Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 52
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Tė krishterėt shpesh herė e citojnė urdhėrin e Besėlidhjes sė Re qė Cezarit t`i jepet ēfarė i pėrket Cezarit, kurse Zotit ēfarė i pėrket Zotit si provė pėr ndarjen e Kishės nga shteti
    SHPRESMIR

    A nuk ishte Konstandini mbret i krishtere po Cari i rusise po Bushi sot a nuk ben lutjet krishtere bashke me administraten e tij hebreje.Megjithese ju beni leshime ne urdherat e fese suaj do te ishte mire te shikoje pak me vemendje se ckuptim ka verseti i bibles.
    "Cka i pėrket Qesarit, jepjani Qesarit, e ēka i pėrket Hyut, jepjani Hyut!" (Marku, 12:13 e mė tej; Mateu, 22:15 e mė tej' Luka, 20:20 e mė tej).


    Zoti dhe Qesari

    Mund tė themi se historia e tėrėsishme krishtere dhe pėrvoja fetare e politike e katolicizmit, ortodoksizmit dhe protestantizmit nė Lindje e nė Perėndim ėshtė shėnuar me rezymenė e fjalėve vijuese nga Ungjilli: "Cka i pėrket Qesarit, jepjani Qesarit, e ēka i pėrket Hyut, jepjani Hyut!" (Marku, 12:13 e mė tej; Mateu, 22:15 e mė tej' Luka, 20:20 e mė tej).

    Duhet pėrkujtuar se si nga fjalia qė nga Isai e transmetojnė autorėt e Ungjillit, pėrfundohet se cari personifikon tė drejtat e Qesarit. Perandori nė kulturėn krishtere gjithherė ėshtė quajtur Qesar ashtu qė nuk duhet veēan tė theksohet se edhe perandori rus, i quajtur car, ėshtė version i shtrembėruar i fjalės Qesar. Autoriteti politik i carit ėshtė ngusht i lidhur me Qesarin ashtu qė edhe Stambolli i atėbotshėm, i konstituuar nga ana e Konstantinit dhe i destinuar pėr kryeqendėr tė Romės Perėndimore, nė rusishte e bullgarishte quhet Carigrad, do tė duhej tė thoshte Qytet i Qesarit.

    Mė herėt kemi pėrmendur se Shėn Augustini ėshtė orvatur tė arrijė legjitimitetin pėr dy sfera: shteti shekullar pėr shkak tė prejardhjes sė vet djallėzore dhe pėr atė qė paraqet fryt tė mėkatimit, mund tė mbahet vetėm duke u mbėshtetur nė kėrkesat e Zotit. E pasi kėrkesat e Zotit mė sė miri i njohin njerėzit e Kishės, atėherė lidhja e shtetit pėr Kishėn ėshtė pėrfundim logjik.

    Konsiderohet se Papa si prijės suprem i Kishės e lejon dhe e shuguron shtetin. Qėndrimi i tillė argumentohet me fjalėt nga Ungjilli: "Ata i thanė: "Zotėri, ja kėto dy shpata!" Ai u pėrgjigj: "Mjaftojnė!" (Luka, 22:38).

    Sipas kėtij komentimi, papėve u janė dhėnė dy shpata pėr ta mbrojtur kristianizmin. Shpata e parė, shpirtėrore ėshtė liderizmi shpirtėror, kurse e dyta, shpata materiale ėshtė sovraniteti profan.

    Kisha konsideron se si Zoti tė dy shpatat ua ka besuar mėkėmbėsve tė Pjetrit, papėve. Shpatėn shpirtėrore papėt e kanė ruajtur pėr vete, kurse atė tjetrėn, pra materiale, ua kanė besuar perandorėve gjermanė (apo mbretėrve profanė) dhe pikėrisht pėr kėtė perandorėt janė tė obliguar t'u nėnshtrohen papėve, poseduesve tė mirėfilltė tė tė dy shpatave. Shpata shpirtėrore ėshtė mbi shpatėn materiale, kurse, si ėshtė cekur, tė dy shpatat i takojnė papės qė i mundėson qė kėtė tė dytėn t'ia japė sunduesve qė i janė tė dėgjueshėm dhe tė cilėt pranojnė liderizmin e tij fetar dhe respektojnė tė drejtat e tij nė pushtetin shpirtėror. Pushteti i sunduesit ėshtė legjitim vetėm me kusht tė nėnshtrimit tė tij papės.2

    Shpjegimi i kėtillė ka qenė gjithėmiratues. Megjithatė, duke filluar nga shekulli XI, ai sjell deri te konfliktet dhe mosmarrėveshjet e kohėpaskohshme ndėrmjet perandorėve gjermanė dhe mbretėrve mė tė vonshėm dhe Kishės. Sunduesit profanė nuk e kanė hedhur idenė e dy shpatave dhe kanė pranuar qė njėra prej tyre i takon papės. Por, njėkohėsisht kanė pohuar se shpata materiale drejtpėrdrejt i ėshtė dhėnė perandorit dhe pėr kėtė Kisha dhe papa nuk do tė duhej tė intervenojnė nė politikėn profane. E dimė se konflikti i kėsaj natyre, ndėrmjet perandorit gjerman Henrit tė Katėrt (1050-1106) dhe Papė Gregorit tė Shtatė, ka arritur kulmin.

    * * *

    Problematika e tėrėsishme e kristianizmit, sikur qė edhe nė kaptinat paraprake tė librit gjerėsisht e kemi shpjeguar, shpjeret nė pėrpjekjen e vendosjes sė lidhshmėrisė ndėrmjet shpirtit dhe trupit, instancave konkrete tė idesė mbi dy sferat. Natyrisht, kjo solli deri te pasojat politike dhe shoqėrore. Shkurtimisht, vėshtirėsinė vendimtare nė historinė kulturore-politike krishtere, plot konflikte tė rrepta, tė idhėta e shkretėruese, e ka prezentuar pėrcaktimi preciz i tė drejtave tė Zotit dhe Qesarit.

    Sikur edhe te temat tjera pėr diskutim, edhe kėtu mund ta shtrojmė pyetjen vijuese: a e ka bėrė diferencimin e tillė, njėmend, njėri prej tė dėrguarve mė tė mėdhenj tė Zotit (ulu'l adhm) tė fesė sė tevhidit (monoteizmit), Isai? Nė tekstet e shenjta krishtere deri te ne tė arritura, nuk gjejmė pėrgjigje tė kėnaqshme nė kėtė pyetje e megjithatė, nga variantet ungjilliste dhe rrėfimet e Kur'anit mbi hazreti Isain, shihet se ai nuk e ka bėrė diferencimin e tillė. Mirėpo, pėr shkak tė konspirativitetit qė sot e mbėshtjell personalitetin e Isait, ne duhet medoemos historinė e njohur krishtere ta analizojmė nė bazė tė gnosave tė kėsaj feje dhe pėr kėtė jemi tė detyruar tė konsultojmė burimet ekzistuese krishtere dhe ndodhitė historike tė atij domeni qė na prezentohen. Nga ky aspekt, nė Ungjill hasim nė argumente tė shumėnumėrta tė mbėshtetjes sė idesė tė dy sferave apo dy pushteteve. Farisejėt me pyetjet a t'i jepet tatimi Romės, Isain dėshiruan ta fusin nė kurth dhe mbi tė t'i nxisin romakėt. Ai u pėrgjigj se si Romės duhet marrė paratė nga qarkullimi dhe "Zotit dhe Qesarit t'i jepen tė drejtat e tyre" qė mė vonė, gjatė qindra viteve, ka pėrcaktuar parimin pozitiv pėr diferencimin e pushtetit fetar dhe profan. Por, edhe argumentet e kundėrta janė mjaft shqetėsuese. Nė njė vend tjetėr, me mėnyrėn manifestuese, Isai shtron fjalėt interesante:

    "Askush s'mund t'u shėrbejė dy zotėrinjve, sepse: ose do ta urrejė njėrin e tjetrin do ta dojė, ose do t'i mbėshtetet njėrit e tjetrit do t'ia kthejė shpinėn. Nuk mund t'i shėrbeni Hyut dhe pasurisė". (Mateu, 6:24; Luka, 16:13).

    Njėmend, komentimet e tilla, gjoja nė bazė tė fjalėve tė njė tė dėrguari tė Zotit, botėn ekzistenciale e ndajnė nė dy sfera autonome reciprokisht joharmonike. Pyetjet se a ėshtė Mammoni qė nė tekst pėrmendet, Qesar apo Tagut, apo, mbase, pasioni botėror dhe material, momentalisht nuk janė objekt i shqyrtimit tonė.3

    Mirėpo, analitikėt e krishterė dhe prijėsit fetarė megjithatė ndarjen Zoti - Qesari, tė krijuar nė gjurmė tė diferencimit ndėrmjet shpirtit dhe trupit, e kanė marrė pėr pikėnisje tė vet. E dimė se deri nė ēfarė diskutimesh dhe konfliktesh politike e sociale ka sjellė ndarja e tillė. Do tė jetė sigurisht mė me dobi tė hulumtohet se me ēfarė rruge dhe si pėrgjithėsisht kjo ndarje nė jetėn politike ėshtė institucionalizuar. Edhe kėtu ėshtė e pranishme njė gjendje ēuditėse!
    Sikur qė ėshtė e njohur, Isai nė rrėfimin lidhur me tė ka thėnė: "Mbretėria ime nuk ėshtė e kėsaj bote..." (Gjoni, 18:36). Paralelisht me kėto fjalė, duke filluar nga dita e parė e pėrhapjes sė kristianizmit, ka mbėshtetur qėndrimin qė tė gjithė njerėzit rrjedhin nga Burimi i njėjtė dhe se tė gjithė posedojnė esencėn e njėjtė hyjnore. Shpėtimi i mirėfilltė i njeriut ėshtė i lidhur pėr mbretėrinė qiellore (tė Zotit). Njeriu ėshtė "modeli miniatural i Zotit, sepse tėrė bota ekzistenciale ėshtė tėrėsi me tė cilėn drejton njė Mendje, kurse parimi qė sundon mbi tėrėsinė, sundon edhe mbi pjesėt qė e pėrbėjnė atė tėrėsi".4 Megjithatė, kjo teologji shtesash filozofike, nga periudha pas fillimit tė diskutimit me metafizikėn greke, me mėnyrėn ontologjike tė arsyetimit, njerėzve tė botės sė atėhershme tė ndasisė pėr shkak tė faktorėve tė ndryshėm i ka ofruar mesazhe qetėsuese.

    Mesazhi fillimor krishter, qė ka refuzuar ndarjen nė relacionin qytetar - fshatar, zotėri - shėrbėtor, i bardhė - i zi, i pasur - i varfėr, hebre - popujt (njerėzit) tjerė e tė ngjashme, pa mėdyshje, nė thelb ka qenė revolucionar. Ky mėsim universal qė ka pėrfshirė Romėn dhe tėrė Azinė, njeriun e ka lidhur pėr burimin hyjnor dhe e ka ngritur nė vlerėn e lartėsuar shpirtėrore dhe shkallėn e rėndėsishme ekzistenciale. "Ēdo njeri, pa marrė parasysh statusin e tij social, para Zotit ėshtė i njėjtė dhe i lirė. Pėr shkak tė specificitetit tė vet, ai paraqet sferėn jashtė fuqisė urdhėrdhėnėse tė pushteteve politike. Shteti pėr njeriun nuk paraqet kurrfarė caku pasi qė synimet e tij janė tė orientuara drejt jetės shpirtėrore".5 Mirėpo, gjatė kohės ky mesazh universal ėshtė pajtuar me mendimet e huaja tė epokės sė vjetėr mbi ndarjen e pushtetit politik dhe fetar dhe kėshtu pėr kohė tė caktuar ėshtė ndėrruar me qėndrimin mbi dy pushtete nė kristianizėm. Sipas mėsimit tė ri, njeriu ka qenė i ballafaquar me ndjekjen e dy autoriteteve tė veēanta. Pėrpos ekzistimit tė sistemit politik, pėr shkak tė sigurimit tė nevojave materiale-fizike tė njeriut, ka ekzistuar edhe Kisha me ligjet, organet, parimet dhe infrastrukturėn e veēantė dhe nga sistemi politik tė ndara. Kisha dhe sistemi politik, dy entitete objektive tė ndara dhe autonome, kanė paraqitur problem tė madh. Ēfarė qėndrimi mund tė merrte njė i krishterė kundrejt problemit aq tė madh?

    Sipas Plotinit (203-270), njėrit prej teologėve tė parė tė mėdhenj qė ka qenė nė lidhje tė afėrt me filozofinė greke, nuk ka pasur zgjidhje tjetėr pos konstituimit tė qytetit hyjnor. Nėse nė periudhėn e dobėsimit tė Qytetit profan mėkatar, Romės, nė gėrmadhat e tij do tė konstituohej Qyteti i Zotit (hyjnor), qė paraqet edhe dėshirėn e Isait, atėherė nė atė Qytet tė gjithė popujt dhe pjesėtarėt e gjuhėve tė ndryshme do tė mund tė jetonin jetė tė qetė e tė lumtur. Duke menduar pėr problemin e ngjashėm, Shėn Augustini (354-430) ka ekspozuar pikėpamje tjera. Edhe ai ka theksuar se mund tė flitet pėr dy qytete: tė Zotit dhe Profan. "Mė herėt njeriu i lumtur, lirisht ka banuar nė parajsė, vend nė tė cilin ėshtė e pranishme vetėm e mira, e mė vonė, me mėkatin e vet tė parė, nga Qyteti i Zotit (Civitate Dei) qe larguar nė Qytetin Profan (Civitate Terrana).6

    Por kėtu ėshtė e pranishme edhe Kisha, trupi i padukshėm i Isait. Sipas Shėn Augustinit, Kisha nuk numėrohet nė Qytetet e Zotit. Ėshtė e qartė se Kisha nuk i mbron vetėm robėrit e zgjedhur tė Zotit, por edhe ata qė nuk kanė shpresė nė shpėtim dhe mėkatet e tė cilėve nė atė botė nuk do tė falen. Shikuar nga njė pikėpamje, as shteti nuk mund tė numėrohet nė Qytet Profan, sepse, pėrpos heretikėve dhe mėkatarėve, nė tė jetojnė edhe krishterėt e mirė. Pėr kėtė ne nuk mund ta ndajmė Kishėn dhe Shtetin sikur qė e ndajmė Qytetin e Zotit dhe Qytetin Profan. Lidhja e pėrkryer ndėrmjet tyre mundėson krijimin e ujdisė sė mjaftueshme ndėr ta. Edhe Kisha edhe Shteti duhet ta ruajnė pavarėsinė e vet, me atė qė Kisha duhet ta rregullojė jetėn e brendshme tė njerėzve, kurse Shteti jetėn e jashtme.
    Sė kėndejmi, njė i krishterė nga shteti pret qė ai t'i sigurojė siguri dhe kushte pėr jetė tė qetė. Kundrejt kėsaj, edhe shteti mund tė pret, pėrkatėsisht tė kėrkojė gjėra tė caktuara nga tė krishterėt. Nė thelb, me vetė atė qė tė krishterėt jetojnė nė Shtet, pėr ta kjo ėshtė pėrparėsi dhe begati e madhe sepse, "banimi i tė krishterėve me mėkate tė falura ndėr banorėt e Qytetit, natyrisht qė hap rrugėn e pėrhapjes sė ndjenjės sė mirėfilltė pėr drejtėsi, dashurinė e dyanshme dhe bujarinė e virtytet e ngjashme edhe ndėr banorėt tjerė. Nė ditėt e ērregullimit tė Shtetit, kur vjen deri te pėrjashtimi i institucioneve dhe njerėzve, bashkėsia nė tė cilėn ka edhe tė krishterė, gjithsesi ėshtė mė e mirė nga bashkėsia e pėrbėrė vetėm nga heretikėt."7

    Pėrpjekja e Augustinit pėr vendosje tė harmonisė ose lidhshmėrisė sė dyanshme ndėrmjet Kishės dhe Shtetit, nuk ka dhėnė rezultate tė kėnaqshme madje edhe nė kohėn e vet, e sidomos jo nė kohėn e shkatėrrimit tė Romės. Pa marrė parasysh qė pas Romės analizat e Shėn Augustinit kanė qenė tė dobishme, tė krishterėt nė fillim nuk kanė dėshiruar njėkohėsisht tė lidhen edhe pėr Kishėn edhe pėr Shtetin. Sipas tyre, Zoti, pa dyshim, ka qenė mbi shtetin, dhe nėse tashmė duhet lidhur, atėherė ėshtė e nevojshme tė lidhemi pėr mbretėrinė qiellore, e jo pėr pushtetin politik. Tė krishterėt nuk i kanė respektuar parimet dhe zakonet qė Roma i ka vendosur, pėrkundrazi, kanė shprehur pėrbuzje ndaj tyre. Shtresat e larta tė idhujtarėve tė Romės kanė dėshiruar tė krishterėve t'u imponojnė pranimin e tipologjisė hyjnore tė perandorit. Ata kėtė e kanė refuzuar dhe i kanė theksuar fjalėt e Tertullianit: "Njeriu nuk mund tė detyrohet nė respektimin e ligjeve tiranizuese".8

    Tanimė kemi thėnė qė tė krishterėt me rastin e shkatėrrimit tė Romės nuk janė pėrpjekur ta ndalin ose sė paku ta ngadalėsojnė rėnien e saj. "Sipas tyre, me rėndėsi ka qenė shpėtimi i shpirtit, e jo i perandorisė. Domethėnė, Roma ka mundur tė shkatėrrohet, por ka ekzistuar njė qytet tjetėr, Qyteti i Zotit, i cili kurrė nuk do tė shkatėrrohet dhe i cili ėshtė mbi tė gjitha qytetet romake. Ndonėse Kisha nuk ėshtė konsideruar Qytet i Zotit, shkatėrrimi i saj nuk ka mund tė mendohet, sepse ajo edhe pėrkundėr numrit tė vogėl tė tė krishterėve, sovranitetin e vet e ka bazuar nė shpirt e jo nė trup, ka qenė e preokupuar me rregullimin e jetės sė brendshme tė njeriut dhe, kundrejt shpatės sė princit nė anėn tjetėr, ėshtė bazuar nė dashuri. Ēdo shtet ėshtė i hapur vetėm pėr bashkėsinė e kufizuar njerėzore derisa Kisha ėshtė e hapur pėr tėrė njerėzinė duke mos shikuar nė prejardhjen, traditėn, diferencimin nacional e tė ngjashme. Pėr kėtė, pėr dallim prej Shtetit qė zhvillohet, pėrhapet dhe nė fund shkatėrrohet, Kisha pa problem e ruan kontinuitetin e vet tė kohėzgjatjes."9

    Shėn Thoma Akuini (1227 - 1274), pa dyshim njėri prej teologėve mė tė mėdhenj kristianė, mė sė miri do ta zgjidhė kėtė problem tė rėndė dhe do ta formulojė lidhjen ndėr dy sferat paraprakisht tė cekura. Shumė pėrsiatje tė veta filozofike e teologjike Akuini i ndėrton, nė tė vėrtetė i merr, prej Spanjės, sidomos nga Ibn Rushdi (Averroesi). Mė duket se nė pėrsiatjet e tij politike herė - herė mund tė haset nė gjurmėt e Islamit sunnit. Megjithatė, duhet theksuar se Akuini, falė angazhimit tė vet tė madh, ka pasur sukses nė vendosjen e lidhjes ndėrmjet besimit kristian dhe metafizikės sė Aristotelit.

    Akuini, sikur edhe Pjetri dhe Pali, fillon me lidhjen e tė gjitha pushteteve politike pėr burimin hyjnor, nuk ka asnjė pushtet qė nuk rrjedh prej Zotit. Por, edhe krahas kėsaj, ekziston lidhja e rėndėsishme ndėrmjet pushtetit politik dhe atyre me tė cilėt sundohet, sepse pushteti politik nuk mund tė vetėpėrcaktohet, atė e pėrcaktojnė njerėzit. Sė kėndejmi, nuk mund tė thuhet qė pushteti politik rrjedh prej njeriut.

    Sipas Akuinit, detyra legjitime dhe e dėshirueshme e ēdo pushteti politik ėshtė sigurimi i drejtėsisė dhe dobisė sė pėrbashkėt.

    Pra, pėr konsituimin e njė sistemi, me anė tė sigurimit tė drejtėsisė, tė mirės dhe dobisė sė pėrbashkėt, janė tė obliguar edhe shoqėria dhe pėrfaqėsuesit - drejtuesit e saj. Krahas kėsaj, jeta e pėrbashkėt e njerėzve varet nga ekzistimi i drejtuesit. Drejtuesi, pa dyshim, fuqinė e vet e merr, pėrkatėsisht e fiton nga Zoti. Edhe ky ėshtė tregues se ēdo pushtet, madje edhe ai qė thirret nė Zotin, ėshtė vepėr njerėzore, sė paku nė aspekt tė parimeve dhe jurisdiksionit. Nė atė kontekst, edhe sistemi politik, i krijuar nėn kushte tė ndryshme, nė vete pėrmban specificitete njerėzore. Ideja e pushtetit rrjedh prej Zotit, ndėrkaq, pėrdorimi apo posedimi i tij ėshtė gjė jashtė veprimit tė Zotit.10

    Pasi qė e zgjidhi pyetjen e burimit tė pushtetit dhe mėnyrėn e pėrdorimit tė tij, kalon nė zgjidhjen e pyetjeve tė ligjit. E natyrshme ėshtė qė ēdo udhėheqje tė bazohet nė parimet dhe zakonet e caktuara. Por, nė ēfarė ligjesh mbėshtetet pushteti profan i burimit hyjnor derisa drejton me bashkėsinė?

    Akuini nė suaza tė njė filozofie ontologjike ka sjellė pėrfundime politike dhe juridike nė atė drejtim, duke i analizuar pikėpamjet kozmologjike tė filozofėve islamė, sikur Farabiu dhe Ibn Sinai, tė pėrpunuara nė bazė tė metafizikės sė Aristotelit. Nė pajtim me kėtė, mund tė flitet pėr katėr lloje tė ligjeve fundamentale:

    a) ligji i amshueshėm: Shėnon ekzistimin e mendjes sė lartėsuar te Zoti. Sipas asaj mendjeje, Zoti i rregullon raportet me Veten dhe me botėn, qė i ka konstituuar me kėtė ligj.

    b) ligji natyror: Zoti mendjen e vet tė lartėsuar e fut te ne. Kėshtu, ne nė mėnyrė tė caktuar hyjmė nė lidhje me Zotin dhe nė vete bartim gjurmėn e ligjit tė amshueshėm. Ky, pra, ėshtė ligji natyror.

    c) ligji i shenjtė: Ky ėshtė ligji qė i plotėson mungesat e ligjit natyror dhe profan. Derisa qėllimi i ligjit profan ėshtė realizimi i fatit nė kėtė botė, ligji i shenjtė (hyjnor) synon realizimin e mirėqenies nė atė botė.

    ē) ligji profan: Ligji i rendit mė tė ulėt. Nė tė shumtėn, mbėshtetja kryesore e tij ėshtė frika, ndėrsa mbėshtetja vendimtare e tė shenjtės, pėrkatėsisht hyjnores ėshtė dashuria. Duke hartuar ligje profane, pushtetet profane drejtojnė mbi ithtarėt e vet.

    Pėr atė se janė produkt i njeriut, ligjet profane i bėn ose bashkėsia ose, edhe, nė emėr tė saj i sistematizojnė drejtuesit dhe prijėsit e asaj bashkėsie. Nuk duhet harruar qė nganjėherė mund tė vijė deri te ligjet e padėshirueshme sikur edhe deri te ato qė e favorizojnė dhunėn dhe zullumin. Thoma Akuini ka konsideruar se mjafton tė shikohet lartėsia e pėrfaqėsimit tė drejtėsisė dhe dobisė sė pėrgjithshme nė ligjin e caktuar, nė mėnyrė qė tė kuptojmė se a ėshtė ai proporcional dhe pėrkatės apo jo. Ligji ėshtė i mirė nėse synon drejt cakut tė pėrbashkėt, e plotėson drejtėsinė dhe nėse miratuesit e tij veprojnė nė suaza tė autorizimeve tė veta.

    Ekziston edhe njė pyetje qė kėrkon pėrgjigje: ē'do tė ndodhė nėse pushteti politik sjell ndonjė ligj tė keq ose nėse ai i thyen ligjet? Akuini konsideron se pėr zgjidhjen e kėtij problemi janė tė pamjaftueshme aktivitetet e individėve dhe kryengritjet e pasuksesshme popullore. Me qėndrimin e vet tė kėtillė ai, qoftė nga larg, pėrkujton nė njohjet e Islamit sunnit nė kėtė pyetje. Nė rast tė lindjes sė problemit tė kėtij lloji, Akuini propozon lutjen e drejtpėrdrejtė popullore Zotit. Natyrisht, duke iu afruar Zotit nė periudhėn e kėtillė kritike, ai njėkohėsisht ka realizuar edhe afrimin Kishės. Zoti tė cilin e pėrfaqėson Kisha, ėshtė mė i madh se tė gjitha mbretėritė, e nėpėrmjet Kishės dhe papės, si prijės i saj, mund tė vihet deri te zgjidhja e domosdoshme. Kėtu ėshtė e qartė se si Akuini bėn dallim tė rėndėsishėm ndėrmjet fuqisė shpirtėrore dhe politike. Nė hierarkinė e ligjeve Kisha, si institucion hyjnor, i di, i komenton dhe i shpjegon tri ligjet e cekura, kurse i katėrti, pėrkatėsisht i fundit, pasi ėshtė profan, i pėrket shtetit. Kjo konkretisht do tė thoshte si vijon: sido qė tė jetė ligji i katėrt, domethėnė ligji i rendit mė tė ulėt, nuk mund tė jetė nė kundėrshtim me tri ligjet e para, mė tė larta se vetja, po ashtu as shteti nuk mund t'i kundėrvihet fesė, dmth. Kishės, as tė qėndrojė mbi tė, por krejt e kundėrta, nė rast tė lindjes sė mosmarrėveshjes, zgjidhjen e sjell papa pikėrisht pėr atė qė Kisha ėshtė mbi shtetin. Nė atė kuptim, shteti duhet tė jetė me Kishėn dhe nėn udhėheqjen e saj njėjtė sikur qė edhe populli ėshtė me Kishėn.
    Qielli dhe toka nė Ungjill definohen kėshtu: "... assesi mos u betoni; as me Qiell, sepse ai ėshtė froni i Hyut, as me Tokė, sepse ajo ėshtė shtroja e kėmbėve tė tij..." (Mateu, 5:34-35). Pėr atė, pasi Zotin e pėrfaqėson instrumenti i tij i shenjtė - Kisha, shteti, si institucion tokėsor, mund tė jetė vetėm nė stadin e shtrojes sė kėmbėve tė tij. Nė qoftė se sistemi dhe harmonia ndėrmjet Fesė dhe Shtetit vihet nė kėtė mėnyrė, atėherė do tė vijė deri te mbretėria qė Isai po e paralajmėron: "Ardhtė Mbretėria jote! U bėftė vullneti yt si nė qiell ashtu nė dhe!" (Mateu, 6:10).

    Prej vetė fillimit kjo kaptinė e librit tregon se si Kisha, hap pas hapi, ėshtė bėrė forca qendrore dhe nė fund ka sendėrtuar sovranitetin ndaj shtetit. Nė fillim pushteti profan dhe shpirtėror kanė qenė unikė dhe mbrohej autonomiteti i tyre. Zhvillimi i situatės sė mėtejme dhe krijimi i konfliktit direkt midis tyre, nė tėrėsi shkon nė llogari tė Kishės dhe feja nė kėtė mėnyrė sendėrton primat ndaj shtetit. Organizata e Kishės, tė cilėn nė shekullin XI e ka forcuar Papa Gregori i Shtatė, bėhet institucion pa rival. Kisha vjen mbi shtetin mu sikur qė ėshtė shpirti mbi trupin. Mbreti Henri i Shtatė nė vitin 1077 i drejtohet Papės nė Canossė qė ky t'ia falė mėkatet, qė ėshtė tregues i pakontestueshėm i ekzistimit tė asaj lartėsie qė paraprakisht e kemi apostrofuar. Mirėpo, papa e lė tri ditė tė uritur dhe jo mjaft tė mbathur tė presė nė borė. Kjo ndodhi, qartė ka treguar se Kisha tash edhe zyrtarisht ėshtė bėrė poseduese e dy shpatave. Njėrėn prej tyre, pushtetin profan, Kisha nė kuptim tė pėrfaqėsimit e pėrcjell mbi perandorėt, por njėkohėsisht bėnė qė edhe ky pushtet politik ta ndjek dhe pėr tė tė jetė i varur njėjtė sikur qė kėmbėt duhet ta ndjekin kokėn.
    Nuk duhet veēan tė pėrmendet se si tė gjitha kėto shpjegime paraqesin pėrvojė tė idhėt tė kristianizmit tė pėrjetuar nėpėr historinė politike tė Evropės. Kėtu po e pėrsėrisim atė qė tashmė paraprakisht e kemi thėnė: pėrvoja politike e qė tė tri degėve tė kristianizmit (katolicizmi, ortodoksizmi dhe protestantizmi, vp.) nė tė vėrtetė ėshtė pėrvoja e ndryshme jetėsore i komentimeve tė gjera e historike tė mendimit tė njohur ungjillist: "Zotit t'i jepet ajo qė i takon Zotit, kurse carit (qesarit) ajo qė i takon carit." Sepse, nė kohėn dhe nė vendet ku katolicizmi ka vlejtur, Zoti sendėrton epėrsinė ndaj qesarit dhe shteti bėhet i varur prej fesė. Kjo ėshtė kujtesė e shėmtuar dhe e idhėt e historisė politike tė Evropės Perėndimore nga e cila ajo askurrė nuk mund tė lirohet. Nė Romėn Lindore, nė Bizant, ku ortodoksizmi ka vlejtur, Qesari e arriti epėrsinė ndaj Zotit dhe feja bėhet e varur prej shtetit. Kjo shkurtimisht quhet, bizantizėm. Viteve tė para tė shekullit XVI paraqitet edhe protestantizmi, oponent i katolicizmit, i cili kristianizmin dėshiroi ta kthejė nė versionin e tij fillimor - ai mund tė quhet edhe version enigmatik - dhe duke e ndarė Zotin dhe Qesarin, njėrin prej tjetrit, krijon sistemin laicist tė administrimit. Pra, laicizmi, qė solli dallimin ndėrmjet fesė dhe shtetit, sendėrtohet me Revolucionin francez nė vitin 1789.

    Ėshtė mjaft me rėndėsi fjala Feja, qė kėtu pėrdoret, tė kuptohet si Kishė. Sepse, kristianizmi ka filluar si njė lėvizje e veēantė fetare jashtė shtetit. Pas kėsaj atė e paraqet Kisha si institucion i veēantė dhe me shkatėrrimin e Romės, veēan nė shekullin XI, vjen nė shkallė tė sovranitetit ndaj Shtetit. Gjatė tėrė rrjedhės historike vjen deri te kontaktet dhe raportet reciproke tė dy entiteteve tė veēanta: Fesė = Kishės dhe shtetit. Gjėja qė sendėrtohet me Revolucionin francez nuk shėnon ndarjen e fesė, sė bashku me tė gjitha parashtrimet e saj filozofike, metafizike dhe etike, prej shtetit. Nė Evropėn e sotme, nė fushėn e realitetit tė saj social, politik dhe kulturor, feja nuk ėshtė e ndarė prej shtetit dhe jetės politike - si e mendojnė kėtė disa laikė tanė - por vetėm Kisha ėshtė e ndarė. Ky proces ėshtė rrumbullakuar nė vitin 1905 kur ligji i tillė bėhet pozitiv nė Francė. Ky paraqet njė specifikum tė rėndėsishėm nė tė cilin disa nga bota islame thjesht harrojnė. Kjo pikėmbėshtetje e tėrėsishme shėnon frytin e pėrvojės politike historike tė kristianizmit dhe historisė sė tij tė pėrgjithshme. Ne muslimanėt, as qė kemi pasur histori tė tillė as qė kemi pėrvojė tė kėtij lloji. Islami sigurisht nuk ėshtė kristianizėm. Pėr kėtė, qė tė tri format e raportit feja - shteti, me tė kuptuarit e tyre mė tė gjerė, pėr ne janė plotėsisht tė huaja.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

  2. #22
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    Zoti dhe shteti

    a) Dy entitete - dy sfera: Shpirti dhe trupi

    Thuajse tė gjithėve na ėshtė e njohur se njėra prej karakteristikave mė tė mėdha tė kristianizmit ėshtė preferimi i tij i idesė sė ndarjes nė dy entitete: shpirti dhe trupi. Ndarja e kėtillė paraqet, ndėr tė tjera, njė prej parashenjave tė rėndėsishme tė teokracisė. Ėshtė e ēuditshme qė nė predikimet e fesė Isait, tė shėnuara nė Ungjij, institucioni, respektivisht koncepti i monoteizmit (tevhid) nuk ėshtė pėrcaktuar mjaft qartė, kurse ėshtė e njohur se detyrė fundamentale e tė gjithė tė dėrguarve tė Zotit gjatė historisė ka qenė aktualizimi i pėrhershėm i tevhidit. Megjithatė, nuk mund tė thuhet se nė disa vende nė Ungjill nuk mund tė haset nė shpjegimet dhe mėsimet mbi monoteizmin e drejtė. Ėshtė e qartė se kjo situatė vetėm e vėrteton mendimin se deri te ky ngatėrrim ka ardhur pėr shkak tė plotėsimit dhe pėrmirėsimit tė mėvonshėm tė tekstit burimor tė Ungjillit.

    Sikur tėrė kjo edhe tė ishte ashtu, nuk e ndėrron pohimin e vėrtetė se si kristianizmi gjithnjė mbėshtetej nė ndarjen dyshe, dhe ky ėshtė jo vetėm karakteri parėsor i Ungjillit, por edhe i zhvillimit historik tė fesė krishtere. Ėshtė mė se e sigurt se nė kėtė rol tė rėndėsishėm ka Pali, hebre dhe qytetar i Romės. Nė letrėn e vet tė njohur dėrguar galatasve ai thotė: "Dua tė them: jetoni nėn ndikimin e Shpirtit tė Shejntė e nuk do t'i kryeni dėshirat e mishit e tė gjakut. Sepse mishi e gjaku me dėshirat e veta i kundėrshtojnė Shpirtit e Shpirti i kundėrshton mishit e gjakut: kėta tė dy janė nė kundėrshtim njėri me tjetrin qė tė mos bėni ēka dėshironi". (Letra drejtuar galatasve, 5:16-17).

    Sipas mėsimeve tė Palit, nuk ėshtė e mundur shkrirja reciproke ndėrmjet shpirtit dhe trupit. Njeriun, mirėfilli e ngren shpirti e jo trupi: "Mos u gėnjeni: Hyu nuk lejon tė vihet nė lojė! Ēka kush mbjell, atė edhe do tė korrė! Kush mbjell nė trup tė vet, nga trupi do tė korrė shkatėrrimin, e kush mbjell nė Shpirt, nga Shpirti do tė korrė jetėn e pasosur". (Letra drejtuar galatasve, 6,7-8). Nga Ungjilli dhe mėsimet apostullike nuk ėshtė vėshtirė tė pėrfundohet se si trupi ėshtė proporcionalisht me kėtė botė, kurse shpirti me mbretėrinė qiellore. Nėse kėto pikėpamje mė thellė i analizojmė, do tė shohim se shpirti ėshtė shpėtimi i amshueshėm, i simbolizuar nė Isain, nė tė kundėrtėn qėndron trupi si pushtet profan dhe ai na shtyn nė dėshira dhe pasione tė ndryshme.

    Nė mėsimet e veta fetare, Isai shpėtimin e vėrtetė e ka parė nė pastėrtinė dhe pastrimin shpirtėror. Ai, sikur edhe predikuesit tjerė, e ka ftuar njeriun nė kthimin e tij Zotit, pėr dallim prej Romės e cila me pushtet tiranizues dhe afrimin e shfrenimit, kuazikėnaqėsisė dhe pasioneve tjera tė kėsaj bote e ka degjeneruar njeriun me kėtė rreth mėkatar. Pėr kėtė ka qenė e arsyeshme thirrja e tij e njerėzve nė rezistencė ndaj dhunės, pasionit pėr grumbullimin e pasurisė dhe haramit me ēka do ta ngjallnin frymėn e vet tė vdekur, kurse zemrat e zbrazėta t'i mbushnin me dashuri, mėshirė e butėsi. Pa dyshim, Isai nė mėsimet e veta nuk ėshtė kėnaqur vetėm me insistimin nė dashuri, sjelljen e mirė dhe zemėrgjerėsi por, pėrveē kėsaj, ka treguar edhe nė nevojėn e respektimit dhe ndjekjes sė Ligjit tė pararendėsit tė tij Musait. Ka folur: "Mos t'ju shkojė ndėr mend se erdha pėr ta shlyer Ligjin ose Profetėt! Jo, s'erdha ta shlyej, por ta pėrkryej". (Mateu, 5:17), me atė qė ka kundėrshtuar tė kuptuarit hebraik tė Ligjit qė veēan me veprimin e farisejve, ishte pėrplot me shablone tė mangėta dhe celebrime tė thata fetare dhe tė cilat kanė qenė tė largėta nga fryma dhe qėllimi i vėrtetė. Pastaj ka thėnė: "Mė lehtė ėshtė tė mbarojnė qielli e toka, se tė bie poshtė edhe njė vizė nga Ligji. (Luka, 16, 17). Kundėrvėnia e Isait lajthitjes hebraike nga Ligji i Musait nė fund do tė rezultojė me gozhdimin e tij nė kryq.

    Ėshtė evidente se sipas Isait erdhi deri te ndėrprerja nė pėrpjekjet e pėrmirėsimit tė Ligjit, pastrimit tė tij nga elementet dhe plotėsimet e huaja. Sė pari Koncili i profetėve (apostujve), nė tubimin e mbajtur nė Kudus nė vitin 22 pas Isait, me disa nene tė sjella ka redukuar dikur ndjekjen rigoroze tė shumė dispozitave fetare.1 Pas kėsaj Pali kristianizmin nė tėrėsi e ka transformuar nė njė fe pa Ligj. Ai ka thėnė: "Askujt tė mos i keni tjetėr detyrim, pėrveē detyrimit qė ta doni njėri-tjetrin, sepse ai qė e do tjetrin, e ka plotėsuar Ligjin". (Letra drejtuar romakėve, 13:8).

    Sipas shpjegimeve tė tij, edhe Ligji mund tė jetė shkaktar i mėkatit. Ai kėshtu ka pėrsiatur: Njerėzit janė mėkatarė pėr shkak tė ekzistimit tė Ligjit, ndėrkaq, pasi me ardhjen e Isait ka humbur mėkati, nuk ka nevojė as pėr Ligj. Zoti birin e vetėm tė vet e ka flijuar pėr kompensimin e mėkateve tė njerėzve; me kėtė edhe mėkati ka humbur. Natyrisht, zhvillimi i kėtillė i mėsimit fetar, sipas Palit, ėshtė ngushtė i lidhur edhe me kushtet politike dhe sociale tė kohės sė tij. Para kėsaj, ėshtė evidente se caku parėsor i pėrpjekjeve tė tij ka qenė tė bėhet kristianizmi i pranueshėm pėr tė gjithė popujt (domethėnė edhe pėr johebrenjtė), e jo qė kjo tė bėhet "fe hebraike" e destinuar vetėm pėr izraelitėt. Pėr arritjen e kėsaj ka qenė e nevojshme qė dispozitat e Ligjit tė Musait tė zbuten ose tė nxirren nė plan tė dytė. Pėr kėtė erdhi deri te abrogimi i institucionit tė rrethprerjes (synetimit) tė meshkujve nga lėmi i qėndrimeve tė fuqishme fetare.

    Pėr pėrpjekjet e tilla ekziston edhe njė shkak me rėndėsi; Roma ka planifikuar tė bėjė pengesėn pėr mbrojtje nga shtypjet dhe sulmet e grupacioneve pagane. Kjo ėshtė bėrė ashtu qė mesazhi i kristianizmit ėshtė shpėrė vetėm nė dashuri dhe butėsi, kurse janė izoluar dispozitat e tij dhe normativiteti specifik. Nė kėtė mėnyrė erdhi deri te krijimi i fesė pa ligje, kurse kjo ndodhi pėr shkak tė rrezikut ekzistues material dhe politik pėr rregullimin e Romės. Kėtu ka qenė i pranishėm edhe njė problem: ēfarė do tė ishte raporti i kristianizmit tė zgjeruar dhe pushtetit politik tė Romės? Me politikėn e vet mjeshtėrore, Pali edhe kėtė arriti ta zgjidhė.

    Me intervenimet e Palit gjatė historisė sė kristianizmit krijohet karakteri i tij dualist dhe nė kėtė mėnyrė edhe ėshtė lajmėruar formulimi shpirt-trup, pėrkatėsisht "dy shpata - dy pushtete" (Deux Glaives), i cili i jep bazament historik porosisė fetare.
    Pali rreptė ka theksuar se si zgjerimi i kristianizmit nuk paraqet rrezik pėr sistemin dhe rregullimin e Romės:

    "Ēdo njeri le t'i nėnshtrohet autoritetit qė ka mbi vete. Sepse, nuk ka pushtet qė nuk vjen prej Hyut: ato qė janė i ka vėnė Hyu. Prandaj, ai qė i kundėrshton pushtetit, i kundėrshton rendit tė vendosur prej Hyjit; ata qė i kundėrshtojnė, ndjellin gjykimin mbi veten". (Letra drejtuar romakėve, 13:1-2). Qasje tė ngjashme mund tė shohim edhe nė tekstet qė i pėrshkruhen apostullit prijės Pjetrit. Nė letrėn i parė tė vet Pjetri rekomandon nėnshtrim "ēdo institucioni njerėzor", mbretit, administruesve nėn patronazhin e tij; tė gjithė zotėrinjve e madje edhe atyre "tė veēorive tė kėqija" duhet shprehur bindje: "Nėnshtrohuni ēdo pushteti njerėzor pėr arsye tė Zotit: qoftė mbretit - si sundimtarit mė tė lartė - qoftė edhe qeveritarėve, si tė dėrguarve tė tij pėr tė ndėshkuar keqbėrėsit e pėr tė lavdėruar ata qė bėjnė mirė. Sepse, ky ėshtė vullneti i Hyut: duke bėrė mirė t'ia mbyllni gojėn padijes sė njerėzve tė pamend. Por si njerėz tė lirė - por jo si ata qė lirinė e kanė si mbulesė tė veprave tė kėqija, si shėrbėtorė tė Hyut - nderoni gjithkėnd, doni vėllazėrinė, nderoni Hyun, nderoni mbretin! Shėrbėtorė, nėnshtrohuni me plot frikė zotėrinjve tuaj, jo vetėm tė mirėve e tė butėve, por edhe tė mbrapshtėve". (Letra e parė e Pjetrit, 2:13-18).

    Shikuar historikisht, nuk mund tė jemi plotėsisht tė sigurt se a ka menduar Pjetri njėmend nė kėtė mėnyrė pėr pushtetin politik. Nuk ėshtė krejtėsisht e qartė pėrse ky apostull i zgjedhur, i cili gjithherė ka qenė me Isain dhe drejtpėrdrejt prej tij ka marrė udhėzimet, ka pėrkahur nė mėnyrė tė tillė raportin e dėgjueshmėrisė ndaj udhėheqjeve mėkatare e represive. Mirėpo, Pali, si person qė e bėri reformėn e parė rrėnjėsore tė kristianizmit dhe doktrina e tij mbi dy entitete dhe definicioni i pushtetit profan, nuk janė fare tė papėrfillshme. Zhvillimi i mėsimit tė tij gjatė historisė thellė ka ndikuar nė kristianizėm. Pėrsiatjet e Palit pėr kėtė fe dhe pikėpamja e tij ndaj problemeve bazike me tė cilat ndeshej ajo, janė tjetėrfare nga tė tjerat.
    Sipas Palit, qasja e vetme e mundur e tė krishterėve ėshtė nėnshtrimi pushtetit, qė legjitimitetin e vet e nxjerr nga burimet hyjnore. Pėr kėtė shkak, ata qė i kundėrvihen pushtetit i kundėrvihen edhe rendit tė Zotit dhe me kėtė bėjnė vepėr kundėr vetes. Natyrisht, pėrveē pushteteve tė mira e tė buta ekzistojnė edhe pushtetet e kėqija e tė liga, por njerėzit e mirė nuk kanė nevojė pėr frikė edhe nga pushteti i tillė. Sepse, nėse sillesh drejt dhe bėn vetėm vepra tė mira, nuk duhet tė frikėsohesh prej pushtetit, por nga ana e tij, do tė lavdohesh e mbrohesh. Pushteti ėshtė shėrbėtori i Zotit nė sendėrtimin e tė mirės, kurse nga shėrbėtori i tillė vetėm njerėzit e kėqij mund tė frikėsohen. Pushteti nuk e bart shpatėn kot, shpata shėrben pėr ndėshkim dhe shprehjen e mllefit ndaj atyre qė bėjnė vepra tė kėqija. I krishteri i mirė duhet tė jetė qytetar lojal, jo vetėm pėr shkak tė frikės dhe dėnimit kėrcėnues, por edhe pėr shkak tė ndėrgjegjes vetjake. Sė kėndejmi duhet dhėnė secilit atė qė i takon; kujt tatimin - tatimin; kujt doganėn - doganėn; kujt bindjen - bindjen; kujt nderimin - nderimin.

    Ėshtė e qartė se kėto mėsimet fetare tė Palit, pėrkatėsisht retorika e tillė krishtere, kanė qenė me rėndėsi praktike pėr evitimin e rreziqeve eventuale nga pushteti violent i Romės mbi ata qė e pranojnė fenė e re. Pra, qėndrimet e tilla kanė prezentuar llojin e sigurisė pėr rregullimin politik tė Romės.

    Por, Pali nuk ka qenė mėsues mu ashtu naiv siē ėshtė dukur dhe ēfarė ėshtė konsideruar. Duke llogaritur nė forcimin e kristianizmit nė ardhmėri, nė fillim ėshtė kėnaqur me ndėrtimin e qėndrimeve pėr pushtetin shekullar, me atė qė nuk ka pushuar tė theksojė se si pushteti shpirtėror mund tė bashkangjitet nė fushėn e pushtetit shekullar sikur qė nuk ka harruar tė tregojė qė shpirtėrorja duhet tė jetė mbi profanen. Pali kėshtu ka pyetur: "Nėse, pra, mbollėm nė ju tė mirat shpirtėrore, a thua ėshtė punė e madhe nėse ua korrim tė mirat materiale? Nėse tė tjerėt e ushtrojnė kėtė tė drejtė mbi ju, pse nuk do ta ushtronim edhe ne, madje mė tepėr, Por, ne nuk e pėrdorėm kėtė tė drejtė. Pėrkundrazi, ne i durojmė tė gjitha pėr tė mos i vėnė ndonjė pengim Ungjillit tė Krishtit." (Letra e parė drejtuar Korintianėve, 9:11-12). Nga kjo kuptohet si vijon: pa marrė parasysh qė forcat shekullare, qė kanė mbikėqyrje mbi jetėn e tė krishterėve, janė ato tė cilave duhet nėnshtruar, shpirtėrorja ėshtė fundamentale, esenciale, prandaj edhe ėshtė e drejtė natyrore e atyre qė mbjellin nė shpirtėroren tė mund tė korrin frytet e bėra nė fushė edhe tė shpirtėrores edhe trupores.

    Me kėtė Pali nuk angazhohet pėr unifikimin e kėtyre dy entiteteve, por krejt e kundėrta, duke e thelluar konfliktin shpirti - trupi dhe duke e vėnė nė plan tė parė, ka treguar se i dyti ėshtė mė i ulėt nga i pari, respektivisht se pushteti profan ėshtė nė shkallė mė tė ulėt nga pushteti hyjnor (shpirtėror). Kjo nė historinė politike tė Kishės do tė paraqesė faktin e saj mė tė rėndėsishėm.
    Ju uroj shendet
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  3. #23
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Angeldust,

    e gezon respektin tim me te madh si NJERI, per dallim prej disave qe nuk mund t'i quaj me kete emer e qe me metoda inkuizicioni i kundervihen kundershtareve te mendimeve te tyre. Rasti me i fresket eshte i imi qe "ndeshkohem" me heqjen e statusit ne forumin e LETERSISE, per shkak te mendimeve te shprehura ne forumin e FESE!

    Une di cilit religjion i perket ti dhe pikerisht kjo edhe me teper ma shton respektin ndaj teje per fjalet qe ke shkruar. Hapja e temave ku si rregull ne kete forum, ne qender eshte njollosja e islamizmit, nuk duhet te te befasoje fare. Ky forum eshte forum i konvertuesve, nuk eshte forum gjitheshqiptar per te diskutuar ne menyre te barabarte te gjithe shqiptaret. Cfaredo te shkruash, qofte edhe gjeja me e qarte apo me logjike, mos prit se do te mirepritet apo mirekuptohet nga lideri i misionareve. Atehere kur nuk kane pergjegjie, t'i fshijne postimet, ose japin pergjegjie te paqarte.

    Nuk eshte shamia ne pyetje, nuk eshte problem mbulimi i kokes sepse ne fund te fundit, gjithkush ka te drejte ta mbuloje apo zbuloje koken si do vete. Nuk eshte se shamia eshte simbol fetar, kur edhe ato qe e percjellin moden perdorin shami here pas here duke mos rrezikuar te quhen "fundamentaliste". Nuk ka kurrfare rreziku nga shamia, kete e dine edhe misionaret.

    Ne pyetje eshte INFERIORITETI, pafuqia, pazotesia e te qenit pakice ne te njejten kohe duke mos qene aspak te rrezikuar nga shumica. Nuk ka pasur kurre, nuk ka dhe nuk do te kete kurre rrezik per te shqiptaret e krishtere nga shqiptaret muslimane. Ekziston nje harmoni perfekte dhe nje respekt i ndersjelljte mes komuniteteve fetare ne mes te shqiptareve dhe pikerisht kjo eshte bere therre ne sy misionareve.

    Nese shamia eshte simbol fetar, atehere mini-fundi do te duhej te ishte simbol i prostitucionit. Gjersa e para ndalohet, e dyta lejohet, bile te plasin syte nga to ne TV dhe ne rruge. Pra, sipas logjikes se ketyre misionareve, LAICIZEM qenka ta promovosh prostitucionin, ndersa FUNDAMENTALIZEM nese i lejon nje femre te vendose shami me deshiren e vet.

    Mos t'ju habise as drejtoresha e asaj shkolle, eshte motra e Nexhat Dacit, e Daci eshte dora e djathte e Rugoves, e cfare dyfytyreshi eshte Rugova tanime te gjithe jane bindur. Sic permendi Sterolla, ai nuk ia ka uruar kosovareve Bajramin, por nuk heziton here pas here te shkoje t'ia puthe doren Papes, ashtu sic beri kohe me pare. Nese shteti duhet te jete LAIK, cka i duhet nje kryetar qe si platforme te veten politike ka zgjedhur perhapjen e nje religjioni, duke shkaktuar mllefin dhe neverine e shumices se popullit qe ia ka dhene voten.

    Nga i njejti misionar do te degjosh se gjithkush ka te drejte ta praktikoje fene e vet, do te degjosh per lirine ne shoqerine demokratike, por njekohesisht nga po i njejti do te degjosh llojlloj gjepurash kunder pjestareve te komunitetit musliman, sikur ata nuk bejne pjese ne ate shoqeri demokratike. Pra, shihet se per cfare demokracie eshte fjala, eshte per 'demokracine' e Inkuizicionit, qe disa te mjere perpiqen ta kthejne ne shekullin XXI.

    Natyrisht se do te deshtojne dhe e dine kete, per kete behen gjithnje e me agresive aq sa shkaktojne bezdi e neveri tek te gjithe anetaret e forumit qe jane patriote te vertete e jo kelysha te Janullatosave.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  4. #24
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Leni xhamite e kishat, ne dacit edeh shtepite per fene dhe ceremonite fetare. Leni institucionet shtetrore dhe vendet publike per ate qe jane te parapara. Bibliotekat dhe shkolat te mbeten ata cka jane. Ata qe jane fetar te betuare le te shkojne ne medrese dhe shkolla fetare, jo ne publike.
    Leni prifterinjet e hoxhallaret te merren me fene kurse politikanet me politike dhe shtet.
    Keshtu kurr nuk do te kete probleme as ngatrresa, perndryshe vecse problome do te kete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 27-02-2004 mė 18:30
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #25
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Postuar mė parė nga Albo
    StterollA, edhe George W. Bush flet me pasion per besimin e tij ne Zot, por kjo nuk e ben shtetin amerikan shtet anti-islamik dhe pro te krishtere. Ne fakt, muslimanet ne Amerike gezojne te drejta qe nuk i gezojne as ne vendet e tyre te lindjes. Kjo si paralele midis qendrimit personal te Rugoves si shtetas i lire, dhe qendrimit institucional si Rugova president.

    angeldust, Shkodra eshte qendra e komunitetit katolik ne Shqiperi, eshte edhe qyteti i xhamise me te madhe ne gjithe Ballkanin te ngritur me parate e sheikeve islamike. Sa besimtare katolike shqiptare ke pare te dalin te mallkojne toke e qiell se u ngrit xhamia ne qytetin e tyre?! Pra argumenti yt se katedralja katolike ne Prishtine eshte "provokim" per komunitetin musliman eshte i pabaze. Sheiket islamike ne Kosove kane ndertuar me shume xhami se sa shkolla, spitale e jetimore per jetimet e luftes.
    Vertet qe Bushi eshte pro-kristian, se ndryshe pervec fanatikeve, ushtarakeve, dhe southern religious zealots, nuk do kishte ndonje baze votuese kushedi se ca. Ligjet e shtetit amerikan eshte e vertete qe garantojne paanshmerine ne lidhje me fete, por sic thashe edhe me lart kjo nuk i ben ndjenjat dhe bazen e popullit amerikan qe te mos quhen pro-kristiane... dhe shume prej tyre deri diku pse jo, te themi ate qe eshte kane ndjenja anti-islamike, pune tjeter se sa lejohen ta shprehin.

    Edhe njehere po them qe Amerika nuk eshte shembull aspak i mire per te treguar ndarjen e shtetit nga feja. Amerikanet jane nje komb i krishtere dhe kete e deshmon me se miri cmenduria e CNN-it dhe gjithe kombit me filmin "Passion of Jezus Christ" me Mel Gibson se fundi. Krishterimin e Amerikes e deshmon me se miri debati i famshem per ndarjen e shtetit nga feja qe u perhap ne gjithe Ameriken nga Ohio-ja ne 2002-shin, kur pyesnin akoma se a duhet t'ju mesonin nxenesve te shkollave publike teorine Darviniane te evolucionit te njeriut, apo teorine e krijimit nga Zoti. Bazat e ketij kombi u themeluan nga te ashtuquajturit "founding fathers" qe kishin bindje tejet kristiane, puritane, feudale (mjafton te kujtojme se Jeffersoni kishte nje djale me skllaven e tij por nuk e pranoi kurre).

    Atehere mbas gjithe ketyre, si mund te krahasosh Bushin nje president qe merr votat e tij nga nje pjese derrmuese e te krishtereve "hard core" te Amerikes, me Rugoven qe hem eshte i lindur si musliman nga familja, hem deklaron se do te pagezohet,... dhe c'eshte me e cuditshmja i propagandon krishterimin vendit qe qeveris i cili perbehet nga 90% muslimane?

    Prandaj kjo analogji NUK qendron.

    Xhamia ne Shkoder dhe katedralja katolike ne Prishtine.
    Postuar mė parė nga shuaib1
    Sa per ne Shkoder edhe ndertimin e xhamis aty ne at qytet ke ber nje krahasim te dobet o albo ne shkoder kemi afer 40% mos me shum musliman ndersa ne Prishtin jan vetem se 3% krishter eshte nje dallim shum i madh dhe ne ket qytet ekziston Kisha katolike dhe ajo ortodokse qka na duhet neve nje Katedral ne nje qytet ku 97% jan te besimit musliman apo kjo nuk eshte nje veprim anti-islam i keti shteti "laik" plus asaj jo se nuk eshte provokim i madh ky ndertim por ky kapadi burshtetas prish nje shkoll e cila edhe historikisht edhe siq the ti eshte instuticion shtetror apo per ty kjo tash nuk ka rendesi se do te ndertohet nje Katedrale dhe nuk vlen me per at qka ti propagandon te ndahet shteti nga feja.
    Edhe kjo analogji NUK qendron.

    Postuar mė parė nga Albo
    Nuk jane as xhamite, as katedralet dhe as kishat qe ndertohen "kercenime" per jeten e njerezve. Kercenimi me i madh per jeten e njerezve ne shoqerine shqiptare eshte pikerisht mentaliteti i turmes qe nuk e lejon shqiptarin te jetoje jeten qe ai zgjedh te jetoje, por jeten qe shoqeria i imponon te jetoje.[/B]
    Ca te beje dhe shqiptari i shkrete.... te jetoje nen thundren e mentaliteti te turmes, apo nen thundren e mentalitetit te nje politikane te vetem... eh jete, jete!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    angeldust, na kalove ne politiken amerikane tani? Krahasimin me Bush une e solla qe edhe ti te kuptosh qe presidenti eshte shtetas i lire, perpara se te jete president. Si i tille ai gezon te drejten me ligj te besoje ne Zot dhe praktikoje fene e tij. Kjo nuk e ben shtetin amerikan shtet te krishtere, pavaresisht se 85% e amerikaneve besojne ne Krishterim, ne sekte te ndryshme. Amerikanet besojne ne institucionet e shtetit te tyre laik, qe eshte i ndare nga feja sipas ligjit kushtetues.

    Edhe Rugova e kushdo ka te drejte qe te zgjedhe te besoje ne Zot dhe praktikoje ate fe qe ai deshiron. Rugova nuk eshte njeri i pashkolle qe te beje gjera te pamenduara. Fakti qe ai ka zgjedhur besimin katolik per veten e tij, nuk eshte dicka qe nje keshilltar politik do tia rekomandonte. Ai e ben kete per arsyen e thjeshte se ai vete beson ne Zot dhe nuk do tia dije se cfare mendon ti, apo gjithe shqiptaret. Zgjedhjet ne Kosove do te mbahen se shpejti, shqiptaret do te kene te drejten te votojne pro/kunder qendrimeve te tij.

    Ahmet Zogu nga ana tjeter eshte ai lider qe ngriti ne kembe shtetin e pare modern shqiptar. Zogu ishte ai qe e zhveshi femren shqiptare nga ferrexhete duke nxjerre ligj per kete. Ahmet Zogu rridhte nga nje familje e besimit musliman vete por me clirimin e vendit, ai ktheu ne vend nderin dhe emrin e familjes se tij dhe ishte i pari lider shqiptar me nje vizion te qarte pro-perendimor per Shqiperine e shqiptaret.

    Te gjitha keto behen per nje arsye te vetme: Demokracia ne vend nuk hedh asnjehere rrenje pa ndarjen institucionale te shtetit nga feja.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #27
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Albo, une nuk u hodha ne politiken amerikane, ne politiken amerikane u hodhe ti kur implikove se nuk vihet me shami ne koke ne shkollat publike amerikane, por kushdo qe ve shamine ne koke duhet te shkole ne shkolle private e te studioje teologji. Une po them qe s'ka pse te veje ne shkolle private apo te studioje teologji pasi asaj i pelqen te veje shamine ne koke, por nga ana tjeter ka qejf te behet doktoreshe, inxhiniere, avokate, stockbroker etj.

    Po them gjithashtu qe nuk mund te krahasosh Bushin me Rugoven dhe arsyet per kete.

    Nga ana tjeter Rugova mire ben qe nderron fene si ja do qejfi per veten e tij, kjo eshte puna e tij private, por nuk ben mire kur ja imponon kete gje ne nje menyre apo tjeter edhe popullit qe qeveris. Dhe pikerisht eshte ajo qe po ndodh kur behet propagande ne shtyp, ne simbolet dekorative te institucioneve zyrtare te shtetit, apo kur mbeshtetet nje vendim i palogjikshem per te ndertuar Katedrale ne vend te gjimnazit te pergjithshem. E pastaj si mund te thuhet me kaq naivitet se ai nderroi fene e tij ne katolik vetem e vetem per besimin e tij te paster ne Zot? Kete une nuk po e kuptoj.

    Te hidhemi tak fotoja e Papes ne zyre. Pse s'mund ta mbante vetem ne shtepine e tij ate foto ne rast se do ta kishte thjesht per besim te paster e jo per propagande? Zyra e presidentit te nje republike eshte me funksion zyrtar, ashtu si zyrat e tjera te shtetit. Po te donte mund te mbante nje foto te vogel te Papes mbi tavolinen e zyres, ngjitur me foton e gruas dhe femijeve po te donte, por jo ta vere ashti qe te shikojne te gjithe. Ashtu shume do mendojne se Presidenti po mban anen e nje komuniteti fetar perkunder tjetrit.

    Ketu besoj se te gjithe e dime se si duhet te funksionoje nje shtet laik, e the dhe ti me siper me ato rergullat se si duhet bere kjo ndarje. Te gjitha palet besoj se jemi dakord per kete ndarje.

    Tani po diskutojme aplikime direkte te ketyre rregullave te nje shteti laik, apo shkeljeve te tyre ne hapesiren shqiptare.

    Zogu: A beri mire qe e ndaloi me ligj mbulimin e femrave me ferexhe apo jo? A duhet te bejme dhe ne sic beri Zogu?

    Para se t'i pergjigjemi kesaj duhet mare parasysh se jetojme ne epoka krejt te kunderta me mentalitete te ndryshme. Ne kohen e Zogut njerezit dhe sidomos femrat nuk kishin njohuri dhe edukim te mjaftueshem per te mare vendime te lira mbi veten e tyre. Kur martohej nje femer ne ate kohe, blihej per X ose Y koke qe e nje tufe me dhi, ose dhe me prike le te themi. Shume prej tyre ishin te mbyllura ne shtepi dhe rregulli ju imponohej nga zakonet e burrave ne jeten e tyre. Po keshtu ferexheja mund te ishte nje tradite qe e kishin trasheguar me familjen brez pas brezi dhe nuk mund t'i shpetonin ndryshe nqs. ketu nuk nderhynte shteti.

    Tani duke presupozuar se jetojme ne nje kohe me demokratike, femra mund te mare vendimet e saj per jeten, ka shkollen, ka trurin e saj qe e lejon te vendose se si te vishet, dhe shume me pak restriksione nga te tjeret sesa ne ate kohe. Nje ndalim i shamise me ligj tani do te quhej nje thyerje e te drejtave te njeriut, pasi mund te kete femra te tjera qe jane me profesione te mira dhe me shkolle qe nuk detyrohen ta mbajne ate shami thjesht nga burrat e jetes se tyre, por marrin nje vendim te ndergjegjshem per ta mbajtur. S'perjashtoj mundesine qe mund te kete edhe ndonje femer qe detyrohet nga zakonet e burrave te rrethit te saj qe te mbaje shamine, por nuk mund te marrim masa aq radikale sa c'mori Zogu ne periudhen e tij, pasi do te thyenim lirite e femrave te tjera. Nqs. ka femra qe e mbajne shamine ne koke me dhune duhet gjetur zgjidhje tjeter dhe jo ndalimi i saj me ligj per te gjitha. Keshtu duhet te funksionoje nje shtet i mirefillte perendimor dhe demokratik!

    P.S.: Shiu, harrova te te them "hi" ne postin tim te kaluar
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    E di per cfare cuditem me shume pse kristianet e mbrojne shume teorine e shtetit laik nuk e di kujt i sherben kjo teori por dicka kam vene re se ne vendet me shumice muslimane kristianet i japin perparesi laicizmit kurse ne vendet kristiane i japim perparesi kristianizmit.

    Nje nga mynyrat qe jobesimtaret e kane luftuar islamin eshte dhe metoda e laicizmit pra largimi i muslimaneve nga instuticionet publike dhe shtetrore ne mynyre qe te vendosen kukulla per te drejtuar politika laike ne dem te shumices muslimane dhe mbasi te jene bere muslimanet laike pastaj te kthehn ne kristiane sepse smundet te behen drejteperdrejte kristiane sepse nga kati i peste smund ta hudhesh ate tjetrin ne kat te pare duhet pak hile.

    Pra laicizmi dhe ateimi i ka sherbyer kristianeve si mjet per te konvertuar muslimanet sepse duke u bere laike ose ateuste muslimanet humbin diturite fetare dhe ritualet e tyre mbushen me dembelizem ne praktikimin e fese dhe pastaj meqe krishterimi i ka heq pengesat fetare te cilat e kufizojne njeriun ne lirine qe ai keqperdor ateher ato ftojne ne krishterim per ti then njerzve behuni kristiane dhe mos keni merak se fare beni por mjafton te nderrohet feja pa pasur si pik synim parimet normat vlerat njerzore.

    Po kjo metode e perdorin dhe hebrejte ato nuk e pranojne krishterimin si fe dhe islamin dhe me metodat e tyre perpiqen qe ti shkatarrojne keto fe duke perdorur organizatat etyre masone dhe cioniste uke i dhen njeriut ate qe si takon nen emrin liri barazi dhe vellazerim.populli i shkret harron qe liria e tij mbaron kur vihet ne rrezik liria e tjetrit,Atehere pse sndalohet duhani kur ai ve ne rrezik jeten time pse nuk ndalohet droga homoseksualiteti po i beht reklame ketyre duke i dhuruar liri dhe duke nxjerre lidje te cilat e lejojne keto si fenomene.Pra reklame behet kur keto njerez kerkojne te drejtat e tyre mijera vete dalin ne rruget e vendeve qe se lejojne homoseksualitetin per te kerkuar te ashtuquajturen te drejte kur vjen puna tek muslimanja dhe shamia e saj duhet qe shteti te beht laik dhe mos kete lidhje fetare sepse feja i perket pemeve tokes kafsheve dhe jo njeriut,

    Ky eshte turp i botes sot qe se shpejti do te turperohet dhe do ta kuptoje se ku po shkon.Po i jep perparesi degjenerimit dhe shkattarrimit se nderit virtyteve moralit edukates dhe shamise e cila nuk ka asnje te keqe nese mbahet dhe speben rrezik per shoqerine por i jep shqetesim ne zemrat e atyre qe nuk i kane ushqyer vecse me degjnerim dhe urrretje ndaj urdherave dhe ligjeve te Madhit Zot.Per te cilen do japin llogari nje dite para tij per cdo gje qe iu kane kundervene muslimanv por tokat e psuhtuar per gjakun e derdhur per perpjekjen e shkatarrrimit te fese se tyre per shkak te ideologjive te tyre shkatarruese te njerzimit shpirtave trupave dh cdo qenie tjeter qe egziston ne kete planet.


    9:32.
    Ata pėrpiqen me gojėt e tyre ta shuajnė dritėn e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetėr, pos ta pėrsosė dritėn e Tij ndonėse jobesimtarėt e urrejnė.

    3:118.
    O ju qė besuat, mos i zini pėr miq tė ngushtė tė tjerėt jashtė mesit tuaj, ata nuk pushojnė sė vepruari nė dėm tuajin, u dėshirojnė ēka u mundon juve. Urrejta kundėr jush duket nga gojėt e tyre, por ajo qė fshehin nė gjoksat tyre, ėshtė edhe mė e madhe. Ne pra, u kemi sqaruar faktet nėse ju i kuptoni.


    5:14.
    Ne e morėm zotimin edhe tė atyre qė thanė: "Ne jemi nesara" e edhe ata e harruan njė pjesė tė saj me tė cilėn ishin udhėzuar, andaj Ne kemi ndėrsyer armiqėsinė e urrejtjen ndėrmjet tyre deri nė ditėn e kijametit. E mė vonė All-llahu do t'i njohtojė ata me atė qė bėnė.

    61:9.
    Ai (All-llahu) ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e vet me udhėzim tė qartė e fé tė vėrtetė pėr ta bėrė mbizotėrues mbi tė gjitha fetė, edhe pse idhujtarėt e urrejnė.

    85:8.
    E nuk patėn pse t'i urrejė, pėrveē qė e besuan All-llahun, ngadhėnjyesin, tė lavdėruarin,

    108:3.
    E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur.



    24:31.
    Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė vejnė shamitė mbi krahrorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē burrave tė vet, babajve tė vet ose babajve tė burrave tė vet, djemve tė vet ose djemve tė burrave tė vet, vėllazėrve tė vet ose djemve tė vėllezėrve tė vet, apo djemve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmenden) dhe robreshave, tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbetorėve nga meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pėr femrat ose fėmijėt nuk kanė arritur pjekurinė pėr gra. Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr tė zbuluar fshehtėsinė nga stolitė e tyre. Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Feja dhe shamia

    Mė lejoni ta bėj vetėm njė vėrejtje rreth kėsaj:

    Nga ana tjeter Rugova mire ben qe nderron fene si ja do qejfi per veten e tij, kjo eshte puna e tij private, por nuk ben mire kur ja imponon kete gje ne nje menyre apo tjeter edhe popullit qe qeveris.
    Besimtarėt e fesė Islame sa mirė i dijnė tė drejtat e njeriut kur ėshtė nė pyetje ndrrimi i fesė nga ai musliman nė njė fe tjetėr, dhe fort mirė e kuptojnė se imponimi i fesė ėshtė kundėr tė drejtave tė lirisė fetare. Mirėpo kur ėshtė e kundėrta atėherė me plot gojėn thojnė se ky kalimi nė Islam ėshtė "shpėtim". Kur j`u them se sundimi osman ua imponoj fenė tė krishterėve atėherė fyhen duke arsyetuar se nuk ka pasur dhunė nė konvertim. Po qe se nuk ua kanė imponuar Turqėt fenė Islame shqiptarėve nė atė kohė atėherė as Rugova nuk ėshtė duke ua imponuar askujt fenė e vet nė kohėn tonė. Shqiptarėt kanė qenė tė lirė ta pranojnė cilėndo fe edhe nė atė kohė edhe sot!

    Pėrsa i pėrket shamisė, mendoj se po tė ndalohej kjo do tė ishte shkelje e tė drejtės humane, sepse secili ka tė drejtė ta shprehė publikisht fenė e vet (dhe jo vetėm fenė Islame siē ėshtė nė Sheriat)! Tek e fundit ajo qė vishet ashtu nė njė shoqėri me kulturė perendimore vet do ta shohė se sa ėshtė e pėrshtatshme njė veshje e tillė.

    Mirė mbetshi!
    IHS

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Sa per rrugoven Islami nuk ka nevoje per njerzit dhe sidomos per rugoven njerzit kane nevoje per fene Islame fene me te cilen shpetojne shpirtat e tyre ne kete bote dhe ne boten tjeter.

    5:54.
    O ju qė besuat! Kush largohet prej nga feja e vet (i bėn dėm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do tė sjellė njė popull qė Ai e do atė (popull) dhe ata e duan Atė (Zotin), (njė popull) qė ėshtė modest e i butė ndaj besimtarėve, por i ashpėr dhe i fortė ndaj mohuesve, qė lufton nė rrugėn e All-llahut dhe qė nuk i frikėsohet kėrcėnimit tė asnjė kėrcėnuesi. Kjo (cilėsi e atij populli) ėshtė dhuratė e All-llahut qė i jep atij qė do. All-llahu ėshtė dhurues i madh, i dijshėm.

    35:8.
    A atij qė vepra e vet e keqe i ėshtė hijeshuar dhe e sheh si tė mirė (a ėshtė i njejtė me atė qė i largohet asaj)? Nė tė vėrtetė, All-llahu e largon nga e vėrteta atė qė do dhe Ai e udhėzon atė qė do, andaj ti (Muhammed) mos shkatėrro veten me dėshpėrim pėr ta, All-llahu e di shumė mirė atė qė bėjnė ata.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A janė shqiptarėt myslimanė tradhėtarė tė Krishtėrimit?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1299
    Postimi i Fundit: 19-10-2009, 10:40
  2. Historia, si pėrfunduan kokat e shtetit shqiptar
    Nga PORTI_05 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2007, 00:22
  3. Shteti, mėnyra dhe forma e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 14:31
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •