------------------------------------------------------
VLORE (23 Shkurt) - Të paktën 5 minatorë kanë humbur jetën, sipas informacioneve më të fundit nga Vlora. Ministri i Shëndetësisë, Solis konfrimoi se 11 persona ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, 6 prej të cilëve me djegie në gjysmën e trupit. Ndërkaq, nga galeria e minierës së bitumit së Selenicës skuadrat e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjithë minatorët që kishin mbetur të bllokuar si pasojë e shpërthimit të gazit në 100 metra thellësi. Sipas prefektit të Vlorës, Bashkim Abili, të plagosurit në gjendjen më të rëndë rëndë janë dërguar në spitalin e kryeqytetit.
------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt