Surah 3:78
"ka midis tyre nje pjese qe ndryshuan Librin me gjuhen e tyre:(kur lexojne) ju do te mendoni se eshte nje pjese e Librit, por nuk eshte pjese e Librit; dhe ata thone, "Kjo eshte prej Allahut",por kjo s'eshte prej Allahut. Jane ata qe thone nje genjeshter kundrejt Allahut, dhe ata e dine fare mire!
A u ndryshua Inxhilli ne Nicea?
Sot muslimanet akuzojne te krishteret, se kane ndryshuar Shkrimet e tyre. Dhe ne vend qe te shohin ne shenimet historike per te zbuluar nese eshte keshtu apo jo, muslimanet thjeshte thone se ka keshtu ka ngjare, pa u preokupuar per ta shqyrtuar ceshtjen. Te krishteret pergjigjen, KUR i ndryshuan te krishteret Shkrimet e tyre? KUSH i ndryshoi? SI i ndryshuan? Eshte e kuptueshme te pyesesh per data, emra dhe prova nqs muslimonet bejne nje akuze kaq serioze.
Shenjestra e tyre me e lehte ka qene Keshilli i Niceas. Ahmed Deedat, Muhamed'ata ur-Rahim dhe apologjiste te tjere muslimane, se ne kete Keshill, Kisha Pauline e Veriut, jo vetem qe i eleminoi Ungjijte e tjere, por edhe nenshtruan pjesen tjeter te krishterimit, duke ndryshuar mesimet e verteta te Jezusit, te cilat ishin Islamike. Me hamendjen e tyre Ariusi (nje klerik i shekullit te katert) ishte nje lloj proto-muslimoni, duke mbajtur mesimet gojore te Jezusit kunder "Kishave te keqija Pauline". Me poshte po japim nje shembull te interpretimit islamik mbi Nicean.
Ne 325 A.D., u mbajt Keshilli i famshem i Niceas. U shpall doktrina e Trinise si doktrina zyrtare e Kishes Pauline, dhe nje nga pasojat e ketij vendimi, ishte se prej 300-Ungjijve ne perdorim deri atehere, kater u zgjodhen si Ungjije zyrtare Kishtare. Ungjijte e tjere, te shkruara ne hebraisht duheshin shkaterruar (eleminuar). U leshua dhe nje urdher, se cdo kush qe do te gjehej me nje Ungjill te paautorizuar, do te denohej me vdekje. Kjo ishte edhe perpjekja e pare serioze per te eleminuar te gjitha mesimet origjinale te shenuara te Jezusit, nga libra ose njerez qe kontradiktonin doktrinen e Trinitetit. (Muhamed'ata ur- Rahim, Jezusi, nje profet i Islamit, fq.40).
Megjithese muslimanet i permbahen kesaj pikepamje romantike, te dhenat historike thjesht nuk do ta mbeshtesin kete. Qe te mund te kuptojme saktesisht Nicean, na duhet te fillojme me Ariusin.
Besorja e Nicese
Besojme ne nje Perendi
Atin e Terefuqishem, Krijuesin e te gjithave te dukura dhe te padukura
Dhe ne nje Zot, Jesu Krishtin, Birin e Perendise, I Vetemlinduri i Atit, i nje te qene me Atin, Perendi prej Perendie, Drite prej Drite, Perendi i vertete prej Perendie te vertete, I Lindur e jo i Bere, qe ka te qenet nje me Atin, me ane te te Cilit u bene te gjitha, ato mbi qiejte edhe mbi dhete.
I cili per ne dhe per shpetimin tone zbriti prej qiejve, u misherua dhe u be njeri. Pesoi dhe te treten dite u ngjall serish dhe u ngjit ne qiejte dhe do te vije perseri te gjykoje te gjalle edhe te vdekure.
Dhe besojme ne Shpirtin e Shenjte.
Dhe kushdo qe thote se ishte nje kohe kur Biri i Perendise s'ishte, ose qe para se te lindete Ai s'ishte, ose qe u be nga asgjeja, ose qe eshte i te qenuri tjeter me Atin, ose qe eshte nje krijese, ose eshte i ndryshueshem dhe kthyeshem, e gjitha kjo, Kisha apostolike Katolike i anatemizon (mallkon).
Kush ishte Ariusi?
Ariusi (256-336 A.D) ishte nje klerik nga Aleksandria. Ai kembengulte se Jesu Krishti, Biri, u krijua nga Perendia para te gjitha gjerave per te qene nje instrument per krijimin e botes. Per te dhe ndjekesit e tij, Jesui ishte nje Si-Perendi, as i gjithi hyjnor, dhe as i gjithi njerezor, me i larti i krijesave finite te Zotit.
"Perendia nuk ka qene gjithnje At...Fjala e Perendise s'ka qene gjithmone, por doli nga asgjeja...sepse Biri eshte nje krijese dhe nje veper." ( Paraqitja e Ariusit 2)
Disa apologjiste muslimane do te nderhynin se Ariusi u permbahej mesimeve origjinale te Jezusit dhe keshtu ishte nje muslimon, sikurse Adami, Noahu, Davidi dhe shenjter te tjere para se te ishin muslimane. Ariusi, sidoqofte, as qe eshte fare ndonje pararendes i Islamit, te cilin ai do ta kishte deklaruar si heretike. Ai besonte Jezus Krishtin (kete "Si-Perendi") si Bir te Perendise, i cili vdiq per mekatet tona mbi kryq dhe u ringjall te treten dite. Ai nuk mesonte unitetin e Zotit, sikunder muslimanet e mesojne.
Mesimet e tij shqetesuan shume nga Kreret Kishtare. Prej Testamentit te Ri deri atehere, te krishteret e besonin Jesuin te ishte njeri i plote dhe Perendi i plote dhe ishte e rendesishme per ta te deklaronin se cfare kishin besuar gjithnje. Me ardhjen e perandor Kostandinit, nje i krishtere, ne fronin perandorak, drejtues Kishtare nga perreth botes se njohur paten per here te pare mundesine te mblidheshin per here te pare dhe te sqaronin ceshtje si kjo.
Cfare ishte Nicea?
Vijon...
Krijoni Kontakt