Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2004
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    6

    Lexoni Rini Se Eshte Per Ju

    Kahė po shkonė rinia shqipėtare ?
    A ėshtė rrugė e drjtė rruga tė ciliėn ajo e ndjek ?
    A ka shpres pėr rinin?

    Kėto janė tri pika tė cilat unė desha tė diskutoj me ju nė kėtė temė , tė cilėn mendoj dhe shpresoj qė do ta pelqeni.
    Kahė po shkonė rinija shqiptare ?
    Eshtė pyetja tė cilen ia themi shpesh vetes,a ėshtėvetėm ana e errėt qė shpesh e hasim nė kometntet ,apo ajo ana e ndritshme pėr tė cilen mė duket jemi duke bėrė shumė pakė vet ne tė rinjėt nė pėrgjethsi.
    Ana e errėt tek rinia pėr mendimin tim janė dukurit negative tė cilat sa vinė dhe shtohen nė mbarė trojet shqiptare siROGA,PROSTUTICIONI,SIDA etj.
    Sa kemi bėr ne vet tė rinjet nė parandalimin e tyre apo edhe ndonjehr rinia ėshtė bėrė si njė llojė transporutuesi i tė gjitha atyre dukurive te kėqija.
    Ana e ndritshme tek rina mė duketė qė shumė pak e vlersuar nga ana e pjestarve tė popullatės .
    Shkolla si pjes kryesore e pėrparimit tė rinis dhe tė gjith shoqris .
    Sa po e vlersojm dhe sa po i japim ne mundsi vetės qė tė jet shkollimi si pjesa e anės pozitive tek tė rinjet .Sa ka mundesi njė i ri shqiptar tė shkollohet ,sa ėshtė korrekt shkollimi tek shqiptaret
    A ėshtė rrugė e drejt rruga tė cilen ajo e ndjek?
    Nė pėrgjithsi mendoj qė rinia shqiptare ėshtė duke e dhėn minimumin e vet apo njė pjes tė mesme tė mundesive tė cilat i ka ajo.
    Njė pjesė e mir i ka tė zgjatura duart kahė shkolla.
    Kurse njė pjes tjtėr kahė largimi nga vendi nėdrėsa pjesa tjetėr merr rrugėt e kėqija.
    A ka shpres pėr rinin?
    Po ka shpres!
    Te punojm tėshkollohemi,ti ndihmojm vetė vetės.

    JU FALMINDERIT PRES SUGJERIMET KRITIKAT DHE KOMENTET
    dema

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Gjendja e rinise shqiptare ne Shqiperi

    Fasada dhe e verteta e rinise se sotme

    Nga Ylli Pango

    Une isha ne Koder Kamez, ne kohen e zgjedhjeve dhe pashe te rinj te veshur keq, me fytyra te hirta, te vrara, te drobitura si ato te prinderve te tyre. Isha ne Kombinat e pashe te reja te zverdhura pa grim qe punonin apo pranonin cdo lloj pune, per buken e gojes. Une isha edhe ne Hallijas te miku im qe rregullon TV e vjetra te te varferve te asaj lagjeje (ka gjetur karar atje) dhe pashe te rinj te varfer, qe rrinin pa pune ne dyer te varfra shtepish te varfra. Isha ne Ali Dem, ne Laprake, isha kudo ne Tiranen e madhe, pak pertej qendres se qendres se saj, asaj qendre ku natyrisht me bie te kaloj shume me shpesh. Dhe mu duk se s'me zuri syri atje, jashte qendres, asnje nga te rinjte qe mbushin pubet e diskot e qendres se qendres se Tiranes.

    Apo ndofta nuk arrita t'i njoh se ata neteve transformohen, ndryshojne krejt nga pamja e tyre e dites se punes apo te papunesise? Kushedi, tek ngryset a ze nata, ata flakin tej rrobat e vjetra, a cehret e zvedhura, drobitjen a punen e lodhshme dhe veshin kanatjeret e vogla me bark jashte, tangat, xhinset, varin vareset e florinjta, vene byzylyket, ua hypin Benzave, Kadillakeve, Superbuikeve, Chrysler-ave, dhe duke kenduar "Tirana, zema jone" derdhen bareve, diskove, pubeve te qendres se qendres. Vershojne qejfeve,("bojne qejf"), harxhojne mijra dollare nata, bejne seks, dehen, ulerijne deri ndaj te gdhire. Diku, dikuj me fatlum, mund t'i rastise te hase andej pari kryearin e bashkise cakerrqejf, qe u perplas ne dore shuplaken e madhe: "qe palla" apo qe i pershendet alla rini "ku je Yll Bote". Dhe ka te ngjare, qe aty ndaj te gdhire, ashtu pa gjume, te rinjte, te rejat te kthehen, te veshin rrobat e punes a te papunesise dhe serish te zverdhen, te vuajne, te qahen, te transformohen. Kush nuk e beson kete le te mos e besoje. Se paku le ta shijoje si Tablloja surealiste e rinise shqiptare. Diptiku i dite-nates se saj. Apo me bukur, duke huazuar nje lider: rinia midis virtuales dhe reales.

    Por meqenese kam do vjet qe merrem me shkollen, them se e njoh disi rinine, me takon te them dicka. Nderkohe qe nje miku im analist, si mjaft te tjere, e thote hapur se s'e njeh rinine e sotme. Eshte e veshtire, ka te drejte. Natyrisht edhe une s'them se e shterr temen pa fund. Por dicka mund e duhet ta shkruaj per te.

    E pra po te ishte rinia vetem ajo e qendres se qendres, a se paku 50%, akoma me se paku 20% e saj, apo fare se paku 5% e saj, do t'i jepja te drejte kryetarit te bashkise se ai e njeh mire rinine kur thote se ajo e do fort e kur mendon se ai e ka bere te lumtur. Madje se ai e partia e tij ku ai hyri kollovar se fundmi, e kane bere ate te lumtur si gjithe popullin. Se pa dyshim po te ishte vetem ajo, ne do te ishim vendi, apo populli apo se paku qyteti me i lumtur ne bote. A e dini se pse? Se dihet se shqiptaret jane 40-50% rini dhe i bie qe duke qene kjo pjese e lumtur, eshte pothuaj kesisoj i gjithe populli. Ne do te ishim keshtu pra nje qytet qe s'eshte pare ne glob. Vetem me te rinj, te rinj qe vetem defrejne, shpenzojne, me prinder e me familje qe jo vetem i ushqejne, por i defrejne, pa fund i defrejne. Ku jane, valle te varferit qe punojne me turne, qe bejne cdo pune, qe emigrojne, qe prostituojne, qe merren me droge, qe nje lajmerim per nje vend te thjeshte pune me 1oooo leke rroge te besh, te vijne me qindra edhe po paten diplome te shkolles se larte? Jane apo s'jane fare? Apo nuk i shohim se jetojme ne qender. Ne qender te qendres. E pra jane shume. E ndonese shume, s'e edine as vete sa jane, se s'kane si ta shohin as njeri tjetrin. Se jane ne pune, kane halle, e keshtu nuk behen dot kurre bashke. As ne Peze e as ne pub. As rinine e qendres, rinine e arte, nja 500 cope diteve te javes, shume shume 1000-2000 cope te premteve e te shtunave, keta te shumices s'kane ku t'i shohin, s'kane para t'i shohin.

    E thene ndryshe rinia e qendres se qendres eshte rinia fasade. Perndryshe fasada e rinise se Tiranes, e jetes se saj, e jetes se gjithe Tiranes, te gjithe Shqiperise. Me 200 lek mund te beheshh pjese e kesaj fasade disa ore, te pish dicka a te kercesh pak e te te duket vetja ...fasade, por me pas do te kthehesh serish atjetej fasades, brenda mizerjes, varferise. Fasada e perhershme eshte pak. Rinia e tejfasades, e jashteqendres, jane shume.

    Ka pastaj nje pjese tjeter rinie qe eshte jashte qendres, e tej fasades, ndonese nje pjese e saj mund te jetoje ne qender te qendres dhe here here per shkak te moshes edhe mund te perzjehet me fasaden.

    Kjo eshte nje rini e qendres dhe jo e qendres. Por jo vetem e qendres se qendres. Kjo eshte rinia e dijes, e shkolles, e fatit te kerkuar brenda e jashte vendit? Cilet e sa jane mediokrit e talentet ne masen e madhe te kesaj rinie, te rinise se dijes? Ne c'nivel eshte dija e inteligjenca e saj sot? Nje miku im i vjeter pedagog matematike, sot emigrant larg nesh, thoshte para 15 vjetesh se ato teorema a ushtrime qe ne dikur rrekeshim t'i vertetonim a zgjidhnim me stermundim dikur, te rinjte me te talentuar te sotshem, ata qe terheqin a do te terheqin te tjeret perpara, i kane si Maradona driblimet ne futboll. I vertetojne e I zgjidhin si me finte, me finese. Kjo eshte ajo pjese qe perfaqeson vertet se sa me perpara eshte nje brez nga tjetri. Kjo eshte pjesa qe studion, ka talent, thith cdo element progresi, qe eshte shume me perpara se pjesa e te njejtit tip e 15-20-25 viteve me pare. Dhe krahasimet e progresit ben gjithnje mbi bazen e top niveleve. Nuk krahasohen me njeri tjetrin nivelet mediokre te cilesdo kohe, qe shkollohen apo bejne sikur shkollohen, a shpesh nuk shkollohen, ne varesi te kushteve, rrethanave, mentaliteteve te kohes. Ata nuk mund te krahasohen se s'kane per cfare te krahasohen. Thjesht ne cdo kohe keto grupe, kalojne kohen ne shkolle, mesojne pak gjera ose s'mesojne fare. Pastaj i harrojne edhe ato pak gjera shpejt. Shkurt, kendej u hyjne e andej u dalin.

    Krahasohen dhe ja vlen te krahasohen, nivelet me te larta te kohrave te ndryshme, qe punojne a mesojne ne varesi te motiveve, shtysave te brendshme per dije, pasionit, dashurise per te, talentit, shpesh edhe edukates familjare apo nivelit te ngritur e impenjativ te saj. Aty dallohet progresi, diferenca, e kohrave, e gjeneratave, e cila natyrisht nga njeri brez ne tjetrin eshte ne favor te pasardhesve. Sa me e madhe te jete kjo diference, aq me shpejt a me me nxitim eshte duke ecur shoqeria.

    Kjo eshte ajo pjese qe nuk kenaqet me njohuri te cekta. Sot nuk i flitet me asaj si dikur aq kollaj per kuriozitete, qe te lene gojehapur, qe s'i ke degjuar kurre. Ai qe s'e mban parasysh kete, nuk njeh ndryshimin, progresin, diferencen e brezave. Stonon. Po jap nja dy shembuj nga fusha ime. Nje analist i njohur tregonte kohet e fundit ne nje bisede ne TV se kishte degjuar se njerezit qe kane kaluar vite te renda burgu, tortura, tmerre, i rishohin apo i perjetojne keto serish si te filmuara edhe shume vite me pas. Dikur kjo do te dukej interesante per kedo. "Stres posttraumatik" do te nenqeshte me kulturen e analistit nje student i sotshem i psikologjise. Nje shkrimtare e njohur do te tregonte ne nje emision nate se nje nga mjetet per te kuruar fobite apo frikerat e perjetuara, (i kishte thene dikush), ishte ta ekspozoje serish njeriun e traumatizuar karshi po atyre tmerreve apo tmerreve te ngjashme me to. "Ekspozim in vivo" do te nderhynte serish studenti i psikologjise. Po,... sot nuk eshte kollaj.

    Por sot rinia e ketij vendi, ajo e verteta ka edhe tipare te tjera. Ajo eshte ne kerkim te vetvetes. Madje ne nje forme e thelb me ndryshe nga ajo e vendeve te tjera te zhvilluara, me me veshtiresi: ne kerkim te asaj veteje qe jo vetem do te konstruktoje, por do te ndryshoje edhe mentalitetet e rrenuara te qytetareve te ketij vendi, per tu lene pastaj trashegim pasardhesve, nje mentalitet te shendoshe, nje tradite te menduari modern, nje bosht, nje model, nje fe.

    E gjendur pa bosht moral e pa fe, ne fillim te viteve 90, kjo rini u fut edhe ne sekte fetare, vuri ferexhe, ja hyri kulteve, u perpoq te besoje, harroi apo humbi cdo besim, shpertheu, eksplodoi pa kriter etj., etj. Kur ndodhte kjo, nje i huaj i shqetesuar me thoshte ne ate fillim tranzicioni, se ishim ne rrezik, se nuk po dinim ku po shkonim e se do te corientohej rinia. Por une e dija se s'kishte rrezik, sepse po kerkohej vetja, se rinia kishte mbetur pa asnje busull, pa asnje besim, apo se sapo kishte flakur nje besim te rreme, dhe i duhej te kerkonte, i takonte te kerkonte, te testonte. Ne ndonje rast pse jo edhe sepse kerkonte ndonje mundesi ekonomike me shume, nje udhetim a studim te sponsorizuar nga misionaret e ardhur ketu, per jashte shtetit. Ne fund te fundit duhej te jetonte e ne ishim ende ne fillim.

    Ishte po kjo rini qe qysh atehere filloi e gjithnje e me shume vazhdon te shperndahet neper bote per te mesuar. Qe ka tash 13-14 vjet qe shtegton neper folete dijes ne bote. Ka sot te rinj shqiptare ne Harvard, ka ne Yale, Stanford, MIT, shkollat me te mira ameriakne, ka ne Gjermani, Itali ne La Sapienza e ne Bocconi, ka ne Oksford e Kembrixh ne Angli. Ka e ku nuk ka . Kujt mund t'ia kishte prere mendja atehere, ne kohrat tona, se do te vinte kjo dite. Ne ato kohra kur vetem disa dhjetra fatlume shkonin te studionin jashte, dhe nder ta pjesa me e madhe me biografi "te shkelqyer". Keta atehere ne i shihnim si te lindur me kemishe. Kujt ia priste mendja atehere se do te vinte nje dite te pushtoheshin kesisoj universitetet me ne ze te botes. Madje jo vetem nga pakica. Mase e madhe, kontigjente te mrekullueshme intelektualesh te ardhshem, mes tyre edhe talente a fitues vendesh te para, qe eshte mekat te mos i rimarrim prape. Jam mahnitur kur ketu e 5 vjet me pare me thane se ne Universitetin e Bolonjes kshte me shume se 500 studente shqiptare. Sot jane mbi nje mije. Ka me mijra edhe ne Kanada, qe studiojne krahas mikut tim te ri Arielit, akoma me shume ne Nee York me djalin e mikut tim Klevin, ne Londer me Enkekeiden, ka e ku nuk ka. Po a e dini se shumica syresh, ne most e gjithe, jane Shqiperi addicted, te droguar me drogen e forte Shqiperi: qe nuk rrine dot pa kete vend, qe ketu e kane mendjen, qe lexojne e thithin cdo dite s'andejme, se c'ben vaki ne kete vendin tone halleshume, qe kane aq deshire te vine perseri. Sa dallojne keta nga rinia e vjeter, nga rinia qe mbeti tek moda e rinise se shkuar, e veteraneve te rinise. E aktivisteve qe duan te fitojne gjithshka me aktivitete shoe, me britma, me dukje e qe kur vjen sezoni i provimeve kerkojne tua falesh mungesat, tu vesh nga nje pese, t'i shtysh. Keta nuk e quajne per gje te mesojne, nuk u del koha per te, jane te zene me pune te tjera me rendesi, me aktivizime, do rregullojne mbare shoqerine, do t'i japin mend asaj, pse jo do e qeverisin, edhe pa shkolle. Me ata fillon historia. Packa se kur tu vije koha te marrin diplomen do te dine me pak se diten kur u regjistruan ne shkolle.

    Une kam qene dhe mbetem i teorise se avanguardes, i talenteve e energjikeve, te motivuarve e me te mireve, i rinise se shkollave creme de la crčme. I teorise e i bindjes se keta e terheqin mekanizmin e perparimit, historise, zhvillimit pepara. Te tjeret mbrehen ne qerre, shkojne ku t'i coje fati a keta me te mencurit, apo shtyjne diten monotonisht, pine kafe a konsumojne ore te tera ne bare, bejne me demek jeten e qejfit, ne fakt te Sizifit, te qendres se qendres, te fasades. Nga keta, ne, shoqeria jone, sidomos ajo, e sidomos per kohen qe kalojme, nuk ka hajer.

    Fasada rinore ka edhe nje pjese tjeter, paksa specifike per ne vendet e ish-kampit socialist. Eshte pjesa e atyre qe edhe pas fillimit te eres se re, vazhduan te merren me pune rinie, me grupe a forume rinore. Natyrisht, jo per pune, por per forme, per kariere, per zhurme. Nuk si sepse aktivistet e ketij lloji ne pjesen dermonjese te rasteve, ne ato e ne keto kohe, me kane rezultuar se vinin nga grupet e studenteve a nxenesve me te dobet. (Natyrisht ka edhe perjashtime). Kishte nga keta qe rikthyen para 90-en, qe as harruan e as mesuan gje. Qe shihnin tek kjo mundesine per pushtetin e shpejte e fitimin e lehte. Jane keta aktivistet e rinj qe kane hyre ne politike e qe duan te behen, ministra, kryeministra, presidente, qe ne 20 vjec, qe deklarojne se jane tashme te pjekur per politike te madhe, qe mendojne se c'eshte 21 vjec e siper s'vlen me, se me ta fillon historia, bota, zhvillimi, moda, muzika, seksi, madje gjithshka, edhe vete njeriu. Disave syresh kur u dhane pushtet a karrike qe dikur i mbanin burrat, bene kerdine me para e qelepire. Ca nga keta mbeten vec rudimenti i BRPSH-se se dikurshme. Ndrruan vec emrin. Por keta jane perseri pak. Keta jane serish pjese fasade. Ata qe do e bejne politiken me vone, qe do te behen vertet presidente, dhe jo aksidentalisht, studiojne, ngjisin shkallet e karieres gradualisht si bashkemoshataret e tyre ne bote, fitojne eksperience, vezhgojne, nxjerrin konkluzione si ta bejne me mire, "presin", dine te "presin" duke ecur perpara.

    Por ka edhe me nga fasada. Se fasada eshte e gjere, e madhe, duket e madhe, ndonese eshte e ceket, e rrafshte, superficiale, ...fasade. Keshtu ka ne kete fasade edhe nje copez rinie qe s'ben vec parade mode ne shkolla a fakultete, ku vjen, kalon kohen, vegjeton dhe iken pa lene asnje gjurme. Kohen e kalon aty apo diku prane ne kafe, ne bar. Ben apo ben sikur ben edhe leksione aty, provime, seminare, pastaj merr diplomen(diplome i thencin) dhe e mbyll me kaq. Pastaj vazhdon jeten me pune te rastit, pa pasion, apo me papunesi, apo me aktivitet per aktivitet, me mburrje, me genjeshtra se sa te pergatitur kane qene, c'aftesi te rralla kane pasur, si u eshte ngrene haku etj., etj.. Zakonisht kjo kategori e hedh... mjaft lart, perpjete, ne vit te pare. Pastaj kurba, une e quaj kete kurba e tipave te lehte, u ulet mjaft ne vit te trete e gati u zvarriset per toke ne vitin e katert a kur dalin ne jete.

    Rinia nuk eshte kategori inteligjence, flori safi, energji, shperthim, vullkan, vetem sepse eshte rini. (Pa harruar qe ajo forca shperthyese qe e karakterizon si gje e re, mund te behet ca here edhe dinamit, mine me sahat). Ajo eshte e bukur, e re, e zgjuar, progresive, novative, shperthyese, seksi, vertet. Por vec ajo pjese e rinise qe i ka keto tipare brenda vetes se saj, dhe mosha ja nxjerr aq bukur ne pah. Por s'mjafton te jesh rini per t' i patur keto. Eshte kusht i nevojshem por jo i mjaftueshem. Se ka nderkohe edhe rini te plakur, rini boshe, rini sizife, rini qe pi kafe, rri me ore ne pube e bare, rini-tespije. Rini qe s'di shqip, qe njeh njemije lloje grimi, e buzekuqi, por s'ka lexuar nje liber, rini qe thote "qe kshu" ne vend te " keshtu qe"(gjej shprehje te tjera) etj. Rinia-fasade qe vishet seksi por qe xhvesh e shkaterron gjuhen me menyren si e flet. Se bashku me nje pjese te rinise se medias qe ashtu sic e shkruan i ka vene kazmen gjuhes se bukur shqipe.

    Tek fasada ben pjese edhe rinia e sfilatave, ekskluzivisht e sfilatave dhe e kalendareve, e publicitetit bosh, qe merr edhe cmime apo del ore e pa kohe ne ekran, por qe gjithashtu s'ka lexuar nje liber. Kjo ben nje grim qe krahasohet me ate te nje aktoreje, njeh ne maje te gishtave te gjithe artilerine e rende e te lehte te tualetit e te make up-it, nderkohe qe ne Spanje a ne France, simotra e saj shkollare a studente te befason me freskine e thjeshtesine e saj pa grim. Natyrisht, mendon se ne shkolle, vihet per te mesuar.

    Ka tek kjo pjese fasade, edhe rini qe do te behet madje edhe behet miss, por s'di te shprehet, te flase, qe rrezaton freski por dhe injorance, bukuri por edhe cektesi. Qe grimohet bukur por qe s'ka as tete klase shkolle. Nderkohe qe ka edhe miss qe merr cmim per Inteligjence. Ka qe ndjek karieren, suksesin, shkollen, kulturen, pasi behet miss. Kjo po, eshte rini.

    Pastaj ka edhe rini qe prostituon, vret, grabit, drogohet. Edhe kjo eshte pjese e fasades. Pjesa e nxire e saj. Ndonese keta nukv jane shume. Por jane aq sa per ta pasur parasysh qe ka rini e rini.

    Pjesa e ndritur, e vertete e rinise sot eshte rinia e dijes, e jashte dhe brenda vendit, eshte ajo pjesa e 4-5 a me shume te mireve qe i ka cdo grup apo kurs studentesh, qe shkelqejne, rrrezatojne, te japin kenaqesi t'i mesosh, te debatosh, madje edhe te mesosh prej tyre. Keta jane e sotmja e vertete e rinise dhe e ardhmja. Kjo eshte rinia ne kerkim te vetes e te dijes, rinia e ajkes se kombit, rinia e vertete moderne, rinia e progresit teknologjik, e informatikes e e gjuheve te huaja te folura ne menyre brilante. Kjo eshte rinia qe e ben edhe grimin aty ku duhet, matur, por "e nget", sic thoshte miku im Kalemi, mire edhe gjuhen e huaj, edhe dijen. Ajo eshte edhe e bukur edhe e ditur, edhe e matur edhe e ndritur. Shkelqen. Kjo eshte ajo tej fasades, tej vanitetit, por brenda vetes, brenda se vertetes. Me kete rini le te guxojne te debatojne politika, pushteti, disa nga analistet, te manipulojne, te spekullojne, per mesataren, per qejfin, per lumturine rinore, per te ardhmen e ndritur. Me kete po te munden te spjegohen. Do te ishte e zorrshme. Se antivlera nuk ja del dot vleres. Se kjo s'eshte rinia e fasades, kjo eshte rinia e vleres.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Galaxy
    Anėtarėsuar
    18-02-2004
    Vendndodhja
    CZ
    Postime
    3
    Pershendetje Blerinarina,

    me pelqeu problematika qe kishit prekur ne shkrimin tuaj...
    Nje nder arsyet perse rinia zgjedh si rruge te vetme largimin nga vendlindja eshte mungesa e alternativave...Shume gjera duhet te ndryshojne,por me teper duhet te ndryshoje mentaliteti i njerezve per jeten...

    Veset me te rendomta te shoqerise si droga,prostitucioni jane rezultat i situates se rendomte shpirterore dhe ekonomike qe po kalon shoqeria...

    Per kete duhet bere me shume dhe me konkretisht duke punuar me programe serioze dhe jo me improvizime...

    Shpresojme qe e ardhmja te jete me premtuese,por fatkeqsisht kjo varet dhe nga politika qe ndiqet ne Shqiperi...Duhet te krijohet nje stabilitet i vazhdueshem politik i cili si rrjedhoje sjell forcimin e anes ekonomike te vendit...Nje ekonomi qe premton do te rriste mundesine e njerezve dhe sidomos te rinise te tregoje aftesite e veta ne vendlindje dhe qe mos te shikojne si zgjidhje te vetme largimin...Por nuk mjafton vetem deshira per te arritur dicka,duhet pune dhe vullnet...


    Ju uroj gjithe te miratGalaxy.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Ylli (S)Pango i di mire keto gjera se eshte shume prane rinise me fjale dhe me vepra ! Se edhe dashnoret i ka shume afer brenda fakultetit ku eshte dekan ! Po ne Shqiperi ndodh cdo dite zbatimi i teorise "Hajduti ben moral , Kurva flet per ndershmeri " ! Te pakten njeri qe ai e urren i beri ca fasada po Ylli cfare ka bere ? Ah ^po i vuri bombe vetes se tij !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2004
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    6

    pershndetje

    ju falemderoj per njoftimin qe me keni ber ne lidhje me temen time shpresoj tu ju ket pelqyer
    dema

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2004
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    6

    ju faliminderit per bashkepunim

    Une vertet jam me ty Galaxy dhe me vjen mir qe ke shpreh deshiren te komentosh per temen time .Jam dakort qe kushtet e veshtira qe i kalon populli shqiptar kushtet ekonomike e shtyejn rinin shqiptare te mergoj ne vende te huaja .Po me gjith ate me vjen rend ta pranoj ket fakt pasi qe me vjen keq qe gjdo dit e me shum vdekje po ndodhin si ne rastin e fundit qe u mbyten shum ne det .Une edhe pse jam nga Kosova kam shum deshir te njoftohem me jeten dhe vepren e rinis shqiptare ne Shqipėri.kishte qen mir te kumunikojm ne mes veti ne rinia shqiptare ne pėrgjithsi se koto jan problemet tona.
    JU faliminderit per bashkepunim .
    dema

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Po ky Ylli Pango pse e ka kap me kaq mllef me rinine???
    Ku eshte ajo rinia ideale?
    Ku rron Ylli?
    Pse ska folur asnje fjale per klasen e vjeter dhe te deshtuar politike qe eshte pergjegjese per 14 vjet deshtime te njepasnjeshme?
    Apo pretendon me "rrujt" ndonje post deputeti a ministri ne te ardhmen.
    Nese...., se kom pas pas rrespekt per se largu per Yllin, ndonese me kane folur shume studente te tij perreth vlerave te munguara dhe arrogances primitive te nje petagogu dekan ne sjelljen me studentet,po kjo eshte gje tjeter.

    AJO QE DUHET THENE ME TE MADHE ESHTE QE: I DASHUR YLLI,SA HARXHON KOHEN DUKE U MUNDUAR TE GJESH FAJTORE PA FAJ TE RINIA,BEJ ANALIZA PER DESHTIMET E SHUMTA TE KLASES SE VJETER POLITIKE, DHE AKTOREVE TE SAJ PRIMITIV QE I KANE KATANDISUR SHQIPTARET NE KET DEREXHE . NESE S'TE LEVERDIS KJO,BOTO NDONJE LIBER DHE REHATOHU.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2004
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    6
    Shikoni une nuk mund te flas ne lidhje me yllin pasi une nuk e njoh me shum nese ka mundesi me treguar se kush eshte nese ka mundesi edhe ai vet le ta ben kete .
    dema

  9. #9
    Perjashtuar Maska e x-boy
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    ne xhunglen e athines
    Postime
    22
    A e di si flet ti "gabriel", si ai qe te tregon ujkun dhe ti kthehesh mbrapa te kerkosh gjurmet, nese nuk mund te besh fjale per ""ZGJIDHJE"" te problemit, c'mun te ofrojne analizimet e teperta politike ose jo.
    Rendesi ka qellimi per permiresim dhe jo te bejme llogarite e se kaluares te cilen u a lame ne dore disa njeresve qe edhe per prinderit e tyre jane gati te te thone nje cmim. Por nuk besoj se u takon politikane te marrin ne duert e tyre te ardhmen sepse e ardhmja eshte vete "rinia"

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •