Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 147
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore

    Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore.

    Nese do pranonim 100% vertetesine e ketyre fjaleve ,a mos valle shume njerez do abuzonin ne menyre te frikshme duke gabuar shpesh edhe qellimisht te sigurte se do kene prane hyjnine e faljes?
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Keto dite e kam perhere ne mendje kete frase.
    Kush njeh dhe zbaton faljen rron ne olimpin e te zgjedhurve.
    Por njekohesisht nuk duhet zbatuar deri ne fund.
    Gjithçka ka nje limit ne jete.Ashtu edhe falja.
    leci
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #3
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Falja mund te jete e lehte ne gabimet e vogla, por nen gabimet e renda falja eshte shume me e veshtire.
    Ka raste qe urrejta (inati) mbahet nen kraharor me vite, dhe perfundimisht falja mbi ate person qe kreu gabimin, eshte ilaci qe sheron brengen.

    Nuk besoj qe ("Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore.") kjo do te ndodhte 100%, c'do here qe nje gabim kryet.
    Nqs do ndodhi atehere ""Me fal"" nuk do ekzistonte ne fjalorin e njerezimit sepse keto fjale nuk do kishte aspak vlere dhe asnje kuptim.

  4. #4
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Te gabosh eshte njerezore , te falesh eshte hyjnore.

    Falja ne cdo kohe e ne cdo rrethane mbetet hyjnore

    Duhet te dish edhe cilin te falesh , sepse ka njerez qe faljen ta marrin per dobesi.

    Lidhur me pyetjen tende kolombi , nese dikush do abuzonte qellimisht me gabimet , pasi e di qe ekziston falja ?
    Thenia e Zweig e perjashton kete mundesi , pasi te gjitha fajet(gabimet) mbeten ne ndergjegje dhe nuk harrohen , ndaj edhe te gabosh shpesh dhe qellimisht eshte nje ngarkese shpirterore.
    Pastaj askush qe gabon nuk ka garancine e faljes se tjetrit.
    pershendetje...
    Ndryshuar për herë të fundit nga inter_forever : 23-02-2004 më 22:18
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #5
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Patjeter qe gabime bejme te gjithe , se nuk ka njeri perfekt ne kete bote....por kjo shprehja per mendimin tim eshte 100% e pranueshme vetem per gjera qe nuk ngrejne shume peshe ....sepse ka disa gabime qe ti fal goja por s'ti fal zemra(i fale , si fale ti , ato nuk harrohen)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Re: Te gabosh eshte njerezore ,te falesh eshte hyjnore.

    Postuar më parë nga kolombi
    Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore.

    Nese do pranonim 100% vertetesine e ketyre fjaleve ,a mos valle shume njerez do abuzonin ne menyre te frikshme duke gabuar shpesh edhe qellimisht te sigurte se do kene prane hyjnine e faljes?
    E pranoj 100% vertetesine e kesaj shprehje. Kjo nuk do te thote se njerezit do abuzonin duke gabuar qellimisht, pasi sic e thame falja nuk eshte njerezore, por hyjnore. Pra njeriu nuk mund te fale dot. Vete pergjigjet e disave ketu e pranuan vertetesine e kesaj shprehje, pikerisht duke e kundershtuar kete shprehje. Ata thonin se nese faji eshte i madh, ata nuk do ta falnin kurre. Kjo tregon edhe nje here qe falja eshte hyjnore, dhe njerezit nuk mund te bejne gjera hyjnore.

    Kush fal, e kam fjalen per gjera te "pafalshme" ka kryer nje veprim hyjnor, kush nuk fal, thjeshte ka bere ate qe eshte me se e lehte dhe spontane per te, te jete njerezor.
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 24-02-2004 më 05:06
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    90
    Normal qe ne nuk jemi hyjnore mos pretendoje njeri qe eshte hyjnor sepse eshte ofendim ndaj perandorise se Zotit, nuk u beme ne mekataret te jemi hyjnore, edhe nese disa prej nesh arrijne te jene sadopak hyjnor eshte sepse e ka lejuar Zoti. Prandaj dhe njerzit nuk falin dot, sepse nuk jane ne gjendje, madje jane aq shume jo hyjnore sa ne fund te jetes, edhe sikur ta kene mohuar Zotin tere jeten apo te kene bere mekate te tjera ato guxojne te zene emrin e Zotit sepse kane frike te shkojne ne ferr diten e gjykimit, ja keto jane njerzit.
    Remember your yesterdays
    Live your todays
    Dream your tomorrows!

  8. #8
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Postuar më parë nga inter_forever

    Thenia e Zweig e perjashton kete mundesi , pasi te gjitha fajet(gabimet) mbeten ne ndergjegje dhe nuk harrohen , ndaj edhe te gabosh shpesh dhe qellimisht eshte nje ngarkese shpirterore.
    Me pelqeu shume kjo pergjigje.
    Me nje fjali permblodhe gjithcka.
    Mbase goja thote Te fal por ndergjegja jone nuk harron, mbase duam te gabojme por serisht ndergjegja na vret kur e dime qe po gabojme.
    Pershendetje

  9. #9
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anëtarësuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289

    Re: Te gabosh eshte njerezore ,te falesh eshte hyjnore.

    Postuar më parë nga kolombi
    Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore.

    Nese do pranonim 100% vertetesine e ketyre fjaleve ,a mos valle shume njerez do abuzonin ne menyre te frikshme duke gabuar shpesh edhe qellimisht te sigurte se do kene prane hyjnine e faljes?
    E pranoj vertetesine e ketyre fjaleve sepse nuk duhet kurajo per te gabuar. Te gabosh eshte e lehte madje me e lehte nga sa mund te mendohet, ndersa te falesh duhet teper force dhe kurajo.
    Duhet me teper force karakteri dhe shpirterore per te falur, duke menduar se dhe ata qe falin jane njerez dhe se do te ishte shume me e lhte te mos falesh dike.
    Megjithate mendoj se te falesh i sherben me teper shpirtit tend se atij qe ti fal...

    Me respekt per temen

    Helena78
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2003
    Vendndodhja
    Fremont, CA USA
    Postime
    28
    Para se te jap mendimin tim per kete teme dua te specifikoj dicka. Ka gabime, por ka edhe faje. Fillimisht duhet te bejme ndarjen midis fajit dhe gabimit. Asnje njeri prej nesh nuk eshte perfekt, keshtu edhe bejme gabime dhe sado i rende te jete ai prape une mendoj qe duhet te kete falje. Megjithese ai (gabimi) nuk harrohet, une jam dakort edhe me shprehjen: "Une fal por nuk harroj". Ndersa per fajin nuk ka falje.
    Cdo fillim e ka nje fund, dhe cdo fund ka patur nje fillim!

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  3. Adhurimi - Kapitulli V. Mesha Hyjnore
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 22:32
  4. Kisha, papati edhe Skizma...
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 16:57
  5. Sherbesat Hyjnore, nga Kryepiskop Serafim Sllobodskoj
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 14:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •