėrjashtojnė mundėsinė qė kjo shpatė tė ngrihet edhe nga vetė tė krishterėt. A nuk ėshtė kjo ajo qė bėn tė krishterėt nė fakt pėr tetė kryqzata me rradhė kundra myslimanėve dhe qė vazhdojnė ta bėjnė edhe sot nėn emrin luftė kundra terrorizmit?!
na e zbulon edhe vetė Kurani nė suren Teube:
Me tė vėrtetė Allahu ka blerė nga besimtarėt jetėn e tyre dhe pasuritė e tyre me ēmimin se i tyre do tė jetė Xhenneti. Ata luftojnė pėr Ēėshtjen e Allahut, kėshtu qė ata vrasin dhe vriten. Ėshtė njė premtim i vėrtetė tė cilin Ai ia detyroi Vetes nė Teurat, Inxhil dhe nė Kuran. E kush ėshtė mė i vėrtetė nė besėn e tij sesa Allahu? Atėherė gėzohuni nė marveshjen qė keni pėrfunduar. Ky ėshtė ngadhėnjimi madhėshtor. [Sure Teube:111.]
Po e theksoj kėtu edhe njė herė se lufta ndaj pabesimtarėve nuk bėhet pėr ti detyruar ata qė tė besojnė, por pėr tė siguruar lirinė e nevojshme pėr tė gjithė ata qė duan tė besojnė dhe pėr tė vendosur drejtėsinė dhe zhdukur tiraninė.
Pėr kėtė teme ėshtė folur shumė dhe nuk dua tė zgjatem mė tej, lexuesit mund tu kthehen librave tė shumtė qė flasin mė gjerėsisht pėr kėtė temė.
Megjithatė unė nuk mund tė rrij pa iu drejtuar hartuesve tė kėsaj pyetje duke iu thėnė: A nuk ishin shetet e Europės sė krishterė ato qė nėn komandėn e njerzve tė kishės u bashkuan pėr tė luftuar myslimanėt nė ato qė njihen nė histori si luftėrat e kryqzatave tė cilat zgjatėn rreth dyqind vjet.
Ndėrmjet shekullit tė 11 dhe 14. Kryqėzata e pare u bė (1096-99), e dyta (1147-49), e treta (1188-92), e katėrta (1202-04), e pesta (1217-21), e gjashta (1228-29 ), e shtata (1248-54), e teta (1270), bastion i fundit kristianė u pėrzu nga Siria mė 1291. Gjatė kėtyre kryqzatave u vranė mė se 26 milion mysliman pa llogaritur kėtu dėmet materiale. Mbas 11 Shtatorit 2001 Xhorxh W. Bush president i SHBA deklaron se do tė rifilloj kryqėzatat ndoshta tė nėntėn, tė ???
Kėto ushtri nuk vinin pėr tė bėrė piknik por pėr tė vrarė myslimanėt qė jetonin nė tokat e tyre! Ku qenka atėherė dashuria e Zotit ndaj tė gjithė njerzve?!
A nuk ishin shtetet kolonialiste perėndimore tė krishtera ato qė kolonizuan mė forcė shumicėn e botės Islame?! A nuk ishte kisha ajo qė bekonte ekspeditat e tyre megjithse ata pėrhapnin laicizmin dhe mohimin e Zotit, shkretonin vendin dhe zhvasnin tė mirat materiale prej tij?!
Misionarėt kristianė me ndihmėn e kolonialistėve dhe nėn hijen e tyre ngritėn organizatat evangjeliste pėr pėrhapjen e krishtėrimit nė vendet myslimane! Ku ishte kėtu dashuria e Zotit pėr tė gjithė njerzit?!
A nuk do tė ishte mė mirė qė ju misionarėt e kristianizmit ti besonit Islamit dhe tė shpėtonit vetet tuaja Ditėn e Gjykimit nga ndėshkimi i Allahut dhe tė hynit dhe ju nė Xhennet bashkė me tė devotshmit besimtarė mysliman?!
* * *
Pyetja e pestė: Nė njė shtet Islam nė tė cilin zbatohet Sheriati a ekziston pluralizmi me tė gjitha ngjyrat e tij; fetar, kulturor, social, familjar dhe politik? A do tė konsiderohet ky pluralizėm si njė mėshirė hyjnore qė pėrmban lirinė dhe barazinė? Apo Sheriati do tu obligohet tė gjithėve nė njė formė diktatoriale, siē e shohim kėtė nė shumė shtete islame?
Pėrgjigja: Ēdo studiues i paanshėm i cili kėrkon tė vėrtetėn nuk drejton pyetje tė tilla tė pėrgjithshme.
Pluralizmi familjar si i tillė qė ėshtė gjėndet nė tė gjitha vėndet e botės islame. Po kėshtu edhe nė njė shtet islam ai ekziston teorikisht dhe praktikisht. Dhe qė tė gjithė i pėrfshin njė sitem i pėrgjithshėm ligjor pa bėrė asnjė pėrjashtim. Ndėrsa ēdo gabim nga ana praktike nė mos zbatimin me rigorozitet tė njė ligji tė tillė, konsiderohet nga myslimanėt si faj, vepruesi i tė cilit ka dalė jashtė normave dhe ligjeve islame.
Ky lloj pluralizmi gjendet tek tė gjithė popujt e botės, madje edhe tek ata tė cilėt si parim tė tyre kanė flakjen e saj, siē janė marksistėt.
]Pluralizmi politik, nėse kuptohet me kėtė liria e sistemeve tė ndryshme politike, kjo ėshtė diēka qė nuk ekziston nė asnjė shtet tė botės. Njė gjė tė tillė nuk e kėrkon vetėm ai qė dėshiron tė krijojė konflikte dhe pėrēarje tė cilat do tė ēojnė coptimin e vendit Siē ishte shembulli i Gjermanisė perėndimore me atė lindore, apo sot ai i Koresė sė veriut me atė tė jugut. apo nė humbjen e njėrit dhe fitoren e tjetrit dhe mė pas vendosjen e sistemit politik tė fitimtarit.
Nė rast se kuptohet liria e pluralizmit partiak, atėherė Islami nuk e ndalon lirinė e mendimit apo lirinė e dhėnieve tė opinioneve tė ndryshme politike qofshin kėto individuale apo kolektive. Ndėrsa formimi i partive politike tė cilat punojnė pėr tė marrė pushtetin politik dhe prej andej tė realizojnė interesa tė veēanta me anė forcės politike, interesa kėto tė tė gjithė popullit siē pretendohet, njė element i tillė i pėrket sistemit tė demokracisė laike. Sistem i cili pajton nė disa parime me Islamin por bie nė kundėrshtim me tė nė disa tė tjera.
Njė nga pikat qė pajton me tė ėshtė p.sh. mos centralizmi i pushteteve. Ndėrsa nga pikat mė thelbėsore me tė cilat Islami nuk pajton me demokracinė ėshtė se ai i merr ligjet nga Zoti dhe nuk pranon tjetėr veē ligjeve tė Tij. Po ashtu sipas demokracisė atij qė i pėrket sundimi ėshtė shumica e popullit e shprehur kjo nėpėrmjet zgjedhjeve tė lira, ndėrsa nė Islam ka njė kushtetutė stabile ku sundimi i pėrket vetėm Allahut dhe ēdo kastė udhėheqėse, apo formė regjimi ėshtė e detyruar tė zbatoj ligjin e Tij pa pasur tė drejtė ta revokojė atė
Shtjellimi i pikave se ku Islami pajton me demokracinė dhe ku ai nuk pėrputhet me tė kėrkon njė studim tė veēantė ku lexuesi mund tu kthehet librave tė cilave flasin pėr kėtė temė.
Nuk e di kėta njerėz qė pyesin janė laikė apo fetarė tė krishterė?
Nėse janė tė krishterė atėherė ne e dimė shumė mirė se historia fetare e krishterė ka mbėshtetur sistemin e monarkisė trashėguese dhe aspak atė tė demokracisė laike. Nėse dihet qė ēėshtja qėndron e tillė atėherė ēlidhje ka kjo pyetje me kristianizmin qė ata duhet tu drejtojnė njė pyetje tė tillė myslimaneve?
Mos mendojnė vallė ata se pluralizmi demokratik ėshtė pjellė e mėsimeve kristiane?! Historikisht dihet shumė mirė qė pikėrisht ėshtė e kundėrta, kėshtu qė njė pyetje e tillė e drejtuar nga njerzit e kishės duket fare pa kuptim!
Mė mirė do tė ishte qė ata tua linin kėtė pyetje sekularistėve demokrat dhe ne mė pas do tė jemi tė gatshėm qė tu sqarojmė atyre bindshėm sistemin Islam si dhe tė diskutojmė rreth parimeve tė demokracis sė tyre. Ne jemi tė gatshėm tu paraqesim atyre se sistemi islamik ėshtė shumė herė mė i mirė dhe mė i pėrkryer se sa demokracia e tyre.
Pėrsa i pėrket pakicave jo myslimane nė shtetet islame ne iu pėrgjigjėm edhe mė parė kur folėm rreth pyetjes sė dytė pėr barazitė, kėshtu qė nuk e shoh tė nevojshme qė tė pėrsėritet e njėjta gjė kėtu.
Por mbetet pėr ti dhėnė pėrgjigje problemit tė pluralizmit shoqėror, social, kulturor dhe fetar.
Pėrsa i pėrket pluralizmit social nuk shoh nė pyetje ndonjė ēėshtje tė caktuar e cila kėrkon tė studiohet e tė shjellohet mė pas. Kur tė na e bėjnė tė qartė seē kuptojnė me tė, atėherė ne jemi tė gatshėm tu praqesim atyre pozicionin e shtetit islam me hollėsi, duke u bėrė tė ditur se norma tė tilla afirmojnė tė vėrtetėn dhe drejtėsin.
Ndėrsa pluralizmit kulturor do ti pėrgjigjeshim nė kėtė mėnyrė:
1-] Tė gjithė popujt e botės kanė gjėra tė pėrbashkėta kulturore, kėshtu qė pėr gjėra tė tilla ekziston njė bashkim unik dhe nė realitet nuk ka pluralizėm.
2-] Popujt qė besojnė tek njė Zot kanė disa kultura tė pėrbashkėta, kėshtu qė edhe kėtu ekziston njė bashkim unik dhe nė realitet nuk ka pluralizėm.
3-] Disa kutura tė veēanta u pėrkasin vetėm ateistėve tė cilėt nuk besojnė tek Zoti. Kėto lloj kulturash nuk gjenden nė shtetin Islam dhe as janė pjesė e ligjeve tė tij. Ato nuk pranohen vetėm si pjesė e njė programi mėsimor nė tė cilin vihen nė dukje tė metat dhe fallcitet e tyre. Njė gjė e tillė nė fakt praktikohet nga ēdo shtet fetar ēifut apo i krishterė qoftė.
4-] Disa kultura tė veēanta u pėrkasin feve tė pakicave jomyslimane qė jetojnė nė njė shtet islam. Dhe shteti islam i lejon kėto pakica qė tė ngrejnė institucione kuturore, mėsimdhėnėse pėr tu mėsuar fėmijve tė tyre kulturėn e tyre fetare tė veēantė.
Ndėrsa pėrsa i pėrket ekzistencės sė feve tė ndryshme, historia islame ėshtė dėshmia mė e mirė pėr kėtė. Tė shumta kanė qenė sektet kristiane, ēifute, zoroastriane, budiste, hinduse tė cilat kanė jetuar nėn hijen e shtetit islam. Ata jo vetėm qė nuk pengoheshin nė kryerjen e riteve tė tyre fetare por ishin qytetar qė mbroheshin nga shteti islam dhe nuk cėnoheshin pėr ēėshtje qė kishin tė bėnin vetėm me fenė apo problemet e veēanta tė tyre.
Pėr ato gjėra qė janė tė lejuara nė fenė e tyre ata gjykohen sipas normave tė fesė sė tyre nė ambjentet e tyre tė veēanta pa lėnė qė gjėra tė tilla tė shkaktojnė probleme nė rradhėn e myslimanėve tė cilėt pėrbėjnė shumicėn dominuese.
Ndėrsa ligjet e pėrgjithshme qė rregullojnė mardhėniet qytetare, administrative, financiare dhe tė sigurimit janė tė njėjta pėr tė gjithė, gjė e cila pranohet nga tė gjitha teoritė e tė drejtave ndėrkombėtare.
Krijoni Kontakt