Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 52
  1. #11
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Po tė kishte pasur kunderthėnie tė tilla nė jetėn reale tė shqiptarėve sikurse po shtrohėn kėtu nė virtualitet, mos e dhashtė Zoti se moti ishim bėrė copė e grimė mesveti.

    O misionarė tė nderuar, mos harroni se shqiptarėt janė populli mė harmoni fetare tė shkėlqyer. Populli shqiptar i Kosovės, edhe pse nė shumicė i takon fesė islame, ėshtė krenuar dhe do krenohet me figura tė ndritshme tė historisė dhe kultures shqiptare pa dallim pėrkatėsie fetare. Ne krenohemi me Themistokli Germenjin, Papa Kristo Negovanin, Petro Nini Luarasin,
    Asdrenin, Lasgushin, Petro Markon, At Shtjefėn Gjeqovin, Pasko Vashen, At Gjergj Fishten, Naim Frashėrin, Kadarenė, Nėnė Terezen, Rexhep Brojėn, At Dom Lush Gjergjin, Marie Shllakun, Ndue Perleshin etj. Sa shkolla e institucione drite mbajnė emrin e tyre. Cili mėsues kosovar nuk u ka folur me pietet nxėnėsve tė vet pėr ata? Mos harroni, se ata qė nuk i shohin kėto gjėra, ata qė nxisin ngatrresa fetare, kanė shkelė mbi principet e atyre tė ndjerve qė i ceka mė lartė, tė cilet edhe veprimtarinė fetare tė tyre e kanė shkrirė nė interesa mė tė larta - atdhedashurinė.

    Pra, pėr shkak tė gjakut vėllazėror, adeteve, kultures dhe gjuhės shqiptare, gjene drejtpeshimin mes feve ashtu se si e kanė gjetė dhe respektuar baballarėt dhe gjyshėrit tanė.

    Mos harroni, miq tė nderuar, se misionarėt e vertetė tė fesė kanė kulturė dhe gojtari qė tė bėjnė ti duash kurr i dėgjon. Misionaret e vertetė nuk proklamojnė para mases se kjo fe ėshtė mbi tjetrėn,
    (nga lumi)


    Nuk ka asnje keqkuptim apo sulm mbi islamin ne kete teme, ajo ekziston vetem ne mendjet tuaja

    (nga albo)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #12
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    E nejse dmth. sa here qe hapen debate kontradiktore per ceshtjet e fese, shqiptari nxjerr parrullen "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria" dhe ju ve kapakun te gjithave pa zgjidhur gje konkrete.

    Tani: "Ndarja e shtetit nga feja"

    Ata politikane me logjike te njejte si te Veton Surroit, me sa di une jane te njejtet njerez qe duan te prishin nje nga shkollat me te mira te Prishtines, per te ndertuar nje kishe katolike. Dhe per me teper kjo ne kryeqytetin e nje vendi me shumice derrmuese muslimane. Edhe, edhe, sikur mos mjaftonte kaq, vetem 200 metra larg kishes tjeter katolike te Prishtines.

    Te gjithe e dine karten evropiano-perendimoro-kristiane qe Rugova and Co. perpiqen t'i servirin Evropes. Kjo s'eshte sekret.

    Mirepo keshtu fyet nje komunitet i gjere shqiptaresh, e ai eshte komuniteti musliman. Imagjinoni se c'mund te behej sikur te ngrihej dikush te thoshte se do prishin ate shkollen, per te ndertuar nje xhami te madhe dhe te bukur. Namin i kishin bere, e jo me ta linin te perdridhej sa andej kendej!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    finland
    Postime
    120
    Albo me intereson te di vetem nje gje si mund te ndahet FEJA NGA SHTETI me hjekjen e shamis nga kokat e vajzave apo hjekjen e mjekerave nga mashkujt apo si se nuk po muj me te kuptue.Me mundesi me ben nje ide se si do te hiqet FEJA NGA SHTETI AMA JO VETEM FEJA ISLAME POR TE DY FET APO TRE APO TE GJITHAT.?????????????????????????????????????????? ???

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Shuaib1, ne Shqiperi eshte hequr me vendim te Mbretit Zog, 80 vjet me pare. Ai dha urdher qe grate shqiptare te mos mbanin me as shami dhe as ferrexhe ne ambiente publike.

    Ti pyet se si mund te ndahet shteti nga feja me nje gjest te tille?

    Shteti ka dy funksione ne shoqerite demokratike kur vjen roli tek feja:

    a) Te garantoje lirine e besimit te cdo shqiptari.
    b) Te ruaje neutralitetin e vet duke mos sponsorizuar asnje grup fetar.

    Pika e pare do te thote qe ti si shuab gezon nje te drejte qe te besosh ne ate fe qe ti do, as shteti dhe asnje njeri nuk mund te te imponoje ty nje fe ta caktuar. Ti dhe une jemi te lire qe te praktikojme ritualet e feve tona dhe shteti e ka per detyre te na mbroje keto te drejta. Ne kete pike nuk ka asnje keqkuptim apo mosmareveshje ne lidhje me rolin e shtetit.

    Keqkuptimi i madh lind ne piken e dyte, ku shtetit i duhet te mbaje nje qendrim te tille qe i deshmon qytetareve te tyre dhe mbare botes se ai eshte nje shtet laik, qe do te thote nuk perqafon asnje fe si "fe zyrtare" te atij populli. Po ta bente kete, nuk do te ishte me Republika e Kosoves apo Republika e Shqiperise por do te behet Republika Islamike/Orthodhokse/Katolike/Protestante/Ateiste e Kosoves/Shqiperise.

    Qendrimet qe shteti mban ne politikat e tij per te ruajtur neutralitetin e tij ne shoqeri diverse jane si me poshte:
    - Nuk nderhyn ne punet e brendshme te nje komuniteti fetar.
    - Nuk sponsorizon me burime financiare komunitetet fetare te vecanta.
    - Kur ka nevoje per ndihmen e komuniteteve fetare, i mbledh te gjitha krerete komuniteteve se bashku dhe jo vec e vec qe te ngjalli pakenaqesi.
    - Nuk lejon qe ne politikat e veta sociale te ndikohet nga "perkatesia fetare" e shtetasit.
    - Nuk lejon qe ne ambientet e administrates publike apo sherbimeve publike te mbahen simbole fetare te nje feje te caktuar.
    - Nuk lejon krijimin e grupimeve politike ne vend qe kane si qellim te demtojne apo shkaterrojne nje grup te komunitet te caktuar fetar.
    ......
    ......
    etj...


    Per te dale tek rasti i shamise ne koke qe mbajne nxenesit shqiptare. Qe te kuptosh perse shteti ka te drejte qe te nderhyje ne kete rast, duhet te kuptosh qe shkollat ne Prishtine jane ambiente publike te ngritura dhe te sponsorizuara nga shteti me parate e taksapaguesve shqiptare. Keto shkolla njihen si "shkolla publike" per tu diferencuar nga shkollat private.

    Shkollat publike jane shkolla te hapura per te gjithe femijet shqiptare, pa dallim feje apo krahine. Kjo do te thote qe ne nje klase ne nje shkolle te mesme ne Prishtine do te gjesh femijet e 10 familjeve muslimane, 2 familjeve katolike, 3 familjeve ateiste, 5 familjeve qe besojne ne Zot por nuk praktikojne asnje fe. Nga keta 20 nxenes, 2 vajza mbajne shami ne koke dhe nje tjeter eshte e mbuluar komplet edhe me ferrexhe. Nje djale mban mjeker, nje vajze katolike mban nje kryq te madh e te dukshem ne qafe dhe ata ateistet tallen me keta besimtaret pasi ata nuk besojne ne Zot. Secili nga keta nxenes vete dhe i thote drejtorit te shkolles, mua me diskriminojne ne klase pasi une mbaj ferrexhe, mua me shajne se kam lene mjeker, mua me ofendojne se mbaj kryq. Cfare zgjidhje duhet ti japi drejtori i shkolles problemit? Ky problem ka vetem nje zgjidhje, asnjeri prej nxenesve nuk duhet te vije ne shkolle me simbole fetare, qofte shami ne koke, qofte kryq, qofte mjeker dhe mundesisht duhet te veshin nje uniforme qe e ofron vete shkolla. Ne kete menyre shteti i pret udhen ankesave per diskriminim fetar ne bankat e shkollave publike ne Shqiperia apo ne Kosove.

    Po vajza ime qe ka shami ne koke ku duhet te shkoje ne shkolle?

    Duke qene se shteti vendos qe ne bankat e shkolles te mos mbahet shami ne koke, ti si prind vihesh perballe dy opsioneve: a) tia heqesh vajzes shamine nga koka dhe ta dergosh ne shkolle publike b) ta futesh vajzen tende ne nje shkolle private ku lejohet shamia ne koke.

    Ky debat nuk po behet vetem ne Kosove por po behet edhe ne France e ne disa vende te tjera evropiane. Zgjidhja per te gjithe ato familje besimtaresh qe nuk duan qe ti zhveshin femijet e tyre nga simbolet fetare jane shkollat private. Ne Amerike ku gjen me mijra sekte fetare krahas shkollave publike gjen edhe shkolla katolike, edhe shkolla muslimane, edhe shkolla te tjera ethnike ku mesohet ne gjuhe tjeter, jo anglisht.

    Shteti ka te drejte te kontrolloje vetem shkollat publike, por jo ato private. Ne ato shkolla vajza tende eshte e lire jo vetem te mbaje shamine ne koke por te mesoje edhe teologjine e fese qe ajo beson.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Te gjithe e dine karten evropiano-perendimoro-kristiane qe Rugova and Co. perpiqen t'i servirin Evropes. Kjo s'eshte sekret.
    Deshira e integrimit te Shqiperise ne Europe nuk eshte vetem deshira e figurave politike ne vend, eshte deshira e gati gjithe shqiptareve. Te gjithe kreret politike ne Kosove, si majtas edhe djathtas spektrit politik kane nje axhende te njejte kur vjen fjala tek orientimi i shoqerise shqiptare, integrimi ne Europe. Kjo eshte e vertete jo vetem ne Kosove por edhe ne Shqiperi. "E duam Shqiperine si gjithe Europa!" ishin thirrjet e shqiptareve ne 1990 kur rrezuan diktaturen me te eger komuniste dhe ajo aspirate eshte e gjalle edhe sot e kesaj dite.

    Politikat e ndjekura nga qeveritaret shqiptare do te kalojne nje test se shpejti ne zgjedhjet parlamentare ne Kosove, ku shqiptaret do te kene shansin e tyre te tregojne nese jane te kenaqur nga politikat e deritanishme apo jo.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #16
    Per dallim nga Shqiperia qe sot e mot ka qene shtet laik, Kosoves po i impnohet krishterimi. Rugova i eshte futur nje politike fetare qe per mendimin tim eshte e rrezikshme. Feja e kryetarit te shtetit eshte ceshtje private dhe nuk ka pse ben deklerate per perkatesine e tij fetare. Une nuk e di cfare feje ka presidenti i Shqiperise Moisiu dhe as qe me ineterson kjo. Asnje qeveritar ne Shqiperi nuk ka marre voten ne baze te perkatsise fetare. Per cdo feste fetare, panvaresisht katolike, orthodokse apo musliame kreret e shtetit japin uratat e tyre panvaresish a i takojne apo jo asaj feje. Keto jane vetite qe e bejne Shqiperine shtet laik. Ndryshe nga kjo, Rugova deklaron haptaz ndryshimin e fese kur nga ai kerkohet qe para opinionit publik te qendrojne sa me larg asocimeve fetare. Veprim ky qe bie kundra etikes se nje presidenti te nje shteti laik. Rugova ne nderkohe shkateron nje shkolle me vlera sa edukative aq edhe historike per Prishtinen dhe nderton nje Katedrale fetare ne vend te saj, sikur Prishtina mos te kishte vend tjeter per t'a ndertuar. Ai refuzon te bej urate per diten e Bajramit sepse tani me islami nuk eshte fe e tij. Kjo urate s'do ndryshonte asgje, nuk do ja kthente diellin dites, por thjesht qytetaret e Kosoves do krijojne nje bindje qe presidenti nuk eshte me perfaqesues i tyre. Kam pershtypjen qe keto veprime do llogariten si pro-sebre dhe ai do merret per tradhetar. Kjo do sjelle ne krijimin ne nje grup guerliash shqiptare qe do e 'shpetojne' Kosoven nga tradhetaret dhe automatikisht do lind lufta civile. Grupi gueril nuk ka si te kerkoj mbeshtetje nga Perendimi per te rezuar presidentin e krishter qe vete Perendimi po e mbeshtet dhe do i zgjase doren ndonje grupi si Al-Qaeda... 1 terorrist po u shfaq ne Kosove e leje me te kryej ndonje akt, shansi per panvarsi te Kosoves do fundson ne det per shekuj te terre.

    Veprimet e Rugoves po ndiqen edhe nga disa anetare te LDK-se, sic eshte dhe ajo drejtoresha e shkolles qe i kerkoj nxenses te hiqte shamine e kokes. Shkolla ka keshill te profesoreve, ka keshill studentesh dhe keshill prinderish me te cilet duhej konsultuar nese nje shami ne koken e nje studente shembullore paraqite njolle per Kosoven para publikut te jashtem. Nje vendim i sjellur nga konsultimi me keshillet te perfaqesuar nga qytetare, fshatare, musliame, krishtere, femije e prinder s'do linte vend me per diskutime.. ashtu deshen, ashtu vendosen - jo keshtu deshi drejtoresha, keshtu do behet.. se s'ja la i ati prone shkollen asaj, as pasardhesja e E. Hoxhes nuk eshte e as moter-drejtoreshe ne shkollat e Vatikanit nuk eshte, qe gjykoje fetarisht.

    Mesazhi i BI te Kosoves eshte mese kombdashes: politikane (Rugova), misjonet fetare leni ne duart e prifterinje e hoxhallareve, ju merruni me politike. Bejeni Kosoven shtet, shtet laik sic i ka hije.

    StterollA

  7. #17
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Postuar mė parė nga Albo
    .............

    - Nuk nderhyn ne punet e brendshme te nje komuniteti fetar.
    - Nuk sponsorizon me burime financiare komunitetet fetare te vecanta.
    ..............

    - Nuk lejon qe ne ambientet e administrates publike apo sherbimeve publike te mbahen simbole fetare te nje feje te caktuar.
    - Nuk lejon krijimin e grupimeve politike ne vend qe kane si qellim te demtojne apo shkaterrojne nje grup te komunitet te caktuar fetar.
    ......


    Secili nga keta nxenes vete dhe i thote drejtorit te shkolles, mua me diskriminojne ne klase pasi une mbaj ferrexhe, mua me shajne se kam lene mjeker, mua me ofendojne se mbaj kryq. Cfare zgjidhje duhet ti japi drejtori i shkolles problemit? Ky problem ka vetem nje zgjidhje, asnjeri prej nxenesve nuk duhet te vije ne shkolle me simbole fetare, qofte shami ne koke, qofte kryq, qofte mjeker dhe mundesisht duhet te veshin nje uniforme qe e ofron vete shkolla. Ne kete menyre shteti i pret udhen ankesave per diskriminim fetar ne bankat e shkollave publike ne Shqiperia apo ne Kosove.

    Po vajza ime qe ka shami ne koke ku duhet te shkoje ne shkolle?

    Duke qene se shteti vendos qe ne bankat e shkolles te mos mbahet shami ne koke, ti si prind vihesh perballe dy opsioneve: a) tia heqesh vajzes shamine nga koka dhe ta dergosh ne shkolle publike b) ta futesh vajzen tende ne nje shkolle private ku lejohet shamia ne koke.

    Ky debat nuk po behet vetem ne Kosove por po behet edhe ne France e ne disa vende te tjera evropiane. Zgjidhja per te gjithe ato familje besimtaresh qe nuk duan qe ti zhveshin femijet e tyre nga simbolet fetare jane shkollat private. Ne Amerike ku gjen me mijra sekte fetare krahas shkollave publike gjen edhe shkolla katolike, edhe shkolla muslimane, edhe shkolla te tjera ethnike ku mesohet ne gjuhe tjeter, jo anglisht.

    Shteti ka te drejte te kontrolloje vetem shkollat publike, por jo ato private. Ne ato shkolla vajza tende eshte e lire jo vetem te mbaje shamine ne koke por te mesoje edhe teologjine e fese qe ajo beson.

    Albo
    Perseris:
    -Shteti nuk nderhyn ne punet e brendshme te nje komuniteti fetar.
    - Nuk sponsorizon me burime financiare komunitetet fetare te vecanta.
    - Nuk lejon qe ne ambientet e administrates publike apo sherbimeve publike te mbahen simbole fetare te nje feje te caktuar

    Cfare ben Rugova me kishen Katolike? A s'po nderhyn shteti ketu direkt me punet e brendshme te fese? Pse mban ai portretin e Papes ne zyre, kur nje shtet i mirefillte duhet te jete LAIK dhe te mos ekspozoje objekte fetare ne institucione publike? (megjithese nuk e di si e kane ligjin posacerisht per kete ne Kosove)

    Dhe per me teper cfare eshte gjithe ai angazhim i tepruar per te ndertuar katedralen ne vend te gjimazit te pergjithshem?
    (per me teper informacion ndaj faktit te fundit mund te lexoni postin #6 tek kjo teme: http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=20953 )

    Sa per pyetjen se c'duhet te beje drejtori i shkolles nese nxenesit me simbole fetare fyen nga te tjeret, per mendimin tim duhet te beje te njejten gje qe do te bente nese nje vajze do t'i ankohej se e ngacmojne djemte kur vishet ekstravagante. Nese nje femer vete ne shkolle me minifund apo dekolte dhe si rrjedhoje bie pre e ngacmimeve psikologjike apo fizike te djemve apo profesoreve meshkuj, si do te vepronte drejtori? Patjeter qe do te vihej ne mbrojtje te vajzes, perndryshe do te ishte diskriminim seksual.

    Ta fusesh vajzen apo djalin ne shkolle private nqs. nuk pranohet ne nje shkolle publike unk esht ee njejta gje, pasi sic e dime te gjithe shkollat private kushtojne para, dhe jo te gjithe jane ne gjendje te paguajne gjera te tilla, vecanerisht kur e dime gjendjen financiare te popullates ne Shqiperi. Kjo nuk eshte barazi dhe paanesi e shtetit, por thjesht nje terheqje disi anti-islamike, nga frika se mos kushedi Evropa nuk do na kete xhan nese jemi ata qe jemi. Eshte ndoshta nje gabim diplomatik nga i cili opozita mund te perfitoje shume ne zgjedhjet e ardhshme.

    Plus qe ne Amerike kurrsesi nuk te detyron njeri mos veshesh simbole fetare kur shkon ne shkolle. Ne universitetin tim dhe ne klasat qe kam une ka shume arabike qe jane shume te zgjuar dhe qe studiojne shume, dhe shume vajza prej tyre vijne ne shkolle me shami ne koke. Asnjeri nuk guxon t'ju thote gje, pasi edhe sikur t'ju thoshte shkonte drejt e ne gjyq nese vajza ankohej ne drejtori. Amerika eshte nje shembull i dobet per te pershkruar nje ndarje absolute te shtetit nga feja pasi themelet e saj kane qene te formuara nga puritane dhe nga Protestante te krishtere, dhe biles deri vone ka ekzistuar ne lajme debati se duhet apo jo te thuhet lutja ne shkolle, edhe sic e kane ne cdo Kartmonedhe thenien "In God we trust"
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    StterollA, edhe George W. Bush flet me pasion per besimin e tij ne Zot, por kjo nuk e ben shtetin amerikan shtet anti-islamik dhe pro te krishtere. Ne fakt, muslimanet ne Amerike gezojne te drejta qe nuk i gezojne as ne vendet e tyre te lindjes. Kjo si paralele midis qendrimit personal te Rugoves si shtetas i lire, dhe qendrimit institucional si Rugova president.

    angeldust, Shkodra eshte qendra e komunitetit katolik ne Shqiperi, eshte edhe qyteti i xhamise me te madhe ne gjithe Ballkanin te ngritur me parate e sheikeve islamike. Sa besimtare katolike shqiptare ke pare te dalin te mallkojne toke e qiell se u ngrit xhamia ne qytetin e tyre?! Pra argumenti yt se katedralja katolike ne Prishtine eshte "provokim" per komunitetin musliman eshte i pabaze. Sheiket islamike ne Kosove kane ndertuar me shume xhami se sa shkolla, spitale e jetimore per jetimet e luftes.

    Nuk jane as xhamite, as katedralet dhe as kishat qe ndertohen "kercenime" per jeten e njerezve. Kercenimi me i madh per jeten e njerezve ne shoqerine shqiptare eshte pikerisht mentaliteti i turmes qe nuk e lejon shqiptarin te jetoje jeten qe ai zgjedh te jetoje, por jeten qe shoqeria i imponon te jetoje.

    Sa me pare qe shqiptaret te clirohen nga mentaliteti i turmes, aq me i lehte do te jete emancipimi i shoqerise shqiptare me kulturen demokratike. Europe Shqiperine dhe shqiptaret nuk kane per ta bere as "proceset e integrimit", as ndihmat humanitare, as vizat shengen dhe as paraja europiane. Shqiptaret do te ndihen europiane atehere kur ata te ndajne me Europen te njejtat principe demokratike dhe te njejtat vlera humane.

    Shqiptaret do te jene ata qe do te ecin ne krah te xhamise, ne krah te katedrales dhe ne krah te kishes. Jane ata qe zgjedhin te adhurojne Zotin ne xhami, katedrale apo kishe.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    finland
    Postime
    120
    Albo me the mua se nese te kam kuptuar mir se shteti do te ndahet nese nuk shkojn vashat me shall mashkujt me mjeker dhe se nuk lejohet ekspozimi i kryqit te madh neper shkolla apo ne qafa te femijeve po me trego bre bur se apet spo te kuptoj(ndoshta sepse nuk kuptoj leht apo ndoshta se ti je shum ne kunderthenie me fjalet e tua)sa cm duhet te jet i madh ai kryq qe femijet e bajn ne qaf qe te mos i pengon nje profesori apo nje bashkekombasi te tij musliman siq i pengon atyre shalli dhe mjekra?????????????dhe se keto shfaqje qe mbajn neper maica te tyre me jezus apo kryqe te medha te vizatuara keto simbas teje jan te lejuara,dhe me bere me dije se un ashtu kuptova se un si nje qytetar i lir qe jam i tokave Shqiptare duhet qe femijun tim ta dergoj neper shkolla private se pakices i pengon shalli i femijut apo mjekra ime(them pakica sepse deshet ju apo jo me shum se 75% ne trojet Shqiptare jemi musliman me mer apo praktik nuk ka rendesi)nuk ishte po keshtu edhe ne kohen e shkaut qe nje pakic te sundoj shumicen dhe kjo shkon vetem nga revolta edhe shqiptari me i pavetdishem ka ngrit zerin kunder okupimit serb,jam duke u frikesuar se mos ky shtet "laik"qe kemi ne do ti qoj popullaten drejt ndonj revolte qe nuk na shkon ne favor as ju por as nesh.
    Sa per ne Shkoder edhe ndertimin e xhamis aty ne at qytet ke ber nje krahasim te dobet o albo ne shkoder kemi afer 40% mos me shum musliman ndersa ne Prishtin jan vetem se 3% krishter eshte nje dallim shum i madh dhe ne ket qytet ekziston Kisha katolike dhe ajo ortodokse qka na duhet neve nje Katedral ne nje qytet ku 97% jan te besimit musliman apo kjo nuk eshte nje veprim anti-islam i keti shteti "laik" plus asaj jo se nuk eshte provokim i madh ky ndertim por ky kapadi burshtetas prish nje shkoll e cila edhe historikisht edhe siq the ti eshte instuticion shtetror apo per ty kjo tash nuk ka rendesi se do te ndertohet nje Katedrale dhe nuk vlen me per at qka ti propagandon te ndahet shteti nga feja.
    Pershendetjet e mija

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Pėrse muslimanėt nuk e zbatojnė ndarjen e fesė dhe shtetit?

    "Imagjinimi musliman i fesė dhe politikės bazohet nė leximin apo shtjellimin e Kuranit, si dhe shembullin e Muhametit dhe bashkėsisė sė hershme muslimane, sė bashku me mėsimin islamik se besimi shpirtėror dhe veprimi janė dy faqe e tė njėjtės monedhė.
    Tė krishterėt shpesh herė e citojnė urdhėrin e Besėlidhjes sė Re qė Cezarit t`i jepet ēfarė i pėrket Cezarit, kurse Zotit ēfarė i pėrket Zotit si provė pėr ndarjen e Kishės nga shteti. Pėrkundėr kėsaj, muslimanėt besojnė se akti i tyre bazor i tė besuarit ėshtė qė tė luftojnė pėr ta bashkuar vullnetin e Hyjit nė jetėn private dhe publike. Nė histori tė jesh musliman ka pasur domethėnien e jo vetėm pėrkatėsisė sė bashkėsisė fetare por shtetit islam nė tė cilin aplikohet ligji islamik (sė paku teoretikisht nėse jo gjithmonė edhe nė praktikė).
    Shumė muslimanė e pėrshkruajnė islamin si "mėnyrė e tėrėsishme e jetės". Ata janė tė bindur qė feja nuk mund tė jetė e ndarė nga jeta shoqėrore dhe politike, sepse pikėrisht feja mėson ēdo individ ēfarė dhe si do tė punojė. Kurani nė shumė pjesė tė tij thekson rėndėsinė e fesė nė raport ndaj shtetit dhe shoqėrisė. Ai mėson se Zoti ia ka dhėnė Tokėn gjinisė njerėzore si trashėgim (depozitė) (2:39, 6:165). Muslimanėt e shohin veten si pėrfaqėsues tė Zotit me urdhėr hyjnor qė ta themelojnė pushtetin e Hyjit nė Tokė nė mėnyrė qė ta krijojnė njė shoqėri tė drejtė. Bashkėsia muslimane veten e pėrjeton si tėrėsi politikisht tė ndarė siē ėshtė shpallur nė Kuran 49:13, qė mėson "ne ju kemi ndarė nė fise dhe popuj". Sikurse hebrenjtė dhe tė krishterėt para tyre, edhe muslimanėt kanė qenė tė thirrur nė raportin besėlidhės me Zotin, i cili i ka formėsuar si njė bashkėsi e besimtarėve e cila do tė shėrbejė pėr shembull popujve tjerė (2:143), duke vendosur rendin moral shoqėror: "Ju jeni populli mė i mirė prej tė gjtihėve qė deri mė tash ėshtė lajmruar: kėrkoni qė tė bėhen vepra tė mira, kurse prej atyre tė padobishmėve largoni..." /pėrkthimi im i lirė (Sh.)/ (3:110).
    Nė paramendimin ideal tė shtetit islamik, qėllimi i autoritetit politik ėshtė qė ta mbjellė porosinė hyjnore. Nga kėtu shteti ideal islam ėshtė ajo bashkėsi me tė cilėn udhėheq ligji i Zotit (nomokracia), nė vend tė teokracisė apo autokracisė e cila ia jep pushtetin klerit apo sunduesit. Shteti do tė duhej tė garantonte sigurinė dhe rregullin ashtu qė muslimanėt tė mund t`i kryejnė obligimet e tyre fetare, veēanėrisht tė bėjnė mirė dhe t`i kthejnė tė tjerėt nga e keqja. Seancat (proceset) gjyqsore pėrvetėsojnė rregullat dhe vendimet nga Sheriati, nė vend tė sjelljes sė ligjeve tė reja. Ndjenja e baraspeshės do tė duhej tė mbretėronte ndėrmjet tri grupeve: kalifit, qė shėrben si mbrojtės i fesė dhe bashkėsisė; ulemes (mėsuesve fetarė), qė japin direktiva fetare dhe ligjore; si dhe kadisė (gjykatėsve), qė zgjidhin proceset nė pajtim me ligjin islamik. Gjatė kohėve, shumė muslimanė kanė filluar tė besojnė se ky plan ideal dhe shteti i pėrkryer nė tė vėrtetė kanė ekzistuar dhe se do tė duhej t`u kthehemi atyre. Lėvizjet bashkėkohore militante shikojnė veēanėrisht nė kėtė utopi si nė shembull tė cilin do tė duhej edhe sot ta imitonin.
    Ndėrkaq pėrkundėr njė shumice muslimanėsh qė sot beson se moderniteti kėrkon ndarjen e fesė dhe shtetit, shumė muslimanė vazhdojnė tė pohojnė se religjioni do tė duhej tė ishte pjesa pėrbėrėse e shtetit dhe shoqėrisė. Mirėpo, nuk ekziston njė provė krejt e qartė - pėrnjėmend, ekziston njė dallim domethėnės nė mendime - mbi natyrėn e saktė tė raportit islamik ndaj shtetit. Pėr disa, mjfaton qė tė thuhet se islami ėshtė religjion zyrtar shtetėror dhe qė sunduesi do tė duhej tė ishte musliman (dhe ndoshta ata qė nė mėnyrė mė serioze do t`i pėrgjigjeshin shėrbesave nė ministri). Tjerėt kėrkojnė krijimin e shtetit islamik. Mirėpo, as kėtu nuk ka njė pajtueshmėri unike mbi mėnyrėn e udhėheqjes (ministrimit), ēka e vėrtetojnė shembujt e monarkisė konzervative nė Arabinė Saudite, administrata shtetėrore e pleqėrisė fetare nė Iran, pėrpjekjet me sundime ushtarakisht tė imponueshme islamike nė Sudan dhe Pakistan, administrata talibanike nė Afganistan. Shumė nuk i pranojnė kėto tentime si ministrime islamikisht jodemokratike dhe mbėshtesin format shekullare apo islamike tė udhėheqjes me mė shumė demokraci."

    J. E.
    IHS

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A janė shqiptarėt myslimanė tradhėtarė tė Krishtėrimit?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1299
    Postimi i Fundit: 19-10-2009, 10:40
  2. Historia, si pėrfunduan kokat e shtetit shqiptar
    Nga PORTI_05 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2007, 00:22
  3. Shteti, mėnyra dhe forma e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 14:31
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •