Ja nje artikull nga gazeta Shekulli, nuk mund ta kuptoj se a jane vet shqiptaret qe vrasin njeri tjetrin apo.......?
A din kush s ecka eshte keta?


E shtuna e pėrgjakshme nė fshatin Reēicė e Madhe nė afėrsi tė qytetit tė Tetovės
Plumbat shkaktojnė tre tė vdekur dhe katėr tė plagosur
Ylber Lili

Fundjava nė Tetovė ka qenė mė e pėrgjakshmja qė nga koha e konfliktit tė armatosur, si pasojė e breshėrive tė kallashėve ku kanė mbetur tė vdekur tre shqiptarė, ndėrsa katėr tė tjerė janė plagosur. Gjithēka ka ndodhur brenda pak minutash nė fshatin Reēicė e Madhe, vetėm 2 km larg nga qendra e Tetovės. Drejtoria e Policisė sė Tetovės ka konfirmuar dje pėr “Shekullin” se bilanci i masakrės tė mbrėmjes sė tė shtunės ėshtė tre tė vdekur dhe katėr tė plagosur. Tė vdekurit rezultojnė tė moshės prej 20 deri 25 vjet qė tė gjithė nga lagjja Reēicė e Madhe. Ngjarja, sipas policisė ka ndodhur kur tre persona tė panjohur nga njė veturė taksi pronė e kompanisė “ATA” nga Tetova, kanė shtėnė me armė zjarri nė drejtim tė kafenesė “Sharr”, nė tė cilėn ka patur shumė njerėz. Pėrfaqėsuesit e drejtorisė sė policisė sė Tetovės dje dhanė detaje lidhur mė kėtė tragjedi tė kobshme, qė ndodhi njė ditė mė parė nė Reēicė tė Vogėl. “Tė shtunėn rreth orės 18 e 50, minuta nė Reēicė tė Madhe ka ndodhur njė rast tragjik ku kanė mbetur tė vrarė tre persona dhe katėr tė plagosur, tė gjithė nga Reēica e Madhe, me pėrjashtim tė njėrit i cili ėshtė nga Tetova” konfirmoi inspektori i lartė i policisė sė Tetovės Lulzim Shabani. Sipas versionit policor, njė person i panjohur, nė afėrsi tė restorantit “Mema”, qė ndodhet nė brendi tė qytetit ka urdhėruar taksistin e kompanisė “ATA” tė Tetovės, Taxhedin Deari, qė ta dėrgojė nė afėrsi tė tregut tė kafshėve nė Reēicė tė Vogėl. “Pasi vetura ka mbėrritur nė atė vend, aty kanė hipur edhe dy persona tė tjerė, tė panjohur, tė cilėt e kanė urdhėruar taksistin tė drejtojė automjetin nė drejtim tė Reēicės sė Madhe. Pasi vetura ka mbėrritur nė Reēicė tė Madhe, nė afėrsi tė kafenesė “Sharr” ata e urdhėrojnė shoferin tė ndalė makinėn duke thyer xhamat e saj. Menjėherė atentatorėt kanė lėshuar breshėri plumbash nė drejtim tė kafenesė “Sharr” ku nė momentin tragjik ka patur shumė njerėz” deklaroi inspektori i policisė Lulzim Shabani. Pas breshėrive tė automatikėve, nė vendin e ngjarjes ka vdekur njė person, kurse dy tė tjerė kanė ndėrruar jetė gjatė rrugės pėr nė spital.

Tragjedi me motive enigmė

Pėrfaqėsuesi i policisė tetovare bėri tė ditur se personat e panjohur pas kryerjes sė kėtij akti kriminal kanė urdhėruar shoferin e veturės tė lėvizė nė drejtim tė fshatit Pallēisht. Por pa mbėritur nė Pallēisht, tha Shabani, ata kanė detyruar shoferin tė ndalojė afėr fushės sė futbollit nė Reēicė, dhe nė kėmbė janė larguar nė drejtim tė panjohur. Nga ana e organeve kompetente ėshtė bėrė ekspertizė nė vendin e ngjarjes nga inspektorėt, gjyqi hetues dhe prokurori publik. Bashkė me ekipin e ekspertizės, kanė qenė edhe pėrfaqėsues tė misionit policor tė BE-sė, PROKSIMA. Policia bėri tė ditur se ka marė tė gjitha masat qė i ka nė dispozicion pėr kapjen e autorėve tė krimit dhe pėr hir tė hetimeve qė janė nė procedurė e sipėr nuk jepen detaje tjera pėr rastin. “Nuk mund tė them se kush janė kėto persona pėr shkak tė hetimeve qė janė nė procedurė e sipėr. Ne jemi duke punuar nė terren pėr kapjen e kėtyre personave dhe me detaje tjera, do tė paraqitemi kur tė pėrfundojnė hetimet” tha inspektori i policisė Lulzim Shabani. Nga ana tjetėr policia e Tetovės nuk pranoi tė komentojė motivet e kėtij rasti. Inspektori i policisė Lulzim Shbani tha se nuk ka informata tė sakta nė lidhje me motivet dhe shkaqet qė kanė sjellur deri te ky incident. Shabani tha se nuk mund tė japim tė dhėna pėr shkak tė hetimeve, por nuk pėrjashtohet kjo. Ai gjithashtu tha se drejtuesi i taksisė, Taxhedin Deari, ėshtė nė duar tė sigurta. Vetura nga e cila kishin gjuajtur personat e panjohur dje ishte e parkuar pėrpara objektit tė policisė sė Tetovės dhe nga ajo qė mund tė shihej, disa dritare tė saja ishin tėrėsisht tė thyera.

Kush janė tė vrarėt

“Ka mjaftuar breshėria e dendur e plumbave tė dalė nga kallashi dhe e njė pistolete qė Nargim Hazbiu, nga Reēica e Madhe, i lindur nė vitin 1975, tė gjejė vdekjen e menjėhershme, ndėrsa janė plagosur rėndė Milaim Tairi (28) dhe Satki Asani, (31), nga Reēica e Madhe. Por kėta tė dy pėr shkak tė plagėve tė rėnda kanė ndėrruar jetė gjatė rrugės duke i dėrguar nė spitalin e Tetovės” bėri tė ditur inspektori i lartė i policisė sė Tetovės, Lulzim Shabani, nė konferencėn e djeshme pėr gazetarė. Pėr shkak tė plagėve tė rėnda Festim Ramadani, i lindur nė vitin 1983, ėshtė dėrguar nė spitalin e Shkupit, kurse Rexhep Selmani (19), Festim Arifi (18) dhe Fatmir Rexhepi (26) tė gjithė nga Reēica e Vogėl janė dėrguar nė spitalin e Tetovės. Drejtori i spitalit tė Tetovės Shenasi Gafuri tha dje se tre tė lėnduarit nė incidetin e Reēicės qė janė shtrirė nė spitalin e Tetovės janė jashtė rrezikut pėr jetė. “Personat Rexhep Selmani, Festim Arifi dhe Fatmir Rexhepi kishin marrė plagė tė rėnda trupore nga arma e zjarrit dhe pas intervenimit mjekėsor, gjendja e tyre ėshtė jashtė rrezikut pėr jetė”,- tha Gafuri. Ndėrsa ende nuk ka informata pėr gjendjen shėndetėsore tė Festim Ramadanit, i cili ėshtė dėrguar nė spitalin e Shkupit.

Fshati qė fatalisht u vesh nė zi

Nė Reēicė tė Madhe dje ishte ditė zie dhe askush nga banorėt vendas nuk pranonte tė prononcohej se si ka ndodhur ngjarja. Tė gjithė thonin se janė tė shqetėsuar dhe tė trishtuar nga vrasja e tre tė rinjve dhe plagosja e katėr tė tjerėve. Nėpėr rrugėt e kėsaj lagjeje kishte shumė njerėz, kurse xhamat e thyer tė lokalit dje ishin riparuar, ndėrsa gėzhojat ishin mbledhur policia kriminale e Tetovės, pasi ishte kryer ekpertiza ligjore. Dėshmitarėt e rastit tė cilėt nuk pranonin t’u publikohen emrat, thonin se bilanci i tė vrarėve mund tė kishte qenė shumė mė i madh, pėr shkak se nė momentin kur ėshtė gjuajtur nga vetura taksi, nė ēajtore ka patur njerėz tė tė gjitha moshave. Ata nuk pranuan tė flasin pėr gazetarėt, por vetėm pohuan se ky rast tragjik i ka tronditur shumė.
23/02/2004